Vlore, mbetje solari ne pyllin e Sodes

Mbetje solari derdhen ne pyllin e Sodes ne Vlore, duke shkaktuar nje ndotje te mjedisit.
Policia konstaton se autobotet me solar e shkarkuan lenden e demshme gjate oreve te nates dhe se akti ka qene i qellimte.

Disa persona jane shoqeruar ne polici dhe po merren ne pyetje per kete ceshtje.

Blute e Vlores po ashtu kane sekuestruar tre autobote me ane te te cileve dyshohet te jete transportuar solari.

14 Komente

Teoria konspirative alla gazeta SOT:

"Aktivistet Ambjentaliste Vlorake, derdhen solar ne Pyllin e Sodes per te deshmuar pastaj se Petrolifera ende pa filluar mire pune ka ndotur ambjentin" smiley

Ne fillim sezoni turistik, ky krim eshte nje sabotim i paster! po me siguri ketu nuk kane gisht greket...ç'ne greket!

Ku është kryetari i "ambientalistave" Xhuveli ?

Ku është Xhuveli?

Ku është?

Ku e ka partinë tij?

Pse nuk shkon të solidarizohet me popullin?

Pse nuk proteston te qeveriu?

Pse kërkon votat e popullit kur nuk bën asgjë?

Është edhe nga Vlora pale!

Nuk ka asnje dyshim qe derdhja ishte e qellimshme...dhe qe ata qe e kryen ishin ish-Ambjentalistet qe dlinin ne protesta. Kta kan qen mesiguri ata ish pronaret e serbatorve ilegal qe ndodheshn atje dhe qe u prusihen kur u ndertua Petroja...dhe tani derdhin nafte per te MBROJTUR AMBJENTIN smiley

Pres reagimin e Ardian Klosit smiley

Ndotën me solar plazhin e Vlorës, arrestohen 3 përgjegjesit

   

Ndotet me solar plazhi ne Pyllin e Sodes, Vlore. Policia e Shtetit beri te ditur se ka identifikuar dhe arrestuar autoret e dyshuar si pergjegjes te katastrofes mjedisore. Ata moren solarin nga anija me flamur italin “Guildo” dhe e derdhen me 4 autobote ne plazh.

VLORE

Arrestohen 3 persona, njeri administrator firme

Ora 13:00

-Tre persona arrestohen si përgjëgjës për derdhjen e lëndës të llojit solar në plazhin e Pyllit të Sodës në Vlorë që ka shkaktuar një ndotje masive të zonës. Genis Mëhilli, administrator i firmës “Arkan Junior”, Lorimer Ceci shofer, Migel Gjini janë shoqëruar në polici e më pas prangosur pasi nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë derdhur mbetje nafte në mënyrë të qëllimshme për të shkaktuar një dëm mjedisor.

 

Sipas noftimit të drejtorisë së Policisë së Shtetit, firma “Arkan Junior” ka marrë mbetje nafte nga anija “Guildo” që transporton solar nga Shqipëria në Kanada dhe i ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme në kanalin që lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor.

 

Policia e Shtetit sqaron sesi pasojë e derdhjes në mënyrë të paligjshme të kësaj nafte është ndotur “kanali i motorrit” (poshtë hidrovorit), si dhe ndotja ka marrë përhapje në det.

 

Gjithashtu deri tani janë bllokuar 4 autobote, të cilat kanë kryer derdhjen e hidrokarbureve (naftë e vaj) të anijes “Guildo” në plazhin e Pyllit të Sodës.

 

Mbi tre shtetasit rëndon akuza e ndotjes së ujrave e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 203 e 25 të Kodit Penal.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Zv/Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Vlorë po Vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Po po E....sot u perurua terminali i ri...sot "disa persona" derdhen QELLIMISHT nafte ne ate vend.

Hmm...kush do me ve bast qe kta tre PETRITAT e Vlores ishin pjestar ne mitingjet madhshtore te shumta ne "mbrojtje te ambjentit"? smiley Kush do me ve bast qe kta kan pas lidhje me ato terminalet ilegale te naftes qe u prishen si pasoje e kti ndertimi?

Ja kush jane ata qe pretendojne te "mbrojne ambjentin"...Flisni pastaj qe nuk duhen share kta plehra.

Nuk ishte koincidence qe derdhen nafte sot qe u perurua terminali...

Po E-ja me sa duket e merka vesh si "ja cna beri terminali"...dhe mbase ky ishte qellimi i atyre "Ambjentove"

 

Rroft Politika e Re!

smiley e kisha fjalën që ishte bërë një përurim i ri, ku merrte pjesë dhe kryeministri, dhe Peshku nuk e kishte paraqitur lajmin... dmth lajmi na vjen më parë nga "t'jashtmit" ... sepse mua nuk ka pse të më djegë më shumë apo më pak se ti që je në Amerikë smiley

 

Dhe shikoni dhe emrin e firmes : ARKAN JUNIOR !!!

Ky huri, nganjehere, eshte nje ilaç fantastik : te dhemb nga trupi dhe te sheron nga trute.

e ka "Arkand Xhunior" po mediave i pelqe i cik saspens smiley

Eh, ku te le rradhe Kryeministri qe e zbuloi i pari se kush e kish bere kete veprim smiley

 

Para se te vija këtu mora vesh se krijuan sërish historinë e orës së Presidentit Bush. Pak më tej kanë hedhur ca naftë, për të prishur syrin e keq, por ne do t’ua lëmë atyre këto truke dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë vepra si kjo.

Nga fjala e Kryeministrit Berisha gjate perurimit te Petroliferes

Llukan, mos i bie n'qafe Grupit, ai e hudhi llafin i pari ...

Pa ikona, e pa shaka ne fakt ne kete teme, humor "noir", teme "noir" ....

Nje sinjal i QARTE ndaj arrogances Berishiane dhe gupeve prapa tij per prognozen e veprave te Madhenueshme te Psikopatise se Babzitesve . Keshtu filloj dhe me kush e vrau KAPORALEN ????? Fillim Vere qe dhe atehere..................... Ne gazeten "Tomorri " te asaj kohe ( kush e ka ) mund te lexoje dicka te ngjashme me nderhyrjen e Berishes... po ja kaq intelektuale dhe shpotitese ose te inteligjences se Larte smiley qe bejne te entuziazmohen per fitorjet e Policse me dhjetra Grupashe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).