Vrasja e pronarit të lokalit në Rinas, në emër të moralit

Memoçi dhe kamerieri Cangu nuk binin dakord për lidhjen e fëmijëve të tyre

Policia e Durrësit ka arrestuar dje autorin 50-vjeçar të vrasjes së Rinasit, ndërkohë që në familjen Memoçi ka rënë zia për humbjen e parakohshme dhe kriminale të kryefamiljarit 51-vjeçar, Sherifit. Vrasja me thikë ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në Rinas, pranë aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", në afërsi të lokalit "Vila Aeroport". Ibrahim Cangu, lindur në Nikël dhe banues në Rinas të Krujës, është kapur pak orë pas krimit të kryer në lokalin ku punonte, ndërsa dje, në orën 14:00, është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj tij. Një sherr mes viktimës, dy familjarëve të tij dhe Ibrahim Cangut ka përfunduar në një krim të klasifikuar paraprakisht si vrasje për motive të dobëta. Veprimet e shpejta të policisë bënë që dy orë e gjysmë pas vrasjes të gjendet vendndodhja e autorit dhe të kapet për t‘u përballur me organet e drejtësisë për krimin e kryer në gjaknxehtësi e sipër pas një grindjeje me fyerje, ofendime të ndërsjella që preknin dhe moralin familjar. Sherri ka qenë mes tij dhe shtetasve Pëllumb Memoçi, Hamdi Memoçi dhe Sherif Memoçi nga Preza e Tiranës. Cangu ishte kamerier në lokalin e viktimës dhe kjo lidhje pune kishte krijuar dhe njohjen e fëmijëve të tyre. Djali i viktimës dhe vajza e autorit, sipas burimeve të policisë lokale, kishin pasur një lidhje intime, e cila nuk ishte finalizuar ashtu si përgjithësisht pritet ende nga opinioni shoqëror, veçanërisht në zonat rurale. "Një lidhje dashurie e marrë vesh duhet të përfundojë me martesë, në të kundërt gocës i del nami i keq dhe zor se e merr njeri", komentonte dje një banor i zonës, pranë lokalit ku ndodhi krimi. Sipas burimeve policore, nga hetimet e para rezulton se djali rreth të 20-ave i viktimës donte vajzën e autorit, por familja e tij ishte bërë shkak që lidhja e tyre të mos shkonte përtej. Zyrtarizimi i munguar i lidhjes shkaktoi tension midis Cangut dhe Memoçëve, deri në kryerjen e një krimi. Burimet policore thanë se autori i arrestuar nuk ka bërë asnjë rezistencë gjatë kapjes nga policia, ndërsa është shprehur i penduar që nuk ka mundur të ruajë gjakftohtësinë në një situatë të ngarkuar psikologjikisht dhe me fyerje të ndërsjella që cenonin moralin e familjes së tij. Ai ka thënë se në gjendje të rëndë ishte larguar nga vendi ku kreu krimin dhe është strehuar te njerëzit e tij në Nikël, ku dhe u kap rreth orës 23:30 të së martës. Një lidhje që mund të ishte një raport i bukur dashurie ose thjesht një histori e mbyllur mes të rinjsh ka përfunduar me një vdekje dhe rrezikun e një hakmarrjeje të mundshme mes dy familjeve, pavarësisht se autori është vënë nën prangat e policisë.
 

11 Komente

Nje pasaktesi e vogel: Cangu, autori i vrasjes ishte pronari i lokalit, ndersa djali i viktimes ka sherbyer si kamarjer ne lokalin e Cangut.

Maliq, ne qoftese kjo qe thua ti eshte e vertete,"..Cangu, autori i vrasjes ishte pronari i lokalit!!-Pasaktesia nuk eshte e vogel,por shuuuuuume e madhe!

Ca dreq gazetare qenka kjo qe ka vene nje titull :

Vrasja e pronarit të lokalit në Rinas, në emër të moralit ...

Apo ja ke fut kot ti Maliqo!

Akoma s'mesuan shqipetaret te mos nderhyjne ne jeten e femijeve ne moshe madhore. Kafsheri.

Roza, ajo qe ndodhi eshte e denueshme. Vetem nuk e kuptoj ç'faj kane kane "shqiptaret" ne kete mes. ç'faj ke ti, une dhe gjithe shqiptaret e tjere qe ishin duke bere gje tjeter ne momentin qe Cangu goditi me thike Memoçin? 

Jo se nuk mund/duhet te bejme verejte te pergjithshme mbi mentalitetin e shoqerise shqiptare ne diskutimet tona por kjo duhet bere ne menyre te arsyeshme dhe proporcionale me ate çka ndodh.

Mua keto fjalite qe fillojne me "shqiptaret keshtu, shqiptaret ashtu" seç me lene nje shije te keqe.

Naimo,

"Te vrasesh per nder"? Kush e perkufizon nderin? Nje pjese e konsiderueshme e shoqerise. Pra ky vrasesi eshte pjese e nje entiteti shume me te gjere.

Hendeku mes gjeneratave atje eshte me i ndjeshem se askund: ne njeren ane ke brezin e vjeter qe kapet me mish-dhe-shpirt ne pasqyren e thyer te normave dhe vlerave te kohes te tyre, gati duke i asfiksuar, ne anen tjeter ke te rinjte qe jo vetem duhet te luftojne per te mbijetuar por dhe te luftojne me nje mentalitet te kalbur.

 

Rosée, me kete menyre te shprehuri do beje karriere ne nje sistem qe e kemi lene pas.  Keto lloj ligjeratash me te ri-te vjeter, te zi-te bardhe duhet ti kishim tejkaluar qe kur kemi marre televizorin me ngjyra. Apo e ke akoma televizorin bardhezi ti? smiley

Kam kaluar me kohe ne flat screen (dhe karriera ime eshte bere ne fusha futuriste, ndaj mos u shqeteso) por kjo s'do thote qe kur jam ne Shqiperi, pak jave ne nje vit ose ne disa vjet, te mos shoh problemet e te rinjve atje. Pikerisht fakti qe jam ne gjendje te bej nje krahasim me realitetin e botes ne te cilin jetoj larg Shqiperise, qe mund te ndjej nje keqardhje per limitet e tyre.

Tani, nese ti jeton andej nga Nord-Pas-de-Calais mund te kuptoj mungesen e sensibilizimit tend. smiley

 

"Një lidhje dashurie e marrë vesh duhet të përfundojë me martesë, në të kundërt gocës i del nami i keq dhe zor se e merr njeri"

Majr e paska thon katnari! Vetem se fjala 'njeri' duhet zevendsu me 'arI'

Nuk do komentoja kete ngjarje per vete faktin se jeta kudo ne bote ka te papriturat e saja, per moral, per pasuri, per marri, per urtesi.

Me detyroi komenti i shkurter i La_rosée, se faji eshte i brezit te vjeter, prinder, xhaxhallar, e yzmeqar.

Ta shikojme ne nje kend tjeter, ne krahasim me vendet e civilizuar.

Nje vajze qe ka pasur nje te dashur, per te civilizuarin mbetet nje mike me kujtime te bukura, per Shqiptaret e pacivilizuar nje vajze e dalur dore.

I pari qe drejton gishtin per ta ofenduar eshte ish i dashuri.

Brezi i ri nuk ka mentalitet te ndryshem nga brezi i vjeter, perkundrazi, eshte ky brez qe e ka kthyer femren nje mjet vetem  argetimi e fitimi.

 

 

1. Brezi i ri ngarkohet me kompleksitetet qe fiton ne rrethin familjar. Pra sille si te duash, serish brezi i vjeter mundohet te pasqyrohet tek te rinjte dhe te pronesoje dhe gjenitalet e tyre me normat e kohes te qepes.

2.Tani sesi sillen ish-te-dashurit/dashurat me nj-tj ne Shqiperi une nuk e di. Ajo qe mund te te them qe kjo ka te beje me nje edukate familjare, arsimim familjar, arsimim vetjak,...Pra sa me i larte niveli, aq me pak horrlleqe. Ndaj dhe mos te pergjithesojme qe gjithe meshkujt ne Shqiperi sillen barbarisht, kete nuk e besoj. Ama mund te te them qe kudo ne bote mund te thuhet per nje eks mes miqesh what a f* bastard/ what a b*. Pra dhe ajo teoria e kujtimeve te bukura s'vlen perhere.

3. Ajo qe mua me acaron nga kjo histori eshte: c'dreqin duan prinderit e ketyre ne historine e femijeve te tyre ne moshe madhore? Nuk kane aq besim ne aftesite e tyre per te sistemuar jeten sipas deshirave te tyre? Te rinjte i kane ndrequr punet mes tyre, jane ndare per ceshtjet e tyre, kane mbyllur ate pune dhe kane vazhduar jeten e tyre. Pra problemi nuk eshte ne nivelin aktoreve principale por ne nivelin e figuranteve qe s'duhet as te permendeshin. Shume njerez atje mendojne ne nivel tribu-je.

 

Rosée e dashur. Me fal per pergjigjen e vonuar.
Me behet qejfi qe "karriera jote eshte bere ne fusha futuriste" por meqe e ardhmja nuk ekziston (ajo qe ekziton ne fakt jane momente te njepasnjeshme te se tashmes) atehere i bie te kesh bere karriere ne "ajer".
Sa per Nord-Pas-de-Calais me vjen keq qe i paragjykon njerezit sipas prejardhjes ose vendodhjes se tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).