Thirrja e Topallit: Republikanët janë mafiozë e kontrabandistë

A.Dushi

Shënohet përçarja e parë publike mes PD-së dhe PR-së. Topalli akuza PR-së. Reagon kryetari i PR-së së Shkodrës: PD-së nuk i vjen e keqja nga PR

SHKODËR - Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike shënon përçarjen e parë publike me partinë kryesore të koalicionit, PR. Është pikërisht Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila nën cilësinë e nënkryetares së PD-së, gjatë një takimi të zhvilluar në fshatin Mes të komunës Postribë, ka akuzuar ashpër jo vetëm PDK-në, e cila nuk është më pjesë e koalicionit të PD-së, por edhe PR-në, për të cilën kryeministri Sali Berisha trumbeton ditë e natë se do të jetë parti qeverisëse.

Gjatë takimit me banorët e këtij fshati, nënkryetarja e demokratëve, Topalli, ka kërkuar që asnjë votë të mos shkojë për partitë e vogla.

"Ne do të këmbëngulim që të marrim aq deputetë sa të qeverisim të vetëm, pa ato partitë e vogla, demokristianë, republikanë etj. Këta janë o spiunë, o mafiozë, o kontrabandistë",- tha Topalli. Nuk ka vonuar edhe reagimi i kryetarit të PR-së së Shkodrës, Namik Kamberi.

"Kam dy vjet që marrëdhëniet me Topallin i kam të ngrira. E respektoj dhe është një nder i Shkodrës, por deklarata e saj është e pavend. Nuk mund të vihet shenjë barazimi mes demokristianëve e republikanëve. Kjo është e pamoralshme.

Ne kemi qenë krah PD-së në kohë të vështira. Nga ajo që dëgjohet në terren, është e qartë se PD-ja nuk arrin të marrë 50% të votave që të krijojë e vetme qeverinë.

Në vitin 1997 kam qenë unë që e kam përkrahur e mbështetur Berishën, ndërsa shumë nga eksponentët e sotëm të PD-së në Shkodër nuk janë dukur. Uroj që deklarata e Topallit të jetë një lapsus, pasi PD-së nuk i vjen e keqja nga PR-ja, por nga partitë e tjera të vogla që lëvizin herë majtas, herë djathtas.

Kam komunikuar disa herë për këtë me kryetarin e PR-së, Mediu, që ka kërkuar të verifikohet një deklarim i tillë, pasi nuk e meritojmë një epitet të tillë",- tha Kamberi. Prej kohësh, vihet re një distancim i Partisë Demokratike nga partitë aleate të saj.

Ndryshe nga PS, ku kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk harron të përmendë faktin se PS ka koalicionin fitues, kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk i përmend në asnjë prej deklaratave të tij aleatët, edhe pse disa prej drejtuesve të këtyre partive, ai i ka në qeverisje. Në asnjë dalje publike, Berisha nuk bën thirrje për të mbështetur koalicionin.

Deklarata e parë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, tregon qartazi se, koalicioni i PD-së me PR-në është i lidhur për interesa krejtësisht të ngushta dhe nuk pasqyron në të vërtetë një koalicion real mes tyre.

14 Komente

"Ne do të këmbëngulim që të marrim aq deputetë sa të qeverisim të vetëm, pa ato partitë e vogla, demokristianë, republikanë etj. Këta janë o spiunë, o mafiozë, o kontrabandistë",- tha Topalli.

E paska ditur dhe akoma qeveris me ta?!

 e para here qe calamani thote te verteten 

"calamani"-sa harllek...smiley

Normale qe kualicionet behen per ineteresa dhe jo per zemergjeresi dhe dashuri mes partish. Kur ske votat e mjaftushme te qeverisesh vetem te duhen te tjeret per ti plotesuar ato.

 

 

 Vaj hallit te mbushet parlamenti i ardhshem me zonja si kryetarja e Parlamentit Shqiptar. S'do e marri vesh i pari te dytin, rrompall hesapi.

kete me poshte e votoj per thenie dite:

Vaj hallit te mbushet parlamenti i ardhshem me zonja si kryetarja e Parlamentit Shqiptar. 

smiley

Paske marre zakonet e Suedise.Ti desheroke ta mbushke parlamentin burragra qe e majta i ka me shumice.

Mire tha Nano : Nje gra e nje grua

Te lumte goja Jozefina

po po. Po ku ishte kjo zgardaballa kur i krefi Nardi spitalet e kur hodhi njerezit ne ere Fatja?

Mire ja ka bo. Mbas zgjedhjeve te gjithe kta pjata-lepiresit do i mori lumi.

Reformimi i politikes shqiptare e ka kaluar fazen e pare. Ate te zhdukjes nga arena te partive mikrob. Faza tjeter dhe me e veshtira do te jete reformimi i dy partive te medha ne parti me praktika demokratike ne vetvete, larg autoritarizmit(?) te nje individi te vetem.

 

vate nji i PDK-se sot, shperthim automjeti. aleks keka, malsi e modhe.

 

ndoka, pa mor frym ala, ia boni "vrasje politike"

Ç'ka bërë vaki?

Na thuaj ndonjë gjë më tepër po ta dish...

jo me thjesht raportova ca mzu veshi se orar pune demek. ky kishte fuoristrad ene lajmet thojn qe kishte rrjedhje gazi kur ka shperthy ne ecje e siper. i pjes e kanaleve e vun direkt titullin "atentat", ene ska dal gjo ka policia ala. osht dhe renea atje

kreu pdk ne malsi te modhe osh me post.

Topalli e ka thene kete per tre aresye.

E para, kerkon te marre rolin e nje lideri ne grupin e ekstremit te djathte ne perberjen e PD, i cili gjithmone ka patur rezerva dhe ka tendencen per tu larguar prej saj, duke pare qe ka program teresisht te majte, si dhe ku korrupsionin nuk e ka nxjerre jashte normave morale tipike per nje te djathte konservatore.

E dyta, ajo kerkon te largoje vehten nga perfolja e mbeshtetja qe i ben Berisha Mehdiut, si kompleksitet korrupsioni qeveritar dhe familiar.

E treta eshte mundesia qe Berisha po e ndjen, qe nese ha goditje PD, eshte rrugaceria e Mehdiut & Co. E vetmja menyre per te hequr litarin nga fyti do te ishte "delegimi" i Jozefines per ta hequr qafe ate litar, Mehdiun.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).