Mish-mash elektoral...

....vazhdoj te pyes veten se ç'lidhje kishin njemije e nje te zezat e Rames me foton ku ai eshte duke ngrene (paqesisht) makarona.......

 

Ne nje spot televiz te Partise Demokratike thuhej; votoni per ne, se Edi Rama eshte keshtu e ashtu... dhe me pas rreshtoheshin plot pathos, njemije e nje te zeza qe kishte bere Rama, siç presupozohej sipas tyre ...

Perveç faktit qe m'u duk e panatyrshme qe ne nje spot televiziv, te kufizuar ne minutazh, konceptuesit e reklames,  ne vend qe te merreshin me publicitetin e arritjeve te qeverise se tyre, ia kishin ngene te merreshin me Raman, me beri pershtypje edhe dicka tjeter...

Spoti shoqerohej  me nje foto te Rames ndersa hante makarona...!!!

U perpoqa te gjeja lidhjen midis fjaleve qe thuheshin per te, dhe fotos ne fjale, por nuk e gjeta...

Ne ate foto Rama hante makarona ne menyren me te paqte ne bote.Te gjithe ashtu i hame makaronat, apo vetem me duket ashtu ?!!

Jam pakez konfuze se çfar donin te thoshin me ate foto konceptuesit e reklames... ?

1- Votoni per ne se ne nuk i hame makaronat ?

2 - Votoni per ne se ne i hame ndryshe makaronat ?

3- Votoni per ne se do t'iu vendosim te gjitheve nen diete... ?

Perveç faktit qe spoti me ngjan si nje anti-reklame makaronash, (ne fakt po te kisha ndonje biznes makaronash do t'i hidhja ne gjyq konceptuesit e reklames), une vazhdoj te pyes veten se ç'lidhje kishin njemije e nje te zezat e Rames me foton ku ai eshte duke ngrene (paqesisht) makarona...

52 Komente

Duke llogaritur ,qe ne kohen kur na pushtoi  Italia pas 39 , ideologet e Fashizmit e paraqiten si " nje pjat pilaf" e " top hallve" Saliut dhe shpures i ka mbet merak se mos sot shqiptaret genjehen nga makaronat qe po ha EDI dhe i marrin voten smiley.  Me podhime brumi PD-ja trajton popllin e vet elektoralist smiley ...i lumi une per kete dite qe spotet e PD-se tallen me makaronat e EDIT dhe do na i riktheje " topin e hallves" 

votoni per ne !

ne hame makarona me mish, ky ha makarona thate

Eshte nje foto qe tregon se si e ka gjetur Nano  Ramen para se ta bente njeri.

Amon mer o Soli, si nuk hoqet dore nga keto budallalleqe. Akoma me gomarlleqet e tipit "kishte thonjte paprere, hante makarona, i preva bileten, doli pa breke ke plazhi nudo" etj. Cfare kuptimi kane gjithe keto??? Ne fund te fundit nje njeri thonjpaprere qe ha makarona si i zijosur se ka uri, duhet admiruar qe ka arritur te shkoje aq lart ne karriere apo jo duke ardhur nga hici!!! Te pakten keshtu funksionon ne perendim, po ndoshta as ti vete nuk di ku je. Eshte njesoj si te thuash berisha nuk ja vlen se i ka dhembet te shpifur dhe ecen i kerrusur ose Obama nuk ja vlen se eshte i zi. Aman mer se na hapet barkun, bathe bathe po nje kokerr. Pffff.

Tren, mos na e perzje Et me keto pune... smiley

 ka mundesi...se te tjeret i beri njerez PPSH...

Me fal solidarnos, por edhe une ashtu i ha makaronat, dmth i mbledh ne luge pastaj hap gojen...  sipas teje une nuk jam njeri ??

Jo, e dashur, nuk hahen makaronat ashtu... aq me pak me luge, c'eshte kjo e padegjuar?! Ja si eshte arti i te ngrenit te makaronave: Me pirun merren disa fije nga grumbulli i madh i tyre, ngrihet piruni ne lartesine e syve, ( jooo, mos ia vertit surratit atij tjetrit qe ke perballe), sa te shkeputen plotesisht fijet e spagetit, pastaj, ne ane te pjates bej ca pirueta me pirun derisa te mblidhen te gjitha. Ne fund, hap gojen paksa lehtazi, ( mos e shyqej gojen, te thashe! ) dhe me mjaft delikatese, fijet e mbeshtjella me kujdes, futi ne goje, pa harruar piceten per te fshire cepat e buzeve me shume hijeshi...

Dhe mesuesi thote me vete  "Po ku dini te hani makarona ju, more, fshatare!. Makaronat vetem ne Itali dine t'i hane!"

smiley

 

ne ane te pjates bej ca pirueta me pirun derisa te mblidhen te gjitha

 

hahahahahahahahaha

ana je e madhe

Pasi nuk u ngop me makarona dhe leke te mista nga mafia e ndertimit edi do te shuaje etjen duke pire gjakun e shqiptarve

 

Ed vampiri

 

hahahahah

Edhe une e kam vrare mendjen per ta gjetur nje arsye se c'lidhje ka Edi duke ngrene makarona, apo Edi ne plazh nudistesh, me spo(r)tin e PD-se... Madje, sic e kam kuptuar une, ajo eshte nje reklame teper e mire per Edin, sepse ai ka bere zgjedhjet e veta ne jete, qe e kane fundosur ne ca caste, por ama, ka pasur kurajon dhe guximin, te ngrihet serish me kembe... dhe nese ka arritur ta shfrytezoje rastin "qe u be njeri", sic thote zoteria me lart, bravo i qofte... njeri me vullnet te hekurt!

p.s. Sa per kujtese: Emisionin Zone e Ndaluar nga Andi Bushati, per te cilin ai u largua nga Klani, e keni te merkuren, ora 21:00 - Portreti i paautorizuar i Edi Rames, tek Vizion Plus.

kryenece, meqe je ne memedhe, beji nje ze enkes, i thuaj te lere aparatin menjane per ca kohe, t'i futet kusive e garuzhdeve e te na gatuj ndonje pjate makarona per kokrren e qejfit.  E pastaj aty llafosemi si hahen makaronat, me luge, pa luge, me kima a pa kima ... do ishte 1000 here me e hajrit se keto idiotlleqet qe po lexojme e po degjojme (apo po shikoni ju andej) keto kohe te fundit.  

o monde, po shihi sa te kompleksuar jane, (si nuset qemoti... nusja nuk duhej te fuste gje ne goje se te ngrenit diten e dasmes qe turp i madh....) rrezik keta i hane nje hapje goje - nje fije... smiley

Po si nuk u lartesuan njecike ne sulme keta te djathtet moj aman...

PD-ja ka nevoje urgjente per nje drejtor imazhi dhe mundesisht psikolog smiley

C'te qemotit moj moter lol.  Isha ne nje dasem shqiptare para nje viti e ca ketu ne US, nusja nuseronte m'kembe, dhendrri hante per shtate pale qejfe ... m'u perzie ... smiley

Them shqiptare, se shqiptare ishte, packa se ishin vellezerit tane me ne veri.  Gjithesesi ...

hahahahaha

elton, ajo qe mua me duket me shume per te ardhur keq, eshte fakti i konceptimit... Qe aty, tek konceptimi, shihen qarte ngarkesat emocionale, dhe PARAGJYKIMET qe kane keta zoterinj mbi njerezit qe kane ardhur nga hiçi.

Nese ne perendim ky fakt merret si vlere, ne Shqiperi ndodh e kunderta...

 

sa gjera ka ne shqiperi per te na ardhur keq moj vajze, ma mberritur deri ketu

pastaj disa jane mesuar me oriz kine, jo me makarona italie

emo, te marte e mira smiley. E mori veten m'qafe dhe kjo.  As per community organizer s'kane per ta lene smiley.

Meqe ra fjala te makaronat dhe makaronaxhinjte, u skualifikuan nga Confederatian Cup.  Oleee smiley.

Mire Edi ha makarona n'qef t'vet,po ai qe e shkrepi ,pse?C'e vecante e impresionoi 

Ana H, me duket se je gabim, nuk behen pirueta ne ane te pjates por ne lugen qe te kane sjelle bashke me pirunin per te ngrene makaronat. Beji pirueta sa te duash ti, po t'i kene hedhur gjalpe a vaj kur i ziejne makaronat, ato behen shume te yndyrshme dhe s'ka piruete t'i mbaje ne pirun (per te mos permendur faktin, qe pas 10-15 piruetash, sapo e hap gojen ato leshohen njera pas tjetres kur sapo ke futur nje pjese te pirunit ne goje, lol)

Edhe une ashtu i ha makaronat (sidomos kur po vdes per te ngrene dhe jam ne shtepi e s'me sheh askush). Por edhe ne restorant te rralle jane ata qe mund te hane spageti pa u bere pak pis here pas here.

Po ai spoti eshte vertet nje kunder-spot, sapo e shoh mendoj te vete ne Shqiperi e te votoj per Edi Ramen.

C'na duhet (gjurmet) enka kur kemi ujkun smiley

Te pangrene nuk do te mbetemi, (ne mos njera, tjetri, moj, makarona do na beje). smiley

Do me thon qi shifni si ha,osht i uritun i kuqi.smiley

hahahah ujk

une betejen me te madhe, kur shkoj ne restorant, e kam me ullinjte... smiley si tha xhuli ate pretty woman kur i rreshkisnin kerminjte nga kapesja :bastarde te vegjel rreshkites ( apo dicka e tille smiley )

 

Tekstualisht: ooops, slippery little suckers smiley

Hihihihi, kryenece, me kujtove heren e pare qe pashe "Pretty Woman."  Ne shtepi, me prinderit, per nja ca skena u desh me shku ne aneks, per te lare te njejten gote smiley

Te nesermen ne klase: e pate filmin?  E pame, great movie etj.  Po ate te pianos?  Te gjitha gocat e perfshira ne muhabet kishin qene ne aneks smiley.  Cunat, naaaa, syckat filxhan smiley.

Puna e makaronave nuk eshte gje fare.. Ka edhe me keqe ..

Rames i thone "budalla" dhe "debil" sepse eshte i gjate!!!!!!!!!

Meqe kishte shume dashnore i thoshnin "i degjeneruar".. Doli lakuriq ne plazh nudistesh i thon "gay" (apo me keqe akoma duke perdorur fjalorin me te ndyre te shqipes)..  Apo me skandal akoma kur ne media dikush bertiste ruani femijet nga Rama se ka dale lakuriq ne foto!!!!

Megjithate me vjen mire qe ne Shqiperi keto paragjykime nuk merren parasysh nga populli dhe tregohet qarte qe kundrejt perceptimit qe bota e huaj ka ndaj Shqiptareve, ne te vertet jane shume here me te emancipuar dhe mendjehapur se vete perendimoret.

5*

- per mendimin tim rames i thone "budalla" dhe "debil" sepse eshte budalla dhe debil, e jo se eshte i gjate

- i thone "i degjeneruar" se kishte shume darshnore e tani ka vetem dashnor

- i thone "gay"  jo se doli lakuriq, por se merret me G69

hahahaha

keto nuk jane paragjykime te popullit, jane qyfyre me kalu kohen, i plasi popullit per ramen, populli ka halet e veta politika te vetat, kur nuk pyet politika per popullin, pse te pyese populli per politiken?

kur politika tallet me popullin, pse te mos tallet populli me pilitiken?

 

gjithsesi tani kuptoj aty ngjyrat e ylberit nga i ka gjetur ps-ja

mire vlla mire.. ashtu eshte!

gjithsesi tani kuptoj aty ngjyrat e ylberit nga i ka gjetur ps-ja - It takes one to know one!

Mire Edi ha makarona n'qef t'vet,po ai qe e shkrepi ,pse?C'e vecante e impresionoi 

Hahahaha!

Edhe imagjino qe atehere nuk kishte kamera dixhitale! Nje e shkrepme ishte nje e shkrepme e harxhume! smiley

P.S.

Une mezi po pres kur ti dali Bamiri kundra ketyre shakllabaneve!

Se pse me thote nje mendje qe do e kete ajo Gjozefina ndonje videokasete te Bamirit ne dush duke kendu pozdravin me gishta ne vesh! smiley

 

ME makarona apo me lazanja, ai prap psikopat ngelet

Mandi, paskeni bere kthese?

E di ti mand c'do te thote psikopat???

Eshte semundje mendore qe po ti bihesh holle nje perqindje shume e larte e shqiptareve e vuajne.Nuk ka asgje per te qeshur ketu dhe me keqe ta perdoresh si fyherje per dike.Eshte njesoj si te perdoresh faktin qe dikush vuan nga zemra, kanceri apo HIV si mjet ofendues ndaj tij apo te shihet si individ qe nuk pranohet ne shoqeri. Pikerisht per te sjelle ne dukje kete injorance qe mbizotron tek nje force politike  eshte sjelle ky shkrim ketu..

Por ti s'po e kupton ende.

 

 

Liqeno-mandi s`e kupton fjalen psikopat,dhe prape mendon se nuk duhet te votoje per ramen.

Po ti qe e kupton dhe vazhdon te besh propagande per ate person te c`ekuilibruar psiqikisht?Pikerisht ty nuk te kuptoj?

Apo je i mendimit t`ja japim voten per sevap,se keshtu edhe mund te sherohet,nje lloj terapie mund te themi?po qe keshtu dakort,bashkohem me kauzen.

Prape edhe ketu lindin probleme,keq muhabeti,une preferoj te votoje per 1komshien tim,qe aktualisht ndodhet ne psikiatrine e vlores i shkreti personalitet i shumefishte kjo ishte diagnoza.

ps:ah se desh harrova!po ce do voten rama mor vlla!ai thote qe s`eshte politikan ci hyn ne pune vota ime atehere,une du me votu per 1 politikan te vertete, thuaj rames qe ka ngaterruar zanat, jo ti personalisht,po ndonji nga adminat ti thoje Blendit qe ti thoje burrit xhemiles,me i thene rames se gjendet ne vendin e gabuar.

nihilist, si nje anetare se ciles i  kane pelqyer gjithmone  postimet e tua dhe si hapese e temes, thjesht doja te te thoja :"me terezi"... smiley

ti ke bindjet e tua... dhe une i respektoj, por te lutem ketu tek kjo teme, pa fyerje e sharje... nuk ia vlen te fyhemi e te grihemi... jo per gje po nuk kemi nevoje.... se kemi mjaftueshem debatet televizive per kete pike smiley

mire dhe ti vllai tjeter.. mire e ke!

Po ti qe e kupton dhe vazhdon te besh propagande per ate person te c`ekuilibruar psiqikisht?Pikerisht ty nuk te kuptoj?

Ti vete e di se c'do te thote propagande? Te te ndihmoj pak une?

Propaganda eshte nje menyr e qellishme dhe sistematike per te manipuluar opinionin individual dhe publik ne favor te nje organizate apo ideje. Term i cili lindi ne luften e dyte botrore nga nazistet.

Nese vertet dikush do te bente propagande per Ramen, do te ishte menyra me e mire per te sulmuar ate vete.

Mua me vjen mire qe ti nuk me kupton..E kunderta do te ishte problematike!

desp,

shyqyr qe u mblodhem thuaj smiley

Ka shku puna keq mer lal. S'tallem. Sdi ca te beje robi. Bombardim nga te gjitha anet. Partite hedhin idiote ne çdo cep rruge e ne çdo tv gazete per te thithur vota.

 

Eshte nje gjysem barcalete shume e trishte, si per Shqiperine.

 

Pyet gazetari - Partia nuk e perfaqson me elektoratin. Si t'ja bejme hallit?

Pergjigjet Partia  - Epo atehere duhet nderruar elektorati!

 

Ka shku keq.

epo pikerisht... kjo teme sherben  per t'u c'dramatizuar paksa smiley qellimi im, ky ishte... te qeshnim ne pamundesi per te qare smiley

Po ça te qeshesh moj moter? Me ke te qeshesh! Me kete qe ha makarona a me ate qe ha kilometra rruge e na hane te ardhem tone. 

Fotoja eshte marre ne nje qender azilantesh ne France me sa di une, po ç`lidhje ka kjo me fushaten hmmm...

 

Maccarone m'hai provocato e io ti distruggo adesso, io me te magno! Questo o damo ar gatto! Questo ar sorcio, co questo ce ammazzamo e cimici.

Me thene te drejten sme ka pelqyer spoti PD-se ku Edi duket si barbon rrugesh duke henger makarona me shije.Kjo i jep sinjalin varfanjakeve ne Shqiperi qe "Ej une Edi Rama kam qene i varfer si ju dikur,i njoh hallet tuaja". Ai eshte njeri i deshtuar ne te gjitha fushat e jetes por nuk duhet harruar qe ka 8 vjet qe eshte nje nga pasaniket me te medhenj te Shqiperise dhe tani eshte kryetari i partise opozitare me te madhe ne vend e kjo i kompeson te gjitha mungesat e tij psiko-sociale. Edi Rama i sotshem nuk ka asnje lidhje me ate te djeshmin. Dje hante makarona ne nje vrime te Parisit kurse tani mund te bleje cerekun e Parisit pra spoti PD-se ne kete rast eshte i deshtuar.

Shihet fare hapur se peshkupauje eshte bere nje fije e zgjatur e ps dhe g99.  Cdo shkrim i vene ketu eshte plotesisht shkrim ne favor te majtisteve. Nese vazhdon ne kete menyre, peshkupauje do te thahet fare dhe do te mbetet si nje forum i partise se Skender Gjinushit. Po te krahasohen spotet, shihet mjaft mire se PS i ka spotet shume me negative sesa PD. Nuk po e them kete ngase jam me PD por kjo mund te shihet fare qarte. PS shkon aq larg sa qe ne spotet e veta e permend edhe fatkeqesine e Gerdecit, dmth keqperdor fatkeqesite e njerezve.
  Shpresoj qe moderatoret e peshkutpauje te mos e marrin kete kritike time si nje gje te keqe por ta marrin si nje kritike konstruktive dhe se shpresoj qe ne te ardhmen te jene me te balancuar.

Krahasoni spotet zgjedhore pa ndjenja partiake dhe mund ta shihni fare lehte se spotet e PS jane plote me urrejtje.

Ti realist qenke vertet realist lol smiley

Une ju bej thirje te votoni nr. 10 partine demokratike per disa arsye si me poshte:

1. Ta bejme Shqiperine si Gerdeci

2. Ta shkaterojme Shqiperine si dhendri i Berishes Jalen e bukur.

3. Ta mbrojme interesin kombetar duke ftuar Damir Fazlicin ne Keshillin e Sigurise kombetare.

4. Te rrisim ekonomine duke futur kapitalin Serb ne qarkullim.

5. Ti japim amerikaneve arme kineze ne vend te atyre te prodhuar vete.

6. Qe ta bejme kulturen dhe muziken shqiptare ashtu si e meriton nje plagjature te tipit Elita 5, Cilijeta, Stine (keta ma shpifin fare meqe ra fjala)

7. Votoni qe ta kemi Salen deri ne 2021 ne pushtet dhe jarabin o zot ta ke mi sa malet.

8.Qe ta bashkojme Shqiperine si Kina komuniste ( ku vetem 2 parti kane bere arritjet me te medha historike per popullin e tyre , Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Komuniste e Kines.

9.Votoni qe Argita ti beje dhe nja 100 milion euro duke punuar ndershmerisht.

dhe 10 Qe Shkelzeni te na bej te gjithe ligjet e ministrise se mbrojtjes dhe te formoje grupimin "Ministra cerra raportoni urgjent"

 

Zoti e ruajt Shqiperine....

Tani diteve te fundit per te vertetuar pafytyresine dhe idiotizmin e vertete,  PS e ka hedhur nje spot zgjedhor direkt me viktimat e Gerdecit dhe ka manipuluar deri ne maksimum.  Ketu shihet fare qarte dhe fare lehte se Edvin Rama dhe klika e tij cinike dhe idiotike nuk di te respektoje viktimat por i keqperdor dhe i shfrytezon ato pa kurfar dhembshurie.

Gjithashtu, Edvin Rama e hedh edhe nje spot zgjedhor ku e demton direkt LSI-ne ku del nje burre dhe thote se nuk do te votoje me per LSI por per PS.

keto dy raste flasin se Edvin Rama dhe klika e tij jane ata qe perdorin gjera negative deri ne maksimum.

Gerdeci eshte bumerangu qe do ti ha koken ps-se

Vertet per te ardhur keq deri ku ka arritur zhgryerja juaj morale.

Per ju te respektosh viktimat do te thote te mbash ne pushtet vrasesit...

Sa per te ardhur keq, dhe une me kete e mbyll nuk mund te duroj nje degradim te tille moral te sorrollopit tuaj.

Turp, por une shpresoj ne zot, dhe aty do lahen te gjitha.

Nuk uroj qe ajo qe u ndodhi atyre te shkreteve ne Gerdec tu ndodhi edhe ju, por me duhet ta pranoj qe per ta  marr vesh se si ndjehen ata ju duhet ta provoni vete.... Uroj qe jo.

 

Ju ka lare trurin Sala, sa turp ...

haha ca specie interesante, nca deti te peshkun ty re? je qe je ktu, si osh puna me edin kto kater ditet e funit lale se ka qen gjithe kohes lluce. adite ne tiron per ate festen e muzikes ishte tu udhtu ne sken. biles aty ke sajti i topit keni dhe dy videot e funit, per konstatim direkt. po mbo pershtypje si e japin kanalet pa e vra trunin fare! apo thuj elektorati i vet (50vjec+) nuk e kupto qe osht lluc, i duket 'artistik'..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).