Topi: Ish-sigurimsa kandidojnë për deputetë

Raste të tentativa për kontroll apo demagogji ka pasur edhe në krahun tjetër, mjafton të kujtoj ligjin e lustracionit që edhe atë ju e kontestuat, pavarësisht se e kaluat në heshtje...

Është folur shumë dhe kam qenë një nga ata që kam dëshiruar, që kjo çështje të marrë një zgjidhje definitive. Por "s'jam i sigurt" nëse partitë politike tek personat që kanë katapultuar në garën elektorale i kanë pastruar radhët e tyre nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Kjo është një çështje që ka të bëjë me vullnetin e partive politike dhe kjo vlen më shumë për ata që kanë më shumë informacion.

Ata që janë në qeveri kanë më shumë informacion...

Jo, kanë qenë shumë në qeveri, janë ndërruar vazhdimisht. Kam përshtypjen që palët kryesore kanë informacion. Sot edhe nëse s'ke informacion, nëse je i motivuar që të pastrosh politikën nga bashkëpunëtorët duhet të kërkosh informacion, që mund të jetë konfidencial dhe të bën të parandalosh infektimin e politikës së re parlamentare me njerëz që vijnë nga radhët e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

I gjithë diskursi politik në funksion të pastrimit të ligjit të lustracionit duhet të jetë kompatibël me vullnetin e brendshëm të çdo lideri politik, ndryshe pastaj, pavarësisht nga pengesat do vijë një ditë që gjithçka do jetë transparente, për cilindo i cili ka qenë dhe është fshehur për tu bërë pjesë e garës politike. Kurrsesi nuk do t'i barazoja me ata që kanë zgjedhur të kenë fatin e tyre pa u bërë protagonistë në politikë, pa u bërë interpretë të fateve të njerëzve dhe pa u bërë vendimmarrës për fatet e popullit të tyre.

Unë i konsideroj fatkëqinj ata që kanë qenë pjesë e infrastukturës së Sigurimit të Shtetit, por do t'i gjykoja me nota shumë negative, gati të ashpra ata që kanë që janë pjesë e infrastrukturës së sigurimit të shtetit dhe ende sot tentojnë të zhvillojnë garë elektorale në një kohë kur kanë bërë debat, kanë qenë pjesë e një debati të ashpër dhe sot janë me aspiratën për tu futur në parlament. Kjo do ishte e pafalshme jo vetëm për ata që marrin pjesë, por edhe për ata që i kanë çertifikuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).