7 llojet e klientëve të një librarie

Në një dyqan librash hyjnë lloj-lloj njerëzish, dhe dikush ka menduar t'i kategorizojë.

Disa nga kategoritë më të spikatura: 

  • Kullotësit: nuk kane nevojë për një libër, në fakt as nuk kërkojnë një të tillë, por hyjnë në librari thjesht për të kullotur ambientin, prekur tavolinat dhe vëzhguar librat në paraqitjet promocionale. Janë gati t'i hedhin sytë ndaj çdo gjëje që ka formën si tip libri.
  • Shfletuesit: s'duhen ngatërruar me kullotësit, shfletuesit kanë një interes, apo qëllim. Ata kanë nevojë për një libër kopshtarie, por jo për atë libër kopshtarie. Mjafton t'iu japësh udhëzime për të vajtur në seksionin e duhur, dhe ata e gjejnë vetë se ç'po kërkojnë.
  • Kampistët: trokisin në derën e librarisë që para orëve të hapjes, dhe ikin të fundit. Ankohen se libraria nuk ka aq karrige sa duhet, apo aq tavolina. Disa nga subllojet e këtij lloji janë kampistët urbanë (ose ata pa shtëpi), nomadët e moshës së internetit (kam laptop, do udhëtoj) dhe studentët (për të cilët libraria është me sa duket bibliotek&eumlsmiley.
  • Të pavarurit: s'kanë nevojë për ndihmë nga qënie njerëzore të tjera. Iu duhet thjesht një kompiuter që iu tregon me detaj hartën e dyqanit dhe numrin dhe shkronjën e rreshtit ku mund të gjejnë librin e duhur.
  • Llupësit e kohës: "Më duhet një libër për një fëmijë që është 8 vjeç, por që lexon mirë, sikur të ishte në klasë të gjashtë. Më duhet gjithashtu dhe një libër si dhuratë për trajnerin e tenisit të kushurirës, megjithëse jam e sigurtë që ai s'para lexon shumë libra."

Shumica e grupeve janë në fakt të përshtatshme për libraritë e mëdha të Amerikës së Veriut.

96 Komente

Une hyj te shfletuesit. Rralle kam bere edhe kampistin.

kategria 00 :
Te terhequrit prej veshi - keta shkojne ne librari vetem kur ka nje force me e madhe qe i shtyne dhe deytron te fusin kembet ne nje librari dhe te blejne nje liber.

Mungon kategoria " Me duhet nje liber, folen mbreme ne televizor per te po se mbaj mend si e kishte titullin e se mbaj mend si e kishte emrin shkrimtari e ne fakt se mbaj mend as per çfare fliste. Ku mund t'a gjej?"

smiley desaparacidos ajo eshte motra ime! Ne fakt thjesht shpenzon pak kohe derisa te vete ora e takimit, megjithate e pergezoj te pakten qe hyn ne librari dhe jo ne dyqan kepucesh...

Po dy kategorite e tjera cilat jane?

Mungon kategoria e te zhgenjyerve: Libri qe duan ende nuk ka mberritur ne librarine e vendit ku jetojne, dhe ata hyjne ne internet ta porosin e blejne nga amazon. Pastaj rrine gjakngrire derisa pas dy javesh vjen libri. 

Eh, sa nga statements e mia jane mbushur me transaksione te tilla. Fillon nje trilogji interesante, por libri tjeter del ne shitje ne nentor. Pse te presesh, ne amazon ai kushton vetem 18.95 USD + shipping.

Heteroglossia1, motra jote duhet pergezuar edhe qe eshte e perpikte ne takime, te pakta jane femrat qe nuk vijne me vonese, duke rreshtuar nje mije e nje justifikime.

unë vij me vonesë dhe nuk justifikohem.

përshëndetje : )

 

se harrova; vij me vonesë ngaqë ngec ke libraria para qoshes ku le takimet.

Trilogji ? Ujku i humbur, ç'mendim ke per "Millenium" ? Se ç'eshte nje Suedez qe ua thau xhepat Francezeve me ca libra tip tulle nga 800 faqe, Stig Larson e ka emrin (mos gabofsha). Nuk e kam lexuar, ndoshta kur te dal ne pension. 

Dhe tjetra, ç'ne kjo pune dy jave posta ? Banon ne Skoci, tek "maloket" ku nuk ka sherbim postar, ku pihet vetem raki dhe grate kendojne kenge ?

Ketu kemi nje zoteri, F. Naku e ka emrin, i sjell goxha shpejt.

Vertete, shtate u lajmeruan dhe pese deri tani. Mos duhet te jem ne ato te dy te fundit, deri tani nuk e gjeta veten kund. 

Seshte keq triologjia e tij, e per fat te mire, me ne fund vjen diçka serioze nga Skandinavia.

 

Tip noir-thriller-policesk.

Edhe filmi " Man who hate woman" me duket e ka titullin me pelqeu.

Hurbinek, nuk e kam fjalen per Stieg Larsson. Kam lexuar vetem librin e pare te trilogjise "The girl with the dragon tattoo". Libri i dyte "The girl who played with fire" ka dale ne shkurt, por nuk po e gjej dot ne librari. Ndoshta e kane botuar me tirazh te vogel, por dy heret e fundit qe e porosita me thane se kane nje vonese. Eh. Kohe e humbur me duket. Fillova ta lexoj librin e pare, pasi iu be nje review shume interesante, kritiket e donin shume librin, fakti qe shkrimtari vdiq e nuk e pati dot rastin ta shikonte veten shume te famshem, etj, etj, por sikur me zhgenjeu pak. Megjithate do te pres te lexoj edhe dy te tjeret.

Nga libri i dyte nuk pres shume, sepse e kam vene re qe zakonisht librat e mesit te nje trilogjie jane me te dobetit e saj (nje lloj terhiq e mos e keput deri sa te lexohet libri i trete, ku behen te qarta te gjitha temat, personazhet, etj).

Librat duan dy jave qe te vijne, sepse i porosit nga amazon usa, isha duke lexuar nja dy trilogji nga autore amerikane.  Kaq kohe do amazon te ma sjelle librin ne shtepi, postimi me i shpejte ishte i shtrenjte dhe i perdora ato dy jave per te rifreskuar edhe nje here pjesen e pare te trilogjise

Une punoj ne nje vend qe eshte dhe librari, dhe do te thoja qe ka harruar nje kategori:

Te humburit: keta futen ne librari se kujtojne se eshte kafe e sapohapur, ose se nuk po e gjejne dot zyren e KESH-it (OSSH), apo dhe farmacine qe eshte ngjitur!!!

Postimi me intrigues, ky i Vargut. Vargu, ç'eshte tjeter ajo libraria atje ? (vete e ke fajin, ke nje lidhez te vogel "dhe" qe t'i ka nxjerre te palarat ne shesh).

Dhe nese nuk e ke problem, a mund te na thuash dy fjale mbi gjendjen e librarive sot, te pakten ne Tirane ? Njefare renditje, me spikamat e seciles, do te ta dija per nder nese humb dhjete minuta ketu me mua. Falemnderit.

Kullotes dhe shfletues. Preferoj dyqanet e medha ne qender te qytetit si Fnack, ku ka edhe sektore elektronikesh, cd etj, por edhe librarive klasike nuk u them jo.

Kategoria fletrrufe smiley (njesoj si shopping, urrej te verdallosem dyqaneve, perfshi ato ku shiten librat; s'kam as kohe, as nerva per verdallojse.)  Drejt e ne dy seksionet qe "frekuentoj" ne librari.  Marr c'me duhet, nje kthese te shpejt te Starbucks per cafe latte (se vetem ajo i pihet, plus u get a discount with barns & nobles membership card smiley.)  Normalisht 30 min, max 40 min.  

PS: Opsioni nr 1 mbetet gjithesesi amazon smiley.

o c'u lodha, prit njehere per cfar flitet tek kjo tema?

@ Monda:

30 min????

you are not from this planet. you cannot be true  (that good this is)  smiley   

ps u sure u'r not making this up?  smiley  smiley  

smiley

Make this up? Why?  Bile thashe do m'gjujne me gur peshqit, no respect, not enough veneration for the temple of knowledge, aka libraria smiley

PS: Nothing good about it, creature of habit smiley.  The same sections of the library, the same shops smiley.

admine , meqe kam ca minuta pushim tani, ne vendosni ndonje gje te bukur per te lexuar te letersia... qe te bej kullotesen une sipas kategorizimeve me siper....

Et tu, Brutus? :o

PS: une per creature of habit e njoh veten, lol, po edhe per misfit fushate s'me kishte shku mendja ... smiley

He me se su be qameti!

Kur Sala i dha uje Korces, e nahija tjeter premton Suedine, ti icik perkedhele librarine.

 

PS. I dashur Admin "Pergjigju" s'puno. Ky jo muhabet fushate.

 

Une jam shfletues dhe kampist.

Kur isha ne Shqiperi,ndonjehere s'kisha cfar te beja dhe me te vertete kisha deshire te shkoja e te shfletoja disa faqe diku.Ishte me te vertete e tmerrshme,ne librari atje nuk mundesha te ulesha e te lexoja nje liber,s'kishte as karrige asgje,por ishin disa gra qe sa here shkoja te lexoja ndonje kopertine nuk me linin rehat,donin te dinin cfar libri po kerkoja dhe nqs do ta blija.

Dhe me shikonin me habi sikur te isha UFO smiley

Ne fund e kuptova se as nuk duhet te isha futur brenda tek rafti i librave,por duhet vetem te bisedoja me resepcionisten per librin qe deshiroja dhe ta paguaja aty,pa patur mundesine te shkoja dhe te shikoja c'far librash kishte dhe nqs mund te me terhiqte dicka.Kurse per tu ulur e lexuar as qe behej llaf,ata skishin as karrige.

 

Leqe pastaj donin edhe muhabet,fillonin nga pyetjet etj smiley

Sinqerisht me tremben,ia mbatha nga syt kembet une smiley

Ttmsoia, ka dhe librari ku mund te shfletosh lirisht, madje ka disa ku mund te pish ndonje caj ulur ne minder. Nje librari ka nje dhome leximi (nuk do ta quaja salle), une vete e kam perdorur dhe nuk kam paguar, por me thone qe ka nje pagese modeste per ore.

Nje dite kur kisha pak kohe kthyer ne Shqiperi nje i aferm me tha se do me conte tek X librari, "qe eshte me e madhja ne vend". Shkova me shume qejf, po siduket ngaqe jam mesuar me librarite amerikoveriore, kur hyra atje mbeta i zgenjyer. Kam pershytpjen qe librarite ne Shqiperi jane biznese te vogla, nuk i kane mundesite per salla gjigande. Nga ana tjeter interesi per librin eshte ende i pakte.

Lexova Monden me lart qe ben pazar per 30min. Edhe une, ne mall-et hyj e dal si i terrorizuar. (Po qe jane bere ca mall-e ketej mu si ata andej moj Monde?) Ama te librarite ndryshon puna - ndoshta per t'i mbush vetes mendjen qe jam njeri i librave smiley - Ka nje librari ne Harvard Square ne Boston. Eshte bookstore i shkolles, por publik. Ka tre kate, mijra metra katrore secili kat. ... Ka shume dritare, ne cdo dritare nje tavoline leximi. Dhe kur te dielen bente mot i keq, dhe NFL nuk kishte, kampoja te Coop.

Z.Salaj

Nuk shoh asgje te keqe qe te kete pagese modeste,do ta paguaja me gjith qejf ne cdo librari.Vetem ama mos tja marrin doren smiley

Por dua te shtoj se megjith eksperiencen jo aq te shkelqyer,me duhet te pranoj,se libraria kishte nje koleksion librash shume interesant,dhe te nje niveli te admirueshem per nje librari aq te vogel, (per nga permasa por jo nga vellimi).

Ne qe e vizitojme shume ralle Shqiperine do behemi nje dite si turiste atje,ku do na duhet te kerkojme me guide ne dore edhe ne vendin tone.

 

Ttmsoia, nqs te bie rasti, panairet e librit jane gjithashtu nje eksperience e kendshme smiley.  Une qellova per nje, ishte ne ambient jashte.  Kaloje nga nje tend ne tjetren dhe shitesit nuk te shqetesonin. 

Po ju qe jeni ne Shqiperi, si nuk na dhate ca lajme per librarite shqiptare, ku sillen, si vertiten, kush i mban, ca te dhena nuk do te ishin keq. Me beri pershtypje se Z. Salaj nuk e thote as emrin e librarise me te madhe, por shkruan X, a thua se nuk duhet ta marre vesh kush dhe se eshte diçka familjare, sekrete me spec. Nuk e kuptoj, nejse. S'detyroj kend te flase. As te mos flase...

Hurbinek mua me duket se po te filloj te flas per librarite e te mbush paragrafe ti kete here ne vend qe te merresh me permbajten do i hysh rregullave drejtshkrimore e do merresh me formen? Me thuaj nese e kam gabimsmiley

Sa per librarite ne tirane 2 me pelqejneshume, sepse jane me keto sallat e vogla (te vogla te vogla) ku mund te ulesh me ore e te shijosh dhe kafen/cajin, ndersa per te blere dhe shfletuar (ne kembe) ajo "e madhja" ofron me teper. E ne fund te dites, rrofte amazon! E ka lexuar njeri "Sorrows of an American" nga Siri Hustvedt?

Hubirnek, libraria ADRION tek Pallati i Kultures eshte dhe me e madhja (ne mos gabohem), por vlen ajo qe thane parashkruesit persa i perket eksperiences si klient.

Njoh dhe nje librari tjeter qe tani nuk po me kujtohet emri dhe gjendet afer drejtorise se policise deh ekspozites Shqipera Sot. Eshte ne formene e nje bari me librari bashkangjitur dhe me lidhje internet.

Duket se ne Shqiperi nuk ka shume interes per "gjera te shkruara". Televizioni, politika dhe kafet i kenaqin me se miri te gjitha nevojat e kohes se lire.

"Kalit te falur, nuk i shihen dhembet".

Mik, edhe sikur te doja t'iu hyja gabimeve, nuk mundem. Gjendem, prej muajsh te tere, ne paraburgim, ende s'me kane nxjerre ne gjyq. Keshtu qe mundesite e mia jane te kufizuara.

Te shoqen e Auster, nuk e kam lexuar ende. Lexova para dy ditesh nje bisede te saj mbi psikanalizen dhe letersine, it's OK.

Librarite jane vertet biznese qe nuk i lejojne dot salla te medha dhe shume komoditet per te interesuarit e librit, sidomos kur keto te fundit jane rreth zones se ish-bllokut. Po te kish disa qindra metra katrore me teper, investonte ne ndonje bar/pub ai zoteria, se keto jane ne mode dhe kane dhe fitime me te mira smiley

Tek ajo libraria tek DP kaloj perdite pothuajse. Ne bodrum ka nje salle leximi & internet wireless, kurse ne katin I eshte nje bar modest. Meqenese shkoj shpesh, e shoh ne pergjithesi te mbushur me gjimnaziste qe studiojne per provimet, dhe pak nga keta e blejne nje liber. Nese do te ulesh te lexosh, ka nje fature rreth 100 leke te reja/ore (shuma e konvertueshme ne pije ose dicka tjeter).

Adrion, eshte e madhe por dhe nuk sheh rehat cfare ofron sepse perplasesh keq me njerezit ne ato hapesirat e ngushta.

Libraria e Librit Universitar eshte me e madhja mos gaboj, por kur me rastis te jem aty, me kujtohen dyqanet e viteve para demokracise smiley Nje banak i lashte druri dhe shitesja qe do bjere ndonje dite nga ato shkallet e drurit kur kap librat smiley

E gjithsesi, mendoj se trishtuese ne librarite e Tiranes nuk eshte mungesa e qetesise, komoditetit, hapesires sesa mungesa e librave qe te duhen dhe ndonjehere cilesia e keqe e atyre qe te ofrohen...

 

Anushka, eksperienca ime e fundit tek dyqani i librit universitar ka qene e keqe sac eshte i pasur fondi i libarve aty. Patjeter qe ata kane nevoje per hapesire me te madhe, por me dy pare mend mund te kishin siguruar nje hapesire magazine me cmim me te lire dhe te mos i rendonin raftet me 20 kopje te te njejtit botim. Aty kerkova njehere shkrimet e Faik Konices, te cilat per fat te mire ishin botuar ne formatin disavolumesh 'vepra', por shitesja refuzonte te m'i sillte te gjitha vellimet po te mos i blija te gjitha (une i thashe 'do te zgjedh nje') - keshtu qe une kerkova vellimin 2 dhe Bingo, ishte me fat, kishte tregimet qe kerkoja. Sa gjynah qe me ka ardhur vecse.

Autori qe sapo permenda quhet Boris Vian. Nje qenie unike - shkrimtar, muzikant, piktor.

Sapo foli tjetri i ndjere, poeti i madh Jacques Prevert. Gati duke qare. Ja si paska vdekur, ne moshen 39 vjeçare !

Romani i tij qe e permenda me lart titullohet "Do te shkoj te peshtyj mbi varret tuaja". Ky roman ishte bere film. Te gjithe jane mbledhur te shohin filmin, ne premiere. Jacques Prevert duke u larguar per ne shtepi. Boris ngrihet ne mes te filmit, dhe papritur, zemra e tij leshon.

Kur Prevert hyn ne shtepi, degjon radion : Boris Vian ka vdekur !

Imagjinoni, thote Prevert, te marresh vesh ne radio per vdekjen e mikut tuaj me te mire.

Vargjet qe solla nuk kishin asgje heretike, por ishin nje poezi e vertete e tij. Nejse.

___________

A nuk jane gjera te tilla qe mund te na bejne t'iu kthehemi librarive ?

ps : nuk ka me pergjigje. Kallaisuni vete.

Mua nuk me duket se hyj ne ndonje kategori te mesiperme...Per mua te lexosh eshte te besh diçka te kendshme per veten....Gjate dites punon e jo gjithnje eshte e kendshme,merresh me femijet,pazarin ,problemet...Pastaj vjen ora kur mund te lexoj e qete.....si te them...i them vetes njeri e jo makine....Bej diçka qe me pelqen me ne fund....Ky eshte libri....

hej çfarë ndodhi me Librarinë Kadare? se aty dukej që do të bëhej këndshëm dikur por nuk jam kthyer më ta shoh.

Cfare tjeter e dashur blete pervecse cfare ka ndodhur me gjysmen e tiranes, e kthyen ne eurolloto e qender bastesh! C'paskemi qene!

Me duket se eshte mbyll.  Rrethanat s'i kam dhe aq te qarte, por si pak lemsh qe si ide dhe biznes. 

Per mendimin tim, Kadareja mund ta kishte dhene emrin e tij ne dicka me te mire smiley.  Shpresoj gjithesesi ta beje ne te ardhmen.

Hurbinek nese thua eshte "OK" besoj ia vlen te lexohet (e meriton nje kompliment sonte). Paraburgimi mbase sherben per te pasur nje mendje te lire, megjithese te gjithe e dime qe nuk ka paraburgimsmiley po ju le dhe une.

p.s. mike

@ Heteroglossia1

E shtune

Sot jam mrekulluar nga Barack Obama, ai flet shume bukur, fjalet jane shume te rendesishme, nuk ka me djaj dhe engjej, siç thoshte Bushi. Amerika do te ndryshoje, brenda nje dite.

E diel

Kultura popullore po shkon ne rrote s'ames. Ngado blihen foto njerezish, askush nuk do te dije ç'ben ky njeri apo tjetri, por thjesht blejne foto ; sa me shume te fotografohesh, aq me i famshem je. Nje lojtar i famshem bejzbolli flet gjithmone ne veten e trete, per veten e tij, of course. E ka kuptuar qerratai : ai nuk eshte me nje qenie njerezore, por nje mall - shit, blej, kafsho e hidh.

E hene

Keto tele-realitetet na moren ne qafe, s'na e lane vendin gjekundi, ngado te shkosh, mbi keta do te biesh. Madje mos iu besoni shume autobiografive se jane te mbushura me rrena, qe s'hahen fare. Kjo puna e realitetit ne letersi, a mos eshte duke i futur rruspen letersise ? He he he !

E marte

Keta ushtaret e Irakut jane toça fare, nuk di ne ç'permase jetojne, jane shkalafitur nga mendte. Shih ç'ben tjetri : shkon e lufton ne Irak, bam e bum, e kur kthehet ne shtepi, duke pire nje birre, i vjen ne koke nje mendim i bukur : po sikur t'ia mbeshtjell nje thike babait, na çau menderen duke ngrehur hundet, s'ben burri keshtu. Edhe ngrihet, merr nje thike mishi dhe ia ngul plakut ne zhabe te barkut. Jep e merr plaku, nuk di gje ç'behet me te, ne ndonje spital duhet te jete ; i shkreti, edhe bej femije pastaj !

E merkure

Bah ç'ma ka keputur shpirtin nje tip. Eshte njeri qe vuan nga trute e kokes, tip budalle. Eh mire, une shkoj atje çdo te marte dhe jap mesime shkrimi, them me vete t'i bej shkrimtare, jane gjysme te gatshem. Kishte bere nje dite nje poezi, jam shastisur e ngelur pa mend. Ua kalonte tere poeteve te peshkut pa uje, me rime e me gjithçka. Edhe te mendosh qe i shkreti eshte i hallakatur. Doli nga spitali, hajt lame mire e per te mire (nga ku dhe shqipja lamtumire), kur pas nje muaji u kthye prape. Ishte dobesuar i shkreti, bere kister petullash. As me njohu fare, ia kam futur me te qare, gjithe diten.

E enjte

Nje gazete (s'me kujtohet, a panorama apo koha jone) kishte shkruar se plaku, si e pati emrin, po, Xhon Makeni, ishte qerrata i madh : i josh gazetaret. Jo nje shaka ketu e jo nje shaka atje, do te hiqet burre i mire. Keshtu ka qene dhe Bushi, perrallaxhi. Kurse ai Gorja, bah ! ta shpifte duke u fryre. Keshtu thoshin njerezit ore, jo une. Se mua me vjen çudi pse i thone Obames se eshte elitist, e nuk i thone Bushit qe s'di sa bunare nafte ka ne kurt te shtepise. Nejse, dava amerikanesh.

E premte

Jam ne zyre dhe thashe me vete, hajt po lexoj nje liber. Filozofi, kam lexuar sa te haje dreqi, dhalle me jane bere trute. Politike, po e po. Eh mire, po ia kercas ca poezi, kjo te kenaq shpirtin. I kam ca poete une, si ate te mendurin, Rimbaudin pi France, ky me duket boll i trishte, por halli se mua me kenaq. Edhe per be, s'marr vesh asnje fjale çfare thone, por mua ma kenaqin veshin. Magji ore magji, ç'eshte kjo poezia mer aman, te dalldis fare. Lum si ju qe keni peshkun me uje qe te shkllaheni me poezira kuntempurane. Ah, meqe ra fjala, a ka ardhur edhe atje tek ju ajo moda e poezive bulloneske ? Qe kercasin si me qene sharrsat e gjermanit ? Ne hall jeni, edhe ne kendej u çmendem fare. Por prape, ne kemi edhe te tjere, edhe hutohemi nga pak, le qe jane dhe françusket, ata te kenaqin fare, sa i dua mor aman sa i dua. Hajt shendet se ika tani.

_____________________

Keto pjese jane shkeputur nga njefare ditari i Siriut, Siri Rustemit, diçka e tille, e shoqja e Pal Rustes, shkrimtar edhe ky. Dhe u sollen ketu per miken, meqe keshtu i shkrepi zemra me u thirre, Hatëre Gloshinjën, alias Heteroglossia1. 

Sa i mire! 'Mike' e perdora per te sqaruar gjinine pasi me quajte 'mik', i papertuari Hurbinek. Do ti qe edhe ne komunikim virtual se si ndihesh kur mendon qe te tjeret mund te te marrin si te gjinise tjeter.

Te falenderoj nga zemra, sigurisht qe kam plot pyetje por po i le per heres tjeter, e besoj qe nuk te pelqen qe ky postim te kthehet ne "une pyes-ti pergjigjesh"po jam shume kurioze.

@ Heteroglossia1 :

Kur isha me i ri, dmth nja nje vit me pare, kam pesuar nje goditje cerebrale qe me la shakull nja 24 ore. Ja si ndodhi :

Erdha tek peshku pa uje dhe mbajta nje fjalim te shkurter. Iu drejtova popullit "vellezer dhe motra", pastaj vazhdova me nje pasqyre te shkurter te marredhenieve peshk-peshkaqen. Pas dy minutash, nje shqiptare me flamur kuqezi m'u pergjigj duke me thene se me donte shume dhe se do te donte te ishte me mua, sikur te mundej, of course (viza - gje e madhe).

Atehere une u skuqa flake dhe ia ktheva me nje shprehje madheshtore : O Dylqinja ime e dashur, sa shume te kam kerkuar !

Kur, degjo tani ti Hatere, ma kthen kjo Dylqinja as 30 sekonda me pas, kesaj rradhe me nje flamur si tendin sot : me prit o pellumb i shkruar, me prit se erdha !

Kur i pashe flamurin, atehere me ra goditja cerebrale : nuk iu besoja syve sesi ka mundesi qe Dylqinja te kishte kapercyer kufirin shqiptar dhe gjendej tani ne nje vend te BE.

Plot 24 ore ne reanimacion. Kam pase shume frike asokohe. Dhe kam bere be qe nuk i them me asnjeres O Dylqinje, sepse pernjehere i thyejne kufinjte dhe veç kur t'i shohesh para hyrjes se pallatit duke vershellyer me gishta.

U lodha dhe une, e gjithe kjo per te thene qe vajti vone.

Kur te kesh ndonje pyetje, e kur te kem karburant si mire, ahera mos u kurse, do te broçkullisim deri ne te gdhire te mengjesit, por pa Dylqinja dhe Don Kishota, se jam shume i turpshem dhe kam frike ndonje pelcitje zemre.  

keni lene kategorine e Grupit pa permendur smiley ...Afersisht duhet te mendoje se : Kush eshte ai idiot qe ben LIBRARI ne nje vend ku mund te behej sipas shembullit te USA 1 TEC 100 m larg shpise...Kushedi sa pare do kish fituar ?... smiley

Kush eshte ai idiot qe ben LIBRARI ne nje vend ku mund te behej sipas shembullit te USA 1 TEC 100 m larg shpise

Eshte nje librari me titull "Qoshk per libra" tek rruga e Elbasanit...( libraria e Hatibit), eshte ne nje rruge te kendshme, eshte nje qoshk i kendshem ku mund te ulesh e te lexosh dhe mund te kerkosh nje autor pa patur frike se shitesi esht e i painformuar per kete autor...( sic ndodh rendom ne ndonje librari tjeter)..

Mos quhet "E për7shme"  ajo libraria? smiley

po, pikerisht ajo...

Eshte nder te preferuarat e mia, vertete qoshk ku merr nje liber e humbet per ore te tera larg botes dhe nuk ndjen qe te tjeret mendojne "sa gjynah po lexon"smiley keto kohe jam e habitur nga numri relativisht i larte i te rinjeve qe lexojne ne pishinat e tiranes...

smiley shtoji kesaj edhe faktin qe Hatibi ka qene i preferuari im ( poet)

Afer ATSH-se eshte nje librari prej shume vjetesh, Librari Basha. E kam frekuentuar shpesh ate, per njefare kohe, sepse kaloja gjithnje andej. Zoteria qe punon atje, nuk e di ne a ka prone te veten apo jo, i njeh librat nje per nje dhe me pelqente, sepse pas njefare kohe, sa here hyja, me thoshte: "Eja, se kam gjetur dicka te re per ty" dhe me tregonte gjithe librat qe e dinte se mua me pelqenin. Fale tij, kam njohur Herman Hesse-n, Singerin dhe une kam nje zakon, po me pelqeu nje liber i nje shkrimtari, behem manjake dhe dua t'i lexoj te gjithe librat qe mund te kete shkruar ai. Kam kohe qe s'kaloj me andej dhe ndonjehere, trishtohem vertet qe s'kemi me ate kohen e gjimnazit apo te fakultetit kur kishim aq kohe ne dispozicion, kohe qe do te doja shume ta kisha tani...

Edhe une kam pershtypjet me te mira nga ai burre - turp me thene (per vonesen) po nga ai kam zbuluar Mitrush Kutelin.

Tek e per7shme ndjehet mungesa e nje djali qe ka pas punuar aty.

Vallahi mu mu duk se mungonte edhe një vajzë atje... kalova 4-5 herë dhe nuk e gjeta smiley

c'te te them e, kohe krize, nuk ble dot njeriu me shume se 2-3 libra ne muaj, per me teper qe mungon perqendrimi per t'i lexuar te gjithe dhe refuzoj te blej per stok (jam kaq keq keto kohe sa duhet te kem te pakten 8 libra te paperfunduar, mgjs po te perfshish edhe te punes behen pa frike 11).

pastaj meqe ka ardh vera kam fillu vrapin dhe s'kam shume kohe smiley

 

"Mën'je e shëndoshë  në trup të shëndoshë" ... prandaj mos vrapo shumë, se dobësohesh smiley

P.s: E kisha fjalën më sipër, për një gocë që punon atje smiley

e, si shume mesazhe kontradiktore po me dergon - jepi karar, me thuaj sa duhet te vrapoj ekzaktesisht sepse femra po nuk iu pershtat nje kallepi zere se s'eshte femer.

goce nuk kisha pare ndonjehere te punonte aty, prandaj e kafshova gjithe lezet karremin.

Per ju qe flisni perse mungojne librarite ne Shqiperi.Nuk eshte faji i bisnesit,sepse privati natyrisht do te shkoje aty ku perfitimi eshte me i madh.

Faji eshte i pushtetit lokal apo qendror (varet,une nuk e di) qe nuk rezervon hapesira per librarite.Duhet qe te lokalizohet vendi ku duhet te ndertohet apo te lihet me qerra nje librari dhe te mos lejohet qe ne ate vend te ngrihet nje bisnes tjeter perpos librarise.

Dhe gjithashtu duhet qe pushteti ta beje librarine nje bisnes atraktiv ,duke ulur taksat apo me forma te ndryshme lehtesuese per bisnesmene qe hapin librari.

Gjithashtu kur jepen qindra leje per pallate te bukura,le te rezervoje nje vend pushteti ku leja jepet vetem per ndertimin e  nje librarie.

Ja keshtu zgjidhen keto pune, por ne Shqiperi te mbyt babezia.

Opo te shkojne njerezit njehere ne librarite ekzistuese, pastaj te flasim per te reja, 'me te mira'.

eshte edhe nje librari poshte librit universitar, afer stadiumit... edhe atje shitesi duket se eshte brenda fushes, atje gjeta ca perkthime te vjetra te veprave te kafkes me cmim nga 5000 leke te vjetra, (keshtjellen , procesin etj), u habita, e pyeta librashitesin si eshte e mundur kaq lire, epo me tha ai, lexuesit terhiqen nga librat roze... perkthimet ishin te vitit 1998... nuk dukeshin keq...

ttmsoia, sikur partia qe do vije ne pushtet te bente trecerekun e punes qe beri enveri me librin, une do ta votoja me kenaqesi...

"sikur partia qe do vije ne pushtet te bente trecerekun e punes qe beri enveri me librin, une do ta votoja me kenaqesi..."

Hmm...

Enveri dhe libri ? Histori e gjate, por qe mund te permblidhet shkurt :

Enveri ishte masakrues i librit.

Sa shume do te doja qe t'i shkulja prej trurit tim gjithçka qe kam lexuar ne ate kohe. Me rrenje e me dege. T'i jepja trurit nje frymemarrje te re. Te zbrazja vendin per te pritur gjera te reja.

Enverit ishte satrapi i librit : libra te cunguar, libra te perdhosur, libra-antilibra, libra-shpelares-trush, libra-ndertues-njerezish-te-rinj, libra-ndertues-njerezish-te-rinj-qe-jane-te-mykur-koke-e-kembe.

E tere letersia enveriane eshte nje mashtrim i paster. Nje pengese qe ka mbetur ne kokat tona e qe s'na le te ecim me tej.

Balzaku komunist,

Turgenievi komunist,

Dikensi komunist,

Stevensoni komunist,

te gjithe jane komuniste. Te gjitha leximet tona vinin nga komuniste dhe per te pergatitur komuniste. Cdo fjali e Balzakut duhet te vinte si prej nje komunisti. Cdo rresht i tij eshte nje grusht i forte ndaj kapitalizmit.

Balzaku pergatiste pasardhesit e tij : shkrimtaret-vemje qe gelonin ne çdo cep pallati, ne çdo ndermarrje kishte dhjete shkrimtare, çdo dite mund te valonin poezite e ngrohta te Partise.

Studim i Balzakut :

Ai fshikullonte kapitalizmin, shtypjen, shfrytezimin, pangopesine e feudaleve dhe borgjezeve, dhe ngrinte zerin e tij te forte per permbysjen e ketij rendi çnjerezor.

Kufizimet ideore : ai nuk mundi te kuptoje se edhe regjimi tjeter qe do te vinte, do te ishte njelloj si i pari, sepse ishte mikroborgjezia ne krye te revolucionit. Por qe nje revolucion te fitoje, duhet qe ne krye te jete klasa punetore, bujkroberit me meditje, dhe vetem nje regjim popullor socialist mund te zhduke skamjen dhe varferine. Por Balzaku nuk e kuptoi kete dhe ai mbeti nje mikroborgjez.

E blablabla e blablabla, e keshtu enver-libri, qe iu kallte varri atje ku e ka. Nje bandit i rendomte, nje anadollak i ndyre. I dalte libri ne enderr i dalte, atje ne varr, ne formen e nje pene e iu ngulte ne sy iu ngulte.

Mund të kesh gjithë të drejtën e botës përsa i përket përmbajtjes, por, do apo s'do, ato libra të kanë bërë që ta duash leximin edhe librin... në fund të fundit, vetëm duke pas lexuar ata mund të bësh krahasimin e kësaj që lexon sot.

pra: Të kanë bërë që të dush librin dhe i ke si pikë riferimi smiley

P.s: imagjino se sa të tërhequr mund të jenë fëmijët/të rinjtë e sotëm pas librit... kur me një të hyrë në librari, me dy libra të Tufës dhe një të Indritit, shkojnë 2800 lek si duke u tallur... dhe ajo shifër bën që t'i dridhet dora edhe dikujt si mua... llogarit ata që 20.000 lekë marrin në muaj (s'po llogaris të papunët dhe pensionistat pastaj).

Aa Hurbinek po tregohesh pak i eger me insektin ne rrjedhen e lumit smiley

Besoj e ke pare nje skene te 'Les 400 coups' ku Doinel-i i ngre nje mini-altar Balzakut dhe i ve pa dashje flaken dhomes. Doinel-i vazhdon pastaj cep pas cepi pallati te kerkoje Balzakun brenda vetes, nga dashuria ne dashuri, nga zanati ne zanat, po si perfundon historia nuk e di se hoqi dore nga Doinel-i Truffaut-ja.

Ne pergjithesi, ke te drejte per indoktrinimin qe ndodhte edhe nepermjet letersise boterore. Nga ana tjeter, duhet t'i kapesh problemet nen per nen qe te besojme se letersia nuk krijonte hapesire brenda mendjeve, qofte per bote dashurish, pavaresish dhe udhetimesh ne qender te tokes, qofte edhe per ato ideale komuniste qe 'komunizmi' shqiptar i shkelte me force (kontestimin e kesaj e leme per here tjeter). Per te njohur demin nga indoktrinimi nuk mjafton vetem pershtypja, apo te lexuarit e Gramschi-t smiley

Kush liber i Tufes, mer? Mua m'u rekomandu si emer ky, i mora ne dore nje titull rastesor, "Fabula Rasa" dhe mbas faqes 20 u denu me moslexim dhe shmangie nga fusha e shikimit te asaj kopertine.

PS Imagjino pastaj shtangien time kur ky emer po propoNohej si shkrimtari perfaqesues i pas 90-tes, dhe me me shume peshe se Hatibi...  smiley   

PPS Rumpalle, pash Zotin! Ne memedhe psh u prit si thagme ai ishulli i Blushit, vetem hyrja e te cilit do s'kualifikonte cilindo njeri nga fusha e letrave.

Em, "fabula rasa" ishte i pari që kam nisur... e kam lexuar vetëm në aeroport e në avion... diku do ketë ngelur bashkë me tjetrin, por me promesën që do t'i lexoj sapo tëkem kohë smiley

P.s: Po ama pa të keq... ndërkohë që e lexoja, shumë shprehje të atij djaloshit më sillnin ndërmënd një shokun tonë që flet këtej për letërsinë... tani e mora vesh se kush e paska marrë n'qafë smiley

E vetmja gje e mire qe ndodhi me librin gjate komunizmit eshte se dashje pa dashje nga pamundesia e zgjedhjes lexuam heret "klasiket" e letersise. Ashtu si na u serviren, here here ndryshuar, perkthyer sipas ideologjise komuniste, cunguar e censuruar, por mesuam ta duam librin. Ne vendet "e zhvilluara" te rinjte e fillojne letersine me romane roze apo stil dan brown. Masakren me te madhe E. Hoxha e ka bere me historine, ajo u fabrikuar rishtazi enkas per te mbeshtetur ndertimin e Shqiperise socialiste dhe njeriut te ri socialist. Kur isha femije me te vertete mendoja se historia ishte faktike, pranoj nga te gjithe popujt dhe kombet, s'kishte vend per interpretim. Tani ky mendim me rezulton me zhgenjyesi dhe naivi...

 

ME THONI NJE FSHAT QE KA BIBLOTEKE NE KETO KOHERA,( AJO PO SHKATEROHET EDHE NEPER QYTETE)

E PRA NE KOHEN E TIJ DHE FSHATI ME I HUMBUR KISHTE BIBLOTEKE...

Mos fol me kaq siguri per ate kohe, sepse te them te pakten qe fshati ku jam rritur une, edhe pse jo ne fund te dynjase, nuk kishte biblioteke. Mos beni pohime kalamajsh se s'ka lezet.

BELLE,

PERPUNOJE PAK FJALEN SE NUK TA KA NJERI PER BORXH HE TE KEQEN...

Flo, harroje se s'ja vle. Zere se s'te thashe asgje. Tung!

JO MUA ME CUDIT MLLEFI YT JO PER GJE...

ME TEREZI MOJ CUPE ME TEREZI... UNE N NUK PO E LEVDEROJ SISTEMIN POR JAM AQ MENDJAHPUR DHE ASPAK E KOMPLEKSUAR T'IA NJOH DISA MERITA ATIJ, PA PATUR FRIKE SE DO ME THONE "KAMUNISTE"

TUNG

Dhe le te shkaterrohen e te hidhen te gjitha ne ere nese ofrojne gjera te rreme. Le te bejne zjarr madje e te ngrohen katundaret.

Ngaqe çdo fshat kishte biblioteke jemi ne kete dite ku jemi sot. Mendohu pse niveli eshte kaq pertoke. Mos kujton se niveli ra keto 20 vjet ? Aspak. Sepse ne ate kohe ishte pseudonivel, dhe vetem hijen kishte. Mjaftoi qe ra shtylla kryesore, dmth propaganda e qelbur komuniste, dhe gjithçka shkoi ne vendin e vet. Dmth, u zhduk pseudoniveli dhe rame ne pa-nivel. Asgje nuk kemi humbur, asgje. Thjesht kemi pastruar kurtin e shtepise.

Tani po te jemi te mençur ne, ndertojme diçka ne kete kurt. Por qe te rrime e te vajtojme budalliqet e enver-librit, eh mire, na ka marre lumi kur te duash.

Nga ajo kohe, ne duhet te mbajme thjesht ALFABETIZIMIN. Asgje tjeter. Po te shpiket ndonje mjet, duhet shkaterruar gjithçka qe kemi lexuar ne ate kohe, GJITHCKA, GJITHCKA, GJITHCKA, GJITHCKA... e keshtu gjithe diten. Nuk ngrihet shtepia e forte mbi themele te kalbura. Kot lodheni te lyeni e ngjyeni leximet e atehershme me lustra te sotme, me autore bashkekohore. Po nuk shembet ate bazen qe ua ka kalbur enver-libri, o po lexo dhe biblioteken e botes ti, nje te madh do te besh, asgje tjeter.

Mbahuni fort tek alfabetizimi, dhe nisjani leximit nga e para, qe ne klasen e dyte. Kush ka plug, aq me mire. Ata qe s'kane, te perdorin parmenden, pak pak por shtyhet.

Sa i shemtuar qe behet njeriu kur shkel mbi veten e vet. Jargavitet, mbulohet me peshtyme, ngelet i vetmuar ne qoshen e tij prej gjynahqari. Uleret, grindet me te gjithe por s'ja var njeri e ne mungese te protagonizmit kerkon antagonizmin me zor me shpresen qe dikush do ja vere veshin.

Hej, flo, me kujtove Vatren Kulturore te fshatit te gjyshit tim... Ishte si nje lloj shtepie pionieri, kishte dhe biblioteke, kishte dhe rrethe muzikore, kishte dhe orkestren e vet... Benin mbremje vallezimi... kercenin paksa me turp, me vijne ca fleshe kujtimesh nga fytyrat e kusherinjve te mi me te medhenj, kur kercenin me gocat qe pelqenin... Me vjen per te qeshur tani qe i kujtoj... Por ke te drejte, ama, biblioteke kishte... Madje dhe shkollat e fshatit kishin biblioteke..

AIDE , EMANCIPIMI I NJE KOMBI NUK ESHTE VETEM KRYEQYTETI, POR NE KETE RAST,  EDHE KY KAFE UJE PA GAZ GJITHE DITEN ESHTE...

ATO KOHERA EDHE PUNETORI I THJESHTE E LEXONTE BALZAKUN, NE MOS SHUME NJECIKE DO NXINTE NGA AI, ASHTU SIC QE I PERKTHYER, KEQAZ, SIC PRETENDON HUBERNIKU... 

 ju paska mbyt rrubineti m'sh..erre!

Ne fillim te viteve 90, me kujtohet kur nje komshiu im, nje burr plak i shkolluar ne itali per inxhinjeri dhe oficer marine, me dha te lexoja nje kopje te vjeter te Mjeshtrit dhe Margarites. Ate liber e paskesh lexuar dhe im vella rreth nje dekade me pare. Nje miku i tij e kishte perkthyer nga rusishtja (gjate kohes se tij te lire dhe e ksih shypur ne zyre) nga nje kopje ne gjuhen ruse e gjetur rastesisht ne  b.k. Kam lexuar dhe 2 perkthime te tjera te atij libri gjate ketyre viteve por ishin vite drite larg te parit.

liber i ndaluar por qe kalonte lehtesisht nga dora ne dore per vite me rradhe ne Tirane.

 

Per mendje serioze dhe qe e kane kaluar stadin adoleshent te mohimit te cdo gjeje (stadin nihilist te Jo-se), duhet kuptu qe asnje analize e asnje kohe nuk duhet te jete hormonale. Dihet qe indoktrinimi i regjimit monist ka qene (se bashku me spunimin) industria me eficiente e tij. Por duhet gjithashtu vene ne dukje qe, ndersa eshte e drejte te flitet per indoktrinim e helme ideologjike, eshte e domosdoshme te theksohet dicka qe vjen para tyre, dmth koncepti "kopertine", shtypshkronje, tirazh, leter me germa etj etj, te cilat ishin te panjohura per nje pjese te Shqiperise, te cilen shumica e atyre qe i bien tastjeres sot as e kane njohur, as do e njohin ndonjehere. Dhe kur e verteta thuhet pergjysem, ajo s'eshte me e vertete. Nuk thone kot ne gjyqet amerikane, "te verteten, GITHE te verteten, dhe asgje vec te vertetes".

Ne nje linje te ngjashme po shkoja edhe une, megjithese ti kape me konkretisht ndertimin e librit si institucion (qe besoj se po cinstitucionalizohet lehtshem se fundmi per te miren e te gjitheve, food for thought for all, per mua), por ate qe thua per letrat me germa besoj se e kapi zoteria i sulmuar me alfabetizmin.

Nga ana tjeter, edhe te flasesh me nostalgji per letersine romantiko-totalitare qe na eshte servirur atehere pa komentuar per rolin shtetperforcues se kesaj te fundit eshte e padrejte.

Dhe se fundmi, te cilesosh cdo qendrim radikal si adoleshencial me duket e pasinqerte, ose ndoshta zgjedhje fjalesh per hater te momentit. Kete qendrim qe po shfaq Hurbineku e kane pasur futuristet, dadaistet dhe surrealistet, te cilet sic e di edhe ti vete kishin lista me klasike te demshem. Deshira per t'u shkeputur nga nje e kaluar e cilesuar e kalbur vjen shpesh ne menyre radikale dhe ne momente te caktuara na NGJIT SHUME.

 tropizma, vertet mendon se cdo qelize e literatures se servirur atehere kish komunizem ne DNA e saj? sikur vetem te mendosh per ate pjese te letersise qe lulezoi perpara komunizmit. Ne mos gabohem une, ato jane dhe kollonat e SHQIPTARISE sic e njohim sot!

Jo Chene, nuk mendoj se eshte ashtu. Por iu rezervoj te tjereve te drejten qe ne total ta konsiderojne letersine e servirur atehere si perforcuese te nje mentaliteti x dhe mbajtese ne kembe te nje sistemi y, dhe i ftoj ta argumentojne me mire kete. Sic te ftoj edhe ty ti hedhesh nje sy raftit te vjeter (kur te kthehesh) dhe te na thuash ndonje mendim. Nuk ka pse shqyejme syte nga habia kur dikush rebelohet kunder katarsisit fals qe na siguronin librat masive. Se perndryshe ti nuk do te kerkoje te ndaluarit.

 mu me pelqe rrubineti kur thot se do desh te zbrazte trute qe te krijonte vende per info te re. 

Me duket si goca e Al bandit.

Rrubinet, 

Te lesht jane ata qe mbrojne ne princip diktaturen.  Akoma me te lesht jane ata qe nga miopia mendore nuk vlersojne punen dhe kontributin individual te shume njerzve qe punuan me perkushtim gjate asaj periudhe per te ofruar ate qe nuk egzistonte me par ne Shqiperi. 

Mos ki gajle, ka dhe nga ata qe e shofin lakuriqsine tende mendore, te fisshme.

shqiptaret librat kryesisht i blejne per mobilim, dhe ne pergjithesi kur i lexojne, i lexojne per te permbushur fetishin e te qenit "i lexuar". po ta kisha ne dore do beja nje ligj qe te ndalonte konsumin e letersise nga ata qe kujtohen te fillojne leximin ne moshen 14 vjecare e ketej. Keta qe nuk kane lexuar deri ne 14 vjec asnje liber pervec leximeve jashte kllase, duhet te damkosen me hekur te nxehte si katnare rrace, te pershtatshem per politike.

E njejta gje duhet bere dhe me ata qe pasi mbarojne shkollen e larte s'kane kohe te lexojne...

Nga nje diskutim per librin duket se u kthye ne 'le te themi cfare mendojme per hurbinekun' qe sigurisht nuk eshte e kendeshme. Personalisht kritika apo sic e quani antagonizmi i tij, me duket konstruktive dhe kushdo qe e lexon me vemendje shkrimin e tij e kupton qe ai nuk eshte mendjengushte apo ekstremist... Gjithesesi, ti kthehemi librit, se Hurbeniku eshte i fundit qe ka nevoje ti dale njeri krah smiley Nder librat qe me ka goditur me shume ka qene 1984 nga Orwell. Intuita e tij madheshtore!

Mor njerz, sidomos ju që jeni rrit me "Aventurat e gozhdës", të "Pinokut" apo "Hakëlberri Finit"... Unë nuk di se ç'keni gjetur ideollogjike në ato libra! :O

Qenë ato libra dhe ata që na shtynë të donim librat që më vonë kapëm në dorë librat e tjerë... dhe kush ka lexuar në atë kohë lexonte PËR TË NJËJTAT ARSYE QË LEXOJNË EDHE SOT.

I shikoje edhe njerëzit që s'të shkonte mëndja që të kishin lexuar biblioteka të tëra... PO SIKUR TË MOS ISHIN ATO LIBRA???
Ndoshta do të ishim më shumë të ditur sot?

Aman ore, mund ta urreni sa të doni ideollogjinë, por jo deri atje sa të urreni edhe LIBRIN.

Asnjë arsye njerzore nuk mund ta justifikojë këtë gjueti shtrigash... boll me djegje librash dhe heretikësh... na ka kënaqur historia me to.

E KISHTE FAJIN AJO QE THASH UNE, GJITHMONE PROBLEMATIKE KETO LLAFET E MIA...

Mos bej autokritike si ne kohen e xhaxhit se do te hidhen ne fyt prape smiley

Flo, pse bertet mi gru? smiley

ed, great memories, Tom Sawyer, Fini etj smiley

Qe na ka lene ai regjim me hije, e dime dhe po e perjetojme akoma.  Por do i benim nder te madh vetes, nqs do hiqnim ca komplekse, kshu, nga ato te pafajshmet ...

Monda, atëhere kam lexuar... çfardolloj libri (me përjashtim të veprave, dhe mund ta vë dorën në zjarr për kët&eumlsmiley... kujtdo që i shikoja mbi divan apo bufe një libër që s'e kisha lexuar, do t'jakërkoja të paktën vetëm për ta lexuar... Lexohej siç besoj lexonin të gjithë në atë kohë... me dëshirën për të parë se ç'bëhej dhe se ç'bënin të tjerët.

A më ka ngelur gjë ndërmënd?

Imagjino... "Ku t'i kërkoj rrënjët e tua Parti... " diku ja kam veshur se e kishte shkruajtur Dritëroi (e vërtetë... pyt Emigrantin smiley )... vetëm ndonjë i fandaksur pas letërsisë mund ta shikonte me ndonjë sy tjetër librin në atë kohë.

Dhe të betohem, nuk ishte as moda e momentit, që të tregonim se kush kishte lexuar më tepër... ishte thjesht dëshira për të lexuar

Kush ishte për ideollogji, lexohej dhe diskutohej në orën e Historisë së Partisëaponë ndonjë temë të veçantë për heroizmin në letërsi... porjo të gjithë librat diskutoheshin në shkollë.

smiley.

Ed, as kam ndermend te kerkoj ndjese, apo te sqarohem per librat qe kam lexuar atehere. 

Sic the me lart, c'te na zinte dora smiley.  Dhe shyqyr na zuri goxha.  Se tani i mbajne duart neper xhepa, kur s'i kane me filxhan kafeje.

Monda,

i mbajme ne xhepa nga halli, ben nje i ftohte i hidhur ketej qe s'te le mundesi tjeter: o me nje filxhan te stermadh kakaoje Starbucks (pa letren mbrojtese) ose ne xhep, para se te filloje frostbite, smiley

Jam dakort me ty qe nuk duhet te behemi sentimentale, por te pakten fituam nje kulture leximi te mire. Kam shume miq ketu qe nuk dine te lexojne ne kuptimin e mirefillte te fjales (te ulen e te perpihen nga libri, pa TV, ipod apo celular), pervecse kur shkojne me pushime lexojne (Maxim, Playboy, etc; perla te leximit mashkullor smiley ).

 

 edhe nje sqarim tjeter perpara se te iki

shkruajta me germa te medha jo se jam e inatosur ( jam e  qete) smiley po nderkohe jam duke perkthyer dicka dhe  duhet patjeter me germa te medhaja

falje publike smiley

Nuk e kuptoj se çfare kishte nje postim i meparshem ketu, per t'u fshire, pervecse nje perpjekje e autorit per te sqaruar disa gjera.

P.S. Nuk ishte postimi im

Nje gabim i perhershem i njeriut eshte pamundesia per ta vene veten ne vendin e tjetrit : dmth i ben hesapet njelloj sikur perballe te kishte dike si vetja.

E kam fjalen qe ti flasesh dikujt per skrupuj, ne nje kohe qe ai nuk e njeh fare kete fjale, eshte e kote.

Per t'u marre vesh me dike qe s'merr vesh, duhet te pranosh qe t'i flakesh ca gjera nga vetja jote, duhet te luash rolin e rrypit, duhet te hysh ne ingranazhet e rrypit dhe te mundohesh te zbulosh funksionimin e tij. Perndryshe, eshte e kote.

C'te them tjeter, e thashe ne fillim : fjala SKRUPULL, nder fjalet me te panjohura te gjuhes shqipe.

___________

Vone, teper vone, delegatet iken.

Dhe LL, fshije te lutem kete postimin tim se e kisha personale me ty, dhe me ca kunguj te tjere kendej rrotull.

  rrubinet, 

thjesht nje sqarim, asigjo personale smiley serio 

Sistemet me rrypa nuk kane ingranazhe. Bazohen ne forca ferkuese qe veprojne kunder vektorit te fuqise levizese fillestare. Dhe kjo fal nje koeficenti ferkimi (ku zakonisht luhet me koeficentin e ferkimit te rrypit si i perbere nga material me i dobet).

Duket se transformimi ne rryp nuk eshte rastesi e sforcuar per tu perballur me ate, llogjiken, por nje pozicionim natyral.. po gjithsesi urime, ke goxha koeficent ferkimi..

Ju lutem miqve te mij virtuale; para se te shkojne "astray", t'i pergjigjen nje pyetje shume te thjeshte: si shpjegohet qe studentet (apo nxenesit) e gjimnazeve te mira shqiptare (te Tiranes pa perjashtim, me spikatje te S. Frasherit dhe P. N. Luarasit, por edhe gjimnazi i Korces, i Gjirokastres etj etj), apo nga fakultete te Universitetit Shqiptar, si para edhe pasi i vune ate llagapin heretik E. Hoxha, si shpjegohet pra qe keta studente e nxenes, ne nje mase goxha te madhe per t'u quajtur rastesi, talent, gjeni (pra perjashtojme ketu supereliten fatlume te Lizander Saracit and Co), si shpjegohet miq, qe pothuaj masivisht keta studente kane shkelqyer ose nuk kane qene kurrsesi me poshte se mesatarja e Universiteteve me te mira te USA-se! A? Po te jete se kishin mesuar vetem "Lej Fen, bir i mire i popullit punonjes"? Fakte, gentlemen, fakte! Jo historira me "me ka than baba mue... qe gjyshi ishte trim i madh". Si shpjegohet qe jo vetem backgroundi teknik i shqiptareve ishte tejet i admirueshem (ne na mungonin vetem te ashtuquajturat "gadget skills" qe i kapnim per 6 muaj... ndersa keta te "ketjeshmit" te rrit pa censure leniniste hanin veten me dhembe per te kuptu rregullen e treshit... une qe ju shkruaj po ju a them me sinqeritet absolut, si i vuajtur dept. teaching assistant qe kam qene per rreth 3 vjet me rradhe); si shpjegohet qe edhe ne kulture te pegjithshme iu jepnim uje ne bisht te luges, qe thone?

Si ka mundesi qe nuk permendet fakti qe klasiket e artit e letersise boterore na jepeshin, te gjymtuar natyrisht, ama ajo qe jepej nuk ishte e barabarte me ZERO, dhe edhe ai "gjymtim" ishte i mjafte per nje bazament fillestar jo te dobet, po ta ezauroje. Si vini ne diskutim punen lbyrese, qe te merr frymen nga krenaria, te plejades virtuoze te perkthyesve shqiptare te asaj bote, te cilet krahasuar me roskopet aktuale qe na servirin sot jo rralle perkthime tabloidesh, jane si Zeusi para bariut te derrave te Odiseu!!! Cfare, keni frike qe quheni nostalgjike, apo enveriste? E nga kush? Nga dora qe e ka enverin me te madh se vetja neper rropulli? Qe po ta heqin do "u zbrazeshe dhoma"?  (flm autores!!!) A?

E kaluara jone nuk do marri kurre vendin qe i takon, po qe se vleresohet me qasje "kodra pas bregut". Le te ishim cliru 6 muj me vone, tha m. shehu, vetem skota katunare te mos na shurdhonte veshet. Skota e evgjiterise shqiptare, qe kurt u be mbret (lexo kur mesoi nje gjuhe te huaj), vrau baben e vet!

Shembull: tregime te mocme shqiptare na u dha pa i vene emrin perpiluesit te librit, une e kam pas lexuar kur kam qene 9 a 10 vjec, duke u kthyer nga shkolla, ne trotuar, se s'duroja dot sa te mbrrija ne shtepi. Ka dy fakte: fakti 1, qe perpiluesi Kuteli eshte vene ne surdine; fakti 2, qe eposi shqiptar na jepej ne forme "edible" qe c'ke me ate pune. Kini pra burrnine t'ia thoni atij regjimi te dyja; 1) jazek te qofte per Dh. Paskon qe s'i dhate vendin qe duhej, dhe 2) ju lumte qe na i sollet Mujin e Halilin te gjalle neper ato apartamentet kazerme sovjetike njedhomeeguzhinshe ku gatuhej ne hale dhe lexohej epos i ndritshem!

Llukan, mos me fshi se do e marr me ter mend personale. Harbutet e hurbatet e duan nga nje syve, nje here ne muaj te pakten. Si tha Konfuci, psene e dine vete ata!

Emo, mos u nxeh mer smiley.   

Ju lutem miqve te mij virtuale; para se te shkojne "astray", t'i pergjigjen nje pyetje shume te thjeshte: si shpjegohet qe studentet (apo nxenesit) e gjimnazeve te mira shqiptare (te Tiranes pa perjashtim, me spikatje te S. Frasherit dhe P. N. Luarasit, por edhe gjimnazi i Korces, i Gjirokastres etj etj), apo nga fakultete te Universitetit Shqiptar, si para edhe pasi i vune ate llagapin heretik E. Hoxha, si shpjegohet pra qe keta studente e nxenes, ne nje mase goxha te madhe per t'u quajtur rastesi, talent, gjeni (pra perjashtojme ketu supereliten fatlume te Lizander Saracit and Co), si shpjegohet miq, qe pothuaj masivisht keta studente kane shkelqyer ose nuk kane qene kurrsesi me poshte se mesatarja e Universiteteve me te mira te USA-se! A? Po te jete se kishin mesuar vetem "Lej Fen, bir i mire i popullit punonjes"? Fakte, gentlemen, fakte! Jo historira me "me ka than baba mue... qe gjyshi ishte trim i madh". Si shpjegohet qe jo vetem backgroundi teknik i shqiptareve ishte tejet i admirueshem (ne na mungonin vetem te ashtuquajturat "gadget skills" qe i kapnim per 6 muaj... ndersa keta te "ketjeshmit" te rrit pa censure leniniste hanin veten me dhembe per te kuptu rregullen e treshit... une qe ju shkruaj po ju a them me sinqeritet absolut, si i vuajtur dept. teaching assistant qe kam qene per rreth 3 vjet me rradhe); si shpjegohet qe edhe ne kulture te pegjithshme iu jepnim uje ne bisht te luges, qe thone?

Si ka mundesi qe nuk permendet fakti qe klasiket e artit e letersise boterore na jepeshin, te gjymtuar natyrisht, ama ajo qe jepej nuk ishte e barabarte me ZERO, dhe edhe ai "gjymtim" ishte i mjafte per nje bazament fillestar jo te dobet, po ta ezauroje. Si vini ne diskutim punen lbyrese, qe te merr frymen nga krenaria, te plejades virtuoze te perkthyesve shqiptare te asaj bote, te cilet krahasuar me roskopet aktuale qe na servirin sot jo rralle perkthime tabloidesh, jane si Zeusi para bariut te derrave te Odiseu!!! Cfare, keni frike qe quheni nostalgjike, apo enveriste? E nga kush? Nga dora qe e ka enverin me te madh se vetja neper rropulli? Qe po ta heqin do "u zbrazeshe dhoma"?  (flm autores!!!) A?

E kaluara jone nuk do marri kurre vendin qe i takon, po qe se vleresohet me qasje "kodra pas bregut". Le te ishim cliru 6 muj me vone, tha m. shehu, vetem skota katunare te mos na shurdhonte veshet. Skota e evgjiterise shqiptare, qe kurt u be mbret (lexo kur mesoi nje gjuhe te huaj), vrau baben e vet!

Shembull: tregime te mocme shqiptare na u dha pa i vene emrin perpiluesit te librit, une e kam pas lexuar kur kam qene 9 a 10 vjec, duke u kthyer nga shkolla, ne trotuar, se s'duroja dot sa te mbrrija ne shtepi. Ka dy fakte: fakti 1, qe perpiluesi Kuteli eshte vene ne surdine; fakti 2, qe eposi shqiptar na jepej ne forme "edible" qe c'ke me ate pune. Kini pra burrnine t'ia thoni atij regjimi te dyja; 1) jazek te qofte per Dh. Paskon qe s'i dhate vendin qe duhej, dhe 2) ju lumte qe na i sollet Mujin e Halilin te gjalle neper ato apartamentet kazerme sovjetike njedhomeeguzhinshe ku gatuhej ne hale dhe lexohej epos i ndritshem!

Llukan, mos me fshi se do e marr me ter mend personale. Harbutet e hurbatet e duan nga nje syve, nje here ne muaj te pakten. Si tha Konfuci, psene e dine vete ata!

Sa per ta vecuar dhe nje here! Falemnderit!

Emi, kjo qe ke shkruajtur eshte shume me e pranueshme, ose me sakte diskutim me vlere, se sa etiketimet folkloriste apo talljet ne grup me nje qe mendon ndryshe.

Konformizmi Emi, pergatitja e njeriut te bindur, te nenshtruar, qe mendon me turmen, qe nuk do te dallohet nga turma, pergatitja e nxenesit model qe te flet per lirine me pathos por pa koncept, pergatitja e burokratit enderrimtar por vite drite larg Kafkes, ky ishte problemi me edukimin edhe letrar te asaj kohe, qe po perpiqej te nenvizonte egersisht Hurbineku. Keta studente ecin shume mire jashte, sa i marrin doren nje strukture te re per te ndjekur pike e presje. Nuk po kaloj fare te mosdhenia e meritave Mitrush Kutelit me shoke, te krasitja barbare e te bukures.

Patjeter qe kemi lexuar plot libra qe na kane hapur universe. Po nderkohe qe keto universe hapeshin ne femijeri dhe rini, mbylleshin dalengadale me kalimin e viteve, me rendesen e kapakut te librave, me 'artilierine e rende'. Te pakten kjo eshte pershtypja ime, por do te me duhej ndihma e ndonje 'te ndricuari' 50+ vjecar per ta mbeshtetur teorine. Hurbikenu i ve nje kapak te shpejte, 'ata nuk jane ne gjendje te dalin nga bota ku jane mbrujtur' por sigurisht qe kjo eshte nje taktike bishtberese.

 

Well, meqe me paska dale emri nja dy here, Tropizma nuk me permend kot, besoj.

Shpejt e shpejt :

- Per talljet ne grup, j'adore ça ! Tere jeten time jam zbavitur me turmat, me qurrashet, me lukunine, dhe me beso Tropizma, eshte diçka tejet forcuese te ndeshesh me turma te tilla. Jetesore, do te thosha, per nje shpirt.

- Ne lidhje me kapakun e shpejte dhe taktiken bishtberese, me duhet te them se e para eshte e sakte, e dyta jo. Kapaku i shpejte, kjo eshte e sakte ne kuptimin "sa me shpejt". Dmth, kapaku i asaj kohe te felliqur duhet mbyllet sa me pare e mundur, dhe nga te gjithe. Kush e ben, ka shpetuar veten e vet dhe te tjeret, duke mos i bezdisur me shkarravina letrare pa pike kuptimi. Nese dikush gjen modelet e veta ne periudhen 45-90, per hir te Zotit, le te shkoje e te shkruaj edhe ne Nepal, por vetem Shqiptareve te mos ua çaje derrasat. Enough is enough, siç thone amerikoncat, ose mjaft eshte mjaft, siç thone tironcat.

Pa nje katarsis te shpirtit, pa nje shkeputje "en block", te pakten ne letersi, nga ajo kohe, te mos lodhemi sepse nje verre ne uje do te bejme (madje dhe po e tregojme se jemi te zote ta bejme kete verren). Trurit shqiptar i duhet nje menyre shkollimi dhe edukimi (flas gjithmone ne fushen e letrave) KRYEKEPUT ndryshe nga ç'jemi shkolluar ti dhe une. Kush mburret me shkollimin e vet (letrar) te asaj kohe, nuk ka kuptuar asgje dhe gdhe ka lindur, gdhe do te vdese.

Ju mendoni se duke ndertuar diagrama Richteri apo duke vertetuar teorema Gaus-Ostrogradski, ia hodhem lumit ? Jo, jo. Nuk eshte kaq e lehte. Te rralle jane ata qe dine te ndertojne nje diskutim, nje konference apo nje ligjerim, nga fillimi ne fund, qe te kete nje bosht e te kete mundesi te mbahet ne kembe vete. A mos jam duke thene se jemi te trashe ? Aspak, Darvini eshte aty dhe ruan per ne. Nga kjo ane, we are all Einstein.

OK, nuk po e zgjas me sepse e di qe eshte kot. Madje edhe kaq sa fola, teper eshte. Do t'ia mesyje lukunia, sapo te ndjejne sinjalin e shefit, dhe pastaj fillon festivali i gerr-verreve, mbeshtetjeve "oh sa i mire je ti", "oh m'qafsh se m'dhive tu qesh", "amon mer sa i forte je", "ç'na çane trapin kta katunaret", gerri-verri, gerri-verri, gerri-verri, njerez te shkolluar pra !  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).