Vazhdimi i komenteve per zgjedhjet - rezultatet nga ECA.al

Numerimi i votave ne Tirane. Fotografia eshte e Hektor Pustines per Associated Press, pasqyruar nga Yahoo News.

 

Rezultatet mund t'i ndiqni tek www.eca.al

189 Komente

Mire e bere qe e hape nje te re, Llukano.

Sa per informacion te peshqve te zakonshem, Peshku sot ka pas trafik te madh (kjo pritej). Ne cdo moment ka patur afersisht 30 perdorues te regjistruar dhe 100 te paregjistruar. Kjo pak a shume qe dje ne darke, me nje ulje te trafikut per oret e mengjesit ne Tirane.

Sikur plus minus nje te jene keto koalicionet, cfare lloj qeverie do kemi?  Sa e "stabilizuar" do jete?

PS: Flm Llukan smiley 

duket barazim

ndryshim i madh nga dje

Sistemi po e penalizon LSI ( dhe mire ja ben per mendimin tim), po nese mbyllet barazim dhe e majta eshte ne avantazh ne nivel kombetar si deri tani, atehere mendoj se do te kete te drejte te beje pazar per nje deputet qe mund te kaloje nga e majta dhe te krijoje qeveri.

Do jete shume e cunditshme nese LSI bashkohet me Berishen.

Nuk ka bashkim LSI me PD, me shume mund te ndodhe qe te kerceje PBDNJ-ja. Sotnte Rama e quajti Meten "mik dhe aleat" keshtu qe duket se realiteti ka filluar te kuptohet ne PS.

Ne total duket sikur e majta ka me shume vota, megjithe sistemin proporcional rajonal. Kjo do te legjitimonte (nga ana morale) kalimin e nje deputeti (psh PDI) tek te majtet dhe do i pershtatej me shume votes se shqiptareve sesa kalimi i PBDNJ tek PD'ja.

A e kam gabim une, apo PDI dhe PBDNJ jane incompatible si parti? (Me i fjale, nuk do pranonin te ishin ne koalicion me njera-tjetren.) Llukano, ndihme. 

Penar, gjithshka eshte e mundur ne kete "politiken" shqiptare.  Edhe PAA i kishte marre votat nga e majta ne 2005-en por u fut ne qeverine e PD, edhe PAD gjithashtu por Ceka u be nenkryetar i Kuvendit. Asgje s'eshte e fiksuar.

Duke patur parasysh sesi u formua qeveria e Berishes ne 2005 -vetem pas nje koalicionin me PBDNj dhe PA e Xhuvelit!!!!, deputetet e te cileve u futen ne parlament vetem ne saje te kontratave paraelektorale me PS- nuk eshte fare e cuditshme qe Berisha te beje xhan-xhan me Ilir Meten, vetem qe te qendroje ne qeveri. Gjithashtu Ilir Meta terhiqet me teper nga Berisha sesa nga Rama, duke menduar edhe qe Meta mund ti shkepuse Berishes nepermjet votave te tij ndonje premtim per ndryshimin e ligjit elektoral.

ne 2005'en, pas ndarjes LSI me PS, Berisha doli me perqindje me te madhe votash dhe ishte e natyrshme qe ta formonte ajo parti qeverine. Nese kete here PS del me perqindje me te madhe votash, i takon asaj t'i beje kualicionet per te krijuar qeverine.

vetem mos harro se PD ne 2005 nuk kishte 50% e nevojshem per te miratuar nje qeveri dhe ishte komplet i varur tek votat  e PBDNj dhe PA. Pa keto vota, qeveria e Berishes mund te binte qe ne seancen per miratimin e saj. Keto gjera harrohen shume shpejt. smiley

Koha Jone deklaron qe Berisha ka fituar zgjedhjet.  Ka konfirmime?

bobo ngelem te peshku.

pse nuk na i sollen ne votat e i kishim numuru fet e fet sa verdallosemi kotnasikoti.

Po pra, t'i numeronim votat ala-wikipedia, me vullnetare nga e gjithe bota. smiley 

koha jone e shkruajti gazeten ne 12 te nates dhe ja futi gjumit...

T-Ch gjithashtu beri nje pune shume te dobet per transmetimin e "lajmit te fundit". Te mos flasim fare per Balkanweb. Shyqyr qe ishte peshku dhe eca.al se dhe vitrinat nuk po punonte pas nje ore...

 Account suspended me del mua shqiperia.tv - nejse, keta neper opinione e top show-ra grijne sallate. 

thx penar,

nuk e kisha pare deri tani

eshte pak me mbrapa se eca.al  dhe nuk e jep numrin e deputeteve (qe me kete formule eshte me i rendesishmi) po hapet shpejt

vallaj, i kishim numru mo shpejt ne se punes ja varem per sot mo, u pa kjo...

Boo o bo shqipnia me blue/red states. Blue north of Shkumbin!! A ka me tribalizem se kaq???

Sot kush e qa, po me kete ritem (ta zeme se numerohen ta gjitha) nuk sosin as neser.  T'u kishim dergu te pakten ndonje kusi kafe e te numeronin gjithe naten, se na lane dhe ne pa gjume smiley.  Te vujne dhe ata smiley.

Na lane pa pune qi i lont zoti pa men i lont. Peshku meriton nje monument, seriozisht.

At the end of the day, Rama do dali ose si strategu me i madh, ose si "koqja kanarit me i madh".

Exit pollet mund te quhen "kredibel" thote Lubonja, a thu se flet anglisht 23/24.

Shume dobet tranmetimi i lajmit te fundit online nga media Shqiptare. www.eca.al ka bere pune shume te mire, por keto jane vetem shifra te thata. Nje tip mbulimi te drejtperdrejte per te rritur transparencen s'po shof ne asnje nga faqet zyrtare.

Nje gje kam te paqarte. Nese ruhet ky raport votash ne favor te partive te medha (PS,PD), a egziston mundesia qe mandati i marre nga PR (mediu) te spostohet ne favor te PS apo PD.

Dmth, me evolimin e procesit te numerimit, a egziston mundesia qe PR ta humbi mandatin a marre?

fjala jote ne vesh te perendise... vetem PR qe nuk meriton asnje vote

Tan Hoxha tek Opinion thote qe PO. Une s'kuptoj gjo per vete, e kom pas majt veten per as ne matematike, po nuk e gjej dot gjalle cer formulash perdoren dhe pse perdoret kjo llogjike. M'ka lon koha mrapa.

Nuk them mos ti numerojne se kete rezultat nuk e lot as Topi.

Te krahasosh % e 3-4 oreve me pare jane te njejtat ne nje ndryshim per te dyja palet mosperfilles.

Ka ndryshuar raporti i mandateve per qarkun e Beratit, o eshte gabim kjo paraqitje e fundit ose ka qene gabim me perpara.

Sipas kodit zgjedhor kjo e fundit eshte e sakte, mendimi im.

Shume nga peshkataret ankohen se me kete ligj zgjedhor penalizohet ps, ne fakt del e kunderta, eshte me e penalizuar pd, pamvarsisht nuk jam i qarte tek menyra e llogaritjes.

Te shikosh rezultatet e qarkut Fier,koalicioni  Ps 48.31%, koalicioni Pd 39,07% , diferenca nuk eshte as 10 pike, e Ps merr tre mandate me shume se Pd.

shiko LSI dhe PR ne Tirane dhe e kupton kush penalizohet

Koalicionet jane per bipartitizemin, dobson ose zhduk partit e vogla ( tregtare) model i ishgjermanis perendimore.

Dhashe shembullin ,se ne nje ligj elektoral partit e medha denohen ose perfitojne njesoj.

Hej sikur ju paska ardhe pak goja sot ju te majteve!

Kot e keni,se ne fund do ngeleni me gishte ne goje.

PD merr nga 72 deri ne 74 deputete e vetme pa kualicionin.

Edhe nje pyetje kisha une po veliaj,shpresa e rinise ku eshte morr vlla?s`ja kemi pare fytyren fare.

Mos ka vrare veten?

Kush ka dijeni te na informoje,se na beri merak.

Gjithashtu nje pyetje per peshkun. Nuk e di nese ka ndonje 'plugin' per modulin e komenteve te drupal qe po perdoret ketu, por do ishte shume i dobishem nje ajax reload c'do 10 sec per te pare nese ka komente te reja. Pak a shume si reload i Twitter. Sidomos per raste te tilla.

Nejse, faqja (knock wood) ka punu relativisht normal sot. Nqs do qe te hapet shpejt fare, perdor Safari-n. Eshte me te vertete me i shpejte, edhe se Firefox. (Eshte dhe per PC.)

Pergezime Penar. Punon me te vertete mire.

Faktikisht hapet shpejt, vetem se duke punuar nuk dua te shtyp refresh gjith kohen (normal) keshtu qe do ishte shume me vlere ne raste kur ka mbi 1 postim per 30 sec. Normalisht duhet te jete shum i kollajt per tu bere. Do te ta coj po bera gje sot.

Po e bere, mire do ishte. Ne jemi ne Drupal 5. 

per vete do te kisha bere alamet pune per numerim votash.

ta besoj moj xhane ta besoj.se ku kane shku e kane vu ca demela , ca te nordhet gjithanej.ne Lushnje psh , ne ora 3 te mjesit e kane mbyll dhe kane hap ne ora 12.00 ne dreke dhe jo si tere te tjeret ne 9.00.edhe sot prape e lane prergjys per neser ne mjes (dro dhe ne 12.00 ) se jane te lodhur.

te shkretet ne per ca na ka rene perpjese.

enke, t'u kishe dergu ndonje tenxhere nga ato te tuat, ke parasysh, tip uje nga pusi i Pashakos smiley, ene ta kishe pare ti si do kishin punu smiley

Po me stil, ua vije t'i merrnin ere, ene u thoje, pa numero 3/4 e votave, s'ka dreke smiley.

Per nje kek t'lagun me qershi me shllake e liker pastaj, i kishin mbaru komplet deri nga pasditja smiley.

Monda rrofsh moj xhane na rregullove humorin smiley

 

Enke, po kerce prifti nga belaja, se edhe ketej na eshte prish humori ... smiley

Po hec, ene nje gote vere nga mbrapa e do ngrysemi si do ngrysemi ene sonte lol.

Hehehehe! smiley

Kishin fillu me vane ne zbatim planin B keta te Bllu Allbenja! smiley

 

Mendoni se eshte sistemi i numurimit te votave qe shkakton ngadalesimin, numri i pamjaftueshem i komisionereve apo thjesht jane mefshte ne pergjithesi?

Mbaj mend qe ne votimin e pare dhe te vetem demokratik e europian ne Shqiperi, sipas meje (pra ai i 92-it), rezultatet dolen brenda dites se neserme pas votimit.

PS:

Procesi ka ecur me mire se ne cdo zgjedhje tjeter po thote tani Sala.

Ora 22:39 dhe jemi ne gjysmen e numerimit, por sipas ketij budallit, procesi paska ecur mire.

Ndonje link per lajme live? smiley

Si eshte e mundur qe qarku i Kukesit ka më pak deputetë se ai i Gjirokastres, kur qarku i Kukesit ka me shume banore se ai i Gjirokastres? Kjo nuk bën sens ....

Si urdhnon zotni!

Planin B! smiley

Vini re, psh, ku ka ngel votimi ne qarkin e Tirans!

Jane ca bastione floke-verdhesh dhe sy-boqillshish andej nga Bregu i Lumit!

Paskuqan, Paskuqan quhet vendbanimi! Kane ndodhur gjera interesante ne kete vend zotri! Sidomos ne zgjedhjet e 2005-ses dhe 2007-es!

Mbajni mend emrin e vendit! Paskuqan!

Pashkuale!!!! smiley

 

Aman mer mroklla, bej sevap se jena lodh me formula lol.  Keshtu troc si eshte plani?  C'do behet ne Paskuqan?  Vezet kuqe te Pashkes?  (Se mund te kisha perdorur dhe ndonje fjale tjeter lol.)

Fatmir Xhafaj, ora 11:40: Ne VNV Paskuqan ka pasur prani te shtuar nga militante te PD te cilet kane ushtruar presion mbi procesin. Rasti me i ndeshkueshem eshte i zv. Ministrit te Brendshem, Gent Strazimiri, se bashku me tre agjente krimesh, qe kane ushtruar presion mbi antare te socialiste te komisioneve te numerimit.

Ska nevoje per Plan B.

Formula e meposhte e G.Bobit e trego me se miri se PD do fitoje 80 vende!

Coffee-sludge-75

 

chene, kom qesh aq fort sa keta ne pune po me kujtojne se u cmenda. E modhe fare, e nisa me qyfyret e mrroklles diten e punes, po e myll me kete tenden. Rrofsh, nuk mbaj dot te qeshuren......... smiley

Tani fallxhore nuk jam po disa gjera i marr vesh nga filxhani. nqs ky shokua kur e ka pire ka menduar vec per zgjedhjet, mua me del figura e pd me del nga e majta e ps nga e djathta. PD i del nje 5 e madhe qe do te thote i plotesohet deshira po me shume veshtiresi, dhe ne buze te filxhanit PD paska nje peshk te madhe qe per mua eshte money , keto pare o do i kete harxhuar ose do i fitoj kete se di me siguri. PS tek figura e saj me shfaqet nje person, simpatik, largpames, nuk shof ndonje pengese rreth tij, ndoshta shpreson shume. Midis ketyre figurave shof nje pasqyre te madhe gezimi, secila pale kerkon ta rrembeje. Kurse tek fundi i filxhanit paska shume kafe, ose llumi sic i themi ne. Mbase personi kur e ka pire do kete qene pak i merzitur. Kaq kisha per filxhanin ishalla fiton me i miri.

Chene duhet te vesh 3 filxhona me duket se dhe ato te tjeret isoj folen smiley

Vallaj po bene ndonje gje them se do lozin ne Durres ku kane ngelur shume kuti per tu numeruar, jo ne Tirane ku rezultati eshte veshtire te levizi nga 16-16.

ke akoma  gjysmen e kutive ne Shkoder, me shume se gjysmen ne Durres, gjysmen e kutive ne Lezhe, gjysmen e kutive ne Tirane, gjysmen e kutive ne Diber , gati gjysmen e kutive ne Korce qe po shkon gati jeke jek dhe nderkohe ne zonat me fitimtare per PS nderkohe shihen se ka me pak se gjysmat e kutive qe nuk jane hap , po ashtu ne Berat kane ngel 31 kuti ..ndaj nuk do te flisja me kaq siguri..

Oh shit Enka smiley

Pra do te na duhet edhe njdonje jave deri sa te vendoset kjo. Jepjani mor fitoren dikujt se mos ka rendesi kjo, vec te shpetojme nga kjo idiotsi qe ka pushtuar te gjithe.

jo nje jave , 1 dite Toko.ka kalu vec nje dite per te mbledh gjysmen.une spo e lavderoj ket gje , por dhe ti mos e be qimen tra.

fitoren dikujt ashtu kot me kot nuk mund ta japim.ti per vete je ne Ha-mer-ike por ne nga te mbytemi?

 

O Enka nje dite gjysma e votave, 2 dite gjysma tjeter, 3 dite sa te sqarohet sa bejne 1+1  gjithsej baras 6 dite plus nje dite pushim 7 dite baraz nje jave.

Sa per tu mbutur te gjithe jemi te mbytur po te shikojome deri tani rezultat si njeri dhe tjetri do te na mbysin si ju atje si ne ketej  prandaj thashe jepjani dikujt e te mbledhim medjen smiley

tashti ti paske llogarine tate Toko s`ta mush dot menjensmiley

nashti mo s`ja japim dot kujt tjeter se jane bere votimet.

maksimumi mund ti japin ca redbulla atyre te votimeve qe te morrin energji smiley

Nje kokemadh shikoj un aty, ceshte ai? smiley

mua me duken me te besueshme rezultatet e chene.

Mos kini frike! Tahiri dhe James Bondat e tjere kane gjithcka nen kontroll. smiley

Chene, rrofsh se harrum me qesh smiley

Pyetja ime per veliajn mroklla ishte vertete e sinqerte,kam 2dite qe se shoh gjekundi.

Sa per planin nuk ka ekzistuar 1paln A imagjino dhe planB tani,me duket se ke ngateruar adrese duhet te pyesesh nga krahu tjeter sa plane kane bere.

Kishin 1muaj qe cirreshin se do fotogafohet vota,pastaj na del Tahiri duke i dhene stilolaps punonjeseve te bashkise e minibashkive per te dokumentuar voten.

Ktej cirrej Kac Islami ne tv qe nuk duhej votuar kolektivisht,nga ana tjeter perfaqesuesit e PS ne qendrat e votimeve favorizonin votimin familjar, domosdo trecerekun e elektoratit e kane mbi 65 vjec.

Prandaj ta perseris se per numrin e planeve duhet te pyesesh nga dera majtas

pmusaraj perse nuk ve nje shoutbox vetem per keto dite te numerimit te votave?!

po ne nqs rezultati mbetet sic eshte tani PD 69 PS 68 LSI 3 ku asnje nuk ka shumicen, kush propozon qeverine ne parlament? Lejohen aleancat post - zgjedhore? Cilat jane skenaret e mundshme me keto rezultate?

Që nga dita e djeshme, sapo ka filluar kontrolli elektronik i fletëve të votimit, pothuajse në çdo moment kam parë një ekuilibër pothuajse si të bërë "me dorë" në rezultatet elektorale.

Nëse nga numri i zonave (ku kandidatët fitojnë direkt), PD fiton 2-3 vënde më tepër në parlament, nga përqindja e madhe e votave të marra në zona të ndryshme, PS mund të rekuperojë me "proporcionalin"... rrezik që të shkojë me "penallti" kjo ndeshje...ku fituesit (PD&PS), në emër të "fitores demokratike të civilizimit" të arritur në këto zgjedhje, nuk do të ngurrojnë që të krijojnë një qeveri të përbashkët (duke i futur gishtin gjithë partive të vogla dhe duke i hequr njëherë e përgjithmonë nga skena politike shqiptare).

Berisha: Pranoj rezultatin, sido te jete
29/06/2009 22:58

 Pranoj rezultatin, sido te jete

"Cilido qe te jete rezultati i zgjedhjeve une do ta pranoj". Keshtu u shpreh kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ne nje konference per shtyp, te disa minutave me pare. Duke shprehur vleresimin maksimal per ecurine e procesit dhe duke lene te nenkuptohet se edhe ne rast fitoreje ajo do te jete jashtezakonisht e ngushte, Berisha po tregon nje qetesi te paprecedente ne pritje te rezultateve finale.

Lideri demokrat theksoi gjithashtu se do te prese raportin e vezhguesve kur te mbaroje perfundimisht procesi zgjedhor dhe se ka marre pozitivisht deklaratat e Brukselit per mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve.

Berisha po ashtu shtoi se i vetmi problem mbetet ngadalesia e numerimit te votave, gje e cila do te gjeje zgjidhje ne proceset e ardhshme.

PS: Problem vallai, problem. 

Ai kokmadhi do jet Ilir Meta pra kush tjeter...

Nje verejtje persa i perket grafikut te ECA-s qe gjendet dhe ne krye te kesaj teme.

Sipas te dhenave te deritanishme, e djathta (blu, bojeqielli) ka 69 mandate, ndersa e majta (e kuqe, roze), 71.

Si eshte e mundur atehere qe nga grafiku rezulton se e djathta ka me teper mandate se e majta kompleksivisht?

PS: Tani vura re se kuadratet e grafikut jane gjithsej 134, pra 134 mandate.

Sikur duhet te ishin 140 te tilla?!

Hmm, nderkohe qe flitet per wikidemocracy, ne korce dhe ne elbasan ia msyne "te fortet" neper qendra numerimi. deri me tani presioni po ushtrohet mbi vezhguesit, por ata jane aty ne rast se marrin urdher nga lart per trazira. haber i konfirmuar telefonikisht nga 6 qendra numerimi (tre ne korce, tre ne elbasan)

Kjo ketu?

Rama: Presion mbi numëruesit. Ka plan për bllokimin e zgjedhjeve

http://www.shekulli.com.al/2009/06/29/rama-votimet.jpg

 TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar në mbrëmje nga selia rozë se po bëhet presion mbi anëtarët e grupeve të numërimit të votave.

"Nuk ka asnjë sens që të ketë personazhe gjithfarësh që futen në Qendrat e Numërimit e të bëjnë presion, të pengojnë procesin e numërimit në mënyrë të dëshpëruar, ashtu si është dëshpërimi i atyre që nxisin këto lëvizje"- tha Rama, duke shtuar se ka plane për bllokimin e zgjedhjeve dhe për nxjerrjen e kutive të pavlefshme.

Ai ka deklaruar se PS-ja është e informuar për vënien në lëvizje të një plani për bllokime të QN, kutive, për zgjedhje të pavlefshme. "Kjo sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet do të fillojnë të kthjellohen, pas një faze të parë kur ashtu si ndodhi edhe në vitin 2005 kur u orkestrua një proces numërimi duke kapur kutitë me rezultate me të favorshme për ata që e bënë këtë gjë"- tha ai. Rama ka kujtuar se po cenohet avantazhi i PS në Elbasan, Tiranë, Gjirokastër apo edhe në pika të tjera

Sipas Ramës, PS ka të dhëna operative që grumbullohen menjëherë, por pavarësisht kësaj ata presin me qetësi rezultatin. Ndërkohë që sipas tij, tani është momenti për të gritur zërin që kjo natë të mos sjellë anomali dhe të mos përshkallëzohen veprime që u vunë re qysh pasdite. "I kam kërkuar drejtorit të policisë së shtetit impenjimin maksimal. Nuk kam asnjë vërejtje, as për të e as për forcat e policisë, por është për të ardhur keq që në episode të caktuara vihet re bashkëpunim i heshtur i policëve të rendit që gjenden në presionin e njerëzve të veshur me pushtet"- tha ai, duke shtuar se ka persona që abuzojnë me detyrën shtetërore për të udhëhequr akte që bien ndesh në mënyrën më eksplicite me standardet e një procesi zgjedhor dhe përbëjnë një agresion të patolerueshëm dhe tërësisht të dënueshëm mbi anëtarët e komisioneve.

Duke kujtuar raportin e ndërkombëtarëve, Rama ka deklaruar se këto nuk janë zgjedhje për BE, por tani sipas tij, është mirë të bëhet e mundur që të jenë zgjedhje për një Shqipëri që kërkon të hedhë një hap tjetër dhe mbi të gjitha të jenë zgjedhje që vendimi i popullit të lexohet me respekt të plotë dhe jo me interferenca personale të Ministrisë së Brendshme.

nuk e di, se s'kam ndonje lidhje me ramen, di te te them qe fola ne tel me miqte e mi ne elbasan dhe ne korce, qe jane vezhgues jopartiake.

Bakalli: Po na vidhen votat
29/06/2009 21:45

 Po na vidhen votat

Kandidati i koalicionit Poli i Lirise ne Shkoder, Gilman Bakalli, denoncon ate qe ai e quan vjedhje te votave te partive te vogla te cilat shkojne per forcat e medha. Sipas tij nje rast flagrant eshte rasti i qendres ku ka votuar ai dhe familja e tij, ku aty ka 0 vota per ate si kandidat.

Bakalli theksoi se edhe ne qendrat e tjera ku kane votuar familjare te tij dhe anetare te tjere te LZHK-se nuk e kane pare voten e tyre te figuruar gjate numerimit.

"Po na vidhen votat ne menyre te pameshirshme", u shpreh Bakalli, sipas te cilit e gjithe kjo ndodh ne momentet e pushimit te grupeve te numerimit.

 

Nuk u beson dot me as familjes smiley

Me falni mua ( lexohet me tonin qe thote kete fraze aktori Roland Trebicka ne komedine "8 persona + "   edhe peshtyn doren per te rregulluar floket  smiley )......

Nje pyetje kisha . Shpresoj mos te jete konsumuar sepse nuk e kapish fare ne nje pike kete formulen e zgjedhjeve.

 

Cfare ben vaki nese ndodh kjo situate :

 

(PD+ Koalicion)=70 mandate

(PS+ Koalicion)  + LSI (nese pranon Peshengritesi)=70 mandate

??

Faleminderit .

Sigmund,

per mendimin tim do filloje pazari paszgjedhor. Meqenese ka dy tre deputete te partive te vogla atehere keta mund te bejne ndryshimin. Une mendoj se te drejte morale per ta "joshur" nje apo dy deputete do te kete ajo force qe do te kete me shume vota si perqindje ne rang kombetar (nese themi e pajta PS+LSI atehere eshte e majta). Megjithate cdo gje mund te ndodhi, si u permend me lart qe PBDNJ dhe PDI nuk do pranonin te ishin ne nje koalicion.

A ka ndonje klauzole ne ligj qe te perligje daljen nga nje koalicion dhe pozicionimin ne nje tjeter PAS zgjedhjeve nderkohe qe ke qene i regjistruar ne nje vend tjeter ?

nga ç'kuptoj deri tani :

-Meta e ka humbur dhe mandatin e tij ne Tirane (nuk e vija ne dyshim qe sistemi i ri zgjedhor do ta penalizonte si "koalicion", perderisa kufiri ishte 5% ! Elektorati i majte ka votuar "vote utile" , vote te nevojshme, qe nuk shkon kot, dmth PS. 

- sistemi i ri elektoral eshte yll ! U qeruan partite e vogla qe i moren fymen politikes shqiptare me parà dhe me nerva. Me sa duken gjasat, ne parlament do jete nje çam (PDI), nje PBDNJ, 3 LSI. Kaq nga "minoritetet". Te tjeret, dy partite kryesore dhe pike. Gje qe i vê minoritetet ne vendin qe u takon.

- Me sa duket, po shkohet drejt fitores se te Majtes. Edi Rama po profilohet "le nouvel homme fort" (numri Nje i ri) i Shqiperise. Cudi... , njerezit kete vit kane patur me shume se kurre frike per te votuar si deshironin. Kam plot raste nga te aferm e miq te mijte. Nese u be progres ne votim, pati regres ne lirite e votes. Qofte fenomen kalimtar...

 

 Pum nuti me keto letrat e Bakallit!!

Ore, osht serioz Sula!! I prano rrezultat si ti nxjerri!!

hahahah e bukur kjo ,

I pranon rezultatet si ti NXJERRE AI smiley

 

 

E pra, ka dhene fjalen qe s'do vjedhi me zgjedhje smiley

Me ndihmoni dot me pergjigjen e pyetjse qe kam bere pak me lart

Faleminderit paraprakisht !

Chene po kte nga filxhani i kafes e pe?

Jo per gjo po tere ato ndjekes nga bota nuk kane ardh pe ma fall ktu smiley

te fitoje kush te doje, vetem vjedhje votash te mos kete

mroklla te duket plan B ai aty?

Po te shpjegoj dicka se je larg e nuk i di mire gjerat,kam qene sot per 7 ore rresht ne KZAZ e Beratit ku numeroheshin votat,dhe duhet te dish se anetaret e komisioneve dukeshin se kur kishin tymosur hashash gjithe naten,syte gjysem te mbyllur,te skuqur nga pagjumesia,te vinte keq kur i shikoje kishin 48ore pa fjetur.

Pagjumesia duhet ta dish mire se sjell mungese perqendrimi,rendiment me te ulet,si dhe nervozizem,prandaj me duket normale dhe humane mbi te gjitha ti japesh kohen e mjaftueshme per tu shplodhur,dhe qetesuar nervat.

E kuptoj padurimin tend per te marre vesh rezultatin(qe gjithesesi eshte ai qe te thashe une me lart)e relaksuar plot komoditet ne kolltukun e shtepise,por mundohu te empatizohesh sado pak.

Sa per nervozizmin eshte fantazia jote,ose ankthi ai qe po ti prodhon kto halucinacione.

Festa mroklla pionere vogel fillon neser ne mesdite,e do te vazhdoj per 1jave resht po te duash je e ftuar.

Mire se te na vish ne SHQIPERINE    BLU.

Fillon shit-blerja deputeteve ne parlament si me qene speca dhe kastraveca ashtu sic ndodhi me zgjedhjen e presidentit.

Po fillon PD-ja te bej numra!

Ujku qimen e ndron, por zakonin se harron!

''L'Albania deve fare ancora molto per poter svolgere elezioni nel rispetto degli standard democratici, standard che nelle elezioni di ieri non sono stati raggiunti'', ha dichiarato Bruce George, capo della delegazione dell'assemblea parlamentare della Nato.

http://www.ansa.it/balcani/news/20090629...

Olso, sic duket cudite tona dy dite zgjasin (dmth zgjedhje pa sherr), s'presin as per te treten sipas zakonit smiley

Nihilist, e kuptoj shqetesimin per lodhjen e punetoreve, vezhguesve etj.  Atehere te ishin marre parasysh apo te ishin marre masa per kete pune.  Dhe jo vendime te njeanshme.  Se u beme gazi i botes dhe objekt barcaletash me numerimin tip, nje vote, e dy cigare e nje kafe, e kthe filxhan kur thote chene lol.

Ky Berisha ka te forta per zotin,i ben vet zgjedhjet dhe pastaj thote do i pranoj sido qe te jene.

Po ti je ne pushtet,c'kuptim ka te kontestosh zgjedhjet?

 

Monda, cfare i shpjegon Nihilistit gjera elementare.

Duhet te jete i trashe nqs. nuk i kupton vete e ben gjoja si pseudo i dhimbsur per komisioneret, te cilet nder te tjera sipas ligjit parashikohet qe mund te ndrohen nqs. lodhen.

Po fillojne te nderpresin punen tani keta te pabese!!!

Mesojuni te humbni more!!!

Behuni njerez edhe ju se na late ne epoken e gurit!!!

S'eshte pune nihilisti mer Ols, eshte pune katrahure sistemi. 

Une e marr si te dhene shqetesimin e nihilistit dhe s'po e ve ne dyshim.

Por qe dje kam pyet: pse s'numerohen ne vend e te nisen rezultatet me mjete "rrethanore" sic ben gjithe bota, ne vend qe te nisen neper pika te ndryshme, e pastaj te vuajne komisioneret duke numeru dy-tre nete pa gjum nje mal me vota.  

Nuk diskutohet qe sistemi ka plot boshlleqe, por po ky sistem parashikon se komisioneret mund te ndrohen nga Paritite kur keta lodhen apo ku ta di mbase semuren me bark. Dhe gjithashtu thote se denohet ndalimi i punes.

Keshtu qe i bie qe keta po shkelin rregullat e sistemit.

 

Mendoj se votat nuk numurohen ne vende te ndryshme por ne nje vend te caktuar per te kufizuar "demet" dhe "humbjet".

Por kjo s'do te perbente problem sikur komisioneret te punonin me turne e te ndroheshin here pas here.

Sigmund, kjo qe thua ti eshte situata me e mire e mundshme, zgjedhje te parakohshme, ne te cilat LSI-ja futet ne koalicion me PS-ne, gje qe e nxjerr doktorin ne pension, dhe pd-ne ne opozite deri ne 2030.

 

Nisi aplikimi planit B> largime komisioneresh te PD, nderprerje e numerimit, zvarritja e procesit, cfaqja e te forteve ne QNV..E megjithate SHEFI  dukej aq i qete, i qete, i qete..

Pra cuna e goca gradualisht po dilni ne ate qe thashe une. Se shpejti PD del me 71 deputete sipas te dhenave te mia teper te sakta. Ka zera qe thojne 72 ose 73 per PD-ne por i lajmeroj te dy krahet qe PD fiton 71 mandate. Olsib behu gati te me lash bastin smiley

 

P.S  Fatmir Xhafa ishte shume i vrare sot ne konference. Pse ka aq shume dhimbje ai djale?

Ky duket muhabet i mbaruar me t'u prononcuar i gjati me kokmadhin. Si duket nuk kane rene ende ne nje ujdi. Tre jane ulur ne tavoline, bashke me pijanecin, ndoshta tek Carlsbergu.

macosx, sot ne mengjes sikur po thoshe qe pede-ja kishte fituar trecerekun e shqiperise, tani shkove te 71. me keto ritme do e nxjerresh pede-n ne opozite qe sot nga ora 2 e nates.

Swed ky eshte informacion i sigurte. Te thashe kam informacione te tjera qe flasin per mbi 72 mandate gjithsesi per nje gje te garantoj. Fitore e padiskutueshme e PD-se.

macosx, ka mundesi qe numrusit e tu te jene ne VNV te tjera, se po te ishin ne te njejtat me te mite, do kishim te njejtat rezultate. Ose ose, ti prape vazhdon te marresh numerus pa shkolle si gjithmone, dhe bejne mbledhjet gabim.

swed kam burime te besueshme. Do ta marim vesh mbas pak se kush ka te drejte por sic e perserita mbi 100 here do meren 71 mandate. Ne Elbasan me njoftuan qe jane barazim dhe ka mundesi qe LSI-ja ti mari nje deputet PD-se. Akoma nuk dihet gje.

Dmth jane keto mundesi:

  1. Ti je profet qe parashikon te ardhmen
  2. KQZ paska mbaruar numerimet por s'i ka publikuar ende perfundimet zyrtare, por ty ama t'i ka thene
  3. Paska nje plan per t'i manipuluar perfundimet per t'i sjelle te ky numri i padiskutueshem shume i sigurte? Dhe ti je pjese e ketij plani?

Meta s'eshte ne poziten qe te merakoset dhe per pjanecin, keshtuqe Mr. GinTonic sot ka dal perfundimisht nga politika shqiptare. Gjithsesi, do kujtohet gjithmone per mire*

per mire ne kuptimin qe portokallia do na e kujtoje here pas here, dhe humori eshte padyshim i mire

ej, sa t'pabese jenu ju socialistat mer? deri dje e kishit idhull, bonit be 'per koken e Tosit' sot jeni razi me i puth menderen Rames.

Ironia mo e modhe esht se ky osht i djatht ekstrem n'bindje, sot shko e perqafo pensionistat qe majn foton e Dulles n'vend bomboles t'oksigjenit

Po i bejne shoqeri edhe Ceka, Gjinushi, Milo, Shehi, Ndoka, Spahia .Adio bela, fron e cifliqe smiley

por mundohu te empatizohesh sado pak.

Ee, kshu i thashe edhe une babes tem kur po m'thote qe jane mush rruget me flokverdhe mrome duke tund flamurat dhe duke bertit Vitore, Vitore, nuk

po na lejne me flejt! smiley

mundohu te empatizohesh sado pak i thashe! Se do bejne feste sonte, pastaj do bejne pushim te Henen, dhe do dalin prape per feste te Merten!

O bir, po une nuk jam mosha jote mer bir,qe me thue pionere! smiley

Nuk jom as peedh! smiley

Po une "empatizohem" me shakane tende qe cdo rob qe te del kundra do jete noi goce e vogel...ose mythqeem, ose i ka qejf greket, serbet, dhe ne pergjithesi armiqt e popllit shqiptar! ! 

 

 

Ll, ndaj u thinjem duke prit votat smiley.  Hajde foto hajde ... 

Prandaj e vura Monda, fotografi e perkryer per keto caste smiley

Ai qe nxori foton, t'i kishte thene pastaj boll pozove, cohu burr i dheut nga vendi, se peshqit jo ujin qe e thane por po hane veten me gaca nga padurimi smiley.

Uuu, macosx, se harrova, sipas kutive te numruara dhe atyre akoma te panumruara, ka shume mundesi qe mandati i PDI-se te jete mandati me i shkurter ne historine parlamentare boterore, vetem 12 ore smiley

 E mani men cer ka thone Namik Hoti? Ja kjo po ndodh e ka lone me amanet!

Militante te shumte te PD-se (te pa akredituar) kane hyre ne nje qender te numerimit te votave ne Pogradec.

Rrjedhimisht situata eshte tensionuar deri na ate mase sa eshte nevojitur nderhyrja e policise.

Prisni prisni se kan hik me flejt KQZrat tani...kan mebt komuna e komuna pa u numur....dhe rezultati eshte i tille qe nje levizje minimale e PD-es ne dy zona...mund ti japi ato 2 deputet qe i duhen.

Prandaj prisni...shume shpejt akoma.

Por sot fitorja e madhe eshte qe Erion Veliaj u dogj qe pa filluar...cofi...shyqyr do na bien veshet rrehat dhe nuk do shohim me cdo 10 minuta ke Top Channeli 10 gazetarke 18 vjecar duke intervistuar "Flete Rrufete" e Velias. Morri fund kjo histori.

Neser pastaj...mund te ket fitore te tjera

Sa kunj e ke Veliajn edhe ti, sikur te te ket rraf me naj konkurs debati ne shkolle te mesme. smiley

Si mendon ti se mund te me ket rraf ai MUA ne debat?? Je m'rregull ti?? smiley

Ouuu!!!

Grupo, kerkojme sqarime ose pergenjeshtrime. smiley

Grupi është "grup" me Avokatn smiley

P.s: Grupo, ç'ju ka shku n'menie me djeg kto ditë? (se edhe oturakët s'dolën gjë smiley )

he c kenaqsi qe po i jep vetes.po Erioni eshte ir mor Grup .Edhe kaq sa ka bere ka bere shume dhe moshataret e tij normal qe do behen pak ziliqare.Po hajt mo, mo u merzit.ka edhe nga Lushnjasmiley

Mu me vjen keq per gazetaret me korenspondece qe jane ne sherbim te ketyre zgjedhjeve,jane lodh dhe jane bo telef,u ka ik truri,kane mendu se per 24 ore ,me nje teknologji moderne do te shpejtojne,dhe do te lehetesohen me shume!! Por jo,jo.,jo, pa nje jave sherbimi,me tension te larte,nervash,,nuk kane per te shpetuar jo !!!

Cer i puno Berisha Shqiptareve,sja puno as djalli vete!!!

Uka ngelur ne dere,se largojne dote as me vote!! Pse?

Por Berisha sa ka lind  e sa te vdesi do te thote :

Fusha osht e imja,topi eshte i imi penaltine do ta gjuaj vete!!

Olsib behu gati te me lash bastin Smile

Vetem nqs. PD-ja do te fitonte sipas verdiktit te popullit dhe jo sipas zotesise se hajduteve dhe militanteve.

____

Sdq. i gjithe ky ngadalesim per mendimin tim eshte per t'ju atribuuar dembelizmit te komisionereve.

Te gjithe e dime se si punohet ne Shqiperi. Cereku i dites ne pune e trecereku ne kafe.

Nje gje eshte t'ja besh me hile shefit. Nje gje tjeter eshte t'ja besh me hile vetes tate.

Vetem nqs. PD-ja do te fitonte sipas verdiktit te popullit dhe jo sipas zotesise se hajduteve dhe militanteve.

 

Pra ti ke vendos qe tani qe po fitoj PD-ja...do fitoj me manipulime. Ushtar i mire je...

Nejse ta marrim pjese pjese Ols. SOT te fostojme zhdukjen e "te rinjve" te vjeter nga politika...Poplli ju dha nje shuplake shume te bukur. Vetem ne Kucove ke baza historike e PKSH-es...kan fitu sa per me ju dal emri ne liste.

Neser n'mngjes...shohim e bejme per festime te tjera.

Por sot fitorja e madhe eshte qe Erion Veliaj u dogj qe pa filluar...cofi...

OTPOR-i OTPOR-i

Pra ti ke vendos qe tani qe po fitoj PD-ja...do fitoj me manipulime. Ushtar i mire je...

E kush e tha kete?!

Mqs. kete e the ti, kjo te ben ty ushtar te mire, jo mua.

Une ndjek lajmet... ti imagjinon gjerat...

 

Sa i je qepur G99-es ti?! Jo per gje po e ben me te rendesishme se c'eshte.

E ke degju shprehjen: "Talk shit. You make me famous!"?!

Kush po pyt per G99 tani?! Pas 8 vjetsh mbase.

 

Te gjithe ate te rinjte qe thua ti i ke brenda PS-se e PD-se. Mos ki merak.

Kaq ta besh kokren e lotit, per 4 vjet do te durosh deklaratat plot patos te Spiropalit nga tempulli i vendimmarrjes shqiptare. smiley

Ndersa Bogdan-bitch-i, do vazhdoj te merret me aparatin seksual te kryetarit... derisa t'i bjere ne dore... Se fundi do prehet ne paqe. smiley

Elbasan, Fier, Durres komisioneret e PDs jane terhequr pasi u ka ardhur rradha per tu numeruar kutite me influence per PSn. (Vizion Plus pasqyruar edhe me filmim)

 

Nji gje skuptoj: te dy kreret e partive te medha kane deklaruar se do te dorehiqen nqs humbasin. Ky sistem nuk nxjerr humbes sepse kemi pare sot gjate gjithe dites ku PD ishte para ne mandate por kishte me pak vota si % ne rang vendi. Partia qe merr me shume vota sipas kodit zgjedhor krijon qeverine.

Per ta permbledhur PS ose PD fiton me shume vota ne rang vendi dhe krijon qeverine, por PS ose PD kane me pak mandate se rivali qe krijon qeverine, cili nga lideret jep doreheqjen dhe largohet nga skena politike ne kete rast?! :think:

Krijon qeverin kush ka me shume mandate.

Luhet per barazim.

Ne kete rast me i mundshem eshte Edi, ne qoftese pranon iliri.

Sala del ne pesion, dhe jo siç thote Olsi 8 vjet, po te behemi gati per 16 vjet do kemi Edin ne pushtet.

Nuk do jete e nevojshme te rrime e te presim me ore te tera rezultatet, mbase edhe nuk do jete e nevojshme te shkojme te kutit e votimit, mendon Edvini per ne mbrenda gjysme ore , shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

Eshte edhe qejfli kengesh, hajde tani e lodhu per ti thurur kenge Edit.

genty, ne rastin konkret, meqe rama ka fituar si parti, por berisha ka fituar si koalicion, i bie te japi doreheqjen xhuzepina meqe ajo ka deklaru qe aleatet i ka mafioze dhe spiuna* **

* nard ndoka me kete rast tha ate qe dihej prej kohesh po qe se kishte thene njeri publikisht, qe xhuzepina e ka pas pseudonimin "dizenjatorja"

 

A ka mo njeri qe eshte kureshtar (cer llafi ej, kureshtar!, jo cfareshtar, ose kueshtar, ose qysheshtar, por kureshtar), se cer eshte plani B-e i Partise se Lavdishme?

Ed Rama, ka hedh ilac gjumi ke te kafet e gjithe komisionereve te PD-se qe t'i zeje gjumi te gjithe ne te njejten kohe!

Qe te beje gati alibine e Humbjes se Turpshme! smiley

Nesre nadje tesh! Dhaeta, dhaeta!

O Namik Hoti, o pafsh drite aty ku je! smiley

Ca vlere ka vota popullore ne rast se ka barazim ne numer mandatesh?

nga Klani thuhet se n'Shkoder ka gjasa qe PD t'kapi mandatin e 8te duke ja mor kshu PS

liri po rreh te gjithe anetaret e partise se vet, sidomos "intelektualet". Shume nga anetaret e rinj dhe energjike te LSi po terhiqen nga politika, se s do vdesin per buke. thone qe liri po mendon vetvrasjen smiley

largqofte, se gjynah me u tall ne momente te tilla

po rrafin gazetaret e topit ne elbason, sa qejf

mire tua bejne smiley

Mero Baze po rreh veten ne studiot e vizion plus ne mungese te shkuljes se flokeve qe nuk i ka. Ne vlore pritet mandati 5-te. Ne fier PD mori nje deputet me shume. Hajde cuna se po plotesohet kuadri smiley Ku e kam ate olsin te na komentoje pak avancimin e PD-se smiley

ku i gjete kto mer sol? apo po e fillo te peshku introdakshenin e shkrimit te saktivista sot?

Kjo qetesi e partive, ky barazim pa kuptim dhe pajtimi qe sot fleme e numerimi fillon neser ne 8:30 me le dyshim se 2 partite e medha mund te kene nji plan B qe te krijojn koalicion sebashku dhe ti zbythin partite e vogla dhe te mbushin xhepat te gjithe. Ne kete menyre te gjithe jane happy, te gjithe vjedhin, dhe ne te njejten kohe i mbyllin gojen she popullit qe si gjithmone po bageti ngeli. Edhe ne do bejm gam gam gam per here te fundit kete jave dhe do ngelim si te dhjere pergjithmone bashke me anglezin, trojen, liqenin etc...

PS: Swed1 ske si ta quash "Topallin" humbes ne fund te gares

Ku e sheh barazimin ti?! A po i sheh mandatet ne rang vendi apo jo?!

Moroklle

..,veni yne ka male te larta,njesoj si Zvicerra,por sec kane nje ndryshim,me njerzit dhe jo me njeri tjetrin,per nga bukuria, nje zot e di pse..

.. e ma men cer ka thone Namik Hoti, rafmet paste e t`na fali qe po i permenim emrin ,..

...po e ka thone mo tekstualisht .. ..nuk na ngelet hatri ne malokeve ... po na e kujtove ,pash zotin Mroklle!!.

euronews, tha qe rezultati mas 2-3 ditsh...? kjo foto e pasqyron taman realitetin e numrimit.Ai aty sikur thot dreqi i numron kto kova me letra skam nerva ma....

dafina qe sot ne mengjes do meret vesh me 90% siguri rezultati.

qe kur keka ba Financial times Majtas, qysh mas Krizes a?

artian, nuk jan vec  Alpet qe shqipnija i ka  si CH po edhe doket, ne at zone dhe si dhe Rracen...

Ne rang vendi per momentin

70 mandate PD

67 PS

 

smiley

Ku e kam ate olsin te na komentoje pak avancimin e PD-se Tongue

Plako, olsin ja ku e ke po ate avancimin e PD-se ku e ke se sikur s'po e shof.

Apo nen gjurmet e Blade Runner ke filluar dhe ti me...

"Kam pare gjera qe ju humanet as qe mund t'i imagjinoni...

anije luftimi ne zjarr prane bastjoneve te Orionit...

Peden qe fitonte zgjedhjet diku afer Mesdheut...

e te gjitha keto momente, do t'i treti koha...

... si lotet ne shi...

eshte koha per ndryshim...

eshte koha per te humbur..."

 

Dhe do te shtoja... se eshte koha per nje arke me birre, + dreka ne vlore me baze peshku, ashtu sic ma ke premtuar.

Mos u bej burracak, he! smiley

ej, 1 vrejtje per bastin:
duhet ta paguj atij qe i del fituse partia...dmth, ta japi prej gezimit jo prej hidhnimit

Jam dakord smiley

olso qerasjen e ke te sigurte megjithese do humbasesh smiley

Nderkohe shih pak me siper rezultatet e fresketa.

Eh i pashe tani... 68 me 66

PD morri nje ne Fier tani, dhe shkoi ne 70. 

Mesa shof une tendenca eshte qe PS mund te marri nje tjeter ne Elbasan, por ama rrezikon te humbasi nje ne Shkoder, Lezhe, Durres ose Berat. Ketu luhet me presjet dhjetore po duket sikur PS eshte "maxed out" dmth, me shume zor se kap. Dhe PD do e kete te veshtire te fitoi nje tjeter po te pakten ka me shume karta ku luan. 

Ama ajo thenia e Metes qe do gdhihem kryeminister nuk ka qene ne ajer fare sepse te pakten per te majtet celsat, edhe me 3, i ka ne dore ai. 

Ama ajo thenia e Metes qe do gdhihem kryeminister nuk ka qene ne ajer fare sepse te pakten per te majtet celsat, edhe me 3, i ka ne dore ai.  

 

Do te ishte shume e cuditshme sikur kryetari i pozites dhe kryeministri te ishin te dy jashte parlamentit. Me fjale te tjera: s'ka per t'ndodh'.

Mire se qeverine e formoi Meta, po ne parlament si do hyj. Se ato 3 deputete qe ka fare mire mund ti thone ku te kam pare dhe i bashkangjiten PS sic ka ndodhur me nje pjese te madhe te drejtuesve te LSI kohet e fundit

Kutite e ashtuquajtura te sigurta per PS-ne jane numeruar gati plotesisht. Ka mundesi te mari 1 deputet PD.

 ^ Veshtire, se i bie te dali 4 me 1, dhe kete raport nuk e kap dot me votat aktuale. 

odihir ka thone:

Raportin mbi zgjedhjet mbas 8 javesh!!

E kuptoni ju bashkeatdhetare se ku jemi ne shqiptaret me standartet!?

8 jave del raporti mbi zgjedhjet,pse?Por dihet nuk eshte aq e lehete te nxjeresh nje perfundim per nje vend aq te komplikuar dhe te veshtire si eshte Shqiperia.

Nje nga verejtejet eshte se menaxhimi i zgjedhjeve eshte bere i papershtatshem,dhe jo profesional! Me mungesa dhe deformime te ndryshme,ku llafet grindjet mos marveshjet jane tipar dallues i menaxhimit!

 

ej, sa pashe deklaratat e Sales dhe Rames. Hate to say po Berisha post-zgjedhje m'krijoi nji respekt dhe rashe dakort me 100% per c'a tha.

Rama masanej ka nji te folme me fjali qe nuk njofin pike. Nuk kane nji fillim dhe nji fund po kane lidhza pa fund - tip, "si"; "qe" "por"; "apo"...dhe fjalia bohet me km e gjate. E nisi dhe e mbaroi deklaraten prej 10 min me 2 fjali.

Hallall

korrigjim - deklarata nuk ka mbaru akoma (e regjistrume)...edhe 1 fjali qe po zgjat 15 min

Rama eshte i besdisshem deri ne kulm kur flet. E para nuk eshte i zoti ne fjale dhe e dyta mundohet te intonohet dhe te flasi rende si burre shteti me nga 2 sekonda nderprerje per cdo fjale. Gjithsesi nuk ka rendesi sesi flet nje lider por sesi drejton dhe sesi punon. Rama eshte i deshtuar ne te dyja drejtimet.

E pranoj qe Rama eshte i deshtuar po kush eshte i suksesshem?

Toko vallai me gjithe keto pune qe jane bere keto 4 vjet kendej nuk duhet ta kishe bere fare kete pyetje. A ikin me drritat?! A po behet infrastruktura me ritme 24 ore non stop?! A po thithen investime gjigande ne kete kohe krize nga jashte?! Mua sme intereson eshte apo seshte autoritarist Sala. Sme intereson sesi flet sesi qesh etj etj etj. Une dua te shoh gjera konkrete qe ky lloj njeriu i ka bere.

 

Si perfundim do kisha deshire te benim nje analize se perse fitoi PD-ja kaq bindshem ne Gerdec. Cfare i shtyu ato njerez ta jepnin voten ne favor te tyre?!

 

Ketyre pyetjeve i pergjigjemi neser mbas fitores. Naten toko.

Atyre perseve i kam dhene admin nje shkrim qe nuk po e sjell se eshte shume i ngarkuar me pastrimin e faqes. Uroj te dale dhe ajo do te jete pergjigja ime e perseve tuaja PO spertove lexoje ketu

Naten

I nderuar toko, pergjigjen e asaj pse kane votuar vetem 50% e ke dhene vete para ca ditesh kur pyesje pse e kishe ende emrin ne lista kur nuk banon ne Shqiperi.

gjembi,

e drejte prandaj une mendoj se ne shqiptaret akoma nuk kemi nje shoqeri te civilizuar Se me gjithe akuzat super te renda bere forcave kryesore politike shqiptare ato votohen nga 100% e votueve qe kane mundesi votimi dhe votat ndahen 50% me 50%. Ne cilin vend te civilizuar ndodh kjo?

PS Admin nese lexoni kete koment shikoni mundesine e sjelljes se opinionit tim ketu. Mendoj se ka vlere megjithese ai opinion nuk eshte e thene te  shpreh opinionin tuaj

o profet, te kam vene nje koment ca me siper, m'a lexo pak.

artian ç'lidhje ka gjegjja qi me ke dhan me repliken teme?!

Dafin , ka ken fjala pak a shum per euronews se rezultatet dalin mbas 2-3 diteve , un kyt mora , dhe nuk e kisha replike per temen , thjeshte  koment ,mu duk jo normale ,ne fakte nuk eshte normale qe  numurimi , procesi i fundit ,te jete me problematiku ,kur pretendohej ,se do te ishte shume e thjeshte ,per shkak te teknollogjise se re.

Sa per dialektin , qi provova me shkrue ,dhe ti mi bane do vrejtje ,un do ti mar parasysh.

Soglady... po tani ,a e ke te veshtire ? Verejtje me vend !  smiley

 Nje pyetje per Peshqit: kush mund ta shpjegoj mekanizmin qe perdoret per qarkun e Tiranes qe i jep PR nje mandat me 1.6 % dhe LSI(asnje) me 4.3%..............nderkohe qe PS me PD jane me 42.5% secila por PS merr nje deputet me shume se PD. Mos ka te beje mekanizmi i trasferimit te votes brenda koalicionit kur perqindje votash trasferohen jo vetem nga partite me te vogla tek me te medhate por edhe nga me te medhate tek me te voglat............? Sepse ne krye te listes se PR ne Tirane eshte Fatmir Mediu(aleat i ngushte i Sali Berishes edhe ne bizneset familjare). Sala nuk mund ta leri Mediun jashte kuvendit...........................

plako, as Rama nuk do e linte ato megafonat e vet, Veliaj apo Gjinushi pa mandate po eshte edhe pak pun llogarish; hallall nqse i ka bo llogarit tamom

 A i keni dhon dum filxhanit apo jo?

cer po ndodh?

Shpërndarja e Vëndeve në Kuvend. Apo: Shpërndarja e Vendeve në Kuvend?

Pastaj ky grafiku te kujton taven elektrike ku behej keku me sherbet, megjithese eshte 68 me 66 prape ajo kupa e permbysur e aluminit mu ne mes rri dhe e ndan kekun ne menure simetrike.

Chene, shif pak at filxhanin tat, dhe m'thuj pse ne Elbasan PS 43 e ca, PD 37 e ca, nr i mandatave eshte i njejte?  Dhe je qe je, hudhi nje sy filxhanit ene per Fierin: PS 48, PD 32, dhe diferenca e mandatave vetem 1?  

Flm, paraprakisht, borxh nje damixhan smiley.

 Per keto qe po me thu ti mu duhet me kthy i filxhan te ri smiley Po prite gjer neser mire po sprite referoju ati filxhanit te Gani Bobit smiley 

A keni vap ju anej siper? zagushi elektorale e papame..

 Noten ibret milet!!!

U zgjofshi ne nje Shqiperi te qete, demokratike dhe me qeveri me pak patetike!

Atij te bobes ia pame hajrin qysh dje mer smiley

Pi nje kafe, ene ktheje se ka kohe per krisma, evronjuzi tha 2-3 dite qetu jena, s'kena ka shkojme smiley.

PS: tuj prit filxhanin tat po englendisesha ketu ...

PPS: Naten chene, na nje kshu filxhani t'fundit qe te flesh rehat ene pa endrra lol, 69 PD, 65 PS smiley.

edhe Shkodra ka me i dhone nanji, rrezik edhe Lezha...ja ku del fjala e G. Bobit masanej. Ajo qe do i vej kapakun do jet Rama tu u anku per "manipulimet"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).