Shpërthen makina, vdes kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe ka humbur jetën paraditen e sotme, kur makina me të cilën udhëtonte ka shpërthyer në rrethana ende misterioze.

Ngjarja ndodhi në një fshat në hyrje të Shkodrës, në kohën kur demokristiani Aleks Keka, 38-vjeç, ka qenë duke udhëtuar.

Menjëherë pas ngjarjes u deklarua se automjeti ka qenë me gaz dhe në vend është konstatuar rrjedhje gazi dhe kjo u përfol si një nga pistat e hetimit.

Por, edhe pse nuk ka bërë me dije zyrtarisht pistat e hetimit, nuk janë përjashtuar edhe pista të tjera, mes tyre edhe një atentat i mundshëm.

Ekspertët e xhenios dyshojnë se kemi të bëjmë me një eksploziv, të llojit C4, por ende mbetet për tu verifikuar.

Nuk dihet, nëse Keka ka qenë i vetëm në makinë, apo ka qenë edhe në shoqërinë e personave të tjerë.

Një grup hetimor ka mbërritur dhe po bën ekspertizën për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.

Sipas burimeve nga vendngjarja shpërthimi që është dëgjuar ka qenë shumë i fortë dhe dëmtimi i automjetit ka qenë i konsiderueshëm.

Policia e Shkodres: Trupi u gjet jashtë makinës

Sipas shefit të Komisariatit të Shkodrës, Vullnet Topalli, automjeti, brenda të cilit ishte kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe ka devijuar nga rruga dhe ka shpërthyer.
Nga këqyrja në vendin e ngjarjes, trupi i Kekës është gjetur jashtë automjetit dhe ka qenë i djegur.
"Nuk mund të deklarojmë asnjë pistë, pasi janë disa dhe po hetohet për të gjetur shkakun e vërtetë të shpërthimit të automjetit"- thotë ai.

PDK: Atentat politik, pas thirrjeve histerike kundër nesh

Akt të mirëfilltë terrorist për eliminimin në mënyrë mafioze të kreut të PDK-së në Malësinë e Madhe e ka quajtur nënkryetari i kësaj force politike ngjarjen ku humbi jetën Aleks Keka. Sipas tij, atentati është në vazhdën e tensionit të fushatës elektorale, jo vetëm në Shkodër, por në gjithë vendin. "Eliminimi i tij është bërë në rrethana të denja për mafien. Organet e sigurisë të zbardhin ngjarjen dhe deri sa të zbardhet për PDK-në, ai mbetet një akt i motivuar politikisht. Eliminimi i tij është bërë në mënyrë të studiuar, pasi fuoristrada ka qenë me naftë dhe nuk ka të bëjë fare me rrjedhje gazi si është deklaruar"- thotë ai.
Më tej, Ndokaj ka shtuar se "opinioni publik i ka dëgjuar thirrjet histerike kundër PDK-së dhe kjo ka të bëjë me psikologjinë e larjes së hesapeve politike me kundërshtarët".
Ai ka kërkuar nga organet kompetente të shohin tablatet e telefonave dhe do të dalë vetë ngjarje dhe kush ka ndikim në të.
Keka ka dy vjet që është drejtues i PDK-së në Malësinë e Madhe.

Frrok Gjini: Vrasje politike. Topalli, borxh të madh demokristianëve

Frrok Gjini, deputeti i PDK-së e ka quajtur ngjarjen një vrasje të pastër politike, duke përmendur emrin e Jozefina Topallit dhe deklaratat e saj të fundit për deputetet e PDK-së, ku i ka quajtur spiunë.
"Dua t'ia lë drejtësisë shqiptare të japë një version të qartë dhe të nxjerrë të vërtetën, edhe pse them se kjo është vrasje e pastër politike. Kjo lidhet me humbjen e PD-së dhe të Jozefina Topallit për monopolin që ajo ka krijuar në Qarkun e Shkodrës. Është një ngjarje e turpshme, që ka lënë fëmijë jetimë, një grua pa burrë dhe ne pa shokun e kolegun. Është një vrasje kriminale. Jozefina Topalli i ka një borxh të madh demokristianëve shkodrane"- tha ai, gjatë një deklarate televizive pak minuta më parë.

24 Komente

në vend është konstatuar rrjedhje gazi!!!!!

Nuk e di se si mund ta kenë konstatuar rrjedhjen e gazit?!

Më ka rënë rasti që të shikoj shpesh makina, nëpër autostrada, që kanë marrë zjarr... bile edhe kamiona...rasti më i freskët sot: Një çisternë e mbushur me gaz që kishte marrë flakë në autostradën A4....

Nuk mund që të ketë qënë bombola e gazit të një veture (bile as modelet e vjetra të bombolave, llogarisni këto të rejat...) që të mund të shpërthejë ashtu.

Pema e urrejtjes qe mbolli Topallesha, filloi te jape frutet e para.

jo po "Te mistershme rruget e zotit" smiley

 

(se PDK, simas zedhonsit te saj, osh parti hyjnore, vec te tjerash..)

policia shtetit tha ne njoftimin e vet qe keka ishte me precedent penal

Duhet theksuar se shtetasi Aleksandër Keka prej vitesh është evidencuar nga strukturat e policisë lokale e qëndrore si person me precedent të theksuar kriminal me tendencë trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e mjeteve motorike si dhe trafikimin e lëndëve plasëse me telekomandë.

http://www.shekulli.com.al/2009/06/18/po...

 

Sot më datë 18.06.2009, rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH2125 E është parë nga dëshmitarë të pranishëm se ka pasur një shpërthim në ecje dhe dalje të menjëhershme të mjetit nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë strukturat e policisë lokale që kanë konstatuar të vdekur drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandër Prekë Keka, i vitlindjes 1975, lindur e banues në fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malësi e Madhe.

Mjeti i sipërpërmendur është në pronësi të shtetasit Arben Bitani, i vrarë në vitin 2008, i njohur si ortak në biznes i shtetasit Aleksandër Keka.

http://asp.gov.al/2009/qershor/18deklara...

Keshtu i bie qe aleatet e PD-se kane qene ose spiune ose njerez me precedente penale dhe kriminele.

Keta demokristianet e Ndokes, jane edhe te pashkolle edhe njerez me probleme me ligjin qe per me teper na cajne koken me brockulla.

C`lidhje ka Topalli qe ka sulmuar politikisht disa parti te vogla dhe vrasja e ketij personi qe me sa shihet eshte njeri me precedent penal?!

Kush perfiton politikisht nga vrasja e ketij personi? Te pakten partia ne pushtet jo.

Me vjen keq per familjen e tij.

 

Me vjen me shume keq per natyren e eger dhe te parezistueshme te shqipetarve per te drejtuar gishtin drejt njerezve te vecante.

 

Sic duket qarte deri tani mundesite e ketij precedenti jane; politike, personale, te lidhura me vrasjen e kolegut apo njeriut te afert te personit ne fjale me zotin e automjetit qe ai drejtonte.

 

Ne raundin politik behet fjale per konflikt interesi mes PD-se dhe PDK-se ne kete zone. Jo e pamundur. Ne kete zone po kandidon Paulin Sterkaj dhe Mark Lumaj, konkretisht kandidate te PD-se dhe PDK-se. Sterkaj eshte nje ish efektiv i larte i briskut te Tiranes, biznesmen i fuqishem, deputet per momentin ne zone. Ne zgjedhjet e fundit ai ka kandiduar nen siglen e PS-se, tani eshte nen ate te PD-se, arsyet jane te ndryshme. Pervec lidhjeve te shumta politike ai eshte nje person me fuqi te madhe vete ai dhe familja e tij. Mark Lumaj eshte nje njeri i respektuar ne kete zone, nje ish kryetar komune qe eshte kthyer nga SHBA-te per ti hyre politikes ne kete zone. Nje piste qe smund te eliminohet lehte, megjithate s'duhet drejtuar gishta pa patur fakte.

 

Nga ana tjeter personi ne fjale ka qene i lidhur me trafikim dhe procedura kriminale. Ja sepse; eshte nga nje zone qe ka qene per 19 vite vije kalimi trafiqesh, eshte njeri i perfshire me biznese te tilla, jane te rradhe ato qe kane sadopak dijeni per zonen nga ku ai vjen qe nuk ta thone dicka te tille.

 

Lidhja me kolegun e tij qe eshte nje piste qe s'mund te eliminohet asesi, pasi kolegu i perfshire ne krim eshte vrare, viktima ne fjale ka patur lidhje te ngushta me te dhe bashkveprimi nuk i ekspozon qe te dy perball nje rreziku te perbashket dhe te ngjashem.

 

Me vjen keq shume qe gjera te tilla po ndodhin pergjat fushates, dhe debatet politike me kercenime po rriten dita dites. Si valle s'dolen shqipetare qe duan shqiperine por batakcinje qe duan karriget qe se kuptojne se luajn me fatet e nje kombi dhe integrimin e tij ndersa bejne cdo pisllek per te arritur qellimet e tyre politike.

Sipas logjikes se (ish saldator) Ndokes meqe Jozefina paska folur dje kunder partise se tyre atehere qenkan stimuluar militantet dhe brenda nates i paskan vene atij te shkretit qe vdiq bombe ne makine dhe ja kane plasur me telekomande. Nuk duket pak si atentat i nderlikuar per tu bo direkt mbas fjaleve te Jozefines?!

Grupi hetimor ka arritur në përfundimin se Aleks Keka vdiq nga shpërthimi i eksplozivit që ishte vendosur në makinën e tij. Grupi hetimor thotë se "lënda plasëse ishte vendosur në sediljen e shoferit dhe është telekomanduar nga një distancë jo e largët me vendin e ngjarjes".

Dëshmitare okulare thane për grupin hetimor se shperthimi ndodhi teksa makina ishte ne levizje, nderkohe që burime policore theksuan se eksplozivi mund te jete aktivizuar në distancë.

Ekspertet po kontrollojne një zonë të gjerë për të zbardhur atentatin.

http://www.shekulli.com.al/2009/06/18/vd...

 

Duke shprehur keqardhjen për jetën e humbur, PD denoncon përpjekjen e Edi Ramës dhe Nard Ndokës për të manipuluar rastin e vdekjes së të ndjerit, duke nxjerrë si satelitë njëri pas tjetrit zëdhënësat e tyre.

Ne kërkojmë nga organet kopetente të zbardhen të gjitha rrethanat e humbjes së jetës së qytetarit Aleks Keka por gjithashtu denoncojmë manipulimin politik dhe paragjykimin aq të ngjashëm me rastin Trebicka.

http://www.shekulli.com.al/2009/06/18/re...

Per mendimin tim nuk ja vlen te debatohet kaq shume per kete ceshtje. Duket qarte qe eshte nje ekzekutim i paster mafioz qe duhet te kete lidhje me biznese te paligjshme. Nuk te ekzekuton njeri me C4 se je kryetar i PDK ne Malesine e Madhe.

Te gjitha keto situata vijne per shakak te ngaterrimit te madh qe ka ne vendin e shqiponjave ku busnessmeni eshte afer shume me krimin, ku politika vjen vetvetiu sa behesh i pasur. Edhe kur dicka PLAS nuk dihet se per cfar ka plasur, per busines te ligjshem , per kriminalitet apo per politike.

 

Nga kjo corbe e madhe qe eshte, cdo kush merr ate qe i intereson.Edhe Ndoka merr te veten, por si gjithmone cdo kush e ka te qarte.Se fundja fare e kemi nje llogjike , qe ste vrasin me C4 10 para zgjedhjeve, se qeverise i demton imazhin.te paktne ste vret qeveria.

pershendetje te gjitheve!!! ndoshta degjohem pak si i paditur por kur policia thote per nje person se ai eshte me precedente te theksuar kriminale.... cfare do te thote??? a ka qene arrestuar ndonjehere nga policia? a eshte gjykuar ndonjehere ne nje gjyq ligji dhe eshte gjetur fajtor?

Personi i ndjer ka qene drejtues i nje partie politike per zonen. Ne ket kohe zgjedhjesh nuk ka asgje te panatyrshme qe ngjarjes ti behen asosacine politike.Por nuk kuptova at budallen me surrat te bukur te pd,qe pergojoi Ramen,kur ps ishte tejet korrekte me deklaraten e saj

"alproud", sikur te shkruaje qe ai Sterkaj ka qene edhe shefi i sigurimit ose mbrojtjes se Edit, dhe qe i plasi nje bombe ne lokalin para prokurorise se pergjitheshme, 1/2 ore pasi kisht ikur Rama.

Nuk do ta kompletoje pak ate profilin e ketij deputeti te ri socialisto-pedeisto-biznesisto-bombisto.......? Se sikur jemi edhe tek ajo linje qe nderthurja e politikes me krimin i ka rrenjet e forta. Ca japin e ca marrin, vetem kur prishen pazaret pastaj na duhen pistoletat, kallashet, e tani ka dale edhe kjo me celular.

Problemi qendron tek ajo qe ti ke pasi ke bere allishverish me Mafien, ke shkrepur bomben joatomike ke vrare 26 dhe ..... Pastaj kerkon te behesh perseri deputet, "sepse ke moral, pasi po nuk kishe moral nuk e jepje doreheqjen". Pastaj une te pranoj e bejme debat ne TV, e ti me flet per NATON e une te flas per zhvillimin.

Si pune karagjozesh duken, por ce do, qe jane edhe kriminele i dashur.

Ne keto 4 vjet ne Shqiperi me shume para kane fituar serbet se sa Shqiptaret, prandaj po ndryshon Shqiperia, se ne krye te sigurise kombetare kemi mikun e shpise se Saliut, Damir Fazlic,

ka ndryshuar se mund te fitosh leke sa hap e mbyll syt, se hedh fall qe diku do ndertohet park energjitik, dhe ai Damiri blen tokat para se te jepet projekti, energjine na e sjelle po  Damiri, i cili ben nja 50 milion euro shpejt e shpejt, me shume se cdo here ne ekonomi jane futur serbet,

kush mund ta mendonte se zinxhirin me te madh te supermarketeve "?Euromax" do ta kishin serbet??

po dhe rruget me sa po na thone po na i ndertojne serbet,

po pra Shqiperia po ndryshon,,,,, dhe ju vazhdoni trulare te besoni se sala eshte patrioti me i madh.....

sa nivel i ulet...

 

Shame on you....

Te kemi pak durim se si ne realitet do te zhvilohen ngjarjet deri ne diten e 28 qershorit!

Persa i perket ngjarjes se hidhur,vrasjes ne menyre mafioze,te te ndjerit nga Kopliku, Aleksander Kekes,kuptohet se nje ndikim per te pershpejtuar deri tek kjo vrasje,ka dhene Jozefina Topalli .

Sot (ne kete kohe fushate)ajo ndodhet ne nje gjendje mendore te pa ekulibruar,me sakte ajo ndodhet ne ekstaze,faza me e larte e acarimit te nje te cmenduri skizofren!

Ne fytyren e saj nuk eshte e veshtire te dallosh keto shenja,zeri,syte,levisjet e saja te acaruara,vetem sa e perforcojne gjendjen e saj te semure.

"Ekspertiza " e shkakut te vrasjes,edhe kete radhe do te jete si ajo e Kosta Trebickes,aksident! (Si Gerdeci,Aksident!)

Por kete radhe "shkaku i Vrasjes" behet akoma me i cuditshem,person me precedent kriminal,pra ai eshte vrare nga te "tjere" precedente kriminal!

Si ka mundesi,Keka,ishte kryetar i PDK,dhe bisnesmen,i pa deklaruar me gjallje se ishte me precedent.

Akuza per precedentin e krimit,te Aleksanderit behet pas vdekjes,pa e provuar ate.

Ja pra ky eshte shteti ligjor i Berishes.,akuza mbas vdekjes,akuza e pa provuar,e pa shpallur nga argoni perkates,i akuzes.,akuza shpallet nga zedhenesi i Policise se Shtetit,qe per hater te zotit,eshte nje polici e politizuar nen hyqmin e Berishes dhe Klanit te tij!

Cfare thote Partia,dhe Kryetari,Kryetarja,e ben Policia.

Cfare ben policia,e thote Partia,dhe Kryetarja!!!!

Keni besim tek Partia,Kryetari dhe Kryetarja,100% se do te shkoni ne Europ,do te fluturoni si zogj,nga gezimi!!!

Se nga ka ndodhur pershpejtimi i vrasjes kete gje nuk mund ta themi ne. Nuk mund te deklarojme pa fakte qe eshte bere politikisht. Madje me duket shume e pamundur te jete bere politikisht. Nqs keni fakte thuajini perndryshe mos beni kot tym.

Eshte e vertete Tirana , qe pa fakte nuk mund te vesh gishtin. 

Mirpo keto kohet e fundit sikur po behen shume pislleqe dhe po mbeten pa fakte (Kosta Trebicka, Remzi Hoxha, Ismet Kryeziu, Petrit Xhindi, etj. ).

Ne radhe te pare eshte detyra e atyre ne pushtet ti zbardhin. Ne rastin me te mire, qeveria eshte e paafte. Ne rastin me te keq, eshte e inkriminuar kok e kembe dhe eshte bere nje me krimin.

Por edhe kur gjenden fakte, gjykatat poushojne ceshtjet per tejkalim afatesh... Harrove rastin e Lul hajdutit ? Fakte me lopate eskavatori, por Gjykata nuk i konsideroi se u vonuan shume... Kjo eshte komiko - tragjike per popullin tone te mjere.

 Ato shprehjet histerike:

"Do te vras mor shkerdh... " , apo

"Nxirreni jasht per zhelesh ...",  

"Z. Berish pati faj qe nuk u futi nje plumb ballit ne 1996-en..."

qe bosat  pozites  thone  ne parlamet e neper intervista kane objektiv: 

 Mbjelljen e frikes dhe te terrorit tek njerzit me qellim qe te mos ndihet njeri kur te vidhet vota , se e peson si ky i gjori pastaj...

I jep kurajo forcave te erreta qe te bejne si te duan e te terrorizojne popullin ...

Keshtu u be ne 1996 - en , keshtu po behet perseri ...

Por gabohen serisht dhe nuk kane nxjerre mesime nga e kaluara..

 Lajmin e dhane dhe gazetat perendimore, 1-2 dite pas ngjarjes, dhe kjo , mendoj se eshte nje minus per Shqiperine. Te vritet tjetri per bindjet e tij politike, kjo eshte e paimagjinushme per politiken perendimore. 

Pjer,

A mund ta di, cilat gazeta perendimore e dhane lajmin ? Ke ndonje link ?

ps : kam frike se edhe ti je pjese e sindromit : e tere bota i ka syte nga ne, dhe Shqiperia humbi pike ngaqe u vu nje bombe diku.

Dhe pyetja tjeter, se tani s'po me durohet :

NE C'PLANET JETONI JU, ZOTI PJER THOMAS ?

Dhe kjo pyetje bazohet ne hamendesimin tim (mese bindje per mua) qe ju as merrni vesh nga mediat dhe mendesia perendimore.

Te vritet tjetri per bindjet e tij politike, kjo eshte e paimagjinushme per politiken perendimore.

keka ishte 'biznesmen' i nershem, dhe punonte per komunitetin. nje dite te bukur forcat e erreta qe kane ne dore kete vend, te cileve nuk i pelqente drita qe kishte perhapur keka rreth e rrotull tij, e ekzekutuan ne menyre barbare si mafioz. posht barbaret e qelburr

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).