Sherri për posterat në Qerret, i plagosuri me armë vdes në spital

DURRES - Ka humbur jetën 25 vjeçari qe u plagos sot në Qerret. Një sherr për vendosjen e posterave ka degjeneruar në të shtëna automatiku, ku ka mbetur i plagosur rëndë, 25 vjeçari Artan Zeka. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:00 në qendër të fshatit Qerret të Shijakut dhe dyshohet se erdhi pas nje debati për posterat e partive politike. Policia nga vendngjarja thotë se është plagosur me armë automatike shtetasi Artan Zeka, i cili rreth ores 13:30 nderroi jete ne spitalin e Durresit. Ndërsa autori, shtetasi Skender Balla 45 vjeç eshte kapur 10 minutash pas kryerjes se krimit.

 

Sipas policisë dy shtetasit jane grindur me njeri-tjetrin me fjale fyese, me pas Skenderi eshte larguar per tu rikthyer me një armë automatike dhe ka gjuajtur në drejtim të Artan Zekës duke e plagosur rende. I demtuari u dergua ne spitalin rajonal te Durresit dhe iu nenshtrua operacionit.

Ndërkohë policia deklaron se nuk janë sqaruar ende rrethanat e ngjarjes dhe motivet e plagosjes. Nga ana tjetër drejtues të PD së Durrësit kanë shkuar në spital për të parë të plagosurin. Nga spitali kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri është shprehur se "ky është një rast i paprecdent dhe se strukturat e PS po godasin rëndë PD". Më pare Xhaferri tha se "gjendja shëndetësore e të riut është shumë e rëndë dhe po bëhet gati të niset drejt Italisë me Çarter". Por siç konfirmuan ne mesdite mjeket e spitalit, ai nuk mundi t'i mbijetoje plageve te renda qe kishte marre.

Ndërkohë PS e Durrësit nuk është prononcuar për këtë ngjarje. Por burime konfidenciale nga vendi i ngjarjes thanë për gazetën se sherri mes dy burrave nisi për një poster. Simpatizanti i PS, tashmë i arrestuar, ka kërkuar të vendosë disa postera në qendër të fshatit por është penguar nga sipmatizanti i PD. Më pas ai i PS ka marë armën në shtëpi dhe ka shtënë mbi të.

Gjithsesi pritet që motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë të sqarohen nga policia e cila ende nuk a një variant zyrtar për plagosjen e ndodhur sot në Qerret.

59 Komente

Nga spitali kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri është shprehur se "ky është një rast i paprecdent dhe se strukturat e PS po godasin rëndë PD".

po nqs nuk je ne gjendje te thuash ndonje gje per te ulur tensionet, pse nuk mbyll gojen me mire...

Ja ky eshte Sali Berisha, kjo eshte mafia qe qeverris vendin.

Fushata e Rames ka qene teper e civilizuar, ne kete pike askush nuk mund te thote dicka. Haxhi Qamili i sotem acaron, fut agresivitet, ngre turmat e egersuara ne kembe dhe ja rezultati. Tumori malign duhet shkulur sa me pare se po la metastaza nuk mund te besh me dot asgje se te merr me vete ne varr.

Shkuleni kancerin me 28 Qershor

Per familjen e te ndjerit ngushellime te thella.

Jeni ne terezi apo cfare?!!

I vrari eshte i Partise Demokratike. Vrasesi eshte i Partise Socialiste.

Ku eshte faji i Sali Berishes ketu?

Apo keshtu e keni avazin idjot ju qe per cdo gje, edhe kur vriten simpatizantet e PD nga ata te PS perseri PD eshte fajtore.

Behuni more njerez dhe mbylleni gojen kur s'keni cfare te thoni, ose kur deshironi te thoni dicka ngushelloni familjen e viktimes.

Pastaj dhe Peshku shume keq e tregon lajmin. Kur behet fjale per nje te PD qe ka fallsifikuar dokumentat per te marr karta identiteti duhet vendosur lajmi tek kryesoret. Kur vritet nje i PD nga nje i PS vendoset si nje nga lajmet e shumte.

Behuni more me te civilizuar se late name me kete njeanshmeri absurde.

Behuni more me te civilizuar se late name me kete njeanshmeri absurde.

Civilizim huh? Ky te duket nga ata lajmet per tu shpallur me te madhe ty Erl? Te duket ide e mire te perqendorhemi tek vellavrasja? Se une me ndergjegje te plote nuk e vura ne krye. Do ndiheshe me i perfaqesuar tek peshku ti po ta hapim faqen me te vrarin e pare te Fushates 2009"? Apo "bjeri t'i bim" tani se u shkreh kallashi i pare... me stilin e 97-es!! (??)

Asnjerit nuk i pelqen vellavrasja por eshte me e ndershme ta shpallesh me te madhe sepse iku nje jete njeriu dhe jo ta mbushesh peshkun me artikujt e Mero Bazes qe deri dje nuk late gje pa i thene. Te jesh i majte nuk eshte gabim sepse te gjithe jemi te nje krahu apo te nje tjetri por meqe premtove qe do ta mbaje peshkun e balancuar mbaje fjalen dhe jepi vendin qe i takojne gjerave.

Me vjen keq. Nuk e shof si ty. Nuk i bej nder une ketij te ndjerit duke e vene ne krye, eshte ngjarje shume e rende dhe nuk duhet promovuar. Flete vete krimi per natyren e cejkuilibruar te militanteve. Dhe kallashnikove kane simpatizantet e te dy krave.

Eshte lajm dhe ngjarje e rende dhe eshte e nevojshme qe kushdo ta shohe dhe te distancohet hapur ndaj gjemave te tilla.

Ashtu sic bene Berisha dhe Rama menjehere pas ngjarjes.

Or po keto e bejne kopilin dhe ta lene ne dere.

Ben shume mire kryeministri qe ben thirrje per qetesi dhe distancim nga aktet kriminale, e gjithe politika duhet ta beje kete, pa perjashtim - edhe pse eshte si kofili mbas te vjelit se kane muaj qe vjellin gjuhe urrejtjeje nga televizori. Keto jane frutat e edukates politike qe percohet nga lart poshte. Ngushellime.

Kryeministri ka bere shume mire qe eshte distancuar. PD sduhet ta perdori kete rast per politike sepse e njejta gje mund te ndodhte edhe nga krahu tjeter (pra mund te vritej dhe nje i PS-se). Ky eshte faji njerezve me mentalitet idiot qe zihen e vriten per gjera te pakonceptueshme nga nje trru normal.

qe adminet e kane qejf te jene te njeanshem eshte normale. po ka raste kur eshte teper. ne fakt une po shoh top news dhe aty e pashe se paska ndodhur dicka ne durres dhe per te cilen distancohet edi rama. dhe lajmi fshihet e fshihet.

nuk eshte normale. ps edhe ne lezhe ku jam une, ka plot kriminele me vete. ashtu i ka edhe pdja. dhe zihen e bejne sherr. se pare e madhe ne fushate dhe kriminelat ate pune kane. te bejne pare. po ka nga ata qe ane interesa te medha e per vrasin per te fituar kandidati i preferuar i tyre atehere degjenerojme ne krim. ne lezhe kam nje shok qe po merr leke nga te gjithe. me sakte tollona nafte. dhe vetem per ne torovice ka premtuar mbi 20000 mije vota. ai ia ben me mire.

nejse. pata postu dicka interesante tej fushates sot te peshku po s'paska kalu.

2009, jeta e njeriut ne Shqiperi vazhdon te kete nje vlere te variueshme.

Te vjen keq me te vertete kur lexon lajme te tilla. Ngushullime familjes.

Nuk ka dhe nuk mund te kete konflikt me karakter politik ne shqiperi per te cilin nuk eshte pergjegjes berisha.

Eshte ai personi qe ka vendosur keto standarte ne jeten politike te shoqerise.

Ai qe cirret e uleret sikur te jete ne pyll.Ai qe shan e kercenon ne parlamentin shqipetar,i jep te drejte legjitime militantit ne rruge te implikohet ne akte dhune.

Nqs moderatoret e kan fshire mesazhin tim te pare kan bere gabim,sepse i heqin pergjegjesine atyre qe me te vertete jane pergjegjes per keto incidente tragjike,por edhe te turpshme per gjith shoqerine shqipetare.

Cdo shoqeri e qyteteruar nuk mund te heshte para ndodhive te tilla ,por te flase dhe te drejtoje gishtin e akuzes ne drejtimin e duhur.Dhe fajtori i vertete eshte politika percarese ne shqiperi dhe fytyra e saj 20 vjecare,Sali Berisha.

Nuk mund ta cenoni ne kete menyre lirine e fjales ne blog.

Une nuk mund te hesht,kur vetem sot perpara ketij lajmi tragjik pash ne lajme nje kryeminister qe po cirrej e po uluriste drejt nje turme te eksaltuar.

Keto jane standartet qe ka vendosur ai,dhe qe pjellin keto incidente te shemtuara.

Nuk eshte koha per te heshtur,por per te folur,dhe per te tjere te japin shpjegime.

Heshti ky popull per 97-n,heshti per gerdecin,dhe cfar nxjerr heshtja ne drite? me shume tragjedi.

 

Ngushllime familjes së të shkretit, se paska ikur i ri!
...por edhe t'japësh edhe jetën për partinë vetëm tek ne mund të dëgjohen këto absurditete.

Ndoshta jam pak sadist, por ashtu siç ndodhi me bandat/maskat, ku shumica eliminuan njëritjetrin, edhe në këtë rast nuk do të ishte keq që ca kokrra të tjera të sakrifikoheshin... vetëm kështu do të fillonin njerëzit ta kuptonin se nuk është aq e vlefshme politika sa të kërkojë aq militantizëm ekstremist.

Ngushellime familjes se te ndjerit!

Eshte me te vertete nje ngjarje e rende qe tregon sa te pa civilizuar jane Shqiptaret..... per parti dhe per udheheqesa partish debila edhe sot pas 18 vjetesh pluralizem marrin jete njerezish.

Larot e PD-se u versulen drejt spitalit gjoja per te pare jeten e te plagusurit sepse ishte simpatizant i tyre...sa e dhimbshme.... sa ironike..... sa e pashpirt..... Ku ishin keta laro ne 15 Mars te 2008......????????

Kurse Larot e PS nuk po thone gje hic per ngjarjen duke i lene njerzve te besojne qe eshte normale te vriten njerez per parti dhe debilizma te tilla. 

Cfare tragji-komedi qe po shikojme, degjojme dhe jetojme...... Nder shekuj Shqiptaret e kane pasur te keqen nga njeri-tjetri me shume se nga i huaji.... 

Cfare vlerash qe po shpalosim...... "Bravo"

me shkrin gazit Gazeta Shqiptare.

Balkanweb, ne kryetitull:

Vritet aktivisti PD. Rama: Perfshirja e PS, SPEKULLIM, denim max autorit.

Po avash, avash se nuk jane te gjithe si soji i Gazetes Shqiptare, TChannel, Shekulli....

Ky eshte kulmi, Ky eshte nje turp , Militantizmi ka hyre aq thelle ne gjakun

e njerezve sa nuk bejne pazar as per jeten me.

Kjo eshte fryma politike qe percon politika jone, urrejtje ndaj kundershtarit

deri ne krim.

 

 

Dy jete njerzish qe mbyllen ne fate te ndryshme per ate "dreq premtimi elektoral ose ate shperblim te vogel "

Kjo eshte nje aksident, nje moment dobesie.

Cili ishte shkaku ku mund te arrihet te qellohet mbi tjetrin na intereson.

Urrejtja per kundershtarin politik, apo dashuria per partin.

Ne qofte e dyta, mbes besnik se ka qene nje moment dobesie, ne qofte e para, me tmerron pa mase.

Nje komentues i rregullt, urryes, thote se keto krime vijne ngase kryeministri yne gerthet shume.

Ky koment me kujton perrallen e njeriut gjarper.

Pasi kishte qorruar shokun e vet, shoku i ankohet - shiko si me ke bere me ke qorruar.

Njeriu gjarper i thote, -ah , paske goje e ankohesh , dhe i pret gjuhen.

Per te mos humbur gjuhen, edhe une bej fajtor kryeministrin.

Ngushellime per familjen e te ndjerit. Ne keto raste te vjen keq qe eshte hequr denimi me vdekje.

 ngushellime! Se ske cte thuash tjeter...kjo eshte nje klime kafsherore qe duhet denuar rende dhe duhet nxjerr mesim nga gjith opinioni.

Per zgjedhjet eshkuara vendore familjaret e mi ne tirane e kane lyer nja 3 here murin dhe kangjellat nga stampat e PR, PS e PD dhe fatkeqsisht jane ferkuar me vandal te te gjith spektrit.

Me kujtohet ajo ngjarja e fundit ,ne nje fshat te korces mos gabohem, kur gjysma e langove qe therrasin ketu per distancim, justifikonin dhunen ndaj atij qe ngjiste postera. Ne kete rast, dhuna ka bere pingpong fatal.

ngushellime per familjen e te ndjerit!

Bashkohem me te gjithe ata qe kerkojne qe ky lajm duhet te kete shume me teper vend edhe ne kete blog. Nje kriminel bastard qellon me arme nje bashkekombas te tij per motive te pastra politike dhe ky akt nuk duhet te kaloje sikur nuk ka ndodhur gje.

Ka humbur jeten nje i ri per motive jashtezakonisht te papranueshme. Nuk ka rendesi ngjyra politike qe i perkiste i riu qe ka humbur jeten, ketu duhet te ngrihet zeri se si bastarde dhe barbare bejne veprime te tilla.

Po te ishte viktima nje perkrahes i opozites, jam i bindur qe do te zinte faqen kryesore te ketij blogu.

Ketu nxirren banalitete sa here qe i hiqen posterat apo kioskat pa leje te G99 dhe kerkohen te mbulohen lajme te tilla!

Ngushellime familjes se fatkeqit. Krimineli te kalbet ne burg.

Ai stan ate bulmet ka. Kur kryeministri bertet si i shkalluar mitingjeve duke bere thirrje per ndeshje ne fushe burrash, kur shan me rrenje e me dege oponentet, eshte normale qe klima te jete e ndere dhe diku te kaloje ne ekstrem.

Nuk e di se cfare ndjenje kane pas ketij akti te rende analistet tip nano&stefani qe nuk kane lene gje pa thene per "berishistet". I kane share dhe pershkruar ne menyre mjaft te keqe.

Ja nje socialist i degjoi dhe e uli numrin e berishisteve, e vrau njerin.

Edhe per kete paska faj Berisha!

Qe po ben thirrje per gjakftohtesi dhe qetesi?

Hajde majtista hajde!Te ishit majtista ja u beja hallal por ky tipi Ttmsoia qenka enverist dhe shkuar enveristit.

Po Jozefinene ne parlament Sala donte ta rrihte apo Ilir Meta?Po parlamentin qe e shkaterruat ne 05-09 sa here ju deshte  qefi Sala e bente?

Po Azem Hajdarin kush e qelloi ne parlament?Apo dhe ate e beri Saliu.

Ne cdo pale zgjedhjeje qe nga 1991 e ketej vetem anatare te PD jane vrare.Me jep nje PS-ist qe eshte vrare ne fushate?Jo se nuk eshte vrare njeri.

Juve keni kete urretje mbi PD qe jeni gati dhe te vrisni.Po te kishte PD dhe aktivistet e saj kete urretje mbi ju do te ishit zhdukur qe ne 1992.Me thuaj nje ish te perndjekur qe ka vrare?JO sepse ata dine te FALIN DHE juve e merrni kete per dobesi.

Ngushellime familjes se Artan Zekes!

C'te besh na duhet te ndajme nje vend me PS dhe kuqalashet  e saj,qe vetem urretje mbjellin kudo ku jane.

Po te kishte PD dhe aktivistet e saj kete urretje mbi ju do te ishit zhdukur qe ne 1992.Me thuaj nje ish te perndjekur qe ka vrare?JO sepse ata dine te FALIN DHE juve e merrni kete per dobesi.

??? Nuk e kuptova kete lidhjen qe bere me te perndjekurit.

Vizion shume romantik sdq. ky i joti.

Edhe ne zgjedhjet e 2005 u vra komisioneri i PD-se Ton Vathi nga vellai i Nehat Kulles qe kishte shkuar aty te Qendra e Votimit te ndihmonte me certifikata kandidatin socialist Shpetim Idrizi.

Elektorati i PD-se e di limitin e tij, kurre nuk mund te ngreje dore per te vrare nje shqiptar tjeter, qofte i kuq i verdhe apo jeshil. Ndersa te majtet kane nje urrejtje te jashtezakonshme, urrejtje qe vjen qe heret por e perforcuar ne vitin 91.

Mire i ndjeri u vra, e tjetri marrte denimin e merituar po nga kjo duhet me vene mend qe ku te cojn trute e gomarit qe marrin sot militantet nga propaganda politike, e jo ti vazhdohet akoma ti mbahet iso njeri apo tjetrit krah.

Një militant vret një tjetër. Turren një turmë me militantë të tjerë për të militantuar kundër dhunës militante.

Cdo vrasje eshte e denueshme!Skender Balla vrasesi, eshte kapur nga policia,dhe do ti nenshtrohet ligjeve te shtetit.Shteti te bej detyren.Cdo njeri qe kryen nje krim duhet te denohet.Pik.Ketu nuk ka vend per interpretime,sepse pastaj nuk do te kishte kuptim fare.Krimi eshte i denueshem,dhe nuk interpretohet politikisht,sidomos ky rasti i Shijakut.

Rama ka kerkuar denimi maksimal

 

.......shpreh keqardhjen e thelle dhe ngushulimet me te sinqerta familjes se viktimes per kete ngjarje tragjike, qe eshte ndodhi per boten e trete dhe jo per nje vend qe eshte pjese e Evropes dhe do te integrohet ne BE sic eshte shqipqeria.....

Uh cka qesh me te modhe, jam dhi ti qesh. Ha ha ha pse nuk jemi bote te trete? Ne cilen vend te Evropes ku gjoja bejme pjese ndodhin keto qe ndodhin ne shqiperi? Kjo vrasje ska fare te bej me qenien bote e trete apo e pare apo e dyte Kjo eshte nje vrasje qe jam i bindur eshte nje vrasje ordinere, por ama te thuash qe nuk jemi bote e trete duke pare zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqeror kjo eshte per me qesh e qa. Te thuash se nuk jemi bote e trete kur jo shume por 12 vjet me pare ishim ne luften civile te 1997, kur politikanet vjedhin me te dy duart dhe populli vazhdon ti votoje, kur parlamenti yne eshte bere si aren wrestling kjo eshte me i bo qefin vete.  Me thene qe jemi pjese Evropes duke mos thene se ciles pjese se Evropes asaj te zhvilluar apo asaj rurale ( Edhe Sicilia eshte pjese e Evropes) te bo me u dhi tu qesh. ha haha ha Sa per integrimin ne Evrope me politikane si Rama e Berisha vetem ne qofte ndonje arsye madhore si hyrja ne NATO mund te futemi ne BE ndryshe shifni endra me sy hapur

ti qesh sa te dush,, po shqiperia nuk eshte vend i botes se trete, sado qe ka shume probleme.

thjesht, sa per te ndalu nji sec e te mendosh pak me shume before u get so much excited

Toko eshte naivitet te diskutosh dhe te interpretosh Ramen se cka thene,pas vrasjes,me duket se nuk ka fol keq."Simpatizant"me precedent penal,nuk i hyne ne pune askujt,ai i prish pune vetes vete dhe te tjereve,kjo ska lidhje me Ramen as edhe me Berishen!

Mos i fut te gjitha ne nje thes,ose daji vec e vec,jo me nje leter!

Ngushllimet e mija familjes se ndjerit

Me aq sa po e shoh une,ktu spaska asnje ndjeshmeri per ngjarjen teper te dhimshme, por nje perdorim me cinizem ekstrem per te fajsuar palet...me fjale te tjera kallashi vazhdon dhe ktu

Mese e sakte

Ne '97 shihja ne bulevard "njerez" te zbathur me kallash (ma vrane nje shok duke dale nga fakulteti), ne 2009 dikush vritet me kallash per "nje poster".........QUO VADIS........

Po Bleona, ç'qendrim ka mbajtur ndaj kesaj ngjarje ?

_____________

Nuk e di pse ma ngrejne tensionin ca piskuriqa ketu, nuk e di. Nuk e di dhe nuk e di. Di vetem qe ca Selima dhe ca Blenda ka kohe qe jane pa telefon me Komitetin Qendror, dmth me trurin qe gjendet ne pjesen veriore te trupit.

Me e forta eshte se ca puro komuniste te thone pa piken e turpit : po rrini ore, te mos e bejme Shqiperine si ne '97 (Blindi). 

Se kush e beri '97, se kush organizoi nje revolucion te qelbur, me nja ca mijera te vrare, nuk dihet. Ufot, me siguri. Sepse nuk diskutohet qe 97-en nuk e bene komunistet e Komiteteve te Shpetimit (ha ha ha !), jo, nuk e kane bere keta. E kane bere... e kane bere... bolivianet ! E gjeta me ne fund. Brenda nates, kane ardhur me anije kozmike dhe e prishen Shqiperine dhe iken ne mengjes. Kurse komunistet, gjynah, iu rame ne qafe kot. Madje, duhen demshperblyer per demin moral, nuk fyhet tjetri ne ate menyre.

Komitetet e Shpetimit Publik u krijuan nga oficeret tane trima te PPSH per te ruajtur popullin tone dhe kufinjte tane kunder bolivianeve te felliqur. Madje, ish-kapterret dhe oficeret e shoqatave per mbrojtjen e Enverit duhet te marrin nje dekorim dhe pension per ato dite te lavdishme.

Blendi, je shume i zgjuar, une te adhuroj.

Selimin, me pak. Me duket me pak i zgjuar.

97-ta ishte produkti dashnise posesive te Berishes per te "bukuren e dheut",qe pranoi ma mire ta therte se ta shihte ne krahet e nje tjetri

E gjeta me ne fund. Brenda nates, kane ardhur me anije kozmike dhe e prishen Shqiperine dhe iken ne mengjes.

Tani, nuk eshte se ndodhi egzaktesisht keshtu, por le te themi qe brenda muajit te gjithe shqiptaret humben leket e kursimeve e te shtepive qe kishin shitur per t'i futur ne firmat piramidale, te cilat kishin marre paraprakisht bekimin e pushtetit te Berishes. Dhe me pas ky i fundit tha... ups humben.

Truri eshte me te vertete nje veper mahnitese elektronike bio, por ne disa raste mund te paraqesi disa njolla te erreta humbjeje memorie, te pranishme sidomos tek komunistet e kuq te strehuar aktualisht tek selia e PD-se.

smiley

hi olsi,

gjeja e fundit qe do te te besh ne nje dite pushimi eshte te diskutosh me fanatiket fajet e 97'es. E forta eshte se jane ngjarje shume te aferta per te gjithe ne... dhe kur te gjithe e pane ujkun, keta dalin dhe thone "ja gjurmet".

Nga Shekulli

DURRËS- Drejtues të lartë të Partisë Demokatike kanë qenë sot me familjarët e Artan Zekës që u vra dje në Qerret të Durrësit. Gjatë paradites së sotme familjen Zeka e vizituan Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Fatos Beja, Ministri i Transportit Telekomunikacionit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, nën kryetari i PD, deputeti Astrit Patozi , miq dhe të afërm të viktimës.

Qindra qytetarë, miq dhe të afërm, kanë përcjellë sot paradite, për në banesën e fundit, 32 vjeçarin Artan Zeka, simpatizant i PD-së, i vrarë një ditë më parë në Qerret të Durrësit, nga një simpatizant i PS-së teksa po vendoste postera dhe flamuj të Partisë Demokratike.

"Sot përcjellim, për në banesën e fundit, njeriun që mbrojti, simbolin e PD, simbolin e përparimit dhe të së ardhmes" iu drejtua të pranishmëve deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri, duke shtuar se "humbja e Artanit është shumë e rëndë, për prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët, të cilët nuk do ta shohin më kurrë babain e tyre".

"Një Shqipëri në NATO që synon Bashkimin Evropian, nuk do të lejojë kurrë më ngjarje të tilla", tha ai duke shtuar se, "Artan Zeka është një dëshmor i demokracisë."

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e krimit, Skënder Balla, fill pas ngjarjes që ndodhi dje rreth orës 09:00 në fshatin Qerret, afro 12 kilometra nga qyteti i Durrësit.

Ngushellime familjes se te ndjerit ...

Nje version tjeter i ngjarjeve (nga Gazeta Shqiptare):

Sermës, të ëmës së Skënderit i duhet të jetojë vitet që i kanë mbetur me brengën që nuk mundi ta pengojë të birin kur e pa të merrte armën. Ndonëse e moshuar, ajo shprehet se ka dalluar me sytë e një nënë pafajshmërinë e të birit kur u kthye dhe si për t’i kërkuar të falur, e puthi në ballë dhe iku me fjalët... “Nuk kam grisur asnjë flamur unë, më rrahën pa shkak para gruas”.
Kur e keni takuar djalin tuaj?
Doli në mëngjes dhe mori ndonjë gjë për ta çuar te dyqani, kemi një barakë të vogël te pishat, edhe janë ushtarë atje, po bëj ndonjë lek, tha. Edhe iku, i thashë të shoqes bëj çunin gati, se shkonte me çunin.
Iku të marrë ato gjërat dhe u bë gati për të ikur. Aty te kabinat i kanë rënë me gurë. Ky ka ndaluar dhe ata i janë futur brenda.
Ai ka qenë vetëm në makinë?
Po, çuni im ka qenë vetëm në makinë, brenda. Një grua, komshi këtu, i kishte thirrur nuses: “Oj Bukure, ec se po zihet Skënderi”. Kur iku nisja me vrap, e gjeti atje duke i rënë me shkelma. Shtrirë në makinë ky, ata po i binin. I largon kjo, u thotë çfarë keni me Skënderin. Ai del nga makina dhe të dy erdhën shpejt. Iku aty tek ajo kasollja, kishte pasur një armë kështu... një të marrë atë. Unë i thirra, o Skënder, o Skënder këtu (bën me dorë nga porta e oborrit) dhe ai u kthye. Kishte dalë andej nga ana tjetër. Ai vrap andej, unë dola vetë te rruga atje. Veç kur e pashë...
Di gjë pse ka ndodhur?
Këta me thanë kështu. U thashë unë, se u kthye ai (Skënderi). Unë, o medet Skënder, o medet... Po ç’pate o Skënder me atë ti?
“Më tha, që ti ke grisur flamurin e demokratikes”. Kur e grise ti flamurin o Skënder, e pyeta. “Po s’kam grisur gjë, më tha. Nuk kam grisur gjë. Ku qeshë unë”, – më tha. Erdhi më puthi një herë mua dhe iku. Ai ka ardhur dje me gjithë çunin me karrocë, sepse makinën e ka pasur këtu, se është e huaj. Le ta gjejnë atë flamur të grisur, ku e ka grisur...
Ndihesh e kërcënuar?
Nuk më ka kërcënuar njeri.
A ju ka mbetur peng që nuk mundët ta ndalnit?
Edhe për atë çunin që ‘iku’ më vjen keq, edhe për çunin tim që më ka mbyllur shtëpinë. Dy kalamaj kanë. Një çun dhe një gocë. Si ai djali që ka ikur, fajin më të madh e ka babai i vet, sepse me gjithë babain e vet dolën për të më rrahur çunin në makinë.
A kanë qenë konfliktuar ndonjëherë më parë?
Asnjëherë nuk na ka ndodhur gjë me djemtë e Zekës. Nuk di çfarë të bëj tani, por di që m’i kanë rënë në qafë kot.
A është marrë me fushatën apo të ketë mbrojtur ndonjë parti politike në debate në fshat?
Ai s’merrej me punë partish kurrë.
A është aktivist me ndonjë parti politike?
Ai, kurrë. Ja më ardhtë (pastaj mendohet pakëz), ai s’ka për të më ardhur më në shtëpi, por më ardhtë copa-copa në shtëpi (thotë me buzët që i dridhen). Nuk ka prishur punë as për një gjë.
Me çfarë aktiviteti merrej?
Jo në plazh, por te ura ka një kioskë me llamarina, e ka bërë bukur atje. Ka mbjellë ca pisha dhe vinin ushtarët që shkonin për stërvitje dhe blinin ndonjë gjë atje. Po ne s’kemi bukë për sonte në shtëpi. I ka pasur borxh. Dje më dha 20 mijë lekë për të folur në telefon me gocën, por s’i gëzova.

Monda.

Po te kthehesh tek zgjedhjet per vendoret 2007, eshte nje memorandum i BE, " ka pasur shume konflikte ne qendrat e votimit, PS ka shfaqur agrisivitet kundrejt kundershtareve politik, i bejme thirrje forcave politike e sidomos PS se zgjedhjet e 2009 jane nje test i fuqishem per Shqiperin per antarsimin ne BE".

Sido qe shkruajne gazetat, sido qe te jete e verteta mbi shkakun, konflikti qe perfundon me vrasje eshte politik.

Gazetaret dalin ne mbrojtje te kriminelit duke munduar ta anashklojne konfliktin politik, ne fakt e keqsojne gjendjen kriminelit, sepse keshtu japin qarte urrejtjen per tjetrin.

Lumdrin, nuk eshte nevoja t'i kthehemi as 2007, as 2005 apo zgjedhjeve te tjera.  Ne asnje menyre nuk mbroj, jystifikoj dhunen e cdo lloji, e jo me per nje poster, apo flamur "ndryshimi."

Ne nje shoqeri, ku seksioni i "kronikes se zeze" jo vetem nuk gjendet kurre bosh, po lexon nga menxyrat me te ndryshme, po na behet lekura sholle, e s'po na habisin me lajme te tilla. 

Por, a nuk mendon qe politikanet duhet t'u distancohen krimeve te tilla, sidomos ne nje periudhe kaq te ndezur, e mos t'i hedhin vajgur zjarrit?  Se jo per gje, po s'ka nevoje per vajgure. 

Ne zgjedhjet vjet ne US, pati nje incident.  Nje vajze, (mbeshtetese e McCain) raportoi policine se disa mbeshtetes te Obames e dhunuan dhe e damkosen.  Menjehere te dy fushatat perkatese (McCain dhe Obama) u distancuan dhe bene thirrje per "ulje gjakrash."  Doli me vone qe e gjithe ngjarja ishte e fabrikuar, dhe ajo (tralala-ja a tyryfycka) ishte vete-damkosur.  Por edhe sikur te kishte qene e vertete, sipas llogarive te ketyre taneve, i bie qe t'i kishin dhene titullin e nderit te "girl-scouts" te demokracise ...

As fjala neveri nuk mjafton per te pershkruar gazeten shqiptare me keto felliqesira qe shkruan ne mbrojtje te nje krimineli qe vrau nje njeri. Ne vend qe te denohet vepra na shkruajne artikuj romantike. Nejse e rendesishme eshte fushata dhe propaganda, jeta njeriut eshte nje hic para fitores se partise qe i financon.

monde, merr njecike fryme se m'u lodhe, sa seriozisht qe ma ke marre politiken moj bije... smiley

Kerkoj ndjese ne ju lodha, bashke-peshq smiley.  Por mund te te ngushelloj duke te thene qe ata te shtepise i kam bere me telef akoma smiley.  Nuk do cuditem kur te mos m'i ngrene me telefonat lol.

Dhuna eshte nje vazhdimsi, ka pushimet midis fushatave, po mbetet nje vazhdimsi.

Nuk je e para qe merr si krahasim fushatat per president ne Amerike, eshte e gabuar, duhet te merren shembull fushatat per zgjedhjen e guvernatoreve, aty mund te shikojme se si kandidatet te numerojne librin.

Ketu te vrasin per nje vend parkingu , ose per nje te gervishur makines, e besoj edhe ne vende te tjera ne bote ka ndodhi te tilla.

Shtrova si diskutim se me e lehte eshte te pranohet vrasja per qendrim politik, motiv dobesie, se per urrejtje.

Kaq!

carje trapi quhen me pak llafe ca komente. po mir mer, pse s'doli njeri me thone qe vrasja e fatmir xhindit ishte politike? apo s'qe nje jave para hapjes se fushates. athere e shifshe raportin e odihr-it ene liberalizimin e vizave.

PD. Koqet do vriten e do vrasin per politike, s'ke ci ben, kjo eshte Shqiperia. Ngushellime familjes

nè atè vend qè e ka emrin shqipèri..nè disa raste vrasjet fillojnè me shprehjen  "ça ke qè shikon?"(motive banale i quajn&egravesmiley...e jo mè po ti rahèsh....kafshè...qè nuk dinè seç bèjnè

 “Nuk kam grisur asnjë flamur unë, më rrahën pa shkak para gruas”.
 

Fjalet e Skender Balles qe vrau Artan Zeken.

 

Sot përcjellim, për në banesën e fundit, njeriun që mbrojti, simbolin e PD, simbolin e përparimit dhe të së ardhmes"...."Artan Zeka është një dëshmor i demokracisë."

iu drejtua të pranishmëve deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri.

Ky ishte nje krim i rendomte,qe duhet ndeshkuar rendomte,nuk ishin shkaqe politike,dhe deshmor i demokracise si shpreheje sot nuk qendron,eshte shperdoruar nga Ferdinant Xhaferi,por ai dhe te tjere nuk e kuptojne se sa keq flasin dhe interpretojne kete ngjarje aspak te mire!

Keto jane pislliqe.,te Xhaferit!

Ka pas qene njeri ne Durres,ne vitet 1993-94 ,qelloi me pistolet nje marins amerikan sepse ky i kishte ngacmuar me "body language"te fejuaren.Por askush nuk tha se Shqiptaret jane kunder Amerikaneve!

Nje rast i rendomte qe ndodh ,dikush preket,nga nje ofendim,nga nje fjale,dhe nuk e kalon kaq lehete,dhe kryen nje krim.

Raste te tilla ndodhin me 100-ra ne oret e nje dite,ne te gjithe boten.

Por njeriu i etur per pushtet dhe per trazira,pikerisht shfrytezon nje rast,dhe mizen e ben buall,merr pompen dhe i fryn tullumbacit te supermacise politike,sa keq! Kjo eshte fryma e djallit!

Te degjonte veten cfare thoshte Ferdinand Xhaferri nuk do fliste me deri ta te vdiste...

Shume mire ben GSH qe na sjell me te plote ngjarjen. Nese ka ndonjeri (apo ndonje gazete tjeter) njohuri me shume le te na ndricoje. Nga vrasje politike e simpatizantit te PS'se sepse simpatizanti i PD'se po vendoste postera qe na u paraqit dje, sot na del se nje grup aktivistash te PD'se i kane hyre ne dru nje simpatizanti te PS'se per pune posterash. I gjithe grupi dhe i ndjeri qe vdiq jane heronjte e PD'se, jane shembujt e heronjve te demokracise, gjithmone sipas Xhaferrit.

Vertet me kete sistemin e ri votohet partia dhe jo kandidati, por duhet pare pak se ke mbledh rreth vetes partia.

Gazeta Shqiptare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

ka dalluar me sytë e një nënë pafajshmërinë e të birit kur u kthye dhe si për t’i kërkuar të falur, e puthi në ballë dhe iku me fjalët... “Nuk kam grisur asnjë flamur unë, më rrahën pa shkak para gruas”.Pra,sipas gazetes,o burra te vrisni se jeni te pafajshem.

Jo kjo lloj pacavurje qe justifikon vrasjen nuk i duhet shqiptareve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).