Taksat, njerëz, paguani taksat

Taksa njerëz, paguani taksa.

Dhe boll na i sollët pleqtë këtej të mbahen me ndihmat e shteteve të tjera, se na latë dhe neve pa pensione.

Blete

17 Komente

Blete, 5***** se te kam patriote, xhan shume, dhe jam dakort qe taksat te paguhen deri ne qindarken e fundit (ne memenjerke sic e di vete ato dhe nje gje tjeter jane te sigurta.)

Ama, s'po falimentojne shtetin amrikon do pleqte e Krujes lol.  Se kjo thenia e dites po me kujton nje barcalete me elefantin, miun dhe uren ... smiley

Monda nuk jane vetem pleqte e Krujes por edhe te Vuçitolit, Ulqinit, Tiranës, San Juanit, Puerto Vajartës, Kongos së re, etj etj etj.

Megjithëse unë po të mos jenë ata, vdes për bukë. smiley

kjo thenia e dites eshte me shaka apo seriozisht? 

as, bleta rrezik ka votu nga anet tuja ne 7 Qershor smiley.

lol....

PROFETIKE.

Si thoshte plaku lab, po sikur të pushtojmë Amerikën, kush rri dhe e mban me bukë. smiley

 

Blete edhe nje 5ce nga une. Shiko kjo eshte qe nuk kupotjme ne shqitaret, se taksat e paguara nga populli jane per popullin ( ne qofte se flasim per nje popull qe paguan taksa dhe nuk voton per hajdutet e taksave). Ndersa tek ne i varim mishin ne qafe ujkut dhe e pastaj kerkojme te mos kemi mish se na e ha ujku.

VOTOJME HAJDUTET E TAKSAVE DHE PASTAJ NUK PAGUJME TAKSAT SE NA I VJEDH HAJDUTI QE NE VETE E VOTUAM.

Keshtu qe mbetemi ne fukarallek, pa pensione dhe me keq marim rruget nga syte kembet nga ai vend ku  cdo njerin nuk paguan taksa dhe vjedh edhe ate pak qe paguhet

Pjesa e pare qendron ndersa e dyta ???, persa i perket ndihmes nga shtetet e tjera para 2 vjetesh ne Itali kush hynte bente karten e soggiorno_s dhe aplikonte per ndihme sociale rreth 400 euro. Me hyrjen e Bossi_t ne qeveri u bllokua cdo gje madje tani prinderit tane per te marre karten e soggiorno_s do te bejne testin e italishtes(ajajaja) dhe 10 vjet resident(65vjec  mosha).

P.s Mos u tremb blete se t'ka pa Bossi........

Une kam shume vjet qe punoj ne shendetesi.Ne vitet e para vinin njerez nga Shqiperia e krejt lehtesisht ia mbrrinin te benin dhe nderhyrje shume serioze.U ekzagjerua shume.Tashti te detyrojne te paguash..Me erdhi shume keq para ca ditesh u kthye nje grua ende e re ne gjendje te avancuar carcinoma ne gjoks,sepse askush nuk garantoi per te.....

...qe te paguash taksa duhet te paguhesh, kur nuk fiton mjaftueshem per te jetuar ça ... taksash te paguash ???

e sa per pensionet...ehhhh ska ngelur arab, afrikan, indjan me familjet e tyre prej ekipi futbolli apo me pak fat prej ekipi basketbolli, pa perfituar nga sistemi i shteteve "sociale"....kshu qe....

Nuk e kuptoj se si ti mund te flasesh nga Amerika, per ata qe jetojne ne Shqiperi te vazhdojne te paguajne taksat. Ku e di ti se Shqipetaret nuk paguajne taksat? Se vetem nje rroge e prinderve te mi iken cdo muaj duke paguar lloj lloj taksash. Dhe sa per ate qe Shqipetaret marrin prinderit e tyre per tu siguruar nje pension jashte, shume mire bejne. Se ata emigrante qe kane kaq vite qe 'shtrydhen' duke punuar atje, i kane nxjerre me kohe leket per tu dhene nje pension minimal prinderve te tyre. Mendon ti se dolem ne me te zgjuarit, dhe po ia hedhim qeverive Amerikane apo Kanadeze? Sigurisht qe ata e dine cdo gje, dhe cdo gje eshte e llogaritur fare mire. Prandaj mos e zgjatni me, se nuk shkon.

 

Aulona po flet pak kot. unë di që shumica e shqiptarëve në sektorin privat nuk paguajnë taksa mbi të ardhurat, dhe ato para nuk shkojnë në shtet. është natyra e tregut informal ose ekonomia me para në dorë si i thonë.

më bëhet qejfi që prindërit e tu janë qytetarë të ndërgjegjshëm dhe shpresoj t'ju shpërblehet kur t'u vijë rradha atyre për pension.

Sa për shërbimin e pensioneve në Amerikë (Kanadanë nuk e njoh), këta njerëz nuk marrin pensione se nuk kanë punuar asnjë ditë këtu, por ndihma financiare të cilat ligjërisht nuk iu takojnë, dhe bile i abuzojnë sepse punojnë në punë të zeza, nuk deklarojnë të ardhurat dhe sjellin edhe familjet që mbahen me taksat e ne të tjerëve që nuk kemi rreshtur së paguari që në momentin që kemi shkelur këtu.

Shteti llogarit e llogarit, pastaj hedh në rrugë administratën, pret programe të nevojshme për shkollat e të moshuarit, si edhe shtrëngon ligjet ekonomike. dhe dalim të tërë të humbur.

Refugjatit i duket vetja me amerikane se amerikanet vete.

Eshte e drejte ajo puna e taksave, qe ky shtet te mban taksa po amerika mbahet pikerisht nga keto taksa qe paguan shtresa e mesme e popullsise. Pastaj ketu nuk thone kot ne amerike o te jesh shume i pasur ose i varfer. Une jam dakord qe me mire ti marri keto ndihma nje refugjat nga shqiperia qe gjithe jeten ka vuajtur nen regjimin komunist, sesa nje zezak apo ndonje tjeter. Vertet punojne neper punera te zeza keta refugjate dhe nuk i paguajne taksa shtetit, por punet qe bejne jane  te rendomta dhe paguhen shume pak. Kurse per sa i perket atyre qe punojne ne sektorin privat, une e di qe ne fund te vitit duan apo nuk duan ata do i deklarojne te ardhurat, se ai tjetri qe e ka paguar do i fusi edhe ai shpenzimet e veta ne taksa. Shumica e rasteve ketu nuk paguhet me pare ne dore ose cash por me chek nga individi ku ke bere punen.

Blete, pak si ashper po me duket gjykimi yt, patriote.  Po flas per ne US, se me thene te drejten ne Shqiperi nuk e di sa perqindje taksash paguan sektori privat.  Im vella qe punoi nje vit e ca ne sektor privat, i mbanin goxha per sigurimet, por gjithesesi s'kam te dhena.  

Ndersa sa per US, a abuzohet me sistemin e "asistences sociale"?  Abuzohet me oke qe nga te zotet e shtepise, e pastaj me tutje.  Eshte abuzuar, dhe do vazhdohet te abuzohet.  Sistemi eshte i tille qe e ben te mundur.  Dhe jo vetem ne US.  Por sic thashe dhe me lart, ura tundet nga elefanti dhe jo nga miu.  3 breza te nje shtepie ne "welfare" te vendasve rendojne pak me shume se ndihma financiare qe u jepet ca gjysheve dhe gjysherve te "emigranteve."  Me duket, ne mos gaboj, se ty te lidh puna me aspekt te tille, dhe ta kuptoj pasionin mbi ceshtjen.  Por, "in a bigger picture" ne nivel te qeverise federale, nuk po rendojne sistemin te moshuarit e emigranteve.  

Persa i perket sektorit informal dhe emigranteve ne US, ngado te sjellesh verdalle, analize pas analize, (perjashto analizat e Lou Dobbs & Co lol) ekonomia amerikane perfiton shume me teper se c'humbet.  Kjo, ne kushtet aktuale te konsumimit, te menyres dhe standartave te jeteses amerikane.   

PS: Meqe u permend Kanadaja, kete jave ca pensioniste te kompanise Molson, dolen ne demonstrata, se kompania u uli birrat pa leke qe u jepte si pjese e pensionit smiley (llogaria cost-benefit nuk u dilte mire lol.)   Nga 6 duzina per muaj ne vetem nje.  

Ende me pallavra ju me duket. Si nuk hoqet dore njehere nga keto... Po gje e mire eshte te kapesh me ca pleq ? A jua befshin ne sofer ata pleqte qe po na shkaterrokan vendin e po na i thakan taksat.

Po folni folni, se nje dite do t'ju gjejne pa fryme nen kembet e urave, pa jua zgjatur kurrkush doren. E atehere do t'ju kujtohen, ne ate bote, pleqte dhe plakat qe na e shterruan thesin e miellit.

Edhe 300 vjet te jetojne ata pleqte, edhe 400 plakat, prape se prape fajin nuk e kane ata pse ekonomia e xhepave tuaj shkon dem. Ne vend qe te na kullundrisni ketu nje artikull me politikat e dhjera sociale qe ka vendi juaj (si amerikansa qe jeni) dhe vende te tjera, ju ua vini fajin me te pambrojturve.

Ja une jetoj ne Shqiperi. Ja i pagova taksat. Ja pensioni i tim eti eshte OK dhe ska nevoje fare per parate e pertej-detit. Po sikur te ngrihem dhe une dhe te them : ma hengri shpirtin im ate, po ha shume ne dreke ? Ku te veje i gjori ? Ne rrote te s'ames, te veje. S'i ka mbetur vendi tjeterkund.

Por keshtu eshte ne fakt : sa kohe qe i kemi tulet mire, sa kohe qe shendeti top dhe shoqeria e kafeneve plot, as qe duam t'ia dime per te lodhurit. Por sapo te biem pak semure, e sapo ta shohim pak bythen e maces, atehere ia bejme : of oj nane, sa shume te paskam ra n'qafe.

Hajt hajt, mbeshtilljani llogjeve.

Ende me pallavra ju me duket. Si nuk hoqet dore njehere nga keto... Po gje e mire eshte te kapesh me ca pleq ? A jua befshin ne sofer ata pleqte qe po na shkaterrokan vendin e po na i thakan taksat.

Po folni folni, se nje dite do t'ju gjejne pa fryme nen kembet e urave, pa jua zgjatur kurrkush doren. E atehere do t'ju kujtohen, ne ate bote, pleqte dhe plakat qe na e shterruan thesin e miellit.

Edhe 300 vjet te jetojne ata pleqte, edhe 400 plakat, prape se prape fajin nuk e kane ata pse ekonomia e xhepave tuaj shkon dem. Ne vend qe te na kullundrisni ketu nje artikull me politikat e dhjera sociale qe ka vendi juaj (si amerikansa qe jeni) dhe vende te tjera, ju ua vini fajin me te pambrojturve.

Ja une jetoj ne Shqiperi. Ja i pagova taksat. Ja pensioni i tim eti eshte OK dhe ska nevoje fare per parate e pertej-detit. Po sikur te ngrihem dhe une dhe te them : ma hengri shpirtin im ate, po ha shume ne dreke ? Ku te veje i gjori ? Ne rrote te s'ames, te veje. S'i ka mbetur vendi tjeterkund.

Por keshtu eshte ne fakt : sa kohe qe i kemi tulet mire, sa kohe qe shendeti top dhe shoqeria e kafeneve plot, as qe duam t'ia dime per te lodhurit. Por sapo te biem pak semure, e sapo ta shohim pak bythen e maces, atehere ia bejme : of oj nane, sa shume te paskam ra n'qafe.

Hajt hajt, mbeshtilljani llogjeve.

Me mire te vihet kjo lart si shprehje e dites, se ajo tjetra me lart si shume pa kuptim po me duket . 

nuk ia  vendosin se eshte "i deklasum", eshte me njolle ne biografi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).