37 Komente

Budallalleqe, sado te keqija te jene zgjedhjet e mundeshme ka gjithnje minimumi "nje te keqe me te vogel". Thirrjet per mosvotime nga njerez anonime jane pa vlere.

S'eshte tamam tamam thirrje per mosvotim. Eshte thirrje per te djegur voten ne rastin kur as "e keqja me e vogel" nuk te duket e pranueshme.

Sidoqofte, e qarte qe ti s'je anarkist, Llukan. smiley

Ll

Dua te votoj me thuaj te lutem per ke te votoj?

Ne zonen time elektorale kanditojne 

Sali Berisha

Edvin Rama

Elvin Veliaj ( apo si e ka emrin ai i 99)

Skender Gjinushi

Nard Ndoka

Spartak Ngjela

Ai is ministri i mbrojtjes i PR si e ka emrin ? Mediu apo Mejdiu

e ca te tjere qe nuk i mbaj mend

Me thuaj per ke ta hedh ( shkund) voten?

Nuk vendos dot dhe po nuk me the ti une do te votoj "0"

Pyetja qe shtrohet eshte ......me çfare çmimi ne Shqiptaret paguajme keto profile?

Dhe une i jam pergjigjur

Me cmimin e varferise dhe injorances

Por ama si pjese e marketingut per shitjen e ketyre profileve shqiptaret marin falas, dembellekun, hajdutllekun dhe tangerllikun e kote.

Ne fund  te fundid cdo mall ka nje cmim dhe dhuratat ne dukje falas (By one profile and get one of the three above items for free/ gratis) jane perfshie ne cmim.

 Sic duket ata qe duan te votojne "0" nuk ju pelqen dhurata free e marketinkut smiley

Toko,

Voto per ate qe s'ka rrahur njeri deri me tani, apo per ate qe aq me mire s'ka vrare njeri deri me tani. Sic thashe, votimi per te keqen me te vogel eshte nje menyre per ta kthyer ciklin nga fillimi para se te vije '97-a.

Nuk eshte e vertete qe eshte anonim, pasi rreth nje muaj me pare kam lexuar ne facebook, nje shkrim nga z. Shenasi Rama (qe nuk eshte askushi apo dikushi por DOCENT)

llukan, a ke menduar ndonjehere qe ky votimi i te keqes me te vogel sherben vetem qe t'i jape mundesine te keqes ne fjale te rritet e te behet e madhe?

Ndersa mosvotimi i mundeson te keqes me te madhe qe te behet gjigande. Ose ndryshe, votimi per te keqen me te vogel e kthen ciklin e te keqes ne fillim, ndersa mosvotimi e pershpejton ate.

 5 yje per kulmin e deshperimit

0 per zgjidhjen

smiley

 te votosh per dy partite kryesore do te thote te mos kesh respekt per vetveten...

Nano ishte e keqja më e vogël, u bë e keqe e madhe. Berisha ishte e keqja më e vogël, u (ri)bë e keqe e madhe. Hmm më duket sikur ka një lloj përsëritje në këtë proces...

Votimi për asnjërin tregon dy gjëra:

1. Gjëndja s'është mirë se njerëzit morën mundimin për të votuar

2. Asnjëra nga partitë në garë s'meriton pushtetin

Mendoj se nje alternative e mire do te ishte...

"Kujt i bie 1o-ta, eshte e verteta... 1, 2, 3..."

Kjo fushate propagantistike, ka bere deme te medha.

 

Uroj qe te zihet mend per here tjeter.

Ne shqiperi e keqja me e vogel eshte PD

 

Votoni ke te doni, por jo ispirantin per diktator Rama

Nano eshte provuar,mos e votoni!

Berisha eshte provuar mos e votoni me!

Meta eshte provuar njehere,mos e votoni!

Rama nuk eshte provuar,votojeni!

Ngjela nuk eshte provuar,votojeni!

G99,nuk eshte provuar,votojeni!

 

ZERO VOTE NUK KA KUPTIM!

Te votosh Ramen dhe G69 eshte perversitet

Te votosh Ngjelen eshte budallek

Votoni njeriun me te ndershem qe te shikoni ne listen tuaj !

Me pelqen kjo thirrje  smiley Mos votoni asnjerin !! Epo nuk qenkam e vetmja, un kam, menduar te shkoj te votoj duke u vene kryq te gjitheve  smiley

Perversiteti eshte nje ndjenje qe ciklohet qe perseritet,eshte nje ves i keaqsise vetjake,kur e ke provuar njehere,ne rastin konkret,figura me e perseritur ne keto 18 vjet eshte Berisha,Nano,Meta dhe shume fytyra te tjera,Cne Rama?Rama eshte kryetar Bashkie,i afirmuar pozitiv,dhe i pa provuar si kryeminister!

Te votosh Ramen eshte nje gje e re,akoma shume larg per te thene pervesitet!

eltonkola,nuk eshte mire te perdoresh keto fjale,pa ja dite kuptimin!..mund te thuash nje gje tjeter,.apo ja fute kotse koti"perversitet"..!!  smiley

une keshtu e shikoj, mbroj mendimin tim, dhe ndihem i lire te shprehem ne kete menyre, po ste pelqeu mbyll njerin sy, injoro mendimin tim dhe voto ramen

duhet te votojme por nuk e di pse ky popull bie gjithmone ne ferra dhe sikur destini i tij eshte te  jetoj ne gjembat e tyre gjithe kohes.

Well well well... ja te fus ca xixa ketu dhe te iki ne vrap...

__________

Jo, nuku mendoj qe nuku duhet votuar. Dy nuku = Nje puku. Me nje fjale : duhet votuar.

Per ke ? Aha ! Dashkeni te dini shume yve. OK, ja nje stil si duhet votuar :

Kur kam qene me i ri, kam degjuar njehere per nje "fenomeni Dushku". Ne fillim, e mora per Eliza Dushkun. Vertete qe eshte fenomen, mua me pelqen shume, madje do te ndaja dhe gruan me tre femije, dhe me gjyshen si opcion, per t'u martuar me te. Pastaj mora vesh qe nuku ishte per Elizen, por per nje fenomen qe kishte ndodhur ne fshatin Dushk. Eh bela, thashe me vete, paskan zdrypur ufot ne Lushnje, aty ku mileti tmerrohet edhe nga lepujt e lere me nga ufot. OK, iu futa studimeve. Lexo e lexo, me doli se ca politiqener (aqademiket duhet te mendohen per kete shumes qe sapo formova, nuku eshte pa berthame) kishin vendosur ca gjera qe s'i mora vesh, por di qe Dushku kishte bere hatane. Ne fakt, Dushku si fshat perfitoi shume sepse qe ate dite nuk ndalen turistet, eshte emer i njohur nder 7 milione shqiptare dhe nja 70 milione amerikane, si vendlindja e Elizes. Nejse.

Ra puna qe sivjet gjendesha ne atdheun tim te dashur etj. etj. etj. U habita kur njeri me tha : a deshiron te te fusim emrin per LSI ? I thashe, ç'eshte kjo ? Eshte nje parti majtas-djathtas me ca prirje qendre, m'u pergjigj ai, nuk eshte keq. Paguajne dieta dhe te gjitha. Po te duash, benzi im eshte i yti, dhe dita jote eshte e imja. Jo, i thashe, une kam ardhur ketu thjesht te provoj byrekun e nenes sime, dhe asgje tjeter. Ben byrek Iliri ? e pyeta une. Jo, me tha, por paguan birren. Ah ! lere, nuk e pi fare, u dogje.

OK, e kisha fjalen qe kjo puna e votimit pa kandidate perpara por thjesht me parti, m'u duk ca si e çuditshme. Ndoshta gjithandej njelloj eshte, por ja qe une kam mbetur ca prapa nga keto pune. E nejse, si perfundim, kur i pashe listat, u gjenda para kesaj veshtiresie, hapni syte mire tani :

Tek nje parti, kishte kater vete. Dy qe i doja shume, dhe dy qe i urreja shume. Dhe tek partia perballe, e njejta gje. Ku te votoj une tani ? Gjysme vote tek A dhe gjysme vote tek B ? Apo te votoj C qe ketu ishin ca kunguj qe s'i njihja fare, ngaqe kishin ardhur direkt nga stacioni i taksive (punonin taksiste) ? Apo dhe D qe keta, me te zgjuar, kishin gjetur ca emra evropianesh : Skerdilajd O'Brien Rrushko, Atalanta Sampo Doria, Brixhilda Leoncio Ferra, e nja dy te tjere keshtu. 

Si perfundim, une do te shkoj te votoj. Kam besim se emri fitues i votes sime do te me shpallet ne enderr, nje nate perpara. Me nje ze te trashe gjysme Zoti, do te me thote :

VOOOOTOOOO PEEEER MUUUUUAAAAA ! 

Nuk me thoni perse mos votimi qenka e keqja me e madhe dhe votmimi qenka e keqja me e vogel

Per menidmin tim votimi eshte nje tmer pa fund per shoqerine shqiptare ndersa mos votimi eshte nje fund i tmershem i politike se sotme shqiptare

Zgjidhni e merni

sepse o toko, nuk eshte as forme proteste, apo pastrimi sic po e le te nenkuptohet ti. Sikur ne gjithe shqiperine te votojne vetem 3 veta, fiton ai qe merr dy vota e nqs njera del e pavlefshme zgjedhjet riperseriten.

Shkoni e votoni! E di qe kemi shume arsye per t'u deshperuar, e per t'u frustruar (si eshte ne shqip kjo fjala?), po mos levizja e bythes as diten e votimit nuk eshte zgjidhje.

Fundi i fundit po s'u pelqeu asnje alternative, shkoni votoni BDI-ne se do ngreje zerin per çamet!

 me vote ne 2005 u shporr nano, i cili tani ne grahmat e fundit po perpiqet te demtoje te majten sa dhe ku te kete mundesi. me vote ne 2009 shqiptaret kane rastin te zhdukin perfundimisht nga historia e lodhshme 20 vjecare nanon dhe ti japin shkelmin pothuajse final berishes. 

pa vote, imagjinojeni vete

Ka nje kategori njerezish qe te gjitha ditet e bekuara te vitit, nuk bejne gje tjeter por ulerasin per padrejtesite qe i ben qeveria, ky apo ai person i vecante, per parregullsite dhe shkeljet e ligjeve. Bertasin ku te munden, ne kafene, ne pazar, kur shkojne per vizite tek te afermit e tyre, ne internet. Kot fare! E kane kot. Asnjeri nuk i degjon dhe ata e dine mire qe kot cirren. Dhe ja, vjen nje dite, nje dite e vetme e vitit kur ata kane te drejten legjitime te flasin dhe TU DEGJOHET zeri, kane te drejten legjitime qe te pakten te perpiqen qe ti rregullojne te gjitha padrejtesise per te cilat jane cjerrur gjithe vitin dhe c'ndodh ne kete moment? ATA ZGJEDHIN TE HESHTIN! A nuk eshte valle ky absurditeti me i madh? Thone qe nuk dine per ke te votojne. Po te shajne dhe te kritikojne dine ata? Thone qe nuk kane ke te zgjedhin. Po zgjidhni ate qe eshte me i miri ne listen e zgjedhesve. Votoni kunder atyre qe ju kane bere padrejtesite. Votoni per ate qe mendoni qe mund te sjelle ndryshim. Dhe mbi te gjitha o njerez, votoni per ate qe mbron dhe politika e te cilit perputhet sadopak me INTERESAT TUAJA PERSONALE. Apo as nje gje kaq te thjeshte nuk e dalloni dot? Mos kerkoni te gjeni midis kandidateve ate qe eshte krejtesisht i panjolle, sepse nuk do votoni per shenjtore por per njerez. Nese nuk jeni te afte te ndani te keqen me te vogel midis dy te keqiave, nese nuk jeni te afte TE FLISNI nje dite te vitit atehere kur ju degjojne, na beni nje nder dhe mbylleni gojen per pjesen tjeter te vitit kur nuk ua ve veshin me askush.

Ll, ti pergjigjesh ashtu demek sikur te kishe mentalitet amerikan... Te gjitha klasat politike ne te gjithe boten thone te njejten gje, qe DUHET te votosh.

Po permend te keqiat, nje e madhe, nje e vogel... Qe ketu ti je gabim; sepse duhet ta dije mire qe jo rralle, e mira dhe e keqja jane koncepte relative te varura nga kendveshtrimi.

Psh, nese ti do ishe me G99, dhe do ishe kandidature per parlament apo qe do te te ofroheshin shume mundesi korruptimi, do te thoshte shume para, nje e ardhme pothuajse pa asnje kokecarje financiare. Pra, do te ishte nje e mire, nese ti do te votoheshe; ndersa, per ate qe do te te votonte, per ate te panjohurin qe nuk ka asnje lidhje me ty, per ate voten anonime, do te ishte nje e keqe qe i bie mbi krye. Ti je i votuari, apo votuesi? Ti je votuesi anonim, apo votuesi qe njeh dike qe po votohet? Spektri i ngjyrave, apo dhe thjesht nuancave te grise ne kete histori eshte teper i gjere.

Tani, kete qe te thashe me siper, shikoje nga kendveshtrimi i Sales...

Nga kendveshtrimi im, ti nuk mund te jesh me gabim se aq.

Cdo njeri, cdo individ me liri dhe te drejta te garantuara duhet te gezoje te gjitha te drejtat dhe lirite qe te bojkotoje cdo lloj votimi, madje edhe ta predikoje kete qendrim.

Kur vjen puna te dy te keqiat, qe eshte rast edhe me i neveritshem sesa ai qe shpjegova me siper, nxitja apo inkurajimi i votes ne ate menyre qe ben ti, behet edhe me e neveritshme.

Drejtpersedrejti ti fton njerezit qe te votojne per te keqen. Nese do ishte politikan, keto lloj deklaratash to te ishin guri i varrit te karrieres tende, - te pakten ne nje vend demokratik, ku masat e votuesve nuk jane bageti por njerez me intelekt.

Tani, kam une nje lutje per ty.

A ka mundesi te me thuash se kush eshte ajo "e keqja me e vogel" qe ti fton njerezit qe te votojne? Do te me jepje nje aresye me teper per te mos votuar fare.

Ll,

te degjova ( lexova) ja nuk do te votoj per ata qe me kane rahur as per ata qe me kane vrare por mbeteT te votj per ata me  kane vjedhur. Mirpo e di ti se ata qe me rahen me rahen se deshin te vidhinin bile me vrane sepse vodhen. Pra fillon me vjedhjen dhe mbaron me vrasjen. Ne mes ke rahjen. Kjo pra eshte ajo qe ne e quajme e keqja me e vogel Zgjidh ata qe vjedhin por jo ata qe rahin dhe vrasin, qe neser ata perseri te rahin e te vrasin. Se ata qe vjedhin akoma nuk kane ardhur ne pushtet qe te rahin e vrasin, per te mbrojtur vjedhjen

E di ti qe nga e keqaj me e vogel behet e keqja me e madhe. Prinderit te kane mesuar se ne fillim thua nje genjeshter te vogel pastaj per ta mbuluar ate krijon nje genjeshter me te madhe dhe keshtu krijohet ne njeri quhet genjeshtar. Edhe kjo puna e politikes sone Ne fillim kane nje te keqe te vogel vjedhjen pastaj kalojne ne rahje dhe me tej ne vrasje.

JO me mire asnje te keqe deri sa te vij e mira nuk zgjedh asnje te keqe. Te mos votosh nuk esht prorteste eshte thirje per ndryshim. Eshte ftese per te miret qe te vijne e ti votjme

MOS VOTONI NUMRA QE I KANE VENE GENJSHTARET RAHES VRASES, VOTONI NUMURIN "0"

mir mer mir, se e morem vesh ( ate t'bertitmen them, per TEC-in s'di gjo, por besoj se duhet t'me bohet qejfi);

tashti per qejf tone, shi ca thot whitman per ket pik:

The spotted hawk swoops by and accuses me, he complains of my gab
and my loitering.

I too am not a bit tamed, I too am untranslatable,
I sound my barbaric yawp over the roofs of the world.

ps: ene sa dite sherbim ke?  smiley  

artiani dihet nga i fryn era,shif si shprehet iher Rama afirmuar pozitiv, si te ishte rezultate mjeksore,check-up...dhe problemi a se duke qene edhe nga pyetsori qi u ba te peshku mbi kryebashkiakun nuk doli puna "afirmuar pozitiv" nuk kena pse.pse sthu votoni per te majten.shkurt e drejt. Nese a per ndryshim ket radhe voto partit e vogla...

Jam plotesisht dakort me ty Cassandraa!

Komenti me me vend ne kete teme.Mendoj se edhe toko e mori pergjigjen qe kerkonte.

toko,

me sa mbaj mend kur u shprehe per zgjedhjet amerikane the se po te ishte Clinton do te votoje per te por tani do te votoje per McCain si e keqja me e vogel.

Perse nuk e perdor kete llogjike edhe per zgjedhjet shqiptare?

Sol

Krahason Ramen me Klinton dhe Saliun me MCain?????? Llogjika perdoret kur ka te njetat krahasime.

Ndersa midis Klinton Obames dhe MCanit ka ndryshim pikpamjes, midis Berishes se Rames ka ndryshim midis krimineleve. Njeri kriminel hajdut tjetri vetem hajdut se nuk i eshte dhene akoma mundesia te bej krime. Ne kete rast nuk votoj per asnjerin. Sepse ndersa njeri me ka rahur e vrare tjeri do te me rahe e vrase po njesoj.

Ashtu eshte toko,50/50 ke te drejte.

Por mos u anko pastaj perse nuk te degjohet zeri.

Po cfare eshte programi i partise me te madhe,partise se bojkotit?Nga shoh nga komentet e tokos eshte te mos marrim pjese ne votime sepse njollosim ndergjegjen.Sa egoiste kjo thirrje!Jane gati qe te shikojne cdo gje te shkoje keq ne Shqiperi vetem qe te thone :une nuk votova jam i lare!Sic thoshin disa demokrate ne SHBA:une nuk votova per Bushin,nuk jam fajtor!

Jo ore vellezer jo!

E keni gabim!Votoni per ate qe eshte me afer interesave tuaja personale dhe keshtu do te ndihmoni ne evolucionin e politikesh shqiptare.

Ose ngrehuni dhe beni nje revolucion qe te shporrni kete klase politike!

Por jam i bindur qe per partine e bojkotit apo ndergjegjpasterve do te gjendet nje shkak qe te mos marrin pjese perseri nese asnjeren nga alternativat e mesiperme.Kata njerez jane si ata qe flasin 24/7 dhe kur vjen puna te veprojne Heshtin apo justifikohen dhe me pas ankohen se nuk i degjoi njeri,se psuhtetin e kane maskarenjte etj etj.Vazhdoni bojkotues vazhdoni,flini me ndergjegje te paster se keshtu ndryshohen gjerat!Hajde mendje hajde!

Votoni per ate qe eshte me afer interesave tuaja personale

Ketu qendron problemi se te tere jane shume larg interesit tim personal Pasi interesi im personal eshte te mos me vjedhin te mos me rahin e te mos vrasin. Interesi im personal nuk eshte qe une te behem  hajdut, as dembel as injorant. Te votosh sot eshte sikur te votosh per hajdutet per rrugacet per vrasesit, sikur te votosh pro dembelizmit dhe injorances.

 Kjo ka te bej verte me ndergjen time dhe kjo eshte egoiste Por valle nuk eshte egoiste te votosh per ate qe eshte me afer interesit tend personal? Ka njerez psh qe interesi personal eshte vjedhja, ka te tjere qe kerkojne dembelizmin, ka te tjere qe ndjehen mire midis injorances. Per ta eshte kjo fushate zgjedheje. Per te tjeret ( uroj te jene shumica) ata nuk kane keto  interesa personale, dhe kjo eshte arsyja qe shume kane ikur ne mergim se nuk duan te jetojne si hajdute, si dembele apo midis injorances, dhe kjo duhet te jete arsyeja qe shume nuk duhet te votojne. Ti thone JO ofertave te politikane per jetuar ne dembelizem, si hajdute midis injorances. Dhe me mosvotimin e tyre ti kerojne atyre qe duan  te meren me politke te kthehen e te konkurojne kunder hajduteve demehbleve dhe injornateve

Lexoja sot NY times kishte nje artikull per votimet ne Shqiperi. Me beri pershtypje fakti qe PS dhe PD  kryetaret e ketyre partive jane gladiatoret e vetem qe ndeshen ne fushen e politkes shqiptare per mese 20 vjet. E dini perse? Sepse ne dalim ne votime. E dini perse edhe ndoje shprese si dalja kete vit e brezit te ri ne politike vyshket? Sepse ne nuk u leme fushe veprimi. Ne ju themi votini ose Ramen ose Berishen,dhe ata ose largohen ose bashkohen me turmen e krimineleve e te hajduteve .

 E perseris votimi per numurin "0" eshte ftese per te rinjte te hyjne ne politike pa dashur te bejne alenca e te ndoten ne llumin e sotem te politkes

ore toko, voto te vegjlit thuj mer plako, voto ata qe nuk kane liidhje me te medhenjte. Jo voto 0? C'eshte kjo?

Po ta perseris. Edhe sikur te dalin vetem 3 shqiptare per te votuar (ne cdo qarke e kam fjalen), ajo parti qe merr dy merr shumicen e deputeteve. Nuk funksionon abstenimi ne vende ku shefat e kane cipen shume te holle. Ti mendon se do reflektojne keta tanet e do alarmohen po nuk doli poplli me votu?

 

ose ne vend qe te mos votoni asnjerin, votoni per te gjithe. pse jo e burre, ata jane te gjithe te mire.. njrei me i mire se tjetri! ata "kullojne miresi", vetem shihi ne foto.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).