"Ramen, as veshgjatet se degjojne"

Sulme te forta ndaj kryetarit socialist Rama, jane hedhur dje qe nga Pogradeci dhe Maliqi nga ana e kryeministrit Berisha. Teksa ka perifrazuar moskandidimin e tij, duke e cilesuar si nje fyerje per elektoratin socialist, Berisha nuk ka munguar te beje dhe ironi me Ramen, duke u shprehur se askush nuk e degjo. Ai ka bere thirrje ne drejtim te qytetareve shqiptare qe voten e tyre te mos e humbin, dhe te votojne per politiken e ndryshimit me 28 qershor

Pogradec

Nuk kane munguar akuzat dhe sulmet ne drejtim te kreut socialist nga ana e kryeministrit Berisha as ne Pogradec. Teksa ka qene ne syte e pogradecareve, Berisha eshte shprehur se askush nuk e beson ne ato qe premton. "Une bej thirrje mencurise tuaj, ne 28 qershor te vendosni ne interesin tuaj me te mire. Zoti Edi Rama ka ndermarre kete fushate, fushate mashtrimi, tre dite me pare, do te deklaronte me zedhenesin e tij, se bashkia e Pogradecit ka marre zero leke nga qeveria e Berishes. Me duhet t'i them zotit Rama se ketu nuk ka veshgjate, por edhe sikur veshgjate te kishte, ne nuk do ta besonim", ka qene deklarata e kryetarit te qeverise, Sali Berisha, dje gjate takimit me qytetaret e Pogradecit. Njeheresh nuk kane munguar akuzat ndaj kryesocialistit per nihilizmin qe shfaqin ndaj gjithckaje. "Cdo dite kur degjoj ate dhe zedhenesit e tij, ndjej dhimbje dhe keqardhje te thelle, sepse me nihilizmin e tyre, me duket se ata lendojne qytetaret shqiptare. Une nuk them se nuk kemi halle, une nuk them se nuk kemi shume pune per te bere, por une ju them se projekti i Shqiperise evropiane, dhe i Pogradecit evropian do te behet nen qeverisjen e djathte", deklaroi Berisha. Ai eshte zotuar se nga Lini ne Pogradec do te ndertohet kolektori dhe asnje pike uje i ndotur nuk do te derdhet ne ujin e ketij liqeni.

Maliq

Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Maliqi se kryetari i Partise Socialiste me moskandidimin e tij ne keto zgjedhje ka fyer ne radhe te pare simpatizantet e PS-se. Por sipas Berishes, ky xhest i paprecedente ka fyer edhe demokracine shqiptare.

"Per here te pare nje kryetar i nje partie kryesore nuk guxon te vendose emrin e tij ne krye te listes, duke ofenduar dhe lenduar ne menyre te papranueshme, para se gjithash socialistet shqiptare, te cilet jane nje shtylle e pluralizmit ne kete vend", deklaroi Berisha gjate takimit me banoret e Maliqit. Nga ana tjeter kreu i qeverise kritikoi edhe perfaqesuesit e PS-se te cilet benin thirrje se Korca kishte ngelur me e varfer se me pare. "I degjoj zedhenesit e Edi Rames, te cilet pasi jane zhytur dhe presin milionat e korrupsionit, qe deklarojne se Korca eshte sot me e varfer se kurre ne 100 vitet e fundit", deklaroi Berisha, duke hedhur poshte deklaratat e ardhura nga PS. Sipas Berishes, punesimi eshte dhe do te mbetet nje nga qellimet kryesore te qeverise. "Punesimi i qytetareve te Maliqit dhe te mbare Shqiperise do te bazohet ne qindra e qindra projekte te veprave publike, ne miliarda euro investime dhe ne koncesionet e medha, ne parqe industriale dhe ne biznes", deklaroi kreu i qeverise nga Maliqi. "Me 28 qershor votoni 10-en, 10-a eshte me e mira, 10- jeni ju, 10- eshte e verteta, 10-a eshte Partia Demokratike, 10-a eshte Shqiperia evropiane", theksoi kryeministri Berisha.

6 Komente

Ky budalla ben Mitingje ne emer te Nanos ... Leri kolektoret e ujit per te lare m... po coju uje te pishem njerezve se merove dynjane me te uluritura e me rrena . Leri qindra milionat e eurove qe do punesojne Maliqaret po thuaju ku do i cosh po fillove te cfrytezosh 64 km e Devolit qe jo pak po pershkon 2/3 e Maliqit... Mos e ke fjalen per NRGJ-ne dhe Kombinatin e Sheqerit ? O mashtrus ordiner o llafazan i pacipe... E njeh ate zone ti apo te duket se eshte si pronat e tua qe i ke falur ? Mire keneten  qe ankoheshe se u prish ekologjia me tharjen e saj ??? smiley .... e morem vesh qe do e rikrijosh , po perse nuk u thua sa keneta te tjera do tu krijosh dhe ku do ti xhvendosesh... Po qene me tere mend si ata qe permende ...VESHGJATE.... le te votojne per TY !

"Ramen, as veshgjatet se degjojne"

Hej, cfare stili!

Me mire te kishte thene veshllapushet

Kurse ty te kuptojne shume mire, se ti ate gjuhe flet.

Kishte veshegjat o Sul si s'kishte, ishte ai perpara mbrapa te cilit tjetri i ngrinte dy gishtat mbi koke. ect- smiley)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).