Të hiqet TVSH-ja për makineritë

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë shqiptare që, në një kohë sa më të shpejtë, pavarësisht fushatës zgjedhore, të marrë vendim për heqjen e TVSH-së, ose shtyrjen kohore të pagesës për një afat 3-vjeçar, për zërin "makineri dhe pajisje", që i shërbejnë veprimtarisë prodhuese. Të dhënat e Konfindustrisë flasin se, sidomos duke filluar nga fillimi i vitit 2009, janë shtuar ndjeshëm vështirësitë financiare të bizneseve prodhuese të vendit për pagesat për TVSH për zërin "makineri dhe pajisje" të blera para fillimit të krizës botërore. Kjo u shtohet problemeve të likuiditetit, që industritë shqiptare po ndeshin si pasojë edhe e vështirësive për kreditim nga sektori bankar. Konfindustria vlerëson se rreziku më i madh i shfaqjes së krizës botërore për ekonominë shqiptare në një periudhë afatmesme do të ishte ulja e konkurrencës së mallrave dhe shërbimeve vendore, krahasimisht atyre të vendeve konkurrente tona, përfundon prononcimi i administratorit të Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.

6 Komente

Po ky Buxhuku a jep ndonje alternative se ku duhet ti gjeje qeveria parate qe nuk do te arketoje nga TVSH-ja per makinerite?

Pastaj mesa di une, koston e TVSH-se e paguan bleresi i fundit, pra populli. Ky Buxhuku osht me biznesmenet apo me popullin?

Jane makineri prodhuese, bleresi eshte prodhuesi. Ajo qe po nenkupton Buxhuku eshte e thjeshte, po qe se falimentojne prodhuesit s'ka as TVSh, as Tatim Fitimi e asgje keshtu qe me mire te humbasi pak sesa e gjitha.

Mendoj se ajo cka duhet stimuluar eshte prodhimi i makinerive ne vend. Mendoj se kemi te burime njerzore te mjaftueshme per te prodhuar makineri te nivelit te 'mesem' sic quhen rendomte, qe mund te permbushin gati te gjitha nevojat e industrise ne vend..

Deri me sot pagesa e TVSH per makinerite shtyhet per 2 vjet.

Buxhuku e kerkon per 3.

 Akoma nuk e kan hequr TVSH per makinerite. Siç duken bathet, duan te favorizojne prodhuesin e huaj dhe jo ate shqiptar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).