"Zogby": PD, 2 pikë para PS. Por e majta i fiton zgjedhjet

 

Sondazhi i kompanisë prestigjioze, pak ditë para votimeve. Renditja e partive, koalicioneve, "nota" për Ramën e Berishën

Dardan Malaj

Nëse shqiptarët do të votonin në intervalin kohor 23 maj deri më 10 qershor, Partia Demokratike do të kishte një avantazh prej dy pikësh në raport me Partinë Socialiste. Ky ishte rezultati i sondazhit të fundit të publikuar nga kompania "Zogby International" dhe "Top Channel" për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas rezultateve, PD merr mbështetjen e 40% të të pyeturve, PS merr 38%, LSI merr 4%, G99 merr 2%, nga 1% marrin PR, PBDNJ, LZHK, PDK dhe PSD, 8% nuk ishin të sigurt dhe 2% refuzuan të përgjigjen. Të pyetur për votën në koalicion; 42% e të pyeturve do të votonin për koalicionin "Aleanca për Ndryshim" të PD, 42% për "Bashkimin për Ndryshim" të PS, 4% për "Aleancën Socialiste për Integrim" dhe 2% për "Aleancën e Polit të Lirisë". Të pyetur për çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët, sondazhi tregon se ekziston kjo renditje: papunësia 66%, ekonomia 60%, varfëria 40%, inflacioni dhe çmimet 28%, korrupsioni në qeveri 22%, shëndetësia 18%, infrastruktura 16% dhe arsimi e shkollimi 12%. Të pyetur për drejtimin që po merr Shqipëria; 57% mendojnë se Shqipëria po ecën në mendimin e duhur dhe 32 mendojnë se po ecën në drejtimin e gabuar. Krahasuar me muajt e mëparshëm vihet re rritje e numrit të atyre që mendojnë se gjërat po shkojnë mirë. 52% e votuesve të mundshëm të PS-së mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, teksa 86% e votuesve të PD-së thonë se vendi shkon në drejtimin e duhur. Vetëm 9% e demokratëve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar. Të pyetur për gjendjen e tyre ekonomike në katër vitet e fundit, të testuarit në sondazh thonë se: 37% kanë një situatë financiare më të mirë; 33% mendojnë se situata është më e keqe, 30% mendojnë se gjendja e tyre financiare nuk ka ndryshuar. Të pyetur për situatën ekonomike katër vitet e ardhshme; 70% mendojnë se do të jetë më mirë; 16% thonë se ajo do të jetë e njëjtë; 8% nuk janë të sigurt dhe 6% thonë se do të jetë më e keqe. Të pyetur për performancën e Sali Berishës, 53% mendojnë negativisht, 45% pozitivisht, ndërsa të pyetur për performancën e Edi Ramës, 50% mendojnë negativisht dhe 46 pozitivisht. Të pyetur nëse kanë votuar në zgjedhjet e mëparshme, 79% thonë "po", teksa 20% deklarojnë "jo". 76% e të pyeturve thonë se vota e tyre mund të bëjë diferencën, 20% nuk mendojnë kështu dhe 4% s‘janë të sigurt. Të pyetur nëse kanë një kartë identiteti, 45% thonë "po", 31% thonë se do të aplikojnë, 21% thonë se kanë aplikuar dhe 3% thonë "jo". Të pyetur nëse kanë një pasaportë të vlefshme, 58% thonë "po" dhe 42% thonë "jo". Të pyetur nëse kanë një pasaportë apo kartë identiteti; 80% përgjigjen pozitivisht; 10% thonë "jo", por kanë aplikuar për kartën. Të pyetur nëse zgjedhjet e qershorit do të jenë të lira e të ndershme; 79% thonë "po", 17% thonë "jo" dhe 4% s‘janë të sigurt.

Prilli

Sondazhi për muajin prill konstatoi një rritje prej dy pikësh të Partisë Demokratike në krahasim me një muaj më parë. Partia Socialiste rezultoi të ishte ulur po me dy pikë nga mbështetja që kishte në muajin mars. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në muajin mars rezultonte se: Partia Demokratike kishte 38% të mbështetjes, Partia Socialiste 36%, Lëvizja Socialiste për Integrim 6%, grupimi politik G99 2%, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me nga 1%. Ndërkohë 10% e votuesve nuk ishin të sigurt në përgjigjen e tyre. Sakaq 3% e tyre nuk pranuan të japin përgjigje. Në pyetjen se cilat ishin çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, renditja sipas përgjigjeve është: papunësia 66%, ekonomia 63%, varfëria 39%, inflacioni 29%, korrupsioni qeveritar me 25%, infrastruktura me 13%, kujdesi shëndetësor me 12% dhe emigracioni me 8%. Të pyetur për drejtimin që po merr Shqipëria, për herë të parë shohim 51% të të pyeturve që thonë se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur. 37% mendonin se gjërat po shkojnë gabimisht dhe sikurse në mars, 12% nuk janë të sigurt për përgjigjen. E ndarë kjo pyetje në bazë të votuesve socialistë dhe demokratë shohim se pjesa më e madhe e votuesve të PS besojnë se gjërat janë jo në rrugën e duhur (59%). Ndërsa 79% e votuesve të PD-së mendojnë se gjithçka po shkon shumë mirë.

Marsi

Në sondazhin e muajit mars, diferenca mes dy partive kryesore ishte vetëm 2 për qind. Partia Socialiste arriti 38% të votave, Partia Demokratike 36%, Lëvizja Socialiste për Integrim 5%. . Të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin në atë ditë: PS do të ishte zgjedhja e 38% të tyre; PD 36%, LSI 5%, G99 3%, PR 1%, PSD 1%, LZHK 1%. Të pavendosur se për cilën do të votojnë ishin 11% e të pyeturve, ndërsa 5% refuzuan të përgjigjen. Të pyetur për pesë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët, të anketuarit u përgjigjën në masën 72% për papunësinë; ekonomia ishte në masën 63%, varfëria shkonte 46%, korrupsioni në qeverisje shkonte 27% dhe inflacioni po 27%. Të pyetur se cili është drejtimi që po merr Shqipëria përgjigjet ishin: 43% thanë se po ecën në drejtimin e duhur, 46% thanë të kundërtën dhe 12% nuk ishin të sigurt. Në këtë pyetje, në krahasim midis muajve janar, shkurt dhe mars rezultonte se shqetësimi për papunësinë ishte rritur, frika për situatën ekonomike gjithashtu, varfëria mbeteshin në të njëjtat nivele, korrupsioni në qeverisje vjen duke u ulur dhe inflacioni në krahasim me janarin rritet me shtatë pikë.

Shkurti

Në sondazhin e publikuar për muajin shkurt rezultonte se PS arrinte të fitonte mbështetjen e 39% të votuesve. Sakaq, Partia Demokratike rezultonte të mund të grumbullonte mbështetjen e 34% të votuesve. Në vend të tretë vazhdonte të ishte Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Ilir Meta, me 5% të votuesve. Partia G99, e drejtuar nga Erion Veliaj, përfshirë në sondazh për muajin shkurt, arriti të grumbullojë 2% të kampionit të sonduar. Në rezultatet e muajit shkurt dolën në tabelë edhe parti të tjera që mungonin në sondazhin e mëparshëm. Të tilla ishin Partia Socialdemokrate dhe Partia Agrare Ambientaliste. Ato, së bashku me Partinë Demokristiane, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partinë Republikane vazhdonin të mbeteshin në mbështetjen 1%. Një e dhënë interesante ishte edhe ajo e kategorisë së të pavendosurve në lidhje me preferencën e tyre politike. Ajo paraqitej në masën 12%, duke shënuar kështu një ulje me 7 pikë, teksa një masë prej 4% nuk kishin preferuar të përgjigjen. Pyetjes se cilat janë çështjet më shqetësuese për shqiptarët në muajin shkurt, papunësia vazhdoi të ishte e para me 67%, ekonomia në vend të dytë me 64%, varfëria kaloi në vend të tretë me 43% e ndjekur nga korrupsioni në qeveri me 31%.

Janari

Partia Socialiste do të dilte fituese e zgjedhjeve parlamentare nëse ato do të mbaheshin në muajin janar. Ky ishte rezultati i publikuar nga agjencia e njohur "Zogby International" dhe "Top Channel" në sondazhin e parë. 82% e personave të anketuar, pyetjes nëse do të shkojnë apo jo drejt kutive të votimit, u përgjigjën pozitivisht. Kundër kësaj pyetjeje i janë përgjigjur 19% e të anketuarve nga "Zogby International". Të pyetur se për cilën parti do të pranonin të votonin nëse do t‘u kërkohej të shpreheshin në janar, 37% zgjidhnin Partinë Socialiste. 30% e tyre kanë preferuar të zgjedhin Partinë Demokratike, që aktualisht qeveris vendin. Sakaq, 5% zgjodhën Lëvizjen Socialiste për Integrim, të drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta. 19% e të anketuarve thanë se ende nuk janë të vendosur se për cilën forcë politike duhet të votojnë dhe 4% refuzojnë të përgjigjen. Tri parti të tjera të vogla arritën të marrin vetëm nga një për qind të votave, përkatësisht PR, PDK dhe PBDNJ. Rezultoi se përqindja e të intervistuarve që janë të pavendosur për kë do të votojnë (19%) është relativisht e lartë. Pyetjes se sa e preferonin një parti politike, në rastin e Partisë Demokratike 54% dhanë mendim pozitiv, 38% negativ dhe 8% të pavendosur. Sa i takon Partisë Socialiste, 62% shprehën një mendim pozitiv, 28% reaguan negativisht dhe 10% nuk ishin të sigurt.

34 Komente

Akoma nuk arrij ti kuptoj keto media qe interpretojne humbjen e thelle te PS si fitore.

Pd sikur edhe ti marre te gjithe 8% te pavendosurit prape nuk fiton...

prandaj jane ne panik.

E majta duhet te bashkohet.

Sondzhet jane ordinere, nuk mundet kurre te te lexojne mendjen e shqiptareve.

 

 

Thjeshte te presim rezultatet perfunditmater.

 

 

 

Duke marre ne total te gjithe sondazhet shohim qarte nje fitore te PD-se. Kam pershtypjen se ne zgjedhjet e 28 qershorit diferenca PD-PS do thellohet akoma me shume ne favor te PD-se.

Tani mbetet te shohim se kush do ta zevendesoje Ramen ne PS si dhe kush do behet Kryetar Bashkie i Tiranes pas 2 vitesh.

Te lutem vetem ket nick-un ndryshoje dhe pastaj ta gezosh berishen ti dhe te gjithe ata si ty.

?????? Mos flit percart!

Ramen do e zevendesojne Nano dhe bashkine e Tiranes do ta marri Gjergj Bojaxhi.

 Po. Edhe vendin e Sarkozy do e zeje Sala kur te dale ne pension, se ia kishte premtu Sarkozija kur u takun si vllezer para ca muajsh. Edhe njekohesisht, Gjermania do beje kerkese te bashkohet me Francen, se gjermonet e dun shume Salen. 

Cërne, si duhet kuptu ky portret i Sales? Dmth per ca e ke vu ktu?

Ato buzet si kllape e kthyme mrapsh si tip i ksaj   smiley    nuk i ke per gjo t'mir. Merr shembull nga fotot qe nxirrte Enver Hoxha, e keni gati "si template", ai pergjithesisht dilte duke buzeqeshur me dashamiresi. Edhe vetllat e bashkume te japin pershtypjen sikur do me kput naj te shame nga ato buzet ashtu ... kupton? Nuk jon per shtimje frike, as per tension kto gjona... Ka qene nji udheheqes me emrin Joerg Haider (ndjese paste atje ku eshte) dhe Sala ka dicka nga ai ne pikpamje te agonistikes, atmosferes se sherrit etj, por edhe ai (Joergu) bente kujdes qe posterat ti kishte "meleqe", tip "Thjesht i sinqerte, thjesht Joerg" (Einhach ehrlich, einfach Joerg). Them nje cike ngjashmeri ne pikpamje te perndezjes se atmosferave bisedimore dhe mitingore, se kshu ne total Sala nuk eshte as sa e dhjetemijta e Joergut, qe t'jena te qart.

Ate Bojaxhiun sikur xha Sala e ka kaluar nga fundi i listes, pasi ja prishi pak qejfin atij  Rucit (me xhakete te vjeter te kthyer mbrapash), pasi doli e foli per pallatin tek diga e liqenit artificial, puq me Garden, qe i kishte dhene leje Rama e po e legalizonte Sala. Pf, cfare loje e keqe pingpongu.

Shihet fare qarte qe peshkupauje eshte kembe e koke per PS. Ketu e paraqet vetem sondazhin  zogby e ku e gjen nje shkrim qe edhe pse PD eshte perpara, keta prap se prap thone se PS do te fitoje. Bobo cfare marrezie i ka kapluar socialistet e mjere.

Sondazhi Gani Bobi e paraqet kete te dhene

Tabela Qarku i Tiranës
50.27 % PD
40 % PS
5.4 LSI
2.9 G 99

Per me shume informata lexoni ketu....
http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=5715

Po pra titull me pa lidhje nuk kam pare...sido qe ti besh llogarite matematikisht nuk del qe fiton e majta...hajde asnjeanesi hajde...

Shihet fare qarte qe peshkupauje eshte kembe e koke per PS. Ketu e paraqet vetem sondazhin  zogby

Me demek Zogby (qe o arab per vete) o soc-realist ene GaniBobi o tribalo-gego-centrist me tendenca panmuhamedane(dmth PD-ist)?

qafir arnaut, nuk e kisha fjalen per zondazhin zogby, por per shkruesit e shkrimeve qe edhe pse zogby thote se PD eshte ne avantazh, ata prap se prap shkruajne gjera qe pa marre parasysh sondazhin qe thote se PD eshte e para, keta prap e hedhin te majten ne krye...
 Mos u fut ti tani jo ne gjera fetare e ashtu e keshtu, Gani Boni eshte sondazh i udhehequr nga nje kompani amerikane. kete mos ta harrosh.

ky sondazh tregon qe PD-ja qenka vetem 2 pike para ps-se, eshte sondazh shum qesharak,por, me qesharak kur thote qe e majta i fiton zgjedhjet ahahahahaha.

Ne te gjith mitingjet PD-ja krahas flamurit partiak ka dhe ate kombetar.kurse ps-ja vetem me ate flamurin kinez te partise se tyre.

Kur nuk valevisin flamurin kombetar çfar rendesie kane votimet per ate parti, ah po, vazhdojne mashtrimet e tyre ndaj njerezve per nje karrige, por, ne parlament jo ne qeveri, sepse atje e kan vendin ata qe po ndryshojne Shqiperine.

SHQIPERIA PO NDRYSHON !!!

 

 

cdo popull ka ate lider qe meriton..... thuhet. aaaaaaahhh sikur te gdhinim 1 korrikun pa bac salen ne ate karrige. atehere do thoja qe jemi popull me mend, ne te kundert na mori lumi ne (me falni por ju qe jetoni aty jo 'ne' qe jetojme ne demokraci reale) dhe shtetin ligjor qe duam te kemi. sali komunisto-korrupsionisti eshte vazhdimi i vijes lenin, stalin, enver, kim jong ill. ju lutem o djema dhe goca shqipe mos e lini veten ne balte se pastaj do na thone keni ate qe meritoni.

 

 "...Të pyetur për performancën e Sali Berishës, 53% mendojnë negativisht, 45% pozitivisht, ndërsa të pyetur për performancën e Edi Ramës, 50% mendojnë negativisht dhe 46 pozitivisht..." 

 

Kjo tregon se permbi gjysma e shqiptarve nuk i duan dy lideret kryesor, e megjithate -fatkeqesisht- nje nga keta te dy, do drejtoje shoqerine shqiptare pas qershorit.  çfar ironie e fatit te dhjere qe i ka rene popullit shqiptar.

Fushata eshte ne metrat e fundit dhe tashme fituesi po del qarte nga sondazhet dhe vete shpirti i fushates.

Partia Demokratike Shqiptare eshte partia e pare dhe fituese e zgjedhjeve me te gjitha matjet e preferencave politike te elektoratit nga te gjithe ata qe jane angazhuar ne sondazhe dhe anketa te tilla.

Gani Bobi
Zogby
IPR-Marketing
Puls

Te gjitha keto kompani dhe organizata prestigjioze kane nxjerre fituese PD-ne.

Miq socialiste, i presim urimet tuaja per fitoren e PD-se ne advance.

Me besoni miq socialiste se kjo humbje eshte me mire edhe per ju ne aspektin qe ju, elektorati i majte, qe besoni tek kjo ideologji dhe tek kjo parti, keni rastin te analizoni ate se cfare ndodhi gabim ne PS dhe te rimerrni partine tuaj duke e reformuar ate.

Partia Demokratike Shqiptare eshte partia e pare dhe fituese e zgjedhjeve me te gjitha matjet

Batall i modh! Ene sikur te jete keshtu pergatitu ta humbesh prap pushtetin pak a shume si ne 97..po ket rradhe do kapesh jo vetem budalliku i mrenshem, po edhe i jashtem ...Stuhia po i avitet Greqise ene Spanjes..ene ju aty n'llach jeni me to

Mesazh shume nervoz dhe agresiv.

Cfare do te thuash me kete qe do kapni perseri armet dhe do krijoni komitetet e shpetimit?

Fakti qe ky lajm eshte komentuar kaq pak tregon panikun qe ka kapur popullin socialist, i cili popullon ne mbizoterim kete blog.

Te gjitha sondazhet tregojne se PD-ja eshte perpara...si Zogby si Gani Bobi si ca te dush ti (pervec sondazhit te Peshkut qe eshte absolutisht...PA marzh gabimi smiley

Prandaj kot grindeni jo po eshte 2% jo po eshte 5%...cdo sondazh e nxjerr PD-en ne avantzh ndaj PS-es.

Se pari kjo vet vlen per te treguar DESHTIMIN skandaloz te nje Edvin Rame...qe edhe 4 vjet mbasi Sala ka qen ne fusqi...NUK arrin te mbeldhi as aq vota sa te dali mbi PD-en. Ky eshte deshtim qe ktu.

Se dyti Shqiperia ben zgjedhje ne rang rrethesh...dhe jo ne rang kombetar. Ne rang kombetar ajo del PD-ja me avantazh ndaj PS-es...po ne rang rrethesh ky avantazh behet akoma me i THELLE.

Se treti....PS-ja, LSI-ja dhe 99-Tullumbacet jane me lista paralamentare te VECANTA...dhe nese nuk e keni kuptuar akoma...votat e tyre nuk MBLIDHEN per te arritur ke rezultati perfundimtar smiley Kshuqe mos u gezoni kaq shume se po mblodhet votat e PS-, LSI, 99-Tullumbace...dilkeni mbi PD-en smiley Pune e madhe...ajo s'eshte menyra e percaktimit te deputetve.

Keto sondazhe te njepasnjeshme, te publikuara nga burime te ndryshme do te sjellin qe shume te majte s'do te shkojne fare ne zgjedhje diten e votimit. Besoj se diferenca do te jete shume e thelle - ne favor te PD.

Por te pakten Mustafa Nano dhe Andresa Stefani do te kene cfare te shkruajne ne kater vitet ne vazhdim. Do ishte hataja per keto dy persona qe mbajne veten dhe familjet me shkrimet e tyre patetike anti-berishiane.

http://i.zdnet.com/blogs/nelson-muntz.gif

 

e djathte ne shqiperi perdoret si mbiemer, dmth "prej djathi", ose "si djathi".

e majte perdoret ne konstruktin deshiror, veta e trete, accusative: "e majte e vetja".

Do shtoja nje pyetje though: nese eshte "prej djathi", eshte djathe i bardhe apo i stazhonuar?

per vete me duket i stazhonuar, ose po ta shikosh mire duket si i prishur.

po, po, "prej djathi te prishur" duket :-D

 

Jemi rreth 130 emigrante, shumica nga Parma "SHOQATA SCANDERBEG", kemi vendosur qe te nisemi per ne Shqiperi te enjten qe vjen per te votuar, duke shpresuar t'i japim nje sinjal forcave politike qe te bejne te pamunduren qe te na japin mundesine te votojme, sepse NE NUK JEMI TOKE E ASKUJT, por jemi LIMFA e ketij vendi, ajo force qe eshte me e gatshme per te sakrifikuar, prandaj ju kerkoj juve te tjereve qe merrni pjese ne forume te ndryshme te na mbeshtesni fuqimisht, "virtualisht".

NQS MUHAMETI NUK SHKON TEK MALI, SHKON MALI TEK MUHAMETI!

Ore nuk lejohet te votohet ne Grup smiley

 

p.s amna per ca do te votoni, se po merrni gjith ate rruge kot smiley na bete kurioz edhe ne te tjerve.

Te flase per te djathten dhe te majten, si filozofi politike dikush qe ka shpenzuar te pakten disa vite duke studijuar politiken, ne teori dhe ne praktike, edhe mund te hahet por ata qe edhe amatore ne kete fushe nuk jane, kjo eshte per hapu dhe te futem.

Kjo humbje qe duket qe para zgjedhjeve, ka nxjerre deshtimin spektakolar te anonimeve, te mjaftisteve dhe 99-ve, te grupit te lejeve te ndertimit qe Rama tentoi ti shiste si politike e re dhe i nxori ne beteje.

Kjo humbje rikthen fuqishem ne vemendje reformimin e vertete te PS-se dhe jo uzurpimin e saj me njerez te rinje ne moshe por te vjeter ne mendje qe pervec sherbimit ne cdo rrethane dhe per cdo gje per Ramen, nuk kane asnje lidhje me kete parti.

Nuk e di nese ka ne kete blog ndonje anetar te FRESSH, per ta shtyre te na jepte ndonje reagim per shkaterrimin e ketij forumi rinor politik, nga me te fuqishmit dhe te organizuarit ne vend, qe i beri Edi Rama per te prishur karrieren ne kete parti dhe per ta mbushur ate me sherbetoret e tij qe vijne nga Mjaft apo fidanishte te tjera te PS-se.

PD-ja ka punuar shumë këto katër vite, mund të them që është qeveria më frydhënëse që kemi pasur këto 18 vite tranzicioni.

ka bo i gjo me te rencishme se aq. i ka dhon robve shpres dhe i ka ndryshu komplet disponim pjeses tjeter te kombit ne Kosove, IRJM dhe Mal te Zi

Per Shekullin sondazhi i Zogbit dilte barazim, per Shqip, fiton e majta etj etj

me radhe te gjitha mediat e Rames nuk humben rastin per tu bere qesharake ne kete prag humbjeje te pritur te PS pak dite para zgjedhjeve.

Per mua qe jam i majte ky lajm eshte shume i sakte.

 

PD fiton zgjedhjet, por PS perfiton.

 

Pse?

Sepse mbas kesaj humbjeje brenda ne PS do te filloj nje lufte qe edhe Selam Musai do t'ia kishte ziline.

Shpresoj qe viktima kryesore te jete ai qe e shkaterroi te majten, Edi Mafia Rama dhe 99-shat e tij.

Shpresoj qe te mos kthehet Nano Kurvari, por qe te ndertohet nje e majte e re me njerez te rinj.

 

 

 

prandaj ju kerkoj juve te tjereve qe merrni pjese ne forume te ndryshme te na mbeshtesni fuqimisht, "virtualisht".

Kjo varet se per ke do votoni.

ajo force qe eshte me e gatshme per te sakrifikuar,

Tani eshte pak me t'shtyme kjo fjali qe emigrantet qenkan forca me e gatshme per te sakrifikuar. Po te ishte ashtu...do kishim ndejt qe te gjithe atje.

Ej mos u lodhni kot, PD fiton zgjedhjet dhe eshte shume mire keshtu. Shqiperia ka boll psikopate rrugeve, dhe jane goxha te demshem, imagjino ti veme  dhe ne pushtet. Lejeni Ramen aty ne bashki te kontribuoje akoma ne shkaterrimin e Tiranes, po do na vite pak si rende te shkaterrohej e gjithe shqiperia.  Keta emigrantet kujtojne se vijne nje here ne dhjete vjet, dhe ju duket bukur Tirana. Ajde hapni nai biznes apo nai gje tjeter ta shihni cji ben Edvini. 300 mije takse gjelberimi, 280 mije takse pastrimi, 100 mije m2 takse reklame. JAne te gjitha taksa sherbimesh por ne te vertete cfare behet?

Taksa e gjelberimi une se di per cfare paguhet ne ket qytet qe eshte shnderruar ne  bunker nga betoni dhe lejet e ndertimit. Une ne shtepine time skam qofte dhe nje peme, dhe paguaj 280  mije ne vit per gjelberimin. Mund ta dij taksa a perkthehet ne pagese per sherbim.

 

Taksa e pastrimit 300 mije. Tirana eshte nje qytet zhuls qe te mbyt pluhuri. KAzanet e plehrave jane nje ketu e nje ne kine. Me aq leke sa merr ai robi duhet ta kishte pastruar me gjuhe. JA dhe nje pagese tjeter qe behet dhe sherbimi nuk merret

Sa per kete taksen e reklames, une se di pse ne shtepine time, ne murin tim qe e kam blere, duhet ti paguaj atij zullapit 100 mije leke per meter katrore. Cfare sherbii me jep per kete ky?

Ajt Tung dhe ngushellime per Ramen

Eshte e vertete Mandi. Bashkia e ka mbytur biznesin me taksa. Politika e Bashkise ndaj biznesit eshte shume e  eger.

Persa i perket pastrimit duhet te ecesh 1 km qe te hedhesh plehrat. Firmat e pastrimit jane jocilesore. Edhe para 15 vjetesh kane  qene firma me te mira dhe ta huaja (Nuova Ecolega me ato kazanet jeshile).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).