Takohen Nano dhe Meta

Thirrjes se Levizjes Socialiste per Integrim per te ulur ne nje tryeze lideret e partive tradicionale te majta e per te unifikuar objektivin per te larguar kryeministrin Sali Berisha i eshte pergjigjur vetem PSV 91 e Petro Kocit dhe ish-kryeministri dhe ish-kreu i socialisteve, Fatos Nano.

Duke e lene ftesen e hapur per te gjithe partite e tjera, socialistet, socialdemokratet dhe Demokracine Sociale, sipas kreut te LSI-se Ilir Meta, kjo tryeze bashkepunimi eshte pikenisja e nje fitore te madhe te se majtes ne 28 qershor.

“Bashkepunimi per zgjedhjet eshte mese i domosdoshem dhe i bej apel strukturave te LSI-se, Partise Socialiste dhe gjithe forcave te tjera qe te koordinojne punen ne Komisionet e Qendrave te Votimit, ne menyre qe te mbrohen standartet e zgjedhjeve te 28 qershorit”, u shpreh Meta.

Ish-kryeministri Fatos Nano sqaroi se pjesemarrja e tij ne kete tryeze ka ardhur si nevoje e dhenies rruge bashkimit te liderve te se majtes, si nje kusht qe kerkohet sipas tij nga shqiptaret.

Natyrshem prej tij nuk kane munguar insinuatat direkte kunder lidershipit te ri te Partise Socialiste.

“Mungesat ne kete tryeze lidhen me nje histori te qarte dhe te strukturuar qe mban te percare te majtet. Shpresoj se lideret e radhes do te kuptojne perpara dhe pas 28 qershorit se nuk mund te ndertohet nje karriere ne percarje ne gjendjen e foshnjerise se sotme politike”, u shpreh Nano.

Edhe kreu i PSV 91, Petro Koci kerkoi reflektim te pjeses tjeter te opozites dhe unifikimin e qendrimeve duke i dhene fund diversionit mes partive te majta, duke forcuar qendrimin e tij te kahershem dhe te sinqerte per bashkim.

“Kjo tryeze mbetet e hapur dhe une i bej thirrje per reflektim te urte te gjithe faktoreve te majte”, tha Koci.
 

60 Komente

Nano i kish thene Metes ne vesh nje llaf qe te kepuste shpirtin....   smiley   

Amon o Llukan, ne kena thon qe recycling eshte nje gje e mire, po jo dhe kaq.

O bo ky Meta si Florentino Perez o bo, merr andej e merr ketej.

LOL, des, ke shume te drejte, sepse ky ne spotin e vet ka edhe nje plan per ta nxjerre vendin nga kriza (sa e ka buxhetin e blerjes Meta? Perez ka thene se ka nja 300 milione euro).

Sipas thashethemeve duke pasur parasysh kontrabanden e fuqishme qe behej ne dogana ne kohen e Metes llogaritet qe ka diku tek 300 - 350 milion euro pasuri. Faktikisht ka njefare te vertete ne keto thashetheme sepse Ilir Meta arriti shume shpejt te behej force e trete ne Shqiperi dhe ben tendera vjetore vetem per postera e cikerrima te tjera diku tek 500 mije euro.

Te keqen si ja fusni shifrave ju ore. E dini sa postera behen me 500.000 Euro? Afersisht nja 2.5 milion postera. Te kishte shperndare kaq postera LSI ne vit do i kishte fituar zgjedhjet tashme smiley

P.S. Kush nuk di te numeroje s'duhet te merret me numra smiley

hahahahahahahahahahaahah

I papam je!!!  smiley  

Nano po mundohet te beje si Skenderbeu, do te bashkoje komunistet, me fal socialistet kunder armikut hahahahahah

Ka frike Edi Rrumi, me fal Edi Rama ti dale perpara Nanos

hahahah

Hajt per hajer ishalla. U bo ky Rama kunder te gjitheve smiley

edhe une e uroj per guximin, por ka dy gjera: 1-Edvini po gabohet ne llogari, sepse eshte vete sistemi qe te privon nga fitorja me 71 deputet

2-Me kete qendrim, eshte edvini ai qe nuk i intereson bashkimi i te majtes...

Per mua edi rama do fitonte shume pike,nese merrte pjese ne takim. Aty ja linte brenda edhe Metes, edhe Nanos

Thote Fatos Nanua:

Mungesat ne kete tryeze lidhen me nje histori te qarte dhe te strukturuar qe mban te percare te majtet.

Cfare i mban te percare te majtet edhe nje here o peedh i bukur?

Nje histori e qarte dhe e strukturuar?

Ashtu ee?!!!

Siguro kjo? Qe eshte nje histori e strukturuar?

Cfare caarin do te thote "histori e strukturuar" nje here?

I definitely do not miss this kind of Nanoesque bullshit!

Imagjinoni edhe ca vjet te tjera ku ne njeren ane eshte ai qe nuk i ka bese as Gardes se Republikes dhe e ruajne dashamiresit dhe fisi, dhe ne anen tjeter ky zgerduqi qe flet si puna e kesaj ketu lart! Dhe kjo, vetem kur i ngrihet rrooshi per te shkuar ne pune!

Phtu!

Mrrok, osht tmerr mer. Tmerr. Me kon pyt disa here cer ke me ket nanon ti, qe nuk e do fare. Po ky birbo dha precendentin qe papergjegjshmeria eshte normale ne manaxhim shteti mer! C'me duhen ato te tjerat, jo institucioni i dorheqjes, jo ka von KM cuna te rinj, e ku di un. Ajo gjo osht Kancer, papergjegjshmeria them, kto te tjerat jane si pune kurash aromatike para asaj. Ashtu si Sala, sa per at pune, qe e krijoi precedentin tjeter qe ne kohen e hyqmit te dikujt veni mund te digjet komplet (s'ka rendesi per shkak te kujt, fare, faji dihet qe (dhe natyrisht) i mbetet ati qe eshte ne krye, osht aksiom kjo, cdo llaf tjeter eshte per tifozllik), pra shteti mun te shkermoqet komplet, dhe as kjo s'ka problem, ai dikushi vjen prap atje ku ishte.

Keto te dyja jon te depozitume ne nenndergjegjen e popllit tani, mrrok. A e merr dot me men se sa breza politikajsh dhe sa raste te kunderta do duhen per te heq kto konceptime qe jon te vulosme (absorbume) tani te shqipot? Nqse do hiqen najher xhanem, se sikur s'e besoj. Se nuk u ther macja qe diten e pare  smiley   Osht bo baseline kjo.  osht kriju psikoza e te keqes me te vogel dhe jo e te mires me te madhe. Me tregonte dikush para pak ditesh qe e kish gjet mbytese tiranen, nen gjith at beton, ato leje ndertimi dhone pa hesap. Ene robi vihet para alternativash te keqia: papergjegjshmeri skajore (mbledhje qeverie ne Rinas, me ngut, se iken orari i kazinos), rrumpalle e pandeshkume, xhungel betoni. Zgjidh e merr, do thoshte Fan Noli.

"Edhe kreu i PSV 91, Petro Koci kerkoi reflektim te pjeses tjeter te opozites dhe unifikimin e qendrimeve duke i dhene fund diversionit mes partive te majta, duke forcuar qendrimin e tij te kahershem dhe te sinqerte per bashkim"

Gryksia more Petro mavria, gryksia..

Te thocen atere Petrooo, te thocen.. mos ik po rri e ulu, rri e duku.. te cituan dhe Asdrenin por nuku sdegjove..

Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor! 

Emo, jom tu lexu i liber tani per luften civile m'Spanjet! smiley

Cer i ka bo miletit papergjegjshmeria e kombinume me fanatizem!

Ju desh me shku edhe Ernest Hemingueji edhe Shoku Mehmet (mos permendim ate te Markove) dhe prap nuk zgjidhen gje Spanjuajt! smiley

Shko rrexohet ai aeroplani i Maqedonsave!

Pse mer daje pse?

A nuk po i lexon gazetat Imzot?

Polonius: What are you reading, my lord?

ujku i humbur; "....LOL, des, ke shume te drejte, sepse ky ne spotin e vet ka edhe nje plan per ta nxjerre vendin nga kriza (sa e ka buxhetin e blerjes Meta? Perez ka thene se ka nja 300 milione euro)..."

 

Nga ter komentet, ky ishte me konfuzi. A mund te na i sqarosh dhe neve per ç'a behet fjale, kush eshte ky Perez (bota ka permbi 2 milion Perez), dhe kush i paska keto 300 milion euro, Meta apo Perez. Per ke fole ne komentin tend konfuz.  

nano eshte ku e ku me berishen dhe edvinin. Ai di te delegoje..e jo te mbaje shtrenguar cdo rrip te partise dhe shtetit dhe ta beje komplet rrumpalle vendin...

Nano per president, lol

ky birbo[Nana] dha precendentin qe papergjegjshmeria eshte normale ne manaxhim shteti mer!

Nashtaj, tyj kon cun i ri(gjasme) s'm kujtohet fare administrata Nano, dhe kur degjoj 'papergjegjshmeri' me kujtohen raste si: ndryshimi i kodit penal per te lehtesuar trafikun e kallasheve per UCK-ne. (dicka shume 'gri' qe vertet s'te le shume hapsire per te gjykuar)

Nano dhe Meta duke e ditur se Sala e ka litarin ne fyt, kerkojne ti zhvatin parate qe ai ka vjedhur ne keto 4 vjet qeverisje, duke u munduar qe te demtojne qofte edhe pak PS-ne n keto zgjedhje. As me shume e as me pak keta te dy i bashkon vetem paraja.

 tani qe e dhe shoku petro e paska lene tryezen e hapur, na u shkrine komplet damaret e b***s. 

duhet bere nje film "dhe pafytyresia rri e habitet"

Prison, Nano dhe Meta po bejne manovra duke e ditur qe lakun ne fyt e ka Edi dhe jo Sala. Dihet shume mire qe Rama humbet zgjedhjet dhe Meta kerkon te fitoje vota duke u shfaqur si personi qe kerkoi te bashkoje te majten bashke me Nanon kurse Rames do ti hedhin te gjithe pergjegjesine e humbjes se zgjedhjeve.

Nese PS-ja i humb zgjedhjet, pergjegjesia me e madhe e Edi-t do te jete largimi nga kreu. Dhe kete ai e ka pohuar vete shume kohe me pare si dhe e ka meshiruar edhe ne statutin e partise. Keshtu qe, pare ne kete aspekt, Edi nuk e ka litarin ne fyt. Ndersa Sala po, sepse po humbi drejtesia (nese mund te quhet keshtu) jone do te kete kurajon te zbardhe te gjitha aferat koruptive qe ai dhe banda e tij kane bere. Nuk po zgjatem ti permend sepse ato tashme i dine edhe femijet e fillores.

@chene: if it looks too good to be true, then it is too good to be true.  smiley 

Nqs Edi nuk arrin te fitoje dot ndaj Berishes atehere me mire qe te ike nga skena politike dhe te jape dhe doreheqjen nga Bashkia.

Kokmadhi dhe Nuni,me kete levizje ose duan qe te justifikojne nje bashkpunim te mundeshem te tyre me Doktorin pas zgjedhjeve,ose duan qe te mbledhin sa me shume socialiste te pavendosur rreth vetes per ti kerkuar te Gjatit ndonje thel te mire qeverisjeje. 

 ka nje pikpyetje te madhe cfare do arrije edi po mori pushtetin por te pakten sa i perket nanos bravo i qofte...shpresoj ta pastroj PS nga plehrat e tjere qe tani per tani i duhen...

sala ne kontrast me edin ka treguar qe eshte gati te bashkepunoje edhe me djallin nqs e ndihmon te rrije ne pushtet...

 ca duan te fitojne a ca duan te humbin ata e dine. ama te majtet (populli dmth) nje gje e di mire, qe LSI ne emer te luftes kunder nanos i hoqi PS-se 15-16 deputete, te cilet fale sistemit qe ishte (me shumice te thjeshte) i mori PD. Pa keta deputete, pra pa heqjen e votave nga LSI, sala do ishte duke henger pensionin rehat qe ne 2005. Gjithsesi deri ketu s'kishte ndonje te keqe, te humbesh pushtetin per te heq qafe pushtin eshte ok, por pasi e hoqe qafe dhe solle slen, te bashkohesh prape me pushtin, kjo eshte shume vallai, dhe besoj qe LSI po ndeshkon veten keq me kete budallallek qe vjen era luan rama.

dhe besoj qe LSI po ndeshkon veten keq me kete budallallek qe vjen era luan rama.

I second that!!!

Arsyeja e vetme e ketij takimi,sipas llogjikes sime, eshte se MEtes i kane rene shume kuotat .Nga 8-9% qe ka pas i kane vajtur ne 4-5 % .Shume vete i kane ikur LSI-se per arsye se keto vite ka bere opoziten kunder opozites dhe nuk kane qene te prere ne qendrimet e tyre.

NJe jave para zgjedhjeve ai ben kete levizje ,duke e ditur fare mire se eshte e kote, per te thene se i dhemb  e majte medemek dhe kunder Berishes.Dhe per kete ai ftoi personin ,sipas tij, qe shkaterroi te majten.Turp e faqezez.

Shume vone zoti Meta, delegatet iken.

 ueeee, ky eshte bo si ferdinand xhaferri mer ej, ueee smiley

www.lsi.al

Deklarata e ish-Kryetarit të PS, z. Fatos Nano

Siç kam bërë të ditur paraprakisht kam mirëpritur ftesën për këtë takim, prandaj jam këtu. Për shkaqe që lidhen në mënyrë organike dhe të njohura me gjithë karrierën time politike, angazhimi im në vite në spektrin e majtë dhe në krye të PS ka qenë dhe mbetet bashkërendimi i kontributeve, bashkimi i së majtës, reformimi dhe mbetja e saj konkurruese, për shkak të kontributeve të ndryshme, natyrisht në përgjigje të vullnetit që edhe sot është mesazhi më i fortë që vjen nga elektorati, të zgjedhësve për ta parë të majtën gjithmonë të bashkuar dhe në progres. Periudha e bashkëjetesës që ka karakterizuar edhe kontributet tona në pluralizëm, na sjell mesazhin e nevojës së pranimit të të ndryshmit dhe të bashkërendimit të kontributeve për një qëllim të përbashkët që del mbi çdo interes tjetër, rrjedhimisht nga një gabim i vogël. Interesi për të larguar rregjimin aktual, përmes votës së lirë me 28 Qershor, i cili u rikthye në drejtimin e vendit aksidentalisht për shkak të përçarjes 4 vjet më parë, më vjen mirë që më propozojnë kolegët që jo vetëm  ndërmorën këtë iniciativë, por që vazhdojnë të jenë të vendosur dhe të hapur për të punuar për një front opozitar të së majtës progresiste të bashkuar ndaj regjimit të vjetër të Berishës. Unë besoj se nëse je politikan i përgjegjshëm, nuk mund t’i përgjigjesh iniciativave të tilla në mënyrë foshnjarake, nuk mund të neglizhohet një përpjekje që është në ADN-në e së majtës, në një kohë kur edhe moda politike e kohës të çon në referenca Obama-Hillari Klinton, por megjithatë Obama dhe Hillari Klinton punojnë së bashku, ndërsa mungesat në këtë tryezë mesa duket lidhen me një histori të qartë dhe të strukturuar që mban të përçarë të majtën. Më në fund desha të theksoj në mënyrë të veçantë se nuk i kam ndërprerë takimet me socialistët dhe mesazhi shqetësues që vjen nga të katër anët e territorit të Shqipërisë është pikërisht mbështetja dhe çuarja përpara e kësaj lloj fryme dhe bashkëpunimi midis liderëve të së majtës. Unë jam këtu edhe në emër të socialistëve dhe shpresoj se liderët e radhës do kuptojnë përpara dhe pas 28 Qershorit, nuk mund të ndërtohet një karrierë me përçarje, nuk mund të ndërtohet asnjë e mirë e vendit në gjendjen e foshnjërisë të sotme politike.

swed1 mos e nenvlereso Nanon. Jo per gje por te garantoj qe mbas 2 vjetesh do e kesh president dhe Salen kryeminister kurse Rama do jete perseri duke henger makarona ne ndonje periferi te botes. Ujqerit e vjeter jane me te fuqishem sesa ujqerit e rinj aq me teper qe Rama eshte i katapultuar aksidentalisht ne krye te PS-se.

Gjera qe priteshin .

 

Nano do te afrohej me Meten , edhe keto te dy pastaj me Berishen pas zgjedhjeve.Edi te mbaj toçin po nuk fitoi. Gjithsesi cun trim Edvini, luan per gjithçka edhe vetem,qe ti gustoje me shume fitoria. Hallall nga ky drejtim smiley

 

Por nuk mund te thuash dot, shume vone per Meten,se ky i shkrete qe ne 2007 ka kohe qe i lutet Rames, qe sapo mori bashkine perseri, e direkt e ktheu nahine me Meten. Per vonese smund ta akuzosh , te jemi realist.

Sa per Ramen,qe do te iki pas zgjedhjeve kjo nuk eshte shume e sigurte,sepse edhe ato deputet qe do dalin nga PS, jane te gjithe te telekomanduar nga Rama, edhe i mban peng me lejet e ndertimit,se fundja fare Dash Peza perseri ndertues do te jete e Fidel Ylli.Rama i ka edhe 2 vjet ne bashki. smiley Ai thjeshte do te justifikohet per humbjen, po humbi. Ose nuk ishin zgjedhjet e ndershme, ose ishin IC te fallcifikuara ose ne jei opozita reale, se Ilir kaloi me Nanon nga ana Sales. DO viktimizohet . qe te tentoje pushtetin 4 vjecarin tjeter. smiley

 

Por mendoj qe skena eshte e qarte, Sala ----- Nano,Meta------- Rama. Sala po ben ceshte e mudnur ti fusi ne sherr keto te 3,edhe kur te dali njeri fitues, te dali babe Sala i fresket me u ndesh smiley

Macosx, po te jete sala kryeminister, ky s'bohet dot president se per fat ka ndryshu kushtetuta dhe sala mund ta zgjedhi presidentin kollaj me 71 vota. nese do jete rama ne kolaicion me meten, edhe mbase. po ama ama, nese cmimi per te mos pas kete plehre president eshte vetem nje, qe dmth "sala dhe 4 vjet kryeminister", per mua mirese te rrije ne ate karrige, me mire sala dhe kater vjet se ti realizohet endrra kurvo-presidenciale ketij llumi.

swed, mund te me thuash te lutem, kush ja dha kete te drejte kushtetuese Saliut??? Me cilin e ndryshoi Kushtetuten ai? flm

Pse me duket kaq patetik Nano?! Nuk e di! Megjithate respekt per personazhin politik, (pa autoperkufizimin idiot "prapa me ndjek historia&quotsmiley.

Skenari eshte i thjeshte:

  • Meta/Nano takohen per te marre rolin e drejtuesve te se majtes
  • Ne kete menyre i heqin edhe ca vota PS
  • Rama humb zgjedhjet dhe le postin e kryetarit te PS
  • Berisha formon qeverine
  • Meta/Nano shkrijne PS me LSI dhe marrin drejtimin e PS-se se re
  • Rama behet kryetar i G99

Kush ve bast?

Eshte nje skenar i mundshem, nese Rama humbet, por nese fiton...

PO Erjon Veliaj  co do behet pasataj ?????????

 

Do kthet perseri kryetare i Mjaftit,edhe do rifilloje luften kunder Nanoes edhe Metes. smiley

swed1 besoj se ti e di shume mire qe Nano te vetmin synim qe ka eshte presidenca dhe per kete do luaje me gjithe fuqine dhe dinakerine e tij. Une besoj se edhe Nano edhe Meta duan rrenimin e Rames. I pari do qe te rimari partine kurse i dyti kerkon te fuqizoje partine e vet sepse e di shume mire qe cfaredo presioni ti beje Rames, kryeminister nuk behet dot. Mendoj se Rama po luan o gjithcka o asgje dhe etja e pakufishme qe ka per pushtet kam pershtypjen qe do ta le komplet thate. Per nje jave do shihen parashikimet.

 

P.S A e di qe ne Tirane po vihen baste ne shuma te medha per zgjedhjet?! smiley

P.S A e di qe ne Tirane po vihen baste ne shuma te medha per zgjedhjet?! Smile

 

 

Ku po vihen bastet? dhe sa jane shumat?

 Egzakt anglez, 

28 qershori do te shenoje ikjen nje here e pergjithmone te funderinave komuniste qe akoma zvarriten si hiena neper kembet e ketij populli qe i pine gjakun per 50vjet.

te njejten gje po themi dhe une me Ramen smiley

Mire Nanon dhe Meten , i mbaj mend ...

Po ky Koci , mos eshte ai fieraku qe kerkonte thellimin e procedures  "katharsis" qe nisi Tosi kunder Metes ?

Po si i lepine peshtymat qe kane leshuar ne faqe te njeri tjetrit deri tani keta "burra" ???!!!.

I imagjinoj ne tavoline :

Tos Nano - xhin tonik dhe puro kubane.

Lir Meta -  Red - bull, se ka ne plan nje femije tjeter.

Petro Koci -  nje pilaf, nje kos.

 Ne fund te takimit kam parasysh dy variante pagese:

1.  fatura i dergohet Anastast Angjelit,

2.  po qe se Caci eshte ne Greqi, secili paguan te tijat..

 macosx, jam shume dakord me ate qe thua per ambicjet e metes dhe nanos, sikunder jam shume i bindur ne ate qe thashe me lart, qe LSI ne perpjekje per te vene vetulla po nxjerr syte, me shume propabilitet meta nuk do dali dot as vete deputet pas kesaj, nja 4 kandidat votues te LSI qe kam takuar sot e kishin nderruar drejtimin e votes, kuptohet qe jo djathtas.

swed1 eshte shume normale qe votuesit e LSI te largohen.LSI u krijua si  nje alternative e majte kunder alternatives se PS se Nanos .Pas ikjes se Nanos LSI-se i mbaroi qellimi ne vetvete ,por megjithate Meta u mundua qe te mbaje flamurin e se majtes se vertete duke sulmuar Ramen se ai nuk ishte i majte .Por me ate qe beri sot ,pra takimi me Nanon , LSI i ka humbur komplet kuptimi dhe e ka nxjerre lakuriq Meten para elektoratit ,ka nxjerre ne pah ambicjen e tij per tu bere kryeminister pa e merituar dhe se nuk e can shume per parimet.

e tha edhe dikush me lart, loja eshte fare e qarte: kjo eshte lufte brenda llojit me shume se per pushtetin. Tani po behen kalkulime post-humbjes se zgjedhjeve dhe se si do zbythin Ramen dhe do marin PS.

Zoti ua shtofte inatin dhe te vazhdojne

Meta e ka humbur personalitetin,si Xhaferi simiten,duket qarte gjithnje e me shume,si bllof qe Meta eshte karrierist dhe ka luftuar dhe lufton per ego personale.Nano-Meta-Koci,jane histori me"na ishte njehere..." jane katandisur si kofili pas te vjelave,ose si "burrnia pas betejes"..duken shume de mode,qe me shume po humbasin edhe ate personalitet qe kane patur!

Tani qe po e ndjejne se reputacioni i shumices se majte nuk qendron me tek ata,por luajne rolin e dhelpres,se ngordhur! Nga keto figura e majta ka humbur shume! Nano eshte bere nje fytyre e ndyre,nuk e kuptoje se cdo me ky njeri ne politike! Largimi do te jete ne nderin e tij,Nano dha ate qe dha.Meta do te japi shume ne qoftese do te heqi nga vetja ate ndjenjen e keqe te Skrapalliut,se eshte i dobishem kur eshte ne krye,kryeminister! ..apo kryetar kooperative!

Koci,do ishte mire,te mos luaj me rolin e servilit,dhe te mendjemadhit.edhe ky do te ishte mire te ishte me i thjeshte,dhe te largonte dozat e "mistrecit" te fierakut!

Modestia do te ishte ilaci me i mire per ta ! 

Eshte krijuar nje situate interesante. Shohim nje avancim te dukshem te PD-se neper  te gjitha sondazhet nderkohe Meta dhe Nano luajne serish per te fituar pozicionin qe kane pasur ne te majten shqiptare pas humbjes qe do te pesoje Rama ne 28 Qershor.

Grupime te tilla si G99 megjithese shohim qe neper sondazhe dalin mesatarisht 2.5-2.9% duke aplikuar formulen perkatese nuk do mund te nxjerrin me shume se 1 deputet ne total.

Megjithate me interesante do jete situata pas zgjedhjeve, si do levizi Nano, Meta brenda se majtes duke pasur parasysh humbjen e Rames.

elektorati i te majtes nuk po arrin te kuptoj se cila eshte rrjeta e merimanges qe po thurret.Ne 2005 shoku Ilir nuk la me gure pa kthyer permbys per te nxjerr jasht loje Nanon , erdhi xhaxhi Edi me fatosat dhe pionieret dhe nisi muziken e vete, po edhe ky nuk i pelqeu shokut Ilir, tani kthehet prape te avazi i vjeter.te gjithe nxenesit e Nanos i kane mesuar mire leksionet e tij por nxenesi nuk behet kurre me i afte se profesori, gabimi kryesor i te cilit eshte se pretej hundes se vet nuk arrin te shoh ndonjehere dhe ate mbeshtetje qe aktivistet e tij dhe elektorati i dha ne 2005 e hodhi ne kosh. krahu tjetertashme e ka fitoren ne pjate, si ne 2005 vota shkon majtas por qeveria djathtas.

Ajo qe te ben me shume pershtypje ne kete fushate,eshte siguria e nostradameve blu se keto zgjedhje i ka fituar PD-ja. smiley Por,edhe kembengulja e tyre per tyre per tu mbushur mendjen te tjereve se do te ndodhi keshtu :B.  Sido qe te jete do tju keshilloja qe te mbajne kosh te vogel se si dihet te vjeles smiley

Sa me varfer te jete shqiperia,aq me shume do te shtohen fraksionistet,kareristet,dhe partite"biba"! Aq me shume partite do te kthehen ne bisnese te fuqishme per nje grup te caktuar,mashtruesish!

Pse do te krijohej nje parti tjeter,bibe,LSI,per hater te Ilir Metes? Nje fraksion i pa nevojshem i te majtes!

Keta kopjone Italianet,qe jane 73 milion!!!!!...shqiptaret te gjithe,te gjithe nuk jane me shume se 3.5 milion!!

Dhe pastaj,keta "modern" te politikes flasin per Buqesine ,qe eshte e pa zhvilluar (si Politika) sigurisht qe eshte e pa zhvilluar,sepse toka eshte ngastra-ngastra,gardhe-gardhe!!!..po Politika?..

..Politika pra nuk eshte gardhe-gardhe?

Kush e ka bere Politiken Gardhe-Gardhe?

Ilir Meta me shoke,Koci me shoke...mos te flasim per te Djathten.qe jane bere Floqe-Floqe!!!!

Ja kjo eshte Buqsia dhe Blektoria e Partive tona Pulitike!!

Perballe nje te majte ne panik dhe te corjentuar fitorja e PD-se eshte e sigurte dhe spektakulare. Kush e mendonte se pas rebelimit komunist te 97-tes do rikthehej S Berisha ne pushtet?

Berisha erdhi ne pushtet ne 92-shin me voten popullore,u largua nga pushteti me dhunen e armeve,dhe u rikthye perseri ne pushtet me voten e lire.E majta per te ardh ne pushtet mbeshtetet te dhuna revolucionare,por iku ajo kohe qe edhe historia duhet ta hedhe ne koshin e plehrave.

Po ne 96 - en , si erdhi ?

Ta them une:

Me 103% te votave. Sepse debilat qe vidhnin voten , nuk dinin te numeronin dhe hodhen me shume nga c'duhej per te arritur 100%. Ja kaloi dhe atij merhumit ne kete rast....

 Dhe mos harro qe kur ka ardh Sala ne pushtet , ia ka organizuar e majta ato ZGJEDHJET E LIRA me te cilat PD merr vota.

Kurse sa here ka qene Sala ne pushtet, asnjehere nuk jane bere zgjedhjet ashtu sic duhet...

Teorema qe i ka bashkuar keta te tre eshte shume e thjeshte: "Armiku i armikut tim eshte miku im". UNE DO TE SHKOJ TE VOTOJ!

Mire thua Ingliz.

Kush e mendonte qe pasi mbushi varrezat me djem Shqiperie ne 1997 - en , Sali prosti do riciklohej, do qepej nga poshte dhe do behej prape nuse e virgjer.

Fatkeqsia e popullit tone e ka emrin "harrese"

Zoterinj nuk e kuptoj...Perse nuk fajesoni Ramen, qe bojkoti dhe refuzoi pjesemarrjen ne kete takim. Rama u ftua per dy gjera: per strategjine e mbrojtjes se votes, ne kushtet kur gjithnje e me shume po konstatojme plane te klaneve ekstremiste te PD-se per ti vjedhur votat.

Dhe e dyta; Nje takim, qe kishte per qellim bashkimin moral, do te rriste tek te gjithe votuesit e majte optimizmin per fitoren ne 28 qershor. Te gjithe ju pak a shume ne komentet tuaja, po thoni qe fito Berisha...kete e them une, por nuk do ta thosha ne rast se cdo formacion i majte do ulej ne nje tavoline paqeje.

 

 

Dhe tjetra: Po eshte e drejte, qe bashkepunimi Nano-Meta mund te duket i pamoralshem. Po ju lutem, kujtoni Ramen, opozitarin e ashper, ekstrem dhe tmerrin e Berishes, se si u transformua dhe u be tolerant, pikerisht ne momentin kur Berishes pas gerdecit mund ti vihej shkelmi...per te ndryshuar Kushtetuten, dhe per te hartuar kete kod, qe e ve fitoren e te majtes ne dyshim

Ikni ore kusare se e late popullin me dore shtrire, ku ishit juve deri tani qe kujtoheni te beni kompromis 4 dite para zgjedhjeve.... Do t'ju zvogelohet pjesa e tortes ketyre dy topave prej dhjami hahahaa....

swed1, po akoma s'je kthyer ne perendim mo,  me thuaj ç'pune ke kapur aty. Me shkruaj nese mund te takohemi kete vere aty. Do te qeras une, me qofte dhe vene te vjeter.  

Takimi Nano - Meta ka vetem nje qellim, ashtu si ndarja ne 2005-en:

Ti japin voten Sali Berishes. Me kete levizje enderrojne te eleminojne Edi Ramen. 

Na kerkokan dhe falje per 2005 - en. Lepijne peshtymat e njeri - tjetrit, gjoja nen flamurin e bashkimit te se majtes. Aleance mbi baza shker...tokracie.  TURP E PER FAQE TE ZEZE.

Per ta Sala eshte kundershtar politik, ndersa Edi Rama eshte armiku qe u ka marre PS-ne.

Logjika eshte e kuptueshme:

Po e mori Sala ksaj rradhe, mund te kene ndonje shprese per riciklim. Te dy do ja hedhin fajin Rames qe nuk "bashkepunoi"....Rama iken ata organizojne pucin e rimarrjes se PS

Po e mori Rama , atehere te dy duhet te zhduken nga skena politike, sidomos Nano rrugaci. Na i paskan mabaruar paret Nanos dhe doli prape ne skene te beje ndonje dore...

Per me teper, Liri po ben tratativa te fshehta te bashkepunimit nen rrogoz me Salen...I eshte premtuar posti i Kryetarit te Parlamentit. Te gjithe e kuptojne se sipas gjasave, LSI do te determinoje balancen e "pusht"-etit.

Mos dhente zoti dhe e provofshim kete lloj krushqie... 

rama do iki vete nga PS-ja po humbi. Jo vetem sepse e parashikon statuti i PS, por edhe sepse keshtu e ka deklaruar.

Pastaj edvini vete po i luan te gjitha per te gjitha...Keshtu qe bujrum...

nano-meta esht si puna e atiju ciftit qe zihen tere kohes dhe vetem kur bejn seks pajtohen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).