Rregullat e reja, të huajt do të marrin vizë për në Shqipëri

Qeveria vendos më shumë procedura e burokraci për të huajt

Një rregullore e re e miratuar nga qeveria ka përcaktuar procedura dhe burokraci për të huajt që kërkojnë vizë shqiptare, të ngjashme me procedurat dhe burokracitë që shqiptarët duhet të plotësojnë për të marrë vizat e standardit të vendeve Shengen. Vendimi u miratua nga qeveria në prill dhe u publikua së fundmi në Fletoren Zyrtare. Ai mund ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve që torturojnë të huajt e vendeve të varfra. Për t‘u pajisur me vizë shqiptare, të huajve do t‘u kërkohet rezervimi i hotelit, bileta e kthimit, dokument punësimi, kontratë punësimi, vërtetim page, garanci financiare, të dhënat bankare, garanci nga pritësi, ftesë nga pritësi, sigurim jete në udhëtim, epikrizë, (në rast se udhëton për kujdes mjekësor në Shqipëri), para për të paguar koston e kujdesit shëndetësor, dokumentin, që provon veprimtarinë profesionale, tregtare në vendin përkatës, me të cilin lidhen motivet e vizitës etj. Mali me dokumente që do t‘u kërkohet të huajve si parakusht për t‘u pajisur me një vizë shqiptare, është po aq i lartë sa mali i dokumenteve që u kërkohen shqiptarëve për t‘u pajisur me vizë Shengen.

Vendimi i ri i qeverisë synon të plotësojë kushtet e Bashkimit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave. Një sërë vendimesh u morën gjatë muajve mars dhe prill për të përshtatur rregullat e lejeve të punës për të huajt me rregullat e BE-së, por ekspertët thonë se këto vendime të qeverisë erdhën shumë vonë për të pasur ndonjë ndikim më verdiktin e Brukselit për liberalizimin e vizave. Një raport paraprak i publikuar javën e fundit, vuri në dukje se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

20 Komente

Një raport paraprak i publikuar javën e fundit, vuri në dukje se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

Si sna e sqaroi njeri ket muhabet mer yahoo. PS-ja thote qe ky raporti ekziston. PD-ja thote qe nuk ekziston por e ka saju Ditmiri..

 

Sa per vizat per te huajt, shume mire ja bojne smiley

uh, pse e ke dorzu shtetsine shqiptare ti kshu ???

aty te nordhesh praa, inshalla biles ta refuzojne fare vizen smiley

Po hajt , se une gzohem kot, se e di qe sdo jua bojne ket pune shteteve te BE. Nuk jemi si Rusia neve qe ju lun fene smiley   se nuk osht se i pret puna e madhe ne shqiperi te huajt dhe po msyjne. hajt moooo smiley

Mone, me sa di une raporti ekziston. Puna eshte se BE-u si i civilizum qe osht, para se me e publiko, ja jap njehere vendit te interesum per komente (se helbete njerez jon e dro kon bo nanji kabim). Masi merr komentet e qeveriut tone, dro i merr parasysh ne raportin perfundimtar, dro nuk i merr. Raporti ka ngel tek kjo faze. Dhe me sa po nok une do ngeli te kjo faze se qeveriu nuk i con komentet pa skadu afati i funit qe eshte diku nga fillimi i korrikut.

Bravo qeveria.

Nqs ky lajm eshte i vertete dhe me te vertete do te zbatohet ky ligj atehere per here te pare ne keto 20 vjet,nje qeveri Shqipetare me jep mua si qytetar Shqipetar,i raskapitur ambasadave te huaja nje SHKAS TE VOTOJ.

 

BRAVO BRAVO BRAVO.5 YJE.

Ruste te losin mendesh per kete pune, 3 ore tek kontrolli i vizave.

Iii edhe kete e the, me nordh ne dhe te huaj une qe kam gjak pellazg smiley

uh pika ty, dhe gjithe pellazgeve bashkeatdhetare te tute ..

http://www.funmaza.com/fun/pictures/funny.jpg

Hiqe mer ate foto se na treme ! si diversant duket !! ...  smiley

jo re nuk e heq,

osht pellazg si Ceni smiley

Ai mund ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve që torturojnë të huajt e vendeve të varfra.

Kjo eshte gabim dhe e pa vertete.Perkundrazi Shqiperia eshte shume dore lire,dhe te huajt i respekton me shume se cduhet!Mos flisni gjepura!

Artikulli le shume vend per keqkuptime, te cilat i konsiston ne disa komente me lart. Ndoshta eshte mania per ti dhene cdo lajmi ngjyren dhe formen e sensacionit. Po te ekzistonte miresia e gazetarit/es qe te mos ndillte keqkuptime, atehere do te sqarohej, qe me termin "te huaj" nuk nenkuptohen nenshtetasit e Bashkimit Europian, por jane ata "te tjeret", qe nuk kane fatin qe te gezojne te drejten e levizjes se lire ne pjesen me te madhe te kontinentit europian. Nuk mund te shprehesh as me nota kritike dhe as me nota pozitive ndaj qeverise. Vendosja e rregullave dhe procedurave shtese ndaj trajtimit te vizave per ekstrakomunitaret eshte proces i detyruar prej BE ndaj qeverise shqiptare ne kuadrin e liberalizimit te vizave. Eshte krejtesisht normale ne llogjiken e BE; nese i duhet te hape dyert e saj per Shqiperine, pikesepari asaj i duhet te sigurohet qe dyert e Shqiperise jane te sigurta perkundrejt levizjes se pakontrolluara. Kete proces e kane kaluar te gjitha vendet qe kane qene kandidate per anetaresim ne BE, do ta kalojme edhe ne. Per ish shtetasit shqiptare te natyralizuar ne vendet europiane dhe ne Ameriken e Veriut nuk ndryshon asgje.

Dmth del se nuk ky qenka aplikimi me ne fund i parimit te reciprocitetit ne regjimin e vizave!!!

Tjeter: ksaj i bi qe ne dum me bo i martese me zor, ose me u bo "dora jone" me zor me BE-ne. Si thoshte njoni nga Bregu i Detit i her, kur ia kishte qejfi per nanjonen dhe ajo s'dote: po 50% eshte e bome ajo pune (meqe gjysma, dmth ai, donte  smiley   )  Kshu ne kjo pune, na ben me u ndje si ne BE mqse ja, aplikojme te njejtin regjim vizash. 

Eshte e kote te permendesh, qe aplikimi i parimit te reciprocitetit ne regjimin e vizave mes Shqiperise dhe vendeve te BE dhe Amerikes se Veriut, pervec perkedheljes se sedres tone te semure, nuk do te ishte ne interesin tone. Ndersa ne Europe qytetaret shqiptare akoma i perkasin asaj kategorie qe nuk gezojne frytet e levizjes se lire dhe shikohen akoma si jo domosdoshmerisht te deshirueshem, qytetaret e ketyre vendeve deshirohen ne menyre krejt te deshperuar prej nesh, sepse tek ta ne nuk shohim njerez, por dollare dhe euro. E kam thene edhe here tjeter, qe ne momentin kur Shqiperia do te behet interesante per imigrante dhe fluksi i tyre drejt Shqiperise do te jete po i nje niveli te afert me ate te vendeve te BE, atehere do te jem kureshtar te shikoj nese qendron edhe miti i mikpritjes dhe bujarise shqiptare. I zoti i hanit eshte bujar dhe servil ndaj bujtesit qe e paguan, por kur te pasterhet dhe nevojtaret ja zejne deren e hanit, atehere e shikon se si e shfaq ai mikpritjen e tij.

Ceshtja eshte se ashtu sic historikisht ne kohet moderne levizjet migruese kane qene nga Lindja ne Perendim, kufijte e migrimit po zhvendosen me shpejtesi nga Perendimi ne Lindje. Nese dikur kufijte ishin ne Austri dhe Itali, sot keto kufij ne Europe jane zhvendosur ne Rumani, Bullgari dhe Shqiperi. Zbatimi i legalizimit te levizjes te qytetareve te vendeve eurolindore te BE ne vendet europerendimore ka bere qe edhe ish-regjimi rigid  i vizave dhe kontrolli i rrepte i kufinjve te vendeve perendimore te zhvendoset ne vendet eurolindore. Ky ishte edhe kushti kryesor per hapjen e vendeve europerendimore ndaj vendeve eurolindore.

Pavaresisht se Shqiperia nuk ka kufinj direkte me Azine dhe Afriken, perseri Rinasi ekziston si pike e dobet, dhe nje legjislacion i munguar perkundrejt ekstrakomunitareve do e bente Shqiperine hallken me te dobet ne zinxhirin e vendeve te BE, dhe dihet fare mire qe zinxhiri eshte aq i forte sa c´eshte hallka me e dobet e tij.

Ne planin e interesit vetjak te shqiptareve, vendosja e ketyre procedurave eshte hapi i pare ne realizimin e procesit te heqjeve te regjimit te vizave me vendet e BE. Dhe besoj ky eshte edhe kuptimi ose arsyeja kryesore e deshires se shqiptareve per futjen ne BE, thjesht dalja nga Shqiperia pa vize. Per pjesen tjeter te detyrimeve dhe pergjegjsive te nje anetari te BE, nuk do t´ja dije njeri. Europa eshte po aq e huaj per shqiptaret sa c´eshte edhe Shqiperia per europianet.

Jo , jo, nuk eshte vetem ceshtje sedre e semure ajo! Eshte shume me teper se aq. Perulja e kurrizit ndaj te fuqshmeve per me rujt pushtetin nga kundershtari vendas eshte shume e vjeter nder prijesat shqiptare. Enveri e ndryshoi variantin (vone) sepse nuk kishte kundershtar real. Si edhe Zogu. Persa kohe do kete shqyerje per pushtet (kshu eshte perkthy pluralizmi te ne), automatikisht do kete joreciprocitet ne mardhenie me te huajt, qe shpesh merr forma shume te shpifura.

 

eshte me se i vertete problemi i prekur prej teje, i shfaqjes se servilizmit dhe vasalitetit te "prijesave" tane ndaj te fuqishmeve, per t´ju kundervene kundershtareve te tyre. Ky fenomen, per mendimin tim, perforcohet nga nje faktor kryesor: populli.

Nese faktori i huaj nuk do te perceptohej dhe do te mbahej nga populli si etalon per vleresimin e qeverise dhe aq me teper si garant per qeverisje, atehere do ta shikoje vete se cfare ndikimi do te kishte marredhenia e te huajve ndaj qeverise. Fatkeqesia eshte se popullit i eshte mbushur mendja top, se nese te huajt jane dakort me qeveritesin, atehere ai nuk ka se c´ben tjeter, vec ta duroje ate ne menyre kapitulluese. Me e keqja eshte se edhe qeveritesi e ka kuptuar kete, aq sa zedhenesja e qeverise pa pike pafytyresie te thote "po ti o popull, c´dreqin ke qe ankohesh, te huajt mendojne qe ti po ia kalon mire, atehere nuk ka se si te jete ndryshe,ti o popull po ia kalon shume mire me ne".

Nderkohe qe te huajt vete pergjithesisht nuk duan fare te trazohen ne ceshtjet e politikes shqiptare, perjashto ketu ndonje ambasador amerikan qe ka deshire te luaje rolin e lougotenentes.

Por ne rastin konkret mendoj qe nuk ka te beje thjesht me perkulje kurrizi te qeveritesit (e cila, ne varesi te pozicionit te personit perballe, nxjerr ne disfavor ose gojen ose prapanicen), por me permbushje kushtesh per interesa gjeopolitike.

Mendoj qe po te jemi ne vete te kthjellet e te mendojme ne menyre racionale, atehere do i lejme shume pak vend "prijesit" qe te na trajtoje si naive dhe te na terheqe per hundesh. Problemi eshte qe eshte paksa e veshtire te mendosh ne menyre racionale.

me vize te gjitheve qe na e bejne me vize ne! BE & USA pse jo? shqiptaret e ketyre vendeve mund te marrin 2 shtetesi (ose me kusht qe kush din shqip vjen pa vize) smiley

Po ne kemi Serbine qe vjen pa vize dhe ne duhet te marrim vize per ne Serbi!

ose ta bejme si ne Bhutan (a ne Nepal) qe e kane $200 ne dite per kedo te huaj (turista apo shkencetare), keshte qe ruajne vendin nga turistat por dhe u mbledhin leket

Po ne kemi Serbine qe vjen pa vize dhe ne duhet te marrim vize per ne Serbi!

Je i sigurt per kete?! Sepse deri para 2 vjetesh (te pakten) serbet hynin me viza.

Serbët me viza në Shqipëri?! hahahaha

1) E si mund të ketë viza për serbët kur ata drejtojnë fushatën elektorale të PD-së,

2) kur këshilltari kryesor i PD-së është një serb, Fazllic

3) Kur 80 % e energjisë elektrike importohet nga Serbia

4) Kur rrjeti më i madh i super-marketeve në Shqipëri është pronë e një serbi

5) Kur 80% e grurit dhe misrit që konsumohet në Shqipëri importohet nga Serbia

Sa për kushtet e reja të hyrjes së të huajve në Shqipëri ky është një nga kushtet e BE-së (ruajtja dhe menaxhimi i kufijve shtetëror&eumlsmiley. Këto masa qeveriu duhej ti kishte marrë më herët

Tung.

A i di njeri vendet , qytetaret e te cileve duhet te marrin viza para se te hyjne ne territorin shqiptar ?

 

 Artikullin e lexova dy here , dhe te them te drejten ishte nje mish-mash. Nuk mirrej vesh se ishte nje pershtatje e rregullave te EU apo nje hakmarrje ndaj saj qe  nuk e aprovoi liberalizimin e vizave.  Gazetari duhej te ishte me i qarte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).