TEC-i i Vlorës dhe miu nën mustaqe

Sot në një nga plazhet më të bukura e më të pastra të bregdetit të Adriatikut inaugurohet një nga veprat më të shëmtuara e më të pista në këto 30 vjet, TEC-i i Vlorës, e vetmja vepër energjitike e Berishës e mbaruar, që do t’i japë atij kënaqësinë aspak të këndshme të përurimit. Themi 30 vjet, pasi gjatë viteve ‘80 edhe sistemi diktatorial tregoi ndërgjegjësim mjedisor duke mos ndërtuar vepra të reja ndotëse në këtë periudhë. Ndërsa në aspektin e energjisë qeveria komuniste projektoi veprat e mëdha hidrike si Skavicën, Bushatin, Banjën etj., dhe nuk ndërtoi asnjë megavat shtesë nga burime fosile (naftë, qymyr), burime që gjendeshin me bollëk në vend në atë kohë. Sot, Berisha ashtu tinëz brenda murit të lartë që rrethon TEC-in fosil, nën duartrokitjet e disa helmetave të shtuara me rastin e inaugurimit, do të presë shiritin përurues dhe nafta do digjet aty me solemnitet, për disa orë, ndoshta për disa ditë deri më 28 qershor. Më pas turbina do ndalet dhe TEC-i nuk dihet, nëse do ndizet më apo jo. Z. Genc Ruli pat thënë së fundi se TEC-i i Vlorës do të prodhojë energji, kur të vijë gazi në Fier dhe pasi të ndërtohet tubacioni që do e sjellë gazin nga Fieri te TEC-i i Vlorës. Dhe vetë Berisha pat thënë vitin e kaluar se ai vetë ishte në favor të linjës së interkoneksionit tek krahasonte këtë investim energjitik me TEC-in e Vlorës. Ndërsa Bojaxhiu, aktualisht person përgjegjës për këtë vepër, i cili pati thënë me mburrje se ditën e parë të punës si zv/ministër, pasi la zyrat e Bankës Botërore në Uashington, shkoi direkt te vendi ku do ndërtohej TEC-i i Vlorës, nuk është ndier fare këto kohët e fundit, dhe të gjitha gjasat janë që ai të japë shpejt e shpejt dorëheqjen si drejtor i KESH-it pas 28 qershorit (fatlum, nëse do jetë deputet), pikërisht për shkak të TEC-it të famshëm, të cilit ai i kushtoi kaq mund e përpjekje. Drejtori i ri i KESH-it nuk do të pranojë kurrsesi të blejë naftë me 100 USD fuçia për ta djegur në mes të sezonit të plazhit, që të mos shkarkohet nga puna pa marrë akoma rrogën e parë. Dhe kjo është normale. Si mund të blihet naftë me çmimin përsëri në rritje (aktualisht rreth 3-4 herë më i lartë se çmimi i parashikuar në projekt), madje naftën më të shtrenjtë D1 (se kështu është parashikuar në projekt), në një kohë që Shqipëria eksporton energji elektrike nga hidrocentralet, dhe ku turbinat vërtiten nga rrjedhja e ujit, jo nga djegia e naftës? Si mund të prodhohet energji nga TEC-i i Vlorës, kostoja për 1MW të gjeneruar prej tij mund të jetë edhe 2 herë më e lartë se çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, siç e ka thënë këtë dhe ministri i Financave në fuqi, z. Bode? Zv/ministri aktual i METE-s tha në një intervistë tash në fushatë zgjedhjesh se TEC-i i Vlorës do të shërbej si “back up”, domethënë do ndizet, nëse do ketë ndonjëherë mungesë energjie në treg apo rrjeti ynë i transmetimit nuk do jetë në gjendje të importojë në sasi të mëdha. Por Berisha thotë se Shqipëria do bëhet “superfuqi energjitike”. A bën vaki që një superfuqi energjitike të mbetet pa drita? Realisht me burimet e reja hidrike që kanë filluar të ndërtohen dhe me linjat e interkoneksionit që janë në ndërtim, prej të cilave ajo me Podgoricën përfundon vitin tjetër, thuajse eliminohet fare nevoja për “back up”. Megjithatë Shqipëria e ka një “back up”, që është TEC-i i Fierit, projekti i rehabilitimit të së cilit kushton vetëm 23 milion euro, në vend të mbi 100 milionë USD të taksapaguesve shqiptarë të konvertuara në kazanë, tuba, beton, turbinë stok të modelit të vjetër etj., që do flenë bash në plazhin e bukur të Triportit.

Siç mund ta dijë lexuesi, mëkatare për miliona të shkuara dëm apo të vjedhura është dhe Banka Botërore, e cila po i bën dhe një shërbim vetes dhe Berishës duke mos publikuar para zgjedhjeve raportin e investigimit të bërë prej Panelit të Inspektimit të vetë Bankës Botërore, por i lënë për një kohë tjetër gjatë verës. Ka shumë të ngjarë që krimi ekonomik me TEC të Vlorës të tentohet të mbulohet me një tjetër krim. Tenderët e organizuar e vendimet e qeverisë së fundi për superportin e Vlorës dhe 472 ha zonë të lirë të kërkojnë që ta konsiderojnë TEC-in e Vlorës si pjesë të infrastrukturës së superportit dhe zonës së lirë. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kur kishte 2 vjet që publiku e dinte mirë se ç’ishte TEC-i, Petrolifera e AMBO, falë vetinformimit qytetar, tash Berisha ia ka dalë që publiku mos të dijë gjë fare se ç’është porti më i madh në Mesdhe, ç’është parku më i madh eolik në Evropë etj., madje mund t’ia ketë dalë të ketë ngulur në mendje të shumëkujt skenarë me porte e me parqe e zona të lira me mijëra të punësuar. Sidoqoftë, edhe ai vetë e di mirë shprehjen e popullit se miu, që ta bëjë rrugë kalimin nën mustaqe, duhet të kaloj 2 herë.

A do të kaloj miu vallë përherë të dytë nën mustaqe më 28 qershor?

37 Komente

A do të kaloj miu vallë përherë të dytë nën mustaqe më 28 qershor?

Oh, yeah...

 Sikur ai TEC te ishte me gaz, vallaj s'do te isha kundra, biles do ta pergezoja, mirpo kjo me nafte/dizel, sikur s'me ngrof. 

Kush e di , mbase do djegim dhe plehra aty. Ne kemi me shumice ne Vlore. Po dhe kur te mbarojne:

Pse, kot e takoi Karamanlisi Salen para ca ditesh?

Po Silvio qe e ka mik...

Se ky rrushi jone kujton se i ka miq kur i japin doren ata .

Keshtu tha dhe per ate kinezin qe e shoqeroi te Muri...

Ne te njejten dite, ne te njejten gazete - dhe njekohesisht te Peshku (nga e njejta admine) - dy artikuj qe kontradiktojne njeri-tjetrin. TEC jo, mullinj me ere jo - epo nga dreqin do vije kjo energjia?

Ndërsa në aspektin e energjisë qeveria komuniste projektoi veprat e mëdha hidrike si Skavicën, Bushatin, Banjën etj., dhe nuk ndërtoi asnjë megavat shtesë nga burime fosile (naftë, qymyr), burime që gjendeshin me bollëk në vend në atë kohë.

Ne c'vite te qeverise komuniste ka jetuar gazetrari? Ku paskan qene keto burimet fosile me bollek qe paska pas vendi ne ate kohe? Sinqerisht beson ne iluzionin qe krijonte ZP-ja ne ate kohe qe nafta ishte lume ne Ballsh e Kucove dhe ne e eksportonim se s'e perdornim dot? Shko pyet shoferet e kamjonave (te shtetit, apo NB a ku di une) qe rrinin ne rradhe, e tollonat e naftes. Apo vu qymyri nga Memaliaj dhe Valiasi, prandaj rrinin spitalet e cerdhet pa nxehtesi.

Do te doja  te shikonit ishujt  Turks & Caicos, vende  turistike te mrekullushme por fatkeqesisht vetem ne rezervate te rrethuar me hekura e ruajtur me roje te armatosur kishte jete te mrekullushme. Ne Kryeqytetin Provo nuk shikoje  vec varferi e mizerje ( per aq sa na lejoj mundesia te shikoje gjate udhetimit nga reservati ne aeroport, se per te dale rrugeve as qe behej fjale per arsye sigurie). Njerezit jetojne ne nje mizerje, sepse kishin vendosur qe plazhet e mrekullushme te ishujve tja kushtonin vetem turizmit.

Sic duket keta qe ulurijne ketu  kete duan te bjene edhe me shqiperine. Nje ishull turistik ku ata vete te jetojne brenda reservateve dhe mileti i shkrete te pastroj halete e reservateve e te jetoj ne kalibe si ne Provo te Turks & Caicos.

Do tju sjell ca fotgrafi per ta vertetuar kete.

PS Ne nje godine nje kateshe pashe nje berberane qe me kujtoj shqipeirne Lyer me boje te zese dhe me shkrim dore ishte shkrojtur

"Barber Shop. New York style cut" dhe perpara kishte nje dere prej hekuri si ato te garazhdeve ne Shqiperi  Edhe trafiku me kujtoj shqiperine, nje mish mash i vertete. Dhe kjo ne qendren e kryeqytetit Provo ne ate ate mrekulli e pasterti bregu.

 

N.q.se nuk do te kishte drita Vlora a do te ngrihej ne proteste?

Eshte e vertete se energjia hidrike eshte e paster por reshjet nuk i ka ne dore njeriu.A i harruat thatesirat e tej zgjatura?

8 Vjet ne pushtet ishte e majta cfar beri per energjine?

Ne kohen e merhumit E Hoxha u ndertuan shume hidrocentrale u prodhua shume energji ,por populli perdorte vetem nje lampe per ndricim sepse nuk kishte asnje paisje elektrike me perjashtim te ndonje radio ,se tv kishin vetem te privilegjuarit.Energjine e shiste dhe blente armatime me te cilat po vrasim njeri tjetrin se armiq nuk kemi.

Ne duam energji, nuk duam ta paguajme ate duke perdor 100 marifete per ta vjedhur, edhe energjia eshte mall tregu si ushqimet,buka etj..A te jep mish falas kaspi?

 

 kur me erren syte ne pune, une per vete i shlodh duke lexuar anglezin! smiley 

Ju ke lexoni?

 Toko i dashur, ku jane keto ishuj, se nuk i kisha ndigjuar ndonjehere, megjithse isha as ne gjeografi.

Toko ti thua " Do te doja  te shikonit ishujt  Turks & Caicos, vende  turistike te mrekullushme por fatkeqesisht vetem ne rezervate te rrethuar me hekura e ruajtur me roje te armatosur kishte jete te mrekullushme." A thua se po te kishin dhe TEC aty ne ishullin turisitik do jetonin me mire? Por shembulli qe sjell ngjan shume me Kakomen qe po duan te ndertojne nje rezervat te tille e duke i lene ne mizerje fshataret per rreth, ne vend qe te investojne qe vete fshatin prane kakomese, Nivicen dhe fshatrat e tjere te bregut ti kthejne ne fshatra turistike dhe banoret autentik ti kthejne  ne pronar te biznesit te turizmit

Ata nuk jane pronare,pasi pronar eshte shteti shqiptar.Ky shtet ja jep kujt ti doje qefi pronen e tij. Nese shteti vendos e ClubMed te marre token ajo i takon asaj kompanie dhe jo atyre qe lahen 3 here ne vit aty.

Sipas rregullit shteti eshte pronar e reres dhe i nja 50-60m nga rera.Ky eshte ligji dhe nese ata nuk e njohin kjo nuk prish pune fare.Per mua me mire ta marre ate vend ClubMed apo edhe Aleksander Frangaj dhe Gaz Demi se ne fund te fundit jane shqiptare,se sa ta marrin disa qe e shesin sipas urdherave nga jashte dhe jo sic ju thote xhepi i tyre.

 

Shteti shqiptar nuk eshte aspak pronar i reres dhe 50- 60 m nga deti.Keto ligje i kane bere hajdutet Fatos Nano me shoke. Ato jane prone e fshtareve te vendit qe kane pasur kullotat per mijera vjet. Keta plehra pushtetare erdhen pa breke ne bythe dhe u bene milionere ne kuriz te popullit. Si duket dhe ti mjeshter Solidar... je pale me ta, plehra! 

Solidar, po re ne kundershtim me Tokon, qe e mbeshtete pak me siper.

A mund te na thuash nje fshat turistik si ky i kakomese, dmth prane nje fshati egzistues ne Greqi apo ne ndonje vend tjeter. TOKO na e dha nje. gjej dhe ti ndonje.

Ja cfare sjell nje vend qe zhvillon vetem turizem dhe jo industri ( te tjerat mund ti shikoni ketu)

Turks & Caicos

Fshati turistik

Provo downtown

Qendra e kryeqytetit

Turks & Caicos

Fshati turistik

Provo Downtown

Qendra e kryeqytetit

Turks & Caicos

Fshati turistik

Provo Downtown

Qendra e kryqytetit

ca sjell? zhdukjen e popullit inferior autokton, popullimin me kolone superiore spanjolle e angleze, dhe kthimin ne kopesht me paret e nenes mbretereshe per vizita dhe pushime te superioreve?

me ca e prodhon energjin ai toko? apo thjesht te pelqyn fotot?

Jo Irgun

Turks nuk kishin popullsi Te paret qe populluan ishin skleverit e nje anije qe u mbyt ne ate zone te Karaibeve. Sklleverit qe shpetuan ishin popullata e pare e atyre ishujve.

Ska te bej fare as me nenen mbretereshe e as me kolonite. Ka te bej me faktin qe ato ishuj kane ruajtur "bukurite" natyrore ne kurriz te mireqenies se popullsise.

Gjela me kripe dhe kripa me karar.  Disa duan te shikojne TECe ne cdo km2 te vendit, te tjeret nuk duan te prodhojne azgje vetem turizem e shezllone. E para sjell shkaterimn e jetes, e dyta shkatermin e mireqenies. Ekujlibri sjell mireqenie dhe jete.

Energjine e marin borxh nga jashte si ne, me cmimet e tregut, pagese qe mund te shkonte per mireqenien e popullsie, rruge, ura ,trafik rrugor dhe aeroport dhe krijonte pune qe punetoret te mos paguhen me $2/ore si pastrues reservati se nuk ka vend tjeter per pune, por ka natyre te "bukur" boll.

redk. me i llaf se ca po krahaso mes turks dhe shqiperise, nuk po i boj dot lidhje. tjeter siperfaqe, tjera nevoja, tjeter organizim, tjeter gjeografi, te tjere fqinj, te tjera interesa, tjeter realitet. spuqen me asi pike me thon te drejten vec endrres tate. mase ti e ke pa veten lyps dhe kamarier ne ate onderr, po s'e kena pa ne te tjeret knej, dhe me thon te drejten mbo icik me vjell ideja e kthimit te Shqiperise ne pension pleqsh smiley

Perftimi energise nga burimet me prejardhje fosile eshte energjia me "piset" qe njihet, gjithashtu me e shtrenjta dhe me nazelija karshi konjukturave dhe tregut. A i ezauroi Shqiperia te gjitha mundesite e tjera?

Ne kohen e diktatures kishte plane te gatshme per Skavicen si dhe per kaskaden mbi lumin Vjose (kater HEC'e). Mendoj se po te ndaloheshin vjedhjet masive ne KESH, ky i fundit do te kishte aq para sa per ti financuar vete keto HEC'e. Dhe nese kjo prap kjo nuk do i mbulonte nevojat, atehere mund te mendohej per parqe eolitike. Dhe nese Sala do ishte vertet i vendosur per ta bere Shqiperine superfuqi energjitike atehere le ta ndertonte dhe ate centralin berthamor ne Shkoder m.uti kala u bofte.

Po u pyeten keta majtistat me afat te skaduar, per Berishen dhe qeverine e PD eshte keq te punosh, keq te mos punosh. Keq te perparosh, keq te mos perparosh.

 Sa ishin socialistet ne pushtet Shqiperia nuk kishte rryme fare, tani Demokratet e bene te gjithe vendin me rryme por keta bukepermbysurit socialista prap se prap bukepermbysur jane.

 Keta jane njerezit me te cuditshmit qe i sheh ne rruzullin tokesor. Kur Berisha nderton TEC-e dhe forma te tjera te furnizimit me energji, keta e kundershtojne, kur Berisha nderton rruge per te lidhur shtetin, keta prap e kundershtojne.  Po te mos i ndertonte Berisha keto TEC-e dhe rruge, keta prap do ta kundershtonin.

Krijesa me te cuditshme dhe me te coroditura se socialistet me afat te skaduar nuk kam pare ne rruzullin tokesor. Vetem me ka mbetur ti krahasoj me aborixhinet e Australise, por kam frike se edhe aborixhinet do te dalin me te kuptueshem dhe me te kulturuar.

 

ky realisti qenka qenka komplet jashte realitetit. Berisha nuk beri asgje per rrymen, vecse bleu rryme e tani po eksporton (kuptohet akoma me veprat e Enverit se as socialistet nuk ben asgje per rrymen). Me kete ne fakt i provoi me fakte shqiptarve se shqiperia nuk ka nevoje te ndertoj TECe me nafte e me qymyr, por vetem te menaxhoj mire shit blerjet e te ndertoj akoma ca diga qe te mos e ler ujin te shkoj per qef ne det. kaq.

kshu tha dhe ruli ne youtube. 1400MW jon ka 1985, do shtohen 1030MW ne mandatin e ardhshem, vitin e pare tha qe do nisin ndertimin 104 hec-e. i saw it on the internets

nese shtohen 1030 MW nga 104 HECet nga 1400 qe ka Shqiperia sot pse duhen TECet me nafte ne bregdet?, apo per ti bere naften turizmit?

Lepireso, mqs. ti duhet t'i keshe konsumuar te gjitha pergjigjet (si llupes qe je), po i pergjigjem une dukes.

duka, kjo behet per te diversifikuar burimet e energjise!

Ne Kryeqytetin Provo nuk shikoje  vec varferi e mizerje

 

TOKO mos ja prish qefin...sot e kan per me pi me dolli...se po i afrohen minutat e fundit te propagandes Haxhi Qamilse smiley

Leri rrehat...merresh me Ferruna dhe ti smiley

Ti shko foli o Toko per qytet ne AMERIKE ku ke zhvillim modern...se cfar jane dhe si funksionojne dhe se NGA e marrin energjine (sikur the qe je diku ne Massachusetts? Shko thuj njehere se SA TEC-e ka ne Mass...Eh lere fare se nuk din as me numur kta)

Ja te tregoj une nje gje akoma me te bukur rreth Ferrunit dhe kapacitetit mbushes se tij.

Sot ishe ne Euronews pasi kishe nje spot 10-minutsh rreth zhvillimeve ne Shqiperi. Ata te Euronewsit te shkretet s'ja kane idene se me cfar flasin...po per ti bere qefin te gjithvse shkojne dhe i intervistojne.

Ferruni rrinte maj kodres perball Vlores...ku dukeshe dhe Petroja e re dhe TEC-i ri. Vecse kishe dhe dicka...te cuditshme mbrapa Ferrunit...mu atje mbrapa tij kur ai po llapte rreth "demeve" te TEC-eve...si ESKPERT MIDHIESH qe eshte (dhe si ekspert midhiesh qe jane gjith Peshkataret...kjo vjen me profesionin fundja). Mbrapa tij...ke ish-fusha e aviacionit...kishe nje kollone gjigande TYMI qe ngriheshe mbi Vlore. Cfar te ishe kjo kollone tyme? Te ishe TEC-i i shkret prej 93MW (sikur me pordhat e Vlores te beheshe...do beheshe me i madh se 93MW)? Jo or jo...se tymi i ati TEC-it as do dallohet dot.

Ishte tymi i PLEHRAVE qe digjen cdo dite ne afersi te Vlores smiley

Pra...pytja ime do ishte...sa duhet te MBUSHI nje njeri qe te kuptoj se ku qendron problemi ne Shqiperi? Mos u mundoni ti gjeni pergjigje ksaj pytje...

----------

nese shtohen 1030 MW nga 104 HECet nga 1400 qe ka Shqiperia sot pse duhen TECet me nafte ne bregdet?, apo per ti bere naften turizmit?

Per heren e 79-en ktu ke Peshku.

Nuk e di sa eshte ekzaktesisht kjo shifra e MW per HEC-et e reja...por per hir te muhabetit le te themi 1030...se kshu keni qef ju. Sic eshte shpjegu nja 100 here (79 thash me siper?)...nje sistem energjitik duhet te jet i shumellojshem. Dhe kte sepse asnje metode prodhimi e vetme nuk mund te perdoret...gjithnje...apo kur ke nevoje ti. Ato 1400MW te instaluara gjat komunizmit (me pak...po le te themi 1400 per me ju be qefin)...jane HEC-e qe kan nje faktor prodhimtarie rreth 0.3...pra rreth 30% te kapacitetit te instaluar. Dhe kjo eshte gje normale per HEC-et. Prandaj...CFAR do besh ne perriudhen tjeter ku kto HEC-e ose nuk prodhojne dot ose nuk prodhojne me sasine e duhur?

Prandaj ndertohen edhe TEC-e...prandaj ndertohen edhe burime te tjera...sepse secila metode e prodhimit ka avantazhet dhe ka problemet e veta...dhe vetem duke i pasur te gjitha mund te kesh nje sistem qe i shmanget mungeses. 1030MW te instaluara neper HEC-et e reja...shumica e tyre HEC-e te vogla dhe te koncentuara ne Jug (pra per konsum lokal shumica). Shumica dermuese e te medhenjve...HEC-e me koncesion (pra ku nje pjese e mire e energjise shkon per eksport...pasi qeveria Shqiptare nuk pagoj per ndertimin e tyre). Le te themi qe kto HEC-et e reja do ket nje faktor prodhimtarie prej 40% (ai i Ashtes me duket eshte planifikuar per rreth 42%). Duke marre parasysh faktin qe SHUMICA e energjise per periudhen e koncesionit do shkoj per eksport...duke marre parasysh koncentrimin e ktyre HEC-eve (se eshte pak jo-ekonomike qe nje HEC 5MW ne Devoll te shesi energji per nevojat e...Shkodres)...duke marre parasysh qe kto HEC-e do ken te njejten mungese uji si HEC-et ekzistuese ne perriudhen e veres...duke marre parasysh dhe faktin se HEC-et...si teknollogji...nuk jane KURRE sisteme qe jane "stand alone"...pra qe i gjith vendi te furnizohet vetem me nje metode prodhimi...atehere SI mendon ti se s'paska nevoje dhe per TEC-e????

Aq me pak...kur flitet per TEC-e mesatarisht MIKROSKOPIKE...si ky i Vlores...apo ai i Lezhes...apo ai i Fierit. Kto do jene TEC-e per peak-load...se Shqiperia atje e ka pas problemin kryesor...perballimin e peak load me HEC-et sidomos ne periudha thatesirash. Por ju nuk e kuptoni dot kaq gje....kujtoni se do punoj 24 ore ai. Vetem ai i Durresit eshte planifikuar qe te jet i konsiderueshem...dhe pikerisht sepse eshte me qymyr dhe eshte TEC baze.

Qe Shqiperia ne te ardhmen kur parashikimi ne RASTIN ME TE MIRE flet per nje rritje prej 167% ne kerkese ne vitin 2020...te mos ket probleme me energjine dhe te mos ket nevoje te importoj 400 milion energji ne vit...atehere absolutisht duhet te ket nje sistem prodhues te shumellojshem ku TEC-et luajn nje rol KYC.

Ky eshte argument idiot...se s'ka asnje aresye per ta pasur...por ngaqe ka nje maune me injorantesh qe dalin ne TV ose shkruajn neper gazeta...si autori me siper...eshte e nevojshme me shpjegu gjerat me elementare si SI funksionon...bota moderne. Katunaria qe s'ka qen ndonjehere ne ndonje vend modern...hajde edhe mund ti falet nese nuk e merr vesh se si funksionon bota. Po ndonjeri qe ka FLAMUJ Oksidental ngjitur me emrin e tij...si ka mundesi?? Kudo qe te jesh ne boten moderne ne cdo vend te botes...te jesh absolutisht i sigurte 110%...qe mesatarisht midis 60-80% e energjise vjen nga ndonje TEC.

Te shpjegosh se pse ka TEC-e..dhe pse duhen...eshte budallek per klasen e 4-et...Ca ti besh...Shqyni ajo.

Ore po si e ka zgjidh berisha pa TECe ceshtjen e energjise keto 2 vjet?

E ka zgjidhur nepermjet zyres se konsulences se Argites me qendersulmues Fazllicin.

 

Ore po si e ka zgjidh berisha pa TECe ceshtjen e energjise keto 2 vjet?

400 milion dollare ne vit import energjie. Shko pyt Seserin te te tregoj pastaj per "zhvillim te qendrueshem" smiley

marttagtype name="place" namespaceuri="urnsmileychemas-microsoft-com:officesmileymarttags">marttagtype>marttagtype name="country-region" namespaceuri="urnsmileychemas-microsoft-com:officesmileymarttags">marttagtype>

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

st1\smiley{behavior:url(#ieooui) }

ate;
mso-margin-top-alt:auto;
margin-right:0in;
mso-margin-bottom-alt:auto;
margin-left:0in;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:12.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";}
p.red, li.red, div.red
{mso-style-name:red;
mso-margin-top-alt:auto;
margin-right:0in;
mso-margin-bottom-alt:auto;
margin-left:0in;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:12.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";}
@page Section1
{size:8.5in 11.0in;
margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in;
mso-header-margin:.5in;
mso-footer-margin:.5in;
mso-paper-source:0;}
div.Section1
{pagesmileyection1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

 

TEC-i i Vlorës, me kosto të lartë

Qeveria e ndërton me borxhe, edhe pse do ta përdorë shumë pak. Energjia e prodhuar, 75 euro/MW

ARD KOLA

Kryeministri Sali Berisha inspektoi pak ditë më parë punimet e TEC-it në Vlorë, i cili ka kryer disa teste, duke rezultuar pozitiv. Duke qenë se lënda e parë për prodhimin e energjisë elektrike do të jetë naftë, llogaritet që kostoja e megavatit do të jetë rreth 75 euro (me çmimet aktuale). Krahasuar me energjinë që blihet në rajon, sasia e siguruar nga TEC-i do të kushtojë afërsisht 25-30 euro për megavat më shtrenjtë. Për këtë qëllim, autoritetet shqiptare mendojnë që termocentralin e ndërtuar pranë qytetit të Vlorës ta vendosin në punë vetëm në ato raste krizash, kur prodhimi lace wsmileyt="on">t="on">vendaslace> nuk garanton as minimumin e kërkesës për konsum. Pavarësisht kësaj, Kryeministri e cilësoi projektin tepër ambicioz që i garanton Shqipërisë drita 24 orë pa ndërprerje. Vetë ekspertët pohojnë se TEC-i do të përdoret në raste krizash, pasi situata në hidrocentrale dhe parashikimet flasin për një stabilizim të sektorit energjetik në vend. Madje, vendi ynë prej kohësh është duke ekspertuar, duke treguar se prodhimi nga hidrocentralet ka prekur kulmin, falë edhe kushteve atmosferike.

Kredia

Tjetër fakt shqetësues është kredia që kemi marrë për ndërtimin e TEC-it. Edhe pse është dhënë nga donatorët, gjithsesi borxhi përmban interes, të cilën do ta paguajnë shqiptarët. Për projektin janë marrë hua rreth 100 milionë euro nga Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, si dhe BERZH, ndërsa punimet i ka kryer një kompani italiane. Mendohet se pajisjet janë të teknologjisë së fundit, duke mundësuar përdorimin e TEC-it me naftë dhe gaz paralelisht. Të gjithë historinë për TEC-in në Vlorë mund ta përmbledhim duke përmendur dy fakte: e para, TEC-i prodhon energji me kosto të lartë, gati dyfish me vendet e rajonit dhe e dyta, kemi marrë borxh gati 100 milionë euro për ndërtimin e një objekti që do ta përdorim shumë pak. Megjithatë, qeveria mendon se futja në borxh ia vlen, pasi TEC-i do të jetë mjeti rezervë që garanton prodhim dritash pa ndërprerje, por vetëm për zonën e jugut.

Shtyrja e afatit

Qeveria shtyn për tre muaj të tjerë, duke e bërë në 6 afatin e fillimit nga puna të TEC-it të Vlorës. Sikurse ishte parashikuar brenda muajit qershor, pas shtyrjes në muajin mars 2009, Kryeministri Sali Berisha gjatë inspektimit në objekt tha se inaugurimin e TEC-it do ta bëjë në shtator, atëherë kur nis puna. Specialistë të KESH-Gen thonë se shtyrja nuk lidhet me ndonjë shkak serioz, por vetëm teknike. Parashikohet që gjatë muajve të verës të kryhen të tjera teste-pune, për ta pasur të gatshëm në shtator.

 

Artikull gjysmak...

Madje, vendi ynë prej kohësh është duke ekspertuar, duke treguar se prodhimi nga hidrocentralet ka prekur kulmin

Shqiperia gjithnje ka eksportuar energji...edhe ne rastet me te keqia. Po nuk e kuptoni ju pse...dhe si...dhe se kjo s'do te thote aspak se Shqiperia paska kaq shume sa i mbetet edhe me shit. Energjia s'eshte mall qe e magazinon...

Eshte bilanci ne fund qe ka rendesi...thuj autorit te ndritur.

Vetë ekspertët pohojnë se TEC-i do të përdoret në raste krizash

Ky TEC s'ka qen as imagjinuar nodnjehere te jet ndonje gje tjeter...po ju nuk e kuptoni as kaq gje. Ju vetem imagjinon per shkaterrimet kolosale vdekjeprurese qe nje TEC 93MW do tju sjelli smiley Kur nuk kuptoni qe ne fillim se cju kan then njerzit...s;eshte cudi qe te habiteni pastaj.

pasi situata në hidrocentrale dhe parashikimet flasin për një stabilizim të sektorit energjetik në vend

Parashikimi i motit per vitin tjeter?? Rroft Levizja e Mbrojtjes se Gjirit Persiko-Vlonjat...ose ka ndonje fallxhore te mire...ose ka shpik teknologji te re

O Grupo .

 E verteta eshte qe ti te mbush mendjen me ato llogarite e tua. Mirpo une kam vetem nje pyetje:

Mund te me gjesh nje shembull qe ne nje qytet turistik si Vlora, ne nje vend te botes se qyteteruar,  eshte ndertuar nje TEC me  hidrocarbure gjate shekullit te 21 - te vetem dy kilometra larg qytetit ?

Pse e spostoni problemin , ne se duhet apo nuk duhet TEC - i ne Shqiperi ? Te gjithe e dime qe kemi nevoje per energji. Problemi eshte se:

TEC - i duhet , por jo brenda ne nje qytet si Vlora.

TEC - i duhet , por jo me lende djegse te lenget, bile as te ngurte.

Ato shifrat me pordhet e Vlores, apo me llogaritjet e pakuptimta jane pese me hiç.

Njohurite shkencore dhe erudiksionin qe disponon, te lutem vuri ne pune per t'ju pergjigjur pyetjes qe te shtrova me siper...

Eshte e thjeshte apo jo ?

Bubi,

 ne nje qytet turistik si Vlora

Kush ka thene se Vlora eshte qytet turistik? Ku eshte shkrojtur, ka ndonje vendim qeveria apo kush e percakton kete? Nuk jemi ne qe vendosim se Vlora eshte qytet turistik Eshte plani i zhvillimit qe vendos se cfare qyteti do te jeteVlora, Tropoja apo Korca. Por ketu ndodh e keqja, ne jemi bere te tere qeveritare e ligjevenes. Derisa sa nuk ka nje program zhvilimi per shqiperine se cilat zona do te jene turisitke e cilat industirale do te ngirhen TEC  e plazhe turistike atje ku i do xhepi i Berishes apo Rames.
Por ne fund dua te them perseri boll i rate legenit kot. Deri sa nuk ka nje plan zhvillimi Vlora mund te gdhihet sot me TEC neser me plazh turistik, pasneser me metalurgjik e ne diten pasneser me ishull turistik Pse jo? jo me kot nuk ka nje plan zhvillimi qe te bejne palle e te rjepin sa te kene mundesi politikanet tane.

Po te kthehemi 50 vjet mbrapa, atehere mund te behet ajo qe thua ti.

Mirpo kjo nuk mund te ndodhe , se vlonjatet do dijne ta marrin ne dore fatin e qytetit te tyre dhe mos te lene injorancen dhe shpellaret te vendosin  per te ardhmen e Vlores.

Hidh nje sy:

http://www.ali_asllani_maskarenjte.

Bubo jemi kthyer 500 vjet mbrapa. 50 vjet me pare me te mire apo pa te mire kishte nje plan. Dhe bota e cilivilzuar sot dhe 500 vjet me pare ka pasur plane te tilla. Ndersa kerksesa tende per qytetaret e Vlores te marin ne dore fatet e tyre i takon 500 vjet me pare kur Principata e Kanines vendos per fatet e Vores e ajo i Bushatit per fatet e Shkodres.

Zoteri nje kombi i qyteteruar, nji shtet i civilizuar nuk vendosin as shpellaret as vlonjatet fatet e Vlores por e vendos kombi dhe shteti.

Nejse mbase vertet jemi  500 vjet prapa kur ka akoma njeres te  principates se Kaninses qe i quajne banoret e Bushatit si banore shpellash.  Rembeni armet ju te Kanines dhe futjani atyre te Bushatit. Piratet e Kanines kunder shpellareve te Bushatit. Bukur besa verte jemi 500 vjet prapa

PS ky maskari i Aliut ka mare mbi 40% te votave te popullit sot Valle jemi ne nje popull maskara qe voton nje makskara si ai i Aliut?

Toko.

Sikur Shqiperia te ishte nje vend normal, ti do te kishe plotesisht te drejte. Mirpo tek ne nuk fiton ai qe votohet, por ai qe numerohet.

Edhe sikur te jete e vertete ajo qe thua , d.m.th. 40 % e votave ne 2005-en, mos harro se pjesmarrja ne votime ishte rreth 36 % .

D.m.th. pushtetaret e sotem kane mbeshtetjen e 14 % te shqiptareve te afte per votim. 

Eshte e mjaftueshme per te qeverisur ?

Matematikisht ? - PO .

Po moralisht ? - Nuk jam shume i sigurte...

Besoj se me kupton smiley...

 Per te mos u larguar nga tema, po e modifikoj pyetjen:

Mund te me gjeni nje shembull qe ne nje qytet me potenciale te padiskutueshme turistike si Vlora, ne nje vend te botes se qyteteruar,  eshte ndertuar nje TEC me  hidrocarbure gjate shekullit te 21 - te vetem dy kilometra larg qytetit ?

Ketu pajtohem me ju 100% Ke te drejte

Sa per pytjen e  modifikur do te pergjigjem se JO nuk gjen vec ne qofte se eshte vendosur nga qeveria e civilizuar  se ai qytet do te sakrifikohet per hir te rendesise kombetare qe ka le te themi energjia elektirke per vendin. Por perseri deri sa nuk ka nje plan zhvilimi mendoj se eshte kote te diskutohet.Cdo pale ka te drejte ,prandaj ka qeveri qe te jete albiter i paleve, dhe vendosur jo si te jete e mira e Vlores dhe vlonjateve por e mira e kombit dhe shqiptareve pjese e te ciles jane edhe Vlora dhe vlonjatet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).