Policia bullgare arreston ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku

Policia bullgare ka arrestuar ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku me një fletë arresti të Interpolit, lëshuar nga Serbia nën akuza për krime lufte. Kosova e ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës. Beogradi e akuzon zotin Çeku për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zoti Çeku është arrestuar disa herë më parë me fletë arresti të lëshuara nga Serbia, por është liruar të gjitha herët. (Gazeta Shekulli, nga VOA)

3 Komente

Mbasi te lirohet Ceku,gje qe me siguri do te ndodh,Bullgaria ose ata qe urdheruan arrestimin e Cekut duhet te japin llogari,sepse me sa kam degjuar Ceku kishte shkuar ne Bullgari me ftese.

Nuk e  kuptoj kete veprim te Bullgarise,me duket pak absurd,por mesa duket nuk kemi te bejme me nje lapsus,pasi qe eshte shtyre masa e arrestit.

Se cfar perfitimi mund te pretendoje Bullgaria me kete nuk e kuptoj,megjithate duket si nje loje politike,qe ndoshta eshte me e madhe se vendimet lokale te Bullgarise.

Ngjarje shume interesante,presim te shohim cfare  reagimesh do te kete ne  Prishtin dhe Tirane,biles dhe ne Zagreb.

pse eshte edhe shtetas Kroat Çeku?

Ka qene nje nga gjeneralet kryesore te luftes per pavaresi te Kroacise.I ka thyer Serbet ne cdo perballje qe ka pasur me ta.Ndoshta me i sukseshmi i te gjith luftes dhe opeacionit "STORM".

Automatikisht nenshtetesia e tij kaloi nga Jugosllave ne Kroate,nuk kishte si te ishte me Jugosllav (Jugosllavi do te thoshte Serbi-Malizi),dhe me duket eshte i martuar me nje Kroate.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).