Withers distancohet nga sondazhi Puls

TIRANË - Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Whithers ka sqaruar sot pozicionin e ambasadës në lidhje me sondazhin e publikuar sëfundmi, ku PD del fituese.
"Në media ditët e fundit kemi parë referenca mbi një të ashtuquajtur sondazh amerikan. Një gjë e tillë nuk ekziston. Qeveria e SHBA-së ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, dhe jo të përfundimeve amerikane", tha Withers. Ndërsa vijoi "më lejoni të shprehem sa më qartë të jetë e mundur. Qeveria e SHBA-së është e interesuar vetëm në një sondazh, dhe ky është sondazhi që do mbahet më 28 qershor. Dhe ata që do ta mbajnë do të jenë shqiptarët". Deklarata e tij, mori shkas nga sondazhi i kryer dje nga organizata "Puls" për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit e cila nxirrte fitues PD-në me 43 % të votave, ndërsa PS-në me 34 % të votave.

Ambasadori amerikan ka përsëritur rëndësinë që kanë këto zgjedhje për integrimin e Shqipërisë. "Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit përbëjnë një piketë shumë të rëndësishme në zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet e para që mbahen pas hyrjes në Shqipërisë në Aleancën e NATO-s. Zgjedhjet, të lira e të ndershme që plotësojnë standarte ndërkombëtare, do të tregojnë që Shqipëria po lëviz më pranë integrimit të plotë euroatlantik. Çdo gjë, më pak se kaq, do të ishte shenjë regresi", theksoi Withers.

Sipas tij, "vëzhgimi dhe gjykimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është i rëndësishëm, por kjo nuk është ajo që shërben si roje e një procesi elektoral në një shoqëri demokratike. Integriteti i zgjedhjeve në demokraci është në duart e qytetarëve të saj, të cilët bëjnë fushatë për kandidatët dhe partitë dhe më pas dalin për të votuar. Ndaj është e rëndësishme që të merrni kartat tuaja të identitetit dhe të dilni e të votoni".

Kreu i Ambasadës amerikane në Shqipëri ishte i pranishëm në prezantimin e koalicionit të vëzhguesve vendore, ku foli edhe për problemin më të mprehtë ne keto zgjedhje, atë të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. "Merrni kartat e identitetit dhe votoni". Kjo eshtë thirrja e drejtëpërdrejtë që ambasadori amerikan në Tiranë vazhdon të ripërsërisë këto ditë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

*****

Dyshimi, PD manipuloi sondazhin

TIRANË- Vetëm tri javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, plas skandali shifrave që servirin sondazhet e ndryshme në vend, mbi rezultatet e mundshme të 28 qershorit.

Nuk bëhet fjalë për një sondazh të fundit, por për një anketë të përfunduar në datën 20 maj, e ndërmarrë nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL), dhe paratë për të janë paguar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada Britanike në Tiranë.

Si asnjëherë tjetër, dje, asnjëra prej tyre nuk ka shpallur publikisht një sondazh të tillë. Gjithçka është servirur nga PD-ja, duke raportuar për mediat sitin në internet në të cilin është publikuar, jo sondazhi, por vetëm një deklaratë për shtyp, që i referohet këtij raporti.

Sondazhi enigmë, i cilësuar "PULS" dhe bërë publik më të njëjtin emër në sit, përveç disa të dhënave, që përfshijnë qendrat që e kanë publikuar, kush është i pari, apo kufiri i gabimit, asgjë tjetër më konkrete nuk përmban faqja ëeb.

Sondazhi nuk jep të dhëna bazë, si për shembull, kush dhe përse është paguar për zhvillimin e sondazhit, sa njerëz janë anketuar për këtë sondazh, si u përzgjodhën njerëzit, prej çfarë zone apo grupi demografik janë përzgjedhur të anketuarit, a janë të bazuara rezultatet e sondazhit në përgjigjet e të gjithë njerëzve që janë intervistuar, në cilën periudhë u krye sondazhi, si u zhvilluan intervistat, çfarë pyetjesh janë kërkuar nga intervistuesit, sipas cilës renditje janë parashtruar pyetjet, çfarë sondazhesh të tjera janë kryer për këtë çështje, a thonë sondazhet e tjera të njëjtën gjë, dhe nëse janë të ndryshëm, përse ndodh diçka e tillë?

Asnjë përgjigje për pyetjet sa më sipër nuk serviret në "sondazhin" e publikuar, ndërkohe që ata që mbajnë firmën e një raporti të tillë, heshtin. Heshtin dy qendrat që janë marrë me anketën, po ashtu edhe USAID-i dhe Ambasada Britanike.

Ndryshe nga herët e tjera, ku gjithçka bëhet publike përmes një konference për shtyp dhe sqarohet deri në detaj, kësaj here sondazhi katandiset vetëm në një deklaratë për shtyp, e mbi të gjitha, serviret nga këshilltarët e Partisë Demokratike, ç'ka bën të dyshosh mjaft mbi të dhënat e publikuara.

Në deklaratën për shtyp, që i referohet këtij sondazhi, PD-ja rezulton fituese nga të intervistuarit me 43%, PS me 34%, ndërsa kufiri i gabimit është +/-3%, një diferencë e madhe kjo që nuk është bërë publike deri më tash as nga sondazhet e mbështetura publikisht nga qeveria aktuale.

Burime jo zyrtare shprehen për "Shekulli"-n se e vetmja e dhënë e saktë në gjithë këtë sondazh janë vetëm datat se kur është zhvilluar, ndërsa gjithçka tjetër është e manipuluar.

Të njëjtat burime nuk pohojnë, por as edhe mohojnë faktin nëse këto të dhëna janë manipuluar pikërisht nga ndërhyrjet e qeverisës aktuale. Në të gjitha rastet e tjera ambasadat kanë publikuar vetë përfundimet e sondazheve apo vëzhgimeve të kryera me paratë e tyre.

Në këta rast ato janë mjaftuar me vendosjen e një fjalie në me të raportit për sondazhin: "Përmbajtja e anketës është përgjegjësi e vetme e QKZH-së dhe ISPL-së, të mbështetura teknikisht nga D3Systems, dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it, Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasadës Britanike apo Qeverisë Britanike".

Dyshimit për një fakt të tillë, krahas heshtjes së ambasadave që e kanë sponsorizuar mospublikimin e raportit në detaje, mbajtjen gjatë pa u publikuar, i është shtuar edhe reagimi zyrtar i Partisë Socialiste.

Elisa Spiropali deklaroi dje se sondazhi i servirur është kryekëput i manipuluar nga qeveria aktuale. Sipas saj, sondazhi është realizuar nga dy OJQ, njëra e gruas së zv/ministrit të Integrimit, Albert Gajo, dhe tjetra nga Arben Imami, në cilësinë e kryetarit të bordit, i cili aktualisht është shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha.

Në sondazhin që askush nuk e merr përsipër ta argumentojë me shifra, thuhet gjithashtu se 33% e shqiptarëve në nivel kombëtar, të cilët dëshirojnë të votojnë në datën 28 qershor, pohojnë se ende nuk zotërojnë dokument identifikimi të vlefshëm për votim.

17 Komente

Arben Imami.

Pseudoaktor i deshtuar, pseudopolitikan lapanjoz....

Lum si Sala ke ka ne krah...

Po mer po, manipuloi PD-ja sondazhin qe e ka bere Instituti per Studime Publike dhe Ligjore qe drejtohet nga Gent Ibrahimi, juristi i "pavarur" socialist qe ne cdo dalje publike te tij gjoja si ekspert ligjor ka mbajtur krahun e PS-se.

Sondazhi eshte plotesisht i vertete dhe pasqyron preferencat e elektoratit shqiptar. Pd-ja ka thelluar diferencen me PS-ne dhe kjo vihet re edhe ne fushaten agresive qe po ben PS-ja dhe Rama.

Pala qe eshte mbrapa ne sondazhe gjithmone fillon sulmet me goditje te perqendrur ne menyre qe te ndikoje elektoratin, problemi eshte se ne kete rast nuk sjell gje pozitive.

Sondazhi nuk jep të dhëna bazë, si për shembull, kush dhe përse është paguar për zhvillimin e sondazhit, sa njerëz janë anketuar për këtë sondazh, si u përzgjodhën njerëzit, prej çfarë zone apo grupi demografik janë përzgjedhur të anketuarit, a janë të bazuara rezultatet e sondazhit në përgjigjet e të gjithë njerëzve që janë intervistuar, në cilën periudhë u krye sondazhi, si u zhvilluan intervistat, çfarë pyetjesh janë kërkuar nga intervistuesit, sipas cilës renditje janë parashtruar pyetjet, çfarë sondazhesh të tjera janë kryer për këtë çështje, a thonë sondazhet e tjera të njëjtën gjë, dhe nëse janë të ndryshëm, përse ndodh diçka e tillë?

lol, kta rrejn sy msy vallaj, e as e rrujn trapin. kuqt jon bo skicofren fare. sdin ka me u rrotullu. do ken pa dhe ca u bo ne Lac sot..

po kta ktu nga i gjeten infot:

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?...

 

 

Po ky Ambasadori Amerikan , paska nevoje per ca leksione demokracie vallai....

Akoma i mban meri Sales se per pak e ngaterroi me ate aferen e Gerdecit dhe Mehdiun. Per kete arsye, kur s'i dalin hesapet, mohon ato qe ben vete.

Ik're andej , se s'kemi nevoje as per Amerike, as per njeri. Jena mesu me hanger dhe bar dhe mos ta ulim koken perpara jush.

Imperialistat e dreqit...

 

Nuk e di nga cfare eshte distancuar ambasadori pasi ne informacionet e sondazhit dhe te percjella ne media thuhet shprehimisht qe USAID (AMERIKANET) dhe Ambasada Britanike kane dhene vetem parate per realizimin e kesaj ankete, ndersa berjen e kesaj ankete dhe pergjegjesine e kane dy organizatat me siper.

Jo keq jo keq, PD 43%, PS-ja e Rames 34%.

Po te isha ne vendin e drejtuesve dhe keshilltareve te fushates se PS-se do te merresha me ate cfare ka shkuar gabim ne fushate dhe jo ne rolin e strucit per te mohuar sondazhin.

E besoj, se rezultati do te thellohet.

Pune çapaçulesh.

Diferenca me duket pak si shume e larte midis dy partive. Nese ky sondazh eshte i vertete atehere sipas parashikimeve priten mohim zgjedhjesh nga ana PS. Sinjalet po jepen qe tani.

"më lejoni të shprehem sa më qartë të jetë e mundur. Qeveria e SHBA-së është e interesuar vetëm në një sondazh, dhe ky është sondazhi që do mbahet më 28 qershor. Dhe ata që do ta mbajnë do të jenë shqiptarët".

Pike!

Hehehe....propagande e HOLLE HOLLE...si vaj ulliri (prej pemve qe ka/do mbjell Birisha) smiley

Elisa Spiropalli THA...degjoni ktu...sondazhi eshte i manipulum!

Sondazhi me i MIRE ishte ai i paraqitur ke PPU-ja para ca javesh...qe jo vetem i nxirrte gjerat me 99%...por S'KISHE AS MARZH GABIMI fare. As mos u merrni me votime fare ne 28 qeroshor se ai sondazhi ishte...pa marzh gabimi! smiley

Ky duket eshte manipulim pasi ne 5 minutshin qe gazetari kerkoj ne internet per te gjet te dhenat e sondazhit...nuk gjeti gje!

Po shyqyr qe kemi nje IRGUN...qe ja gjeti te dhenat e sondazhit. Po Irguni eshte armik i popllit...s'ka dyshim!

PS: Propagande e trashe ne fakt...teper e dobet...Spiropallce fare. Ambasadori thjesht that qe s'ka "sondazh Amrikon"...ka vetem financim nga Amerikonet per kte sondazh. Gje normale. S'eshte as distancim dhe as afrim...eshte fakt. Pastaj gezetaret e paguar dhe papagallet e paguar dolen dhe shpiken ca gjera per gazete...

priten mohim zgjedhjesh nga ana PS. Sinjalet po jepen qe tani.

Kuptohet kjo. Me vjen keq per gjithe ato veze qe do thyen rrugve te bulevardid...kot se koti...ne 29 qershor.

smiley Kush do t'ua thote ketyre qe metodologjia e sondazheve elektorale me ate te anketimit te thjeshte per qellime studimore  (intervista balle per balle, anketat e strukturuara, e te gjithe llojet e tjera cilesore e sasiore) ndryshojne teresisht nga pikepamja e organizimit te kampionit, perfaqesimit etj, etj.  Kam pershtypjen se Spiropali do i kishte bere me sh pune PS po te mos ishte prononcuar fare, se duke thene qe sondazhi eshte i manipuluar i ka dhene ne fakt kredenciale atij sondazhi... Po kush ka nevoje per men sot, eshte e vetmja gje per te cilen nuk ankohet njeri...

Grupo,

Shif sa e bukur dhe moderne eshte ky website i Pulsit: 

http://puls-al.com

Une i besoj te gjitha gjerave qe thone, sidomos kur lexoj qe A. Meksi dhe A. Gajo drejtojne QKZH: http://qkzh.org/

Gjithashtu, jam i sigurte qe arsyeja pse keto organizata merren me sondazhe jane per t'i bere mire shoqerise shqiptare.

Keta jane bamiresa qe duan t'i japin "ze" shqiptareve, ne iu biem ne qafe. Popull mosmirenjohes...

shif sa i bukur dhe modern osh ky website http://asp.gov.al/

jom i sigurt qe arsyja pse ky organizem merret me ato qe merret osh per t'i bo mir shoqrsie shqiptare

keto jan bamirsa qe dun me "drejtu" shqiptart

 

 

mfal po si rezistova dot tundimit mer ti

(osh imperative ka i an me von logjiken formale lond te detyrume nshkolla. ca u dogj u dogj, po tpakten tshpetojm brezat e rij)

...se nuk e mora vesh mire, nga se u distancua Whithers?!!!

Duket se PD po pergatit terrenin per nje manipulim te mundshem te zgjedhjeve.

Asgje e re nga taktikat berishiane...

Duket se PD po pergatit terrenin per nje manipulim te mundshem te zgjedhjeve.

Asgje e re nga taktikat berishiane...

 

n'fakt mu m'duket diference e vogel kjo qe ka dale ne ket anketim. Sinqerisht e prisja me t'modhe. Sipas ksaj, ka shanse qe e majta te kapi 50% ose me lart. Sa per ket "pergenjeshtrimin" e amb. amerikon qe gazeta shqiptare dhe media e bleme prej Rmaes publikoi me t'modhe, duhet me qene krejt idiot mos me e kuptu.

Si diplomat, eshte normal qe te mos komentoje sondazhe e anketime po t'i referohet vetem rezultateve zyrtare. Edhe eshte mese normale qe, nga Shqiperia sot priten zgjedhje te standarteve me te larta se kurre dhe se "cdo gje me pak, do quhet regres". Kjo, sepse merren per baze standartet e pritura me futjen e kartave te reja identifikuse dhe sidomos te faktit qe Shqipria ka hyre ne Nato dhe ka bo nji kerkese per pranim ne BE.

Ku eshte habia dhe entuziazmi per "mashtrim te Sales" ktu?!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).