Ca tregti jane me te lira se te tjerat

Agroindustria amerikane ka lidhje te forta, nderkohe qe Kina integrohet perhere e me teper ne strukturat nderkombetare dhe 'mbron ambjentin':

SHBA-ja dhe BE-ja kane nisur nje proces ankimimi kunder Kines ne Organizaten Boterore te Tregtise, ku e akuzojne qeverine kineze per pengim te tregetise se lire. Akuzuesit pretendojne se Kina po kufizon eksportet e lendeve te para dhe sidomos te xeheroreve te hekurit, boksiteve dhe magnezit, lende te nevojshme keto per industrite e tyre te celikut, aluminit dhe industrise kimike. Nga ana e saj, Kina argumenton se po mbron ambjentin dhe burimet e saj natyrore. Si nje tjeter kunderpergjigje, qeveria kineze ka nisur nje proces te sajin ankimues prane OBT-se per ndalimin qe i eshte bere importit te pulave kineze ne SHBA. Kjo mase lidhet me gripin e shpendeve te vitit 2004.

http://news.bbc.co.uk/2/hi/business/8116085.stm

 

 

6 Komente

"Tregtia e lire" s'mund te jete dogme, eshte thjesht nje mjet smiley

 nje raprezalie e tepruar do ishte taksimi i importeve kineze qe konsumohen ne restorant-bufete kerpudha kineze; e paimagjinushme nje amerike pa restorant-bufe kineze smiley Mos o zot!

 

ato zaten kontrabande futen mos ia ki gajlen se s'ben vaki ndryshe 4 dollare kilja e karkalecit.

do ta kerkosh ushqimin kinez gjeneral po s'ke per ta gjetur smiley (vuajtje ketej per pak pan fried noddles)

trop, 

me vjen keq te te them po kilja karkalecit te merkatat e peshkut ka ra akoma me tej; tani e gjen te 2 dollar kilja smiley 

Ca me tej, perball kinemase qe sja mbaj mend, ish pallatit te pjonierve, ka nje restorant kinez. gatujne lezecem. dhe relativisht lir..

mos mer! qenkan godit keq mallrat e luksit smiley. ai restoranti qe thua eshte i mire ne fakt, edhe i lire, por te gjitha kinezerite e tiranes nuk e kane ate zhenesekuane e pisllikut kinezo-amerikan, nuk kane crab rangoons (as spare ribs), dhe jane gjithe kohes bosh - trishtim, te vjen te porosisesh sa me shume per te ndihmuar lokalin.

 Nderlidhja e ekonomive, te çon sa aq ne bashkpunim , po aq dhe ne ndervarje. Dhe ne kete ndervarje, do te kete gjithnje e me teper ankesa, siç dhe ka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).