Rritet nr i bizneseve ne Shqiperi +19884 gjate 2008

(ANSAmed) - TIRANA, 10 Qershor- Deshira per te krijuar sipermarrje ekonomike rritet ne Shqiperi. Sipas shifrave te fundit te INSTAT-it, te bazuara mbi Regjistrin e Bizneseve, rezulton se deri ne fund te vitit 2008 ne Shqiperi ka 107,342 biznese te regjistruara, dhe 19,884 prej tyre jane te sapo-krijuara. Rrethi i Shkodres dhe i Lezhes ka shenuar perqindjen me te madhe te rritjes te nr te bizenseve respektivisht 31.1% dhe 27.2%. Analizat e INSTAT-it tregojne se nr me i madh i bizneseve aktive eshte i perqendruar ne rrethet e Tiranes dhe Durresit (rreth 50%) Bizeneset e vogla, te perkufizuar si ato biznese qe punesojne deri 4 vete, perbejne 93% te sipermarrjeve ekzistuese ne territorin e Shqiperise. Bizneset e medha perbejne vetem 1.1% te totalit, ama ato punesojne 37% te forces punetore. Sektori i "sherbimeve" perfshin 84.5% te totalit te bizneseve, prej te cilave 57% veprojne ne sektorin e tregtise.

3 Komente

Qafir kam pershtypjen se duhet te jene sipermarrje te "formalizuara", jo te sapokrijuara.

...do ishte interesante te dihej sa biznese jane mbyllur gajt te njejtit vit

83% ne sektorin e 'sherbimeve'? Kjo ne nje vend qe kur zgjohem i pas-dehur ne mengjes e du nji vez te zier me japin menyne e me thone "ska veze".

Nesje, mbetet shqetesues mbizoterimi i sektorit te 'sherbimit' ne sipermarrjet private

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).