Të mbijetosh në Shqipëri

Shqipëria nuk është një vend i thjeshtë. Sidomos për dikë që dëshiron të jetojë mirë. Por, pavarësisht nga kjo, edhe kjo e ka "ilaçin" e vet. Mjafton të jesh tipi i duhur në këtë vend. Po nuk ka asgjë të habitur, në çdo vend ka gjithmonë një tip të duhur që përputhet më së miri me shoqërinë e vendit, me pjesëtarët e saj.

Ai orientohet gjithmonë më lehtë se të tjerët, ka gjithmonë shokë përreth, bën gjithmonë karrierë dhe jeton gjithmonë mirë. Ky mund të jetë kushdo, mund ta takosh kudo sidomos në qendrën tënde të punës apo në klasë.

Ky shkrim nuk ka për qëllim të evidentojë në njërin syresh, por thjesht dhe vetëm të ndërtojë një "identikit" për ndonjë të ri apo të re, ndonjë emigrant të sapokthyer që dëshiron të ndërtojë jetën e tij në këtë vend, që një miku im e quan ysht i shkretë i Ilirisë.

Gjëja e parë, por jo më kryesorja që të mbijetosh në këtë vend, nuk duhet të jesh një tip që mendon. Nuk ka asgjë për t'u habitur, askujt në këtë vend nuk i duhet një vartës që arrin të thellohet mbi punën, mbi fenomenet që e përbëjnë atë.

E më pas të reflektojë e të arrijë në konkluzione të pavarura. Një njeri që mendon në mënyrë të pavarur mund të shikohet me dyshim dhe frikë nga pronari apo shefi.

Sepse një i tillë do të reflektojë, përveç të tjerave, edhe për urdhrat apo metodologjinë e punës së shefit dhe, në këto kushte, ky i fundit mund të mos ndjejë atë lloj sigurie që shumë nga ne shqiptarët e kërkojmë tek pushteti.

Një njeri që mendon, një shef shqiptar, preferon më mirë ta lërë në ato pozicion apo lloj punësh ku nuk mund të bjerë në pah truri i tij. Shpesh, ndaj njerëzve të tillë, ushtrohet një presion i paparë, i fortë, i vazhdueshëm dhe kjo me qëllim të vetëm; ta demoralizojë, ta demaskojë e së fundi ta gjunjëzojë në mënyrë që të kuptojë "krimin" e tij që askush tjetër përreth nuk e bën: të menduarin.

Sa më i rëndë ky "krim", d.m.th., sa më me vlerë të jenë mendimet e tij, aq më i rrezikshëm është mbajtësi i tyre dhe aq më e madhe do të jetë dëshira për unitet në goditjen ndaj tij.

Të mos harrojmë, një pronari shqiptar, një udhëheqësi apo një shefi çfarëdo, më shumë se çdo gjë u intereson qëllimi i tyre personal sesa mbarëvajtja në punë dhe në këtë kuptim, për ta, një njeri i tillë është më shumë i rrezikshëm për pushtetin e tyre sesa i rëndësishëm për suksesin e rezultateve të punë.

Megjithatë, nuk duhet marrë me kaq frikë. Ka në fakt një shteg shpëtimi; të fillosh të mendosh njësoj si shefi yt. Një njeri i zgjuar që është një ndjekës i bindur i shefit që përpiqet dhe derdh djersë veçse për të mbështetur mendimit e këtij të fundit, edhe kur këto nuk do të bindnin dot as një foshnjë, atëherë po. Ky njeri është gjithmonë i kërkuar në tregun e vockël shqiptar. Ky njeri mund të ketë të ardhme.

Por, nëse, megjithatë, ke vendosur të jesh vetvetja, po të paralajmëroj, ndonjëherë të shpeshtë, në ndonjë mbledhje apo gëzim do të ndodhë të ngelesh si hu në mes të të tjerëve që qeshin e shkrihen gjithë zor me shakatë e shefit tënd të ri. Mjaftojnë këto raste për t'u "zbuluar" dhe marrë "inat" nga të gjithë. E ti do të jesh i vetëm.

Mundohu, pra, dhe bëj kompromis: qesh nga pak edhe ti. Më beso, ky është kompromisi më i thjeshtë që do të kërkohet ndonjëherë. Shumë të tillë do të përplasen gjatë jetës dhe do të jenë të rëndë, padyshim.

Jo rrallë do të çorientohesh dhe do të gjesh strehë në kujtime të ëmbla, të largëta. Tek nëna dhe babai që s'janë më. Sa të ndryshme ta kishin shpjeguar botën nga ajo që ti jeton çdo ditë. Mos u tulat.

Ata nuk të kanë gënjyer. Vazhdo të ecësh mes këtij oqeani bërrylash njerëzorë dhe kërkoji gjithmonë ata. Orientoje busullën tënde dhe kapu fort pas këshillave që dikur t'i dhanë, sepse në këtë vend me shumë mashtrime, fjalët e tyre janë e vërteta hyjnore që të duhet.

Mbaji në zemër ata dhe "lëre"zemrën në shtëpi, sepse ndonjë ditë do të kesh nevojë të qash dhe dije, s'ka shpatull më të mirë se ata. Ndaj, zemrën kije tënden, ajo nuk është bërë për kompromise.

Dhe më i vetmuar se kurrë do të jesh nëse je një njeri i "hapur". Mos harro, je në vendin ku do dëgjosh si të tuat, thënie për gjëra apo njerëz që as nuk i ke imagjinuar kurrë. E vetëm nëse të kundërsulmojnë për këtë, pra nëse je me fat, do të mund kuptosh se çfarë dhe për kë ti ke folur, pa hapur gojë. Ndaj, qëndro i hapur ndaj shoqërisë dhe mundohu të heshtësh me njerëzit.

Por ka edhe më. Sakëm se je idealist. Sidomos nëse je një i ri apo një emigrant i kthyer rishtazi në vendin tënd me ëndrra të mëdha ndryshimi që tejkalojnë "oborrin" e shtëpisë tënde; kij kujdes, "parashuta" jote është hapur në vendin e gabuar.

Për të ta bërë më të thjeshtë atë çka po synoj të them, po përdor si krahasim një njeri që ecën me shikimin e tij drejt, në një rrugë plot gropa e pellgje të frikshme. Një i tillë rrezikon të gjendet në këtë vend në situatat më të pamundura, më të tmerrshme, më të paimagjinueshme që mund të gjendet një njeri.

Mund të të ndodhin gjëra të thjeshta, si tallja apo buzëqeshja e njerëzve që të rrethojnë sa herë që ti, gjithë frymëzim e sinqeritet, do të përdorësh fjalë të tilla si "Shqipëria", "Kosova" "shoqëria", "zhvillim", përparim", "integrim". Por mund të të ndodhë gjithashtu të të kërkojnë të firmosësh një tender të çuditshëm për të «mirën» e atdheut.

Dhe nëse je vërtet i harruar nga Zoti, mund të të ndodhë që edhe të arrestohesh veçse ti dhe të përmendesh më pas si numër në kronika apo raporte që tregojnë sukseset në luftën ndaj korrupsionit.

Fillo t'i "presësh" drutë më shkurt, d.m.th. të mendosh për oborrin tënd dhe vetëm për gjërat dhe familjen tënde.

E nga ana tjetër hiqe mendjen nga tema që dikur të pasiononin, harroje Shqipërinë dhe shoqërinë e saj. Afroje horizontin dhe struku në botën tënde dhe ndryshimin do ta kuptosh menjëherë, njerëzit do të të duan më shumë e do kesh gjithmonë e më pak "armiq". Dhe do të jesh i respektuar.

Askush nuk e do një idealist. Një idealist është si një pasqyrë për njerëzit e vegjël. Por asnjë njeriu nuk i vjen mirë të kuptojë që është i vogël. Jo në shtat, por në shikim, pra në shikimin e mendjes.

Ndaj, mos ji i tillë. Por mos ji as i ndershëm. Edhe kjo e fundit "të vret" në këtë vend, njësoj si tiparet që përmendëm më lart.

Nëse je i tillë, ti do të jesh gjithmonë një qenie e izoluar e kolegët do të të evitojnë siç evitohet një lebroz. Në këtë shoqërinë tonë, që jeton në një mungesë totale sistemi rregullash apo vlerash, ti do të jesh tamam si një dru i shtrembër në një stivë të "urtë" drush.

Askush nuk do të jetë rehat pranë teje. Nganjëherë edhe shikimi yt do të jetë i padurueshëm. Njerëzit jetojnë në anarki të plotë në këtë vend dhe nëse do të mbijetosh, duhet të "shqyesh" pa mëshirë edhe ti "kofshën" që të takon.

Por, njësoj si dhe kafshët, askush nuk do të bezdiset qoftë dhe me shikim, tek i "ngul" thellë e më thellë, dhëmbët e vet gjësë publike. Dhe ti bezdis, me abstenimin tënd. Në një vend ku asnjë rregull shtetëror apo social nuk të mbron ndaj "urisë" njerëzore, ti rrezikon të vdesësh urie. Si qen.

Pra, sikurse kuptohet, duke dhe i mbledhur të gjitha këto, që të mbijetosh në këtë vend apo më keq akoma, të jetosh mirë, ti nuk duhet të jesh një njeri me dinjitet dhe personalitet të lartë.

Nëse ti emigrant, që malli të ka marrë për ne dhe rrugicën tënde, nëse ti i ri që mezi pret të përfundosh shkollën dhe të gjesh vendin tënd që të takon sipas meritës e të gjithë së bashku të ndriçoni Shqipërinë tonë, nëse keni dinjitet, pra, nëse jeni të ndershëm, nëse jeni mendimtarë e, mbi të gjitha, idealistë të së ardhmes, dijeni; jeni në vendin e gabuar.

Dhe bëhuni gati, jeta juaj do të jetë një luftë e vërtetë dhe dijeni, gjithashtu, se do ta fitoni atë. Kjo s'ka dyshim, kjo dihet. Veç një gjë nuk dihet: "çmimi".

47 Komente

Mqs ky shkrim prek disa tema qe nga kendveshtrimi im jane me se te verteta, do te isha kurioz se cfare mendon Blendi mbas kaq muajsh qe u kthye "to change", sipas tij sa ekzakte jane paragrafet e mesiperm, dhe a do t'ia rekomandonte te tjereve per tu kthyer?! (flm paraprakisht). Tek lexoja shkrimin m'u kujtua nje shok i imi qe punon ne nje firme private ne Tirane, nje dite me tha: Shefi sot hoqi nje koleg nga puna pasi ai beri nje shaka, ndersa shefi nuk ishte aspak ne humor, jemi kthyer ne marioneta, qesh shefi, qeshim ne, me turi shefi, urte ne....

 Bir Selman i nenes who to cry first!!! Po na shuhen idealizmat dhe shpresat me kalimin e cdo dite kur degjon gjera si keto!!! Si i behet kesaj pune?

 

 

"Shefi sot hoqi nje koleg nga puna pasi ai beri nje shaka, ndersa shefi nuk ishte aspak ne humor, jemi kthyer ne marioneta, qesh shefi, qeshim ne, me turi shefi, urte ne...."

 Kjo ndodh dhe ketu.Jeta eshte lufte kudo! Nuk mund dikush te dale dhe te thote qe jeta e vete ka qene e rehatshme dhe gjithshka e ka arritur kollaj vetem sepse eshte ne Amerike, apo kudo tjeter ne Europe. E nese te lene vend sepse je i zoti, ti humbet si njeri ne ane te tjera, sepse punedhenesit gjithnje i intereson ne sherbim te tij, dhe jashte punes mund te mos kesh as nje jete per te. Kudo te duhet karakter i forte , ne Shqiperi pak me shume sepse kush kthehet s'e ka idene se çfare realisht e pret ndoshta dhe shanset qe te zhgenjehet jane me te medha. Por kjo nuk eshte nje arsye per ti dekurajuar ata qe duan te kthehen dhe as nuk mund te justifikohen kur shumica e njerezve aty i ben te heqin dore nga ato qe jane qellimet e tyre. Nese paraqiten si njerez, njerezit i kuptojne dhe dine te bejne dallimin, nese paraqiten me : Une di gjithshka!, patjeter qe do izolohen, nese nuk shfrytezohen.

Kjo ndodh dhe ketu

Ku ketu? une nuk e kam pare kete as kur  isha pjata lares ne restorant as kur isha"operation data entry", as sot ketu ku jam Nuk e di mbase une qenkam me fat

Nuk mund dikush te dale dhe te thote qe jeta e vete ka qene e rehatshme dhe gjithshka e ka arritur kollaj vetem sepse eshte ne Amerike, apo kudo tjeter ne Europe.

Kete ngaterojme ne shqiptaret.  Te jetuarin si marionete dhe te jetuarin si punetor. Qe jeta eshte lufte kjo dihet dhe qe azgje nuk fitohet lehte kjo dihet gjithashtu,  por qe jeta eshte lufte  te krahasohet me te fituarin  lehte si marioniete  te quhet pune e rende dhe te thuhet qe e punuara rende eshte njesoj me marioneten kjo nuk hahet dhe kete shenje barazime veme ne shqiptaret

"Ja edhe ne shqiperi punojme rende jemi bere marioneta e shefave

 

 Jo mik/e e/i dashur te jesh marionete qe te mbash nje vend pune eshte ndryshe nga  te punosh rende qe te mbash nje vend pune Keto jane dy gjera krejt te ndryshme 

Ashtu eshte  ketu punohet rende shume rende po ama arihet ajo qe ne shqiperi as si marionete as si prostitute morale   nuk e arin dot. Arihet ajoq e deshiron ne baze te sasise sa e deshiron

Te tjerat lexo veprat e Enveri se si kapitalizmi shfrytezon klasen punetore  smileyKe mbetur vertet mbrapa je akoma ne kohen e Marksit. smiley

 toko je ne amerike ti vella, vend emigrantesh ku rrohet ne komunitet.  pastaj anglo saksonet jane natyre tjeter me europianet (sidomos ata me natyre mesdhetare ose latine), ku duket se ndodhet ai/ajo qe po i pergjigjesh. amerikanit i mjafton ti kryesh punen.

ndersa europianit jo vetem aq. ai kerkon ti thush dhe faleminderit per ket, dmth qe te jep lek t'ja çosh shtepise. 

keshtuqe mos na bo kapedanin. apo nuk po i sheh lajmet nga italia dhe greqia. 

Une mendoj se formula vincente eshte te jesh i zoti,serioz(jo turiçkan),dhe vetja jote ne çdo moment.Koherenca ne sjellje ,mendim pune ,kostanca ne impegnim...bejne qe dikush tjeter te kete besim e te mbeshtese shpresa mbi ty.Nje person i tille behet i domosdoshem ne pune e nuk ndodh kurre qe te hiqet nga puna pse qeshi apo nuk qeshi....mendoj une xhanem....

Ca jane keto shkrime idiote. Te njejtat fenomene qe jane tek ne i ke edhe jashte vendit tone. Ca eshte kjo mani per te nxi Shqiperine se nuk e kuptoj. Prit kur te na dilni ndonje dite me teorine qe perdhunimi,vrasja,egoizmi,sahanlepiresit,korrupsioni e me the te thashe te jene fenomene qe ndodhin vetem ne Shqiperi. Mendoj se ne shkrim ngaterrohen problemet me veten me problemet e vendit tone.

E verte peshku me uje futi nje boje te bardhe mbase mbulon ate te zezen. Beji qefin vetes Cdo gje eshte subjektive njerezit jane te lumtur kur nuk dijne ose nuk duan te mesojne  se si mund te jete dhe me mire ndryshe

Ato probleme jane dhe jashte, por jashte nuk te denon shoqeria sepse ti nuk vjedh, ndot, thyen ligjet e rregullat, je i ndershem, nuk do te korruptohesh, thua mendimin tend, thua ate qe mendon, apo ben nje akt ne te mire te komunitetit. KEto qe thashe ne Shqiperi jane krime te renda qe e meritojne plumbin!

 Faleminderit qe na sqarove qe ti nuk je i ndershem, familja jote dhe njerezit e tu gjithashtu! Tani e dime qe ose flet nga bota e pertejme, ose po i krijon vetes nje justifikim per ato qe ben.

 

thashe qe meritojne plumbin sipas shoqerise shqiptare, se kur e merr ate eshte per t'u diskutuar dhe bo pazar. Po ti Iris, pse me rri rrugeve te BE-se po nuk vjen ketu te luftosh si burrneshat?

Sepse jam e pergjegjshme. Pergatitem qe te mos qurravitem dhe tu hedh fajin te tjereve per çdo deshtim, dhe mbi te gjitha te mos kthehem ne burrneshe per hir te luftes smiley

E pra shume mire qe ike dhe nuk vjen ketej. Tregon "timerine" tende. Ndryshe nga ti, megjithese kam lejeqendrim per ne BE dhe mund te iki kur te dua, jam ketu dhe po luftoj dhe nuk po "qurravitem" si ti neper BE. Pse Shqiperia eshte shtet i deshtuar nuk e kam fajin une, ndoshta e ke ti qe iken e nuk perballesh me te.

Shkrim me te vertete i goditur. Me shume nuk mund te thuash. Une mendoj se keto karakteristika qe pershkruan autori kane lindur ne sistemin socialist duke qene sot karakteristika te brezave te tjere.  Ato jane te  transmetuara nga baballaret e tyre dhe shoqeria ne teresi qe e kane perjetuar ate sistem.

 

Te njejtat fenomene qe jane tek ne i ke edhe jashte vendit tone.

Kjo shprehje eshte kthyer ne nje mantra e vertete nder subjektet e leshte te Arrnautistanit. NUK ESHTE KESHTU or Peshk i kapur ne grep...jo cdo peshk ne det e ka grepin n'goj? a m'kuptoveeeeeee?

Po rri o Qafir se nuk eshte kthyer kjo shprehje ne mantra por shprehjet e mesiperme te artikullit. Keto lloj artikujsh te zymte jane bo si pune hartimi qe na shfaqet here pas here para syve nga disa njerez qe mendojne se jashte Shqiperie ka sisteme te kulluara. Njerezit jane njesoj si ne Shqiperi si ne Amerike si ne Afrike e ku te duash ti. Une spo e mohoj qe ka probleme por nuk mund te dal une te diskutoj per luften e berrylave dhe tja vesh Shqiperise a thua se jashte Shqiperie jetojne UFO.

kot me t'pyt para se te te pergjigjem. Cer mendon per ket rast:

Kryeministri i Kanadase i viteve 80, periudhe privatizimesh per gjithe anglosferen, eshte kapur me $300,000 dollare ne zarf prej dikujt qe donte ti shiste Kanadase aviona.

Per ket rast, me thuaj nqs te betonon bindjen qe gjerat 'jashte' jane njesoj si 'mren'.

Sipas teje fakti qe u kap me 300 000$ do te thote qe ska korrupsion andej?! Sigurisht qe shteti funksionon me mire andej por kjo sdo te thote qe te nxihet cdo gje kendej.

S'e paske kuptu mire idene kryesore te ketij artikulli atehere.

që të mbijetosh në këtë vend apo më keq akoma, të jetosh mirë, ti nuk duhet të jesh një njeri me dinjitet dhe personalitet të lartë.

Ja ku eshte ndryshimi mes sistemit jo-te-kulluar Kanadez dhe sistemit jo-te-kulluar albanez. Pse kujton ti se une me familjen time morem rraqet mbi shpine dhe came ferren. Prej sistemit apo prej ferres? Se jo per gje, por  sistemit ja merr anen, por jo ferres kur merr uraten. Per mu i bi qe kjo pune shqiptaresh te mbetet ne dore te zotit (mgjs letersia hebraike per raste si Shqiperia rezervon nje vend ne fund te Detit te Vdekur ne shoqeri vendesh si Sodom e Gomorra). Eshte me te lujt mendja e kres kur lexon sa mire e njeh Vaso Cubrilovic Tiranen sot (dhe ate te viteve 30) kur shkruan ne tezen e tij genocidale: "Jepi ca lek Tiranasve se na e kryjn punen ata per ne"

Ndryshimi mes qenieve sunduese dhe lakejve te tyre ne Tirane dhe kryeministrit kanadez eshte se: njerezit pa dinjitet 'jashte' e dine mire se nuk e kane te gjate po nuk iu dhane dinjitet atyre qe kane nen vete. Keshtu qe mu s'me prish pune se mori lek Brian Mulroney, po ti e ke koken ne traste po mori lek Lul Basha.

Ndryshimi mes qenieve sunduese dhe lakejve te tyre ne Tirane dhe kryeministrit kanadez eshte se: njerezit pa dinjitet 'jashte' e dine mire se nuk e kane te gjate po nuk iu dhane dinjitet atyre qe kane nen vete (si ja japin dinjitetin,duke i paguar?!!!). Keshtu qe mu s'me prish pune se mori lek Brian Mulroney(mos me thuaj qe e ke per nder), po ti e ke koken ne traste po mori lek Lul Basha.

eh ky shkrim te godet e te fundos... 

smiley

Artikulli -fatkeqesisht- qendronte, pavarsisht se i vjen apo nuk i vjen mire ndonjerit.  

Me jep pershtypjen se punon ne shtet.... Ne kete rast mendoj se nuk mund te pretendosh per rregulla njerezore. Llogarit vetem menyren se si njerezit i fitojne pozicionet e larta ne shtet (jo rralle ke militantin apo mikun/te afermin e atij me "lart&quotsmiley dhe kuptohet se cfare mund te presesh..

Ne pergjithesi, nqs ke ambicie ne privat mund te ecesh shume me mire  se ne shtet, me gjithe veshtiresite e rastit.

Blendi Salaj psh, ben pjese ne ate kategori te-kthyerish qe punon me nje universitet privat. Ne kete rast vleresimet behen ne baze te experiences dhe meritave. Gjithesesi do ishte interesante te kishim nje opinion te tij mbi pervojen ne Shqiperi.

Flm Igli per shkrimin.

jam ketu dhe po luftoj

Ja dhe nje 'mantra' tjeter KOMPLET e rrejshme

Per te vazhduar me shembujt tipike nga perendimi - klishete- Suedia ne vitet 60 kishte shume probleme me korrupionin ne administraten publike dhe miratuan nje ligj teper te thjeshte i cili denonte rende personin qe kapej 'me presh ne dore' dhe jo institucionin - cfare e dallon nga shqiperia eshte qe njerezit e dinin qe ligji do te zbatohej. Tema te tilla kthehen shume shpejte ne llojin 'doni me per Belulin' e vetem te thuash 'mos e nxini Shqiperine' nuk i ben asnje hajer Shqiperise o Peshk...

Nuk eshte shume i qarte autori per keto qe shkruan.

"shefi ka frike nga ato qe mendojne, ato qe mendojne kane frike nga shefi"

"po kafshove pjesen tende ke miq, po nuk e kafshove nuk te flet njeri"

" je i ndershem te sjellin shpinen, te injorojne"

" po nuk kafshove gjesen publike, vdes si qen"

Gazeta shekulli duhet te jete ne nje amulli te plote;

shefi= kryetari i bashkise

mendojne = gazeta shekulli

Kafshoje = qeverin

i ndershem = artikuj me vertetsi

te sjellin shpinen= nuk shitet gazeta

po nuk more tender= gazeta mbyllet.

nlidhje me kto perjashtimet ka puna, prej shefit, se ca mzu veshi qe Bojken Lako qeka perjashtu ke Topi per pune kompozimi te asaj konges per llogari te PD-se. mun ta konfirmoje nanjoni?

Shqiperia eshte po aq beter sa dhe 5 vjet me pare (te kuptohemi, flas ne mentalitet e jo ne infrastrukture). Ajo cka ndryshuar jane brezat e njerezve te ndershem dhe hajdute qe luftojne njeri tjetrin. Pra mentaliteti tribal si dhe koncepti per shtetin si cifligu im nuk ka ndryshuar dhe nuk duket se po ndryshon. Po modernizohen menyrat e te zhvaturrit dhe te mashtrimit. Keq me vjen per ata breza (e them shume sinqerisht) qe vene e vijne me shpresen per te ndryshuar dicka ne te mire te vendit dhe qe digjen pa e kuptuar. Megjithate shpresoj sepse shpresa vdes e fundit.

p.s. Ju lutem shume bythpambukve te Shqiperise (asaj specie militante qe vjen ne pushtet sa here vjen partia) qe mos te na japin leksione sesi eshte Shqiperia apo sepo e nxijme realitetin. Jo per ndonje gje po pavaresisht se jemi jashte vendit po perballemi perdite me absurditet e atij shteti.

Cdo perceptim eshte personal, e verteta absolute nuk ekziston. Eshte ndermarrje e paarritshme te perkufizosh perjetimet e  te tjereve pasi nuk i ke patur keto perjetime. Pra une nuk mund te them se si eshte te kthehesh ne Shqiperi, mund te them vetem se si eshte per mua. Por eksperienca e dikujt tjeter mund te jete totalisht ndryshe nga imja, ashtu sic e imja nuk i ngjet asaj qe eshte pershkruar ketu.

Ne nuk mund te pohojme pafajsine e askujt por mund te garantojme fajsine e te gjitheve, thote nje i mencem. Nese kjo eshte qasja atehere mund te shkruash pafund. Ka shume te verteta shkrimi, por eshte koleksion i gjithe te keqijave qe mumd te te ndodhin. Dmth, nje tip worst case scenario. Ca nga keto fenomenet jane argetuese.

Uf nuk i lexoj dot te gjitha Do te them ate qe i kam thene peshkut me uje diku me lart

bejini qefin vetes dhe rini atje ku jeni se.....

Keshtu eshte kudo

Nganjehere me te rralle me duket sikur shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi jane njerizit me koqe ne bote dhe shpesh here them me vehte: Po nga ka ardhur kjo rrace e cuditeshme qe as shtet nuk di te beje dhe as qe ngrihet kunder padrejtesive. Pas shume perpjekjesh per te mbytur nje ze te brendshem, me del para serbi dhe zgerdhihet: A ju kam thene qe nuk beni dot shtet??  A ishit ju qe u shkeputet nga Turqija apo ishte Turqija  qe u shkeput nga ju??  Edhe nje shtet qe ua bene te tjeret per gjynaf, vetem nje te treten muaret.   U hodhet dhe u pordhet 40 vjet me Enver Hoxhen por ja ne e arritem qellimin tone.

 

Me pelqen shkrimi, me vret ne shpirt realiteti! Por s´jam dakort me idene se çdo gje ka nje "Çmim".  Jam idealiste dhe nje miku im nje dite me tha "Idealizmi te vret!". Kur ma tha, s´me erdhi mire! Para pak vitesh punoja per nje biznesmen majonete i nje politikani, shume i njohur, i cili ne nje mbledhje e siper me  terhoqi vemendjen e me tha:"Me kete karakter dhe keto idale, do hash koken e s´do te shkosh shume larg!". Ne djall shkofte çdo gje, i thashe, dhe dhashe doreheqjen nga puna! 

Po tregohem pak modeste, dhe po e cilesoj veten si nje person qe mbijetoj mire ne Shqiperi. Kam rreth shoqeror, kam miq e kontaktet e duhura, por kjo vetem prej punes qe kam bere dhe vazhdoj te bej. Punoj, luftoj, fitoj beteja dhe e gjej veten ne te tjera pa e kuptuar, pikerisht prej ketyre njerezve qe per çdo gje vendosin "çmim". Ne "luften time te perditshme" s´ekziston fjala "çmim"! Idealet e mia s´kane çmim! Ndoshta do t´ju duket naive shume prej juve, por eshte e vertete!

Kush ka guxim dhe ecen perpara, nuk jep "çmim".

Kush lodhet e i dorezohet luftes, fillon te negocioje "çmimin".

O Igli!!!!! Brrrrrrrrrrrrrrrrrrr.Na trembe ne e jo kalamajte me.

Po ti si ke mbijetuar me gjithe keto tmerre.Pse nuk mbyllesh edhe ti ne shtepi te shohesh punen tende,por na mban leksione ne gazeta.

Me duket se te ka marre malli per Enver Hoxhen (me mire me thane per pasardhesit e tij).

Leri keto budallalleqe Igli.Ne po jetojme shume mire ne Shqiperi.

Si ti ka folur edhe Klosi kur tha "Shqiperi te kam dhj....",por erdhi ne Shqiperi dhe po ha leke shoqatash ,qe sipas fjales se tij duhet te jene me m...,por i duken te embla.

E njejta gje eshte edhe per ty.Shan a shan Shqiperine ,por leket ja merr shume kollaj,vetem duke e share.

Me i goditur s'behet. Urime autorit per shkrimet gjithnje interesante.

Dhe bëhuni gati, jeta juaj do të jetë një luftë e vërtetë dhe dijeni, gjithashtu, se do ta fitoni atë. Kjo s'ka dyshim, kjo dihet. Veç një gjë nuk dihet: "çmimi".

Leri keto budallalleqe Igli.Ne po jetojme shume mire ne Shqiperi.

Lum e lum sa mire jetoni

Amerikes ja kaloni!

Rrofte e qofte Lala Gjoni!

 

Qafir..po bej referenca me kanadane o qafir..apo edhe ti ke USA envy?

Z. Totozani ka treguar pjesen me te zeze te realitetit shqiptar, qe i bie ne sy sidomos dikujt qe ka jetuar jashte atij realiteti per ca kohe, por eshte realitet sidoqofte.  Natyrisht, nuk ka treguar pjesen e "bardhe" te realitetit shqiptar, por artikulli eshte argumentativ dhe jo ekspoze.

ps Interesante eshte qe te gjitha komentet per artikullin tek faqja e Shekullit (http://www.shekulli.com.al/2009/06/07/te-mbijetosh-ne-shqiperi.html) jane pozitive. Kete nuk e them per tu argumentuar, pasi artikulli ka mangesi te cilat e bejne me pak se "perfekt," por thjesht me beri pershtypje.

Te gjithe bejme se pakti nje here ne jete konpromise te pavlera per te mbijetuar. Fatkeqesia e njerezve ne kete vend eshte se ka shume, tmerrsisht shume njerez qe nuk kane integritet moral dhe identitet personal. Me teper se te gjithe kete e ndjejne njerezit qe i rrine larg politikes nga qe kane frike se bejen pis po te futen ne te. Dhe zakonisht kete njerez jane profesoret, intelektualet e fushave te ndryshme qe druajne te bejne opinionistin apo analistin sepse pervoja u ka treguar se heshtja eshte flori. Por edhe ky eshte nje kompromis i demshem per te mbijetuar, pai heshtja ne disa momente historike ka treguar se mund te kthehet ne kallp. Profesionistet perpiqen te jetojne jashte realitetit qe eshte shume brutal dhe i neveritshem. Zhyten ne libra dhe kerkime, bejne studime dhe presin qe bota te permiresohet nga puna qe bejne. Por po behet nje shekull qe askush nuk ka mendjen per ta ne kete vend.   Dhe ata jane duke harruar te tjeret dhe veten. Sa gje e trishtuar.....

Fatkeqesia e njerezve ne kete vend eshte se ka shume, tmerrsisht shume njerez qe nuk kane integritet

Me fjalet e nje bukurosheje te G99 "cili eshte perkufizimi i integritetit" (jo per gjo po eshte fjale e huj..e kur s'gjen dot fjale ne gjuhen amtare atehere ai popull s'ka si ta kete konceptin)

Qafir Arnavut po kerkon shume tanismiley Ne nje sistem dhe rend social tjeter kemi pasur konceptin e 'ndershmerise' po ta aplikosh sot ngjan totalisht jashte mode. Cfare do sugjeroje per termin e shqiperuar?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).