Te fala nga mashtruesi

Revista Klan

Ben fushate dhe karshillek ne facebook. Merr qendrime politike dhe ben thirrje per shpetimin e Shqiperise. Duke premtuar, per inat te flete-kerkimit nga prokuroria, se shpejt do te kthehet

Karshillek. Nuk mund te kuptohet ndryshe ajo cfare ben “online” shqiptari me i kerkuar i koheve te fundit. E kemi fjalen per Idrit Aliun, 25 vjecarin vlonjat qe u zhduku si me magji rreth 5 milione euro (kaq ka shkuar shuma, sipas denoncimeve) biznesmeneve kryeqytetas vetem tre muaj me pare, perpara se te zhdukej edhe vete ne te njejten menyre, duke lene me gisht ne goje te pakten 50 prej afaristeve te suksesshem te 18 viteve te fundit. Por ndryshe nga nje person “eanted”, Indrit Aliu vazhdon aventuren e tij duke qene aktiv non stop ne faqen e tij ne facebook. Jane ish-punonjes te fondacionit-piramide qe themeloi 25 vjecari aventurier, ish bashkepunetore te tij apo “cuna lagjeje” te cilet komentojne online cdo dite te rejat e fundit qe publikon shtypi per kete ceshtje, po nuk mungojne edhe komentet politike apo elektorale, tani ne kohen qe fushata per zgjedhjet e 28 qershorit ka nisur fuqishem. Por ajo qe e ben edhe me interesante kete fakt eshte partia e madhe e fotove me te cilat pasuron faqen e vet elektronike, ku nuk mungojne jo vetem viktimat, por edhe njerez publike, imazhin e te cileve ka shfrytezuar mashtruesi 25 vjecar per te ngritur pezhishken ku do te mbeteshin prete e rradhes. Shume prej fotove rezulton te jene shkrepur ne Dubai ne fund te janarit te ketij viti, gjate nje turi turistik qe kishte organizuar Aliu me rastin e peshkimit te nje fluksi te madh biznesmenesh. Nderkohe ne dy albumet fotografike te tij, qe ndodhen ne brendesi te faqes se Aliut ne facebook, gjenden foto te tjera qe ai ka shkrepur ne Meke por dhe ne Dubai, ku nuk mungojne ato para nje akuariumi gjigand ne hotel apo fotot mbi nje kolltuk te arte. Jo vetem kaq. Aventurieri vlonjat nuk perton t’i ktheje pergjigje ne moment kujtdo “miku” qe i komenton fotot apo i le mesazh, cka nenkupton se ai qendron gjate gjithe kohes ne linje. Por sic duket, edhe vete e ka kuptuar qe heret apo vone do te bjere ne prangat e policise dhe ka nisur te perdore “fisheket” rezerve. Publikimi i fotove me njerez me influence imazhin e te cileve e ka perdorur duke u paguar ndonje udhetim turistik jashte vendit apo duke u falur ndonje kompjuter apo celular nuk mund te perkthehet ndryshe, vecse ne presion te llojit: Kapmeni po ua mbajti, do i tregoj te gjitha!

Por gjate kesaj kohe nuk ka munguar edhe “angazhimi” i Aliut ne politike. Sic duket perpiqet per ta politizuar ceshtjen e vet, per ta perdorur si mburoje me pas. “Ju ftoj te na mbeshtesni ne fitoren e demokracise ne qershorin e vitit te ndryshimit nga edvinizmi antagonist”, apo: “Ju ftoj te na mbeshtesni ne qeverisjen e vendit gjeri me 2013”. Ndersa ka publikuar mesazhe te tilla ne facebook, Indriti ka vazhduar lojen ne komunikimet mes miqve dhe te njohurve te tij qe ndodhen jashte shtetit se gjoja qenka kandidat per deputet, ndersa disave u ka mbushur mendjen se tashme eshte prane fitores si deputet i te djathtes. Mesazhi me i fundit, plot gabime drejtshkrimore, cka pasqyron nivelin arsimor dhe intelektual te mashtruesit me titullin prof.dr, i publikuar vetem kater dite me pare ne facebook (po e japim te redaktuar) eshte: “Ne daten 28 qershor shqiptaret jane ne momentin historik per te vendosur fatin e te ardhmes europiane. Sepse nuk eshte Sali Berisha apo Edi Rama qe e con Shqiperine ne BE, por te gjithe faktoret politike dhe me se shumti kete e vendos vota e shqiptareve ne daten 28 qershor. Ky eshte shansi i shumepritur ose fitore ose humbje e thelle per ne. Gjithsesi e votoj alternativen e Profesor Doktor SALI BERISHES sepse reforma dhe integrimi mban emrin e tij”. Elozhet ndaj kryeministrit jane gjithashtu mburoja e fundit dhe pergatitja e terrenit nese se afermi prangat policore do te shtrengohen ne kycet e duarve te tij. Kjo duket qarte edhe ne mesazhet qe ka shkembyer me E.C., nje fqinj te vetin ne rrugen “Don Bosko” ku ka jetuar me qira per disa vjet derisa u arratis nga Qafe-Thana, mesditen e 16 marsit te ketij viti. Komshiu i thote nder te tjera: “Po cfare thua mo vella. Faleminderit ti qe me respekton. Jam futur disa here ketu ne facebook por nuk te kam gjetur, gjithsesi po te uroj shume vllazerisht qe ti te jesh mire dhe qe nje dite te vish te na takosh se te gjithe ne po te presim...”. Pa kaluar pak minuta, Indriti pergjigjet: “Rrofsh me lale per ate qe me ke shkruar, eshte e vertete... por nje premtim e kam shume te sinqerte, qe nje dite une do te kthehem dhe uroj shume shpejt, sepse e verteta do dale ashtu si eshte e jo si duan ta bejne. Mbeshtetjen time e ke ne cdo kohe e ne cdo sekonde miqesine me te gjithe cunat une se harroj. MY GOD BLESS YOU. (Forma e sakte MAY, Zoti ju bekofte.red)”. Elozhet mes tyre vazhdojne, nderkohe qe Z.A., pronari i nje biznesi kafe-internet prane shtepise ku ka banuar Aliu me qera, ndoshta duke pasur friken e pergjimeve te komunikimeve apo leximit te mesazheve i shkruan: “Nuk du te te shkruaj ketu, do te le nje mesash ne inbox”. Kurse fqinji tjeter, S.S., duket me real ne mesazhin qe i ka derguar: “Ku je o Arsen Lupeni i Shqiperise... Ku je??”. K.Z., fqinji tjeter i tij, i eshte drejtuar: “Po ku je mer Indrit, ku je? Si te shkojne punet? Si ia ke kaluar, me shendet mire je? Shpresoj qe te jsh mire dhe nuk ta kam merakun se cdo gje do rregullohet. Respektet e mia”. Po keshtu nuk mungojne edhe dhjetera mesazhe nga fqinjet e tjere, te cilet e pyesin per shendetin, i urojne jete te gjate dhe suksese etj etj.

Ndersa ne Tirane fama dhe aventura e Indrit Aliut po zbehet cdo dite e me teper, si pasoje e fushates elektorale qe ka startuar ne fillim te javes se kaluar, biznesmenet viktima qe lane dhjetera mijera, qindra mijera apo edhe 1.8 milione euro njeri prej tyre, presin me kot arrestimin e tij. Per me teper kete inat ua shton Aliu me fotot e tij qe u dergon here pas here me e-mail, apo poste duke u thene: “Ja ku jam. Vazhdoj te bej qejf me parate tuaja”. Ne fakt, fotot me biznesmenet jane “pasoje” e fotove te tjera, me me vlere, atyre me personazhe te njohur te jetes publike deri ne sferat me te larta. Por viktimat qe presin te vihet drejtesia ne vend, pohojne se hetimi eshte bere i manget dhe i nje anshem, mbasi nuk ka vullnet per kapjen e tij dhe nxjerrjen perpara ligjit. Te vetmit qe kane dijeni per vendndodhjen e tij nuk jane marre ne pyetje nga organet e hetimit. Nuk dihet nese ka kaluar apo jo ne interceptim e-maili i tij, apo i atyre qe kane komunikuar me te, per te percaktuar vendndodhjen e sakte. Ajo qe dihet eshte fakti se organet hetimore disponojne teknologjine e nevojshme pe te bere nje gje te tille, te cilen fare mire ne e beme nga nje kompjuter i zakonshem ne kafe internet.

Jane dy momente kur Indrit Aliu ka folur per vendndodhjen e vet. Rreth nje muaj me pare i ka pohuar ish-shoferit personal se ndodhej ne Amerike dhe se do i telefononte ketij qe te dilte ta priste, ndersa pak dite me pare ka pohuar se ndodhej ne Kosove. “Indrit Aliu is in Kosovo”, ka publikuar mashtruesi aventurier ne facebook-un e tij, por qe duket ashiqare se nuk eshte aspak e vertete. Te pakten burime nga organi i akuzes se kryeqytetit, te cilet kane firmosur urdherarrestin per te, pohojne se Aliu ndodhet ne rrethinat e qytetit te Tetoves se Maqedonise. Nderkohe familja e tij eshte zhdukur nga Tirana, ndersa rritet ne menyre te vazhdueshme presioni i viktimave ndaj tij. Ajo qe ka mbetur nga hiri i bemave te Indrit Aliut, dhe qe per fat te keq gjurmohet edhe nga komunikimet ne rrjet, eshte vleresimi per mjeshterine e tij, a thua se Robin Hudi i koheve moderne rripte tregtaret dhe ua dhuronte florinjte te varferve. Pervec topitjes se cuditshme te organeve shetetrore, ngritja ne kult e mashtrimit dhe mashtruesve eshte sinjali me domethenes se ne kete vend, dicka nuk shkon.
 

4 Komente

Histori shume e cuditshme kjo! Kam pare dhe nje emision te tere kushtuar kesaj historie dhe ketij djaloshi, por eshte teper misterioze. Zyrat ku kishte ngritur firmen e vet ishin nje luks i vertete... Nga gjithe kjo ngjarje qe ka sajuar eshte gjeni, por gjeni i mbrapshte, ama.

hm, hera e pare qe e degjoj ket, tamom Lupen paska qene...qe ja ka fut ca copave t'mishit, so called businessmen...

Nuk u ngopen shqipot me bisnesman te tipit pr.dr Vehbiu, doktoreshe Suden, dr.profesor Xhaferi, Kamberi, Pellumbi, Shemsia.....

Na e ropen per se gjalli kete popull budalla dhe maskara. Doktore e profesore nga larete dhe nga poshte ja hoqen lekuren ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).