"Salam Aleikum"

Presidenti amerikan Barack Obama flet ne Universitetin e Kairos me 4 qershor 2009. Nga foltorja e qendres se lashte te kultures dhe dijes islame, dhe duke cituar nga Kurani Presidenti beri thirrje per "nje fillim te ri midis Shteteve te Bashkuara dhe muslimaneve".

(AP Foto/Ben Curtis)

I krijuar sipas të thënave në vitin 975 Universiteti egjyptian i Al Azhar-it konkuron me atë të Bolonjës titullin e universitetit më antik. Për këtë presidenti amerikan Barak Obama, në fjalimin e tij historik përpara përfaqësuesve të komunitetit islamik, ka folur për «qytetin pa moshë të Kairos».
Të pranishmit, ashtu si miliona myslymanë që e dëgjuan, nga kafenetë e Nobel Mahfouz-it, prej periferive të Parisit e Detroitit, nga Indonezia ku presidenti është rritur, në shpellat e alkaedës, e kanë kuptuar se Amerika po ndërron.
Jo për fjalët e mira ndaj Kuranit, as për fëmijërinë e Obamës nën minaretë e xhamive dhe as për citimin me dashuri të një babai myslyman apo të thënies komplet të emrit të tij, Barack Hussein Obama.
Sinjali më i pastërt vjen nga 6000 fjalët e fjalimit: asnjëherë nuk u përmënd fjala  «terrorism»,mallkimi që që prej 11 shtatorit 2001 prishi Amerikën me Islamin.
Obama ka kujtuar që vëndi i tij ka bërë edhe gabime, si rrëzimi në Iran i qeverisë së ligjshme të Mossadeq në ‘53-in, por ftoi të gjithë që të shikojnë përpara, pa mitet e komploteve -aq të përfolura në chatet arabe sipas të cilave «Cia  ka minuar kullat» si dhe në sitet ekstremiste rreth oleodotit fantazëm në Kabul «të ëndërruar nga shumkombëshet» - dhe pa urrejtje.

Një fjalim i pritur nga një miliard islamikë dhe që i është drejtuar edhe Amerikës dhe Izraelit. Ka theksuar se pa paqen ndërmjet Izraelit dhe «Palestinës», siç e ka quajtur shtetin që duhet krijuar në West Bank, nuk mund të shihet fundi i urrejtjes, që Hamazi  «Ka konsensus» por që duhet të dalë nga fondamentalizmi, që ebrenjtë dhe arabët së bashku kanë vuajtur shumë.
Irani ka të drejtën për bërthamoren civile, por të vajturit drejt atomikes në Lindjen e Mesme është tragjik.
Obama nuk harroi edhe karmën e skifterëve, pa demokraci nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, duke i ftuar egjyptianët që të mos e harrojnë këtë.
I trajtoi me njerzillëk këto tema, duke dënuar edhe torturat në Guantanamo.
E mbylli fjalën e tij duke thënë që traditat mund të bashkegzistojnë me zhvillimin ekonomik, teknologjinë, tregun, web-in.

Një fjalim mbetet fjalim, për sa fisnik, kurajoz dhe i urtë si ai i presidentit.
I takon politikës, diplomacisë, kulturës dhe -ku ka nevojë si në Irak dhe Afganistan, forcës- për t’i hapur horizonte shpresë. Fakti që intolerantët, nga deputeti izraelian Aryeh Eldad tek nënsekretari i Hamazit Ahmed Youssef, nuk kanë ndërmënd të lëshojnë armët është prova që Obama ka të drejtë.
Rruga e duhur do të jetë e gjatë dhe e mundimshme dhe na ndihmoftë i përbashkëti «Zot i Paqes», që presidenti e përmëndi në aulën hijerëndë të Al Azhar-it.

P.s:Ky është përkthim i artikullit të shkruajtur nga Gianni Riotta në Niente «terrorismo» per il saggio Barack - Perktheu edrus.

82 Komente

Duhet fjalimi i plote, per te komentuar,( i lumi une per vete qe komentoj Obamen).

Per aq sa kam arritur te degjoj, mu kujtua R. Regan ne Rekjavik 1985!

Ne qofte se eshte e mundur qe adminet te sjellin fjalimin ne Universitetin e Kajros.

Fjalimi i Obames ne Kairo

 

 

 "Kemi fuqinë të bëjmë botën që ëndërrojmë"

> >

Sipas Presidentit, e shkuara duhet hedhur pas për të fi tuar të ardhmen që duam>>

> >

Jam i nderuar që ndodhem në qytetin>>

e përjetshëm të Kajros, i ftuar nga dy>>

institucione shumë të famshme. Për>>

rreth 1000 vjet, Al-Azhar konsiderohet si>>

një fanar i dijes islame dhe për rreth 100>>

vjet Universiteti i Kajros ka qenë burimi>>

i përparimit të Egjiptit. Së bashku ju përfaqësoni>>

harmoninë mes traditës dhe progresit.>>

Ju jam mirënjohës për mikpritjen e>>

popullit egjiptian. Njëherazi jam krenar>>

t‘ju përcjell vullnetin e mirë të popullit>>

amerikan dhe përshëndetjen e paqes nga>>

komunitetet myslimane të vendit tim: assalaamu>>

alakum.>>

lace wsmileyt="on">Polace> takohemi në një periudhë tensionesh>>

mes Shteteve të Bashkuara dhe>>

myslimanëve kudo në botë. Tension ky>>

me rrënjët në forca historike, që shkojnë>>

përtej çdo debati të politikës aktuale.>>

Marrëdhënia mes islamit dhe Perëndimit>>

përfshin shekuj të tërë bashkëjetese dhe>>

bashkëpunimi, por edhe konfl iktesh dhe>>

luftërash fetare. Së fundmi, tensioni është>>

nxitur nga kolonializmi që u mohoi të drejtat>>

dhe mundësitë shumë myslimanëve,>>

dhe një luftë e ftohtë, në të cilën shumë>>

vende me shumicë myslimane u trajtuan>>

pa iu marrë parasysh aspiratat. Por edhe>>

ndryshimet rrënjësore që solli moderniteti>>

dhe globalizmi bënë që myslimanët të>>

vazhdonin ta shihnin dhe konsideronin>>

Perëndimin si armiqësor ndaj traditave të>>

islamit. Ekstremistët e dhunshëm i shfrytëzuan>>

këto tensione në një komunitet të>>

vogël, por të fuqishëm myslimanësh.>>

Sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe përpjekjet>>

e vazhdueshme të këtyre ekstremistëve>>

për të shkaktuar dhunë kundër civilëve,>>

kanë bërë që disa njerëz në vendin tim ta>>

konsiderojnë islamin pashmangshmërisht>>

armiqësor e kjo jo vetëm ndaj Amerikës>>

dhe vendeve perëndimore, por edhe ndaj>>

të drejtave të njeriut. Kjo ka gjeneruar>>

shumë frikë dhe mosbesim.>>

Për sa kohë që marrëdhënia jonë do>>

të vazhdojë të përcaktohet nga ndryshimet,>>

ne do t‘i fuqizojmë ata që në vend të>>

paqes shohin urrejtje dhe që promovojnë>>

konfl iktin në vend të bashkëpunimit për>>

të ndihmuar njerëzit të arrijnë drejtësi>>

e begati. Ky cikël dyshimesh dhe mosmarrëveshjesh>>

duhet të marrë fund. Kam>>

ardhur këtu në kërkim të një fi llimi të ri>>

mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës>>

dhe myslimanëve kudo në botë, një fi llimi>>

të bazuar në interesat e përbashkëta dhe>>

respektin e ndërsjellët, një fi llim të bazuar>>

mbi të vërtetën që Amerika dhe Islami nuk>>

janë ekskluzive dhe se nuk duhet të jenë>>

në konkurrencë. Përkundrazi, ato ndajnë>>

parime të përbashkëta për drejtësinë dhe>>

progresin, tolerancën dhe dinjitetin e të>>

gjitha qenieve njerëzore. Kësisoj, unë e>>

kuptoj se ndryshimi nuk mund të ndodhë>>

brenda një nate. Një fjalim i vetëm nuk>>

mund të çrrënjosë vite mosbesimi, dhe>>

unë nuk mund t‘u përgjigjem menjëherë>>

të gjitha pyetjeve të ndërlikuara mbi>>

shkaqet që na sollën në këtë situatë. Por>>

jam i bindur që për të ecur përpara duhet>>

t‘i themi haptas gjërat që deri tani i kemi>>

thënë pas dyerve të mbyllura. Duhet të>>

përpiqemi ta dëgjojmë njëri-tjetrin, të>>

mësojmë nga njëri-tjetri, të respektojmë>>

njëri-tjetrin dhe të shohim gjërat e përbashkëta.>>

Siç na mëson edhe Kurani i>>

Shenjtë: "Ndërgjegjësohu për Zotin dhe>>

thuaj gjithmonë të vërtetën". Këtë do të>>

bëj edhe unë, do të përpiqem të them të>>

vërtetën me sa mundem, kokulur para>>

detyrave që kemi përpara dhe i bindur>>

në besimin tim se interesat që ndajmë>>

si qenie njerëzore, janë shumë më të>>

fuqishme se forcat që duan të na ndajnë.>>

Një pjesë e bindjes sime i ka rrënjët në>>

përvojën personale. Unë jam i krishterë,>>

por im atë i përkiste një familjeje keniane>>

që prej brezash të tërë ishte myslimane. Në>>

fëmijëri kam kaluar disa vite në Indonezi>>

dhe kam dëgjuar shumë shpesh thirrjen>>

azgaan (thirrja myslimane për momentin>>

e lutjes) në agim dhe në mbrëmje. Kur isha>>

i ri, kam punuar në komunitetet e Çikagos,>>

ku shumë njerëz gjenin në besimin e tyre>>

mysliman dinjitetin dhe paqen.>>

Si student i historisë, e di lace wsmileyt="on">lacetype wsmileyt="on">fortlacetype> lacename wsmileyt="on">mirëlacename>lace> se sa>>

në borxh i është civilizimi ynë islamit. Ishte>>

islami në vende të tilla si Universiteti i Al->>

Azharit, që përcolli nga shekulli në shekull>>

dritën e dijes, duke i hapur rrugën Rilindjes>>

Evropiane dhe periudhës së dritës. Ishin>>

shpikjet në komunitetet myslimane që>>

zhvilluan algjebrën, që sollën kompasin,>>

apo na dhanë mjetet e lundrimit,>>

mjeshtërinë e penës dhe shtypjes; të të>>

kuptuarit për shpërndarjen e sëmundjeve>>

dhe shërimin e tyre. Kultura islame na ka>>

dhënë një poezi që i përket çdo kohe dhe>>

muzikë të mrekullueshme, një kaligrafi>>

elegante dhe vende magjepsëse. Përgjatë>>

historisë, islami ka treguar përmes punës>>

dhe veprave mundësitë e tolerancës fetare>>

dhe barazisë racore.>>

Kjo gjithashtu se Islami ka qenë gjithmonë>>

pjesë e historisë së Amerikës. Kombi>>

i parë që njohu vendin tim ishte Maroku.>>

Me nënshkrimin e Traktatit të Tripolit,>>

të vitit 1796, Presidenti ynë i dytë, John>>

Adams, shkroi: "Shtetet e Bashkuara të>>

Amerikës nuk kanë një karakter armiqësor>>

ndaj ligjeve, feve apo qetësisë së>>

myslimanëve". Që nga dita e themelimit>>

të kombit tonë, myslimanët e Amerikës>>

i kanë pasuruar Shtetet e Bashkuara. Ata>>

kanë luftuar në luftërat tona, kanë shërbyer>>

në qeveri, janë përpjekur për të drejtat e>>

njeriut, kanë nisur biznese, kanë mësuar>>

në universitetet tona, kanë shkëlqyer në>>

arenën sportive, fituar çmime "Nobel",>>

kanë ndërtuar ndërtesat më të larta dhe>>

kanë ndriçuar pishtarin olimpik. Kur>>

myslimani i parë u zgjodh së fundmi në>>

Kongresin Amerikan, ai së pari u betua>>

që të mbronte Kushtetutën mbi të njëjtin>>

Kuran të Shenjtë që një nga etërit tanë>>

themelues, Thomas Xhefersoni, mbante>>

në bibliotekën e tij personale.>>

Unë e kam njohur islamin në tri kontinente>>

para se të vija në rajonin ku ai lindi.>>

Përvoja që kam, drejton bindjen time, që>>

partneriteti mes Amerikës dhe Islamit>>

duhet të bazohet në atë çka është Islami, jo>>

në atë çka nuk është dhe nuk përfaqëson.>>

Unë e konsideroj pjesë të përgjegjësisë>>

sime si President i Shteteve të Bashkuara>>

të Amerikës luftën kundër stereotipave>>

negativë të Islamit, kudo ku ato shfaqen.>>

Por i njëjti parim duhet të aplikohet edhe>>

për sa i përket perceptimit që duhet të>>

kenë myslimanët për Amerikën. Shtetet e>>

Bashkuara kanë qenë një nga burimet më>>

të mëdha të progresit që ka njohur bota>>

ndonjëherë. Ne lindëm nga revolucioni>>

kundër një perandorie. Ne u themeluam>>

si komb duke pasur në thelb idealin se të>>

gjithë janë krijuar të barabartë dhe kemi>>

derdhur gjak e luftuar për shekuj me radhë>>

që t‘u japim kuptim këtyre fjalëve brenda>>

kufi jve tanë dhe kudo në botë. Jemi formëzuar>>

nga kultura të ndryshme, nga çdo cep>>

i botës. U fol shumë për faktin se një afroamerikan>>

me emrin Barak Husein Obama>>

mund të zgjidhej President i vendit, por>>

historia ime personale nuk është unike.>>

Ëndrra e mundësisë nuk është realizuar>>

për të gjithë në Amerikë, por premtimi për>>

të është një mundësi për këdo që vjen në>>

brigjet tona, që përfshin edhe 7 milionë>>

amerikanë të besimit mysliman në vendin>>

tonë, të cilët kanë mundësi të edukohen>>

dhe të kenë të ardhura të një niveli mbi>>

mesataren. Liria në Amerikë është e pandashme>>

nga liria për të praktikuar fenë. Kjo>>

është arsyeja që në çdo shtet ne kemi edhe>>

xhami dhe numri i tyre brenda kufi jve tanë>>

i kalon të 1200-at. Për këtë qëllim, qeveria>>

amerikane ka shkuar në gjykatë për të>>

mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave që>>

veshin hijab dhe dënon ata që e mohojnë>>

një të drejtë të tillë. Për një gjë nuk duhet>>

të ketë asnjë dyshim: islami është pjesë>>

e Amerikës dhe besoj se Amerika mban>>

brenda vetes të vërtetën që, pavarësisht>>

racës, fesë, apo vendit ku ndodhesh, të>>

gjithë ne ndajmë të njëjtat aspirata: një>>

jetë në paqe dhe siguri, arsimim dhe punë>>

dinjitoze, dashuri për familjet, komunitetin,>>

Zotin. Këto janë gjërat që ne ndajmë.>>

Kjo është shpresa për gjithë njerëzimin.>>

Sigurisht, njohja e humanizmit që na>>

bashkon është vetëm fi llimi i detyrës sonë.>>

Fjalët e pashoqëruara nga veprimet nuk>>

arrijnë asnjë qëllim. Këto nevoja do të>>

plotësohen vetëm nëse ne do të veprojmë>>

me guxim në vitet e ardhshme dhe nëse do>>

të kuptojmë se sfi dat që kemi përpara janë>>

sfi da të përbashkëta dhe dështimi i kapërcimit>>

të tyre do të na lëndonte të gjithëve.>>

Kjo sepse kemi mësuar nga përvojat e>>

mëparshme, se kur një sistem fi nanciar>>

dobësohet në një vend, begatia zbehet>>

kudo. Kur një virus i ri infekton një qenie>>

njerëzore, të gjithë jemi në rrezik. Kur një>>

komb merret me prodhimin e armëve>>

bërthamore, rreziku i një sulmi bërthamor>>

shtrihet te të gjitha kombet. Kur një ekstremist>>

i dhunshëm vepron në një segment>>

të caktuar të planetit, rrezikojnë të>>

gjithë të tjerët, kudo që ndodhen. Kur një>>

i pafajshëm në Bosnjë apo Darfur vritet, e>>

gjithë ndërgjegjja jonë kolektive lëndohet.>>

Për këtë arsye, ne duhet ta ndajmë botën>>

në këtë shekull dhe të kemi përgjegjësi për>>

njëri-tjetrin si qenie njerëzore. Sigurisht,>>

kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e>>

vështirë. Historia njerëzore shpesh ka>>

qenë historia e kombeve, apo vendeve>>

në luftë me njëri-tjetrin për përmbushjen>>

e interesave të ngushta personale.>>

Në këtë epoka të re, sjellje të tilla janë>>

vetëshkatërruese. Duke qenë se të gjithë>>

ndërvaremi nga njëri-tjetri, çdo rend>>

botëror që ngre një komb apo grup>>

njerëzish mbi një tjetër, do të dështojë>>

pashmangshmërisht. Kështu që çfarëdo>>

që të mendojmë për të shkuarën, nuk>>

duhet të burgosemi tek ajo. Problemet>>

tona duhet të zgjidhen përmes partneritetit>>

dhe përparimi duhet të ndahet>>

mes të gjithëve. Kjo nuk do të thotë që>>

duhet të injorojmë burimet e tensioneve.>>

Përkundrazi, duhet bërë e kundërta:>>

ne duhet t‘i përballojmë tensionet të>>

bashkuar. Në këtë frymë, më lejoni të>>

flas sa më pastër dhe qartë në lidhje>>

me disa çështje specifike që mendoj>>

se ka ardhur koha t‘i përballojmë së>>

bashku. E para syresh është përballja me>>

ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha>>

format e tij. Në Ankara e bëra të qartë që>>

Amerika nuk ka qenë dhe nuk do të jetë>>

në luftë me islamin. Kjo nuk do të thotë>>

se nuk do t‘i kundërvihemi ekstremizmit>>

të dhunshëm që paraqet një kërcënim të>>

madh ndaj sigurisë sonë. Kjo, sepse ne>>

jemi kundër asaj çka të gjithë njerëzit>>

janë: vrasjes së burrave, grave, fëmijëve>>

të pafajshëm. Edhe detyra ime si President>>

është mbrojtja e amerikanëve.>>

Situata në Afganistan tregon qëllimet>>

e Amerikës dhe nevojën për të>>

punuar së bashku. Rreth 7 vjet më parë,>>

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën>>

kundër Al-Kaedës dhe talebanëve dhe u>>

mbështetën shumë edhe nga komuniteti>>

ndërkombëtar. Kjo nuk ishte rastësi, por>>

nevojë. Jam i ndërgjegjshëm që ka nga>>

ata që dyshojnë apo justifi kojnë ngjarjet>>

e 11 shtatorit, por le të jemi të qartë>>

për diçka: Al-Kaeda vrau atë ditë 3000>>

vetë. Viktimat ishin gra, burra, fëmijë>>

të pafajshëm nga Amerika dhe vende>>

të ndryshme të botës që nuk kishin>>

dëmtuar askënd. Megjithatë, Al-Kaeda>>

zgjodhi t‘i vrasë këta njerëz në mënyrë>>

të pamëshirshme, mori përsipër sulmin>>

e madje edhe tani thekson se është e>>

vendosur që të kryejë vrasje masive. Ata>>

kanë bashkëpunëtorë në shumë vende>>

dhe po përpiqen që të zgjerohen. Kjo>>

nuk është një çështje e debatueshme,>>

por fakt me të cilin duhet të përballesh.>>

Le të mos gabojmë: ne nuk duam që të>>

mbajmë trupat tona në Afganistan. Ne>>

nuk po kërkojmë baza ushtarake aty.>>

Humbja e grave dhe burrave në luftë>>

është shumë e rëndë për Amerikën. Kjo>>

ka kosto të madhe politike dhe materiale.>>

Do të ishim shumë të lumtur që të>>

kthenim në shtëpi të gjithë trupat tona,>>

nëse do të kishim besim se në Afganistan>>

dhe Pakistan nuk do të kishte ekstremistë>>

të dhunshëm, të vendosur që të vrasin>>

sa më shumë njerëz. Por e vërteta nuk>>

është kështu.>>

Nuk bëhet fjalë në këtë rast. Për këtë>>

arsye kemi partneritet me 46 vende>>

të ndryshme dhe pavarësisht kostos,>>

zotimi i Amerikës nuk do të zbehet për>>

asnjë çast. Në fakt, askush nuk duhet>>

t‘i tolerojë këta ekstremistë. Ata kanë>>

marrë jetën e shumë njerëzve në shumë>>

vende të ndryshme të botës. Kanë marrë>>

jetën e njerëzve nga besime të ndryshme>>

fetare dhe mbi të gjitha kanë marrë jetën>>

e myslimanëve. Veprimet e tyre bien>>

në kundërshtim me Kuranin e Shenjtë,>>

që thotë se ai që vret një të pafajshëm,>>

është njësoj sikur të kishte vrarë gjithë>>

njerëzimin, dhe ai që shpëton një njeri të>>

vetëm, është njësoj si të kishte shpëtuar>>

gjithë njerëzimin. Besimi i kaq shumë>>

njerëzve është shumë më i madh se urrejtja>>

e disave. Islami nuk është pjesë e>>

problemit në luftën kundër ekstremizmit>>

të dhunshëm. Ai është një pjesë e rëndësishme>>

e promovimit të paqes. Ne dimë>>

gjithashtu se fuqia ushtarake e vetme>>

nuk mund ta zgjidhë problemin në>>

Afganistan dhe në Pakistan. Kjo është>>

arsyeja se përse kemi planifi kuar që të>>

investojmë 1.5 miliardë dollarë çdo vit>>

gjatë një periudhe 5-vjeçare në Pakistan,>>

për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve,>>

rrugëve dhe bizneseve, si dhe ndihmës>>

ndaj miliona vetëve që janë zhvendosur>>

për shkak të luftimeve. Le të ndalemi>>

edhe te çështja e Irakut. Ndryshe nga>>

rasti i Afganistanit, lufta në Irak ishte>>

një luftë zgjedhjeje, që provokoi shumë>>

kundërshtime në vendin tim dhe në të>>

gjithë botën mbarë. Megjithatë, unë>>

mendoj se irakianët tani janë më mirë se>>

nën regjimin e Sadam Huseinit dhe besoj>>

se ato çka ndodhën në Irak, i kujtuan>>

Amerikës se sa e rëndësishme është të>>

përdorësh diplomacinë dhe të marrësh>>

një konsensus ndërkombëtar për zgjidhjen>>

e problemeve. Për këtë, mund të>>

kujtojmë fjalët e Thomas Xhefersonit:>>

"Shpresoj se mençuria jonë do të rritet>>

paralelisht me pushtetin dhe do të na>>

mësojë se sa më pak ta përdorim pushtetin,>>

aq më i madh do të jetë ai". Sot,>>

Amerika ka një përgjegjësi të dyfi shtë:>>

të ndihmojë Irakun që të farkëtojë një>>

të ardhme më të mirë dhe ta lërë atë në>>

duart e irakianëve. Ua kam bërë të qartë>>

irakianëve se nuk kemi ndërmend të>>

ngremë baza dhe të pretendojmë pjesë>>

të territorit irakian, apo qofshin këto>>

edhe burime. Sovraniteti i Irakut u takon>>

irakianëve. Për këtë arsye urdhërova>>

largimin e ushtarëve tanë gushtin e ardhshëm.>>

Për këtë arsye do të respektojmë>>

marrëveshjen tonë me qeverinë irakiane,>>

të zgjedhur në mënyrë demokratike për>>

largimin e të gjitha trupave luftuese nga>>

Iraku në korrik dhe largimin e të gjitha>>

trupave në përgjithësi deri në vitin 2012.>>

Ne do ta ndihmojmë Irakun që të trajnojë>>

forcat e tij dhe të zhvillojë ekonominë,>>

por do të mbështesim një Irak të sigurt>>

dhe të bashkuar si një partner dhe kurrë>>

në pozicionin e një shteti më të fortë.>>

Së fundmi, duke qenë se Amerika nuk>>

mund ta tolerojë kurrë dhunën nga ekstremistët,>>

ne nuk duhet t‘i ndryshojmë>>

kurrë parimet tona. 11 shtatori ishte një>>

traumë e madhe për vendin tonë. Frika>>

dhe inati që provokoi kjo ngjarje, ishte>>

e paçmuar, por në disa raste na bëri që>>

të sillemi në kundërshtim me idealet>>

tona. Ne po marrim hapa konkretë për të>>

ndryshuar. Unë kam ndaluar plotësisht>>

përdorimin e torturës nga Shtetet e Bashkuara>>

të Amerikës dhe kam urdhëruar>>

mbylljen e burgut të Guantanamos vitin>>

e ardhshëm.>>

Kësisoj, Amerika do ta mbrojë veten>>

duke pasur respekt për sovranitetin e>>

kombeve dhe ligjin. Këtë do ta bëjmë në>>

partneritet me komunitetet myslimane,>>

të cilat ndodhen gjithashtu të kërcënuara.>>

Sa më shpejt të izolohen ekstremistët,>>

aq më të sigurt do të jemi. Burimi>>

i dytë i madh i tensionit është nevoja për>>

të diskutuar në lidhje me situatën mes>>

Izraelit, palestinezëve dhe botës arabe.>>

Lidhjet e forta të Amerikës me Izraelin janë>>

të njohura. Kjo lidhje është e pathyeshme.>>

Ajo bazohet në marrëdhëniet kulturore>>

dhe historike, si dhe në faktin se aspirata>>

për një shtet hebre i ka rrënjët në një histori>>

tragjike që nuk mund të mohohet.>>

Në të gjithë botën, hebrenjtë janë>>

përndjekur prej shekujsh dhe në Evropë>>

antisemitizmi kulmoi me Holokaustin.>>

Nesër do të vizitoj Buhenvaldin, që ishte>>

pjesë e një rrjeti kampesh përqendrimi ku>>

skllavëroheshin hebrenjtë, torturoheshin,>>

vriteshin dhe çoheshin në dhomat e gazit>>

nga Rajhu i Tretë. 6 milionë hebrenj u vranë,>>

një numër më i madh se ai i banorëve të>>

Izraelit sot. Të mohosh këtë tragjedi është e>>

pabazë, është injorancë dhe e urryeshme.>>

Të kërcënosh Izraelin me shkatërrim,>>

apo të përdorësh sharje stereotipe ndaj>>

hebrenjve, është thellësisht e gabuar dhe>>

kjo i shërben vetëm risjelljes në vëmendjen>>

e hebrenjve të kujtimeve të dhimbshme,>>

duke ndaluar dhe mohuar njëherazi paqen>>

që kërkojnë njerëzit në këtë rajon.>>

Myslimanë dhe të krishterë kanë vuajtur>>

për një atdhe. Për më se 60 vjet ata kanë>>

duruar dhimbjen e zhvendosjes. Shumë>>

presin në kampet e refugjatëve në Bregun>>

Perëndimor, Gaza dhe vendet fqinje, për>>

një jetë në paqe dhe siguri, një jetë që nuk e>>

kanë pasur kurrë. Ata durojnë poshtërimet>>

e përditshme, të vogla e të mëdha, që janë>>

pjesë e pushtimit. Le të mos kemi më dyshime>>

për një fakt: situata për palestinezët>>

është tashmë e patolerueshme. Amerika>>

nuk do t‘ua kthejë kurrizin aspiratave>>

të ligjshme të palestinezëve për dinjitet,>>

mundësi dhe një shtet të vetin.>>

Për dhjetëvjeçarë me radhë ka ndodhur>>

një katrahurë e vërtetë: dy popuj me aspirata>>

të ligjshme, secili syresh me një histori>>

të dhimbshme. Është e lehtë të tregosh>>

me gisht dhe të gjykosh: për palestinezët>>

gjykojnë hebrenjtë, për zhvendosjet që>>

shkaktuan themeluesit e Izraelit dhe për>>

izraelitët të gjykojnë armiqësinë e sulmeve>>

të palestinezëve brenda dhe jashtë kufi jve>>

të vendit. Por nëse do ta shihnim këtë>>

konfl ikt vetëm nga njëra anë e tij, atëherë>>

do të ishim të verbër ndaj të vërtetës. E>>

vetmja zgjidhje për të dyja vendet do të>>

ishte ajo e dy shteteve, ku izraelitët dhe>>

palestinezët të jetonin në paqe dhe siguri.>>

Kjo është në interesin e Izraelit, interesin>>

e Palestinës, në interesin e Amerikës dhe>>

në interesin e botës mbarë. Ja përse kam>>

qëllim që personalisht ta ndjek këtë rrugë>>

me gjithë durimin që kërkon një detyrë>>

e tillë. Detyrimet mbi të cilat palët kanë>>

rënë dakord në planin për paqe, janë të>>

qarta. Është koha për paqe, në mënyrë që>>

të gjithë ne të mbajmë përgjegjësitë tona.>>

Palestinezët duhet të braktisin dhunën.>>

Rezistenca përmes dhunës dhe vrasjeve>>

është e gabuar dhe e pasuksesshme. Për>>

shekuj, zezakët në Amerikë kanë vuajtur>>

kamxhikimin dhe përuljen si skllevër që>>

ishin, si dhe turpin e segregacionit. Por ata>>

nuk i fi tuan të drejtat e tyre përmes dhunës.>>

Ishte këmbëngulja e vazhdueshme>>

për idealet e tyre. E njëjta histori mund>>

të tregohet edhe për njerëzit e Afrikës>>

dhe Azisë Jugore: me dhunë nuk shkohet>>

askund. Dhuna nuk është as shenjë kuraje>>

dhe as pushteti. Nuk është trimëri të>>

vrasësh me raketa foshnjat në gjumë, apo>>

të hedhësh në erë gratë nëpër autobusë.>>

Autoriteti moral nuk fi tohet përmes dhunës.>>

Dhuna është dorëzim. Tani palestinezët>>

duhet të fokusohen në ndërtimin,>>

dhe jo shkatërrimin. Autoriteti palestinez>>

duhet të zhvillojë aftësinë e vet qeverisëse>>

me institucione që u shërbejnë nevojave të>>

popullit. Hamas gjen mbështetjen e disa>>

palestinezëve, por edhe ai ka përgjegjësitë>>

e tij. Luajtja e një roli për përmbushjen e>>

aspiratave të palestinezëve dhe unifi kimi>>

i palestinezëve duhet të jetë parësor për>>

Hamasin, i cili nga ana e tij duhet të heqë>>

dorë prej dhunës, të njohë marrëveshjet>>

e së shkuarës dhe mbi të gjitha të drejtën>>

e Izraelit për të ekzistuar. Në të njëjtën>>

kohë, Izraeli duhet të kuptojë që ashtu>>

sikurse ai ka të drejtë të ekzistojë, edhe>>

palestinezët kanë të drejtë për shtetin e>>

tyre. Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë>>

legjitimitetin e vazhdimit të vendosjes së>>

kolonëve hebrenj në tokat palestineze.>>

Kjo dhunon marrëveshjet e mëparshme>>

dhe prish përpjekjet për arritjen e paqes.>>

Kjo duhet të marrë fund. Izraeli duhet>>

që të përmbushë detyrimet e tij ndaj>>

palestinezëve për çështjet e punësimit>>

dhe zhvillimit të shoqërisë së tyre. Kriza>>

e vazhdueshme humanitare në Gaza>>

ka shkatërruar familjet palestineze dhe>>

njëherazi kërcënon vazhdimisht edhe>>

vetë sigurinë e Izraelit. Përparimi në jetën>>

e përditshme të palestinezëve duhet të>>

jetë pjesë e rrugës drejt paqes dhe Izraeli>>

duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të>>

mundësuar një përparim të tillë.>>

Së fundmi, shtetet arabe duhet të kuptojnë>>

se iniciativa arabe për paqen ishte>>

një fillim i rëndësishëm, por jo fundi i>>

përgjegjësive. Konfl ikti arabo-izraelit nuk>>

duhet të përdoret më për të shmangur vëmendjen>>

e njerëzve nga probleme të tjera.>>

Ai duhet të jetë shkaku për veprim, për të>>

ndihmuar palestinezët që të zhvillojnë>>

institucionet e tyre, që do të mbështesin>>

shtetin e ardhshëm. Për njohjen e legjitimitetit>>

të shtetit të Izraelit dhe zgjedhjen>>

e progresit ndaj frymës vetëshkatërruese>>

të së shkuarës. Amerika do të bëjë bashkë>>

politikat e saj me politikat e atyre që synojnë>>

paqen dhe do t‘i thotë para të gjithëve>>

ato që ua thotë privatisht hebrenjve>>

dhe palestinezëve. Ne nuk mund ta imponojmë>>

paqen. Në veten e tyre shumë>>

myslimanë janë të bindur që Izraeli do të>>

ekzistojë, sikundër shumë hebrenj janë të>>

bindur se palestinezët do të kenë një shtet>>

të tyren. Ka ardhur koha të veprojmë e të>>

realizojmë atë që të gjithë e mendojnë si>>

të vërtetë.>>

Shumë lot janë derdhur. Shumë gjak>>

është derdhur. Të gjithë ne kemi përgjegjësi>>

për të punuar për ditën kur nënat e>>

izraelitëve dhe palestinezëve do t‘i shohin>>

fëmijët të rriten pa frikë, kur Toka e Shenjtë>>

e tri besimeve më të mëdha të planetit do>>

të jetë vendi i paqes, vendi që Zoti kishte>>

ndërmend të ishte, kur Jerusalemi do të>>

jetë një shtëpi e sigurt për myslimanët,>>

hebrenjtë e të krishterët dhe një vend për>>

të gjithë fëmijët e Abrahamit, një vend>>

ku ata të jetojnë në paqe e së bashku, si>>

në tregimin e Izras, ku Moisiu, Jezusi dhe>>

Muhameti (paqja qoftë mbi t&eumlsmiley luteshin>>

së bashku.>>

Çështja e tretë ka qenë një shkak>>

tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe>>

Republikës Islamike të Iranit. Për shumë>>

vite, Irani e ka përcaktuar qëndrimin e tij>>

pjesërisht përmes opozitës që i ka bërë>>

vendit tim dhe mes të dyja vendeve ka>>

një histori të trazuar. Në mesin e Luftës së>>

Ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës>>

luajtën një rol të caktuar për përmbysjen>>

nga pushteti të një qeverie iraniane të>>

zgjedhur në mënyrë demokratike. Që nga>>

Revolucioni Iranian, Irani ka luajtur rolin>>

e tij në aktet e dhunës apo pengmarrjeve>>

ndaj qytetarëve amerikanë ushtarakë, apo>>

civilë. Kjo është një histori që të gjithë e>>

dimë. Por në vend që të qëndroja i ngërthyer>>

në të shkuarën, unë ua bëra të qartë>>

liderëve të Iranit dhe popullit të tij se vendi>>

im është i përgatitur që të ecë përpara. Tani>>

çështja është se çfarë të ardhmeje kërkon>>

të ndërtojë Irani?>>

Do të jetë e vështirë që të tejkalohen>>

menjëherë dhjetëvjeçarët e mosbesimit,>>

por ne do të vazhdojmë me kurajë, korrektësi>>

dhe vendosmëri. Ka shumë çështje>>

për të diskutuar mes të dyja vendeve dhe>>

ne jemi të gatshëm që të ecim përpara pa>>

parakushte në bazën e respektit reciprok.>>

Por është e qartë për të gjithë se kur bëhet>>

fjalë për armët bërthamore ne kemi mbërritur>>

në një pikë vendimtare. Kjo nuk ka të>>

bëjë vetëm me interesat amerikane. Kjo>>

ka të bëjë me parandalimin e një gare të>>

armëve bërthamore në Lindjen e Mesme>>

që do ta çonte rajonin dhe mbarë botën në>>

një rrugë shumë të rrezikshme. Unë i kuptoj>>

ata që protestojnë në lidhje me faktin>>

që disa vende kanë armë bërthamore e të>>

tjera vende nuk kanë. Asnjë vend i vetëm>>

nuk duhet të vendosë, apo të zgjedhë se>>

cili vend duhet, apo nuk duhet të ketë>>

armë bërthamore. Ja përse unë rikonfi rmoj>>

zotimin e Amerikës për një botë në të>>

cilën asnjë vend nuk ka armë bërthamore>>

dhe çdo vend, përfshi Iranin, të ketë të>>

drejtën e eksesit në energjinë bërthamore>>

pa i përdorur ato për shkaqe luftarake. Ky>>

zotim është në thelbin e marrëveshjes dhe>>

jam i bindur që të gjitha vendet në rajon>>

mund ta arrijnë këtë objektiv.>>

Çështja e katërt ka qenë kundërshtia>>

për promovimin e demokracisë gjatë>>

viteve të fundit dhe kundërshtia më e>>

madhe ka të bëjë me luftën në Irak. Më>>

lejoni të jem i qartë për diçka: asnjë sistem>>

qeverisës mund, apo duhet t‘i imponohet>>

një tjetri. Kjo nuk e zbeh aspak zotimin>>

tim. Çdo komb i jep jetë këtij parimi në>>

mënyrën e tij origjinale, bazuar në traditën>>

e popullit të tij. Amerika nuk mendon se>>

di gjithçka që është e mirë për të gjithë,>>

por jam i bindur se të gjithë njerëzit, pavarësisht>>

vendit, kanë mall për disa gjëra:>>

aftësinë për t‘u folur me mendje dhe për>>

të pasur zërin e tyre në mënyrën e qeverisjes,>>

besimit te ligji dhe administrimit>>

të barabartë të drejtësisë, një qeverie>>

transparente që nuk vjedh nga populli>>

lirinë për të jetuar sipas asaj që zgjedh.>>

Këto nuk janë vetëm ide amerikane, ato>>

quhen të drejta të njeriut dhe kjo është>>

arsyeja pse ne i mbështesim kudo qofshim.>>

Qeveritë që mbështesin këto të drejta janë>>

më të stabilizuara, më të suksesshme dhe>>

të sigurta. Shtypja e ideve nuk sjell aspak>>

zhdukjen e tyre. Amerika respekton të drejtën>>

e gjithë zërave të paqtë dhe pro ligjit>>

që të dëgjohen kudo në botë, edhe nëse ne>>

mund të mos jemi dakord me ta. Ne do t‘i>>

mirëpresim të gjitha qeveritë e zgjedhura>>

në mënyrë paqësore, me kusht që ato të>>

qeverisin me respekt popujt e tyre.>>

Kjo çështje e fundit është e rëndësishme,>>

sepse ka disa që bëjnë avokatin>>

e demokracisë, vetëm kur nuk janë në>>

pushtet. Sapo vijnë në pushtet shndërrohen>>

në shtypës të pamëshirshëm të të>>

drejtave të të tjerëve.>>

Çështja tjetër për të cilën dua të fl as>>

është liria e besimit. Islami ka një traditë>>

krenare tolerance. Këtë e shohim në historinë>>

e Andaluzisë dhe Kordobës gjatë>>

periudhës së Inkuizicionit. Këtë e kam>>

parë edhe vetë personalisht në Indonezi,>>

aty ku kristianët e devotshëm adhuronin>>

lirshëm Zotin e tyre në një vend mysliman.>>

Ky është shpirti që na duhet sot. Njerëzit në>>

çdo vend duhet të jenë të lirë të zgjedhin>>

dhe të jetojnë besimin e tyre bazuar në atë>>

çka u thotë zemra, mendja e shpirti. Kjo>>

tolerancë është thelbësore për fenë, por>>

sfi dohet në mënyra nga më të ndryshmet.>>

Mes disa myslimanëve ka një tendencë>>

shqetësuese për të matur devotshmërinë>>

e një besimi me masën e dënimit të një>>

besimi tjetër. Pasuria e diversitetit të feve>>

duhet të mbetet. Çarjet duhet të mbyllen>>

edhe mes vetë myslimanëve, për shembull>>

ato mes sunitëve dhe shiitëve që kanë>>

shkaktuar dhunë e tragjedi, veçanërisht>>

në Irak. Liria e besimit është qendrore>>

për njerëzit për të jetuar së bashku.>>

Ne duhet gjithmonë të analizojmë>>

mënyrat e mbrojtjes së saj. Për vendet>>

perëndimore është e rëndësishme që>>

të shmangim pengimin e myslimanëve>>

për të praktikuar fenë ashtu sikundër ata>>

e kanë më për mbarë, për shembull në>>

rastin e veshjes. Nuk duhet të shfaqim>>

armiqësi ndaj asnjë feje në emër të>>

liberalizmit. Në fakt besimi duhet të>>

na bëjë bashkë. Ja përse po farkëtojmë>>

projekte të Amerikë që bëjnë bashkë të>>

krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë. Ja>>

përse mirëpresim përpjekjet e Mbretit>>

Saudit Abdullah për dialogun ndërfetar>>

dhe lidershipin e Turqisë në Aleancën e>>

Civilizimeve. Në të gjithë botën ne duhet>>

ta shndërrojmë dialogun në një shërbim>>

ndërfetar, kësisoj urat mes njerëzve do>>

të vendosen.>>

Çështja e gjashtë ka të bëjë me të>>

drejtat e grave. E di se ka debat në lidhje>>

me këtë çështje. Unë nuk jam me mendimin>>

e disave në Perëndim, që një grua>>

që zgjedh të mbulojë fl okët nuk është>>

e barabartë me një tjetër që nuk e bën>>

këtë zgjedhje, por besoj se një gruaje>>

që i mohohet shkollimi i është mohuar>>

barazia. Dhe nuk është rastësi që vendet>>

ku gratë janë të shkolluara mirë janë më>>

të begata nga ato ku gratë shtypen. Tani>>

më lejoni të jem i qartë: çështjet e barazisë>>

së grave nuk janë një çështje vetëm>>

e Islamit. Në Turqi, Pakistan, Bangladesh>>

dhe Indonezi ne kemi parë shumicën>>

myslimane që të zgjedhë një grua si>>

lideren e tij. Ndërkohë lufta për barazitë>>

mes burrit dhe gruas vazhdon edhe në>>

shumë aspekte të jetës amerikane dhe>>

në vende të ndryshme në të gjithë botën.>>

Bijat tona mund të kontribuojnë në>>

shoqërinë tonë, sikundër edhe bijtë>>

dhe begatia jonë e përbashkët do të>>

avancohej më shumë nëse burrat e gratë>>

do të jepnin gjithë potencialin e fuqisë>>

së tyre pa kufi zim. Unë nuk mendoj se>>

gratë duhet të bëjnë të njëjtat zgjedhje>>

si burrat për të qenë të barabarta me ta.>>

Dhe respektoj ato gra që zgjedhin një rol>>

tradite për veten e tyre. Por kjo vetëm në>>

rast se ato janë të lira në zgjedhjen e tyre.>>

Ja përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës>>

do të bëjnë partneritet me çdo vend me>>

shumicë myslimane, që synon shkollimin>>

e femrave dhe do të ndihmojnë>>

gratë e reja të punësohen në projektet>>

e mikro-fi nancës, e mbi të gjitha, ndihmojnë>>

njerëzit të bëjnë realitet ëndrrat e>>

tyre. Së fundi, dua të diskutoj zhvillimin>>

ekonomik.>>

E di se për shumë globalizimi është>>

kontradiktor. Interneti dhe televizioni>>

sjellin dije dhe informacion, por edhe>>

seksualitet të tepruar dhe shumë dhunë.>>

Tregtia mund të të sjellë pasuri dhe>>

mundësi, por edhe të ndryshojë shumë>>

komunitetet. Në të gjitha kombet, përfshi>>

kombin tim, ky ndryshim mund të>>

sjellë frikë. Frikë se për shkak të modernitetit>>

mund të humbasim kontrollin>>

mbi zgjedhjet tona ekonomike, mbi politikën>>

dhe mbi të gjitha mbi identitetin>>

tonë. Këto gjëra janë vlerat më të mëdha>>

që ndajmë me komunitetet dhe familjet>>

tona. Por unë e di gjithashtu se përparimi>>

njerëzor nuk mund të mohohet. Nuk>>

duhet të ketë kontradiktë mes modernes>>

dhe traditës, sepse vende si Japonia dhe>>

Koreja e Jugut kanë arritur një zhvillim>>

të madh ekonomik, duke ruajtur edhe>>

traditat dhe kulturën e tyre. Kjo është e>>

vërtetë edhe në rastrin e Kuala Lumpurit>>

apo Dubait. Në lashtësi dhe në kohën>>

tonë, komunitetet myslimane kanë qenë>>

në avangardë të zhvillimit dhe shkollimit.>>

Shumë shtete të Gjirit Persik>>

përjetojnë një pasuri e begati të madhe>>

si pasojë e naftës së nëntokës së tyre dhe>>

disa vende të tjera po përqendrohen në>>

zhvillimin e mëtejshëm. Por të gjithë>>

së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm>>

se shkollimi dhe novacioni do të jenë>>

monedha e shekullit të 21-të. Ndërsa në>>

të shkuarën Amerika ka pasur më shumë>>

interes në naftën dhe gazin e vendeve të>>

Gjirit, në të ardhmen interesat do të jenë>>

më të mëdha. Për sa i përket shkollimit,>>

ne do të nisim programet e shkëmbimit>>

dhe shtojmë bursat e studimit, si ato që>>

sollën tim at nga Afrika në Amerikë për>>

të studiuar dhe do të nxisim më shumë>>

amerikanë të studiojnë në vendet myslimane.>>

Do të investojmë te mësuesit>>

online dhe do të krijojmë një rrjet të>>

ri online në mënyrë që adoleshentët>>

e Kansasit të mund të komunikojnë>>

në moment me atë të Kajros. Për sa i>>

përket shkencës dhe teknologjisë do të>>

lançojmë një fond të ri për të mbështetur>>

zhvillimin teknologjik në vendet me shumicë>>

myslimane dhe do të ndihmojmë>>

në transferimin e ideve të tyre në tregun>>

punës, në mënyrë që të krijohen vende>>

pune. Do të hapim qendra shkencore>>

në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë>>

Juglindore dhe do të caktojnë të dërguar>>

të posaçëm për çështjet shkencore që të>>

bashkëpunojnë në programet që zhvillojnë>>

burime të reja energjetike, që krijojnë>>

vende pune ekologjike etj. Sot po njoftoj>>

për një përpjekje të re globale me Organizatën>>

e Konferencës Islamike për çrrënjosjen>>

e poliomielitit. Dhe do të zgjerojmë>>

edhe partneritetin me komunitetet>>

myslimane për të promovuar shëndetin>>

e nënës dhe fëmijës. Të gjitha këto duhet>>

të bëhen në partneritet. Amerikanët>>

janë të gatshëm që të bashkojnë forcat>>

me qytetarët dhe qeveritë, organizatat e>>

komunitetet, liderët fetarë dhe bizneset>>

e komuniteteve myslimane në të gjithë>>

botën për të ndihmuar njerëzit për një>>

jetë më të mirë.>>

Çështjet që përshkrova më sipër nuk>>

janë të thjeshta, por ne kemi përgjegjësinë>>

për t‘u bërë bashkë në emër të botës>>

që duam, një bote që nuk kërcënohet>>

nga ekstremistët dhe një bote me trupat>>

amerikane në shtëpi, një bote ku>>

hebrenjtë dhe palestinezët janë të sigurt>>

në shtetet e tyre dhe energjia bërthamore>>

përdoret vetëm për qëllime civile,>>

një bote ku qeveritë janë në shërbim të>>

qytetarit dhe të drejtat e gjithë bijve të>>

Zotit respektohen. Këto janë interesat e>>

përbashkëta. Kjo është bota që kërkojmë>>

dhe që mund ta realizojmë vetëm së>>

bashku. E di që janë të shumtë ata, myslimanë>>

ose jo, që e vënë në dyshim këtë>>

fi llim të ri. Disa janë të etur për fl akët e>>

ndarjes dhe i bëjnë pritë progresit. Disa>>

të tjerë sugjerojnë se nuk ia vlen përpjekja,>>

sepse fati ynë është mosmarrëveshja>>

dhe civilizimet janë të destinuara të përplasen.>>

Të tjerë janë thjesht mosbesues>>

në lidhje me ndryshimet. Ka shumë frikë,>>

shumë mosbesim, por nëse zgjedhim të>>

mbesim të lidhur me të shkuarën nuk>>

do të mund të ecim kurrë përpara. Unë>>

dua veçanërisht të them se të rinjtë e>>

çdo feje, në çdo vend, ju mbi të gjitha e>>

keni aftësinë e të bërit të botës. Të gjithë>>

e ndajmë këtë botë së bashku për një>>

periudhë të shkurtër kohe. Çështja është>>

nëse këtë kohë e kalojmë të përqendruar>>

tek ato që na ndajnë, apo tek ato që na>>

bashkojnë, apo te zotimi për gjetjen e të>>

përbashkëtave, tek e ardhmja e fëmijëve>>

tanë dhe respekti për dinjitetin e gjithë>>

qenieve njerëzore. Është më e lehtë të>>

nisësh luftëra se sa t‘i përfundosh ato.>>

Është më e lehtë të fajësosh të tjerët se të>>

shohësh brenda vetes, të shohësh atë çka>>

ke të përbashkët me dikë e pastaj këtë ta>>

ndash. Por ne duhet të zgjedhim rrugën e>>

duhur, që shpesh mund të mos jetë më e>>

lehta. Ka gjithashtu një rregull që ndodhet>>

në bazën e çdo feje, ajo që ne duhet>>

t‘i bëjmë të tjerëve atë që do të donim të>>

tjerët të bënin për ne. Kjo e vërtetë nuk>>

njeh kufi j njerëzish dhe kombesh. Është>>

një besim i vjetër, që nuk është i bardhë,>>

apo i zi, i krishterë, apo mysliman, apo>>

hebre. Është një besim që ka pulsuar që>>

në djepin e civilizimit dhe që rreh ende>>

zemrën e miliona vetëve. Është besimi>>

te të tjerët ai besim që më solli sot këtu.>>

Ne kemi pushtetin të ndërtojmë>>

botën që duam, por vetëm nëse kemi>>

kurajën për të nisur një fi llim të ri, duke>>

pasur në mendje atë që është shkruar.>>

Kurani i Shenjtë na thotë: "O njerëzim! Të>>

kemi krijuar në formën e mashkullit dhe>>

femrës dhe me kombe e fi se në mënyrë>>

që të njihni njëri-tjetrin". Bibla na thotë:>>

"Të bekuar janë paqebërësit, sepse ata>>

do të quhen bij të Zotit". Njerëzit e botës>>

mund të jetojnë së bashku në paqe. Ne e>>

dimë se ky është vizioni i Zotit. Tani, kjo>>

duhet të jetë detyra jonë edhe këtu në Tokë.>>

Ju falënderoj dhe paqja e Zotit qoftë me ju.>>

> >

Si ne Amerik, po ashtu edhe ne Evrop, ka nje kthim persa i preket perballimit te botes myslimane, pra mentaliteti eshte krejte i ndryshem nga ai i viteve te meparme: ndoshta kjo ngaqe bota myslimanne po dyndet (emigron) drejte shteteve perendimore dhe amerikes, shperngulen me nje ritem te shpejte dhe besimi FANATIK i myslimaneve i ka futu ne mendime te thella si Amerikanet  po ashtu edhe Europianet. smiley  
Obama po tregone se duhet ndryshuar paksa timoni!

E degjova live me shume kujdes fjalimin e  Obames.

Te them te drejten Obama tha troc vetem meritat e qyteterimit islamik,por nuk tha troc se ato merita jane vetem pjese e historis dhe se sot bota islamike eshte e mbushur me fanatizem,injorance,dhune,dhe shtypje te te drejtave te njeriut.

Si mund te ndihmoje presidenti i Amerikes te permiresoje imazhin e botes Islame kur kemi te bejme me vende ku:

Nuk respektohen te drejtat e njeriut?

Ku tortura eshte akoma mjet i zakonshem ?

Ku nuk respektohen te drejtat e fes te tjetrit?Biles edhe midis sekteve Islame ka dhune dhe shtypje?

Ku Osama Bin Laden gezon popullaritet me te madh se Obama?

Ku 99.99 % te seksit femer jetojne nen terrorin e nje shoqerie patriarkale te dhunshme?

Ku egzistojne vetem forma absolute pushteti? (Teokraci,Monarki absolute,ose forma te tjera diktaturash)

Ku nuk behet fjale per te drejtat e komunitetit gay?

Ceshte me keqja shume prej tyre perpiqen qe kete obskurantisem qe i ka pllakosur te mos e luftojne por ta perhapin,dhe te mbulojne gjithe njerezimin me terr.

Obama shume mire mund te kishte folur per ceshtje politike dhe diplomatike,te kishte folur me troc se si mendon se do te zgjidhen ceshtjet e rendesishme te lindjes te mesme.Ai keto gjera pothuajse i evitoi.Foli per Izrael-Palestine dhe Iranin vetem ne linja te trrasha.Demokracine e la pothuajse komplet mbas dore,me nje ndalese ashtu kalimthi.

Obama ka bere nje gabim historik.Kete rradh ai i sherbeu regresit dhe jo progresit.

Qofsha gabuar,por une keshtue  mendoj.

 

Ku nuk behet fjale per te drejtat e komunitetit gay?

lol, as per komunitetin zoofil

Une e degjova dje, direkt. Pershtypjet ?

- Ka folur si politikan. Dhe si avokat, njekohesisht. Dmth, me nje doze te mire pavertetesish te mbeshtjella bukur.

- A duhet te fliste keshtu ? Per mua, po. Fjalimi ishte i vlefshem, qofte dhe per te qetesuar pak gjakrat.

- Por po ta germoje thelle, ne fjalimin e tij ka ca gjera qe nuk qendrojne. Me flagranti ishte diskutimi i tij mbi respektimin e fese nepermjet veshjes fetare.

- Obama nuk e ka idene, ama fare fare fare, te qyteterimit europian, sidomos te atij francez. Perndryshe nuk do te fliste gjepura mbi hixhabin.

- Ne lidhje me Izrael-Palestine, ne pergjithesi, mire. Megjithese, duhet te kishte ngulmuar me shume, e me shume, e me shume (dmth derisa te shkepuste nje reagim nga salla, ne forme duartrokitjesh) mbi katastrofen e Luftes se Dyte boterore.

- Sepse sapo filloi te flase per vuajtjet e Palestinezeve (me te drejte), salla u ringjall duke duartrokitur. No coment.

- Ne salle kishte gjithfare degjuesish, qe nga koptet e deri tek grate e mbuluara koke e kembe. Per t'u menduar...

- Ne lidhje me armet boterore, ka dy mundesi : ose i mendon vertete ato qe thote (dhe ne kete rast, eshte naiv i rrezikshem), ose nuk i mendon por luan lojen (dhe ne kete rast, eshte politikan i holle).

Ne teresi, fjalim jo i keq, i vlefshem, por qe ka ofruar dhe nje mundesi tjeter per te pare qe Obama do t'ua veshtiresoje ca punen Perendimoreve.

Me lejo nje pyetje.A je gazetar /e ?

Je marr me teper me anen teknike ,jo me thelbin.

Po shkepus kete pasazh nga shkrimi yt.Me lejo ti bej nje koment te shkurter.

- Obama nuk e ka idene, ama fare fare fare, te qyteterimit europian, sidomos te atij francez. Perndryshe nuk do te fliste gjepura mbi hixhabin.

Obama e njeh mire qyteterimin europian.Ai eshte nje njohes i mire i historise.Ai gjithashtu e  di shume mire se zezaket ne Kenia kane vuajtur ne kampe perqendrim (gjate luftes per pavaresi nga britaniket) kushte te njellojta me cifutet gjate L2B.Gjate fjalimit te Obames une vura re disa nuanca anti-europiane,dhe nuk jane nga injoranca , por te qellimshme.Sa per hixhabin,me te vertete qe ka folur gjepra sepse ai e di shume mire qe shumica derrmuese e femrave qe e vendosin e kane te detyruar,biles edhe ato qe nuk e  kane te detyruar,e vendosin sepse jane ato qe bejne sakrifice ne emer te tradites dhe kultures.Nuk ka ne bote njeri me dy pare tru qe nuk e kupton se hixhabi eshte simbol i shkeljes te barazise gjinore.

- Ne lidhje me Izrael-Palestine, ne pergjithesi, mire. Megjithese, duhet te kishte ngulmuar me shume, e me shume, e me shume (dmth derisa te shkepuste nje reagim nga salla, ne forme duartrokitjesh) mbi katastrofen e Luftes se Dyte boterore.

Pse ne pergjithesi mire?Sepse nuk tha dicka qe mund te acaronte?Per mendimin tim nuk shtjelloi asgje,foli vetem ne vija te trrasha,dhe u perpoq te mos dilte nga status quo aktual i konfliktit.Asgje konkrete.Asnje kerkese direkte kundrejte paleve.Sa per L2B ai e beri demin ne kurriz te Europes,nuk mund ta kthente aq hapur fjalimin kunder Europes sa te fitonte duartrokitjet.

- Sepse sapo filloi te flase per vuajtjet e Palestinezeve (me te drejte), salla u ringjall duke duartrokitur. No coment.

Kjo e tregon diferencen e madhe te kultures dhe mentalitetit midis botes perendimore dhe asaj Arabe.Dhe pikerisht ketu Obama duhet te kishte folur pa dorashka,jo te hidhte ne ere fjale joshese te pavlera.Botes Islame i duhej thene troc se ku po calon.Ky ishte nje rast i humbur.

 

 

 

Jo, nuk jam gazetar/e.

E di fort mire qe fjalimi ka shume pika ku mund te kapesh gjithe diten, por une i meshova faktit se kjo ishte hera e pare qe ai fliste per keto gjera dhe se hapat duhen hedhur ngadale. Me kete fjalim "as mish as peshk", ai ka dashur te zbuse ca gjakrat, por une e di fort mire qe dregezat duhen ngacmuar nje dite dhe plaga do pastruar nga qelbi.

Te mos harrohet se ai nuk eshte nje konferencier profesor universiteti qe i futet me themeli ketyre puneve, por eshte presidenti i shtetit me te fuqishem te botes dhe ka ca pergjegjesira te tjera qe nuk thuhen.

Kuptohet qe ai nuk tha asgje konkrete mbi zgjidhjen e konfliktit arabo-palestinez, por hodhi ca kunja per te dyja palet. Ne fakt, te dyja palet nuk e priten aq mire fjalimin, me nje fjale, Obama doli pak blof me te dy. Por per mua, s'kishte si te dilte ndryshe.

Ne lidhje me islamin, ai u mundua, me duket mua, te merret fillimisht me pjesen muslimane qe, ndonese antisemite te deklaruar, te pakten nuk bien ne terrorizem. Dmth, parulla e Obames, me ç'mora vesh une, ishte "te shpetojme njehere keta te lekundurit, e pastaj po ua kercasim atyre kokegdheve qe s'marrin vesh". Sidoqofte, them se njefare efekti e kane bere fjalet e tij, te pakten ne lidhje me antisemitizmin. Sepse, Egjipti, megjithese aleat i USA dhe qe ka bere paqe me Izraelin, jane goxha te infektuar me antisemitizem, deri tek Ministri i tyre i Kultures, qe rrezikon te jete kreu i Unesco.

Une s'kam ndonje simpati kushedi çfare per Obamen, madje ia kam pak friken, por kjo s'me pengon te shoh pak me tej dhe te mundohem te kuptoj pse mban fjalime te tilla.

Obama nuk eshte Ratzinger qe flet gjera te verteta ne vendin e gabuar, dhe nga goja e gabuar. Ratzinger foli gjera te verteta, por vertetesia e tij eshte e demshme. Ratzinger, po te mundet, te zbuse gjakrat, e jo t'i acaroje.

Sa per qyteterimin europian, Obama nuk merr vesh fare, sa ç'marr vesh une mbi qyteterimin papuazian. Naiviteti i Obames nuk puth ne viset europiane, ketu ka meter tjeter. Sidomos me thumbat kundrejt Frances, ku do te duhej te ngjallnim Jules Ferry per ta turperuar Obamen ne mes te salles.

Shkurt, per mua, Obama beri me teper politike sesa filozofi. Dhe aq me mire. Nuk i kerkon kush Amerikes te beje filozofi, ajo duhet te mbaje freret ne dore, dhe kaq.

BO BOOOOO, akoma neo-cons-at alla-frenga na permend ky, dmth merret akoma me Jules Ferry ! Te impresionon Ferry ty ?? hahaha

Mbaruam pune me ta pra mo (Bush & co, per ti rene shkurt), akoma s'e paske marr vesh ti ? Ata na fiken deren (per pak sa nuk na futen ne lufte totale, dmth boterore), e ti po na i rikujton... Rri aman, nuk thua shyqyr qe po fillojme te nderrojme mendje (sigurisht, permes Obamës) dhe te merremi vesh diçka më mire me njeri-tjetrin...Se lame koq.en e namit...

S'ke faj ti jo, ti dhe Internacionalja juaj e Konservatoreve (kudo neper bote): kur nuk vijne ata te "pertej qiellit" (jashte-tokesoret pra), dhe te na fusin nje shuplake te mire surratit e te na thone: "Boll se lat nom, per me teper qe jeni te gjithe dhe te vdekshem ! " smiley

KORRIGJIM :

ne vend te Jules Ferry, doja te shkruaja  LUC FERRY. Dhe mendoja se ishte ky i dyti qe ishte cituar.

FALJE

 

Stili eshte shume ngjashem me ate te R.Regan ' 85 takimi me Gorbaçov, tone te forta me perulje, premtime me kushte, kerkesa te "lehta" po te vendosura.

Edhe Obama shprehet njesoj si Regan, jemi superfuqi po nuk duam luften.

Pas takimit te Reykjavik, Gorbaçov dukej me i fuqishem, sepse ishte Presidenti Amerikan ai qe kish te kerkuar ndryshime, si te thuash amerikanet kishin frike te humbisnin mirqenien, superfuqin, BS me Gorbaçov nuk kishin se çfare te humbisnin.

Fakti eshte se ndodhi e kunderta, Regan njeriu qe ndryshoi nje pjese te botes, ja doli, Gorbaçovi beri ashtu siç kish te kerkuar Regan.

E keqja eshte se Obama ka te beje me Brawn, e jo T. Blear.

Sa here lexoj komente te shqiptareve mbi temen e islamit (ose temat si familja, puna, bla bla bla...), i bej pyetje vetes se nga buron nder shqiptare gjithe ky konservatorizem (thene ndryshe : kaq popull fshatar te paskerkemi qene, pra kaq te lidhur me token, pra kaq konservatore ?? Waaah,  50 vjet socializem, s'paskan sherbyer per hiç gje !! E pa besueshme !)

Shembulli i Obames eshte i hatashem sepse nga njera ane, shqipot jane te predispozuar ta ndjekin qorrazi Ameriken, ndersa kesaj rradhe, Obama u del atyre ne "rryme te kundert" ! Hajde surprize hajde !!

Obama dinte se ç'thoshte nga germa e pare e fjalimit, tek e fundit.
95% e shqipove, kudo qofshin, ende s'kane kuptuar as 5% nga epoka ne te cilen jetojne. Faqja e zeze per ne !

 Une jam i sigurte qe ca peshq do te kishin folur me mire se Obama po te kishin qene ne vend te tij, po ja qe duhet ta pranojme boten keshtu sic eshte. Te kerkosh gabime ne te eshte si te besh budallain qe kur i tregojne me gisht henen, ia ngul syte gishtit. Fjalimi i Obames eshte nje "fryme" e re, nje gjest shtrirje dore per nje handshake per te pare se cfare do te beje tjetri, por ndryshimet reale do te duan kohe qe te duken, nese te tilla do te kete vertet. Obama po perdor taktiken ideologjike te Luftes se Ftohte per ta mbytur tjetrin me perqafim. Funksionoi me Lindjen komuniste, nuk jam i sigurte nese mund te funksionoje me Lindjen islamiste.

P.S. Per ato qe nuk e dine se sa thelle mund te shkoje dija e Obames, ai ka mbaruar Harvardin, pa mik se ka qene familje e varfer. smiley

qeke nrejt me t'mira sot  smiley 

ps kisha vertet nevoje per nji te qeshme mjesi. flm!

edhe i gjo. kom pershtypjen qe ky fjalimi duhet te jet pergatit nja 8-10 muaj me pare, ne ndonji nga ato zyrat e atyne instituteve me emra te pergjithshem qe s'thojn asgjo. te mcefme mas kodrash e pemesh ruralo-suburbane...  smiley  

 ~Bama i daj Sam-es s`kishte si te fliste ndryshe. Tashti, a kenaqen palet e interesuara me "as mish, as peshk," a do gjejne mes rreshtave butaforike te fjalimit politikat qe duhet te ndjekin, kjo eshte drugu mesele. Lindja e Mesme eshte e zhytur prej dekadash ne tmerr, krim e varferi, nje rreth vicioz ku zerat humaniste treten si ujet e paket ne ate zhuritje, dhe pikerisht kjo politike, ne dukje asmishaspeshk, nuk ftillon ndonje gje me peshe. Per te perifrazuar nje thenie nga Kronike Ne Gur, politika i lot vithet si kurva, tha, dhe Daj Sam-a eshte me vithderrja. 

Stalker mos bej pergjithesime se Shqiptaret nuk jane te gjithe (e as ne shumice kafshe raciste si disa komentues ne Peshk) Keta ketu jane thjesht disa kerbythje raciste nga ata qe e kalojne jeten duke share te tjeret per te mposhtur ndjenjen e inferioritetit qe kane, jo si shqiptare po si individe pa asnje vlere. Burimi kryesor i racizmit ky se perndryshe kjo fjale nuk do ekzistonte fare ne fjalorin tone. Keta njerez ne rradhe te pare nuk respektojne veten dhe ate ç'ka jane. Ata i harrojne perbuzjet qe bien mbi ta kudo shkojne dhe vihen ne rolin e perbuzesit. Ndoshta ngaqe mendojne se jane viktima te origjines e prejardhjes, dhe nuk e kuptojne se ne fakt jane viktima te çmendurise se atyre qe kerkojne tu ngjajne.

Sa per fjalimin, mendoj se eshte i perkryer fare dhe tregon pikerisht rrugen qe duhet te ndjeke Amerika per te korrigjuar gabimet e administrates Bush dhe per te ndryshuar ate pjese te botes qe per shkak te politikes se Bush shkoi drejt ekstremit apo u ektremizua me teper. Po te mos ishte zgjedh Bush ne Amerike, Ahmedinexhad s'do ishte zgjedh kurre ne Iran (qe kishte marre rrugen e hapjes prej disa vitesh) dhe nqs Amerika sot ben nje politike paqesore, ai i humbet zgjedhjet. Mos harroni qe po flasim per nje popull (iranianet) qe kane nje krenari te bazuar ne histori te shkuar dhe te tashme, pra qe nuk pranon te urdherohet nga askush. Ndaj dhe politikes agresive dhe kercenuese te Bush, ju pergjigj me nje karabush ekuivalent. Le te shpresojme qe do t'i pergjigjen edhe Obames me nje si ai. Bota vetem perfitime do kete nga politikat paqesore.

Dobet jemi Lizandër, dobet... ; Je ne vete ?? Futu ne forumet e tjera (tip FSH...), te ikesh me vrap nga tmerri...

U lodh ndonje tip si xhaxhai (ne blog-un e tij) apo ndonje tjeter te perhape ndopak mend e drite... hiç nuk hà hiç zdrukth druri shqiptar... ; Ti shiko ketu : ne dy ore qe prej vendosjes se temes, nga 16 komente, 14 jane per te zene vrapin...  Dhe kjo eshte TEME, ne sensin e testit (ne sensin qe eshte interesante te lexosh se ç'mendojne shqiptaret per nje fjalim kaq epokal), e jo budallalleqet e tipit "a do ti fitoje PPRRP-ja apo RRPPR-ja zgjedhjet "

 

 qeke nje kon ti qe mos o zot. pse veren komentet e te tjereve mor hajvan kur nuk thua ndonje gje me vlere tek te tuat ?

I krijuar sipas të thënave në vitin 975 Universiteti egjyptian i Al Azhar-it konkuron me atë të Bolonjës titullin e universitetit më antik. Për këtë presidenti amerikan Barak Obama, në fjalimin e tij historik përpara përfaqësuesve të komunitetit islamik, ka folur për «qytetin pa moshë të Kairos».
Të pranishmit, ashtu si miliona myslymanë që e dëgjuan, nga kafenetë e Nobel Mahfouz-it, prej periferive të Parisit e Detroitit, nga Indonezia ku presidenti është rritur, në shpellat e alkaedës, e kanë kuptuar se Amerika po ndërron.
Jo për fjalët e mira ndaj Kuranit, as për fëmijërinë e Obamës nën minaretë e xhamive dhe as për citimin me dashuri të papës myslyman apo të thënies komplet të emrit të tij, Barack Hussein Obama.
Sinjali më i pastërt vjen nga 6000 fjalët e fjalimit: asnjëherë nuk u përmënd fjala  «terrorism»,mallkimi që që prej 11 shtatorit 2001 prishi Amerikën me Islamin.
Obama ka kujtuar që vëndi i tij ka bërë edhe gabime, si rrëzimi në Iran i qeverisë së ligjshme të Mossadeq në ‘53-in, por ftoi të gjithë që të shikojnë përpara, pa mitet e komploteve -aq të përfolura në chatet arabe sipas të cilave «Cia  ka minuar kullat» si dhe në sitet ekstremiste rreth oleodotit fantazëm në Kabul «të ëndërruar nga shumkombëshet» - dhe pa urrejtje.

Një fjalim i pritur nga një miliard islamikë dhe që i është drejtuar edhe Amerikës dhe Izraelit. Ka theksuar se pa paqen ndërmjet Izraelit dhe «Palestinës», siç e ka quajtur shtetin që duhet krijuar në West Bank, nuk mund të shihet fundi i urrejtjes, që Hamazi  «Ka konsensus» por që duhet të dalë nga fondamentalizmi, që ebrenjtë dhe arabët së bashku kanë vuajtur shumë.
Irani ka të drejtën për bërthamoren civile, por të vajturit drejt atomikes në Lindjen e Mesme është tragjik.
Obama nuk harroi edhe karmën e skifterëve, pa demokraci nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, duke i ftuar egjyptianët që të mos e harrojnë këtë.
I trajtoi me njerzillëk këto tema, duke dënuar edhe torturat në Guantanamo.
E mbylli fjalën e tij duke thënë që traditat mund të bashkegzistojnë me zhvillimin ekonomik, teknologjinë, tregun, web-in.

Një fjalim mbetet fjalim, për sa fisnik, kurajoz dhe i urtë si ai i presidentit.
I takon politikës, diplomacisë, kulturës dhe -ku ka nevojë si në Irak dhe Afganistan, forcës- për t’i hapur horizonte shpresë. Fakti që intolerantët, nga deputeti izraelian Aryeh Eldad tek nënsekretari i Hamazit Ahmed Youssef, nuk kanë ndërmënd të lëshojnë armët është prova që Obama ka të drejtë.
Rruga e duhur do të jetë e gjatë dhe e mundimshme dhe na ndihmoftë i përbashkëti «Zot i Paqes», që presidenti e përmëndi në aulën hijerëndë të Al Azhar-it.

P.s:Ky është përkthim i artikullit të shkruajtur nga Gianni Riotta në Niente «terrorismo» per il saggio Barack

Ed,

flm per perkthimin.

Do doja te te beja nje korrigjim te vogel. Obama nuk kaa cituar papen myslyman por babain myslyman (papa-pap&agravesmiley

Drejt! Faleminderit!

Me aq pak sa marr vesh une,i gja po m'duket e qartsume:Ky asht kunder arrogances qe deri m'tash asht preqafu nga politika e Amerikes

Lost, dyshimet e tua jane plotesisht legjitime, por mos na e vrit edhe ate pak shprese qe mund te na ngjalli nje fjalim i tille! Jo se une mendoj se Obama do i beji te gjitha ato qe thote, po nuk kam as pse te mendoj se Clinton (Bill) ishte mbinjeriu qe arriti paqen ne Lindjen e Mesme.

Mos harro edhe qe "vijme" nga thirrjet per kryqezata te karabushit dhe nga nje politike mediatike qe kishte si synim alienizimin e Islamit.

 sorry, Guçe, nuk i besoj ketij, e as kam shpresa. Fjalimet e ketij lloji jane si ajo era/parfumosese neper wc-te - you kinda smell the roses, but you know you are where the Moot reigns supreme.

Une habitem nga kerkesat e vazhdueshme per analiza te thella dhe fundore te Peshku pa uje; si dhe nga frustrimi qe rrjedh prej tyre. Nuk i marr vesh pritshmerite e njerzve qe kerkojne kongrese ne nje bar te preferuar, ku lejohet madje edhe duhani. 

Une shoh rezultatet:

Obama shkoi ne Europe ju kerkoi falje pas faljeje u perkul para te gjitheve dhe ata cfare bene?

I dhane 0 ushtare per ne Afganistan.

Kur Bushi shkonte e prisnin me protesta por si me magji i jepnin mijera ushtare.

Se dyti Lizander fondanetalizmin islamik nuk e krijoi Bushi.Bile ai kur erdhi ne fuqi beri thirrje per terheqjan e te gjitha trupave amerikane nga bota.

Por si per cudi arabet e shperblyen me 11 Shtatorin.

Clintoni po ashtu u soll si Obama dhe  e shperblyen me 4 sulme terroriste dhe ne kohen e tij pergatiten 11 shtatorin.Me korrigjo nese e kam gabim.

Ajo qe thua ti se terrorizmi vjen si pasoje e varferise etj etj edhe perralle me mbret,pasi sulmet e Londres i bene njerez te pasur dhe me shkollim ne perendim.

Tani shtrohet pyetja eshte me mire qe bota te te duartrokasin dhe ti te vritesh nga sulme si ato te 11 shtatorit apo bota te te prese me urrejtje dhe te te mos sulmoje.Duke qene se ne 8 shtator kam qene tek kullat per vizite mendoj se e dyta eshte me praktike.Tek e fundit ne Europe dhe vendet arabe do te gjejne nje shkak tjeter per ta urryer ameriken(si lufta ne Kosove psh).

Sa per Obamen po i jap edh 1 vit qe te tregoje rezultatet.Nese pas 1 viti Irani dhe Koreja e Veriut vazhdojne te tallen dhe Hugo Chavesi te vazhdoje te na jape leksione dhe diktatore si Kastro apo terroriste si Hamasi dhe Hezbollahu te vazhdoje te trajtohen si heroj,me vjen keq po ai ka deshtuar.Por te presim edhe 1 vit.

"Se dyti Lizander fondanetalizmin islamik nuk e krijoi Bushi.Bile ai kur erdhi ne fuqi beri thirrje per terheqjan e te gjitha trupave amerikane nga bota.

Por si per cudi arabet e shperblyen me 11 Shtatorin."

Ne fakt Obama permendi se cfare e krijoi fondamentalizmin Islamik: Kolonializmi evropian dhe politikat e luftes se ftohte qe shkelen mbi aspiratat nacionale te popujve te lindjes se mesme. Perpara se te ndodhte 11 shtatori, sic e permendi Obama, SHBA kish mare pjese ne rrezimin e qeverise se Mosadeg ne Iran dhe vendosjen e regjimit te Shahut. Mos harro se para 11 Shtatorit SHBA kishin qene ne Liban, dhe ishin mbrapa pushtimit Izraelit te territoreve palestineze, si dhe mbeshtesin regjimet totalitare te Lindjes se Mesme.
Qofte levizje per clirim nacional si Hamasi apo levizje transnacionale si al-Kaeda, apo dhe vete revolucioni iranian jane produkte te mbas viteve '70 qe dote thote periudha mbas luftes se 1967 me izraelin, intensifikimin e investimeve ne Iran qe ben regjimin e shahut regjimin me te militarizuar dhe me shtypes ne rajon, dhe rekrutimin e militanteve ne gjithe boten arabe per luften ne afganistan. Cdo te mbjellesh do te koresh. Merita e Obames eshte qe do te ngrihet mbi kete histori. Suksesi i tij do shihet ne te ardhmen

Une permendja disa pike ne komentin tim dhe ti u perqendrove tek njera duke e nxjerre nga konteksti.

Tek komenti im ka nje game ceshtjesh qe Obama me politiken " e re" kerkon qe ti zgjidhe.Ka disa "aleate" qe edhe kur japin ushtere u japin urdher te mos luftojne.

Me e forta e priten Obamen ai beri cfare doni ata dhe ne fund e percollen me 0 ushtare.

Ka nje levizje terroriste qe perkrahet nga shumica e arabeve haptas dhe fshehtas.Mos me thuaj qe shumica e arabeve urren terroristet,please.Personalisht mendoj se vetem 4-5% e arabeve jane vertet te moderuar dhe urrejne terrorizmin.

Po keshtu ka disa klloune majtiste dhe komuniste ne Ameriken Latine  qe japin mend se si duhet te qeveriset SHBA ose ca te tjere si puna e Kastros apo Kim Jong Il qe vrasin cdo dite kubaneze dhe koreane per nje fjale goje sic bente Enveri yne.

Nuk e di po i gjithe ku konglomerat qe permenda me siper eshte bashkuar hapur dhe fshehtas vetem qe te sabotoje SHBA disa nga inati disa(si puna e europianeve) nga xhelozia.

Bushi perdorej vetem si prerekst per te urryer SHBA.Klintoni u urrye deri ne vdekje nga konglomerati i mesiperm me pretekste se beri luften ne Kosove apo se perkrah Israelin.

Nuk eshte e veshtire qe te gjendet nje aresye per te urryer SHBA ne eren e Obames dhe do te gjendet.Per kete ta jap me bindje.Ketu do te jemi dhe pas 2-3 vitesh do te shohim se si do te pritet Obama ne BE apo vendet arabe vetem se do te guxoje te mos jete 100% me ta.

Peshk me hala do te behem
Lumin ta kaloj
Dhe me ty do t'vi
Dhe me ty do shkoj...

? kshu bullsheet ka gjithandej ne 'ternet

me ca sdi un 20% e te ardhurave ne buxhet te SHBA-s jon ka shitja legale e armve (qe bashk me te paraportumen kon i luhatje informale deri +40%). kjo dmth qe edhe arabt (shtetet) e kane te qart qe furcet e obames skan nai lidhje me politiken normale amerikone..

gjo qe dmth, per cin ishte ky fjalimi? demagogji per popllin qe te mos i shofi turistat amerikon me inot? sepse i vetmi zbatim ne praktik i ktij fjalimi osht retorika e imamve ndaj robve qe "dhe presidenti amerikon e njef superioritetin e islamit".. si dhe ngrofja e zakonshme e shpatllave per izraelin (importusi me i modh i armve te SHBA-s), demek asigjo e re ne politike te jashtme..

pra me fol si i dhimshem pa thon hicgjo

Qofsha gabuar,por une keshtue  mendoj....Thjesht fare kete mendim shperfilli Obama ...dmth Presidenti i Botes.... qe ka cef te mendosh i LIRE po jo si rrote mulliri  ne duart e dijes se NDRITUR!  E mer Pf me rreshto ne mu pas Emit...Qeke zgju i kthjellet ...si gjithnje kur vje si peshk me hala.. smiley

C ' osht mor ky Obama  ? Do me na tregu ne se kush jon Europianet ? Po!Ai ka SID-an , na kena Wolksvagen ! A nin aj mor. Ne jemi a te vrare aq te cquar sa edhe Parisn si Kuci do e bejme ! Dhe po te paralajmerojme z. Obama ...Sa per Obamen po i jap edh 1 vit qe te tregoje rezultatet smiley ..S'ka mo ta dish mire. Ore te nerum admin .  Ndajeni kete pjese ne dy zera .....Flasin njerzit qe udheheqin BOTEN ...e para . E dyta ...komentojne ....lere fare . Po te pakten te bejne te qeshesh smiley smiley smiley

 Dhe e treta e verteta : - O mema NATYRE , na jep aq kontroll sa qe te mos kalojme cdo cak te njeriut normal , per tu cfaqur si  te MARRE!

Fjalim i parashikueshem.  Ne vije konstante me "politiken" e kesaj administrate.  

"Problemi" i vetem apo ndoshta naivitet i tipit kumbaya qe kjo fjali:

Asnjë vend i vetëm nuk duhet të vendosë, apo të zgjedhë se cili vend duhet, apo nuk duhet të ketë armë bërthamore.

 

fillove ti me analizen e marre borxh nga Glenn Beck...

Nuk besoj se eshte naivitet Monde!

Eshte levizje tektonike! Distancim nga doktrina e Bushit per "perhapjen e Demokracise" qe ne Lindje u interpretua (me te drejte) si doktrina e perhapjes se ideve Perendimore.

Verej gjithashtu edhe levizjen tjeter tektonike, thirrjen publike per ndalimin e zgjerimit te kolonive ne Bregun Perendimor, pa kushte! As zgjerim natyral, as reciprocitet nga ana e Palestinezeve! Hic! Ndalo zgjerimin!

Kjo e fundit, te merret e shoqeruar me levizjen e paprecedente te Obames! Nga Misiri, direkt e me Allemanje! Pa ndalese ne Israel!

S'ka bo vaki qe presidentet amerikane te mos ndalojne ne Israel, po te kene qene ne mehalle!

Per juve t'Amerikes, prisni reagimin e fundamentalisteve me Bible m'xhep, si edhe te Republikaneve qe ngaterrojne Iranin me Irakun! Do jete antorosonte!

Prisni dhe ndonje vizite kolektive te senatoreve republikane + Liebermanin prej Kenerikje ne Israel!

Paid by Haagen-Dazs! smiley 

Mrroklla, nuk eshte e re kjo puna e zgjerimit, ishte/eshte pjese e "programit" te Kuartetit, ku ben pjese dhe US.  

Mua fjalimi me pelqeu, dhe pak a shume dihej se cfare fjalimi do ishte, kete thashe ne postin tim te pare, duke pasur parasysh politiken/botekuptimin e administrates/Obames. 

Por per mendimin tim, ajo fjali ishte teper. 

noshke, kam kohe pa pare CNN, le me pastaj Faux News.  Keshtu qe as e kam idene se c'thane a c'thone.  Ti qe e ditke se c'paska thene Bekja mund te na shkoqitesh me mire. 

S'ka bo vaki qe presidentet amerikane te mos ndalojne ne Israel, po te kene qene ne mehalle!

S'merret me apokalipt-lliqe Obami! Pastaj shume shume Izraeli pret ene 3 vjet te tjera sa te hiki Obami ene kaq...gjer ahere ja kan mor doren ene 'perse?-ve' ene Perseve.

E forta ka qene se kur doli administrata Obama duke u thone Izraeliteve mos me u zgjenu shum del i minister n'izrael e ia kput " Nuk u bone rezidentet e territoreve t'Irokuave me i tregu Izraeliteve ku me jetu n'Jerushalajm"

Izraeli eshte ne hall..do sulmoje iranin apo jo .. deri ne tetor e kishin afatin? lol

Epo si tha Biden-i gjate fushates, si thes i shpum qe o, "Obami to testohet rondshem nga nje faktor i jashtem mrena 6 mujve te presidences te tij" Robt kujtonin se e kish per Kolene e Veliut, po une dyshoj se mos e ka pas per Djemt e Shemit

Solidarnosc tha: "Nuk eshte e veshtire qe te gjendet nje aresye per te urryer SHBA ne eren e Obames dhe do te gjendet.Per kete ta jap me bindje.Ketu do te jemi dhe pas 2-3 vitesh do te shohim se si do te pritet Obama ne BE apo vendet arabe vetem se do te guxoje te mos jete 100% me ta."

Ne postimin e meparshem thoje se fondamentalizmi gjendej dhe para 11 shtatorit dhe une te permenda disa raste te nderhyrjes amerikane qe kane shkaktuar zemerim ne lindjen e mesme para 11 shtatorit. Nuk gjindet ne burimet historike ndonje urrejtje si ajo e sotmja ndaj amerikes para Luftes 2 boterore (dhe ketu po shkruaj si student i historise se lindjes se mesme), perkundrazi, dhe kjo urrejtje aktuale eshte e lidhur me ngjarje te caktuara historike, ashtu si dhe ne ameriken latine (rrezimi i alendes, mbeshtetja per kontras ne nicaragua, e per shume junta te tjera ushtarake.)

ti do te thuash se s'ka rendesi cfare politike mban amerika, do te kete urrejtje gjithsesi, se shumica e arabeve mbeshtesin ekstremistet etj. Kjo nuk eshte cfare une kam pare ne disa udhetime te miat ne lindjen e mesme, nganjehere te mbuluara financiarisht bujarisht nga dept. i shtetit. Po ndiqja reagimet per fjalimin ne shtypin arab perfshi dhe nga disa segmentet fondamentaliste dhe prape nuk shoh ato tendenca qe prezanton ti. Thjesht shpresoj qe te jesh ne kerkim te vertete infoje mbi ceshtjen qe diskuton. Nese keto qe thua jane ide te gdhendura ne gur ne mendjen tende, atehere dhe diskutimi eshte i kote dhe nuk ka rendesi sa aspekte te jetuara te te permend une nga eksperienca ime ne lindjen e mesme, nuk do ndryshoje asgje.

Ideja qe njerezit kane urrejtje pa arsye, eshte sa jo racionale, po aq anti-historike si dhe e rrezikshme.

 

 

Nuk gjindet ne burimet historike ndonje urrejtje si ajo e sotmja ndaj amerikes para Luftes 2 boterore

Nuk gjindet se ato energji shkonin per te luftuar Angline. Anglia ra nga fiku e ShBA-ve i njeli derri n'dor. Konfigurimi i territoreve myslimane eshte kryekeput veper e Anglise, prandaj faji u ngelet atyre. Politika e 'vazhdimesise' qe ben ShBA eshte thjesht se ShBA-te kane qene vete angleze dikur.

 Me thene te drejten une mendoj se ky fjalim i Obames eshte qepur me shume per te qetesuar fillimisht myslimanet ne Perendim e pastaj ato te tjeret lart e poshte. Osama po do te heqe idene se myslimanet po perndiqen si te krishteret ne Romen e lashte, pra do te heqe bazen e lindjes se teroristeve ne Amerike. E verteta eshte qe gjithmone patriotet "me te medhenj" ekstremiste fetaro-atdhetare jane gjithmone te merguarit (shif PPU) por ato jane edhe financuesit e tyre (tamil tigers, al qaeda). Nese do te arrije qe t'i beje myslimanet e rinj amerikane qe nese jana prapa botes eshte faji i lifestyle te tyre dhe jo i Amerikes, duke u sjelle si shembull vehten e tij, kjo do te jete fitorja e pare e madhe e lirise kunder obskurantizmit

Amerika ka 700 e ca baza ushtarake ne 130 vende te botes dhe ato nuk jane per te qeruar vezet.

Amerika ka mbeshtetur ne menyre te padrejte dhe fort Izraelin ne konflikt me Palestinen dhe boten muslimane ne pergjithesi.

Amerika ka mbeshtetur dhe mbeshtet diktatore ne vendet arabe qe shkelin te drejtat e popullit te tyre, mjafton qe te jene puppet ne sherbim te interesave amerikane ne rajon.

Amerika ka nderhyre shume here ushtarakisht dhe eger ne ate rajon dhe ka vendosur dhe luajtur me fatet e atyre njerezve.

A do te mund ta ndryshoje Obama kete konflikt dhe resentment qe ka ne boten arabe per politiken amerikane ne ate rajon dhe ne raport me ta? Veshtire, megjithese mund te permiresoje shume gjera.

Amerika eshte nje superfuqi boterore, e vetmja aktualisht, e ngaterruar dhe marre peng nga nje klike njerezish dhe lobesh qe veshtire se mund te zbrapsen.

Megjithate cdo gje se pari fillon me respektin e ndersjelle, pranimin e tjetrit, njohjen e kontributeve dhe fjalimi i Obames e ben me se miri kete per Islamin, civilizimin e tij.

Mbi te gjitha nuk mund te zevendesojne Uashingtonin me TelAvivin amerikanet.

Cifutet kane jetuar me arabet dhe muslimanet shume e shume kohe me para se Amerika te pushtohej nga evropianet dhe te vendoseshin kolonet evropiane atje.

Nganjehere si ne 12 te nates me hyp nje dell optimizmi, se ndoshta nje dite do ta kemi dhe ne fatin si shqiptare te kemi nje bicim Obame per udheheqes, shpresoj qe te vertetohet nje thenie e pleqve tane: "Zoti vonon por nuk harron."

oh sa mire me qene islamist ne Islamabad.

Problemi i mardhenieve te acaruara midis perendimit dhe islamit eshte shum i thjeshte dhe i qarte sa me ska ku te veje : shteti i Izraelit i krijuar ne tokat palestineze ne menyre arbitrare dhe i populluar me kolon hebrenj te inatosur te ardhur nga gjithe bota dhe qe vazhdojne te vine.

Fjalimet e bukura, qofte edhe te thena nga nje Hysen i zi,mbeten thjesht fjalime te bukura kur nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjehere vullnet per te zgjidhur kete padrejtesi por kerkohet te imponohet ''drejtesia e tankut''.

Cfare ka thene Obama me shume se ka thene me pare Bush, Klinton apo Bush i pare? Sa hare ka permendur Bush II ne fjalimet e tij se Amerika nuk eshte ne lufte me vendet arabe apo ato islamike? Sa here ka thene Klinton se konflikti Izrealto Palestinez duhet te zgjidhet me pranimin nga te dy palet e shtetit Palestinez dhe atij Izraelit, Sa here ka thene Bush i pare se Izreali duhet te ndaloj zgjerimin vendosjeve israelite ne tokat palestineze. Cfare tha me shume Obama vec elakuences ne fjalimet e shkrojtura te tij ndryshe nga kauboj Teksianas.

Politka eshte politke cfare pretendoni ju se do te ndryshoj. Valle shpresonni te shikoni Obamen ne konference shtypi me Bin Landenin me Hamasin apo Hezbulane? Zgjidhja e vetme do te jete nje forme tjeter energjie nga nafta. Ajo do ti kthej ato vende perfshi ketu edhe Izraelin njesoj si Afrika ku ata do te vriten e theren me njeri tjetrin dhe askush nuk do ta bezdiset si sot. Se ne fakt ato vende nuk kane asnje ndryshim nga Ethiopia, Somalia apo Nigeria. Ndryshimi i vetme eshte se bota paraqet interes per to se ato kane nafte ndryshe.........

Fjalet jane te bukura

Sapo ndoqa direkt pjese nga konferenca per shtyp Sarkozi-Obama.

Obama theksoi se Palestinezet duhet te heqin dore nga dhuna dhe te denojne dhunen kundrejt Izraelit,dhe te bejne te mundur qe Izraeli te ndihet i sigurte perpara se te ulet ne tavoline per bisedimet mbi paqen.Mnjf brockulla.Qiqra ne hell.

Ne anen tjeter mimika e Sarkozit nuk dukej shume pohuese persa i perket asaj qe tha Obama mbi miqesine me Europen dhe Francen,ku shprehu se simbolika e udhetimeve nuk eshte shume e rendesishme,dhe se nqs ai deshiron mund te flase edhe ne telefon me mikun e tij Sarkozi,pa qene nevoja te vizitoj Francen,por e verteta eshte se nqs Obama deshiron mund te flase ne tel me cdo lider boteror pa qene nevoja te vizitoje vendet e tyre.Me sa duket Europa duhet te pergatitet per nje ftohje te relatave me Obamen.Vizitat e presidentit Amerikan jane gjithmone simbolike dhe shume dmth-se.Psh Obama nuk mund te mohoj simboliken e vizites te tij ne Egjypt.Ne fakt ishte nje vizite ne thelb simbolike per ti dhene nje dimension te ri marredhenieve me boten Arabe.

Gjithashtu Obama nuk ka per te vizituar shume vende Europiane kete rradhe,nuk ka per te ndaluar as ne Britani,dhe me sa duket nuk do te kishte ardhur ne Europe po te mos ishte pervjetori i zbarkimeve ne Normandi.

Etj etj.

E kam paragjyku shume Obamen, se me eshte dukur se nuk ishte up for the job, por tani jam pendu. Respekt!

 

E ka qenis Avdullah efenija me doren e vet....  smiley  

PS: Kush e ma men cer filmi ka qen kjo? Se s'po me bi ne men.

Obama theksoi se Palestinezet duhet te heqin dore nga dhuna dhe te denojne dhunen kundrejt Izraelit,dhe te bejne te mundur qe Izraeli te ndihet i sigurte perpara se te ulet ne tavoline per bisedimet mbi paqen.Mnjf brockulla.Qiqra ne hell.

change you can believe in

  

 

un s'e mor vesh pse nxefen me robt kta obamistat kur shofin qe cejnxhi nuk osh se po vje, se nuk osh se po vite naiher. biles ka dy lloja obamistash, megjithse e paskon heq at videon qe vuna dje. ka nga ata obamistat qe nxefen me robt qe i thojn qe cejnxh nuk, ka dhe nga ata obamista qe thojn qe ky mosndryshim osh ne fakt cejnxh (vetsugjestionusat) kta i vejn dhe nota fjalimeve..

 

turqeta, Mono. sdq, give obama a chance. Me i llaf, jipni robit t'huj nja i jav kohe... se ene bo me qen rren, prap e ka i rregell kohor, si puna bukes qe bi m'tok, amerikont nuk e qujn per gjo po e kapen mrena 5 sekondshit, e hajn sikur s'ka nodh gjo.

ps. qe i ka von m'siklet ky fjalimi ca hardliner, ka te dyja krahet, i ka von tashti, me nejt shtremet e me fol ndrejt.

Re peshq, po u ule ne ate kolltuk, do kenosh ate avaz, dmth te interesave te US. Ca here avazi behet mo i omel e ca here mo i idhet, ca here me karrote e ca here me kerrbac, e zakonisht me te dyja bashke, por po ai avaz mbetet.

Avdullah efenija, me thone te drejten nuk ma hater, ja qiniste si cunit t'Bushve, po ashtu ne Obamit. Megjithse ketij i ka mo lezet karrota. Si tha ai ke filmi, i zgjedhit te pashem komisaret.

Amon o Rob, se ene ai dabelljuja kalote cdo kufi. si mer nejti tjetri 8 vjet ne zyre ene nuk e ndreqi dot at llafin nuklear, qe nuk e ndreqi.

ps kur e kom nigju per her te pare shkova me vrap hapa fjalorin, se u niva keq dhe e kom check ne nja 5 vene per siguri... Dabelljuja kishte dal vetem dy her jasht para se me u bo president: i her ne kanada dhe i her ne meksike (nuk di a quhet kjo si jashte shtetit per i teksion, por  hajt mo, po ia qujm). kurse ky obami, pavaresisht cdo rezerve e faktori tjeter, mlodhi i turm te modhe ne gjermani, si me qen naj rock star. pa fol fare per doktrinat qe perfaqesojne, qe jam i mendimit qe i duhen te dyja te alternume USA (sic i duhen poltikes e majta dhe e djathta prej verteti) - strikt ne plan personal te komunikimit e kisha llafin. Se inteligjence natyrale kishte ene dabjuja qe c'ke m'at pune.

tani qe e menoj: mos e ka pas neologjizem ai mer: njuks - nukjuler.  smiley 

Dabja-ja e kishtkerkesh patur tamam - dote me msu t`hujt ene t`mrenshmit qi llafi me verte vje pre latinishtes nucula (berthamski, shqip, prej nocciolina nocciolina quando prendi l`aspirina), ene normalisht ai e dite qi deklaratat e tij do t`perktheheshin ntgjiFa llapet e bots.

 

Rasti i dabelljuse trego qe ai kolltuku e bo punen ene bosh me qene.

Dotrinat i sqarum me duket, meten interesat e konakut, pavaresisht bojnave te tullumaceve.

Bottom line, cmimi i vojit te gurit ne ket nahi te jete ca here mo i ulet se ne nahite e tjera, pa permen ne rrubinetin, prap te po atij voji. Megjithse turmat m'alamanje dom nuk bojn, ndro prishin ne syun e keq. Na vreje ...

 

ajo e turmave ne allamanje do i studim profesionisti t'psikologjise masive, Rob. E kom menu shume shpesh.

Me fare pak lidhje, me kujtohet dikush shume i mencem qe fliste per reaksionet ne dasmat shqiptare. Kur ishte naj nuse shemtut, u nizte hareja e vallja "sa bukur na ka dal nusja" ne kup te qiellit. Kur ishte naj nuse e bukur me ter men, u fashiste hareja e vallja... s'para kish berihaj t'modh. Go figure.

Tashti, turmat m'allamanje a m'Tiron, nji nga te dyja do bojne, o do bertasin o do kenojn. Se kush dobic e hudh kok a pil, i zot e di. Megjithese, mbase rezultati nuk ndrysho. Po mrena e kane, t'pakten te bojn icik "qef."

Ate punen e nuseve s'e di. Bo vaki i zete gerrmocin hasreti per nuset e bukra.

 

 

Obama eshte nje lider boteror,inteligjent,orator,i madh,me nje influence shume te madhe.,me nje mendje te hapur per te gjithe!

Eshte besim fjala e Obames,te gjithe e besojne Obamen, kur thote per amerikanet ,Ndryshimi po vjen tek Amerikanet!

Keshtu ardhte edhe ne Shqiperi me 28 Qershor 09!

 

 zgjedhja e obames si president tregoi qe ajo qe eshte me shume ne krize nga te gjithe, eshte amerika. 

Toko, lene minen e vre ko.

"... one nation, under the dollar ..."
Lisa Simpson

 

Obama, ka zgjedhur diten me kuptimdhenese per te ardhur ne Europe, per ndryshime ne politike, per besimin ne te ardhmen, duke kujtuar 65 vjetorin e zbarkimit te aleateve ne Normandi, D- Day.

Si u be realitet qellimi i atij zbarkimi, mund te behen realitet qellimet e prersidentit Obama.

 gjermanin e mundi rusi dhe jo zbarkimi amerikan 

te lexosh ca ketu te duket sikur messiah ka zbritur ne toke. ha ha ha

Izraeli sfidon kërkesën e Presidentit Obama për vendbanimet
Zëri i Amerikës 05-06-2009

Qeveria izraelite tha sot se nuk do të përmbushë kërkesat e presidentit amerikan Barak Obama për një ndërprerje të ndërtimeve të vendbanimeve në Bregun Perendimor.

Një zëdhënës tha se Izraeli do të vazhdojë të lejojë ato që i quajti “rritje natyrore” të vendbanimeve duke thënë se asnjë qeveri nuk mund t’i ndalojë njerëzit të jetojnë në një zonë të ligjshme.

Po sot, mjekët palestinezë thanë se trupat izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez gjatë një proteste një javore në qytetin Nalin të Bregut Perendimor ku Izraeli po ndërton një barrierë masive.

Dëshmitarët thanë se trupat hapën zjarr pas një konfrontimi me protestuesit që hidhnin gurë.

http://www.voanews.com/albanian/2009-06-...

 

artikulli duhet te vazhdote: "...megjithate zedhonsi i qeverise izraelite e pergezoi presidentin Obama per fjalimin e mrekullueshem"

 

Sigurisht qe do kete fryme negative ne kete diskutim se ne Shqiptaret jemi mesuar me ca "palla" si pune e Sales dhe nuk na pelqen qe te quajme dike me te zgjuar se veten prandaj, per disa, Obama (se eshte i zi) nuk di se cthote, eshte i cmendur, nuk eshte politikan, ka deshtuar...etj, etj.
Ashtu sic thote dikush ketu me lart dhe une do te desha qe bota te shpikte nje burim energjie alternative dhe ne kete menyre te mos varej nga lindja e mesme. Atehere do te shihte tere bota se si kthehet njeriu edhe njehere ne kafshe.

Paska arritur dita edhe nder shqiptare qe po kritikove apo nuk bie dakort me Obamen je automatikisht racist.Cudi edhe une futem ne kete kategori sipas depasan-it pasi votova per McCain sic beri edh 47% e amarikaneve qe sipas metrit tend jane raciste.

Sic duket realistet e vertete jane aktoret e Hollivudit pasi keta jane perkrahesit me te hapur te tij dhe nuk e kritikojne per asgje.

Shqiptaret qe dyshojne tek Obama jane raciste dhe mendjemedhenj sipas teje.Nuk te ka shkuar ndonjehere mendja qe shume nga keta shqiptare e kritikojne Obamen sepse nuk jane dakort ne politikat e tij dhe jo sepse ai eshte i zi?

 

xhoni eshte komplet jashte loje, po hajde thuaj..republikanet marrin kedo qe u vete ne parti tashti

ke keni kryetar partie? rush "the pill" limbaugh? haha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).