Shifrat skandaloze të diplomacisë shqiptare

Diplomacia shqiptare ka qenë gjatë katër vjetëve të fundit arenë e një procesi të ngadaltë, por të pandashëm degradimi profesional dhe përdorimi politik nga ana e qeverisë së pas-korrikut 2005. Mesazhet diplomatike që ajo ka lëshuar, por edhe më shumë mënyra se si ajo është transformuar dhe organizuar me kalimin e viteve, kanë treguar se voluntarizmi politik i kryeministrit dhe partisë së tij kanë vepruar me energji për të spostuar dhe prishur disa ekuilibra që në një ambient delikat si diplomacia i kalojnë kufijtë e shumicave politike dhe qeverive që shkojnë e vijnë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka humbur gradualisht, pas vitit 2005 kujdesin formal dhe dëshirën për t’iu përmbajtur kuadrit të rregullave e ligjeve që disiplinojnë sistemin tonë të shërbimit të jashtëm. Statusi i diplomatit, politikat e rekrutimeve dhe sistemi i gradave kanë pësuar gjatë katër vjetëve një shpërfytyrim të lexueshëm dhe dëshpërues. Militantë partiakë, njerëz pa asnjë lidhje apo eksperiencë diplomatike, persona të rastësishëm që postin e diplomatit e kanë shfrytëzuar thjesht dhe vetëm për të shkuar dhe qëndruar jashtë vendit, kanë vërshuar ngadalë në poret e ministrisë dhe të sistemit të saj të përfaqësive jashtë vendit.

Nga ana e qëndrimeve të saj, MPJ është angazhuar në disa raste në beteja me një karakter të qartë partiak dhe jo shtetëror. Të tilla kanë qenë inkursionet e diplomatëve tanë në SHBA kundër gazetës amerikane “Nju Jork Times”, ideja e hedhur për largimin e Prezencës së OSBE apo kërkesa ndaj ambasadores Glover për të mos pranuar postin e shefit të delegacionit të vëzhguesve të ODIHR.

 

MPJ si zyrë pune

 

Diplomacia shqiptare gjatë viteve të fundit ka qenë çerdhe e një procesi të gjatë emërimesh konjukturale dhe në shkelje të hapur të kritereve ligjore. Diplomatët e karrierës janë zëvendësuar me familjarë, militantë pa asnjë lidhje me diplomacinë dhe shpesh me njerëz me profil të ulët profesional dhe kulturor. Ky fenomen vihet re kryesisht në përfaqësitë e Uashingtonit, në Misionin pranë OKB në Nju-Jork, ku nuk ka më thuajse asnjë diplomat që vjen nga radhët e MPJ, por thjesht të emëruar politikë jashtë sistemit.

Gjithashtu, edhe në Moskë, Athinë, apo Beograd, dominojnë emërimet klienteliste. Aspekti flagrant është shkelja e ligjit për shërbimin e jashtëm, sepse njerëzit e emëruar nëpër misione e ambasada, jo vetëm që nuk kanë asnjë ditë eksperiencë në shërbimin diplomatik apo asnjë lidhje me fushën e politikes se jashtme, por ç’është më e rënda janë rekrutuar duke injoruar dhe anashkaluar të gjitha shkallët formale të emërimit, duke nisur nga konkurset e deri te vjetërsia, gradat etj. Sa për shembull, rasti i fundit flagrant i emërimeve politike dhe pa asnjë kriter profesional është emërimi i zëdhënëses së shtypit si diplomatja nr. 2 në Bruksel.

 

O burra në ambasadë!

 

Ambasadat janë pasqyra e një sistemi të jashtëm. Ato përballen me partnerët ndërkombëtarë, me miqtë dhe kundërshtarët. Nëse i hedh një sy përfaqësive tona jashtë vendit, në momentin aktual do të gjesh aty gjithfarë llojesh.

Konkretisht, ambasada jonë në Turqi, nga katër diplomatë, dy (përfshirë dhe ambasadorin) i ka të emëruar politikë. Më tej akoma, ambasada në Spanjë nuk ka fare titullar, por një diplomat të emëruar duke shkelur ligjin. Ambasada në Arabinë Saudite ka një ambasador të emëruar politikisht e jo funksionar karriere. Ambasada në Zvicër i ka të dy diplomatët aktualë, ambasadorin dhe sekretarin e dytë, të emëruar politikisht. Ambasada në Austri është pa ambasador, por ajo ka në përbërjen e saj dy diplomatë të emëruar direkt nga rruga. Misioni ynë në Strasburg ka ambasadorin dhe një diplomat të emëruar politikisht. Përfaqësia në Kosovë, një rast tipik ky, nga gjashtë diplomatë, katër i ka të emëruar pa përfillur asnjë ligj në fuqi që rregullon shërbimin me jashtë.

Ambasada jonë në Romë shkon edhe më larg, kur nga shtatë diplomatë, pesë i ka të emëruar politikisht. Ndërkaq edhe Vatikani nuk ka shpëtuar pa u ngjyrosur. Ambasadori ynë atje nuk ka asnjë lidhje me sistemin diplomatik. Më tutje, ambasada jonë në Rumani ka një diplomat të emëruar në shkelje të ligjit, përfaqësia në Izrael ka gjithashtu ambasadorin si emërtesë politike. Ambasada në Gjermani ka dy diplomatë të emëruar jashtë sistemit, përfaqësia në Britaninë e Madhe nga shtatë diplomatë, përfshirë ambasadorin, ka tre diplomatë të emëruar politikisht. Ambasada jonë në SHBA është një shembull ekzemplar i vullnetit politik që del mbi ligjin. Në këtë përfaqësi, duke nisur nga ambasadori, ka edhe katër diplomatë të tjerë të emëruar në rrugë politike, me përjashtim të një diplomati të vetëm që ka shkuar atje si diplomat karriere. Gjithashtu, ambasada në Paris ka tre diplomatë të emëruar politikisht, përfshirë ambasadorin, kurse ambasada jonë në Athinë ka vetëm dy diplomatë karriere dhe gjashtë diplomatë të emëruar direkt, pa kaluar nëpër filtrat e ligjit. Megjithatë, kur sheh listën e të emëruarve në misionet dhe përfaqësitë tona jashtë vendit, Brukseli tërheq menjëherë vëmendjen. Misioni ynë në BE dhe Belgjikë, i shumtë nga numri për shkak të natyrës së punës, nga njëmbëdhjetë diplomatë që ka aktualisht, nëntë janë të emëruar politikisht. Pra, jo në përputhje me rregullat e emërimit në ambasadat jashtë vendit.

Nga ana tjetër, konsullatat tona janë kthyer në epiqendra miqsh dhe të njohurish, ku shpesh korrupsioni dhe tarafet bëjnë kërdinë. Emërimet në këto ambiente janë thuajse totalisht nepotike dhe politike, në kundërshtim me kriteret ligjore bazë. Konkretisht, konsullata jonë në Selanik drejtohet nga ish-kryetari i PD në Korçë dhe në përbërjen e saj ka edhe një diplomat tjetër të emëruar politikisht. Konsullata jonë në Bari ka tre diplomatë të emëruar politikisht (përfshirë konsullin) dhe një diplomat karriere. Konsullata jonë në Milano të pestë diplomatët i ka të emëruar politikisht.

Në një pamje të përgjithshme, në 43 ambasada, misione e konsullata, drejtojnë sot 24 ambasadorë të emëruar në rrugë politike, katër ambasada janë pa titullar dhe vetëm 15 prej tyre drejtohen nga diplomatë karriere. Ligji i shërbimit me jashtë e përcakton qartë ndërkohë në mënyrë taksative, se vetëm 20% e titullarëve të trupit tonë diplomatik jashtë vendit mund të jetë emërtesë politike. Pra, numerikisht vetëm 9 ambasadorë duhej të ishin politikë, ndërsa janë plot 24 të tillë.

Mes këtyre titullarëve, ka tre ish-kryetarë dege të PD, një ish-kryetar komune po i PD dhe një ish-deputet i Partisë Demokratike. Siç shihet, një prezencë politike përtej çdo sensi mase dhe kriteri për një shtet që pretendon se përmbush standardet dhe respekton ligjet.

Sa i takon diplomatëve të tjerë që shërbejnë në ambasada, nga totali i 151 personave që gjenden aktualisht në misionet tona jashtë vendit, rezulton se vetëm 67 prej tyre janë diplomatë karriere dhe plot 84 të tillë diplomatë të emëruar politikisht. Ndërsa e lejon në masën 20% emërimin e ambasadorëve politikë, ligji nuk lejon në asnjë mënyrë që diplomatët të ndjekin të njëjtën logjikë promovimi dhe emërimi. Mjafton kjo shifër për të kuptuar se në ç’gjendje ndodhet trupi ynë diplomatik jashtë vendit. Vlen të përmendet në fund se rreth 98% e shoferëve nuk kanë punuar asnjë ditë në MPJ, janë dërguar direkt nga jashtë, falë aktivizimit dhe lidhjeve të tyre partiake.

 

Një “OKB” e vogël

 

Ministria e sotme e Punëve të Jashtme ka sot një titullar me bashkëshorte holandeze, një zv/ministre me bashkëshort turk dhe një sekretar të përgjithshëm me bashkëshorte franceze. Aty gjen gjithashtu edhe një këshilltar të ministrit që ndryshe i thërrasin nëpër korridore “Naltmadhnia Juaj”, por që si i tillë duhet trajtuar edhe nga ambasadat e huaja në Tiranë, sipas porosisë së ministrisë tonë. Aty gjen zv/ministra që kanë ndezur sherre mes krerëve të shtetit apo të tjerë zv/ministra që s’kanë as lidhjen më të vogël me profesionin e diplomatit. Ministria e sotme e Punëve të Jashtme është diçka që ngjan herë me një degë partie politike, e herë me një magazinë militantësh, miqsh dhe personash që kanë ndalur rastësisht në këtë “vitrinë” lozonjare të shtetit.

Megjithëse janë të paktë në numër dhe takohen rrallë, titullarët e institucionit janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin. Fjala është për ministrin Basha, i cili mungon në një pjesë të mirë të kohës në ministri dhe zv/ministren Harxhi, për të cilën thuhet se është e shkarkuar dhe që për këtë shkak nuk vjen fare në detyrë. I mbetet në këto rrethana që “çelësat” e shtëpisë t’i ketë në dorë njeriu më i rastësishëm në hierarkinë diplomatike shqiptare, zv/ministri Gurakuqi.

 

Struktura e ministrisë, çfarë masakre

 

Një qeveri që u angazhua për të shkurtuar ndjeshëm shpenzimet e saj të brendshme, kreu në diplomaci një proces zgjerimi dhe burokratizimi spektakolar të paprecedent. Prishja e strukturës së MPJ dhe ristrukturimi i saj pas vitit 2005, është bërë vetëm për qëllime abuzive për të larguar ekspertët e paanshëm dhe për të futur në punë miqtë personalë dhe ata politikë. Konkretisht, u prish dhe u ngrit sërish Drejtoria e Minoriteteve, u shkri Drejtoria e Analizë-Prognozës, nuk ekziston më Drejtoria Ekonomike, u formuan poste drejtorësh të përgjithshëm sipas një piramide që në tërësinë e saj kishte më shumë gjeneralë sesa ushtarë. Kjo strukturë qesharake deri në grotesk strehon sot të paaftë gjithfarësh që tundin vetëm kredencialet politike dhe që kujdesen ta kenë mirë me shefin e radhës.

 

Çfarë ke në valixhe Shkëlqesi?!

 

Trafiku i drogës ka qenë një fenomen që ka prekur rëndë trupin tonë diplomatik vitet e fundit. Rastet e diplomatëve dhe shoferëve, si ai i Shkupit se fundit apo i Milanos një vit më parë, dëshmojnë se imuniteti diplomatik po përdoret për të transituar jo rrallë substanca narkotike. Sekretari i dytë i ambasadës tonë në Maqedoni u kap me një sasi të jashtëzakonshme droge (rreth 65 kilogram&eumlsmiley, një rast ekstrem ky i implikimit të diplomacisë tonë në një aferë që dëmton rëndë imazhin e vendit.

19 Komente

Mire.

Fund e krye artikulli, asnje emer per be. Habitem, sepse tema ishte goxha interesante dhe do te kishim dashur te dime ç'behet neper keto ambasada. Por ja qe kureshtje e zhgenjyer.

Revista Mapo nuk perfill te na sjelle asnje emer ketu qe te mbeshtese hamendesimet e saj.

Habitem aq me teper qe shtypi shqiptar, per nga perversiteti, barazohet vetem me shtypin meksikan apo ndonje shtyp tjeter latinoamerikan, ku dhuna eshte gjithandej neper faqe gazetash.

Ne shtypin shqiptar gjen foto nga me te rendat, te vrare dhe te plagosur, me emra dhe mbiemra, me familje dhe ku banojne dhe si banojne. Nje futje hundesh neper jetet private te njerezve, per te vene duart ne koke.

Dhe pikerisht aty ku duhet te goditet fort duke dhene emra, pikerisht aty heshtet. "Tre persona ne ambasaden amerikane jane keshtu e ashtu" C'eshte ky lajm ? Apo mbush faqet kot.

OK, ja dhe artikulli im, ne revisten PAMO :

Ne revisten MAPO punojne pese hajdute, dy kriminele dhe nje mafioze.

Dhe kjo, ju lutem shume, nuk duhet te ngjase ne shtypin tone, shtyp i cili eshte me i miri ne Ballkan, me cilesi dhe shpejtesi, e blablabla e blablabla.

Ju keni shume te drejte qe kerkoni emrat konkrete ne menyre qe te mos abuzohet. Nderkohe nga ana tjeter eshte mire qe te rruhen disa etika qytetarie, sidomos kur e analizojme ceshtjen si fenomen. Megjithate, jam i sigurt se nese i dergon nje e-mail redaksise se kesaj reviste me siguri qe do te te japin listen e plote te emrave te personave mbi bazen e te cilave eshte kryer kjo analize. Pastaj eshte e drejta juaj qe ta shperndash kete liste me ne apo jo.

Hurbinek, ti ben mire qe kerkon emra, duke vene gishtin te frika e gazetarise shqiptare per te bere shume armiq (gjejme 4-5 armiq kryesor ne nivel ministrash, meqe jane bere kerme gazetash prej kohesh, dhe ruajme marredheniet me te tjeret).

Nga ana tjeter artikulli eshte i mire dhe i nevojshem. Jo se kam ndonje respekt per diplomatet e zakonit, e sidomos te inferiorizuarit deri ne vdekje diplomate shqiptare (qe per kete arsye besoj se duhet te jene me te pispillosurit e tavolines - si nuk na vjen keq qe i detyrojme te na perfaqesojne pikerisht ne!), po sepse te pakten per ceshtjen e Kosoves ka nevoje per diplomaci me te kualifikuar, me te qendrueshme, me te investuar ne marredhenie afatgjata. Po shyqyr thuaj qe keta do te na mbajne gjithmone ne distance karantine nga BE-ja.

Pervec se ketu shkruhet ne menyre te pergjithesuese te pambeshtetur ne te dhena te tjera ketu po tregohet edhe nje genjeshter tjeter shume e madhe, mospasqyrimi i realitetit.

 

Diplomacia Shqipetare per ta thene qarte keto 4 vite ka arritur majat me te larta te saj. Ja 3 pikat mbi te cilat eshte bazuar suksesi i saj:

1. Kosova

Ka bere perpjekjet maksimale duke luajtur nje loje te kujdesshme per Pavarsine e Kosoves me raporte, takime dhe vizita te shumta. Jo pak shtete e kane njohur Kosoven nga influenca qe diplomacia Shqipetare ka ushtruar mbi vendet e tyre gjithnje e mbeshtetur nga shumica e BE-se dhe SHBA-se.

2. MSA-Marreveshja e Asocim Stabilizimit

Ka qene jashtezakonisht e angazhuar me politikat e saj per implementimin dhe permbushjen e saj, qe fatmiresisht u be ne nje kohe teper te shkurter krahasuar me ato te vendeve te tjera. Takimet me kancelarite me te medhaja evropiane, qe mbeshtetjene  kane treguar duke e realizuar implementimin e MSA-se.

3. Antaresimi ne NATO

Per anataresimin ne NATO duhen angazhime, mbeshtetje, takime dhe politika reale. Marrja e fteses dhe antaresimi brenda nje kohe te shkurter e ben serish diplomacine shqipetare te nje mandati te vetem si me diplomacine me te suksesshme ne te gjithe historine e shtetit Shqipetar. Eshte marrur "OK-ja" e te gjitha vendeve anetare duke firmosur dhe kaluar protokollet e tyre ne parlamentet perkatese.

 

* Sa vuajne per pak integritet dhe per pak realizem autoret e artikujve te tille smiley

Kshu sa per nje ilustrim te shpejte, fresh from wikipedia:

                                           Croatia             FYROM              Albania

SAA negotiations start:       24.11.2000      5.4.2000          31.1.2003

SAA initialled:                      14.5.2001        24.11.2000      28.2.2006

SAA signature:                    29.10.2001      9.4.2001          12.6.2006

Ratification by SAP state:    30.1.2002       27.4.2001         9.11.2006

SAA entry into force:           1.2.2005         1.4.2004           1.4.2009

 Per te mos folur per turpin me Greqine.

Po nuk duhet devijuar tema drejt 'arritjeve' kur artikulli eshte per strukturen institucionale, gurin e themelit. Ose maksimumi mund te shtojme edhe ndonje diskutim per doktrinen 'te kam shok po me le te vjedh zgjedhjet'.

PS: Me thene te drejten tani qe i shoh dhe njehere nuk me del keq qeveria e PD-se (pervec voneses ne ratifikim ne kuvend) ... tjeterkund flika armiku.

Ska sesi te jete me i fresket, "Copy-Paste" nga nje burimi i pabesuar, dhe mbi te gjitha jo ne shqip.

 

Ju keni pritur mrekullira, por zhvillimi dhe organizimi nuk behet brenda nates sic presin skeptiket qe te ndodhe. Per me teper, Shqiperia ka 46 perfaqesi diplomatike ne bote bazuar ne te dhenat e ministrise se jashtme.

ngadale more shoku krenar, se nuk ishte vetem copy-paste, i kisha bere edhe ca modifikime smiley

cudi qe nuk kape faktin pozitiv per pd-ne qe kapa une pak me vone, po duhet ta kesh pasur nga nxitimi per te share wikipedian (kot e ke kete).

Kush tha që nuk përmënden emrat??? Në shqipëri ndoshta jo, por bota nuk ka turp... dhe i vë emrat smiley Tirana - Tre cittadini albanesi sono stati arrestati in Turchia, implicati nel traffico di sostanze stupefacenti verso l'Albania. Tra i fermati, vi è anche un ufficiale dell'aeroporto di Rinas. La notizia è stata confermata anche dalla Polizia di Stato, la quale ha confermato l`arresto dei cittadini albanesi, ossia il Vice Commissario Altin Murra, che ricopre la carica di ufficiale della polizia a Rinas, Burhan Markeci da Dibra (39 anni) e Nalton Jacaj da Tirana(35 anni). Il tipo di sostanza ritrovato e sequestrato è ti tipo eroina, anche se non è ancora noto quanto sia la quantità. Gli uomini sono stati fermati Istanbul, mentre stavano trasportando droga, su un camion. L'operazione è stata organizzata dopo le intercettazioni telefoniche verso la polizia turca, ma non vengono comunicati altri dati, a causa delle verifiche in corso. Solo poco tempo fa, il secondo Segretario dell`Ambasciata Albanese a Skopje, Agim Haxhia, è stato arrestato mentre trasportava 65 chilogrammi di eroina.

Ne qofte se doni te shikoni fytyren e vertet te diplomacise Shqiptare ejani ne perfaqesine tone ne Athine(Greqi).Ne vendin ne te cilin diplomacia shqiptare duhet te kishte personelin me te kualifikuar,kulturuar dhe patriot,ka pasur dhe ka akoma personelin me brutal,vulgar dhe antishqiptar qe ekziston(edhe MJ Greke s'do te zgjidhete dot me Grekofil se ata).

Ndoshta do te ishte e rendesishme te theksohej ne artikull edhe per vete ambientet e ambasadave apo perfaqesive tona jashte. Ambasada ne Angli ka zyra teper te vogla, ne gjendje shokuese, te papranueshme per nje perfaqesim dinjitoz. Mua me jane dukur te ndihmueshem personeli i ambasades, ne ato pika ku kam pasur nevoje (packa se pak keshilla jepen nga ministria jone e jashtme se si duhet te veprohet ne raste te vecanta).  Ndoshta eshte e veshtire per diplomatet e karrieres per te bere karriere ne kushte te tilla.

Ambasada jonë në SHBA është një shembull ekzemplar i vullnetit politik që del mbi ligjin. Në këtë përfaqësi, duke nisur nga ambasadori, ka edhe katër diplomatë të tjerë të emëruar në rrugë politike, me përjashtim të një diplomati të vetëm që ka shkuar atje si diplomat karriere.

Eshte nje shembull ekzemplar i te mos berit asgje ne ambasada. Para ndonje viti, hera e fundit kur me ra rruga, ambasada kishte 11 vete. Nderkohe, me zhargonin e nje mikut tim, i kane vene drynin deres.

ujku ka te drejte kur flet per kushtet e shume ambasadave. Gjithashtu duhet pyetur se sa i lejon ministria te bejne. Me ka ndodhur qe per nje veprim qe duhet ta kryente ambasada ka patur urdher nga ministria qe te mos behej. Kjo si duket ka qene strategjia e qeverise per luften ndaj korrupsionit. Ndaloi me mire fare... dicka si puna e skafeve...

por artikulli qendron dhe flet per nje fenomen. Pa filluar me eksperiencat e ndonjerit neper ambasada, apo profesionalizmin e stafit, ky artikull na thote qe as ne leter nuk jane kujdesur qe t'i japin rendesine e duhur emerimeve.

Ne ambasaden shqiptare ne Britani te Madhe eshte

1 ambasadori,

2 keshilletarja e ambasadorit,

3 atashehu kulturor, 

4 atashehu ushtarak,

5 perfaqesuesi konsullor

dhe 

6 shoferi.

Ku eshte diplomati i 7 ketu???

 

Gjithsesi, si thote dhe komentuesi i pare ketu, AS EDHE NJE EMER te vetem!!!?

Gazetaret tane jane te paafte qe dalin nga kazanet sa per t'iu gjendur popullit neper kembe.

Kur isha heren e fundit mora vesh qe ishin 8 veta qe punonin atje. Nuk e dija qe kane shofer, por di qe ishin dy persona qe merreshin me ceshtjet konsullore, sikur kane edhe nje atashe ekonomik, me duket.

Revista Mapo eshte organi zyrtar i G99-es, normalisht jo ne menyre formale/zyrtare por informale.

Te gjitha shkrimet, pasi ti lexoni beni zbritjen qe ka te beje me propaganden e fushates dhe cfare ngelet merreni si te mireqene.

Te gjitha shkrimet, pasi ti lexoni beni zbritjen qe ka te beje me propaganden e fushates dhe cfare ngelet merreni si te mireqene.

kshu si thu ti del gjithmon 0

Fatmiresisht aq del...

Autori i artikullit mendoj se eshte person qe e njeh mire dhe nga brenda organizimin e MPJ dhe ne teresi sistemit tone diplomatik.

Une vete mund te kontribuoj me nje link, ate te ambasades sone ne Rome, ku me te vertete funksionaret dalin te jene shtate (8, po te llogarisim edhe oficerin e nderlidhjes, po qe ndoshta nuk hyn tek stafi diplomatik).

Linkun e keni ketu:

http://www.ambalbania.it/vis_dettaglio.php?primo_livello=menu&id_livello=766

Tani, artikulli thote se 5 nga keta te 7 jane funksionare politike.

Po kush jane ata? Dhe cilet diplomatet e karrieres?

Ambasadori Kola me rezulton te jete diplomat karriere, ndersa zv. ambasadori i ri, z. Bushati, pervecse aktor i njohur eshte edhe politikan, pra eshte funksionar politik.

Nje tjeter emer i njohur i kesaj ambasade eshte z. Zhiti, i cili ndoshta nuk eshte diplomat karriere (se edhe kohe shume per tu pergatitur nuk ka patur, pasi gjate diktatures ka qene ne burg per poezite e tij), por me duket emer i njohur dhe perfaqesues dinjitoz i kultures sone (rol qe mbulon ne kete ambasade).

Per te tjeret s'di c'te them...nuk ja kam idene.

Po ai shoferi i ambasades (a konsullates aaa) qe u llafos aq shume per nje thes miell?Diplomat karriere ishte apo i emeruar politik?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).