Vdes i mbytur nga plehrat fëmija 13 vjeçar

SHKODËR- Ka humbur jetën në mënyrë tragjike 13 vjeçari Ermir Ujka banor i lagjes 'Mark Lula' në Shkodër. Djaloshi i cili ka qenë duke kërkuar për skarp pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane. Fëmija nuk është parë nga drejtuesi i mjetit të Ndërrmarrjes së Pastrimit. Sipas fëmijëve të tjerë dhe personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, Ermiri ka qenë pas mjetit të pastrimit dhe në atë moment mjeti ka hedhur shkarkesën e cila ka rënë mbi trupin e tij. Një grua dhe disa fëmijë që kanë qenë aty duke bërë të njëjtën punë kanë dhënë alarmin dhe është njoftuar edhe policia.

Fëmija është mundur të nxirret i gjallë nga pirgu i mbeturinave që kanë rënë nga mjeti mi trupin e tij dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, ku pas rreth 30 minutash , pavarësisht nga ndihma e mjekëve nuk ka mundur të jetojë. Florian Dardha (femija ne fotografi), shok me viktimën që ka qenë i pranishëm në momentet e aksidentit tregon se kanë qenë si çdo ditë duke kërkuar për kanaçe e skarp tek vendi ku shkarkohen mbeturinat. "Ermiri ka qenë pas makinës dhe shoferi nuk e ka pa se po ecte prapa për të shkarkuar plehrat. Ermiri ka parë një 200 lekëshe në tokë dhe është ulur ta marrë në këtë moment hodhi plehrat", rrëfen Floriani.

Persona që jetojnë në këtë lagje të varfër të krijuar pas viteve 90-të, kryesisht me banorë të ardhur nga zonat e thella malore, tregojnë se Ermiri i përket një familjeje shumë të varfër që për të siguruar bukën e gojës dalin çdo ditë për të gërmuar në plehra për të gjetur diçka që mund të shitet. Të njohur të familjes shtojnë se djali i vdekur ka qenë dhe i sëmurë dhe ka patur probleme me zemrën, por megjithatë nevoja për të jetuar e bënte të dilte çdo ditë për të gjetur kanaçe apo skarp mes mbeturinave që hidhen afër varrezave të Dëshmorëve.

Varfëria ka shkaktur kështu viktimën e radhës në Shkodër, viktimë e cila ka qenë një fëmijë 13 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30. Prej vitesh, fëmijë e të rritur që jetojnë rreth varrezave të Dëshmorëve në Shkodër kanë si mënyrë të vetme jetese atë të grumbullimit të kanaçeve apo skarpit në mbeturinat urbane të gjithë qytetit që hidhen çdo ditë këtu. Në mjaft raste ato u shkojnë prapa mjeteve të pastrimit, në përpjekje për të qenë të parët kur ato shkarkoken, pasi vetëm kështu mund të gjejnë më shumë material për ta shitur.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të ndërrmarrjes së Pastrimit.

 

25 Komente

oh zot, e tmerrshme, sa keq po me vjen...

Nje femij simpatik,qe duhej te ishte ne bankat e shkolles,ose duke lozur futboll me shoket humbet jeten ne nje menyre nga me tragjiket,duke kerkuar te siguroje jetesen me pune nga me te rendomtat.Atyre politikaneve shqipetare qe shkojne neper Shqiperi ne keto zona te thella duke mashtruar keta njerez per te fituar vota ua shperblefte zoti makabritetin me te njejten monedhe nje dite.Te gjithe ata njerez qe shkojne te votojne ne Shqiperi te mendojne dy here para se ta hedhin ate vote.Mos degjoni fjalet percarese dhe plot urrejtje te disa politikaneve qe jane te mbushur me milionat qe i kan rrjepur ketij populli.Nuk ka asgje me te shtrenjte se femijet,dhe e ardhmja e tyre.Ai femije simpatik qe ka humbur jeten dje ne ato rrethana skandaloze eshte nje femije tipik Shqipetar,qe mund te ishte femija i kujdo ne Shqiperi.Prandaj mendoni 100 o njerez perpara se te hidhni voten.

Nuk dua te bej politike ketu,por Shkodra vazhdon te jete e mbytur ne varferi sepse Shkodraneve politika ua ka pire lengun me kohe.Mbeten ndoshta populli me naiv ne Shqiperi ku sidoqofte performanca e politikes,vendimmarrja e elektoratit nuk ndryshon.

 

Vdekje e tmershme. menaxhim i keq. shteti pergjegjes. shoferi pergjegjes.

Ngushellime familjes...

Une po mundohesha ta vija veten ne vendin e atij shoferit. Me vjen keq edhe per te me thene te drejten. Kam pershtypjen se ai nuk e ka vene re femijen ne mes te plehrave. Eshte shume e veshtire te dallosh nje trup te vogel mes gjithe atyre pirgjeve qe digjen.

Edhe une te njejten gje mendoj, qe shoferi ska pase faj i shkreti, por fajin e ka varferia skandaloze qe ekziston ne ate zone qe i detyron femijet te bejne punera te rendomta. O ZOT them me vete shyqyr qe femijet e mi jane lind dhe rrit ne tjeter vend dhe kane nje te ardhme larg kesaj varferie.

Lajmin e degjova sot ne mengjes, neper gazeta dhe eshte vertet e tmerrshme. Nuk e marr dot me mend humbjen qe ka pasur familja, dhe sidomos ne rrethana te tilla. Ngushellime.

Por jo gjithnje femijet dalin vete per te bere pune te tilla, ka raste qe vete prinderit i detyrojne. E kam pare dhe e kam degjuar me veshet e mi nga femijet qe lypin rrugeve te Tiranes, qe nuk shkojne ne shkolle, por lypin se i rrahin prinderit  po te mos cojne ndonje lek ne shtepi. Dhe askush s'do t'ia dije. Mosperfillja eshte gjeja me e keqe ndaj ketyre femijeve.

Blend, sikur me kishe lexuar mendjen. Ne raste aksidentesh, gjithnje me shkon mendja se si mund te ndjehet personi qe e ka shkaktuar ate, c'barre mund te mbartte ne shpirtin e vet gjer ne vdekje ai njeri? Si arrin te bashkejetoje me ndjenjen e fajit? Nuk e di.

ATA PRINDER JANE TE VARROSUR PER SE GJALLI, NUK U MJAFTONTE VARFERIA, POR JU SHTUA DHE VDEKJA, DUKET SIKUR ME QENE NE MANILA....

Ngushellime familjes dhe te afermve. Me vjen shume keq per kete femije qe ka vdekur ne keto rrethana kaq te tmerrshme.  Vetem familja e tij e di ssa e rende eshte dhimbja.

Por nuk me duket faji i shoferit, nese ishte duke ecur mbrapsht e veshtire qe te mund ta dallonte femijen nese ai ishte aq prane makines. Ai e di se c'po heq nga kjo tragjedi, nuk eshte vendi yne t'ia shtojme fajin pa i ditur mire te gjitha rrethanat.

Faji kryesor eshte i varferise qe i ka detyruar prinderit e tij qe ta cojne te beje nje pune te tille.

Ahhh Migjen, Migjen.  Kur do zere pluhur "Poema e Mjerimit"?!!

Ky femije nuk duhej te ishte duke punuar, por ne shkolle. Kjo eshte shume shume e rende si ngjarje. Dhe femije te tille, sheh plot rrugeve, duke rremuar neper koshat e plehrave, ose duke lypur rrugeve.

Me vika shume keq.

Nuk dua te bej politike ketu,por Shkodra vazhdon te jete e mbytur ne varferi sepse Shkodraneve politika ua ka pire lengun me kohe.Mbeten ndoshta populli me naiv ne Shqiperi ku sidoqofte performanca e politikes,vendimmarrja e elektoratit nuk ndryshon.----tomsio a si e ke ti

 

 

Shkodra populli me naiv po me me Kavajen,ju kena lan je "te zgjutve" Tiran e poshte apo skraparllinj e gjirokastritëë me hedh voten ku duhet...ky aksident tmerr kish mujt me ndodh ne cdo qytet mar,apo ska andej femij qi mbledhin skarp?lapo te ishte sot edi PS ne qeveri nuk kish pa pas mundesi me ndodh eeee?lene djal se s'ja ke haberin ca po thu...e demek spo du me ba politik,mas hajde ti me na tregu ku pikon çatia prej ngado te jesh as nuk ja vlen po hiç...se se ke nivelin.plasi performanaca ne qytetet  e tjera E di ti qi nuk gjykohet populli per Voten qi jep KY A LIGJI NR1 NE POLITIKEN OKSIDENTALE!

Mire poemes se Migjenit, po c'i behet shqipes se Migjenit ... kuku bre nane ...

monda, meqi e mban vedin per intelektuale...,nese a me fol me than dicka fol po jo me fol sa per me fol.Fjalia jote siper nga ana kuptimore a e vagullt si ne kllapi...(e merr vesh robi ca ke dasht me than,tuj u ul ne nivelin e bashkekombasit kuptohet...se njeriu duhet me e ba at gja.Thjesht per sqarim.dmth jo vec poems se migjenit ske ca i ban,se u dashka me i ba dicka po shqipes...Poema e Migjenit a Perfeksioni vet!Nuk ka nevoj me u çbâ as me u ribâ.Ajo a e Pavdekshme si vet emni i Migjenit te madh.Mjerimi ka ekzistu,ekziston e do t'ekzistoj perdersa ekziston njerzimi.Ne mas nji form,ne nji form tjeter. Jeta merr kuptim perball vdekjes,njashtu edhe mjerimi para lumturis e pasunis.A do ja kishim dit Vleren ndryshe?

Per at poema ska me u harru,as nuk duhet me u harru edhe sikur te zhduket mjerimi nga Shqypnia!Mjerimi jon nuk a njaq varfnia sa a budallalleku...

Dafin,

Mjerimi nuk don meshire,por drejtesi!

Dafine, s'e mbaj vedin per kurrgja smiley

Bile as ty s'po te pyes si e mban apo si s'e mban.  Por keshtu dmth, miqesisht do te te sygjeroja, para se te harxhosh kohen me u gjegj me llogje te stergjatura, lexoji edhe nje here a dy ato dy poste te shkurtra qe kam shkruar, edhe mbase gjegjesh ndryshe. 

Ne fakt, s'eshte nevoja ta besh kete, po meqe me ke permendur ne dy postet e tua po ta sygjeroj. 

dikush me mend sdo kishe repliku ma...po si mondes do te gjegjem edhe ty...

Mendte e krese te bejne hatane oj/or Dafine.  Me lart i kisha ne rregull, se s'i kisha replikuar ndonje peshku/peshke.  Kete tani, po, mund ta quash replike.  Po te me besh nder ta ndjekesh ate keshillen me lart, s'do gjegjena me. 

Oh,shume fatkeqsi e madhe!

Shume e dhimbshme! ..por ky eshte nje aksident i keq,i nje shembulli te keq te administrimit pa rregulla,te hedhurinave urbane!

Hedhje te tilla mbeturinash,pa rregull,pa kontroll,pa kufizime te landeve per plera,ndodhin ne Afrike.Atje aksidente te tilla ndodhin per dite!

Nga cdo vdekje "aksidentale" duhet te kete nje pergjegjsi!

Ti vesh per gjegjsi vetem Shoferit nuk eshte e drejte!

Ti vesh pergjegjsi,pergjeqsit te landit te plerave,qe nuk ka marre masa sigurimit (te hedhurinave) ne pune,eshte me se e drejte!

Pergjeqsi ligjore,do te ishte nje gje e drejte,me burg mundesisht!

Vetem keshtu do te parandalohen aksidentet e tilla!

Artian, a po that kush te kunderten...?nese e hapim nji problematik si mjerimi duhet ta "lokalizojm metodikisht" masi do shkojm ne te gjitha anet...

Dafin,vertete kur merr vesh nje aksident te tille,eshte e dhimbsheme,por atje "brenda dhimbjes" me njerzorja eshte te lind nje seri pyetjesh,Si?Pse?..dhe kur merrvesh si dhe qysh...te vjen akoma me keq,sepse neser atje,mund te ndodhi perseri nje "aksident" i tille,pasneser,nje tjeter "aksident"..

....dhe a eshte e mjaftueshme te shprehemi " ah ishte nje fatkeqsi,nje dhimbje e madhe"???

 Shoferi mund te mos kete faj, por te pakten burise mund ti binte ne kohen qe hecte mbrapa. Ketu ne perendim, kamionat, sapo e çon marrshin per mbrapa, leshojne nje si sirene, per te paralajmeruar kedo qe mund te ndodhet ne rrezen qe shoferi nuk mund ta shohi me pasqyra.

Me shume mundesi ato kamionat nqs kalojn nga lindja i caktivizohet ai opsioni.

A i bie naiher borise ti kur ecen mbrapsht ne nje rruge bosh??? Shoferi ska fare faj, nga supozohet ta dije qe ka femije ne plehra???

U prefte ne paqe

Pleherat te cilat te moren jeten nuk te mbuluan ty,por ne.Rruge te mbare vogelush dhe u prefsh ne paqe

Mos u hidhnoni o shkodran se te verteten kam thene.Tju vij keq sa te doj,sido qe te jete gjirokastra e jugu ne pergjithesi,voten te bazuar ne llogjike fisnore e klanore,e krahinore nuk e jep.Ju po.Dhe mos na tregoni perralla me Shkodren e persekutuar gjate komunizmit, sepse nuk vlejne sot.

E keni ndrit ne demokraci ju?

Une kam thene nje te vertete,dhe defekti i votes dhe naivitetit nuk eshte vetem ne Shkoder,por ne Shkoder ne vecanti me shume.

Nqs nuk eshte keshtu atehere jepni argumenta,lereni sentimentalizmat e kota,nqs ju krenoheni me Shkodren se jeni Shkodran une krenohem me Shkodren se jam Shqipetar.Prandaj lerini budalliqet.

Une thashe qe vota e Shkodres eshte e njohur dhe e ditur nga politika,dhe si e tille nuk i jep asnje far stimuli politikes.Kjo ka bere qe Shkodra sot te jete qyteti i madh me i varfer ne Shqiperi,ndoshta per here te pare ne historine e Shqiperise.

Nuk eshte e vertete qe ky aksident te krahasohet me aksidente te tjera tragjike si ato rrugore e ajrore etj,sic kane bere disa,ky eshte nje aksident i ardhur direk nga mungesa e oportuniteteve,nga mungesa e shtetit ligjor,nga mungesa e pushtetit vendor,menjf pasoje direkte e politikes qe vetem vjel votat dhe mbjell vrer ne popull.

 

Edhe nje sqarim.

Nuk fajesova Pd-ne si parti,dhe nuk i ngrita vlera Ps-se.Fajesova politiken 20 vjecare,ne vecanti politiken qe ka zhytur Shkodren ne anafalbetizem,varferi e kob,dhe qe prezanton ate qytet te vjeter me tradita me disa qyqar e qyqare te thare nga kultura.Jam i bindur qe ai qytet ka kapacitetin te perfaqesohet shume me denjesisht.

 

Dhe vdekjen e nje femije ne forme aksidentale s'hezitoni ta beni pjese e fushates elektorale? Aq me teper te mundoheni te hidhni balte mbi nje qytet te tere i cili ka bazat me te konsoliduara artistike ne vend? Turp te keni nga vetja dhe nga qeniet ne te cilat jeni transformuar!

Si perher edhe kete here.

Te gjithe artikujt qe vijne tek peshku, aksidentalisht jane plehrat ne mes.

5 Herojt ne plehra, qyteti i plehrave, plehra demokrat, femija vdes aksidentalisht ne plehra.

Nuk ma kap rradakja si mund te komentohet nje lajm i tille, faji i bashkise, jo i shoferit, i politikes, jo i shkodraneve qe votojne Pd, jo i Pd-s qe kerkojne votat ne shkoder, jo faji eshte i viktimes qe eshte i pafajshem, si femija i shkrete.

Jack London e shkruan diku se i kujt eshte faji.

Une nuk e di kush i ka vene faj PD per kete rast,kushdo qeveri te ishte nga kush do krah,duhet menjehere te mari masa per sigurine e jetes ,qe atje dhe kudo ku punohet te mos ndodhin me aksidente te tilla, ky eshte mesazhi, te pakten i imi!

Por muabetin e degjenerojne disa ketu si puna jote!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).