Zysha

Që kështu si e ka nisur, një ditë jo fort të largët, Shqipëria do gdhihet plot me budallenj të shëndetshëm të krehur sipas modës, të cilëve u funksionojnë të gjitha sendet me përjashtim të trurit të ndalur, kjo dihet. E dinë madje edhe vet' budallenjtë e bukur me vetëm muskuj. Ajo që s'dihet, dhe që është tepër kurioze të zbulohet, është pyetja se ku ndodhen, ku e kanë burimin ata përrenjtë e vegjël të fshehur ku zë fill budallallëku i shqiptarllëkut të sotëm ?!

Përgjigjes së kësaj pyetje i rash' në fill një mbrëmje tek shihja televizor. Atë mbrëmje ishte mbledhur tërë krema e kremës së kombit para ca tv - banaqeve, ku krema e kremës, duke u hargalisur bënte dëngërr - mëngërr për aq pal' qefe sa banaqe ishin.

Një omar goxha i squt dhe i ngrehur po fliste me një retorikë Shqipe fare brilante, e cila retorikë, i ngjante të folurit normal, po aq sa imam bajalldia imamit të xhamisë. Omarllëqet e omarit të tv - banakut më fundosën direkt në reflektimin trilogjik; Çfar është në të vërtet ky omar ? Një omar i tëri ? Një cop' omar ? Apo thjesht një cop mish ?! Duke dëgjuar omarin të dukej vetja si në murin e pushkatimit. Kur je duke pritur që të vi dikush të t'i fashojë sytë. Por dikushi s'vjen e s'vjen dhe sytë s'myllen e s'mbyllen, dhe ashtu të duket se mbetesh tërë kohën me përballë tytat që të kanë shënuar dhe presin të shtjenë, por askush nuk bërtet; Zjarr !

Pas omarit folën një tufë krriça. Secili me nivlin e entuziazmin përpikmërisht në lartësine shifrës së shitjes.

Hera herës ndërhynte skilja. Skilja fliste ëmbël e butë për punë partish dhe pollesh. Por tek e dëgjoja skilen s'di pse m'u duk vetja hipur mbi një karrocë me rrota poligonale mbi një rrugë të vjetër me kalldrëm të prishur. Dhe ik e ik drang e drung mbi karrocë, mendja më vajti vetvetiu te fakti i pa mohueshëm se terezia e shqiptarisë është e tëra nën mbikqyrjen e rreptë providenciale. Se po të ishte për omarë, krriça dhe skile, shqiptaria do ishte bërë deri tani çikë e thërrime nja një mijë herë.

Mbi një tjetër banak ligjëronte një kërrmill. Ky kërrmilli që hera - herë nxirrte kokën nga guacka dhe llokoçiste, e zvarriste veten e jargshme dhe ligjërimin e tij qurrshëm në atë mënyrë që duke e dëgjuar të thuash ti se, me përjashtim të madhësisë, në të gjitha të tjerat, Shqipëria dhe Amerika nuk kanë asnjë ndryshim nga njëra tjetra.

Pastaj j'a behën një hordhi e tërë me alienë të porsa zbritur, komsomolasa të rreptë, komitetsa të regjur, brejtësa të palodhur të llagëmeve të pushtetit, dhe maçokë mediatikë që fërkonin reciprokisht gëzofat e leshtë të njëri - tjetrit, pa harruar për asnjë çast të tregojnë bashkë me fërkimin e leshtë edhe thonjtë e mprehtë të kthetrave. Pas cikrave të shumta që hiç s'pash' ku ranë të një batareje teshtimash që krema e kombit më bëri të më dalin hundësh, u ndala për pak minuta në një heshtje meditative për t'u orientuar disi në këtë pazar të zhurmshëm delenxhillëku apo panair petalesh të holla erudicioni, më të holla se rrëketë e ngrira të kafesë në faqen e brëndëshme të filxhanit të rrufitur dje.

Dhe thash' të mos epem. Me telekomandë në dorë u nisa mes dunave të rërës së shkretëtirës mediatike në kërkim të burimit të Amazonës së llapaqenizmit.

Dhe e gjeta !

Në një ekran, Zysh' Letërsie !

Zysha po interpretonte Letërsi, Prozë, Poezi, Epe, Legjenda. E bëntë këtë për gjimnazistët që përgatiten për provimin e Maturës.

Takimi me Zyshën në ekran, të paktën në rrethanat e mia, ç'ësht' e vërteta, në çastet e para, pati efekt qetsues. Kjo sepse, pasi pash' Zyshën; rrotat e pajtonit të retorikës së omarit, nga poligonale, si me magji, m'u bënë rrethore. Rruga, nga kalldrëm i prishur, u asfaltua në çast. Dilema trilogjike me variacione omari, se ku u fsheh. Muri i pushkatimit, u zhduk. Batareja e teshtimave gjithashtu. Por ah kjo nuk zgjati. Sepse pas qetsimit relativ, dhe pas jo më tepër se nja pesë minuta Zyshën ta dëgjosh, nis e ndjen një si krruajtje në kurriz. Një të parë Zyshën, të bëhet të besosh se nuk jeton aspak në kohën e autostradave dhe supermerkatave dhe Benzave. Por në kohën kur po të mos i bije kazmës asgjë tjetër nuk quhej punë. Kur pas kurrizit të shitëses së ushqimores së lagjes shihje vetëm qepë, mollë të vogla të shtrembëta, dhe e shumta ullinj Berati në kavanoz. Dhe pas këtyre të duket sikur nga çasti në çast do t'ja behi dikush që do të të vërë hekurat në emër të popullit.

Shkurt muhabeti, Zysha nuk ka asnjë lidhje me Letërsinë. Absolutisht asgjë të përbashkët. As nga magjia e krijimit, as nga hovi i shpirtit, as nga misteri i talentit, energjia, mardhënia me Qiellin, vetsakrifikimi etj. etj. Ajo Zysh' ekrani që pashë unë, dhe Letërsia, janë po aq larg ndaj njëra - tjetrës, sa edhe pordha që sapo më shpëtoi mua tani me Mjegullnajën e Andromedës. Zysha që ta shpif, kjo klishe' e mykur e një kohe të perënduar, nuk ka, nuk ndjen, nuk kupton, absolutisht asgjë nga hazdisjet e Lirisë pa të cilat Arti nuk do ekzistonte. Asgjë nga çmimi kolosal që Artisti paguan duke u vetsakrifikur, sepse paratë i merr nga kredia e pafundme çelur enkas për Të në Bankën e Hyut me urdhër nga vet' Hyu. Ta dëgjosh seriozisht Zyshën e ekranit lemeritesh dhe nuk e merr veten për tërë jetën. Të duket se Migjeni nuk ka qënë kurgjë tjetër përpos një turbekular grindavec i pa shërueshëm. Lasgushi një vargëzues ordiner i këndshëm. Noli një tarallak me brirë. Lahuta e Malcis një det me qurre rapsodike. Dhe, pavarsisht pozave të Zyshës, Epet, natyrisht gjepura për t'u gajasur.

Zysha, kjo stërvitëse me ngulm të palodhur e ushtrisë së tanishme të adoleshentëve që s'dinë të lidhin dy fjalë, me synimin e qartë për t'i kthyer të tërë në adultë të ardhshëm guakë të përsosur, të shtje në të thella; Sa punë me mënt janë duke bërë tërë ata filozofë dhe matematicienë me nam që i janë futur t'a hulumtojnë Zeron !

Kështu ndodhi që duke kërkuar burimin e lumit të budallallëkut, rashë nga balta në shi, nga shiu në breshër, nga breshër në Zyshë.

T'i referohesh apo ta citosh Zyshën e ekranit nuk është kurrsesi e mundur, është punë që s'bëhet. Sepse, së pari, goja që duhet të flasë, nuk mundet, sepse, nga habia, gjithë kohën të mbetet e hapur. Por edhe pasi goja gjithsesi të mbyllet e të jetë e gatëshme për të folur, citimi i Zyshës do ishte aq i kotë sa edhe muhabeti pas akshamit se cila pjesë nga gropa e fekaleve është më e ndotur, apo cili rreth i Ferrit është më i mundimshëm.

Me mijëra herë më pak e këndëshme se gota e dhallit që mbi banakun e kuzhinës po më pret ta pi me epsh, më shkatërruese se çdo epidemi, më e tmerrshme se se një kamikaz me tritol në një autobuz, më e rrezikëshme se Sigurimi i Shtetit që s'dihet ësht' a s'ësht, se edhe po qe diku të paktën rri i fshehur, Zysha e ekranit, ky realitet i çuditshëm sa për të qeshur dhe për të uluritur, është një mjerim pafund.

Njoh një mësues letërsie në një provincë të humbur. Ky mësues modest province, është aq i pasionuar pas Lasgushit, të cilin e di të gjithin përmëndësh, sa ende nuk ka qënë kurrë në Pogradec. Por vetëm në Strugë dhe Ohër. Dhe sa duket, ashtu do ta ngrysë jetën, duke i ardhur Pogradecit pa Lasgush rrotull e rrotull. E di pse nuk vete në Pogradec i llaftarisuri pas Lasgushit ?! Sepse ka frikë mos çmëndet ! Eja o Perëndi thuam tani; Ç'i lidh të dy, Zotninë e Letërsisë së një klase province, me Zyshëm e gurrës së budallallëkut të nja 30 mijë maturantëve të çdo viti ?!

Ja pra që ndodhka ! Ta ligështosh një popull të tërë brenda një ferri që zgjat 40 a 50 vjet - lypset një Diktator. Ta bësh po atë popull që pas ferrit kriminal 50 vjeçar, përmes bombardimit me broçkulla gjoja letrare, të hyjë në një Purgator kulturor duke i bërë shqiptarët t'i thonë njëri tjetrit çdo minutë "A po m'kupto ?!" - lypset një Zyshë.

Pasi u ngopa me Zyshën ika të fle. Ne shtrat më zuri malli për një gjyshe të butë që të më rrëfente një përrallë të bukur.

38 Komente

Mire e paska bo, por zyshat jane edhe me te demshme se sa thote ky.

S'd pse dallova nje gjel deti neper shkrim. Jo ne idene, as ne subjektin qe per mua jane OK, por ne trajtim, ne forme. Ajo c'ka dikur ishte e mprehte dhe e guximshme, tani eshte shnderruar ne bajate, ne te sforcuar, si me nder ai gazi nisur drejt mjegullnajes se Andromedes. Perseritja te ben gjemen. Sic u ka bere gjemen deri kengeve te beatles qe i degjon neper ashensore rrakezhdrake (qysh se te drejtat ua bleu ai lekurenderruari). Edhe kjo, qe dikur ka qene si muzike per veshet, tashme po behet ne menyre te pakthyeshme "avaz".

Ja pra që ndodhka ! Ta ligështosh një popull të tërë brenda një ferri që zgjat 40 a 50 vjet - lypset një Diktator. Ta bësh po atë popull që pas ferrit kriminal 50 vjeçar, përmes bombardimit me broçkulla gjoja letrare, të hyjë në një Purgator kulturor duke i bërë shqiptarët t'i thonë njëri tjetrit çdo minutë "A po m'kupto ?!" - lypset një Zyshë.

Shume e bukur kjo! Megjithese mendoj se zysha nuk eshte shkaku.

Shkaku eshte konsumizmi dhe pike. Nuk ke pse te jeshe i ditur, mjafton te konsumosh.

Ne histori nuk ka egzistuar ndonje here qe e gjithe shoqeria te reflektonte kulture dhe dituri. Shtresa qe dje nuk ishte e ditur, vazhdon te jete edhe sot, vecse ndryshimi qendron se sot eshte e urbanizuar dhe mund t'i lejoje vetes disa "lukse" qe dje nuk mund t'i kishte.

"A po m'kupto ?!"

Yp, e hëngre... sa të vijë Dafina dhe do të të bëjë copa smiley

Ed, duhet ribotu dhe rilexu "Dialektika e natyres" dhe "Antidyringu" i Engelsit. Nuk tallem. Sopata ka mor keq fare. Diktatorin e beme ne. Ai e ka pas thene edhe vet "jeni ju pa jemi ne". Une nuk them qe materializmi dialektik eshte i mjaftueshem me shpjegu boten, kurresesi dhe Zoti me ruajt, por shof qe pikerisht ai mungon jashtezakonisht ne miksin teorik ku mbeshteten kto pershkrim/analizat.

Tip acarues dhe i thartuar nga jeta. Ky s'ka nevoje per nje kompjuter qe te na çaje retinen por per nje bashkeshorte.

A thua se do ti bente mire "ajo gjeja", e do ta qetesonte??

Se si me duket ky Ypi si caj per anoreksine, aq i vlefshem per ato pasarelistet-kercimtaret.

Ti ke shume te drejt Vesa, por kush mund te jete ajo femer qe do te pranoje te bashkejetoj me R-ypin? Perfytyro vehten ne krah te Ypi-t dhe ai duke te ledhatuar te peshperit: "Hajt pra zhvishu se do ta haje melcine!"  smiley

Me keto shprehje jo vetem qe ka ngel Ypi rrip i parriposur nga nje femer por do ngelesh dhe ti. smiley

Vallai nje match made in heaven per te do kishte qene Lajla Pernaska.

 

La_rosee, me keto fjale une do te isha zhveshur dhe do te kisha bere nje kryq mu mbi melci, po te mos isha e martuar dhe e pamartuar ne te njejten kohe. smiley

I shkreti Yp; mund te kete me mijera meshkuj te pamartuar, ose te martuar por formalisht,qe kane mungesa te tilla por ky po vihet ne shenjester thjeshte ngaqe po ve ne pah seksualitetin - ose mungesen - te tije. Popull diskriminues! smiley

Ka i kong t'vjeter me ket, po ca t'ju boj un ju qe s'e vreni hic folkun sadomazokist:

"Copa cope ma bene melcineeee..../ edhe xxxxx-ne...."

S'gjuan me kush me folk, Emo. Gjenerata e Ypit se ka kuptuar akoma: nga gjuajtja kanibaleske shoqeria ka kaluar ne gjuajtje french chic. smiley

E keni kuptu shum Kabim ket punen e t'gjujtmes.  smiley    Me kujtoni nji lojtar te hershem te Partizonit (qe ra pri kategorije kom nigju) qe quhej Gim Murati. Ky dinte me gjujt vetem me koke, ndryshe s'dite. E nejse, merr i penallti Partizoni, ene thot trajneri jepjani Gimit. Ene Gimi tha, pse a gjuhet me koke penalltia e?  smiley  

PS: Kjo ishte shvejkiane, per vemendjen e idrisit dhe te PF-se mo shum smiley  ....

Eshte nje kanal televiziv "ufo education" e ka emrin, i vetmi ne Shqiperi qe kuontribon ( aq sa mundet ) ne "gdhendjen" e te rinjve... nuk e di sa ndiqet po do ia sugjeroja cdo prindi...

"Pasi u ngopa me Zyshën ika të fle. Ne shtrat më zuri malli për një gjyshe të butë që të më rrëfente një përrallë të bukur."

Ndersa lexoja Ypin qe rrekej te gjete burimin e atyre perrenjve te budallallekut, perpiqesha te gjeja burimin e frustrimit qe e detyro ypin te perseri veten. Pergjigjen ta jep vet Ypi ne citatin e mesiperm.

Jy te Shqipnis, qe i doni te miren Ypit, po njoftet nonji qe e ze gjumi tu e zon malli per i gjysh babaxhan qe ti rrefeje perralla, prezantojani Ypit.

Hmm, Em, Ypi mund edhe te folklorizoje ca si teper dhe t'i jape vetes liri te shprehuri qe ia qelbin historine (shume peshq dhe me lejo te them shume peshq meshkuj vuajne nga simptoma te ngjashme), por me kete artikull e ka cuar jodin mu te plaga. Une nuk jam forte e sigurte a sheron gje jodi, por edhe ta shohesh plagen pa bere asgje, kjo nuk durohet. Per mua menyra si zhvillohet lenda e letersise ne shqiperi eshte MAKABRE, i kosit filizat pa pike meshire, vret deshiren per te lexuar dhe kuptuar aq shume sa shqiptari mesatar kur del nga Purgatori shqiptar (meson ndonje gjuhe te huaj apo iken fizikisht) te paren kritike te bukur qe lexon e perqafon me mish e shpirt dhe e ndalon eksplorimin kritik edhe per nja 10 vjet te tjera. Kthehet ne Purgatorin kulturor me nje llaf.

Me vjen keq per kete zyshen, se kam degjuar fjale te mira per te, por pa vene doren ne plage ... (prandaj Yp, sigurohu mire, se si nuk botohet shkrimi pa pike redaktimi nuk krijohen as pershtypjet me 10 minuta televizive kur ne fakt te pihet dhalle).

Trop, nuk mund te besh interesantin duke xhongluar me fjalen pambarim; as me konstruktin e fjalise duke ia qasur ate rruges. Sepse i afrohemi cookie-cutter approach dhe i largohemi individualitetit ashtu. Mendo sa e sa shkrime ka po ky autor ku qasja eshte pothuaj "assembly line"; kap nje (arke)tip qe eshte subjekt i lakmueshem kritike, i gufmum si me thene per pirunjt e tu (se heshtat eshte gje e fisme shume, kupton), a per thonjte e tu ne dac, keputi ca lodra fjalesh dhe akrobacira mendimi ne te cilat sforcimi dhe panatyrshmeria duket qe atje tej... ndonese eshte faktor latent. Edhe ne shkrimin per rrugen, qe shumekush e pelqeu, e qe mqse fliste per nje gje "me spec" sic eshte "rruga" (e kam marre frekuencen e fjales "rruge" per gjashte muaj, trop!!! ne forme pothuaj alergjike) une e mbylla squpin, pra edhe atje dallohej sforcimi ne te shkruar, nuk di a shprehem qarte. Pikerisht atje ku eshte forte-ja e Ypit. Te kesh shtysa per nerv e highs e revolte eshte nje privilegj; puna eshte ti shtrosh ato si kalin e hazdisur, nqse nuk do te biesh ne ndonje buze. Dhe ky autor nuk po i shtron kuajt e eger, me duket mua.

Dakort. Te them te drejten Ypin nuk e lexoj me prej kohesh, por ne kete teme me drejtuan - dhe u ndala sepse subjekti eshte qendror. Po t'i bejme nje imminent critique Ypit ne kete rast del se, megjithese po tenton te na beje te duam letersine 'me pasion', keqperdorimi qe i ben 'pasionit' (fut ketu te gjithe emer-mbiemrat qe liston ti) nuk e con shume larg nga personazhi 'zyshe'.

Point taken.

PS: Purgatori ama mbetet Purgator.

Nuk ka kritike kritike, por vetem kritike. Ene mu nuk m'nrofi aq shume jo.

p.s. Emo, ke ai leximi i "rruges" je t'u ngatarru gurat me gurren. Ashtu m'duket mu tashti.

Kesaj rradhe ia paska selluar k'Ypi. Lexim i kendshem. Vertete.

Vetem dy fjalite e fundit nuk jane aq te qelluara.

Eshte :

"Pasi u ngopa me Zyshën ika të fle. Ne shtrat më zuri malli për një gjyshe të butë që të më rrëfente një përrallë të bukur."

Duhet :

"Pasi ika te fle, u ngopa me Zyshen. Perralla e bukur e mallit te bute zuri gjyshen qe rrefen ne shtrat."

_____________

Cfare emisionesh ka pare Ypi qe i kane frymezuar kete shkrim ?

_____________

Dhe me e bukura ishte ajo shprehja "a po m'kupto". Edhe une i shkreti vrisja mendjen nga do ta kishin mesuar kete shprehje te perdorur pa hesap ca peshkatare te ketuhit, hiç mendja mua se ua paska mesuar Zysha !

H,

Meqe per subjektin e shkrimit ka dakortesi, ti me shpaten tende te zakonshme si nuk i ke bere ca te prera kartes se Ypit?

Bukur loja me zgjyshen, seksualo-incestuale po gjithsesi me preference per mosha madhore dhe tipa rrefimtare smiley

Shkrimet e Edisonit mua me ngjajne shume me mendimet e parafolsit (ishalla nuk gabohem)

Vertete, ketlina, "ishalla nuk gabohesh", sepse, ç'eshte e verteta, kjo do te ishte nje e dhene e re ne sferen peshkore, diçka e paperfytyrueshme, te mos themi diçka zanafillore ne univers.

Me Ypin, une dhe ai jemi nje. Ne jemi nje, une dhe ai. Ka qene nje dite fatale ajo kur nena jone e perbashket na lindi me nja 40 vjet diference, nje dite ku vetetimat dhe bubullimat kishin tromaksur nje bote te tere. Ed Hypi dhe Hyp Edi, keshtu i patem emrat ate dite te ngrysur, ne nje zyre te ngrysur, perballe nje zoteriu te ngrysur te gjendjes se ngrysur civile.

Por te gjitha keto s'kane rendesi. Le te lutemi te gjithe se bashku, duart e kryqezuara ne gjoks si Kristaqi dhe menderet perpjete si Musliu, e le te gjejme nje pozicion te qendrueshem si Budja, per te leshuar lutjen tone te pershpirtshme : "Ishalla nuk gabohet Katlina" ! Ah, ishalla, ishalla !

" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/grin.gif" /> jo jo tani u sigurova me shume.

AMIN!

Kot po komentoj; se ne fakt me vjen aq veshtire nga Ypi, sa nuk dua as tia permend emrin. Kam pasur fatin e mire qe ta kem zyshe letersie zyshen ne fjale dhe eshte nje nder profesorat e paket te gjimnazit per te cilet kam sot respekt te vecante dhe mall. Zysha ne fjale ka qene nga ato qe gjente lloj lloj menyrash per te na bere qe ta donim letersine (ncik e veshtire per tu arritur per brezin tim). P.sh. na bente qe te shkruanim strofa te tera te Eposi i Kreshnikeve ku te respektoheshin stili, gjuha, vargu, konteskti, karakteristikat e personazheve etj. Ka qene (them ka qene sepse nuk e di a vazhdon te jape me mesim) nga ato zysha qe flisnin per Lasgushin me sy mbyllur dhe duke buzeqeshur; nga ato zysha qe organizonin workshop-e letersie me gjimaziste; qe te benin rrije me deshiren me te madhe mbas ores se 6, edhe gjysem ore, ose nje ore me teper (sa e veshtire ishte kjo per gjimnazistet). Dhe me vjen aq keq qe ka rene ne gojen e Ypit.

Kurse per menyren e dhenies se letersise ne gjimnaze, dakort jam me tropizma-n - per te ardhur keq eshte. Krahas zyshes ne fjale, kam pasur edhe fatin e keq te kem te bej me 'zysha', bota e se cilave rrotullohej tek 'analiza e tekstit' dhe cdo interpretim pertej 'cka kane thene njerezit me te zgjuar se ne' ishte i gabuar. Keshtu funksionoi edhe provimi i matures, me KEY!!

Megjithate, une mendoj qe nuk ka nje menyre te duhur te dhenies se lendes se letersise, dhe nga c'profesore kam pasur edhe ne undergrad, zyshes ketu sdo i ndryshoja asgje. (une po flas kryesisht per sjelljen ne klase, se ne TV skam pasur rastin ta degjoj shpesh; dhe gjithashtu mendoj qe nje letrar te apasionuar, te dashuruar - a free spirit - ne pergjithesi nje kamera perpara syve dhe mungesa totale e interaction-it e cungojne.)

E konfirmoj dhe une; megjithese kishte kushedi sa vite qe jepte letersi, dinte te transmetonte njohuri dhe pasion ... dhe me sa mbaj mend nuk i permbahej shume programit "per ibret" qe duhej te jepte gjate ores se mesimit.

To Tropizma :

E hene, 9 qershia 9,

E dashur, u bene shume kohe qe nuk jam dorezuar trup e shpirt bashkuar ndaj ndonjeres prej kerkesave te tua aq te embla. Dhe ja, pasi pashe municionin qe me ka mbetur, e pasi u sigurova qe me mbetej ende nje fishek, ai i fundit, i pajes qe yt ate me la ate dyte qe te percolli deri tek dera e kurtit, atehere vendosa t'i bej nje rrotullim mullirit te nagantes sime (ne pamundesi te pajisjes me nje shpate qe leja e se ciles nuk me ka ardhur ende), dhe te dal ne kerkimin tend. Valle, ne ç'mjegulla endesh ashtu e sigurte ne vetvete ngaqe nje busull e padukshme te shoqeron perhere ? E veshtire te thuhet, aq me teper per nje te verber si une. Perendi, te qofshim fale !

E ndersa, i gjendur ne nje kryqezim te stermadh, nga cila ane te te kerkoj, me erdhen ndermend fjalet e Ypit "a po m'kupto", fjale qe personi ne fjale do t'i kishte kopjuar nga nje Zyshe sa e mistershme aq dhe tunduese, nje Zyshe qe qenia e se ciles ka sikletosur nje pjese te mire te lexuesve tane.

Atehere u nisa ne drejtimin e treguar nga Ypi, ne drejtim te Jugut, i sigurte qe ti do te gjendeshe atje. Por Ypi nuk zbriti me. Vazhdoi e vazhdoi me Zyshen e tij, duke ia shqyer rrobat e duke ia shijuar lakuriqesine nen syte e te gjitheve. Keto pamje kisha ne koke ndersa rruges po i vinte fundi. Dhe atehere, nuk mund te mos vinin ne mendje vargjet e R. C. "Martohu dhe mos u marto me shtepine tende." I pertypja keto vargje pa mundur t'ua shpoj koracen, por nje mendje me thoshte se ti duhet te ishe e lire. E martuar ne te njejten kohe qe e pamartuar, e lire duke qene e shtrenguar, e shtrenguar duke qene e lire. Te lidhesh me fije te padukshme qe te duket se nuk je lidhur. Te ecesh tutje perpara, por duke pasur ne mendje qe filli i padukshem i se shkuares na ka kapur per brekesh. Te zgjasesh kete fill por pa e keputur kurre.

Naganta ime, me vetem nje fishek ne goje, nuk ishte per tjeter vetem per gojen time. Atehere, duke e pare per te fundit here, tyta e nagantes u kthye e ftohte drejt zgavres se gojes sime dhe pas nje terheqje te lehte te gishtit tregues te djathte, truri im pelciti ne mijera sterpikash duke ndotur kryqezimin nuk ku nuk isha nisur kurre. Ja, Ypi, Zysha, tropizma, Hurbineku, dhe ekrani prej xhami te lemuar qe me shkaterroi nga syte.  

 

Për të qënë akoma më të sigurtë ne të tjerët... na dërgo modelin e armës që ke përdorur dhe adresën... do të bëj ç'ështëe mundur që t'ju siguroj municionin e nevojshëm që të mos keni mundësi dështimi në kryeveprën tënde: "Djali me kobure në gojë" smileysmiley

Problemi eshte se askush nuk thot me ter mend a m'kupto. madje ka pas (dhe belqim ka ala) nji rrym shum shum te fort "ishalla s'm'kupto". Tipa me fjali qellimisht asisojce qe t'mos u merrte vesh kurrgjo. Sa me shum te mos u merrte vesh, aq me e gjate ncncncncnc-eja vijuese e audJences, shtang pri thagmes, me i llaf.

"A m'kupto" e thon me ter men do ishte pytje revolucionarizuese. A small step for the man, kinda thing....  Por s'e pyt njeri se?

Ed-o, ka pas qen i shofer Zuku afer ures gjoles, me emrin Xhaf, rob Zoti, qe kishte shprehje parazite "nuk je tu m'kuptu", e thon me i ton aq intim dhe te deshirum per kuptim, sa krejt vetiu dhe pafaj porositej tekja tjeter e fernetit: "usta, ene i teke"..... "nuk je tu m'kuptu.... :   smiley  smiley  

Kur mbarova shkrimin se lexuari, mendova "I shkreti, Ypi!". Tani te rri shtrember dhe te flas drejte. Tema qe ka prekur, me pelqen. Por menyra dhe gjuha e te shkruarit, me neverit. Shkon me tej se dhe vete "Zysha".  

Mos me lini te vdes injorant, kush eshte zysha dhe personazhet e tjere te Ypit?!

Edison

Je i madh

"Shkurt muhabeti, Zysha nuk ka asnjë lidhje me Letërsinë. Absolutisht asgjë të përbashkët. As nga magjia e krijimit, as nga hovi i shpirtit, as nga misteri i talentit, energjia, mardhënia me Qiellin, vetsakrifikimi etj. etj..."

Ej peshq vertet bini kaq lehte ne nje rrjete te thurrur kaq trashe me "fije" tymi qe sjane as metafore dhe as idiome. Si mundet qe nje zyshe letersie perball kameres e cila thjesht u ben nje sherbim (kurs pa pagese) maturanteve te percoje "magji krijimi", "hov shpirti"...?! Kthjellohuni peshq, ose te pakten behuni "peshq", pra me thonjeza. Dhe kuptoni e mesoni qe Ypit ( per krijimet e te cilit  kam respekt here pas here), ka nje numer te caktuar shkrimesh qe duhet te botoje te gazeta Panorama dhe sipas kontrates duhet ti coje ne diten e caktuar nga kryeredaktori dhe drejtori i gazetes. Cdo shkrim mesa di une i paguhet 10 mije leke te reja. Nese e lexoni me vemendjen shkrimin "Zysha", e ka nisur me deshtim per tjeter gje dhe e ka vazhduar i hallakatur duke i rene ne qafe pa asnjelloj fakti e logjike nje percueseje te tezave te letersise per maturantet. 

ka nje numer te caktuar shkrimesh qe duhet te botoje

po fol mer, fol! Ku ta dim ne! Fall nuk shtim!

" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />

Ypi eshte si uthulla.

Kur sjell ndonje tave peshku, "lepijme duart", kur sjell sallat mollateartash, bah, hahen edhe pa uthull.

weee, 100 mije leke per nje shkrim ???? pse s'thua ti

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).