Vendimi, biletë me detyrim për udhëtarët

 


Vendimi, biletë me detyrim për udhëtarët


Pajisje e detyrueshme e udhëtarëve me bileta, që do kenë një format tërësisht të ri.

Këtë vendosi dje qeveria. Në vendimin “Për prodhimin shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta në transportin rrugor” janë saktësuar rregullat. “Pajisja eudhëtarëve me biletat e transportit është e detyrueshme për të gjitha llojet e shërbimit të transportit, përjashtuar taksitë 4+1 dhe 8+1”, thuhet në vendim. Sipas tij, taksitë do të lëshojnë bileta vetëm në rastet kur nuk janë të pajisura me taksimetër.

Në rastet e shërbimeve për të tretë ose në shërbime të specializuara apo organizuara, pasagjerët nuk pajisen me bileta, por agjencia e udhëtimit i lëshon faturën tatimore shoqërisë përfituese të shërbimit. “Në këto raste, drejtuesi i mjetit duhet të ketë gjatë udhëtimit listën e udhëtarëve dhe faturën tatimore, të lëshuar nga agjencia e udhëtimit”, saktëson vendimi.

Me anë të tij ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për dizenjimin e formatit të biletave të transportit rrugor të udhëtarëve. “Strukturat përkatëse ushtrojnë kontroll ndaj shoqërive rezidente shqiptare, të licencuara për këto lloj transportesh, për pajisjen me bileta të udhëtarëve”, përcakton vendimi.

 

1 Komente

Une mbaj mend qe ky lloj vendimi ka egzistuar qysh nga "kohet e lashta" ne Shqiperi .

Si thoni ?  Kush mund ta kete anulluar dhe pse ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).