Sytë drejt Iranit

Këto ditë, bota i ka kthyer sytë nga Irani, ku ka patur protesta masive ditët e fundit ndaj rezultatit të zgjedhjeve (fitores së Ahmadinejad). Shumë vetë po befasohen nga kultura e habitshme demokratike e qytetarëve dhe qytetareve iranianë dhe kurajo kundrejt mbrojtjes së votës. Kjo foto, nga një koleksion shumë i mirë (linku më posht&eumlsmiley më pëlqeu sepse tregon përfshirjen e femrave në politikë edhe në një vend kaq jo-perëndimor sa Irani.

Për më shumë, shikoni blogun The Big Picture.

20 Komente

Edhe mua më befason shumë protesta e Iranianëve për demokraci. Jemi mësuar me protestat e Lidjes së Mesme që janë zakonisht kundër Amerikës e Izraelit, s'jemi mësuar të shohim njerëz që protestojnë për demokraci.

Megjithatë ma ha mendja se s'ka për të dalë gjë nga këto protesta. Ahmadinexhadi ka një përkrahje në popullatë, dhe nëse ka pasur vjedhje, s'besoj se ka qenë masive.

Kjo foto, nga një koleksion shumë i mirë (linku më posht&eumlsmiley më pëlqeu sepse tregon përfshirjen e femrave në politikë edhe në një vend kaq jo-perëndimor sa Irani.

... edhe ça përfshirje... duke ulërrit si histerike. Iran now, must be female's paradise. smiley

 

 J.  This is not election, this is selection! smiley

Interesant, po s'përmendi se ç'bëhet kur merr kot ndonjë regjim si Korea e Veriut. Nëse duket se do përfundojnë në litar nga turmat e uritura, edhe mund të lëshojnë ndonjë raketë bërthamore para se t'i vijë radha.

Revulucion "twitter" dhe "facebook" ky i Iranit.. 

Me duket se eshte  ekzagjeruar kjo protesta.. Bile se kuptoj si mund ta akuzosh tjetrin per vjedhjen e votave kur ai ka fituar me 12 milion vota diference??

Botes nuk i pelqeu fitorja e Bushit ne Amerike por gjeten menyren te ecin para.. Opozita ne Iran mos te mundohet te "mjele"  pakenaqsine e perendimit ndaj Ahmidaxhadit per interesat e tyre personale.. 

Me pelqeu reagimi i Obames!

 

Liqen, diferenca e mdhe ne vota eshte nje nga pikepyetjet me te medha.  Sic shkruajta edhe te tema e pare, i bie qe ata/ato qe ishin pro-reformave ne zgjedhjet e kaluara, te kene nderruar mendje e te kene votuar per Ahmedinaxhad.  Plus, nga ankesat apo apelet e opozites te paraqitura para Council of Guardians, ne 70 districts, ka me shume vota sesa votues.  Dhe keto "vota" pa "votues" kane shkuar 100% per Ahmedinaxhad. 

Reagimi i Obames eshte me vend.  E para sepse, psh, perkrahja e Amerikes per levizjen e studenteve ne 1999, e demtoi ate levizje.  Por me e rendesishme, te pakten ne aparence, US duhet te tregohet e paanshme, mbas nderhyrjeve "me vend e pa vend" te administrates se Bushit per 8 vjet.  Gjithashtu, praktikisht, nuk ka ndonje ndryshim dhe aq rrenjesor midis Mosavit dhe Ahmedinaxhad.  Mosavi eshte ndoshta me pragmatist, por pro sistemit ekzistues. 

"Shumë vetë po befasohen nga kultura e habitshme demokratike e qytetarëve dhe qytetareve iranianë..."

Hahaha vetem injoranca perendimore po 'befasohet' faktikisht, dhe eshte gjynah qe ne Shqiperi by and large e kemi importuar kete injorance nder te tjerash.

Votat jane bere pershesh por problemi nuk eshte qe jane numeruar por qe eshe sikur te numerohen me shume mundesi little man Ahmanutjob do kete marre nje pjese te mire jashte qyteteve te medha.

Obama ka futur bishtin nder shale kur vjen puna te cdo gje e nderlidhur me interesat e Izraelit; op-ed'i i John Kerry't ne NYtimes sot eshte nga te paktat artikuj te mire nga politikanet amerikane qe kam pare deri tani. NYTimes eshte OK, cka, si gjithmone pasi e dhjeu keq megjithe luften e irakut, kur u bene zedhenes te pacipe te shkresave te shtepise se bardhe te pordhes.

 

Iran, Udhëheqësi Suprem mbështet Ahmedinejadin

 

(Nga Shekulli)

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, i është drejtuar lutjeve të së premtes për të qetësuar protestat masive të paprecedenta lidhur me rezultatin e debatueshëm të zgjedhjeve presidenciale.
Ai ka shprehur mbeshtetjen për presidentin Ajmedinejad pas protestave.

Ajatollahu po mban një fjalim të pazakontë në Univerisitetin e Teheranit.

Kjo po ndiqet me interes jo vetëm për atë që do të thotë, por edhe për mënyrën sesi iranianët do ta dëgjojnë Udhëheqësin Suprem.

Në komentet e tij të para në fjalimin e tij që kishte të bënte drejtëpërdrejtë me zgjedhjet Ajatollah Ali Khamenei lavdëroi popullin iranian për pjesmarrjen e lrtë në votime. Ai e quajti atë një demonstrim të fuqishëm të faktit se populli i Iranit e donte shtetin e vet.

Ajatollahu tha se zgjedhjet në Iran i kishin treguar botës një demokraci islamike në veprim. Kishte diktatura nga njëra anë, tha ai, dhe demokraci në anën tjetër. Por ajo që Irani kishte për të ofruar ishte një demokraci religjioze dhe kjo ishte ajo që angazhonte zemrat e njerëzve.

Udhëheqësi suprem tha se zgjedhjet e së premtes së kaluar treguan se njerëzit jetonin në Iran në lumturi dhe besim. Ai tha se nëse njerëzit nuk kishin shpresa për të ardhmen dhe nuk ndiheshin të lirë, ata nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje.

Udhëheqësi suprem akuzoi armiqtë e Iranit se po përpiqeshin të hidhnin dyshime në zgjdhjet dhe të thyenin besimin midis njerëve dhe shtetit të tyre.

Ai tha se zgjedhjet ishin zhvilluar në një frymë të konkurrencës së lirë dhe transparente.

Udhëheqësi suprem tha se mendimi i tij nuk i ishte pasqyruar njerëve - ata vendosën për vete se kush do të dëshironin të bëhej president, dhe miliona në secilën anë kishin vendosur për kandidatin e tyre.

Ai tha se të katër kandidatët kryesor në zgjedhje mbështetin shtetit islamik të Iranit. Ai tha se zgjedhjet ishin një garë brënda shtetit dhe nuk kishte betejë mes atyre që mbështesin shtetin dhe atyre që e kundërshtonin atë.

Ajetollahu mbështet ish presidentin Akbar Hashemi Rafsanxhani dhe performancën e tij përpara dhe pas revolucionit dhe hodhi poshtë pretendimet se ai ishte i përfshirë në korrupsion financiar.

Udhëheqësi suprem tha se kishte pasur dallime në opinione mes kandidatëve në zgjedhje. Por ai tha se pikëpamjet e presidentit ishin të afërta me të tijat.

Korrespondenti i BBC në Teheran thotë se prova më e madhe do të jetë se sa mbështetës të Ajatollahut do të shkojnë nisur nga përmasat e protestave të opozitës gjatë kësaj jave.

Asnje surprize nga Khamenei.  Ajatolla i Madh ka mesuar nga gabimi i Shahut ne 1979, kur u mundua te merrte me te mire protestuesit.  Nderkohe, sinjalet nga Mousavi jane disi te komplikuara.  Nuk komentoi rreth fjalimit te Ajatolles, nuk u paraqit (se bashku me liderit e tjere te opozites) ne takimin e lene nga Council of Guardians per ankesat qe kishte opozita ndaj zgjedhjeve.  Veprime keto qe mund te duken si doreheqje.  Por sot, Mousavi beri thirrje serish te anullohen zgjedhjet. 

Po flisja me nje mikun tim dje iranian.  (Familja e tij eshte ne US qe ne kohen e revolucionit.)  Ishte ne merak per kusherinjte e tij.  Me gjithe kercenimet e Ajatolles, per te mos dale ne protesten e lene per sot, ata do dilnin.  I dridheshin buzet kur fliste "o sot, o kurre." 

Me gjithe skepticizmin tim, nuk ia shpreha rezervat e mia.  Ne fund te fundit, pertej politikes brenda dhe jashte Iranit, nuk kisha se si te mos admiroja endrren dhe perpjekjet e familjareve te tij per te realizuar ate enderr. 

Demonstrat sot jane shoqeruar me dhune ndaj demonstruesve.  Shpresoj e uroj qe kusherinjte e tij te mos jene viktima ...

Dicka si side dish: tani e mendova qe ne US kam punuar ne 4 kompani dhe ne te gjitha bossi im direkt ka qene nga Lindja, nivele VP ose SVP, dy nga Irani, nje indian dhe nje turk!!!! Never thought on it before. Keta dy te iranit, shume ne gjendje nga ana e $ (psh cunit iu ble brand new BMW seria 5 sapo boni patenten); te dy me ateist nuk i ben nena! Me dukej vetja besimtar i devotshem para tyre. Dhe natyrisht, te dy vala e 79-es i kishte hedhur ketej. Kishin pezm per pronat ne Iran qe ua kishin "zgerlepur".

Iranianet e Frances jane tejet te integruar dhe ne pergjithesi nuk kane kurrfare problemi me çeshtjen shtet-fe. Jane laike dhe te nderuar. Kjo eshte ne pergjithesi sepse ka dhe ndonje pizeveng tek-tuk.

Neper TV franceze, ata bejne thirrje qe perendimoret t'i ndihmojne Iranianet dhe te mos i lene vetem, dmth ta shporrin ate llomshin jakepalare.

Iranianet jane goxha krenare per te kaluaren e tyre dhe jo dosido. Keshtu qe nuk eshte e lehte te flasesh me ta, qofte kush qofte ne krye te vendit. Por e sigurte, Perendimit i duhet nje tip modern, laik, dhe paqesor me Perendimin.

Nje studiues iranian u shpreh dje ne "Le Monde" se Irani ka per interes marredhenie te mira me Perendimin, per t'i bere balle ndonje armiqesie arabe. Mirepo ky kungulli i papjekur, qe me duket si ndonje dasmor sarhosh nga fundi i banketit, nuk merr vesh nga keto pune. Dhe puna eshte se ky Irani do ta haje keq. Kur them keq, shume keq. Po e kroi shpinen me keto berthamoret, Izraeli ka nje strategji fort te ithte per kesi punesh : e ben vendin açka-paçka. Dhe madje kete s'e marr vesh nga keta arabet dhe iranianet : ata nuk e kane kuptuar se nuk ka me "bageti çifute" qe i fut ne vathe per t'i therur ne sater. Po te kishin zgjedhur marredheniet e mira me Izraelin, me shume do t'ia kishin pare hajrin se sherrin. Por ja qe kungujt kunguj ngelen. (Kalimthi keshtu, kishte mberritur dhe nje kungull ne kete teme, nje tip talibo-komunisti : fundja, te dy perqafohen tek internacionalizmi)

8 Korrik shenon 10 vjetorin e protestes se studenteve ne 1999.  Pas protestave, rreth 70 studente "u zhduken".  1000 e ca te arrestuar.  Negociata per reforma deshtuan dhe pushteti i Council of Guardians u konsolidua.

Qeveria iraniane nderkohe mori "masa" per protesta te ardhshme, asistence nga qeveria kineze qe ofroi "konsultues sigurie."  Ndihme nga biznesmen europiane per te permiresuar pergjimet e rrjeteve te komunikacionit (perfshi dhe internetin.) 

Me vone, ne 2007, shefi i ri i Gardes se Revolucionit, rikonfiguroi garden ne 31 units, nje per cdo province, dhe dy per Tehran, duke pasur pikerisht ne mendje nje skenar te tille "revolucioni."  Anetaret e Gardes coheshin ne baza jashte qytetit te lindjes, ne menyre qe ta kishin me kollaj te qellonin mbi turmen.  Rezultatet shihen sot.  Te pakten 10 te vdekur nga protestat e djeshme, dhe 100 te plagosur.  Mgjth keto jane numra te dhena nga televizioni shteteror iranian (qe i cilesoi te vraret si "terroriste.&quotsmiley 

Nga ana tjeter, jane arrestuar 5 anetare te familjes se Ajatollah Rafsanjani (konsiderohet "pragmatist" dhe aleat me Mousavin.)  Ish-president i Iranit (qe humbi per here te fundit ne 2005 ndaj Ahmedinaxhad) dhe kryetar i Asamblese se Eksperteve, grup i cili ka ne dore perzgjedhjen, monitorimin, dhe heqjen e Liderit Suprem (!!!.)

A do kene ndonje rezultat keto protesta, apo thjesht do mbetet date "pervjetoresh" si ajo e 1999?!  Ne pritje ...

Nderkohe, miku im iranian s'ka pasur mundesi te kontaktoje kusherinjte e tij qe ishin ne protesten e djeshme.  My heart and my prayers go out to them. 

Pashe para dy-tre ditesh videon shokuese te asaj vajzes iraniane qe u vra ne proteste nga policia iraniane dhe dha shpirt ne duart e babait te saj. Ajo quhej Neda Soltani Lajmi i vdekjes se saj beri jehone ne mbare mediat boterore. Me kete koment desha te sjell nje pjese te kesaj jehone tek PPU. Ju prehte shpirti ne paqe!  

Bere mire as ...

http://newsimg.bbc.co.uk/media/images/45959000/jpg/_45959328_photo_226.jpg

Me shume detaje ketu

Videon e vrasjes se saj mund ta gjeni ne youtube.  S'po e sjell meqe skena eshte makabre. 

Ju prehte shpirti ne paqe.

Monda!

Me gjithe shpirt do te doja qe populli te fitonte,pasi kam qene demostrues ne 1990 ne Shqiperi dhe gjithmone do te jem ne anen e atyre qe kerkojne me shume demokraci dhe te drejta.

Do te shtoja edhe per nje proteste tjeter studentore gjate presidences se Bushit ne 2002-2003 me duket.Bush si puna e Obames sot qendroi larg me shprese se do te akuzohej si nxites,por anjatollahet fituan perseri.

Fatkeqesisht,protesta nuk ka nje qellim te qarte dhe kjo ben qe ajo te mos kete shume sukses.Dmth nuk dihet se cfare kerkohet(njehere kerkohet rinumerim,njehere tjeter rikonfigurim sistemi) dhe kjo ben qe protesta te mos zmadhohet ne numur dhe te behet me e fragmentarizuar dhe kaotike.Fatkeqesisht protesta te tilla nuk ja arrijne qellimit por me gjithe shpirt do te uroja qe te jam gabim.

Se fundi uroj qe studentet iraniane te fitojne dhe shembullin e tyre ta ndjekin edhe popujt arabe.

solidarnosc, para se te behet shembull ne boten arabe, duhet te behet shembull ne boten iraniane.  Nqs protestat nuk shtrihen pertej Tehranit, shume veshtire eshte. 

Neda, qe ne persisht do te thote "zeri" mund te behet "jehone" apo te bie ne vesh te shurdhet ... Eshte akoma heret. 

Irani e ka kaluar testin Monda, 3 protesta masive per demokraci ne 10 vjet .Pavaresisht se edhe kete rradhe duket se anjatollahet jane prane fitores,por te thashe me gjithe shpirt uroj qe te jem gabim.

Kur arabet te bejne qofte edhe 1 proteste te vetme pro demokracise dhe kunder teokracise atehere mendoj se kane arritur ne "piken e vlimit".Por mesa shoh akoma jane ne ngrirje te thelle.

Ndersa ne Iran te pakten kane levizur me perpara ne kete drejtim.Sa per ate qe protestat te dalin jashte Tehranit,mire do te ishte,por edhe po te vazhdojne ne Tehran nuk do te jete keq.Tek e fundit eshte kryeqyteti ai qe vendos fytyren e vendit.Nese protestat do te vazhdojne ne Tehran,nuk do te jete e larget dita kur te shtrihen ne qytetet e medha dhe me pas ne te gjithe vendin.Por kryesorja eshte qe te vazhdojne ne Tehran.

Dhe gjithashtu uroj qe anjatollahet te mos pergjigjen alla Tienamance,por me pergjegjesi.

Por sido qe te jete rezultati,Irani nuk do te jete me i njejte me Iranin e para 12 Qershorit.Kjo eshte e sigurte.

Fatkeqesisht,protesta nuk ka nje qellim te qarte dhe kjo ben qe ajo te mos kete shume sukses.Dmth nuk dihet se cfare kerkohet(njehere kerkohet rinumerim,njehere tjeter rikonfigurim sistemi) dhe kjo ben qe protesta te mos zmadhohet ne numur dhe te behet me e fragmentarizuar dhe kaotike.Fatkeqesisht protesta te tilla nuk ja arrijne qellimit por me gjithe shpirt do te uroja qe te jam gabim...smiley ...( me thene te drejten gjithe Bota Arabe eshte e shqetesuar se mos je GABIM smiley

E mer E. Hoxha qe nuk pate fatin te lexoje keto perla smiley kur beje libra e parashikoje situatat per Boten Arabe!!!!. Pa le si do e kishe bere popullin Iranian, Bushrat, Obamat e tere boten te QARTESOHEJ . Do ti kishe drejtuar tamam atje ku arrihet QILIMI...apo s'jane te vlere Iranianet per qilim punues ! Pastaj pastaj nga ky shembull do kishe tronditur te gjithe BOTEN Arabe dhe atje ...lere lere se c'do ishte .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).