Shqiperia dhe Indeksi i PBB-se per Mesdheun

 

(ANSAmed) - Bruksel

Nder vended e BE-ut qe kane dalje ne Mesdhe Franca eshte e para ne klasifikimin me baze PBB/fryme e llogaritur si fuqi blerese. Sipas shifrave te Institutit te Stasitikes Europiane qe konsideron shifren 100 si pikenisjen e matjes, Franca shenon nivelin 107, Spanja 104 dhe Italia 100.

Ndersa poshte nivelit 100 ndodhen: Greqia dhe Qipro (95), Sllovenia (90), Malta (76) dhe Portugalia (75), Kroacia (63), Turqia (45) dhe Maqedonia (32).

Nder kater vendet ballkanike qe u studiuan nga Instituti i Statistikave, Mali i Zi dhe Rumania jane ne te njejtin nivel (46), ndjekur nga Serbia (37), Bosnja (30) dhe e fundit fare renditet Shqiperia (25)

Nderkohe, Banka Boterore ne raportin e saj vjetor vlereson se rritja e PBB ne Shqiperi per vitin 2009 do jete 1.5%, shume here me ulet se niveli i rritjes te PBB per 2008 qe ishte +6%. Per nje vend ne zhvillim si Shqiperia, nje rritje e tille minimal mund te konsiderohet ne fakt nje shifer me shenje negative. Psh: ne nivel global nje rritje nen +2% eshte renie neto e prodhimit, apo per rastin e vendeve ne zhvillim si Kina nje rritje nen nivelin +9% eshte ne fakt nje reduktim neto i ekonomise.

 

4 Komente

Jo mo cne se genjejne keta dobicat Evropiane vetem e vetem ti prishin pune Saliut ne zgjedhje  smiley  Sala ka statistika te tjera nga ato qe perpunohen ne bodrumet e kryeministrise smiley

Ai parashikimi i BB eshte optimist, FMN po parashikon -0.4%

Mbase jemi te fundit, por varet nga kendveshtrimi, te paret nga fundi, pra e rendesishme ehste te biem ne sy, te jemi te paret !

Jemi njesha ne. Pastaj me ne fitojne te gjithe!

 Kjo tregon se shqiptari konsumon dhe me pak se fqinjet e tij. Rrofte qeveria per kete rezultat, ee mer ta lumsha moj qeveri, qe i le shqiptaret ne diete, nderkoh qe vete konsumon ç'te doje zemra. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).