Skandalet e Berishes

Berisha në katër vitet 2005-2009, ka ulje- ngritjet e veta. Deri tani në bilancin paraelektoral, qeveria nëpërmjet spotesh informuese ka dhënë statistika të qarta për rrugët, shkollat, ujësjellësat, por ende nuk janë përmendur se cilat kanë qenë fenomenet që kanë tronditur shtetin e së drejtës. Çfarë nuk është bërë publike deri më tani për ato që janë konsideruar në katër vite me radhë, “kapje e shtetit” apo përfshirje të familjes kryeministrore në afera korruptive, skandale të dhunës verbale të kryeministrit, skandale seksuale, presione të hapura, marrëdhënie të shkatërruara institucionale etj, etj.
Ndërkohë Gazeta Shqiptare po rikujton për të gjithë lexuesit e saj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e qeverisjes Berisha. Si ka qeverisur kryeministri, dhe si duhet të zgjedhin shqiptarët, përveç spoteve elektorale, duhet të njihen edhe me anën ende të pathënë të kësaj qeverie: që nga prishja e shitjes së kontratës së Albtelekom, deri tek sharjet me fjalorin “shkërdhatë” të kryeministrit në Kuvend, e më pas shpërthimin tragjik të Gërdecit që mori jetën e 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë, për të vazhduar me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”. Hap pas hapi, thuhen të “pathënat” në spote për qeverisjen “Berisha”.
***
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, - tha kreu i Financave.
40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
41. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta
42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

39 Komente

 1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve. 

Shto:

1. Tha qe nuk do lejonte ndertimin e TEC-it te Vlores 

2. Tha qe nuk do lejonte Petroliferen

3. Tha qe nuk do lejonte kazinone tek Tajvani

 

Sinqerisht, nuk i kuptoj ca njerez qe kapen pas detajesh kaq te vogla.

Le t'ja fusim nje tralala edhe te mendojme pozitivisht...

"Shqiperia po ndryshon - eshte nje rruge qe na bashkon... on... on... on... "

Ndërkohë Gazeta Shqiptare po rikujton për të gjithë lexuesit e saj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e qeverisjes Berisha.

"GSH po bo bilancin e punes se vet ne kater vitet e qeverisjes Berisha" deshte me thon gazetari, po e paska formulu icik ndryshe. ene kur thot "skandalet e Berishes" normalisht do duhet te ishte "skandalet e GSH". cudi si e ka qit redaksia

megjithate mduket se ka harru ca gjona pa shtu. se gjynof i shko puna kot

gjithashtu menoj se ky shkrim fy inteligjencen e robit, kur npaturpsin me te modhe na qiten "skandale" te tilla si "perzonia e fmn", "shitja e ujrave", "TI konfirmo korrupsionin" lol. dmth e bojn sy per sy. ca patetizmi. pranej ne at kontekst duhet te kishin thon qe "na njifni punen se jena lodh kater vjet tu shpif" se kshu sic jon titulli ene hyrja jon corientuse

s'kisha lexu ktu me pare; na hongri puna... smiley 

Po mire mer, vertet pret qe 46 items te jene te gjitha skandale puro, nga ato 24 karatshet me perkufizim? Come on, mos e ulim doren fare tani. Casti kur fillo e qemto per me gjet non-scandals eshte shume i LLim... ket duhet me e pranu gjithsesi... 

jo mer lal ato zuni syni me i trame, se me i kap nji ka nji sdel asi "skandal", biles do nodhte komplet tjetra qe do duhej me u cu ne gjykate Edisudi per shpifje sy me sy dhe denigrim te venit ton dhe jo te tyne po ca t'i bojm qe sulltoni ka bo at "skandalin" tjeter ka heq ligjin per shpifjen ne emer te shtypit te lir, per t'i dhon goj corbave gjenetike me na shajt dhe n'shqip. edisudi osht i kalbesin mercenare qe vetem vjell vrer kunder shqiprise, ti na flet per skandale. s'osh cudi qe vetem bolsheviket jashtetsa frymzohen kur lexojn aty. pyt nai nven ca dmth edisud. skena ne faj qe robt jasht jon tshkeput ka realiteti

GSH ben mire qe na freskon kujtesen per bemat e qeverise Berisha. Kjo eshte qeveria me e korruptuar qe nga krijimii shtetit Shqiptar.

irgun, ke harruar t'i fillosh komentet me "une nuk jam me asnje..."

98% e ktyne skandaleve po ta shofesh jon pjell ka GSH. vetem ket sikur te fillote me perpunu menja e jashtetasve menoj se mas nai viti do qiste rezultatet e para. deri atere ca ke bo ti mire? ca thot partia?

ti paguhesh qe paguhesh, a nuk e ben nje liste te atyre 98% te paqenave dhe na argumento perse jo...

A ka suksese kjo Qeveri ???? Ka aq shume sa cudit te madh e te vogel , Shqiperine , shtetin e Ri te Kosoves , Shqiptaret e Ballkanit , cudit Ballkanin vet , Rajonin e .....gjith faqe Gjeren ose me gjere... ku bajgat quhen si torona per sikaret e vet.  Le ti numerojme :

Them se me te madhin e ka ne  evidentimin e Bibilushit te Edvinit qe e gjithe shpura e Mixhes tek PPU e mba ne goje si gjetjen me ideale te mencurise Berishiane .

Por a ka me te bukur se ne vazhden e ideve sexuale te Mixhizmit te arrije te ngazelleje turmat me gjetjen famoze se..... Edvini eshte i tredhur... Praktikisht thuhet qe kjo ka rritur pjesmarrjen e mitingasheve por me e vecanta qendron ne rritjen e aftesive kreative sexuale te Burneshes se Parlamentit qe s'donte ta mbante per vete por e pasqyroi edhe me gjithperfshirjen ne gjirin e saj te femijve ne Podium.

Dhe po ne vazhden e zbulimeve te paranojes sexuale te Mixhes na del se u ben me dije Shqiptareve nga foltorja e Kuvendit qe ...I di ku i kini motrat dhe nenat. I di me ke u shkkerdhehen...dhe ne cilet Motele. Por per mosnxjerrje sekreti ...Burnesha e Pallavramentit u detyrua ti ..."Nxjerre jasht prej zhelesh " Kjo ka vertetuar edhe nje nga Tezat me te forta te kabinetit Qeveritar qe pergjerohet se Berisha e harxhon kohen ne PUNE dhe PER PUNE !

Pa hyre ne fusha te tjera rreshtuam vetem ca pika ne fushen e seksologjise te Mixhes nga ku sikaret e tij tek PPU mbeshteten per zenie miqsh Partie , solidare  me shijet seksologjike te tyre, me pamje mistrecesh neper Lesht e Teorive seksuale por gjithsesi me qendrim ne forme HURI te drejte e te pakthyshem. Me tej do vazhdohet edhe ne sukseset e Mixhes per shijet e kadavres ne fushen e korupshenit!

 

Populli yne i dashur ka nje fjale te urte te mencme qamet: "te gjith me i poc pjerdhin", ju lutem me freskoni memorien e me gjeni nje qeveri tjeter qe nuk ka vjedh me dy dur e me dy kom.

po inoti gjith aty osht, pse t'vjedhin "kta" e jo "ne". Pse "ne" lopa na ka bo e?  smiley  

Sukseset e qeverise jane evidente. Infrastruktura eshte permiresuar ndjeshem. Teknologjia e informacionit po perdoret gjithmone e me shume ne qeverisje. Po shfrytezohen burimet ujore me koncesionet e dhena per HEC-e. Shqiperia po ecen me ritme te shpejta.

E vertete, por ne kete teme flitet per anen tjeter te medaljes. Skandalet.

SHQIPERIA PO NDRYSHON

Po vallahi po ndryshon .Ka pas qen nje koder aty ne Gerdec eshte bere liqen tani .Cfare ndryshimi tjeter doni ju .Biles te bejme edhe ca liqene te tjera qe te rrisim prodhimtarine e peshkut ( e kam per peshk te vertet se keshtu peshq votues kemi sa te dush ne ,biles edhe per eksport)

Jashte po brenda TEME.... Vetem struktura Policore etj etj te kesaj Kategorie .Jane ne KEMBE e Funksionojne te Paguara rreth 50 mije cope njesi njerezore... smiley Me nje pagese mesatare prej 500 mije lek ne muaj. Beni nje krahasim REAL me rreth 6000 mije struktura te tilla ne kohen e "ish" me pagese mesatare 7 mije lek ne muaj ...kthejini ne cfaredo lloj valute dhe pastaj zbrisni ne terenin konkret . .... ne sasine e njerezve neper BURGJE, ne sasine e krimeve te ndodhura ( vrasje-grabitje) per te pare sukseset e Madherishme te MIXHES...Kjo nuk qe ne lloin e argumenteve sepse mungojne TABELAT me SHIFRA smiley sidomos i mungon Infrastruktura... smiley Ka vetem nje konkluzion . Shtetare te Paafte, te Papergjegjshem, Hajdute e Mashtrues....dhe ne menyre te vecante MIXHIZMI qe eshte perfaqesuar me Rumpallistin me injorant ne drejtimin e Shtetit me parrullen e cfrytezuar Mjeshterisht nga matrapazet e te gjitha kohrave dhe ngjyrave  "forca cuna ..se ka per te vjedh per te gjithe"

11/a. Qershor 2007. Presidentit te SHBA-ve George W. Bush, i vidhet ora ne Fushe-Kruje ndersa ndodhet per nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Fale vigjilences se News24 dhe Top Channel, u be e mundur te "identifikohet" skandali i rradhes se qeveriut! smileysmileysmiley

lol, per ket dhe nja dy tjera e kisha llafin qe kishin harru me i shtu ke lista

Sikur te behet Edvini kryeminister, supozojme nje gje te tille, GSH nuk do shkruajne me per qeverin.

Po pse ore te uruar nuk shkruani per qeverin?

E po gjithmon me qeverin nuk do merremi, s'eshte e drejte, duhet te merremi edhe me opoziten.

 

Te komentosh "Skandalet e Berishes" te gsh eshte njesoj si te komentosh "Skandalet e Rames" ne rd. Te dyja te pabesueshme.

tema eshte skandalet e Berishes...

Gazeta i ka vendosur sipas kronologjise.... kush nuk do pertonte te bente nje liste sipas rendesise smiley

Shqiperia 1 euro?

Sokol Olldashi lidhur me bandat kriminale te shijakut ( shih letrat e z. Kokalari ne parg te fushates bashkiake) !

Bujar Leskaj merr pjese ne varrimin e nje prej Mukajve ne Vlore ( nje nga kriminelet me te rrezikshem) !

Deshtim i ekstradimit nga suedia te Haklajt !

Kopjohet kerkesa per antaresim ne BE nga Kroacia!

Gjate ceremonise te NATO-s nuk ftohet ne darken zyrtare SB!

Blerja e energjise elektrike gjate krizave me konkurim te drejtperdrejt!

Ministri Xhuveli drejt per se drejti i implikuar me djegiet e gomave ne Fier duke shkaktuar ndotje !

Mbyllet parlamenti gjate protestave te opozites dhe mbledhja e rradhes behet ne seline e ish PPSH!

Shahet ne menyre shume te turpshme dhe vullgare nje deputet nga Kryeministri si dhe kercenohet me vdekje para kamerave ne parlament!

Ne prag te fushates elektorale bashkiake vidhen nga shtepia e Rames dhe publikohen ne shtyp fotot nudo te Rames ! Kryeministri qesh dhe akuzon Ramen per njeri pa moral!

Skandali i mbikalimit te Zogut te Zi ku miliona euro investime u groposen!

Si perfundim nje skandal i pa publikuar ne shtyp eshte mos dhenia e demshperblimeve nga qeveria per ish-pronaret duke penguar kshu prej me shume se 6 muajsh ri-gjallerim e qendres se tiranes sipas planit Francez dhe financimit nga Kuvajti.

 

 

 

Mos po perpiqesh te thuash se qeveria Berisha eshte perfekte e imune ndaj gabimeve dhe si e tille te gjithe ata qe e kritikojne jane anti-Berisha e rrjedhimisht edhe anti-shqiptare, mqs. ky njeri eshte shqiptaria dora vete?!

Ols,

ca merresh... nuk e shikon qe keta kane nja nje muaj qe jane leshuar si zagaret dhe i kane bere dhe adminat me zemer... nuk guxojne me te vene nje teme politike ne kryesore smiley

Thjesht dua qe te reflektoj e te reflektohet.

Sepse sinqerisht shume prej ketyre personave, nga llogjika dhe gjuha e perdorur me duken me komuniste se vete komunistet.

une mendoj se ky eshte 1-shi pa diskutim:

15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.

Une slexova ndonje sharje apo ofendim ne kete artikull. Thjesht rradhitje kronollogjike e disa informacioneve qe jane publikuar nga shume media te tjera. Pastaj vete Berisha ka deklaruar se beson ne teorine e "marzhit te gabimit" ne politike...

Dom Karlito," baci le mani" .

Shikoje edhe nje here piken 23 qeveria Berisha e korruptuar,

Shendetsia, d.m.th doktorat ( sa jane te varur nga   qeveria e dime te gjithe) e gjygjsori, lidhje me qeverin gjygjsori. Thua ti, "baci le mani"

E hajme Dom Karlito, e hajme.

Dom Karlito ke shkele gjithe rregullat e lajmit.

Rruga Durres Morin eshte nen shqyrtim, si nje gazete me gjyslyke dielli d.m.th serioze, jep sentecen para gjykates.

Gerdeci eshte nen gjykim, kush eshte denuar ne vendin tend per vdekjen e 100 emigranteve Shqiptare ne gjirin e Otrantos? Aksident, e quajten.

Dom Karlito e dime se te majtit blejne gazeta, jane te dhene mbas shtypit, po te pakten mos u tall ne kete fare feje.

 

 

 

Gerdeci eshte nen gjykim, kush eshte denuar ne vendin tend per vdekjen e 100 emigranteve Shqiptare ne gjirin e Otrantos? Aksident, e quajten.

????

Skandalet e Berishes

Skandali me i madh qe ka bere Berisha eshte qe 7 milion Shqiptare cdo dite,  humbasin 2 ore kohe me te cdo dite (mire/keq bardh /zi ... )nje dem i papare , i pallogaritshem.

Por me duket se jemi mesuar, e meritojme dhe sot votoj qe te vazhdojme deri ne fund -(pasi nuk dihet qe te dorezohemi ne minuten e fundit si gjithmone)

Skandali me i madh i kesaj qeveria eshte qe me urdher te KM ju vodh ora presidentit te SHBA George W. Bush.Me kete gje KM donte qe miku qe shpalli pavaresine e Kosoves dhe qe loboi fort per futjen e Shqiperise ne NATO,te turperohej dhe fqinjet tane te na tregonin me gisht si hajdute dhe mosmirenjohes.Ky eshte skandali me i madhe qe ka bere zoti Berisha!kete duhet ta permende te parin GSH!Si e keni harruar kete?

Hahahaha!

Qeveria Berisha ka bere dhe gabime apo"skandale" sic ka qef ti quaje GSH por arritjet e saj jane shume here me te medhaja se gabimet.Prandaj ne cdo sondazh PD eshte disa pike para PS edhe pse PS e kryeson nje kryebashkiak i suksesshem qe ka gjithe median pas vetes.

i paskan lene ca per numrin tjeter me duket.

Klani i zotit Berisha qeveris taksat e qytetareve shqiptar..........kaq skandale jane pak sepse shume te tjera jane fshehur.........si ska turp ky njeri.......bashke me ata njerez qe e votojne.............

Kesaj gazete i shkon me mire emri anti shqiptare,sepse eshte nje gazete qe ne asnje numur te saje nuk shkruan pozitvisht per shqiperine dhe shqiptaret, ketu shkruajne vetem ishsigurimsat e spiunet.

Kjo vetquhet e pavarur por eshte plotesisht e varur,me shume se gazetat partiake.

Po edhe ti or burrë i dheut... kishte 20 dit që ishte harruar kjo temë dhe ti shkon dhe e rikujton një ditë përpara zgjedhjeve?

Vallahi, t'ishëm un n'ven t'ati burrit, s'ta kisha pagu ditën për sot smiley

Kto jon perpjekje te t'kuqve per me hudh balt mi pasardhesin e drejtperdrejt te Aleksandrit t'modh(osht bo test DNA per ket pune), stersternipin e Skenderbeut dhe sternipin e Napoleonit,Sal bej Berishen. Posht t'kuqt, rrnoft Murrethyesi i Serbise Sul Ajspikinglishi. " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/grin.gif" />

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).