Rasti Bushati, një ndëshkim që e meritojmë

Kolegu ynë, Andi Bushati, një nga emrat më autoritarë në gazetarinë shqiptare, dha dje dorëheqjen nga TV “Klan”. Pronari i televizionit, Aleksandër Frangaj, i ka kërkuar atij censurimin e tri dokumentarëve për tri figurat kryesore politike në vend, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Emisioni i tij shumë i shikuar në vend, “Zonë e Ndaluar”, zhbironte në këto tri dokumentarë detaje të jetës së tyre politike, ulje-ngritjet e tyre dhe natyrisht mungesat e parimeve në shumë nga momentet e tyre politike. Aleksandër Frangaj e bllokoi transmetimin e dokumentarit të parë për Edi Ramën, që duhej të transmetohej të hënën në orën 21.00, dhe sot Andi Bushati nuk është më pjesë e TV “Klan”.

Shumë kolegë u tronditën nga kjo ngjarje dhe janë gati të përfshihen në fushata sensibilizuese për lirinë e medias në Shqipëri. Natyrisht, diçka duhet bërë dhe në këtë drejtim. Por i gjithë ky ritual më ngjan si një ankesë e gjatë për pafuqinë e gazetarisë shqiptare.

Ne mund të ankohemi gjatë për këtë që ndodhi. Unë mund dhe do përpiqem ta transmetoj atë që u censurua në emisionin tim. Mund të ndodhë ta bëj këtë dhe ndonjë koleg apo kolege tjetër që kanë emisione televizive. Por asgjë s’do të kemi zgjidhur përfundimisht. Fakti që censura goditi tashmë një nga gazetarët më të mirë të Shqipërisë, do të thotë që sistemi është bërë arrogant dhe ka tejkaluar frikën nga autoriteti i gazetarisë. Ne të gjithë e dimë se këtu censurohen gjërat e vogla, se këtu censurohen reporterët, vetëcensurohen redaktorët, dhe vetëpërmbahen shpesh gazetarët e njohur konformistë. Por ende nuk ishte guxuar të censuroheshin gazetarët shumë të njohur. Ia arritëm dhe kësaj duke prekur fundin. Tani s’na mbetet gjë tjetër përveçse të kundërvihemi dhe jo vetëm të reagojmë.

Duke qenë një gazetar “veteran” i brezit të ri, nga gjithë fushatat elektorale që kam ndjekur me shumë përkushtim dhe shpesh me tifozllëk që nga viti 1991, kjo është fushata elektorale më e censuruar dhe e fabrikuar e historisë së Shqipërisë. Me një përsosje të teknologjisë së trukimit të veprimtarive publike, dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë imponuar për mediet vizive pamje të regjistruara të takimeve të tyre dhe nuk lejojnë medien të jetë dëshmitare e historisë së tyre elektorale. Sali Berisha ka mobilizuar Gardën e Republikës të mbajë larg kamerat e paautorizuara nga takimet e tij dhe u ofron me dhunë televizioneve pamje të trukuara nga regjia e tij. Të njëjtën gjë e bën dhe Edi Rama, natyrisht pa përdorur Gardën e Republikës. Ky trukim, i cili i ka hequr përfundimisht medias misionin e saj si dëshmitare e historisë elektorale në këtë vend, është një fyerje e madhe për autoritetin e saj dhe një turp i pafundmë për standardin që po i imponon politika pronarëve të medieve. Fale tolerimit të një imami në xhaminë e Tiranës, që na lejoi të filmonim një minutë mitingun e hapjes së PD në sheshin “Skënderbej”, unë zbulova në emisionin tim sheshin bosh dhe dëshpërimin e Sali Berishës, i cili u detyrua të largohej nga mitingu i mërzitur. Pamjet që na solli pastaj në TV zyra e PD, të krijonin idenë se sheshi ishte plot me qindra-mijëra njerëz. Kjo histori përsëritet në çdo miting, në Elbasan, në Korçë, në Durrës në Fier, kudo. Dhe përsëritet njësoj për të dy palët. Disa drejtues lajmesh po përpiqen të tregohen më të ndershëm duke futur titrat “Pamje PD” apo “Pamje PS”, por kjo nuk ndryshon asgjë. Thelbi i gazetarisë është të dëshmojë dhe askush nuk mund t’ia mohojë as këtë të drejtë, as Garda e Republikës së Sali Berishës, as kompanitë e imazhit të Edi Ramës. Ata kanë të drejtën e tyre të prodhojnë imazh të trukuar dhe të na i ofrojnë, por ne kemi të drejtë të hetojmë dhe të zbulojmë të vërtetën, për ta balancuar informacionin te shikuesi.

Skandali i dytë i madh i kësaj fushate elektorale është se kryeministri, Sali Berisha, ka marrë pozitën e shefit të shtypit të Komitetit Qendror, ndërsa Edi Rama ka hyrë në spiralen e tij dhe vazhdon të fusë medien në një qorrsokak informativ. Ndërsa ligji elektoral detyron TV t’u japin hapësirë gjithë partive, Sali Berisha ndan ekranet ku do të shfaqet dhe ekranet ku nuk do të shfaqet. Kolegët e mi që duhet të drejtojnë debatet televizive janë bërë me makthe nga përgjigjet pa kuptim të Majlinda Bregut apo Endri Fugës. Praktikisht, Berisha dhe Rama funksionojnë si dy kryeredaktorë televizionesh, me turne, që diktojnë listën e të ftuarve vetëm për ata gazetarë që “kanë sjellje të mirë”, që nuk ua kanë prishur qejfin dhe që kanë besim që nuk i pyesin gjatë emisionit. Nga ana tjetër, është poshtëruese që ata, përveçse diktojnë listat e tyre, diktojnë dhe zhdukjen nga ekrani të Polit të Lirisë dhe LSI, dy koalicioneve të dyta që kanë të drejtë të jenë pjesë e debatit publik. Për të pavarurit dhe të vegjlit as që bëhet fjalë. Ky diktat pa fund i medias në këtë fushatë i ka bërë ekranet qendra zëri propagandistike dhe ka zhdukur gazetarinë nga fushata elektorale. Dhe kjo e ka rritur aq shumë arrogancën e tyre ndaj atyre që tentojnë të bëjnë gazetari, sa guxuan dhe hoqën nga ekrani më të mirin e gazetarëve të sotëm të medias shqiptare, Andi Bushatin.

Andi Bushati kishte kohë që përdorej si alibi për gjithë akuzat që i bëheshin TV “Klan” si TV klientelist, joprofesional dhe gjobaxhi. Sa herë ngriheshin me të drejtë akuza të tilla në adresë të Frangajt, Andi Bushati ishte një alibi e gatshme. Ai mund të kritikonte dhe Sali Berishën, dhe Edi Ramën, dhe Rezart Taçin, dhe Shkëlzen Berishën dhe Fatmir Mediun. Maksimumi që bënte Frangaj në këto raste, merrte viktimat në telefon dhe i sqaronte që Bushati u duhej ashtu “disident”. Tashmë zullumi është trashur kaq shumë, sa as kjo alibi nuk i hyn më në punë. Sistemi ka prodhuar një super-arrogancë ndaj lirisë së fjalës, dhe sot gazetaria është vërtet në ditën e saj më të zezë. Jo për Andi Bushatin, jo për emisionin e tij, por për guximin për të ndalur nga ekrani një zë që përpiqet të tregojë me gisht nga e vërteta. Duke guxuar të ngrihen kundër tij, ata, kryeredaktorët realë të shtypit shqiptar, kanë guxuar të thonë: “Mbyllni gojën, se s’jeni asgjë veçse shërbëtorët tanë!” Ky është alarmi real që duhet të nxisë reagimin tonë ndaj kësaj arrogance.

Në këtë aspekt duhet të shikojmë dhe vlerat pozitive që ka gjesti arrogant ndaj Andi Bushatit, kësaj “maske” prej dylli mbi fytyrën e gënjeshtërt të një ekrani që është servis manipulativ i qeverisë. Ndëshkimi ndaj Andi Bushatit është në njëfarë mënyre fat për betejën tonë, dhe mbi të gjitha fakt për protestën tonë reale. Tashmë, TV “Klan” është më i sinqertë në dashurinë e tij për pushtetin dhe në bilancin marramendës të miliona eurove që përfundojnë në arkën e tij nga servise jogazetareske dhe gjoba në emër të pushtetit. Ky është po ashtu një moment i mirë për të gjithë ata që duan të kuptojnë se steka e arrogancës së këtij sistemi është ngritur lart mbi çdo kokë gazetari.

E kuptoj se kjo nuk është betejë që mund ta përballojnë të gjithë. E kuptoj se ky sistem ka triumfuar pikërisht nga mungesa e solidaritetit dhe nënshtrimi ndaj së keqes së radhës. Po jam optimist nga ana tjetër se për beteja të tilla të mëdha nuk duhen shumë vetë, nuk duhen qindra apo mijëra, duhen disa, qoftë dhe me një numër të paktë, por që thonë të vërtetat që duan të varrosin. Para njëqind medieve që thonë të njëjtën gënjeshtër, një zë që thotë të vërtetën e kundërt, ka fuqinë e atyre 100 gramafonave që flasin, por nuk mendojnë, që shkruajnë, por nuk lexojnë, që përfillen, por nuk dëgjohen, që krekosen, por nuk respektohen.

65 Komente

Njerezve i interesojne te kene energji 24 ore, rruge te shtruara dhe mirqenie, nuk i interesojne politikat e nje televizioni. Ti nuk kishe pse vije kujen per Andi Bushatin qe u hoq nga Klan sepse perndryshe duhet te veme kujen per ty qe e perdor Vizion Plusin shume me keq se Klani ose Top-i.

Mero Baze është specie e çuditshme. Pas një karriere në sqetullën e Berishës, ka disa muaj që shkruan gjëra me vlerë. Kjo është njëra prej tyre.

Megjithatë, Mero duhet të bëjë dhe hapin tjetër. Nëse ai i mbahet kësaj analize më sipër (dhe kjo është e dyshimtë, sepse Mero i ndryshon lehtë fanellat), ai duhet të bëjë më shumë për partitë e vogla. Të paktën për Polin e Lirisë dhe LSI-në.

Dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë të gjithë ata që shqetësohen nga despotizmi i Salës dhe Ed Ramës.

Mero Baze, nje gazetar i merzitur dhe i merzitshem. Po te shikosh emisionet e tij te vjen per te fjetur, apo mbase te duket se po e shikon nje enderr te merzitshme.

 Nuk e kam per qellim qe te sulmoje personalisht Mero Bazen, mirepo nese te ashtuquajturit gazetarë, sic eshte puna e Mero Bazes, lejohen qe te shiten per ndonje politikan, atehere ky eshte problemi i gazetarëve qe e shesin veten e tyre, dhe askush nuk duhet per te ju qare hallin e te berit skllever  me vetdeshire.

Realist, Mero baze shitet lirë, kjo dihet, ama në shkrimin më sipër nuk më duket se i është shitur njeriu. Përkundrazi.

Penar te keqen! Historite e Merushes jane si historite e Markezit
me kurva te trishtuara. Merushen e nxorren nga shtepia publike e
PD se nuk terhiqte me kliente, dhe tani po do te hiqet si
punetore sexi e pavarur dhe e ndershme
Si thoshte Bakja:"Po bisht qeni do te mbetesh".

TV Klan eshte ne duart e nje rrugaci. Dhe kur rrugaceria mplekset edhe me arogancen prej bajraktari te Z. Frangaj, kopili te ngelet ne dere.

Do ti rekomandoja admin.. qe duhet te jete nga rastet e vetme ku asnje SHPURAXHI ( me P pas SH ) nuk duhet te marre pjese ne kete prurje . Ata jane produktet TIPIKE te thenies brilante .... " Duke guxuar të ngrihen kundër tij, ata, kryeredaktorët realë të shtypit shqiptar, kanë guxuar të thonë: “Mbyllni gojën, se s’jeni asgjë veçse shërbëtorët tanë!” ...dhe per pasoje do vijne te ndyjne edhe nje analize qe pavaresisht se behet nga MERUA ....eshte nga me te saktat per Gazetarine .

** Penar, a thua nuk ka despotizem tek LSI? apo tek PSD? Apo tek PR? Apo tek AD? et cetera, et cetera...

e the mire berbero; rrugaceri dhe arrogance bajraktari, plotesisht dakort me ty

mua andi me ka pas pelqyer qysh ne fillimet e tij te revista klan, por sidoqofte, nuk mund te them se ka qene gjithmone i paanshem...

 

Nje shkrim i bukur qe ve gishtin mbi plaget e shtypit shqiptar, i shkruar pikerisht nga nje person qe ka kontribuar ne hapjen e ketyre plageve.

Mbase, problemet e gazetarise ne Shqiperi nuk kane te bejne me teper me mekanizmin se sa me vlerat morale te secilit prej aktoreve qe e ndikojne ate.

Pergezime Andi Bushatit per kete doreheqje. Do te ishte me vend edhe nje levizje e ngjashme e kolegut te tij Mero Baze. Do te vlente me teper se cdo artikull.

PMUSARAJ, ne shkrim aty tregon se si shitet ai dhe te tjeret. Por eshte normale qe  te vetequajturit gazetare sic eshte puna e Bazes shiten lire e lehte.

më habiti ky shkrim me cilësinë e tij.

po kur di të shkruash kështu o njeri, përse shkruan ashtu?

 

E kaluara e Meros dhe rreshtimi i tij politik jane te njohur per te gjithe. As ai vete nuk ka bere asnje perpjekje per ta fshehur. Eshte kjo e kaluar qe ben shume njerez ta shohin me skepticizem ate qe Mero sot shkruan. Po nese do rrime shtrember e do flasim drejt, Mero sot eshte zeri i vetem dhe me opozitar i Berishes, sado paradoksale te duket kjo. As opozita nuk i ka germuar apo nuk denoncuar qeverise me shume skandale se Mero (ka degjuar ndonjeri ndonje llaf nga opozita per privatizimin e Armos, Insig?) 

Per Bushatin si individ ky largim ne fakt eshte vleresim pasi kjo tregon qe largojne nje gazetar qe nuk e kontrollojne dot dhe qe eshte mjaftueshem influent sa t'i prishe pune. Mua me vjen keq qe nje ze si Bushati do t'i mungoje fushates dhe qe pyetjet me agresive ndaj kandidateve per kryeministra tani e tutje do t'i shohim nga Sonila Meco e Skender Minxhozi.

Sinqerisht per te ardhur keq per diten ku eshte katandisur gazetaria.

Nuk e kuptoj pse doreheqja e Meros (me nje fjale as te mos shkruante me e as te mos drejtonte nje emision ne TV) do te ishte levizje me vend. Do te qe nje goje e mbyllur dhe pikerisht kete duan politikanet, te mbyllin ato goje qe nuk i kontrollojne (më ne rastin e Meros).

 

 

W O N D E R F U L !!!!!!!!!!!!

Mero, s'du me dit kush je, cfare kafke ke, kush do qe t'i haje trute me luge, pirun apo shkopinj aziatik, nga je (tepelena rreze malit, trebeshina perkarshi?...  smiley  ), ca konstrukti moral ke, kujt i ke sherby, kujt s'i ke sherby, pse te kane rene floket dhe c'po ben per te parandalu thellimin e asaj dukurie, etj etj etj gjona qe s'du me dit. Ilaqim, ket shkrim, ket shkrim, po ket shkrim ama, E KE QARE ME LOT dhe une te falemnerit, per aq sa ky falenderim ka vlere.

Meqe jemi tek shitje-blerjet e gazetareve...po sikur doreheqja e Bushatit te jete blere nga te tjere qe i ofrojne zoterise me teper se Klani? 

Po mer ti, nqs edhe vete e kuptoni qe e meritoni kete "ndeshkim," cfare kerkoni nga lexuesi. Te lutet per ju? Apo per katanine qe e kene bere mullar duke sherbyer si kallashnikover mediatik gjithe keto vite?

Tashti kjo situate ka te mirat e veta, se dashje pa dashje, kur ju u sherbeni canakeve te rradhes, mbase del nei gjo dhe per publikun.

Po, asaj anen moralle, me te "verteta" e bilmemera dmth, gjeji venin diku ... 

Kam thone une qe kacarrels do bohesh o Mero  smiley   

Ajo qe s'kuptoj une eshte si nuk e la Frangaj te transmetonte emisionin e Rames e pastaj te censuronte ate te Berishes. Mos ka fut gjo letrat per leje ndertimi aty te fusha e sportit Frangaj?

Po ky eshte problemi, qe te gjithe jane pjese e hales se madhe. Si pune enesh komunikuese. Lejet e ndertimit i ka marr me kohe ai miku ...

sa mire qe Meros i ka ardhur mendja po ketij Bushatit kur do ti vij, se ne 2005 ishte gazetari me antipatik dhe  hapej si i  forte dhe mendje ndritur te tv Klani, faktikisht kishte pak te drejte se bodigardet e  Nanos e nxorren me delikatese nga lokali buze detit, po tani qe historia po perseritet , tregon qe ne pilaf paska qene me kohe ky miku .

Me lejen e admineve po komentojme edhe ne shpuraxhit.

Bushati nuk bere asnje koment mbi ngjarjen, hijenat kane mprehur dhembet.

Pyeten nje gjeneral te Bonapartit, - ke frike nga vdekja?

Jo-tha gjenerali, nuk kam frike nga vdekja, kam frike se frikacaket e te paburrat do me bejne hero.

Cfare ironie e shtrishtuar qe nje rob si And Bushatin i bije ta mbroje nje njeri si... Mero Baze! :<

duhet te mesohemi te gjithe te pranojme veprimet e drejta edhe kur ato behen me vonesem perndryshe do te jemi gjithnje peng i fjaleve te kota dhe i paragjykimeve pa vlere. Nje gazetar flet ne mbrojtje te nje tjetri. Eshte dicka shume e mire sepse ajo qe ndodh shpesh ne vendin tone eshte se ne shumicen e rasteve ngel vetem, vetem.... dhe urren gjithcka njesoj si udheheqesit e ndritur qe kemi......

Deshironi te shihni se sa e shemtuar eshte gazetaria pa moral, se sa e neveritshme eshte te fusesh ne studion tende gjoja neutrale si Fevzoja tifoze partish dhe te besh inteligjentin me te pashkolluarit kandidate per deputete apo te ftuarit ne salle? Thone se cdp sjellje e pamoralshme ka perfitimin e saj, ndryshe nga korrektesia ndaj te ciles te gjithe jane indiferente. Dhe duket se ky gazetar qe i duket vetja si Bruno Vespa vazhdon te rrotullohet brenda vetes dhe atyre qe paguajne....Sa larg prej gazetareve idealiste te perendimit qe dine edhe te vriten apo te burgosen ne funksion te informacionit te lire dhe te vertete!

Mero shkruan , kur i don qejfi.Edhe po qe se po akuzon TvKlanin edhe media te tjera do ishte mire te mos i bente ky.Sepse Mero me duket si tipik , ose me sakte simbol i gazetarit  killer.Killer mediatik.

La PD ( mbeshtetur haptas fare, pa pike mbrojtje, te pakten si e ben ky minxhozi i Top channelit per Ps) edhe doli direkt gna krahu tejter? shume kalim i ngjashem me Moisi Golemin ne kohen e Skenderbeut. e Kjo qe ne atehere akoma edhe sot quhet Trathti smiley Shpresoj qe te mos kthehet perseri tek PD ( po te vazhdojme analitiken me Moisi Golemin )

 

Po te lexosh shkrimet e Meros, ne asnje shkrime, ska balance.Vetem te gjitha te drejtuara kundra Sales, ( 99,99 %  te rasteve ) asnje pike kritike per Ramen !!!!!!!!!!!!!!! ( edhe tek ky shkrim e ka permendur, thjeshte per tiu pershtatur pak me shume temes ). PSe nuk flet Mero Baze, per bashkine e Tr, qe eshte si bunker, edhe gazetaret qe po i qan hallin thone, qe ato nuk te japin asnje lajm.Izolim total. Pse te mos hetoje Mero , ceshtjet e leje te ndertimit, kulisat e vendeve te para te PS. Qe jane mbushur me njerez te leje te ndertimit. Ose qe vetem 2 antare te KKRT se Tr, kane marre 70% te lejeve te te gjith Tr.????? As nje rreshte te shkruar nga Mero Baze!!!!

- Ja pra krisma ska patur !!!!!!!!!!!!!!!

Sal kontrollon vetem kete Tv Klanin ( edhe kete ma merr mendja qe edhe ai e din, qe nuk e kontrollon totalisht, se Frangaj eshte bir k.. e kthen direkt krahun po ndryshoje qeveria ).Kurse Edi Rama, kontrollon mediat me te fuqishme Shqiptare, qe nga Top Channeli News24 , Vizion+ e me dhjetra gazeta??????? Kush eshte censuruesi me i madh??????? Po qe Edi Rama nuk fron gazetare per Pyejte, po qe se nuk i ka te vetet, ben emisione te regjistruara.Edhe eshte kerkese e PS qe te mos te jete te ftuar antaret e LSI edhe jo e PD. Shkruaj dicka o Mero ,qe eshte Rama qe nuk pranon debat as me Salen e as me Ilirin se te dy keta e kane ftuar.

 

 

Per Andi Bushatin te gjithve na vjen keq, per faktin qe kjo tregon qe mediat nuk jane te lira. Qe Andi eshte koke me vete, ai fitoi me shume.Ai eshte antikonformist, e jo ato Pseudo gazetaret me ne krye Mustafa Nanon, e Minxhozit, duke futur edhe Bazen vete ketu... qe i mbajne ison shefit. Pushimete te tilla ndodhin edhe ne itali, si me Montanon, e hoqen edhe kaq.Nuk ishte ne vijen e Tv qe punonte.

 

Mendoj, qe i gjith shkaku i kesaje katrahure mediatike, edhe te kontrolluar nga qe eshte tani, I pari eshte Rama, edhe mendoj qe edhe Berisha e ka bere nje gje te tille, thjeshte per tiu pergjigjur me te njejtin plumb. ME pak fjale me sh kuptime, te dy kontrollojne ose kane denigruar Mediat Shqiptare.Kjo tregon, qe Frangaj i censuroi te 3 emisionet edhe jo vetem te Sales, qe te gjith jane ne nje kosh.

 

p.s Bushati po qe se i ka te dretjatat e materialit, mund ta paraqesi emisione ne ndonje Tv tjeter, ose ne ne Internet. Ose ose Te Sales edhe te Ilir Metes i jep Top -channeli 2 here 1 jave para zgjedhjeve,edhe nej riperseritje nje nata para zgjedhjeve smiley Edhe merr rroge Bushati sa per gjith gazetaret futur bashke smiley

Merua ne mbrojtje te lirise se shtypit.

Obobo, ku do vemi?

Ne fushate elektorale, partit politike, pjesmarrese ne zgjedhje  bejne nje kontrate me tv te ndryshme per paraqitjen e programit, njohjen e kandidateve, per debate, etj.

Jashte kesaj skeme qe pranohet nga te dyja palet dhe e ndjekur nga nje komision prane  KQZ per ekuilibrin e kohes sipas pjesmarrjes qe ka partia apo koalicioni ne parlament, nuk mund te shfaqet asnje program me permbajtje politike, mund te jete "lavderues" apo "kritik" e parendesishme.

Ne periudhen e fushates ndalohet te perdoren emrat e politikaneve apo partive jashte programeve te cilesuara te tilla, qe rregullohen ne baze te ligjit mbi masmediat ne periudhe fushate.

Se fundi gazetari ka dhene dorheqjen, nuk eshte pushuar nga puna, mbase nje numer tjeter per GSH mbi bemat e Berishes.

Nuk e kuptoj mërinë e disa postuesve ndaj Bazes. Është gazetari më "transparent", në Shqipëri. Nuk di asgjë për anën private të jetës së tij, por në bazë të angazhimeve të tija publicistike, ai i ka shkruar dhe vazhdon t'i shkruajë me shumë pasion komentet e tij. Nuk e ka fshehur kurrë përkrahjen për Berishën, madje kjo duket që ia pati humbur vendin e punës në VOA pas vitit 1997, ashtu siç sot është "opozitari" më rezistent i kryeministrit të sotshëm.

Shume gjera kuptohen edhe pa qene nevoja te besh nje analiz te holle.

Merremi me Meron, se artikulli eshte i Meros, sikur te ishte shkruar nga nje gazetar tjeter, do merreshim me zoterin e tij.

Politika Shqiptare ka vite qe ben prepjekje per te marre nje forme, e politika shqiptare nuk eshte nje emer i perveçem Fatos, Sale, e Edvin.

Politika jane edhe ato kryetar bashkie, kryetar komune, anetar keshilli qe diçka te mire i sjellin qytetareve te tyre.

Ne lexojme e degjojme se politika vjedh, mashtron, bertet, pak lexojme e degjojme se sa punon, si punon.

Po te benim nje krahasim midis politikes dhe mas medias, sidomos ajo e shkrimit, do verenim nje dallim esencial midis tyre. ne qofte se politika mundohet te permisoje imazhin e saj, sidomos ai vendor, masmedia ka bere te kunderten, ka ardhur duke e perdhosur veten.

Politika mund te justifikohet tek veshtersit ekonomike, e kaluara politike, pjeset rrangaqe te rregjimit te vjeter,masmedia e ka kerkuar vete kete perdhosje, eshte zhytur me gjithe kenaqesi ne batakun e vetsajisur, si nje loje femijesh, ku i pari duke pare veten se eshte bere gjithe balte, mundohet te zhyze edhe te tjeret qe te mos i thone , iii shikoje si eshte bere pis.

Sa qendron kjo , lexoni nje artikull tek G Korieri,( habotem pse nuk e quajne Atdhetarizmi kete gazete), mbi nje sondazh te bere nga Suedia per antarsimin e vendeve te ballkanit perendimor.

Me ngallezimin me te madh, gazeta jep lajmin se Shqiperia rendit e parfundit para Turqis me 53%, Kosova 61% , e me radhe, me nje % shume me te larte se vendi yne.

Njeriu e pyet veten pse Shqiperia kaq poshte, Suedezet nuk njohin Berishen, Nanon o Edvinin.

Te ndikoje feja, jo, sepse Bosnja e ka shume mire %, arnaut, jo, sepse siç e thashe, Kosova eshte me 61 %.

Cila eshte arsyeja ateher?

Per mendimin tim eshte shtypi e vetem shtypi, i mbushur vetem me plehra e plehra, te pa fund.

E vertet fjala qe hori te ben hor.

 

 

Per mendimin tim eshte shtypi e vetem shtypi, i mbushur vetem me plehra e plehra, te pa fund.

denigrimi i shqiprise eshte profesion mer lal. shet me mire dhe osht pun e lehte se ka dhe pare qe qarkullojn ne piace per at pun. kta trut e peshkut ktu duhet ta dine se me at pun merren dashje pa dashje, posht rraqeve t"njerzillekut"

shkrimi meros si gjithmon osh mush me rrena te mulume e tpaketume qe zhvillohen ne dy plus subjekte mrena i shkrimi, sic e bojn dhe merot e tjer ttirones per te kriju sensin e realitetit ne prrallat qe tregojn. zakonisht robt i hajn tgjitha se nfillim robi kap ca i thith emocioni masnej nigjo ca do me nigju, beso ca do me besu, e ne fun vje perceptimi realitetit.

po robt zakonisht ngelin ke e para, ose nqs jon te ndam ne stalla ideologjike kapin der ke e treta. ene kshu mero dhe gjith merot jon ne pune se ka treg per merot. nuk jon merot qe po imponohen mi robt, jon robt qe kon kerkese per "informacion joabuziv" (produkt) qe ta perdorin per racionalizim te realitetit, sepse vje i gatshem i paketum simas kerkeses. dhe realiteti del i papelqyshem ene konsiderohet "abuziv" se shkakto "unrest" ke robt. kshu funksiono gsh, korrieri, tch (ne tjeter nivel) e dreq e bir, tu bo pre nmasa qulle.

psh. un thash mpar qe mero rre ashiqare per diten e mitingut ne tiron (tu e perdor madje sikur ka thon nai fakt te patundshem (personalizim i historis me elemente gjoja konkrete) per te ngrit masnej tezen qe ka per synim, dhe paprit  e pakujtu ka legjitimu edhe faktin edhe tezen qe ngriti mbi faktin, tu mos pas asgjo konkrete ne dore vecse i falsitet logjik te kamuflum me retorike (stil tipik bolshevik qe perdoret ne lindje, po qe ne e njofim ka serbet dhe sigurimi), po qe robt jon shum te dhon mas shijimit te produktit per ta vu re).

rrena e meros verifikohet leht fare, megjithse mero merr mase paraprake tu thon qe "ne video duken shum", kur ne fakt "ishin pak".. mos mer mero! ene cuditrisht shkrimi mshuhet (sdomen me nai pretekst qe e ka gati truni i fshirsit, si "per fyrje te nanjonit", "gjuh te rond" etj.).  funja ene ktu kena te bojm me rob te ngel ne shkallen e dyt ose te trete te thithjes se informacionit, pra nshkall interesash dhe rehatlliku. pa mor parasysh kto konet e vogla qe i kap shkalla par emocionale dhe vijn e lefin ose jargaviten

funja osh i njejti mekanizem qe vepro dhe ke fete, po i shpreh nttjera rrethana. me i llaf kena mero priftin dhe leshkot e kongregacionit..

shume kalim i ngjashem me Moisi Golemin ne kohen eSkenderbeut..... smileyPrandaj nuk lejuar Shpura ( me p pas sh ) qe te vije sepse Moisi Golemin e njeh si "dezertor "...Lexo dhe kthjellohu per Fantazine e Skenderbeut se si e fali dhe pranoi ne gjirin e tij tradhetarin .  

po qe ne e njofim ka serbet dhe sigurimi), ...e ndava per me e kuptu me mire kete pjestarin e shpures pa p pas sh -se . I njef mer daje i njef, se ka punu Mixha per JUVE me ua afru Fazllicet .... Prandaj JU luta te nderuar admin....po keta s'kane din e imam vijne pa shpatulla smiley.

Ndoshta shkrimi me i mire i Meros. Shpresoj qe Meroja ketej e tutje te kthehet me te tilla shkrime ne "Baze".

Andi Bushati eshte nipi i Hysni Kapos......Ai nuk mund te jete kurre i paanshem e objektiv.Ka dhene doreheqjen vete ....Hajt udha e mbare......

Mero ka nje problem personal dhe moral shume te madh. Duhet tu kerkoje falje nje here te gjithe atyre qe i ka sulmuar egersisht dhe padrejtesisht ne kohen kur bente beniamin e Sales e pastaj te vazhoje luftrat e reja qe ka nisur. megjithste e pershebdes ne mbrojtjen qe po i ben Andi Bushatit dhe gazetarise.

Andi Bushati eshte nipi i Hysni Kapos

 

para 20 vjetesh te permendnin gjyshin...pas 20 vjetesh e njejta gje.Te pakten ai ka patur nje gjysh te njohur permire apo jo

Andi Bushati eshte nipi i Hysni Kapos...

Gjithe kemi nga nje gjysh, xhanem: kush njerez qe kane qene te njohur ne Shqiperi (here negativisht, here pozitivisht), kush te prekur politike -kulake, kush ka pasur askushin per gjysh). Qekur historiku familjar qenka perkufizues i karrieres?!

Tv Klan nuk eshte media e paaneshme ose objektive, pra i bie qe problemi i ketij institucioni mediatik fillon nga kokat e saje.

Qekur historiku familjar qenka perkufizues i karrieres?!

Qe nga koha e komunizmit.

Andi Bushati eshte nipi i Hysni Kapos......Ai nuk mund te jete kurre i paanshem e objektiv.Ka dhene doreheqjen vete ....Hajt udha e mbare......

Me vjen keq qe ne vitin 2009 ka ende njerez qe merren me biografine. Per te evituar paralelizmat me sistemin e kaluar, po kujtoj shprehjen "cdo dash varet nga kembet e veta".

Sa per i paanshem dhe objektiv, doja te dija kujt ja ka mbajt anen Bushati, qe i ka dale kunder me radhe Berishes, Nanos dhe Rames??? 

Zana - 10 Qer 2009 - 7:13am

 

Andi Bushati eshte nipi i Hysni Kapos......Ai nuk mund te jete kurre i paanshem e objektiv.Ka dhene doreheqjen vete ....Hajt udha e mbare......

 

Ne radhe te pare ai eshte Andi Bushati rreth 40 vjec burre dhe me nje eksperience jete te mjaftueshme per tu dalluar si individ. Ne radhe te dyte eshte djali i Mehdi Bushati nga fisi i degjuar i Bushatllinjeve te Shkodres. Dhe ne radhe te trete eshte dhe nip nga e ema i fisit te shquar te Kapove me origjine nga krahina gjithmone autonome e Bregut (fshati Vuno).

Sipas llogjikes tende moj Zana, ti tani duhej te ishe ne ndonje xhungel duke u kacavier pemeve pasi je ster-stermbesa e majmunit.

Qe nga koha e komunizmit.

Jetojme ne nje shoqeri- te pakten kendej nga une- bazuar ne meritokraci, ku askush s'do te dije mbesa/nipi, vajza/djali i kujt je. Ti po flet akoma si ne kohen e qepes. Ceshtja eshte qe niperit/mbesat e kokave te shtetit kane dale me kohe nga ai mindset, jane ato qe kane rrjedhur nga askushi dhe qe s'po arrijne te çajne ne jete qe mundohen te auto-justifikohen me bazamentet familjare.

Andi Bushati eshte nipi i Hysni Kapos..!

Po Hysni Kapo,nipi i kujt eshte..?

 

 

Jetojme ne nje shoqeri- te pakten kendej nga une- bazuar ne meritokraci, ku askush s'do te dije mbesa/nipi, vajza/djali i kujt je. Ti po flet akoma si ne kohen e qepes. Ceshtja eshte qe niperit/mbesat e kokave te shtetit kane dale me kohe nga ai mindset, jane ato qe kane rrjedhur nga askushi dhe qe s'po arrijne te çajne ne jete qe mundohen te auto-justifikohen me bazamentet familjare.

Kjo vlen per ty, por jo per Zanen e per shume komuniste te tjere si ajo. smiley

Kjo vlen per ty, por jo per Zanen e per shume komuniste te tjere si ajo

Zana eshte Birishiane. Jam une kamunistja. smileysmileysmiley

Zana eshte Birishiane.

Tani i the te gjitha!

Behet mire qe u dilet ne mbrojtje gazetareve serioze, qe detyrohen te japin doreheqjen per kundershti ndaj punedhenesit.

E njejta gje ndodhi me Arjan Canin rreth 2 vjet me pare. Po te TV Klan. Cani kishte ftuar ne emisionin e tij Zone e Lire, as me pak e as me shume Edvin Kristaq Ramen. Madje kishte gjithe javen qe i behej reklame. Mirepo ne castin e fundit, punedhenesi i Canit, jep urdher: Edvin Kristaq Ramen nuk dua ta shoh ne studiot e TV Klan.

Kaq u desh, dhe Cani dha doreheqjen dhe pas nje jave filloi pune te Vizion+.

Por, Mero (qe ne ate kohe ishte ende beniamin i Berishes), apo as edhe nje tjeter, nuk shkroi per kete. Me sa duket standartet kane ndryshuar smiley

Madje, gazeta Shqip, ka filluar nje sulm ndaj gazetarit Blendi Fevziu, me pare me nje shkrim te Muc Nanos, dhe pardje nje shkrim i Mimoza Dervishit.

Problematika qe ngre Mero qendron, por mendoj qe gazetaret (ose ata te vetquajtur apo quajtur te tille), duhet te jene me konseguente ne qendrimet e tyre. Shkurt, te mos trajtohen ca te nenes e ca te njerkes.

Nuk ka asgje te re nga kjo histori. Bushati si ne te disaten here "protagonist." Ngjarje qe duhet te kishte ndodh shume kohe me para por qe Bushati nuk e beri  por mendoi se ky ishte momenti ( mbas percaktimit te kandidateve per deputet te partive kryesore ). Pune e tij.

Gjithsesi me mire vone se sa kurre.

Mero,

komplimeti i pare te vjen se arrin te gabosh "refugjatet" qe jane aktive neper forume per fatet e shtypit te lire dhe kjo tregon qe ti gjen festen e duhur.

Komplimneti i dyte te vjen se arrin te thuash dicka te vertete ( te vonuar ) kur i tenton t`i prekesh petet lakrorit. Po vetem t`i prekesh ama. smiley

Po mua me mundon pyetja pse tani ?

Se si jane keto punet ne median e Klanit te Frangajt e te Bushatit po te kujtoj ceshtjen Tarifa. Ta them kete jo se kam qellim te bej nul kete ndodhi qe gjithsesi sjell ne vemendje nje problem shume te mrehte te medias, por qe te theksoj qe Bushati nuk ndyshon shume nga bosi i tij i deritanishem.

 

 

Ai stan ate bylmet ka,nga qumshti behet kosi,gjiza,gjalpi,dhalla!

Gazetaret vlersohen per ato gjera qe kane te drejte!Mirepo e drejta shikohet me dylbi te ndryshme,kjo varet tani!Pse Mero ka qene beniamin dikur i atij apo ketij,nuk ka rendesi,gazetaria eshte ceshtje "syri" "vezhgimi" dhe cdo gazetar zgjedh si ti doje qefi i syrit,i vezhgimit te tij,nga i cili kerkon me shume kenaqsi dhe perkrahje te publikut "klient" cer te keqe ka ketu ?

 

Gazetat e TV shqiptare kane kohe, qe i kane hapur gropen vetes me duart e tyre. Me anshmerine e maskuar si te pavarur, me pseudoskandalet, me mungesen e kredibiliteti, me mungesen e profesionalizmit. Te pakten gazeta si G.55 e shfaqin hapur pozicionin e tyre, po Gazeta Shqiptare, TopChannel, Shekulli etj, te cilet kane kohe qe kane marre rrugen drejt perendimit, ta shpifin. Nje ore e me pare te zhduket raca vjeter e gazetareve te tranzicionit, aq me mire eshte per te gjithe. Nuk ndjej keqardhje aspak. As keqardhje, as solidaritet. Zero... Kush eshte pergjegjes per fatkeqesite e vet, mire t'i behet.

Edhe mos te flasin kush, per "lirine e shtypit ne rrezik". Vendin e tyre ta marrin gazetare te rinj me formim e etike profesionale.

 se mar vesh, ti japesh pesh me yll Meros se po qahet qe spo i lene thele?

Raportimi i se 'vertetes' nga Mero eshte thjesht nje biprodukt qe serviret si leve arkimedi ne pamundesi per te bere ndryshe!

Per nga natyra e ekzistences sinuoidale, Merua dhe soji i tij i gazetareve te perhapur vullnetarisht si marmalate mbi nje fete buke te mykur, sado te perpiqen te japin pershtypjen se energjikisht i largohen zeros jane te programuar te kthehen prap ne te!

"....na lejoi të filmonim një minutë mitingun e hapjes së PD në sheshin “Skënderbej”, unë zbulova në emisionin tim sheshin bosh dhe dëshpërimin e Sali Berishës, i cili u detyrua të largohej nga mitingu i mërzitur..."

 

Kur them une qe afro 50% e votuesve nuk duan asnje politikan apo nuk dine per ke te zgjedhin, ju nuk me besoni. Kujtoni se po them prralla.  

Nqs PD e PS nuk lejojne mediat vizive te paraqesin fushaten elektorale ashtu si zhvillohet ajo dhe u imponon atyre materiale te trukuara, sipas Bazes, kjo eshte kataklizmò, eshte kthim mbrapa, ...kot qe bejme DEMOKRACI.

Mediat vizive duhet te prononcohen ndaj kesaj akuze, apo ketij zeri, ne se heshtin, e pranojne dhe vertete duhet ta besojme e te zgjenjehemi njekohesisht. 

Ky eshte fakt. Fushatat e dy partive nuk ndiqen nga mediat, por kasetat cohen gati neper televizione nga personat qe merren me fushaten e dy partive te medha respektivisht. nese do ta verefikosh eshte mjaft e lehte. shih te njejtin lajm ne dy televizione te ndryshme dhe do shohesh krejtesisht te njetjat pamje. nese do ti ndiqnin vete televizionet, si minimum (nga pozicioni i ndryshem i kameramaneve) do te kishin ndryshim ne kendin dhe prespektiven e pamjeve.

Po Z.Fatos Lubojna mos e keni ba dalje?!A e keni harruar se si reagoi ai ndaj redaksise se gazetes Shekulli,bosit te saj te firmes se ndertimit dhe gjithe boseve te tjere qe drejtojne mediat dhe gazetaret qe i shohim te flasin me kompetenca ne ekranet e televizioneve dhe nje pjese e mire e tyre bejne sukses ne politike?! A e keni harruar se Z.Lubonja e ka trajtuar me profesionalizem kete fenomen te perdorjes se gazetareve dhe kjo qe po flitet ketu ka te vetmin ndryshim se gjylet tashti jane drejtuar drejt nje televizioni qe perkohesisht nuk po i sherben te njejtit klan.Shqetesimi i vertete duhet lexuar dhe analizuar duke na sjelle ketu te PPU ndonje artikull te Fatos Lubonjes. Ai po ka staturen per te paraqite problemin e medias.Mero asht i fundit qe ka te drejte ta beje.

@ Kujtim Urovi:

O po sillen ketu artikuj te Lubonjes, o plaste guri qe i thone nje llafi! Lubonja eshte bere hero ne kete blog! Nga adminet si fillim. Nje here adminia psh ankohej qe nuk sillte dot mjaftueshem artikuj nga perpjekja...  smiley   Tani qe vijne automatikisht, shpetuam nga ai hall!

A mund te na e sqarosh nje cike kete punen e "statures"? Dmth ne c'kuptim e ke? Qe eshte i ndershem, i sinqerte, i pakorruptuar e te tjera gjera te moralit vetjak qe s'kane piken e lidhjes me cilesine e nje analize? Apo me nivelin intelektual te paraqitur nga z. Lubonja si analist? Po te jete kjo e fundit, doja te riperserisja opinionin tim qe shkrimet e z. Lubonja, ne teresine e tyre perbejne nje pasqyre mediokriteti "ekselent", per te mos permendur qe jo rralle jane tejet antishqiptare!

O Mero.Qenke bere dhe hoxhe tani duke u ngjitur maje minareve?

Hajde gallate hajde.Tamam gazetar investigativ

Z.Emigrant!

Besoj se e kupton ku e kisha mendimin qe solla dhe nuk asht mire ta deformojsh.Lubonja kontributin e tij e ka shume te vleresueshem ne media dhe per kete nuk na mbetet as ty as mua te vleresojme nivelin e tij.Ajo qe une desha te sjell eshte se Lubonja kete fenomen te deformimit te medias ne Shqiperi jo vetem me shkrimet e tij dhe daljet publike por edhe me doreheqjen e tij asokohe nga gazeta Shekulli po per te njejtin fenomen sic edhe po diskutohet per Z.Bushati.Dhe ky nuk eshte fenomen i vecuar as i tanishem.Tashma gazetaret e kane pranuar dhe gelltitur kete fenomen dhe jane te pafuqishem per ta ndaluar.Ka nje mase te cilen e lejon pronari pertej se ciles ato vetecensurohen sepse e dine mire rrugen ku te con po qe se e tejkalojne.Edhe Mero ka qene nje nga ata dhe besoj se edhe tashti nuk asht i lire por perkohesisht i mbushun me maraz.

Mero ka shume te drejte kur thote se nuk duhen shume njerez per te ndryshuar kete situte tejet problematike per te care trekendeshin e mbyllur Biznes-lider kryesor-media. pra duhen mbeshtetur mero baze, fatos lubonja dhe nje nga analistet (jo gazetar profesionist) me te fuqishem si bledi Kajsiu.

 

Shume prej peshkatareve dhe peshqve ketu kapin e varen ne emrin e gazetarit e jo ne thelbin e asaj qe percon gazetari. Dikush kerkon te permendi origjinen e Bushatit, bashkepunimin e Bazes, devijimin e Lubonjes.  Dalja nga ideja e asaj qe kerkon te percoje gazetari, ose rezultantja e tij llogjike, ose edhe investigative, peshkohet me dinamit prej nje sulmi ndaj vete tij, njelloj sikur "po e merr ne analize ish-organizata e partise".

Po ta shikosh me kujdes, nese gazetare ose intelektuale kerkojne te godasin elementin korruptiv ne te dy ose disa krahe te partive qe kane si modele bashkepunimi me parane e piste dhe me fryme banditeske(ose diktatoriale), menjehere ata denigrohen, largohen prej gazetave me tirazh te madh, u konfiskohet materiali, rrezikohet edhe jeta. Grupi parti-bande jep alarmin e keshtu merren masat e korracimit. Sa me shume nxjerr "te pa bera" aq me i rrezikshem eshte.

Per rastin e Shqiperise, ku organizata te fuqishme e grupe financiare te erreta kane dyert e hapura, gazetare te tille duhet te merreshin seriozisht parasysh prej agjensive prestigjioze te mbrojtjes se individeve, mbase edhe te sponsorizoheshin ose tu krijohej akses ne mbrojtje ligjore, ku ata perballen ne cdo hap. Nese anetaret e fuqishem te NATO-s e kane seriozisht qe ne duhet te jemi ne te njejten organizate politiko-ushtarake, duhet edhe te levizin seriozisht, pa u mjaftuar me konstatime e sondazhime.

Keta gazetare nuk jane karagjozat e cirqeve, as alucinante qe gdhihen ne mengjez e shkruajne per tu dukur. Perderisa opinioni shoqeror ka ndjesine ndaj tyre kjo tregon qe ka problemetike therese te cilen nuk e merr cdokush persiper ta pasqyroje. Ndryshe do te ishte shume e kollajte per ti pergenjeshtruar ata, e kesisoj ata fundoseshin ne llumin e genjeshtres e te mashtrimit. Por, kur nuk pergenjeshtron, hesht e nuk di si te reagosh mbas cdo dokumenti te botuar, atehere gazetari merr emer dhe "behet i rrezikshem" per guximin. Cdo gje e vlere eshte e rrezikeshme per ta mbajtur.

Gazetaret jane njerez si te gjithe ne.Ne momentet e tyre te idealizmit lidhen me figura mitesh dhe me pas deludohen prej tyre dhe reagojne si te gjitha qeniet e gjalla. E keqja e madhe qendron te shitblerja e tyre per interesa jo mbijetese por per t'u renditur ne VIPa milionere. Dhe te tillet nuk mungojne ne kete vendin tone sa te dashur, aq dhe te paduruesgem per durimin e tij te mbrapshte. Mbase ky kalim i gazetareve sa nga nje krah ne tjetrin po shoqeron xhuvelizmin politik. Megjithate shpresa vdes e fundit. Dhe te gjitheve na pelqen te kemi gazetare me intergritet, Shyqyr qe kemi..

Ma paskeni marre ftyren...Une veç nje fjali shkrujta....Nuk rrejta.....Nejse deri ketu po bej shaka...por qe te jesh demokrat e civil,te kesh vlera , i panshem.....per nje qe ka pas gjyshin Si Husni Kapo ,besniku i Partise eshte absurde...Te k te gjithe ne ka pjese te rendesishme te gjyshave tane....Dikush e ka patur partizan,nje tjeter patriot e vishte frak me 28 Nentor e nje tjetr kurohej te Paul Miliez....Nje tjeter e ka patur gjyshin kryetar te dhomave te hetimit.Sot i nipi eshte i paemer diku ne Evrope...Ah se harrova po daja i madh a nuk ishte hetues ne ato kohera e dha nje kontribut te madh ne Sigurimin e shtetit....Shqiperiaeshte shume e demokratizuar kur tipasi ky punojne e kane jete profesionale te sukseshme.Ku eshte problemi nese ai dha doreheqjen?

PS,po shoqja Vito a eshte gjalle ende??

O Mero.

Ne se nje gazetar qe punon per ty, do te shkruante ne gazeten tende shkrime lavderuese per Berishen,besoj se ti jo vetem do ta mbaje ne pune ,por do ti dyfishoje dhe rrogen!!!!!!

"Zana" Nuk ma merr mendja se Frangaj do ta kete larguar per gjyshin, gjyshen, dajen, xhajen. Ti e kupton qe shefi i Klanit nuk para e can menederen per te tilla. Mjafton qe te jene interesante, t`i sjellin para dhe nderkohe..... qe i prishte pune tek partia dhe rrezikonte ndonje "shuk" te mire prej ..... me mire i binte si pragmatist qe eshte, "ta flakte". Ai ja kishte bere borxh shefit te madh, me duket, qe me transmetimin e atij dokumentarit per dokumentat e Gerdecit qe i shkonin perdite ne zyre e ai thoshte qe nuk kishte idene. Me pak fjale pune personaliteti.

 Shiko si me vajti mendja se, sikur botuan para ca ditesh edhe nje foto familiare te gjyshit me kardiologet, e kjo mund te kete qene pjese e atyre dokumentareve. ........Tani prap do merremi me foto...lakuriqe ose edhe te vjetra......Fevziu mbreme ritransmetoi dokumentarin auto-rrefyes te Prijesit te regjistruar para 4 vjetesh ku tregon qe "ka qene qe ne lindje demokrat e se si pruri demokracine e aq shume pritur ne Shqiperi...."

E kupton vete ti si eshte puna para zgjedhjeve,... se pas atyre kercitja si te duash, ..."media ka liri te plote".

keiendi.

Pse lodhesh te shkruash gjate, kur nuk ke kuptuar se Bushati eshte larguar vete " ka dhene dorheqjen".

Telefonata qe eshte bere liderve te partive, nuk ka kuptimin e marrjes se pelqimit " si te duah shef".

Per kete muaj , programi "opinion" e te tjere si ky jane "pronesi" e partive politike, qe vendosin se do bejne debat direkt, se pranojne nje reportazh mbi jeten politike te partive te tyre, etj.

Meqense tv klan ka dhene nje dokumentar mbi liderin e Pd-s, eshte i detyruar dhe per kete te jesh i sigurt se do japin edhe nje per liderin e Ps-s, mbase edhe per te LSI-s, kjo varet nga hapsira qe kene partit ne matjen "kohe" sipas ligjit.

Mos i beso Meros me shoke, Meroja eshte ujk, si thote nje fjale e urte popullore " ujku qimen e nderron po zanatin se harron", qe ne kopesht na kane mesuar thenie.

Merua, mjegull don, ndryshe nuk mbijeton.

Jam absolutisht ne nje mendje me ty per sa i perket kesaj te fundit, pra karakterit, ndjesive, etj., por per rastin konkret me duket si me shume problematike mafjozesh se sa trashegimi epoke.

Mbase jam edhe une gabim duke pare prej se largu..........Por gjithmone jam i idese qe, pamvaresisht se kush je, nese ben mire pune e mjekut, ose me mire kuratorit, ke vlera. Bushati ma merr mendja duhet ta kete pasur parasysh gjithmone kete problem. Ekziston nje para-mani persekutimi.

Megjithate sot ata jetojne pa shume komplekse pasi jetojne ne grup.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).