Sali Berisha ne Tropoje

Sot zhvillohet mitingu madheshtor i PD me zotin SALI BERISHA  ne TROPOJE.

Mir se vjen ZOTI SALI BERISHA...me vjen keq qe nuk jam prezent, sepse largesia kuptohet, por, asht krenare  gjith TROPOJA per birin e saj, dhe do te jete nje numer shum i madh ne pritje te Tij. Le te flasin kundershtaret me faqen e zeze te tyre!!! 

79 Komente

SALI BERISHA , TROPOJA TE MIRPRET 

Rrofte Sali Berisha, Rrofte Sali Kelmendi!

Ketu me pelqeve Tirana.

Pas nje periudhe te gjate pa e vizituar Tropojen, Berisha ka planifikuar te udhetoje sot drejt qytetit me verior, qe njihet si nje nga bastionet e Partise Demokratike.

12 vjet pa vajt,ne Tropoje! Pse c`fare e ka pengue ?

 As njehere kandidat ne Tropoje!

16 autobuze me mitingashe u nisen sot ne mengjes ne drejtim te Tropojes. Edhe stafi i ministrise se jashtme u nis me mjetet e veta.

A do kete ndonje Haklaj ne miting?

ZD dihet qe Tropoja ka qene dhe eshte e djathte dhe s'ka nevoje per autobuza si Edi Rama.

Po dihet, dihet. Po kur dihet lere pa e thene mor burri se na merzite me keto komentet si mbuti mbas kembuces.

Me vjen keq ZD qe s'ke argumente...

12 vjet si 120 të janë bërë o sal. Habi e madhe se si mori guximin. le të shohim se mos del ndonjë nga Haklaj-t...

Po doli ndonje nga Haklajt cfare do shohesh ti?!

ti erdhe ne diten e pesembedhjete...

e per demokraci po na flet...

te degjojme, te degjojme...

e nuk dime sa te besojme...

kjo eshte çeshtja!

16 autobuze me mitingashe u nisen sot ne mengjes ne drejtim te Tropojes. Edhe stafi i ministrise se jashtme u nis me mjetet e veta.

Me siguri qe jane "turiste" qe nuk i terheq natyra e bukur e Tropojes,nje nga vendet vertete te bukura,por i terheq shume politika e Berishes qe me siguri edhe ne Tropoje do ti bie fyllit,me nje vrim,sic i ka rene ne keto 18-19 vjet e fundit!

 

Poli i Lirise eshte nje grupim interesant brenda se djathtes i cili kam pershtypjen do thithi votat e atyre individeve te cilet nuk do votonin ne rast te mungeses se kesaj alternative. Kam pershtypjen se ne Tirane LZHK mund te nxjerri 2 deputete, pasi Dashamir Shehi dihet qe ka mbeshtetje nga tironsit por duke shtuar ketu edhe grupimet qe ka afruar si nje pjese te ish-pronareve dhe ish te perndjekurve si dhe vendosja ne krye e Leka Meksit, i cili dihet qe ka njefare peshe, do t'i japi njefare shtyse kesaj levizje.

asht krenare  gjith TROPOJA per birin e saj...

 

 

...ndersa gjithe Shqiperia po qan me lot se cfare njeriu ka pjell smiley

 

 

 

WOW.

Cfare trimerie !!!!

E jashtezakoneshme ...

 Trimi po na vete ne vendlindje...

Mesohet nga burime te PS-se qe Rama i eshte pergjigjur shembullit te Berishes duke bere nje xhiro deri tek shtepia e vet ne Tirane. Mbasi mberriti aty kryetari i PS u shpreh "Le te mos guxoje me Berisha te me beje karshillek me kete punen e vajtjes ne shtepi. Ehu sa here kam ardh une ne 12 vjet e s'me keni nxjerr ne televizor ndersa sa e mori rrugen Berisha per andej kercyet te gjithesmiley

Zot, kur do mbaroje ky makth zgjedhor? Kjo butafori. Ky gezim festash zululandeze! Kur do na zhduken kubanezet qe kemi ne mes tene? Dua "kunbaneze" tha i Xherri (Seinfeld) Kramerit, po ai e kish llafin per puro e jo per latinka te xeta, e as per militante.

C'do te thote butafori? Hera e dyte qe e degjoj sot? I pari me tha qe nuk e dinte tamam kuptimin, por si pune ekzaltimi ma shpjegoi. eshte e vertete?

Hi, Ujk smiley

BUTAFORI f. sh.

  • 1. teatër. Sendet e ndryshme (orenditë, armët, enët etj.), që shërbejnë për të vënë në skenë një shfaqje teatrale. Butaforia e shfaqjes (e skenës). Vë (heq) butaforinë.

  • 2. fig. libr. Kushte e rrethana të jashtme, të krijuara në mënyrë të rreme për të mashtruar dikë, për t'u hedhur të tjerëve hi syve. Butafori mashtruese

Asnjëherë nuk do të më shkonte mëndja në këto përkufizime.

Edhe unë si ai shoku i ujkut do të thoja që ka lidhje me euforinë, egzaltimin, gëzimin e pashpjegueshëm që të vjen kur je mes një turme që bën si e marrë smiley

Te ka hipur shpirti i kundershtimit e s'ke me ke ben gerr-verr? E po, ne fjalor i kam gjetur, nuk i shpika nga mendja ime.

p.s. Sot s'jam ne humor per sherr... smiley

Hi, Aida! smiley

Faleminderit per shpjegimin. Atehere ai miku im e paska perdorur gabim. Cfare eshte ajo sh-ja pas emrit dhe f-se? Mire f-ne e kuptoj qe do te thote gjinia femerore. Sh-ja qendron per shumes?

Sh- shumës

dhe mos dëgjo Aidën, se ai fjalor ështëi shekullit xix... shiko komentet: butaforia ka të bëjë me euforinë (nëse do euforinë qe baba:

EUFORI f.

  • 1. mjek. Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie e lumturie, e cila shkaktohet nga ndonjë sëmundje nervore, nga veprimi i narkotikëve, i pijeve alkoolike etj. Gjendje euforie. Shfaqje euforie.

  • 2. libr. Gëzim i madh e i papërmbajtur, ndjenjë vetëkënaqësie e gëzimi të tepruar. Çast euforie. Flet me eufori. Të mos biem në eufori!

Ed, mos kalo ne eufori, te lutem! smiley Kam pershtypjen se po perdor te njejtin fjalor te shek xix dhe ti... po domosdo, i atij shekulli dhe je ti, xhanem, s'ke faj! Mua ma ka lene gjyshi trashegim.... smiley

Avash ti, avash...nuk jam aq plak... mirë që s'thua që e kam edhe Biblën të autografuar nga autori dora vetë smiley

Edhe kete e ke, mo?! I lashte, shume i lashte.... smileysmileysmiley

Ed, duhet ta pranosh qe Aida e fitoi kete debat kesaj here smiley

P.S. Na fol pak per autografin e autorit te Bibles. Me duket se ti dhe Moisiu jeni te vetmit qe keni pasur autograf (pervec rastit kur nje dore u shfaq te shkruante ne oborrin mbreteror te Solomonit, me duket)

Sal Berisha shkon ne Tropoje,

Ka mar me vehte 300 cowboy,

I hyp tragetit bash ne Koman,

heeee mos u kthefsh me kurre aman!

I mbani mend vrasjet qe jane bere keto vite ne Tropoje?
Ja kaq i thjeshte ishte plani; Zhdukim fisine Haklajve dhe ca te tjere dhe pastaj hyjme serbes ne Tropoje! 

Tropoja e gjitha ne shesh sot. Ka kaq shume urretje kundrejt Sales nga keto komentuesit ketu saqe kur te fitoje ne 28 qeshor parashikoj qe me shume se gjysma e ketyre do plasin nga marazi. Mereni me qetesi o njerez. Ky vend po ecen perpara ska rendesi ju pelqen apo jo fytyra personit qe drejton kete vend.

 fytyra eshte pasqyre e shpirtit thone, por nuk eshte as kjo.. Eshte ajo mendje qe eshte rehatyren ne ate tru pas asaj fytyre qe na shqetson.

Ta kishe zemrën, si ke surranë ( surratin)

Na qi.e  nënën , na dogje fshanë ( fshatin).

Bravo i qofte Salihit, nuk i ben syrri terr te shkoje ne shtepi te vet, cfare trimi. I premtoi Tropojes qe do e beje si kanton zviceran. Per ata qe pyesin se perse Sala nuk shkoi te shtepi kaq vjet, i kujtoj Enverin kur shkoi ne Dropull dhe vete e beri pyetjen: "Kam dashur te vij ketu prej shume kohesh. E po he do pyesni ju, cu bere pse s'erdhe?" - dhe gjithe turma e dhenve shpertheu ne duartrokitje.

 Po vlla po, tha Enveri qe kam dashur te vij po shoket e partise s'me kane lene, por Enveri ishte me diabet dhe 75 vjec dhe drejtonte Peoples Socialist Republic of Albania dhe jo Republika e Albanistanit smiley

qe ku e ke treno. Ishalla bojn nanji kong dhe per Sulen qe ta shtojme repertorin

Ai qe u vrau para nja dy ditesh sepse e rrahen u quajt kriminel shume i rrezikshem dhe u kerkua denim maksimal.Mire u be ,ashtu te behet.Po ky tjetri qe vrau djalin e botes se  i prishi mitingun cfare mund te quhet ?Cfare denimi duhet te marre?

Tropoja; "....Le te flasin kundershtaret me faqen e zeze te tyre!!!..."

 

Ke quan kundershtar Tropoja, ata qe e kundershtojne, a ata qe e urrejne, a ata qe nuk e duan ne pushtet. Po une qe e kam kritikuar apo kundershtuar (merre si te duash) ne disa raste kur e kam pare se e ka pas gabim, mos jam/kam qene me faqe te zeze kur e kam kundershtuar/kritikuar. Po e takova Mavrine, i thuaj, ka thene Pjero (dhe ai me njef mire mua) te ka dhjere mbi ment qe ke.  

kunderparulla, me vjen keq qe sa here diskutohet Tropoja dhe Sali Berisha futni ne mes HAKLAJT.

Nuk e di se sa ke njohuri  ti ,por ,ne Tropojanet e dime mire se kush ishte shkaktari i atyre ngjarjeve makaber qe tronditen jo Tropojen por gjith Shqiperine.

E kemi diskutuar  ketu te peshku pa uje "dosjen Tropoja", dhe une mqs i kam njohur shum mire vellezrit HAKLAJ, dhe i di ngjarjet dhe kam dhene opinionin tim.

kam disa pyetje per ty.

 1- Kush i asgjesoj HAKLAJT, kusherinjt dhe shoqerine tyre,(shkurt grupin e HAKLAJVE) ?

2- kush vrau vellaun dhe kunatin e HAKLAJVE ne Qaf Luzhe?

3- kush vuri minat me telekomande nga Cerrnica deri te ura e Valbones HAMDI HAKLES, HALIL HAKLES, F.HAKLES dhe F.KERRNAJES 

Nuk po te bej ma  Kundraparull,sepse nuk dua te kujtoj ato vite dhe ato ngjarje, besoj mjaftojne. Po te duash pergjigju.

klm 

 

O Tropojan,meqenese qenke njohes i mire i Haklajve dhe i historise se tyre, mund te me shpjegosh dicka.

Si ka mundesi qe ata akuzojne Berishen kur ne te "vertete" ata pothuajse u asgjesuan si fis nga njerezit e Nanos? Kaq "budallenj" jane?

Mos me trego Haklajt mua dhe Tropojen...Ik pyet ne BC per pazaret e Hajdarit qe i shiste armet ne Kosove e futi ne sherr tere Tropojen se ja jepnin falas Haklajt armet. 

Ka kaq shume urretje kundrejt Sales nga keto komentuesit ketu saqe kur te fitoje ne 28 qeshor parashikoj qe me shume se gjysma e ketyre do plasin nga marazi.

osh ne tjetra, ka rob qe rrojn prej urrejtjes. shif serbet psh

 

megjithate nqs do me ia bo nanjoni bum, le t'ia boje, se tropoja qe sot si para 4 ditesh shkodra

O irguno, se kom vone re nga komentet e tuja qe je simpatizant i PD-se! smiley

Dejsha me t'pyt, pse i kishin heq celularet sot m'Tropoje!

Kishin noi sinjalizim apo qe t'ishin mrena?

P.S.

Mu, megjithse nuk e du Salen, mu bo qejfi qe vajti sot ne Tropoje!

Jo aq shume per Salen, se sa per tropojanet ne pergjithesi! Ishte bo Tropoja si ven neper prralla!

Vetem gjona t'zeza nigjojshim! S'hy filoni, s'del fisteku!

Edhe per Salen mu bo qejfi! Ka shku i ka pa venet e veta, ku ka le!

s'more vesh ket tjetren ti mrroklle, ishin ene 12 operative te CIA-s aty sot. kurse dje kishin shpall shtetrrethim dhe sleshin njeri me hy e dal ka tropoja. po kto sjon asigjo para asaj qe nodhi sot nmjes heret.. yy. prit se do e qesi meroja neser

Jo me une e kisha me ter men ket pytjen! smiley

 

 

Ka kaq shume urretje kundrejt Sales nga keto komentuesit ketu saqe kur te fitoje ne 28 qeshor parashikoj qe me shume se gjysma e ketyre do plasin nga marazi

vallai, i nerum osh sala qe njerzit e urrejne, se n'fun t'funit urrejtja eshte goxha ndjenje. po imagjino iher si mund t'nihej ferdinand xhaferri qe osht ligavec ene njerzit e kan neveri?

ene un metermen e kisha mrroklle smiley

xhevap damoni ka mero

 

tvsh po mashtronte popullin me reportazh te zgjeruar sot gjithe paraditen. genjente se njerezit kishin qendruar gjithe naten jashte duke pritur te takohen me malokun, dhe ky kishte dale disa her dhe i kishte takuar. cfare kafshe. biles tvsh-ja kishte dhe filmime nga gjithe nata e djeshme, kushedi si i kishin montuar, cfare nuk i pjell mendja ketyre gjakpirresve. po edhe te mitingu kishin perdorur efekte speciale e di une se mtha babi

Urime Berishes per viziten ne vendlindje! Me se fundi fitoi mbi friken!

 

Haklaj, Haklaj, Haklaj...

 

Ja u ka friken bashkepatrioteve njoni! Respekt!

 

irgun-o, t'i kom kap dy fallacies te komentet e funit, por s'i them, s'i boj publike... se s'du me t'prish pun (me naj klauzole ka ato me harfe t'vogla).   smiley     

Mire cellullaret per sms s'paskan punuar (sipas njonit), po per foto s'punojshin?  smiley.

I can't wait to see them, for many reasons smiley.

Rrofsh swed, po kshu fotosh pa gjindje te bera nga hotel-turizmi kam plot ne laptop une smiley.

fotot me gjindje jane te gjitha "me kende magjike", duket sheshi i Bajram Currit si sheshi Tienanmen smiley

Monda, vendi yne eshte vend i thesareve, po po, i thesareve... dhe thesaret me te medha, jane populli dhe Partia!

emo, te kam xhan, por me thesaret e Tropojes mos baj mahi, se prishna bashke smiley

nuk po mahitem, per at Zot! U shqepa tu nigju kong labe, se nga vizita e enver hoxhes ne gjirokaster, jutubi me shpuri gjithandej. tani isha te grupi i picarit me irini qirjakon.

Ti cfare do me thene tani.  Monde, boll me njeren ane, se ke lene tjetren pas dore? smiley.  Ja nje kshu thelleze, an all time fav smiley.

Monde, ah kjo eshte my fav too! smiley

Thanks for sharing!

Rrofsh ilac, rrofsh smiley.

Me ka terhequr veshin Llukani qe i prish temat lol.  (Une i thashe qe Ed kamunisti e kishte fajin smiley. )  Po gjithesesi, qe te jem brenda temes, ja nje kshu te vendit smiley.

pjergulla ne lis te thate, ngjitu lart' e me te larte....

ho mer me thuj ti mu, a osht per ti ron m'qaf kti poplli, mer?

http://www.shekulli.com.al/2009/06/15/berisha%20ne%20tropoje.JPG

Berisha pas 12 vitesh në Tropojë, kujton '97-ën

(Nga Shekulli)

TROPOJË- Sali Berisha ka qenë sot në Tropojë, në vendin ku ka lindur dhe që i kishte munguar për 12 vjet me radhë. Ai është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Bajram Currit, të rrethinave por edhe të ardhur nga Gjakova. Kryeministri mbajti një miting në qendër të qytetit që u karakterizua nga nota të theksuara patriotike më shumë se sa elektorale. 'Votoni për atdheun' iu ka bërë thirrje Berisha tropojanëve. Në krah të tij ishte bashkëshortja, Liria, drejtues të PD në Tropojë dhe kandidatët për deutetë të qarkut.

"Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme, për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua tu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem në Tiranë , apo në metropolet e Evropës dhe të botës , në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë , qindra here ne ditë, vjen tek ju, vjen këtu në Tropoje". Kështu iu është drejtuar Berisha bashkëqytetarëve të tij.

Duke qenëse qindra vetë të mbledhur në shesh ishin nga Gjakova, Berisha iu është drejtuar atyre me fjalët: "Malësia e Gjakovës është djepi, vendi ku kam lindur dhe jam rritur dhe kjo mjafton për ta dashur atë,edhe sikur qindra e qindra vite ti kem. Kjo dashuri është busulla, është udhërrëfyesi, që i tregon njeriu vendimet që duhet të marrë, qëndrimet që duhet të mbajë, vlerësimet që duhet të bëjë".

Pasi është ndalur gjatë në historinë e ndarjes së kufinjve shqiptarë (Shqipëri-Kosovë një shekull më par&eumlsmiley, Berisha është rikthyer tek premtimet elektorale. "Do të bëj një Tropojë evropiane për ju dhe për mua do të thotë që ju qytetarë të kësaj treve të udhëtoni kudo në rrugë të standardeve evropiane", u shpreh ai. Kam ardhur sot këtu për tu dhënë fjalën , se nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar në këtë vend. Kam ardhur këtu për tu dhënë fjalën se 4 vitet që vijnë distancën tuaj me Tiranën do të afrojmë së paku 110 km", ka premtuar ai.

Dhe në fund është ndalur tek '97, që ai e ka quajtur vitin më të keq për të dhe tropojanët dhe për këtë ka fajësuar Partinë Socialiste. "Për mua dhe për ju 97 është periudha më e dhimbshme në tërë historinë e Tropojës sepse është me një urrejtje primitive ndaj kontributit tuaj, bandat u veshëm me pushtet dhe ekzekutuan djemtë e Tropojës". "Para pak javësh këtu erdhi Kryetari i Partisë Socialiste, i cili në fakt është njëqind herë më i lidhur me 99-shat e lejeve të ndërtimit, se sa me socialistët e Shqipërisë. I kërkova që ti kërkojë ndjesë Tropojës për ato që bëri në vitin '97, nuk e ka bërë sepse nuk e njeh ndjesen me arrogancën dhe me prepotencën e trashëguar", tha Kryeministri per liderin e PS, Rama.

Berisha udhëtoi pasditen e së dielës drejt Tropojës nëpërmjet rrugës automobilistike, mbërriti në mbrëmje në BajramCurri ku u prit nga qindra simpatizantë që e prisnin në derën e hotelit ndërsa në qendër ishin organizuar koncerte me këndë dhe valle. Sot në orën 10:00 ai mbajti mitingun dhe më pas përuroi disa punime në këtë zonë mes tyre edhe rrugën Margegaj-Valbonë që i vuri emrin 'Azem Hajdari'.

leksione per ty o Mond, qe dukesh icik e lekundme politikisht smiley 

1) me qen anti-Sal je anti-kombetar

2) Edi Rama dogji Tropojen ne 97

 

monde, te paskan lodh tu prit mi. se kisha von i link dje me videon e notes para dhe mitingut, per ata qe rrojn mas oqeani. po s'e di ca pune i prishin njones ka shkronjat e alfabetit dhe e shujti, nderkoh qe ka lon gjith "shkrimet mrena teme"

po nejse, ska nevoj me prit shekullin qe thu, se i ke direkt ka goja ujkut me dash

http://www.facebook.com/pages/Sali-Beris...

multimedia ist der trend

 

 

ca u bo ai mrroklla, nuk mori nai info ka merua per celularet?

irgun-o, t'i kom kap dy fallacies te komentet e funit, por s'i them, s'i boj publike... se s'du me t'prish pun (me naj klauzole ka ato me harfe t'vogla).

ho i her, se mos ato qe kujto ti falsitete tduken asisoj ka mungesa informacionit.. smiley

Jo jo, Jeremic-o, s'ta boj at qeder, te thashe. Por si rob me vetina te spikatme qe je. po te boj i pytje te drejtperdrejte, merre si konsiderate ekstra nga une per aq sa kjo ka vlere, pasi kshu gjonash nuk ja u boj un perkrahsve te Sales - osht "eksepsion" ky, dhe nuk do dojsha asnji nga "dora" te fuste hunet ne ket kuvendim dysh. Merr citimin ne vijim:

Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme, për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua tu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem në Tiranë , apo në metropolet e Evropës dhe të botës , në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë , qindra here ne ditë, vjen tek ju, vjen këtu në Tropoje

Do me thush e para punes i her, ne vitin 2009, ti (amon harroje kontraten, per 30 sekonda vetem, ose pergjigju me 29 xhanem, jo sot), pra ne vitin 2009, ti ke stomak ala per kto???

E dyta, sa fetishizim duhet te kete ky njeri (Sala them), per vizitat e Enver Hoxhes ne rrethin e Gjirokastres? Se mos me thush qe Sala eshte tjeter gje, krahasimi nuk qendron, se komunizmi e diktatori e bla bla bla... e? se do m'ofendojsh kur un jom tu t'respektu vecan!

E treta (gjonat e mira jon tre  smiley   ) Sala diku ka thon qe ka veneracion per Churchillin, ka kta burrat e shtetit? Duke dit gjith backgroundin, biografine etj, sa mendon ti se ka qene perqindja e rrenes ne ket pohim, dhe kush mendon ti se eshte ne te vertete roli model i tij ne pozicionin qe ka?

PS: Ymer ju ene Sales, po qe se boni te mira per Shqipnin, ku ma ka qejfi me kalu pensionin!

 

Cimo mos ja fut koth noshti! Nuk du me nderhy fare te diskutimi jot me ket emer-shpifmin (ty nuk te njof po emrin e ke te shpif sa s'ka ku te shkoje mo o jere), po du me u mor vetem me ket fjaline e funit. Te rre menia se çuna si puna jote do i lejme ta harxhojne gjithe jeten neper bote. Jo ore jo! nuk ka e me lone njeri muhabetin qe ju te ktheheni vetem per te kalu pensionin n'Tirone.

Ta shifni ju sa te kthehem po nuk organizova nje "grup terrorist" me Shaben dhe Blendin e te vijme t'ju morim me thes ne koke kudo qe jeni! hahahahaha

Do me thush e para punes i her, ne vitin 2009, ti (amon harroje kontraten, per 30 sekonda vetem, ose pergjigju me 29 xhanem, jo sot), pra ne vitin 2009, ti ke stomak ala per kto???

lal, per politikanin osh poplli dhe... firot. dobra, "ne" jena ke firot. kshu qe ska te boj stomaku jot apo i imi... mos bo si naiv smiley

 

E dyta, sa fetishizim duhet te kete ky njeri (Sala them), per vizitat e Enver Hoxhes ne rrethin e Gjirokastres? Se mos me thush qe Sala eshte tjeter gje, krahasimi nuk qendron, se komunizmi e diktatori e bla bla bla... e? se do m'ofendojsh kur un jom tu t'respektu vecan!

ket s'e di metermen, personalisht mduket e fryme ka deshira robve me pa enverin ose mos me i ra vlera enverit, kshu qe merret enveri per etalon. mjafto te dish reagimet ene retoriken e "popllit" ne tropoje, ene e kupto qe ska te boje me salen puna. sala osht pergjigja ne veshin nervor te mases ne kushte konkrete.

megjithate, e theksume kjo, fjalimi konkret ka ca pika te ronda, qe i sy i sprovu i kupto cilat jon. pavarsisht se ne retorike gja tpakujdesshme..

 

E treta (gjonat e mira jon tre  smiley   ) Sala diku ka thon qe ka veneracion per Churchillin, ka kta burrat e shtetit? Duke dit gjith backgroundin, biografine etj, sa mendon ti se ka qene perqindja e rrenes ne ket pohim, dhe kush mendon ti se eshte ne te vertete roli model i tij ne pozicionin qe ka?

kjo osh e veshtire. hitleri psh ishte krshten, derisa dolen muhabetet qe bote me "firot" ne privat dhe qe e bote krshtin lesh para mrapa. perqindja e rrenes osh e konsiderushme, ene e vetkuptushme, po sdal aty ku do ti.

 

sdi a ta bona qefin smiley

shqipot vetem per politike i ke...se sdine te hane buke ne menyre tjeter...varju mbas kembes ktij apo atij politikani dhe ... do jete ndonje gje e trasheguar. Ne gen jo, po ndoshta ne ate qe quhet kulture e nje populli.

Lizander, cheers!  smiley 

jeremic, ok, t'u permahemi pikave:

njishtaz: c'do populli ben partia? ket je tu thon? shiko se nuk po flasim per figura roskope, po flasim per statura qe menohet (perceptimi osht dhe pak pritshmeria po ashtu) qe terheqin popllin ka mrapa, jo qe ti shkojne popllit permrapa xxxx per icik vot. Pra, mir, mir, po s'e ke mire, tha nje shoqe ne nje situate te caktume.

dyshtaz: po me thu qe e gjithe pritja nuk ka orkestrim fare, por osht spontane??? uffff, t'thash me m'respektu, jo se e meritoj, po se jom tu bo t'njejten gjo me ty. Menoje pytjen me siper sikur un e vuna gishtin tregus poshte synit dhe e terhoqa fort posht sa m'dul gjithe e kuqja perjasht.

treshtaz: nuk pritsha te dilshe te ai veni, jo...  smiley   por fakti qe te ka shku qoft per 2 sekonda nepermen si mundesi (si possible outcome event e kisha llafin), nuk se s'm'gzo...  smiley 

Pashi Zotin pse u dashka me ra prehe e lajm-berjes se Edi Rames. Ket muhabet e boni lajm Rama tu dal e tu thone qe Sales s'ia ma me shku ne Tropoje. Tani qe Sala shkoi le te merret Rama me ket pune se une nuk shof pse per ne kjo perben haber.

Pse nuk merreni me gjona mo te rendesishme? P.sh. pse nuk merreni me ndyresine e Rames qe pati paftyresine te vije ne Prizren me 10 qeshor, pra ne pervjetorin e Lidhjes se Prizrenit, dhe te deklaroje si kafshe qe eshte se Shqiperia e Kosova do bashkohen, Ishallah, pas 10 vjetesh nen flamurin e BE-se. Kush eshte ky rrugaç qe merr guximin t'i prishe festimet e njeres prej diteve me te shenuara te Kombit shqiptar me deklarata te tilla ANTI-KOMBETARE?

Nejse pleshta te tille kam frike se do na duhet te shtypim shume per te arrit misionin qe na lane baballaret e vertete te Kombit 131 vjet me pare.

PS : Le te boji nanjoni sevap e te dali ne nanji miting te PS-se me flamur kombetar se o turp qe s'shef asnji.

njishtaz: c'do populli ben partia? ket je tu thon? shiko se nuk po flasim per figura roskope, po flasim per statura qe menohet (perceptimi osht dhe pak pritshmeria po ashtu) qe terheqin popllin ka mrapa, jo qe ti shkojne popllit permrapa xxxx per icik vot. Pra, mir, mir, po s'e ke mire, tha nje shoqe ne nje situate te caktume.

po kjo ska lidhje. fushata osht fushate, dhe ajo pjese konkrete qe permene hy ke retorika qe ma bashk fjalimin. e cila retorik nuk osh dmsd rrene. s'e di ca osht e pakuptushme nket! a jon bajate a tpakuptimta si metoda per ty a mu a nai tjeter, po tthem qe ne miting kishte burra te malsise se gjakoves ka dy anet e kufirit qe jo vetem qe i vlersun ato fjale.. ishte nji i tyne qe po i fliste dhe po pranote ca gjona, tashi me shum se cdo rob tjeter ne shqiperi ata atje i vejn re ato gjona te vogla e tvjetrume

 

dyshtaz: po me thu qe e gjithe pritja nuk ka orkestrim fare, por osht spontane??? uffff, t'thash me m'respektu, jo se e meritoj, po se jom tu bo t'njejten gjo me ty. Menoje pytjen me siper sikur un e vuna gishtin tregus poshte synit dhe e terhoqa fort posht sa m'dul gjithe e kuqja perjasht.

lal, robt kishin zbrit dhe ka gjakova matan kufirit me ardh me e pa, dhe ka qen gjith noten jasht ka ora 7 e masdites der te nesermen ne mjes me e taku. ishin rrugve, qyteti u dukte si ne feste. tashi un s'e di ca perceptimesh apo lidhjesh bojn te tjeret, po realiteti osh realitet. prej aty masnej mund tia fusim si per peshk dhe te merrena me flokt sales, mnyren e uleritjes, ca kanatiere vesh, ca aftershave perdor etj smiley

emo,

me spat i pres arsyet e mundhsme me shpjegu ket rruge qe ke marr sot, e lej vec dy:

1) ke bo noi far krimi te pa imagjinushen,  e si rrjedhoje je i detyruar ti sherbesh komunitetit ne pikat me te dobta.

2) egoja te kerko noi soj honoris kauza ne shencat e reabilitimit social

smiley 

Kam qene ne Tropoje ne 99-en, diku ne fillim te ketij viti kur nje zone e tere ishte jashte kontrollit te shtetit dhe po mbante edhe barren e te qenit baze kryesore e UCK-se ne Shqiperi, pervec alpeve dhe maleve qe ishin te mahnitshme dhe krenare si gjithmone, qyteti ishte nje qytet i vrare, koke ulur qe banoret e asaj zone, zvarriteshin cdo dite per te siguruar jetesen qe edhe keshtu ishte bere e pamundur nga terrori i bandave me pushtet.

Ne bisede e siper me vellain e nje shokut tone qe nuk na la ne asnje menyre te kalonim naten aty ku e kishim planifikuar, por na mori ne shtepine e tij, na tha se pothuajse cdo pallat ne qytetin e Tropojes eshte shkundur nga lendet plasese te vena per shkak zenkash. Ishte e pashmangshme pyetja se c`dreqin ben policia? Policia, tha mikpritesi yne, eshte ajo qe i vendos ne shume raste, pasi jane police dhe drejtues banditet dhe vrasesit qe i njeh gjithe Tropoja.

Tani ne Tropoje ka ndryshuar cdo gje. Jo vetem qe ajo zone dhe ai territor eshte pjese e shtetit shqiptar jo vetem formalisht, por autoriteti i shtetit dhe ligjit eshte aty dhe njelloj si ne gjithe Shqiperine. Vemendja e shtetit me investime ka qene teper e madhe.

Ajo zone e veriut te Shqiperise dhe ata banore mikprites, krenar dhe patriote, jetojne normalisht dhe shohin se si po ndryshon qyteti dhe fshatrat e tyre, te cilat jane nga atraksionet me te medha te vendit, sidomos ata te pasionuarit pas alpeve dhe ato cfare ofrojne ato.

jeremic-o, ene 13 dit! Me 29 e mrapa pres i cik brain muscles te clirum pri vargojve t'asaj kontrates "asociale". Kom pritshmeri  smiley   bazu ne ca komente te hershme tujat qe ishin ulurim fare.   smiley  

PS Besoj se rezultati i xgjedhjeve (data 29!!!! Dio Mio  smiley  smiley   )  t'jet ngjarje e pavarur me muhabetin inteligjent.

Tropoja eshte djepi i qytetarise dhe nderi i kombit shqiptar! (E kam fjalen per user-in Tropoja jo per qytetin. Qyteti eshte pak hale... kom qene nje here...)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).