Raporti DASH 2009: Shqipëria vendburim për trafikun njerëzor

Qeveria shqiptare nuk përmbush standartet minimale për eliminim e trafikut të qënieve njerëzore edhe pse ka bërë përpjekje domethënëse në këtë drejtim. Kështu konstatohet në raportin e vitit 2009 të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin. Në raportin ku studiohet situata e trafikimit në 175 shtete, për Shqipërinë thuhet se viktimat shqiptare trafikohen kryesisht në vendet e rajonit, por edhe në Europë. Shqipëria mbetet vend burim për trafikimin e grave dhe fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, por edhe për punë të detyruar. Kryesisht mosha e të trafikuarve është nën 18 vjec. Shumica janë gra dhe vajza, por ka edhe fëmijë dhe burra të cilët trafikohen për punë të detyruar në sektorin bujqësor në Greqi.

Sipas raportit korrupsioni i kudondodhur në të gjithë sektorët e shoqërisë shqiptare mbetet pengesë për uljen e trafikimit njerëzor në Shqipëri. Gjithashtu në këtë raport, thuhet se qeveria nuk ka ndjekur penalisht kundravajtësit e trafikimit, apo zyrtarë publikë që morën pjesë apo lehtësuan trafikimin njerëzor.

Raporti jep dhe rekomandime për Shqipërinë se si të luftohet ky fenomen. Kështu thuhet se Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë penalisht ata që marrin pjesë në trafikim dhe ata që lehtësojnë këtë trafik. Qeveria duhet të punojë me shoqërinë civile për të siguruar mbrojtjen e viktimave.

Sidoqoftë në këtë raport jepen edhe përpjekjet e faktuara që ka bërë qeveria shqiptare për të luftuar sadopak pasojat e trafikimit. Në lidhje me anën ligjore, vendi ynë ndalon me ligj trafikimin seksual dhe punën e detyruar, gjithashtu ligji përmban ndëshkime deri në 15 vite burgime. Në vitin 2008 janë ndjekur penalisht 22 cështje trafikimi, sipas raportit. Në lidhje me mbrojtjen e viktimave të trafikimit, qeveria ka ofruar 262 mijë dollarë financime për strehën e kujdesit për të riatdhesuarat. Ndërsa përsa i përket parandalimit, edhe në këtë fushë janë bërë përpjekje nga qeveria shqiptare ku në 2008 është miratuar një plan i ri kombëtar për të luftuar trafikimin, kryesisht të fëmijëve. Sidoqoftë Shqipëria renditet në grupin e dytë ku hyjnë vendet që nuk i plotësojnë plotësisht standartet në lidhje me luftën ndaj fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore

1 Komente

 Kjo eshte nje minus per Shqiperine ne arenen nderkombetare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).