Aktivistë të Vetëvendosjes hedhin pleh para MAPL-së

Ministri i pushtetit lokal Sadri Ferati është akuzuar sot nga aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”, duke e fajësuar atë për procesin e decentralizimit. Rreth 50 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, me një aksion simbolik kundërshtuan edhe një herë sot decentralizimin në Kosovë, duke hedhur pleh para objektit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Aktivistët thanë së në vend që të shtrihet sovraniteti në veriun e Kosovës, nëpërmjet decentralizimit gjendja e veriut po riprodhohet edhe në Anamoravë. Sipas tyre decentralizimi është projekt i Serbisë për ta kanonizuar Kosovën. Në fjalimet e tyre kritika më të ashpra kanë dhënë në adresë të ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati. Ata po ashtu ju kanë bërë thirrje disa qytetarëve në komunën Vitisë, të cilët do të punësohen në projektin për decentralizim, që të mos i pranojnë ato vende të punës.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).