Shoqeri e ndare, opozite e ndare [Kine]

Dje, me 2 Qershor, ishte 20 vjetori i masakres ne sheshin Tienanmen te Pekin/Bejzhingut, Kine. Shtypi i huaj e ka mbuluar gjeresisht perkujtimin e ngjarjes, I mberthyer sic eshte nga perspektiva e nje Kine me pushtet gjithmone ne rritje dhe nga retorika e demokracise dhe te drejtave te njeriut. Nuk hasa ndonje shqetesim te ngjashem ne shtypin shqiptar (pervec nje artikulli te Arben Rrozhanit te Shekulli), prandaj perktheva nje nga shenimet e shkurtra ne shtypin e huaj. Kerkoj te falur per trashesine e perkthimit, po per arsye personale kohe dhe tradite kombetare (ne shqip fjalet qe shprehin pakenaqesi dhe zemerate me duken me te rralla dhe me tjeter peshe emocionale) nuk bera dot me mire.

******************************************************************

>smiley>

 

Jeffrey N. Wasserstrom eshte profesor historie ne Universitetin e Kalifornise – t="on">Irvine, bashkethemelues i blogut “The t="on">lace wsmileyt="on">Chinasmileylace> Beat” dhe redaktor ne revisten akademike “Journal of Asian Studies”.

 

 

>smiley>

Kina ka nje tradite te pasur disidence.  Per shekuj me radhe fshatare dhe qytetare te cenuar kineze kane perdorur nje sere taktikash, qe nga kryengritjet kunder taksave e deri te peticionet paqesore. Ky repertor i gjere ka evoluar vazhdimisht; sa here ka lindur nje shqetesim i ri apo ka dale nje teknologji e re, jane ndryshuar dhe permiresuar format e zakonshme.>smiley>

Ne vitin 2009, nuk ka nje fill qe te bashkoje ankesat e grupeve te ndryshme ekonomike dhe shoqerore.>smiley>

Per shembull, gjate « Levizjes se 4 Majit » ne 1919-en, studentet ndoqen traditen akademike per te folur kunder ministrave te paafte dhe imorale duke cituar precendente historike qe nga koha e dinastise Song. Por manifestot e tyre qarkulluan permes nje mjeti te ri: telegrafit. Po ashtu, studentet e 1989-es e quajten levizjen e tyre « Levizja e Re e 4 Majit », por perdoren taktika te reja si greva e urise, duke vene ne rrezik trupat e tyre te njome per te provuar se dedikimi qe kishin ndaj atdheut ishte me vetemohues se ai i pleqve ne krye te qeverise.>smiley>

Ajo qe e dallon epoken e tanishme te disidences nga 1919-a dhe 1989-a nuk eshte pakesimi i numrit te te pakenaqurve (protestat vazhdojne rregullisht). Ajo qe spikat ne 2009-en eshte mungesa e nje filli lidhes per veprimet e grupeve te ndryshme te pakenaqura.>smiley>

Njerezit nuk ndjejne me, sic ndjenin ne 1919-en kur i bashkoi zemerimi ndaj deshtimit te qeverise per te kundershtuar dhunen e huaj apo ne 1989-en kur i bashkoi kundershtimi ndaj perfitimeve prej reformave qe shkonin vetem per ata me lidhje me qeverine, se kane nje hall te perbashket. Grupe protestuesish nga zona apo klasa te caktuara nuk ndjejne vetvetiu ngjashmeri me njeri tjetrin, ankesat e tyre jane shpesh te ndryshme. Censura dhe shtypja, bashke me boom-in ekonomik qe prodhon lloje te ndryshme fituesish, humbesish dhe te ngecurish ne mes, e mbajne terrenin e disidences te percare.

(me shume tek http://roomfordebate.blogs.nytimes.com/2009/06/02/chinas-new-rebels)>smiley>

5 Komente

Censura dhe shtypja, bashke me boom-in ekonomik qe prodhon lloje te ndryshme fituesish, humbesish dhe te ngecurish ne mes, e mbajne terrenin e disidences te percare.

Teorikisht po flas,  sepse nuk kam ndonje njohje te vecante per realitetin kinez. Nese ka nje boom ekonomik eshte e natyrshme qe konflikti vjeter klasor te modifikohet si konflikt ndermjet tagrave dhe kushtezimeve.Boom-i ekonomik mesa duket ka krijuar shanse prosperitetit per shtresa me te gjera.Ne keto kushte  shoqeria kalon ne procesin e fragmentimit social dhe partikularizimit te interesave. Secili i gezohet asaj qe fiton: dikush thelat e majme, dikush lepin kockat dhe mbledh ndonje therrime me shume. Kapitalizmi perendimor shmangu konfliktet klasike sepse bashke me zgjerimin e shanseve/kushtezimeve, zgjeroi dhe te drejtat/tagrat.                       Pastaj kujtimet e tenkeve ne Tenianmen jane ngjethese.Megjithate, kur ka boom ekonomik , kengetaret e lirise dhe te drejtave i bien qemanes por pak kush i degjon.

Flm, tropizma. Dje pashe dicka po tek NYT, ne nje blog, qe m'u duk shume interesante: 

http://lens.blogs.nytimes.com/2009/06/03/behind-the-scenes-tank-man-of-tiananmen/

Nje nga fotografet qe ishin ne Tiananmen thote per ate foton e famshme: 

As the tanks neared the Beijing Hotel, the lone young man walked toward the middle of the avenue waving his jacket and shopping bag to stop the tanks. I kept shooting in anticipation of what I felt was his certain doom. But to my amazement, the lead tank stopped, then tried to move around him. But the young man cut it off again. Finally, the PSB (Public Security Bureau) grabbed him and ran away with him. Stuart and I looked at each other somewhat in disbelief at what we had just seen and photographed.

 

Kishte edhe një fotografi nga një kënd tjetër, fotografi ia kishte dërguar NYT pasi kishte parë ato të tjerat tek artikulli parardhës. Hera e parë që publikohet kjo fotografi.

Kta demokratet dine me fol! Kujtoj te pa arritshmin Clinton dhe c'kam pa regjistrime me JFK! Krahasoje me "debja"-n, vite drite larg!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).