Shqipëria voton. Hapen zyrtarisht qendrat e votimit

 

Shqipëria sot është në zgjedhje. Mbi 3.1 milionë votues thiren sot për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri.. 34 parti, me nga 4300 kandidatët për deputetë, kanë hyrë në garën elektorale të grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë.

Koalicionet janë Aleanca për Ndryshimi, e drejtuar nga PD e kryeministrit Sali Berisha; Bashkimi për Ndryshim, drejtuar nga PS, me kryetar Edi Ramën; Aleanca Socialiste për Integrim, drejtuar nga LSI me kryetar Ilir Metën dhe Poli i Lirisë, drejtuar nga LZHK me kryetar Dashamir Shehin.

Zgjedhjet shihen si test i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian dhe ndërkombëtarët kanë bërë apel që ato të mbahen të lira dhe demokratike dhe nuk do të tolerohen manipulimet.

Zgjedhjet do të ndiqen nga afër nga 5000 vëzhgues vendorë dhe 450 vëzhgues ndërkombëtarë. Vlerësimi për standartet e tyre do të jepet nga vëzhguesit e ODIHR-it, të ciliët të nesër do të nxjerrin edhe raportin paraprak.

Orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit është ora 07.00 ndërsa ai i mbylljes është ora 19.00.

Vendi është ndarë në 12 rajone dhe votat do të llogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit rajon.

Në gjithë vendin do të ngrihen 4800 qendra votimi.

Sipas afatit ligjor, numërimi i votave i cili do të bëhet në 66 qendra të posacme, duhet të mbyllet brenda orës 17 të ditës së hënë. Ndërsa komisioni qëndror i zgjedhjeve ka afat 48 ore që nga momenti i marrjes së materialeve, për të nxjerrë rezultatin.

Ministria e Brendshme thotë se ka marrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë ditës së sotme, ndërsa ka vënë në dispozicion të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe KZAZ-ve në vend numrin e kërkuar të forcave të rendit.

Kryetari i KQZ-së,A rben Ristani deklaroi dje në një takim ku u akredituan vëzhguesit vendorë se gjithcka është gati se dhe cdo informacion dhe rezultat nga Qendrat e votimit do të transmetohet në kohë reale.

(s.g/balkanWeb)

330 Komente

Hajt për hajr!

Deklarata e pare nga PS (Kastriot Islami): PS ka marre te gjitha masat dhe ka te gjitha pajisjet per te vezhguar procesin. Po vezhohen persona qe mund te jene liruar nga burgjet, persona me precedente, makinat me targa te dyshimta etj.

(Shenim: kjo deklarate nuk u transmetua e plote nga Klani sepse e gjykoi si shkelje te kodit paraqitjen e simboleve te PS, ndersa deklaraten e Islamit e cilesoi si ngritjen e nje shteti paralel. Nderkohe Top Channel e vleresoi perdorimin e teknologjise per ruajtjen e votes).

 

Deklarata e pare nga KQZ (Leonard Olli): Gjithshka po ecen mire dhe pa probleme. I vetmi shqetesim sporadik ka qene mungesa e bojes per te vulosur fletet e votimit por rastet kane qene te pakta dhe KQZ ka marre te gjitha masat qe procesi te eci normalisht. Nuk ka shqetesime ne kete moment.

 

Kuriozitete: Ka deri me tani dy fshatra (nje ne qarkun e Gjirokastres, tjetri ne qarkun e Fierit) qe nuk pranojne te votojne per shkak te mospermbushjes se premtimeve te meparshme.

Uroj qe zgjedhjet te zhvillohen me se fundi ne menyre sa me te qete e normale!

Le te fitoje me i miri!

 

Kuriozitete: Ka deri me tani dy fshatra (nje ne qarkun e Gjirokastres, tjetri ne qarkun e Fierit) qe nuk pranojne te votojne per shkak te mospermbushjes se premtimeve te meparshme.

Shume e bukur kjo! Do te ishte mire sikur te gjithe votuesit te ishin po aq esell sa edhe keta fshatare.

Flm e,

E lexova. Ka nje fryme te fresket, megjithese si gjithmone mediat italiane vdesin ta shohin Shqiperine nepermjet lenteve te italiano-filise, qe mua personalisht nuk me besdis aq shume, vecse behen pak perserites.

PS: Ke shkuar ne Amerike?

Keto votime permbi te gjitha jane te rrendesishme per te ardhemen e shqiperise.Jane testi te cilin Shqiperia duhet ta kaloje me sukses,per ti treguar europes dhe botes se lire se ajo e meriton me denjesi nje vend ne mes tyre. Ju uroj te gjithe Shqiptareve votim te mbare dhe te lire. Votoni per ke u do zemra.

Rrofte Shqiperia.

Nga Klani: Jane kapur disa komisionere te PS-se me stilolapsa-kamera (ne Shijak) apo me kamera te vogla.

Klani pergenjeshtron veten per Mezhgoranin, fshatin ne qarkun e Gjirokastres qe s'pranonte te votonte. Sipas KQZ, thjesht nuk ka shkuar baza materiale dhe jo se nuk pranojne fshataret te votojne.

Resepkte Shtetit te Lire.

 

Te pakten te gjith jemi te nje mendimi, Urojm qe te jene Zgjedhje te Lira edhe te ndershme.

 

 

Top-i: Ne Berat, Tirane dhe Lezhe verehet se se boja e sigurise hiqet me lehtesi.

Top-i: Ne Elbasan eshte ndaluar nje komisioner i PS qe te perdori nje pajisje qe kontrollon vlefshmerine e leternjoftimit.

Ne nje zone ne Vlore mungojne rreth 300 emra votuesish.

Klani: Ne Kombinat eshte kapur me stilolaps me kamere Saimir Tahiri. Stilolapsi eshte sekuestruar.

 Top-i: Tahiri thote "me kane larguar me dhune, duan te largojne edhe vezhguesin e PS-se".

News24: Tahiri, "do te ngre padi penale ndaj atyre qe frikesojne votuesit. Ne kete cast ne qender ka police dhe nuk lejohet te futet me PS"

(Ne keto zgjedhje te pasurit e nje stilolapsi me vete po u beka si njehere e nje kohe te pasurit e nje pistolete)

Top-iKastriot Islami: Punonjes te armatosur te ShKB kane ndaluar dhe goditur Saimir Tahirin sepse mbante me vete mjete vezhguese. Ligji nuk pengon asnjelloj mjeti per te penguar vezhgimin e manipulimeve. Sipas njoftimeve te nxjerra nga KQZ nuk lejohet perdorimi i celulareve apo i duhanit etj por nuk thuhet gje per mjetet moderne te monitorimit.

10:35 KlaniMajlinda Bregu: Saimir Tahiri eshte perpjekur te spiunoje procesin (paraqet stilolapsin e marre nga Saimir Tahiri-premton qe do paraqesi fotografite me vone). Nuk lejohet te perdoret asnje material ne qendrat e votimit. Me kete stilolaps kandidatet socialiste po mundohen te blejne votat e qytetareve duke i kerkuar votuesve qe te fotografojne voten. Kjo konfirmon se format e komunizmit te vjeter sot kane marre format e trendit te ri.

Llukan, mblidhi këto lajmet në një koment të vetëm (siç po bën) dhe vendosju edhe orën në krah... bëje tamam kronologjinë e votimeve smiley

Tahiri mund ta kishte instaluar tek syzet mikrotelekameren.

Qenka mbushur terreni me Bonda, Xhejms Bonda! I paska marre masat PS-ja. Vecse duhet qe t'i sterviste qe te mos t'i kapnin mat!

Vizion+: Tahiri denoncon dhunen e ushtruar mbi te!

Saimir Tahiri kapet ne Kombinat me stilolaps me kamer. Hahahhahahahaha ca ordinerash. Po me kesoj stilolapsash jane kapur ne Shijak , edhe Tirane. Hajde socialistat 007 . smiley

Top-i: 350 emra ne qarkun e Shkodres jane edhe ne listat e votuesve ne Tirane.

o LI kjo eshte skandal mer burre. Nje kandidat per deputet me Stilolaps Mikrokamer.? Edhe Televizionet e Ps, e kthejn si dhune. smiley

 

Keta jane te forte mer daje, i paskan bere leket rrush e kumbulla.

 

 

Edhe llampa per te pare vlefshmerin, te CI apo pasaportave. Imagjinoni tani, nje i PD te harxhoje materiale per te bere nje pasaporte fallco per te hedhur nje voto pupupupupuppupu . Keto jane te cmendur.

 

p.s Saimir Tahiri 007 hahhahahahahaha

Edhe pse te pajisur me leternjoftimi te "sigurta" perdoret boja?

Kur te hiqet perdorimi i bojes, ateher mund te themi se kemi bere nje hap te madh drejt civilizimit.

E urrej kete menyre " vote e sigurt".

Fitofte me i votuari, e gjakftohtesia.

Prove e rendesishme per te fituar me teper liri.

Persa ndoqa ne kanalet televizive per rreth  2 ore ecurine e zgjedhjeve ne Shqiperi, e them pa asnje mendyshje se qellimi i Sali Berishes eshte qe te mos lejoje vendosjen e Demokracise. 

Dita e 28 qershorit do te konsiderohet nga ditet me te zeza ne mos me e zeza pas vitit te mbrapshte berishian te 96.

Uroj qe megjithe zemer qe te jete ky nje halucinacioni im.

Komentuesi i Vizion+:

Ja dhe stilolapsi Z. Tahiri i kapur nga policia dhe qe cuditerisht ka rene ne duart e Z. Majlinda Bregu.

Deri tani nuk shoh ndonje risi ne sjelljen e 2 partive, diten e zgjedhjeve.

Situata duket e tendosur dhe te dy zedhendesit po i hedhin benzine zjarrit me gjuhen e tyre plot patos.

adriatik, nuk eshte nevoja te ndjekesh kanalet televizive per te vene re rezultatet  dhe ndryshimet ne Shqiperi gjate ketyre 4 viteve, ti ke mendimin tend  demokracia i jep te drejten e shprehjes çdo njeriu, ditet e zeza vetem nen drejtimin komunist kan qene  44- 90 dhe 97 -05 qe nuk kan per te ardhe me kurre.

z.LI   eshte mir keshtu?

asnjehere nuk me kane pelqyer kasta e sekretareve te Partise se punes.

Per fatin tim te keq figurat e tyre u mbene edhe me te neveritshme pas vititit 1990.     Figura me e perlyer dhe me gjakatare e maskuar nen rroben e demokracise ka qene dhe mbetet Sali Berisha. Ai ehste meshirimi i proverbit shqiptar "Te vret naten dhe te qan diten"

Ll: Shume faleminderit qe na jep live feed dhe te lutem vazhdo nqs ke mundesi, te pakten per ne qe i ndjekim zhvillimet nga jashte. Asnje nga faqet zyrtare te televizioneve nuk po e ben kete gje, pervec pjeserisht TOP-it. Por menyra si po e ben ti ketu eshte shume profesionale: BALANCE. Te lutem ruaje kete, dhe leri te tjeret te bejne komentet. Na informo ne menyre te pa-anshme.

BRAVO.

 

hajt per hajer te dy paleve smiley

Llukan na trego nqs i shpeton ndonje gugesime gja ketij Tahirit smiley

gjithe te mirat e pune te mbare e mos i shtini zor vedit se zaret jane hedhur tashme...

Une s'e kuptova pse s'lejohet stilolaps me kamera? Pse quhet spiunim??

 per te njeten arsye se nuk lejohen as celularet

VOTA E FSHEHTE

o Irsi, po ju po akuzonit PD per fotografi, kurse ju dashkat komplet minikamera smiley

 Une po akuzoja PD?? S'jeni ne terezi me duket, ju kane kapur ethet e zgjedhjeve, po pyetja ime s'kishte te bente me tifozllik partiak.

Per ata qe duan ti ndjekin te rejat ( s'e di sa te besueshme jane, po te pakten disi ndiqen) mund ti shohin te klani ketu www.vitrinat.com

Faleminderit Iris smiley u shifka dhe vizion plus.

Perfaqesuesi i OSBE-se ne interviste i rrethuar nga gazetaret sikur te ishte nje Super VIP. Te gjithe qe i jargaviten... "Cfare pe?" "Cili eshte mendimi yt?" "Si po zhvillohen zgjedhjet?"

Te lutem na e thuaj, a po bejme figure te mire???!!!

A po duken hilet tona???! Apo duket gjuha jone e dhunes???!!!

A jemi qytetare te denje per te hyre ne Europe???!!!

A jemi homosapience???!!!

 

Patetike dhe e turpshme!

Ky detaj flet me shume se gjithcka.

O Llukan, pash Zotin ma gjej pak se kush ka rraf Saimir Tahirin, se pas pislliqeve qe ka bo ne Kombinat gjate fushates (sipas nje perfaqesuesje te LSI-se) du me e shperbly ate rrafesin.

O Njerez votoni ene per dreqin e te birin vetem per fashistin Edi Rama dhe patetikun dhe vrasesin e enderrave te rinise Veliajn mos votoni se jane RREZIKU ME I MADH per SHQIPERINE.

Ohu mos votoni fare me mire se me rregull treshi i bi qe po ndoqet keshillen e mesiperme te votoni per Sales apo Meten. PUUUUUUUUUUUUUUUU sa keq qe jena katandis.

Ore a i futni i te votume per Comet qe te pakten kushdo te jete kryeministri neser, mos kete mo guxim me thone qe midis Shqiperise dhe Gerrqise nuk ka çeshtje te hapura.

Vizion+: Rushdie, Fier Sipas perfaqesuesve te PS-se disa simpatizante te PD-se kane hyre me fleta votimi ne duar dhe kane kercenuar komisioneret duke u demostruar nje pistolete. Perfaqesuesit e PS-se kane braktisur qendren e votimit.

Në Pukë

Në një fshat të saj ishin djegur të gjitha fletët e votimit. Thuhet se i kanë zëvendësuar me të tjera.

Në Fier

Në fshatra të saj me rreth 3 mijë votues nuk pranojnë të votojnë sepse nuk kanë rrugë të shtruar me asfalt e cila lidh këto 3 fshatra (rreth 7 km larg nga Fieri) me qytetin e Fierit.

 

O Njerez votoni ene per dreqin e te birin vetem per fashistin Edi Rama dhe patetikun dhe vrasesin e enderrave te rinise Veliajn mos votoni se jane RREZIKU ME I MADH per SHQIPERINE.

Dhe gjithashtu o njerez ene per dreqin votoni, por mos votoni per anarkistin, ish-komunistin Berisha, patetikun ze-ngjirur e urrejtje-nxites, karieristin, parvenue. Njeriun qe na can veshet me ulerrimat e tij e qe tremb femijet neper ekranet e televizoreve qe prej 18 vjetesh tashme!

Ju lutem, bejeni per syte e per veshet tuaj te pakten. Jo per llogjiken se ate e ka marre lumi prej kohesh!

Votoni per Europen! Votoni per Universin! Votoni alienet!

Ajo puna e stilolapsit eshte interesante,se si eshte sekuestruar!

Nga Tahiri tek Policia,dhe nga Policia ne duart e Majlina Bregut!

Dhe thone pastaj qe Policia( Nishani) eshte e depolitizuar,asnjeanse!!

C`ne Stilolapsi i Saimir Tahirit ne duart e Majlinda Bregut!!???????

Stilolapsi kamera,nuk eshte gje tjeter,vecse nje sy me shume per tejdukshmeri me te madhe te verifikimit te dokumentave,kur dihet se ne Shqiperi mungojne standartet,dhe mundesia e votimit familjar,ose perseritjes eshte shume e madhe dhe e manipulueshme!!

 

Policia e Shtetit nuk eshte ne sherbim te qytetareve,ne sherbim te ruajtjes se qetsise,por ne sherbim te Partise ne Pushtet,PD! Kjo nuk eshte Europiane sic thote Lideri karrizmatik i PDs!

Policia e Armatosur,nderhyn vetem atehere kur ka dhune,ne qendren e votimit perreth,ka per detyre te mbroje komisioneret,e qendres se votimit,qe ata te ushtrojne punen e tyre pa frike,marrja me force e stilolapsit kamera nga Policia, eshte vjedhje e prones private!

Dorzimi i stilolapsit kamera ne duart nga Policia e Shtetit  tek zedhensi te partise ne pushtet,MB,eshte i turpshem.

Pse nuk doli vete zedhensi i Policise se Shtetit per incidentin me Tahirin?

Policia vjedh pronat private te qytetareve,i konfiskon dhe interpreton fenomenin me gojen dhe altopalandin e Pushtetareve!!

 

Uroj qe te mos behemi pike referimi per deshtim kete radhe.

 

Rendesi ka qe te bejme zgjedhje qe pranohen per nga standartet, jo kush fiton, pasi partite megjithse te kraheve te ndryshem perfaqesojne ide shume te ngjashme sepaku ne keto zgjedhje.

Edhe kete radhe zgjedhjet kane deshtuar sipas mendimit tim.

Televizionet gjermane ZDF dhe ARD thone tekstualisht midis te tjerash se:

"15 % e popullsise mbetet pa votuar per shkak  mospajisjeje me karta identiteti si dhe gjate fushates ka patur te vrare dhe te palgosur, asnjehere ky vend pas viteve `90 nuk ka patur zgjedhje te rregullta".

Me shume nuk mund te shtosh. Kjo do te thote shume. Si duket jemi afer vitit 1996.

Mbase eshte pak shpejt te thuash konkluzionin, kur zgjedhjet ende skane mbaruar.

E ne pergjithesi televizioni shteteror gjerman eshte shume kritik/skeptik per qeverite balllkanase; rremujen ne Greqi e komentuan gjithe kohes si "deshtim kolosal" te qeverise greke "te njohur vetem per skandale dhe shkelje te drejtash".

Une votova ne Tirane. Asnje problem. Pjesemarrja dukej e kenaqshme takova shume komshinj.

Blendo, nese me lejohet nje pyetje(pa te keq) bere ndonje exit poll ? Dhe ne qofte se po, kur do ta nxjeresh? smiley

Ja edhe nje vote per G99. Do ishe ne dileme Blendo per ke te votoje? ( gjithmone ndermjet G99 edhe PS ) smiley

 

U bene 123 vota per G99 ne Tirane smiley

Nuk ka me terheqje nga komisionet si ne vitin '96, provokimet nuk pijne uje, gjithçka eshte e qarte.

Me keto votime vendoset se do vazhdoje politika e ramizit, o shkeputje njeher e mire nga e kaluara.

Shqiperia eshte drejte nje hapi te madh, drejt sistemit aq te urryer nga ramizi me te tijet ,demokracis.

Me keto votime vendoset se do vazhdoje politika e ramizit, o shkeputje njeher e mire nga e kaluara.

Më në fund, edhe Salës i erdhi koha që të largohet? Nuk e pritsha prej teje kët smiley

e@

kush largohet nga qendrat e votimeve zbaton urdherat e ramizit.

Ne qofte se largohet pd-ja eshte ashtu siç thua ti pa me te voglin dyshim.

mu kujtua nje vjershe idiote e keqberse.

"kam tre nena o femij,

nje ne kopesht ,

nje ne shtepi,

kjo qe kam ne zemer,

eshte nena parti."

Fat i madh qe shtepia ime ishte bere kopesht, e nuk kam pasur rastin ta recitoj kete vjershe idiote.

Ora News: Ne qarkun e Korces (fshati Sul, Devoll) goditet me mjete te forta nje komisioner i PSD nga komisionere te PD. I plagosuri eshte derguar ne spitalin e Bilishtit. Sipas News24 personi i sulmuar eshte nje 68 vjecar qe eshte goditur nga mbeshtetes te PD pasi ka dale nga qendra e votimit. Top-i citon te lenduarin Halil Pajo (sipas Top-it eshte antar i shtabit te PS) qe thote se eshte sulmuar nga disa te rinj qe udhetonin me nje makine me targa greke e me flamuj te PD.

Ora News: Ministria e Brendeshme njofton se dy vezhgues te PD ne Tirane jane kercenuar nga tre simpatizante te PS.

Top-i: Tregon pamje te nje burri duke votuar per gruan ne Peshkopi. Burri i drejtohet nje komisioneri me "ti e ke marre me shkolle, une e kam pa shkolle".

Te degjuara tavolinave: Per te verberit lejohen te votohen njerez te tjere. Ne Shijak ka njerez qe kequdhezojne votuesit mbi vendndodhjen e qendrave te votimit.

Presidenti Topi: Sot te pakten duket si kohe jo e mire per plazh smiley

 

Ora News: KQZ ka miratuar ndalimin e kamerave. Vendimi kundershtohet nga Deshira Subashi, nenkryetare e KQZ (PS) e cila shkemben replika me perfaqsuesin e PD, Njazi Kosovrasti.

News24: Deshira Subashi, nenkryetare e KQZ (PS) ne konference shtypi shpreh arsyet e kundershtimit te saj ndaj vendimit te KQZ, denon gjuhen e perdorur dhe kerkon ndjese per shkembimin ne mbledhje.

Top-i: Ne kushtet e mungeses se bojes per te vulosur fletet  komisioneret kane mbledhur nje lloj bime te quajtur shpender, e kane shtypur dhe e kane perdorur per te vulosur fletet e votimit. Ne Veterik te komunes Veladishte eshte nderprere procesi i votimit per 30 minuta, sepse u terhoq komisioneri i PD-se, ndersa ne Uznove jane kapur disa votues qe kerkonin te orientonin banoret te votonin per PS-ne.

PS: Ne krye te faqes se Partise Socialiste jane renditur 4 numra per te raportuar probleme dhe parregullsi.

Top-i: Jozefina Topalli, ka nje pjesemarrje shume te madhe, shume te qete, ndonjehere me duken si zgjedhjet e Obames ku njerezit kishin shume deshire per te shkuar per te votuar.

Klani: Sokol Axhemi (LSI), ne Shkoder situata paraqitet e qete. Gazetarja e Klan njofton qe deri me tani kane votuar 20.000 qytetare vetem ne bashkine e Shkodres, krahasuar kjo me 2005-en kur gjithsej votuan 25.000 qytetare.

Ora News: Nje komisioneri te PD ne Berat i eshte derguar nje leter kercenuese ne shtepi.

Top-i: Sipas pamjeve filmike te transmetuara ne Top Channel, nje komisioner i Partise Socialiste ne Fier eshte kercenuar me arme. Menjehere procesi i votimit eshte bllokuar dhe nuk ka rifilluar ende. Sipas Klan, ka pasur nje sherr midis dy militanteve dhe militanti i PD ka marre plage te lehta.

Per gallate: Rozeta Rrapushi, gazetare e Koha Jone, duke raportuar ne TV Klan e hap fjalen e saj me "shyqyr se jam bere uje ne djerse".

Ne vazhdim te gallates, Drejtor i Informacionit ne Klan, Andi Bejtja, del per te korrigjuar gazetarin Ekel Demi i cili ishte shprehur qe Amb. Amerikan Withers ishte shprehur kundra sondazheve te votuesve ne dalje. Demi pranon qe ka marre nje telefonate edhe nga Amb. Amerikane per te qartesuar qe kjo s'ka qene ajo qe ka thene Ambasadori.

Akoma ne vijim te gallates, Mustafa Nano ne studion e Sokol Balles ne Top Channel vlereson rolin e analisteve dhe studiove televizive ne mbajtjen qete te situates dhe nenvizon rendesine qe kane analistet ne kete drejtim.

Nga te gjithe njerezit qe me kane mbetur ne Shqiperi (jo pak!), qofte dhe nje i vetem nuk me ka thene të kete shkuar ne ndonje miting. Qofte dhe nje !

Zgjedhjet do ti fitoje ajo force qe do te marre votat e asaj qe quhet shumica e heshtur (keta qe nuk shkojne ne mitingje). Qe i bie te jene shumica a atyre qe po votojne qetazi e heshurazi sot.

Te mos habiten zhurmaxhinjte, pastaj !

O Kadosho po sikur t'i thujne turinjte te tre a nuk do qe mo mire.

Sinqerisht pse nuk hapni nje mini sondazh se kush po do me pas Berishen, Ramen apo Meten kryeminister. Se une e kuptoj shume mire qe siç e kom alergji dhe tmerr une Ramen mund te kene te tjeret Berishen, po do kisha qejf qe ashtu si une nuk du Berishen Kryeminister edhe ju mos ishit kaq militante per nje rrugaç.

ca bahet mar ktu....kacafytje...namin,sa stres sjellin zgjedhjet te ne o Zât! se di kush fiton, po shpresoj qe me ket raund,Berisha e Rama te hiqen nga skena politike se Ball ma...1klas e re te vijn se na u banen si Diktator totalitarist qe hipnotizojn e qerrojn me "personalitet" masat,te padurushem qesharak

Votimet po vazhdojne normalish perveç rastit te tahirit qe e zune me stilolaps mikrokamer por,nga "zgjuarsia" qe kan komunistet nuk i kishin vene baterite ahahahhaha...ku kerkojne te çojne popullin keto plehra.

 

sa shresa boshe qe keni, edhe 4 vjet te tjera do te konfermohet qeveria e SALI BERISHES

Sipas Majlinda Bregut tek NEWS24, stilolapsi i Tahirit eshte nje kercenim serioz per manipulimin e zgjedhjeve. As vete kjo fukaresha nuk di c'flet. Poshte stilolapset, jane nje kercenim serioz per demokracine. Allah-allah, na mbyten idiotet dhe skizofrenet.

Une po diskutoja me nipcen tim qe eshte ne klasen e trete , ja se cme tha : me ndihmen e stilolapsit dhe ati aparatit numerues keta perpiqen te mesojne paraprakisht rezultatin , dhe nese eshte ne disfavor , krijojne precedenca , qe zgjedhjet te shpallen te pa vlefshme ne kete zone . Ti sa vjec je  qe nuk e kupton ?! smiley

Plako, kjo fantazia blu me ngjan shume feminore, tamam si ajo e nipit tuaj qe fatkeqesisht qe ne femijeri po e indokrinoni. Lerini rehat femijet e mos i perzini me politike qe ne kete moshe, eshte gjynah.

Une po pres me padurim ato fotot qe na premtoji ajo Ajishtanja(demokrate) e Sules ,Bregu . smiley

Top-i: Ne nje qender votimi ne Kamez perzihet nenkryetari i KZAZ i cili rikthehet i shoqeruar nga policia por kercenohet perseri.

Po nga Top-i: Nje qytetar denoncon qe dikush ka votuar ne emer te saj me nje karte fallco identiteti

shresa.....konfermohet..... E kush te ndjek me shume smiley .Hiqi emocionet se vetem keto tregojne qe Sala na la shendene . Po ky KZAZ kush eshte ? Mos e ka ly Mixha me boje mos ta njohem na ?

E mer Anglez... Nuk e kom me ty mer JO! Ti je brilant....Je pozicionu dhe PIKE ! S'te lu as TOPi smiley E ke meritu per mu PLOTESIASHT venin e ATIJ ( marrte nga ditet e SALES) E kom me xurnate qe vijne mrapa dhe te prishin melodine . E kom me ata me rrenje ish kamuniste qe dun me i fry melodise kapitalisto -revizioniste smiley Ti e di mo : 

zotrijt "dardhare" jane pa mend / kur zene vend ne nje kuvend smiley

Artikulli thote 3.1 milion votues. 3.1 milion? C'fare shifre eshte kjo, 90-95% e popullates kane arritur moshen votuese kshu?

me sa di une nunuri i popullsise eshte 4.2 milione

Heu! po bashke me ne qe jemi jashte, sa u bekemi, 5.5 milion?

Po lexo me siper mo dhe ti ....Morin pjese dhe 8 vjecaret  ,  niprit e MISTRECVE  ne votime , me rrit rezultatin e memes MISRECE alias PD-se ... smiley C'fare shifre eshte kjo, 90-95% e popullates kane arritur moshen votuese kshu?  Jane xurnate qe i prishin melodite Anglezit....i cili me mjaft mjeshteri vjershetaresh i kendoi DARDHES dhe BISHTIT te saj smiley

20 vjet me pare shume enderuan qe kur gjenerata e pare e lindur ne liri te ishte e mundur te votonte shume gjera do te ishin dryshe. Ndryshimi ka qene i thelle por jo dosmodorisht i deshiruar. Ne shume aspekte mendoj qe studentet e 90s kan qene shume me te emancipuar sa kjo shtrese polikite e te rinjve te sotem. Milintantizmi i frikshem gjithmone ne ngritje permes dy forcave qe jane pothuajse binjake. Kurse alternativa politike e rinise eshte nje figure si ky tipi Veliaj. E gjithe problemi eshte se nuk ka alternative te vertete, gje qe me ben te trishtuar.   

Kam nje pyetje, pak ndoshta e kote sepse e veshtire per t'ju pergjigjur, por le ta provojme.

 

Keto incidente - sepse incidentet po ndodhin, normale dhe te vegjel per Shqiperine, jo normale dhe aspak demokratike per nje vend demokratik - jane sporadik, pra nga ndonje militanti i zellte dhe trap, apo jane pjese e nje plani me te gjere?

 

Flm!

 Mistreco, 

Besoj do ja kesh shpjegu nipit se rasti kur stilolapsi kamer, i trash sa nje gisht, hidhet mbi kutine e votimit, futet ne hapsiren qe lejon vetem kalimin e letres se votimit, fillon shfleton, scanon dhe analizon te gjitha fletet nje e nga nje, raporton ne baze ne menyre vairles, dhe pastaj del qe andej si nje ninxha dhe zhduket pa u vene re, mund te ndodh vetem ne filma vizatimor.

Mir nipi jot.. po zonja Bregu? Apo thuaj perpara direktivave te atij qe tha "Te gjith mbeshtetesit e Rames kane qene dikur ne partine TIME" te gjith ndihen nipa dhe mbesa..

Zgjedhjet jane jashtezakonisht shume te qeta. Opozita shume nervoze dhe mundohet me cdo kusht te beje zhurme per asgje. Numri i madh i votuesve e tregon qarte kush do fitoje (PD). Top-Channel dhe news 24 keto dy rraqe televizive kane gjithe diten qe e bejne qimen trra.

Numri i madh i votuesve e tregon qarte kush do fitoje (PD).

Pse?

 Ti do uje nga guri tani?

Si o koha anej? Knej po festojme diten e pare te pranveres..

 Mrroklla pyet: pse?. Kjo tregon qarte se kush do fitoje. (PD)

Te presesh nje pergjigje racionale nga njerez qe leshojne vetem tymnaja eshte si te shtrydhesh uje nga guri. smiley 

Macok, 

Nese eshte kaq e qarte, pse e fut ne kllapi pd-ne? smiley 

 "Numri i madh i votuesve e tregon qarte kush do fitoje (PD). "

 

Fiton PD. Kush te doje lete veri bast . Me shume se 78 deputete.

 

Nuk esht aspak e hishme kjo per PS ( se per top-channelin edhe news24 dihet qe jane halabake fare ) se e ka treguar qe eshte e matur. Ka ruajtur nje klime te qete,gjithmone.Ka qene nje opozite e qete e prokresiste ( edhe mesa duken bathet e prifit do te jete perseri ).

 

Respekte Sales, te pakten per Zgjedhjet e para te Lira ne Shqiperi.

Cuna, perqindja e votimit eshte shume e larte dhe logjikisht nuk kane vuajtur kaq shume njerezit keto 4 vjet sa te votojne masivisht (me perqindjen me te larte keto 18 vjet) kundra PD-se. Logjika e thjeshte te con ne votimin pro PD-se. Duroni dhe disa ore dhe do ta kuptoni se cfare humbje spektakolare ka opozita.

 

P.S Mora 4 stilolapsa me kamera nga ato qe u konfiskuan. Kush do ndonje stilolaps falas per sebepe familjare le te me njoftoje. Stilolapsat ofrohen pa bateri.

macox,dua nje une,por dua te me thuash se si mund ti perdor pa bateri (po sdi gje ti pyt Bregun se ajo osht shejtone per kto pune). smiley

Top-i: Shfaqen pamje te pergatitjeve per tubim prane selise se PD-se ne Tirane.

Do Zoti mbyllet pa probleme!

Rruge te mbare Shqiperi !

O Macosx sa zili te kam mer burre. Qe je aty per fitoren. smiley

 

I ka zene gjumi te gjith keto skutha, komunistat smiley

 

Europa BLU             Shqiperia BLU !!!

 

p.s ka njeri per bast apo jo?

Ritja e numrit te votuesve tregon "boll mo" me kyt Qeveri, te qelbet!

Osh pergjigja e konges "Cohu shqipetar, cohu shqiptar..,ti mos rri!"

Eh cjan ftof n` myth,keta militantet e PD-isteve!

 

pjesemarrje masive ne votime per ti dhene mandatin e dyte SALI BERISHES i cili ka dhe mbeshtetjen e evropes, perjashto grekofonet . Rezultati i votimeve do te jete nje dajak per komunistet

Ne kamunistet grekofone shpresojm ne fitoren e udheheqesit ton te madhe Sul Rama. smiley

 Tropoja, 

Rrespektet me te thella per njeriun me te ndritur, me te nderueeer, me CV me dinamike!!!

Nga 25 vjet Sekretar i Partise Kamuniste ne 20 vjet Kryetar i Partise Kamuniste te reformume Demokratikase.

Yll Bote!!!

Ora News: Fatmir Xhafaj, kemi paraqitur 40 e ca ankesa prane KQZ gjate dites se sotme.

Is it over yet? Se azgje sdo ndryshoj vec duhet bere per te kaluar radhen.

Me incidente apo pa incidente pas kesaj azgje sdo te ndryshoj. Do te mbetemi ata qe jemi, se nuk ndryshojne kokat tona vec me nga nje flete e hedhur ne nje kuti, kemi hedhur me dhjetra here flete te tilla dhe perseri mbetemi getoja e ballkanit.

Megjithtate sic i thone shpresa vdes e fundit, vec vetem me shprese duke ndenjur e lutur "Ishalla mbaron pa icnidente, dite e madhe 28 Qershori, doje zoti  mbaron ne qetesi etj etj nuk ndryshojne gjerat. Do levizur menderja duhet pranuar kush jemi dhe pastaj duhet punuar per ndryshim

Me beni nje zile kur te mbaroj se po ja fus nje gjumi Shihemi pas votime smiley

Nuk e kuptoj se qysh kur eshte e ndaluar te vezhgosh ecurine e zgjedhjeve. EU/BE ka vezhguesit e vet aty, ligjor/perfaqesues dhe jo "ligjor"/jo "perfaqesues", pra te fshehte. USA po ashtu ka perfaqesuesit e vet ligjor/te dukshem dhe jo "ligjor"/te fshehte. Organizata te ndryshme si OSBE etjera kane gjithashtu perfaqesuesit e vet ligjor/te regjistrueshem dhe jo "ligjor", pra vezhgues te fshehte. Partite e ndryshme po gjithashtu kane perfaqesuesit e tyre ligjor/te regjistruar dhe jo "ligjor"/te fshehte. Tani ku eshte e keqja, tek kamera. Ka kamera te medhaja, ka dhe te vogla, ka mikrofona qe mbahen ne dore , ka dhe mikro-mikrofona qe mbahen ne xhep te kemishes. Ai qe eshte i drejte, nuk ka pse te trembet nga kamera, e madhe  e dukshme apo kamera e vockel e padukshme. Vetem ai qe ka ndermend te beje ndonje manipulim, ai ka frike nga mikrokamerat. Ne nje eveniment publik kaq te rendesishme siç jane zgjedhjet, vezhguesit jane dhe te regjistruar dhe te fshehte (ne kuptimin jo ilegal, se ata jane te regjistruar ne partine e tyre, shtetin e tyre, organizaten e tyre). P.sh. prefekturat, shteti, ministria e brendeshme, dergojne vezhguesit e tyre, qe kontrrollojne jo vetem ecurine e zgjedhjeve por dhe vezhguesit e regjistruar ne KQZ. Po keshtu dhe me partite, organizatat e huaja, shtetet e huaja, dhe keta dergojne vezhgues qe kontrrollojne si vezhguesit, si komisioneret, ashtu dhe ter ecurine e zgjedhjeve. Te drejten e vezhgimit dhe te denoncimit ne rast manipulimi apo çregullimi, e kane dhe kandidatet per deputet. Nese ai ve re se nje komisioner del jasht rregullave te zgjedhjeve,  e ka per detyre te lajmeroje menjehere vezhguesin dhe personat e tjere te komisionit. 

Ajo qe ti chene nuk arrin te kuptosh eshte se, Sali Berisha ka qene nje doktorr dhe, ne qoftese ka pasur nje teser partie(leter higjenike), ashtu ishte ai sistem po mos e pranoje ishe agjent. Po te gjithe ata qe nuk e kan dashur ate regjim ja kan dhene shqelmin ne 90-ten(ate  qe beri dhe SALIU) .kurse ju vazhdoni akoma me ate mentalitetin prapanik qe paska qene komunist.

 

Tropoja, merre shtruar, se nuk po dahet naj mall e gjo ktu! Te pergezoj qe emrin Sali Berisha e shkrujte pa germa te medhaja (qe ne virtualistan tregojne te bertitme, nji virus shum i keq ky, meqe po flasim per doktora - me nje "r" dhe jo me dy "rr&quotsmiley. Shiko komentin tend me siper:

Ajo qe ti ... nuk arrin te kuptosh eshte se, Sali Berisha ka qene nje doktorr

Cfare ka per te mos u kuptu ketu? Kaq e nderlikume eshte me e kap faktin qe Sala ka qene doktor?

ne qoftese ka pasur nje teser partie(leter higjenike),

Shiko, e para punes nje here nuk eshte hic "neqoftese". E ka patur dhe e ka mbajtur me shendet dhe ia ka pare edhe privilegjet qe vinin nga ajo. Sa per ate "leter higjenike" qe thua, te bej me dije qe nqse nuk e ke jetuar ate kohe, ben mire mos me fol. Ajo nuk ishte leter higjenike fare. Per nje leter higjenike nuk behet lutje dhe pastaj stazh trevjecar; nje leter higjenike nuk te hap dyert e karrieres; kupton? Per kohen e vet ajo ishte si nje kambial i cmueshem shume, qe gjithe myteberet e politikes se sotme (Sala natyrisht perfshire dhe fort bile) dikur e shkruanin me germa te medha ne cdo aplikim qe benin (si ti qe shkruan sot me germa te medha fjalet Sali Berisha dhe Partia Demokratike).

ashtu ishte ai sistem po mos e pranoje ishe agjent.

Jo, jo, s'ka qene hic ashtu. Ka patur nje plejade te madhe intelektualesh qe nuk kane qene anetare te partise se punes. Po te them edhe nje here nqse nuk e ke jetu aktivisht ate kohe, me mire mos fol per ate kohe. Po ta kesh jetu ne nje moshe qe kuptoje, atehere duhet te dish qe askush nuk te bente atebote lutje te hyje ne parti; perkundrazi, perkundrazi,perkundrazi, njerezit duhet te benin lutje per tu fut ne ate organizate. Duhej te pranoheshin njehere, te benin nje stazh diku ne te Arushes qe te vertetonin devotshmerine etj etj. Prandaj nuk ka pse thua fare "po mos e pranoje ishe agjent".

Po te gjithe ata qe nuk e kan dashur ate regjim ja kan dhene shqelmin ne 90-ten(ate  qe beri dhe SALIU) .kurse ju vazhdoni akoma me ate mentalitetin prapanik qe paska qene komunist.

Ne citimin e mesiperm te jap te drejte per pjesen e pare te tij; vetem qe nuk me pelqen venia drejtperdrejt ne rolin e nje gjykatesi qe jep verdikte te tilla si "X i ka dhene shqelmin atij regjimi, kurse Y e ka ne zemer". Kush je ti qe jep te tilla verdikte? Ku e di ti se cfare mendon gjithsecili. Ja une po te them qe Sala ne shume aspekte ka nuanca qe rendshem te kujtojne manierat e Enverit - thjesht kujtoj viziten e te dyve ne vendlindjet perkatese dhe fjalet teper te ngjashme qe u thane nga te dy.

Dite te mire ne Evrope dhe mbare t'u bofte ty personalisht me shnet e profesion, se partite dhe kryetaret e tyre e kane ne rregull gjithnje punen e vet, Tropoja.

emigrant vellai, te admiroj per qartesine e mendimit. Me c'po mesoj avash-avash, ajo shtrese "rinie" qe mbeshtet berishen nuk ka kurrfare ideje rreth kohes se diktatures, jane thjesht "at awe" me karizmen e berishes sic mund te jem une me oratorine e Obames. Per kete nuk mund ti fajesosh dot, por ama nuk u falet qe as nuk duan te degjojne dhe mbyllin veshet apo i bejne bisht muhabetit. Kurre nuk kam pare tek peshku (dhe kudo tjeter) qe nje perkrahes i berishes te thote "PO, berisha ka qene komunist". Ne te kundert dhe ne menyre qesharake te thone, "Ju shikoni Ramen qe e ka patur te atin komunist". Me e pakta qe do pritej do ishte prej tyre ti shmangeshin temes se komunizmit, kurse perkundrazi ata e theksojne me teper. Kjo tregon ose trashesi mendore te lindur ose hipokrizi te paskrupullt. Per vehte e kane.

Me e pakta qe do pritej do ishte prej tyre ti shmangeshin temes se komunizmit, kurse perkundrazi ata e theksojne me teper. Kjo tregon ose trashesi mendore te lindur ose hipokrizi te paskrupullt.

ata nuk i shmangen komunizmit, nuk i ishmangen 97'es, nuk i shmangen Gerdecit. Jane jo vetem hipokrite, por te papergjegjshem deri ne kriminalitet si e kemi pare shume mire.

Kjo zedhenesja e PS sikur reciton smiley

Kjo eshte ekuivalentja PS-iste e zedhendeses se kryeministrit. E Nafies!

olsib,me vjen keq per ju por edhe 4 vjet ne qeveri e keni Skenderbeun e dyte te Shqiperise SALI BERISHEN. Nuk duhet nderpre  rruga e mbare  qe ka marre Shqiperia.

Skenderbeu i dyte i Shqiperise Sali Berisha? Te lutem...! Na i kurse keto traplliqe!

Ne mos Skenderbeu, Mic Sokoli, Isa Boletini smiley

olsib, ehuuu sa do degjojme derisa te dalin rezultat, aq te mira qofshin smiley.

Skenderbeun e dyte te Shqiperise SALI BERISHEN

tobenestafkurall!!!!!!

Sa paska per te te dhimbt ty mer daje kur te mos jete me Sula verdalle  smiley  

Duroni edhe 20 minuta te shohim exit pollin ku sigurisht do te kuptohet me 80% siguri se kush fiton.

Tymi: Rama premton t'i lidhe pension te majme Berishes. "Jo ne bote, sa te jem une kryeminister," eshte shprehur Meta duke u perpjekur te kontrolloje entuziazmin.

Kur fillojne e merren vesh rezultatet mer vlla?

Lulian, nga e psonise mer ket? smiley

PS: Kane premtu brenda 24 oreve, po edhe dallaver Irani s'bejme dot lol.  Zyrtarisht, ne te gdhire te se martes.

Urime PD-se!

Zgjedhjet e para ne Shqipni pa vra njerez!
Shqiperia po ndryshon me ter' men'!

P.S.

Pse kam nje pershtypje une qe keta te huajet i kane vene Sales nje kamera siper kokes, me gjithe mikrofon?

Sikur nuk po ndjehet neper konferenca shtypi nje here ne gjysem ore!

 

Nuk jane "Exit Poll", jane PVT (Parallel Voting Tabulations). Keto dalin pak me pare se te shpalli rezultatet zyrtarisht KQZ.

Flm. Kerkoj ndjese per dizinformacionin.

PVT-ne eshte hera e pare qe e degjoj.

PVT eshte ajo qe ka bere Mjaft-i me 2007-en smiley

Atehere sipas Gani Bobit kampioni i marre ne exit poll eshte shume i madh. Marzhi gabimit 1.5%. Tani te shohim rezultatet.

s'jon exit poll-et keto me duket.

Jon rezultatet sic numerohen ne Qendrat e Numerimit

olsi thx,

mund te them se keto me duken zgjedhjet me me pak informacion. Mbaj mend sikur ne 2005'en kishte me shume polls... as unevotoj.com nuk ka marre ndonje iniciative kete rradhe.

Gre,

Kete here ka 3 exit polls (Zogby [Top Channel], Gani Bobi [Klan] dhe IPR [Ora News]). Plus qe ke edhe PVT te ECA + KRIIK (ate qe ka bere MJAFT heren e kaluar). Ka te mira dhe te keqija kjo pune se pasja e kaq shume exit polls do e nderlikoje situaten kur te filloje sherri se cili eshte me i besueshem (sipas Eduart Zaloshnjes, Shkelzen Maliqi ka deklaruar disa dite me pare qe nese PD nuk nxjerr 72 deputete une nuk bej me sondazhe), plus qe do jete edhe PVT-ja.

Shkurt, ka akoma mesele pervecse nese te tre exit polls nxjerrin rezultate te peraferta.

thx Ll... edhe per temen...

a egzistojne linke te ketyre sondazheve qe t'i ndjekim direkt apo thjesht jepen ne TV?

Gre,

Exit polls besoj se do shfaqen ne faqet e televizioneve perkatese pasi rezultati del njeheresh per te gjithe vendin.

Per PVT eshte ajo lidhja me siper e ECA por me sa degjova sot procedura e tyre eshte mjaft e nderlikuar keshtu qe jane ngritur ca dyshime, megjithate ta shohim.

emigrant, shum flm per shkollen, per sa i perket gjykatesit ka qe ne 2005 qe nuk gjeni rehat por ,nuk do ta gjeni as sot. Kjo me ben te them qe keni nje infeksion komunist te pa sherueshem. Nuk duhet te jesh filozof qe te dallosh nje njeri se ç'far mendon kur ai shprehet .

O Sali, O flori 

Vetem ti per Shqiperi

Duro dhe 2 ore a lumemadh se do dalin ene ku do futen keta kamunistat pastaj.

smiley      smiley      smiley 

 

P.S. Je i modh vallaj. Une as per veten time, po te kandidoja, s'kisha per te bo kshu si ty 

O Dell, po perpiqet te justifikoj hajvanllekun tend tjetri!! Por ti je aq i trash sa nuk mund te kuptoshe se ke ke ne krahun tend.

Tropojan, pash Zotin ma bej nje nder.  Cfare nderi do thush ti?  Hic mer burr, vetem ate "cfare" pa apostrof t'lutna shume, se qe besa ma vret synin shume.

Ka ndonjeri ndonje te dhene te sakte per pjesemarrjen?  Diku lexova 75%.

Ilir Meta e deklaroi veten fitues. Ky ose ka rreshkit ose kerkon te mbaje komisjoneret e karikuar.

REZULTATET PARAPRAKE TE IPR

(jane pyetur mbi 6.000 persona)

Koalicioni PD 46-49%

PS 41-45%

LSI 8.5%

Poli i lirise 1-3%

monda edhe une desha te pyesja per pjesemarrjen. po degjoj qe eshte e larte, po me e larta duket Shkodra me 60%, ndersa me e ulta duket Vlora me 33% (do jete kohe per plazh smiley ). E larte quhet kjo??

e larte eshte gre se listat jane te fryra. Poni tha qe jane 3 milion e 84 mije zgjedhes. Bej hesap vete se sa jane teper aty keshtu qe pjesemarrja me ato shifra i bie te jete ca me e larte ne realitet.

33 % Vlora?  Pse mer, vetem fisi im ka votu? smiley (Se te mite votojn me kuc e me mac) smiley

ti je per tu vene ne liste ne 2013 smiley nuk po e shikoja dot debatin e Vlores se vetem burra kishte ne liste smiley

tyt lanet, leviz nga vendi smiley.  Cfare te kam bere mer qe mallko ashtu? smiley.

PS: Po lexoja lart e poshte qe ka pasur votime "familjare" ne veri, dmth kryefamiljari ka bere nje rruge e shume pune (vota.)  Si peshq pa uje na kane lene keta kuq e zinjte sot, shume pak informacione ka smiley.

O Monda po pse shan mi t'morrte e mira se ngela duke postu gjithe diten smiley

Po shiko me siper mi se t'kam ven edhe videon smiley

Me rafte pika mu po kisha gje me ty, po ty te kemi t'zotin e shpise mer, do s'do do i besh adetet smiley

E kom llafin per kuq e zinjte qe u corren me fushaten, na cuan te burimi e tani te lene dhe pa uje smiley.

Iris, te "beteja per Vloren" s'kishte Marigo smiley.

gre po Luiza Xhuvani?? smiley

Iris:

Te ftuar:
Astrit Patozi - PD
Ardian Kollozi - PD
Fatmir Toci - PS
Eltar Deda - PS

Ky ishte debati... e kuptoj dhe qe 30% jane femra...

Monda, po e bej per arsye egoiste, sepse dua nje debat me cilesor heren tjeter smiley

 

Jashte teme: LSI deklaron per here te dyte se ka fituar smiley

Ka fituar gre se eshte "the king maker" apo nusja smiley

Debatin e pashe, po ata ishin nga mesi ne liste. Luiza do kete qene ne Kuç smiley

qeka si i merzit Sula.

Tropoje, s'i paskeni mire punet smiley

Tirons te garantoj nga burime te brendshme qe ka entuziazem jashtezakonisht te madh ne PD. Sala nuk eshte i merzit por eshte shume i qete.Po te ishte ndryshe do cirrej. Presim dhe pak Gani Bobin dhe neser festojme fitoren.

Mos e be dhe ti si Meta tani smiley

 Macok, 

Po ti je flori!! Thesar je!! "Sala..eshte shume i qete.Po te ishte ndryshe do cirrej."

Po 20 vjet, sja gjetet icik ilac hemoraidesh te shkretit po e late tu u cjerr nga mengjesi ne darke? Katila jeni...

Chene ilacin do ja gjejme kur te dali ne pension mbas nja 8 vjetesh mesa po shoh une smiley

i dashke edhe 4 te tjere akoma eee? 

 Katila pra jeni, per icik interes personal, i keni dhon hithren si mjekim popullor smiley 

REZULTATET PARAPRAKE TE IPR

(jane pyetur mbi 6.000 persona)

Koalicioni PD 45.5-49.5%

PS 41-45%

LSI 4.5-8.5%

Poli i lirise 1-3%

E ulet nuk eshte nqs marrim parasysh qe eshte nje raport midis kush ka votuar dhe kush ka qene i rregjistruar, se te regjistruar jane edhe nje e treta e shqipetareve qe jetojne jashte e qe edhe po te duan nuk votojne dot...po qe se ndonjeri e konfirmon, ju lutem te n'a e publikoni, jemi edhe me shume kurioze se zakonisht ne ketej qe nuk ja gjejme dot anen aq kollaj sa ata qe jane ne Shqiperi ne keto momente.

se te regjistruar jane edhe nje e treta e shqipetareve qe jetojne jashte e qe edhe po te duan nuk votojne dot...

Ehhh, te votojne te burgosurit (kriminelet) ne rregull se po s'e gezuan ata ate te drejte kushtetuese, kush pyet per te tjeret.

Votimi i të dënuarve, procesi drejt përfundimit

Procesi zgjedhor nëpër qendrat e votimit në burgje po ecën me ritme normale ndërkohë që nuk është evidentuar asnjë incident. Votimi i të dënuarve është vëzhguar edhe nga organizma të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, median etj.

 I kojshiu im, qe u prefte ne paqe, ka pas thone: " Osht kalb, nuk gdhenet mo.."

Neser Shqiperia do te zgjohet e tera BLU

Sula:  "Ne keto zgjedhje nuk ka te humbur"; "standardet jane arritur"; "i ftoj qytetaret te ndjekin rezultatin me maturi e qytetari pa krijuar idera te triumfatoreve dhe humbesve";  

aha, po me ngjan si Tosi ne 2005  smiley   

 

Ka thone edhe "mendoj une por s'jam i sigurte". Ihaaaaaa Shqiperia ka ndryshu vallaj smiley      

 

1360 000 ne 2005'en

sipas Berishes 15% me shume kete vit

A ka fillu tupana ke rruga e Elbasonit Tironso?

Se po mos kete fillu, m'duket se shpetun' kalamojt e jone!

 

po ca thu o mrroklle?!?!

Aty kercet dajra qe ne 12 te drekes mer.  Nuk o tregus ai mer jo. Nje shif Tropojen ti qe ka fillu ahengun qe para 4 oresh smiley  

Ilir Meta e deklaroi veten fitues. Ky ose ka rreshkit ose kerkon te mbaje komisjoneret e karikuar.

Ky eshte histori me vete i shkreti!

o tirans kater vite aheng e kam pas dhe nuk e kam pushu hiç, kurse ju po bani dasem pa nuse

Shshsh...ttt se po flet Rama!

Degjo dhe meso!

po, po... fik se fik, fik me gajret thone knej ka fisi im  smiley   

Rames i paska rene hija vdekjes. Ben thirrje per mospranim te rezultateve te exit polleve smiley

Mos keqinterpreto me keqdashje. Thjesht po thote se duhet pritur numerimi i votave. Ai do te jete rezultati zyrtar dhe jo exit poll-et.

I ke parasysh ti keta tipat e PD-se si ngrefen me pak gje! Keshtu qe me mire te mos fluturojne me presh ne b&%& para kohe se marrin ne qafe veten dhe ne te tjeret.

Maco, si me hije po m'doket dhe KM-ja smiley.

Me thene te drejten me pelqeu sesi foli Rama per pak caste deri ne momentin kur ja keputi anglisht nga fundi dhe e la fytyren qe ti shprehte shume deshperim. Gjithsesi jam dakord per nje gje. Nga keto zgjedhje fiton Shqiperia. Sec kam pershtypjen qe Rama do devijoje pak me vone sepse po e pergatit terrenin gradualisht por kjo eshte thjesht nje pershtypje.

Berisha: Besim te plote te policia e shtetit
28/06/2009 19:29

 Besim te plote te policia e shtetitKryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka dale ne nje konference per shtyp, ku ka pershendetur mbarevajtjen e procesit zgjedhor.

Duke vleresuar komisioneret per menaxhimin e zgjedhjeve, Berisha thekson se tani nis nje pune e veshtire per numerimin e votave, te cilat do te transportohen nga forcat policore prej zonave me te thella ne qendrat kryesore.

"Kam besim te policia e shtetit. Ne fushate ka patur zero implikim te forcave te rendit ne procesin elektoral. Shume prej tyre mund te kene mbetur pa votuar per shkak te detyres", u shprh Berisha, duke i dhene ne kete menyre pergjigje atyre paralajmerimeve qe beri kandidati socialist, Ben Blushi, se pas ores 19:00 zgjedhjet ne dore i ka policia.

Berisha theksoi se numerimi do te jete me transparenti dhe me moderni qe eshte bere ndonjehere.

"Shpreh bindjen time se detyrimet e mbetura do te permbushen ne shkalle pergjegjesie dhe serioziteti", theksoi Berisha, duke shtuar se ne keto zgjedhje nuk ka te humbur.

Kreu i PD-se ka ftuar qytetaret te presin rezultatin me maturi dhe durim, sepse sot fiton cdo shqiptar me projektin evropian.

"Pres me qetesi ne zyren time rezultatin deri ne oret e vona. Ftoj te gjithe qe te ndjekin kete rezultat", u shpreh Berisha.

Ene Rama, po thoka qe deri tani kane qene te rregullta. Qeka edhe "plotesisht i kenaqur qe per kete pjese te pare e mbrojtem procesin" dhe "nuk mund te themi qe policia e shtetit nuk ishte ne lartesine e detyres"

te shofim pjesen e dyte me renien e erresires  smiley  

Nota osht e Sules, Edo  smiley  

O Tirons i ke vone naj shenje qe ta njohesh voten tende, ne Monitorin e KQZ smiley

 

Mendoj qe edhe liderat tane jane pjekur, me kalimin e kohes smiley

 

RRofte Shqiperia , keto jane hapa europiane.

 

p.s Ishalla fiton Sala mi 75 deputet se kam vendos bast.

Une kam vene bast per 73 deputete me nje mikun tim socialist te thekur qe ka vene bast per 74 deputete PS smiley

"Kam besim te policia e shtetit."

Ky osht kodi? Alo gjethi? smiley 

hahahahahahahahahahahahahahahah

mos vdesh kurre  smiley   

 Llukan , na sill ndonje lajm nga numurimi i votave. Shpresoj te perfundoj aty nga ora 10 e darkes. 

un po shkoj te siti i lire FACEBOOK, ky asht sit komunistesh qe lejon dhe jep te drejten e komenteve fisit te tij. poshte rraca e kinezit dhe e rusit.

RROFTE SHQIPERIA DEMOKRATIKE PA PLEHRA komunistesh.

RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE DHE SALI BERISHA

administrator, tash po e kancelloj profilin tim nga siti i ppsh-se

Nderkombtaret i paskan hy ne dru te dyja paleve qe po sillen kaq bute, si kotele te rrafme smiley

Ai "cokollata", keshtu nga pamja duket si Tao-Tao, po qenka gangster i madh ai?

Tropoja... dergo linkun pastaj mundesisht largohu se nuk na the gje smiley

Tropoja,

Mos me te nigju Sala me te tilla mallkime si "poshte rraca e kinezit dhe e rusit." Se jo me shume kohe me pare tha se PD dhe PKK jane simotra!!

 

Si te duash vella, vetem se mos kthehesh me nick-un B.Curi si a i "fitorja" te cilin nuk e kupton njeri kur nderon emer. smiley

O tropoja, s'ka pse t'vij inot nqse nuk fiton Sala thjesht pse e ke patriot. Mu nuk m'vjen mire nqse fiton pikerisht Rama po nqse e votojne shqiptaret, ath. e meritojn ate. Personalisht nuk do votoja nji njeri qe ka kalu nga ekstremi i djathte te krahu i majte per nji kohe relativisht te shkurter sepse per mu nuk ka besushmeri po nuk eshte e thon qe edhe shqiparet e tjere mendojne njisoj si mu

Rama: Fitoi Shqiperia evropiane
28/06/2009 19:48

 Fitoi Shqiperia evropianeKryetari i Partise Socialiste ka dale per here te pare ne kete dite zgjedhjesh per publikun, duke falenderuar pikesepari votuesit, te cilet treguan qytetari me pjesemarrjen e tyre masive.

Pavaresisht disa problemeve te vogla, Rama u shpreh se eshte realizuar objektivi i garantimit te procesit dhe qetesise per votimin e lire dhe te qete.

Rama ka vleresuar edhe punen e Policise se Shtetit, nderkohe qe thekson se ne fazen e dyte te procesit qe eshte transportimi i kutive te votimit duhet garantuar ruajta e integritetit te plote te procesit.

Kreu socialist i dergon nje mesazh qytetareve te ketij vendi, qe te ruajne dhe percjellin me kujdes kutite neper qendrat e numerimit.

"Mesa duket e kemi fituar kete beteje, po duhet te kuptojme se principi i exit poll, nuk mund te na jape asgje te qarte ne kete vend, sepse njerezit qe kane votuar per opoziten nuk jane shprehur te lirshem", u shpreh Rama.

Kreu socialist tha se do te respektohet domosdoshmeria per zhvillimin e qete te procesit dhe populli shqiptar te lexoje i pashqetesuar vendimin qe sot ka marre me dinjitetin e nje populli evropian.

Rama u bashkua ne nje pike me qendrimin e kundershtarit te tij, Sali Berisha, duke vleresuar se ne keto zgjedhje nuk ka te humbur, pasi ka fituar Shqiperia evropiane.

Rezultatet nga Gani Bobi

Per Tiranen

PD 49.7%

PS 41.7%

LSI 5%

Te tjera 3.6%

Per Dibren

PD 61.2%

PS 29.4%

LSI 6.5%

Te tjera 2.9%

Per Durresin

PD 61.2%

PS 31.8%

LSI 5.3%

Te tjera 1.7%

Per Elbasan

PD 48.3%

PS 42.5%

LSI 4.3%

Te tjera 4.8%

Per Fierin

PD 40.0%

PS 40.2.4%

LSI 11.9%

Te tjera 7.9%

Per Gjirokastren

PD 33.7%

PS 418%

LSI 10.7%

Te tjera 13.8%

Per Korcen

PD 51.5%

PS 39%

LSI 4.6%

Te tjera 4.9%

Per Kukesin

PD 62.1%

PS 27.4%

LSI 5.6%

Te tjera 4.8%

Per Lezhen

PD 53.9%

PS 31.2%

LSI 6.2%

Te tjera 8.6%

Per Shkodren

PD 61.2%

PS 30.3%

LSI 1.8%

Te tjera 6.7%

Per Vloren

PD 33%

PS 45.1%

LSI 4.2%

Te tjera 17.7%

Kombetare

PD 47.5%

PS 38.8%

LSI 6.5%

Te tjera 7.2%

Koalicione kombetare

Koalicioni PD 50.3% (aleatet 2.8%)

Koalicioni PS 42.3% (aleatet 3.5%)

Koalicioni LSI 6.5% (aleatet 0%)

Poli i Lirise 0.9%

Lereni more rehat Tropojen se eshte tip i lezetshem. Pasuri kombetare. Specie ne rrezik zhdukjeje. Pauze publicitare. Hapesire relaksi.

Nje pyetje kam une, e mos me lini te cof nga unjoranca. 

Pse duhet te transferohen votat?  Pse nuk numerohen ne vend votat, meqe ka observues te huaj dhe vendas?  Edhe te dergohen me faks, a me telefon ne qendrat e medha?

 Me falni se isha jashte duke pare Gay Parade, qe eshte me e madhja qe behet ne North Amerika, dhe ku ka kaq shume gallate. Pa he njehere, si u be puna? Kush ka fituar? Sala m'duket?!!

Ja, me Gay Parade po merremi edhe ne. Deri tani eshte akoma mjegull per rezultatet.

Rama u bashkua ne nje pike me qendrimin e kundershtarit te tij, Sali Berisha, duke vleresuar se ne keto zgjedhje nuk ka te humbur, pasi ka fituar Shqiperia evropiane.

GREAT!

Uroj me zemer te mbyllet paqesisht processi deri ne fund, dhe pavaresisht rezultatit, ky do ishte plusi i madh i vertete per shqiptaret. Dine me bo i pale zgjedhje te pranueshme... ku keni pa ju deri me sot kshu?

Me te fundit - live:

 

PD ka fituar Tiranen, Dibren, Durresin, Elbasanin, Korcen, Kukesin, Lezhen, Shkodren

PS ka fituar Beratin, Gjirokastren, Vloren

Fieri eshte gati i barabarte midis PD dhe PS (PS-ja ka 0.2% me shume).

 

Ne rang kombetar:

PD 47.5%

PS 38.8%

 

Nga dolen keto rezultate pa u numeruar fare votat!?

nji min., kto jane sondazhe apo jo?

mu m'duken te fryme kto shifra; une desha qe Sala te pergenjeshtrohej nga shifrat thjesht sepse mendoj se u tregu vazhdimisht arrogant per 'fitore te padiskutushme' po kshu si po dalin, i japin te drejte ne njifare menyre.

Per mu, do ishte ideale qe kushdo qe te qeveriste, te kish nji diference fare te vogel me opoziten

Lidhja me lart s'punon. 

Llukan, nga i merr keto shifrat?

Monda me vdiqe smiley
 

Rezultatet jane nga Klani, transmetim tani. Ajo lidhja s'ka per te punuar derisa te filloje KQZ te numeroje votat smiley

Ma bej derman, se jam pa gjume smiley

Ajo lidhja qepari hapej (bosh gjithesesi) tani s'hapet.  Ta kesha llafin vetem qe s'punon si faqe.

Rrofsh per sqarimin e burimit smiley.

Fitore e thelle. Ku gaboi PS-ja qe humbi kaq rende?!

olsib injoranca jote nuk paska fund. mbajeni veten, PD ka fituar Tiranen, Dibren, Durresin, Elbasanin, Korcen, Kukesin, Lezhen, Shkodren.

ne facebook ka dal edvini tuj qajt

plako, t'u prish mendja me a "cancel-u" llogarine ktu te peshku?

Monda  mua mu hap ka pak veshtiresi po hapet.

Akoma ska filluar numerimi aty ke ai linku.

Megjth ajo i jep ne menyre te detajuar si do dalin.

Rezultatet dolen nga 2 exit polle te ndryshme.

duroni mavri se nuk jeni duke pjelle.

sduket asnje surprize gjer tashi.

sic u tha, u be smiley

 

Tushe, shtatanik mi? smiley

L-M, mua me thote "temporary out of service".  S'hapet fare.

Deri para 10 minutash ashtu ma nxirrte edhe mua po tani punon.

olsib injoranca jote nuk paska fund. mbajeni veten, PD ka fituar Tiranen, Dibren, Durresin, Elbasanin, Korcen, Kukesin, Lezhen, Shkodren.

ne facebook ka dal edvini tuj qajt

Ore burracak, sikur the qe s'do futeshe me ketej?!

Qenke i pabese fare ti!

Hajde mo! Se me thene te drejten e ndjeva shume mungesen tate.

Si thu ti lale, te presim sa te numurohen votat, apo mqs. Gani Bobi e paska nxjerre, c'te humbim kot kohe?!

Si thua ti komunist i vogel?

per t'u hap, hapet po normal qe nuk ka te dhena akoma

Kush janë konservatorët? e kishte fjalën për trashgimtarët e komunistave të Enverit? smiley

kena konservator na? 

Ka rene zjarr ne krah te hotel dajtit

Ahahahhaha Altin Goxhaj i ka vene zjarrin bunkerit te levizjes Zgjohu ahahhahahahahhaa

altin goxhaj i ve flaken tiranes...apo kush kafshe e ka bo ket ???

Te dashur miq  (simpatizante te te dy kraheve) a mund te n'a thoni ku ka ndonje website ku mund t'a ndjekim situaten 'live' ose pothuajse 'live'? Stacione televizive apo burime te komitetit te votimeve ose dicka e ngjashme zyrtare? Apo kerkoj qiqra ne hell une? (sinqerisht te me falni nqs eshte keshtu)...Pavaresisht nga pergjigja, faleminderit peshqve qe n'a sjellin pershtypjet nga 'terreni' ketu ne peshk. A dihet kur mund te priten rezultate zyrtare ose te pakten pothuajse zyrtare?

S'qenka ne metro, na ngriu gjakun ...

Altin Goxhaj thote qe nuk eshte ai qe ja ka vene flaken. Zjarrefikeset po shkojne ne vendngjarje.

Rikonfirmohet qe ishte bunkeri por nuk dihet kush ja ka vene flaken.

Bunker me buke peshku smiley.  Po na djegin pellgacen tone smiley.

urime PD-ke dhe zotit SALI BERISHA per mandatin e dyte qe i besoi populli. tapat e shisheve te shampanjes po fluturojne ne qiellin BLU.

 O Tropoje. Po ti the qe do ikje mer lal. Une e di qe ju tropojanet nuk jeni genjeshtare. smiley

shpresoj ta kesh idene e ndryshimit mes sondazheve dhe rezultateve

LSI 4 mandate...po i njejti sondazh...tani po behen komente nga zedhenesja nga PS qe thote te perqendrohen ne transporti i kutive se vetem numerimi do jape rezulate zyrtare...po me sa duket, PD ka fituar me goxha margin...tani Lubonja po komenton...

Faqet zyrtare te te dyja partive nuk kane asnje  "rrezultat"permbahuni, nata do te jet e gjate. smiley

Lubonja shprehet qe e beson kete rezultat dhe nuk ka mundesi qe te permbyset rezultati exit pollit por mund te kete vetem ndonje varjacjon. Parashikoj qe PS do filloje te qahet dhe te kafshoje tek transportimi kutive. Po pergatisin terrenin gradualisht duke i quajtur exit pollet qesharake.

 qe do fitonte pd e dinte fare mire dhe rama (njeri i deshperuar, ishalla nuk vret veten sot)

gjithsesi presim numrimin e votave !

Shqiperia po ndryshon, edi deshtaraku te pakten beri mire qe se leshoi postin ne bashki

 Alo, shkurrja, ketu gjethi! Ste degjova mire mo, me plase shpirten, ka apo ska besim te ne KM-ja? 

tvklan.com

Edhe Sala tha qe nuk i beson Exit polls, nqs se do i besonim sondazheve, kot sa behen votimet. Numrin e deputeve dhe fatin e partive e ka percakton sovrani, jo Gani Bobo Zogby...

Mashallah!! Exit-poll-i i Gani Bobit e nxjerr PD-en fituese me 76 deputet smiley

Hajde urime fitoren...dhe urime zgjedhjet me te mira dhe me pa incidente qe jan bere ndonjehere ne Shqiperi...pervec mundimeve dhe stermindumeve te Topkes, News24 dhe te tjereve per te germuar per qen te ngordhur..atje ku s'kishe.

Grupo, pa skuthllik du me te pyt. Kur ndodhi thyerja jote me Ramen?

 "eltoncola, nuk eshte edvini nga ata njerez me seder qe vret veten"

Rand e ke sha Salen o Tropoja. Pis burr i ke than. Sipas llogjikes tate Sulen duhet ta kishim deshmor te sederllikut.

 Dezo. Jo socialistet, por Nano. Me politikan bir kurve nuk e ben nona. smiley

bravo te gjitheve, sidomos zgjedhesve qe kane mbajtur qendrim te qyteteruar....shume n'a behet qejfi!

Zgjedhesit gjithmone kane patur nje qendrim te qyteteruar. Nje pakize e vogel i ka prishur punet gjithmone. Kryesisht militantet dhe te fortit.

Br3dharaku, mbaje veten se nuk ndodhi ajo qe nuk pritej, e provuat edhe ne 2005. Te qjithe Shqiptaret duhet te jemi te kenaqur se si jane zhvilluar votimet ne qetesine absolute dhe ne menyre demokratike. Ka shum rendesi per vendin tone sepse e gjithe Evropa i ka syte nga ne.

o robo, un jom mo i djatht se ty e se komplet fisi jot po nuk m'pelqen me festu fitoren e njonit apo tjetrit, s'pari sepse nuk ka rezultate zyrtare dhe s'dyti, per mu, mo rendesi pati qe nuk u krijun sherre artificiale ne ket moment t'rendsishem

chene , kuptoj trishtimin tend por,me habit menyra se si keni qene kaq te sigurte ne fitore kur per 9 vjet komunistet nuk kan bere as gjene me te vogel per ecurine e Shqiperise. 

Ristani KQZ-se duket i lumtur. Urime Shqiptareve per rregullin dhe qetesine.Me duket se po behemi njerez me ne fund...

Akoma me duket mua. Kur te humbi Sala e te mos kete rremuja, atehere do them une qe jemi bere njerez

nga kane dale keto rezultate kur kane vetem 2 ore qe ka mbaruar votimi a mund te thot njeri?
 

 

deri tani ndeshja eshte....  PD    76

                                            ppsh 60 

shpresoj te jete me i thelle ky rezultat por eshte mire edhe keshtu!!!

 Ore, me thane se keto te G99 kishin marre vetem 98 vota. Mos kan pas nonji t'semune mer yahoo.

Llukan, te lutem na jep rezultatet zyrtare dhe jo sondazhet e tv.  

Br3dharak, jam per te miren e vendit...nuk jam as i djathe as i majte! 

e mira e vendit nuk lidhet eskluzivisht me Salen (ose me Z. Berisha, sic e quan ti)

kur pritet te dali sondazhet e zogby-t

Duhet te publikoheshin ne 8 te darkes por Top-Channel nuk po i jep. E kupton vete ti pse nuk i jep...

O Tropoja...hik o burr pi nje kafe...do rrish zgjuar gjith naten sot e di ti...kshuqe hik pi ndonje kafe.

2 exit-poll-e nxjerrin pakashume te njejtin rezultat...qe figuron shume thelle ne favor te PD-es. Sado qe te levizin kto shifra...s'besoj se rezultati perfundimtar ndryshon shume.

---------------------

Grupo, pa skuthllik du me te pyt. Kur ndodhi thyerja jote me Ramen?

Qe diten kur filloj fushata smiley Vallaj si premtim kishe qe do sillte "politike te re"...qe une e kuptova si politike te bazuar ne pune, ne fakte, ne arritje. Nderkohe solli nje politike arixhinjsh te bazuar ne shipfje, ne sharje, ne mllef, ne ulurima, ne "sot na rrahen ktu, neser do na rrahin atje"...shpif e shpif...derdh nafte ne Vlore diten kur perurohet Petroja...nxirr lajm ke News24...sot u shemb tyneli smiley...dil protesto si foshnje per TEC-e...protesto e protesto dhe shpif e shaj CDO gje pozitive ne ate vend...mbllidh rreth vetes nje qerre me qurraman dhe shurraman (sic e the dhe ti me ate emer qe mua me eshte ndaluar me LIGJ Peshku ta permend smiley )...mungesa totale e nje programi, e nje plani, e nje vizioni, e nje alternative...mungesa totale e nje prespektive TRUNORE...po me nxjerr Seserin atje sikur do te na i hedhi...kopjimet e shkrimeve te mia ke PPU-ja smiley ...etj etj etj

Me fal...por...kta qenkan djeg qe pa filluar akoma.

Vertet...te japi doreheqjen...te shkoj ke partia e Erjonit se ATJE i perket.

PS-en ta marri ndonjeri si Pandeli Majko...dhe po pati prapanice...ta spastrojne njehere e pergjithmon nga gangrenat e vjetra qe jane atje...se ndryshe per 20 vjet PS-ja nuk i fiton me zgjedhjet. Dhe te shkojne te kapin me grep ca te rinj te edukuar dhe me prespektive...ashut sic beri dhe PD-ja.

Kaq.

Grup ke fol bukur.

Qendra e Studimeve Humanistike "Gani Bobi", ka bërë publike rezultatet e intervistave të mbledhura gjatë ditës së sotme, me gabueshmëri 1.5 përqind.

Fituese sipas sondazhit është Aleanca e Ndryshimit me 50.3 përqind drejtuar nga Partia Demokratike. Më pas renditet Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga PS me 42.3 përqind, ndërkohë që aleatët kanë kontribuar me 3.5 përqind. Aleanca Socialiste për Integrim 6.5 përqind. Poli i Lirisë 0.9 përqind.

Në rang republike
PD 47.5
PS 38.8
LSI 6.5
Të tjera 7.2

-----------------------

Qarku Tiranë
PD 49.7 %
PS 41.7 %
LSI 5.0 %
Të tjerat 3.6 %

Qarku Berat
PD 23.7%
PS 44.2 %
LSI 16.1%
Të tjerat 16%

Qarku Dibër
PD 61.2%
PS 29.4%
LSI 6.5%
Të tjerat 2.9%

Qarku Durrës
PD 61.2%
PS 31.8%
LSI 5.3%
Të tjerat 1.7%

Qarku Elbasan
PD 48.3%
PS 42.5%
LSI 4.3%
Të tjerat 4.8%

Qarku Fier
PD 40.0%
PS 40.2%
LSI 11.9%
Të tjerat 7.9%

Qarku Gjirokastër
PD 33.7%
PS 41.8%
LSI 10.7%
Të tjera 13.8%

Qarku Korçë
PD 51.5%
PS 39.0%
LSI 4.6%
Të tjera 4.9%

Qarku Kukës
PD 62.1%
PS 27.4%
LSI 5.6%
Të tjera 4.8%

Qarku Lezhë
PD 53.9%
PS 31.2%
LSI 6.2%
Të tjerat 8.6%

Qarku Shkodër
PD 61.2%
PS 30.3%
LSI 1.8%
Të tjera 6.7%

Qarku Vlorë
PD 33.0 %
PS 45.1%
LSI 4.2%
Të tjera 17.7%

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=5913

Sondazhi ZOGBY:

(Perqindje dhe mandate)

Kukes:

PS 21% - 1

PD 67% - 2

LSI 3% - 0

PR 3%

Te tjere 1

Diber:

PS 30% - 2

PD 54% - 3

LSI 3% - 0

PL PR 2%

I diskutueshem 1

Shkoder

PS 30% - 4

PD 54% - 7

PR 3% - 0

Te ndryshme 1%

I diskutueshem 1

Lezhe

PD 57% - 4

PS 28% - 2

Tirane

PD 49% - 17

PS 35% - 13

LSI 5% - 1

Te ndryshme 1%

Te papercaktuar 1

Durres

PS 35% - 3

PD 49% -7

LSI 6% - 1

PR 2%

I diskutueshem 1

Elbasan

PS 38% 6

PD 44% 7

LSI 4% 0

Te tjere 1

Korca

PS 38% - 5

PD 49% - 6

LSI 4% - 0

PR 2%

I diskutueshem 1

Berat

PS 43% - 3

PD 29% - 3

LSI 14% - 1

G99 6%

I diskutueshem 1

Fier

PS 44% - 7

PD 36% - 7

LSI 7% - 1

G99, PDI 2%

I diskutueshem 1

Vlora

PS 42% - 6

PD 34% - 4

LSI 3% - 0

PBDNJ 11%

I diskutueshem 1

Gjirokaster

PS 35 - 2

PD 37 - 2

LSI 3% - 0

PBDNJ 6%

I diskutueshem 1

 

TOTALE

Pd 69

LSI 4

PS 55

Te papercaktuara 12

O Monde ky je yll, smiley
po pse me sharje vazhdojne akoma?  ne u futem dhe ne NATO.. presionet varda he??
ama per Ganirat behet fjale?! le se e kapa fragmentin.. po kur Saliu paguan per nje kenge 100ndra mijera euro s'ma ha mendja se e ka ndonje problem te maniupolje keto exit pollet e boberave..

 faleminderit per updating smiley po ca thuhet na nje gje ne pergjithesi?

 

 Grupo. PS eshte zuska e Nanos. Ai ia ka mledh kaq mire rrypat, sa edhe e le te shkoje nganjehere me njerin apo tjetrin, sic ishte rasti i Majkos apo i Rames, por ne fund te fundit kthehet prap tek ustai masi e ka kuptu gabimin. Kthehet vete, sa here i fishkelle Nano, e kupto. Ky eshte kulmi i seduce, sic thoshte Desdemona per kengen e Majkllit. Tashti e tutje asnji nuk bo mo xhibla me PS se e dini e kujt osht.

Kol Balla i deshperuar nga sondazhi i Zogby. Mustafa Nano tha qe jane cmendur qe nxjerrin keto rezultate. Po tkurret ne kolltuk smiley

O grupo nuk eshte nate kafesh por nate shampanje=D>

Skerdi nuk ma merr mendja te knaqesh aq sa i kenaqur jam une sot" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/laughing.gif" />, mgjth me vjen mire qe nuk je shum i trishtuar

Mos e dhente zoti, po je ti i kenaqur une jam i lumtur.smiley

duket sikur G99 ka marre 1 deputet ne Berat.... Erioni hyri ne parlament Grupo smiley

PF...mbase ke te drejte...dhe nese eshte ashtu atehere perfundimisht ksaj force politike i hiqet viza. Si ta dun vet ata...

Tropoja...po e fillove qe tani me shampanje...zorr se e gjdhin dot.

duket sikur G99 ka marre 1 deputet ne Berat.... Erioni hyri ne parlament Grupo

Qe do e fitonte nje ne KUCOVE ajo diheshe...se Edvini po mundoheshe ti gjente nje vend me fut Erjonin...dhe gjeti KUCOVEN...vendi qe historikisht ka votuar me teper PKSH-en se cdo vend tjeter ne Shqiperi smiley (pa tallje fare)

Qe ta marri vesh bota mire...do jet Deputet i Kucoves.

Pres shkrimin e nje artikulli te ri te thelle :Erjon Veliaj nga Amerika ne Kucove smiley

Urime Grupo per Erjonin!

Di qe ti e ke pasur shume merak kete pune.

REZULTATET NGA ZOGBY:

Jane intervistuar nga 1.000 persona per qark.

Kukesi

PD 2

PS 1

Te papercaktuar 1

Dibra

PD 3

PS 2

Te papercaktuar 1

Shkodra

PD 7

PS 4

Lezha

PD 4

PS 2

Te papercaktuar 1

Tirane

PD 17

PS 13

LSI 1

Te papercaktuar 1

Durres

PD 7

PS 3

LSI 1

Te papercaktuar 1

Elbasan

PD 7

PS 6

Te papercaktuar 1

Korca

PD 6

PS 5

Te papercaktuar 1

Berat

PD 3

PS 3

LSI 1

Te papercaktuar 1

Fieri

PD 6

PS 7

LSI 1

Te papercaktuar 1

Vlora

PD 4

PS 6

PBDNJ 1

Te papercaktuar 1

Gjirokastra

PD 2

PS 2

Te papercaktuar 1

 

KOMBETARE

PD 69

PS 55

LSI 4

Te papercaktuar 12

 

sikur po thuhet qe vetem 46% e popllit ka votuar

Ajo eshte shifra nga KQZ

po nga tjeter duhet marre kjo shifer?

Pyetje, a ka ndonje vleresim - edhe nqs nuk eshte fare i perpikte por vetem perafrim - se sa perqind e zgjedhesve nuk kane votuar pasi parashikohet qe nuk jetojne ne Shqiperi? Thjesht per t'a vene ne nje perspektive te qarte cilado qe te jete shifra e perqindjes se votuesve? eshte 20%? 30%? Jo per gje, po nqs per shembull 25% e zgjedhesve nuk jetojne ne Shqiperi dhe rrjedhimisht nuk kane mundesi te votojne, atehere maksimumi i pjesemarrjes nuk mund te kaloje 75% edhe sikur te votohet si ne kohe te Dulles, 99.99%...

Kjo zedhenesja e PS nga doli aman?

ka qene aty gjithe kohen Iris. Drejton zyren e shtypit ne PS

Zedhenesja e PS-se skandaloze. Ngeli duke i quajtur qesharake exit pollet dhe mban nje buzeqeshje te sforcuar ne fytyre. Cdo gje mbaron sot ne 3 te nates dhe do ngelen vetem analizat se  perse humbi kaq thelle PS.

Poshte ne rruge po kalojne makina me simpatizante te PD-se. Po fillon atmosfera festive. Ka ndonje te peshkut ne shqiperi qe te dalim ta festojme?! smiley

macosx

keta duan 6 muaj te marrin veten

 Monde, dos-dos, goooooooooooooooooooooooooooooool!!!!!!!

Po knej cer bohet? 

Tropoja, prap ketu mes kamunistesh ti? smiley 

 sorry desha me thon tres-dos, gooooooooooooooooooooooool!!!!

Nqs Rama vertete ka humbur keshtu sic parashikohet ne exit polls, atehere ska vend per analiza, Rama i beri shqiptraeve nje ftese, te ndaheshin nje her e mire nga shpellaret dhe ti afroheshin kultures,qyteterimit,dinjitetit dhe respektit,gje qe me sa duket eshte e pamundur perderisa shqipetaret vazhdojne te jene nen hipnozet e atyre qe u kan sjell vetem fatkeqesi keto 18 vjet.

A mund te na thone keta pd-istet ketu ne kete blog se cfare te mire personale apo familjare kan pare nga berisha keto 18 vjet?

 

Cfare konkretisht ka qene kontributi i politikes ne permiresimin e  jetes tuaj?

Reflect for fuck sake.

Pse kaq vrer?! Na ler ne shqiptareve te vuajme nen thundren e Sales smiley

A ke aq llogjike sa te japesh pergjigje?Une kam bere nje pyetje.

Une do te le te vuash se aq ma ndjen,shiko nga flamuri sa larg jemi,une jam duke shijuar frutet e nje demokracie reale,kurse ti je nje i super-egsaltuar qe po ngopesh me lugen bosh.Prit per votat te numerohen.

Dhe nqs vertete do te perfundosh nen thundren e Berishes,ateher berishen ta gezosh,por veten mos e quaj me shqipetar,sepse ne rast te tille shqipetaret do te ishin nje specie e zhdukur.

Chene, 3:2 smiley

Shpejt e shpejt para se tu vere fshesen llukani lol

 Ll, na ler mer te gezojme  te pakten i gjo sot smiley 

Keto exit-pollet jane te cuditshme: Ora News (IPR Marketing) thote keshtu: 

PD - 41

PS 36-40 (kete s'e kuptoj sesi mund te jete 36 deri ne 40)

LSI 6-9 (edhe ketu, s'merret vesh sesi eshte kaq e pasakte)

G99 (1-2.5)

Keto sipas ketij linku te ora news

chene ju paska humbur zeri. njekohesisht kam hapur qe te dyja se jam shum kureshtar ne reagimin tuaj.:H

O macosx

mos harxho benzin kot,degjome mua. smiley

Tre sebratore me nafte do harxhoj pa merak smiley

Po G99 ça fitoi??? Se s'e shoh ne keto sondazhet askund. S'ishin partia e trete ne disa qarqe??

Po, por duke filluar numerimin nga fundi, jo nga fillimi.

 

Sidoqofte, sikur G99 te ngelet bosh vetem qejfi me behet.

pash zotin vetem per kulturen e mister lakuriqi mos fol se po flet Evropa. Ato te mira qe ka bere PD-ja shikohen per ata qe kan sy,po na thuaj ti se çfar kan ba komunistat 9 vjet ne pushtet,as 2% te atyre qe beri SALIU  ne 4 vjet.

Me e forta fare . KLANI eshte pare 14.8% me i pare sesa konkurentet. smiley

 

Ja futen Top-Channelit  edhe me kete drejtim.

 

Shqiperia eshte BLUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

 

p.s amon o macosx bo va foto nga dritaria. smiley

Do te dal mbas pak dhe do bej plot foto pa merak smiley Ketu ne lagjen time kane plasur brohorimat dhe urimet.

PS 36-40 (kete s'e kuptoj sesi mund te jete 36 deri ne 40)

LSI 6-9 (edhe ketu, s'merret vesh sesi eshte kaq e pasakte)

Eshte dicka e vogel qe quhet kufiri i gabimit...you know...ajo qe s'ekzistonte ke Poll-i i Peshkut smiley

Grupo, je shume i bezdisshem. Peshku s'ka bo noihere sondazh shkencor. Dhe edhe sondazhet shkencore qe kane marzhe gabimi, te japin nje numer dhe pastaj ta thone marzhin e gabimit ne fund. 

Pse p.sh. PD eshte fiks 41 po keto te tjerat s'jane te qarta? Po s'ke faj ti jo, kam une qe te  pergjigjem. 

Penar, tek vete sondazhi nga linku qe solle me lart, PD 41.5-45%.

Rama shume i deshperuar. Shiheni live si mund te biesh nga maja ne fund (ose me mire afer fundit se ka bashkine akoma) smiley

Po humbje e Rames, eventuale, sipas jush, perkon me kthimin e Nanos ne kryesine  e PS-se? Prape Berisha-Nano...Zot na rujt, Return to the future 6, i thone kesaj.

des Rama sic e sheh edhe vete ne top-channel nuk e beson diferencen e thelle te PD-se. Nuk do ta besoje, i duket si enderr. Jam i sigurte qe Nano po e feston humbjen e PS-se dhe sic e kam thene disa here do jete dicka shume interesante te shohesh se si do e rimarri PS-ne mbas dorheqjes se Rames.

Kam frike se kthimi i zotit Nano per Shqiperine eshte vetem kthim mbrapa.

Po duhet te presim.

Ju shkepus nje chat me nje shok

 

" sipas Zogbyt

ka fitubrazili 3-2dopiete fabianopo rama nuk e pranon kete rezultat "

dhe sic e kam thene disa here do jete dicka shume interesante te shohesh se si do e rimarri PS-ne mbas dorheqjes se Rames.

Seriozisht e ke?  Po flasim per interesat e vendit gjithmone? 

Seriozisht e kam. Interesat e vendit i vendos populli Monda. Nese Nano do kete aq mbeshtetje sa te rimarri PS-ne kush jemi ne qe ta gjykojme?!

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).