SHBA: Sejdiu, Thaçi firmosin sot pranimin në FMN dhe BB

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të nënshkruajnë sot në Uashington dokumentet e pranimit të vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Ceremonia do të zhvillohet në Departamentin amerikan të Shtetit dhe kopje të marrëveshjeve do t’i dorëzohen Nënsekretarit të Shtetit Xhejms Stajberg. Përpara nënshkrimit, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi do të kenë një takim me zotin Stajnberg.

Ceremonia e sotme shënon pranimin zyrtar të Kosovës në dy institucionet e rëndësishme financiare. Fondi Monetar e miratoi anëtarësimin në fillim të muajit maj ndërsa Banka Botërore në fillim të këtij muaji.

Kosova do të ketë të drejtën për të marrë kredi miliona dollarëshe të mbështetura nga këto dy institucione si dhe ekspertizë për zhvillimin e ekonomisë, të infrastrukturës dhe shoqërisë.

Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi e kanë quajtur pranimin e Prishtinës në këto institucione ndërkombëtare një sukses dhe zhvillim historik që përmirëson imazhin e Kosovës në botë.

Po sot, udhëheqësit e Kosovës do të takohen me Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straus-Khan dhe me Presidentin e Bankës Botërore Robert Zellik.

Në delegacion marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.

3 Komente

 Kam pershtypjen se me te gezuar kane qene perfaqesuesit e FMN dhe BB, por qe nuk e shprehin ne mimike dhe aq shume, se sa perfaqesuesit e Kosoves, qe nga padija ndihen vertet te gezuar. 

Nese me lejohet, perse do te ndihen perfaqesuesit e FMN-se dhe BB-se te gezuar per antaresimin e Kosoves ne keto struktura?

 

Mendoj se antarsimi ne dy nga institucionet me te medhaja monetare ne bote per kosoven i rrit asaj legjitimitetin global, i con nje mesazh vendeve qe nuk e kane njohur kosoven se duhet ta bejne ate sa me pare dhe eshte e nje rendesie teper te rendesishme per kosoven pasi ekonomia e saj eshte e rrenuar ne nivele te larta.

Alproud, qellimi dhe synimi i çdo banke, fondi, organizmi dhe institucioni financiar, eshte dhenia e kredise. Sa me shume kredi (te sigurta kuptohet) aq me shume fitim. Kredite qe jepen me kolatoral (objekt nen garanci), jane gjeja me ideale per bankat etj. Edhe kur ju jepen shteteve, keto banka dhense, ju llogarisin vleren e aseteve te investimit per te cilen jepen/t keto kredi.  Vendi mund te perdori me mire borxhet e brendeshme, letrat me vlere, obligacionet, etj, per investime, se sa kredite/borxhet e huaja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).