Rama: Oferta ime për shqiptarët

Kreu i PS-së flet në "Top Story": Dështimi me kartat, përgjegjësi direkte e Berishës. Durrës-Kukës? Do ta vizitoj, kur ta përurojmë përfundimisht atë

Vetëm 25 ditë para zgjedhjeve parlamentare, Edi Rama, shpalos para qytetarëve shtyllat e programit të tij qeverisës. Në një rrëfim të gjatë në emisionin "Top Story" të gazetarit Sokol Balla, në "Top Channel", ai zbërtheu objektivat e selisë rozë dhe të tijat personale drejt karriges kryeministrore. Rama analizoi çështjen e infrastrukturës zgjedhore dhe ngarkoi me përgjegjësi direkte Kryeministrin Sali Berisha. Në vlerësimin e kreut të opozitës, kjo e fundit nuk ka kërkuar për asnjë moment deri më tani shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Duke folur për rrugën Durrës-Kukës, Rama premtoi se do ta vizitojë atë kur socialistët ta përurojnë të plotë dhe jo siç bëhet tani, copa-copa. Kandidati zyrtar për Kryeministër i socialistëve u ndal gjatë te vizioni i opozitës për fshatin, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, turizmin dhe ekonominë.

Publiku shqiptar kërkon të dijë cilat do të jenë ofertat kryesore për të cilat do të votojnë. Zoti Rama, ky është provim jo vetëm i vështirë për ne në "Top Story", por edhe për ju apo jo?

Për mua është privilegj që të kem mundësinë të shpalos alternativën e rrugës sonë të re për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ta shpalos përpara publikut, para ekspertëve dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit. Sigurisht, edhe përpara gjithë shqiptarëve dhe shqiptarëve që na ndjekin përmes këtij emisioni.

Zoti Rama, duket se provimin e vështirë fushata nuk po jua jep me tematikën se sa me incidentet. Kemi pamjet nga dëmtimi i zyrës elektorale të PS në Shijak apo edhe dëmtimi i shumë bill-bord-eve. Deri tani keni qenë i qetë në deklarimet tuaja. Mos vallë toni juaj do të ashpërsohet rrugës apo do vazhdoni në të njëjtën mënyrë?

Unë nuk heq dorë nga bindja ime e thellë se që të ndryshojë Shqipëria dhe që ky vend të bëhet vendi i aspiratave legjitime të qytetarëve duhet të ndryshojë rrënjësisht politika. Ndryshimi rrënjësor i politikës kalon nëpërmjet transferimit të pushtetit të saj nga duart e një grushti njerëzish te duart e atyre që duan të marrin pjesë në procesin e transformimit të vendit. E nëse ju përmendët në fillim faktin se sot jemi në një ballafaqim ku ka më tepër çështje konkrete sesa luftë të drejtpërdrejtë të stilit të vjetër, unë besoj se ky është kontributi i drejtpërdrejtë i Partisë Socialiste dhe është shprehje dhe produkt i drejtpërdrejtë i kësaj mënyre të re të të parit dhe bërit të politikës. Pa dyshim që ne kemi përballë një kundërshtar të vjetër, kemi përballë politikën e vjetër të së shkuarës. Kemi përballë atë shumatore oborresh familjare e klanore që e kanë marrë peng politikën në këto 18 vjet. Unë nuk pres që të kemi prej tyre reagime siç janë ato që do të dëshironim dhe nuk pres që këta zotërinj të jenë në lartësinë e sfidës qoftë për sa i përket zhvillimit të vendit, qoftë sa i përket hapjes së politikës ndaj njerëzve. Unë pres jo vetëm këto që kanë ndodhur por edhe më shumë se këto. Të mos harrojmë se ne, sot jemi në një fushatë, jemi në një proces ku Shqipëria do të vendosë. Jemi njëkohësisht edhe përballë një të panjohure të madhe si ajo e infrastrukturës zgjedhore, e kartave të identitetit, e të drejtës së votës për çdo qytetar dhe qytetare, lirisë për të vendosur dhe ndershmërisë së procesit zgjedhor. Megjithatë, unë e përsëris që ne nuk jemi këtu për të thirrur poshtë Sali Berisha, poshtë Partia Demokratike dhe poshtë kundërshtari ynë. Jemi këtu për të parë nga e ardhmja, për të ngritur lart njëri-tjetrin duke ngritur lart vendin tonë, duke ngritur lart gjithçka përbën ato vlera dhe virtyte të vendit tonë. Kjo është politika e re dhe ky është ndryshimi që ne po sjellim në politikë. Këtë ndryshim do ta bëjmë nesër pjesë të qeverisjes së vendit.

Meqenëse folët për kartat, ju dhe partia juaj keni dhënë konsensusin kur u hartua Kodi Zgjedhor për mënyrën se si shqiptarët do të votojnë. Sot dëgjojmë nga partia juaj se s‘ka një mekanizëm për të verifikuar kartat apo alarmi për deri mosmbajtjen e zgjedhjeve në kohën e caktuar. A mos vallë shikoni edhe ju një lloj përgjegjësie nga ekipi juaj që ka negociuar për Kodin Zgjedhor? Ndoshta për mosgjetjen e një formule që të shmangte çdo lloj eventualiteti edhe si ky që ju po thoni tani..

Ky është një dështim i kësaj qeverie dhe një përgjegjësi direkte e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare qeveria ka pasur të gjithë kohën e nevojshme përpara. Kjo sepse për herë të parë, falë opozitës sonë të re në mendësi dhe në qasje ndaj problemeve të vendit, i është dhënë kohë përgatitjes së infrastrukturës më shumë se kurdoherë tjetër. Të mos harrojmë se deri në zgjedhjet e shkuara ishte minuta e fundit, e mëngjesit të fundit, të ditës së fundit që vendosi rregullat e lojës. Kësaj radhe kanë qenë plot nëntë muaj në dispozicion të qeverisë dhe Kryeministrit. Në rast se qeveria dhe Kryeministri janë jo vetëm të paaftë dhe të papërgjegjshëm, por janë edhe të prirur të deformojnë procesin duke penguar në vazhdimësi aksesin e barabartë të qytetarëve, duke bërë praktika selektive në zona të ndryshme të vendit për të zmbrapsur zgjedhësit potencialë të krahut që është kundërshtar me ta, kjo është një përgjegjësi të cilën Kryeministri s‘ka me kë e ndan dhe që bie mbi supet e tij.

Po ju zoti Rama, çfarë do bëni në një rast të tillë. Deri në çfarë pike do shkoni ju që më pas të thoni procesi zgjedhor nuk mund të mbahet dhe çfarë do të thotë kjo. Do të braktisni zgjedhjet?

Ne për asnjë çast nuk kemi thënë dhe nuk kemi lënë të kuptohet se kërkojmë apo shohim si një rrugë të mundshme shtyrjen e zgjedhjeve. Kemi thënë dhe kemi përsëritur se procesi i administrimit dhe njëkohësisht i përgatitjes së infrastrukturës kërkonte plan të qartë dhe përgjegjësi menaxhuese që qeveritarët e sotëm nuk e kanë. Grupi ynë i ekspertëve është ngarkuar për ta menaxhuar nga afër këtë proces dhe për të dedektuar të gjithë pjesën e procesit që ka të bëjë me bazën e të dhënave. Mbrëmë është arritur në konkluzionin se janë të gjitha kushtet për një kallëzim penal për të gjithë ata që në strukturën e Ministrisë së Brendshme merren me të dhënat dhe me informimin për këto të dhëna që kanë të bëjnë me regjistrin dhe pajisjen e zgjedhësve me letërnjoftimin elektronik. Konstatojmë shpërdorim detyre, falsifikim të dhënash dhe informim të rremë. Kemi qenë dhe jemi në kontakt me komunitetin ndërkombëtar të cilin e kemi informuar sot drejtpërdrejt me gjithë sa kemi konstatuar. Unë përsëris se çdo qytetar dhe qytetare që kërkon mbylljen e këtij kapitulli të shëmtuar të historisë sonë, për të hapur një kapitull të ri duhet të aplikojë për të marrë letërnjoftimin elektronik. Kjo në mënyrë që më 28 qershor të japë kontributin e vet të drejtpërdrejtë për atë ndryshim të madh, rrënjësor dhe historik që i duhet më shumë se kurrë vendit tonë. Katër vjet të tjera si këto janë të papërballueshme, janë të patolerueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo është ajo që thoni ju zoti Rama. Ndërkohë, përballë keni një mazhorancë e cila ka vënë firmën te Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, ka vënë firmën tek anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ka firmosur dosjen e Shqipërisë për kandidim dhe anëtarësim eventual për në BE. Një qeveri që thotë se ka ulur taksat, një qeveri që thotë se ka bërë rrugën Durrës-Kukës, një qeveri që ka shtruar disa nga akset kryesore të vendit dhe qindra apo mijëra rrugë rurale. Një qeveri që thotë se modeli juaj i Tiranës është i dështuar. Le të ndalemi te thelbi zoti Rama, cila është oferta e Partisë Socialiste për nesër dhe juaja si Kryeministër i vendit?

Duke shkuar drejt thelbit më lejoni të reagoj ndaj parashtrimit tuaj. Varfëria më e madhe e cila pjell të gjithë varfërirat e tjera është ajo e aspiratave. Nuk ka varfëri më të madhe të aspiratave sesa këto të kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri që u kërkojnë sot shqiptarëve të jenë të lumtur me këto që janë bërë në këto katër vjet. Cili është bilanci i kësaj qeverie? Thonë kemi luftuar korrupsionin, por a është e vërtetë? Unë them me plot gojën jo, ka ndryshuar vetëm drejtimi i kanaleve të korrupsionit, i cili është spostuar nga një klientelë pushteti te klientela e pushtetit tjetër. Është përqendruar te klientela e një partie që e ka kthyer qeverinë dhe qeverisjen e vendit në një biznes të drejtpërdrejtë familjar dhe në duart e një klientele që përbën oborrin e sotëm qeveritar e që lidhet pa asnjë dyshim me këtë bërthamë familjare. Mjafton shpërthimi tragjik i Gërdecit, mjafton dëshmia rrëqethëse e atij vullkani korrupsioni që shpërtheu vetëm pak larg Tiranës dhe që përbën në vetvete shprehjen më kuptimplotë të asaj që ka ndodhur për të kuptuar çka thashë pak më parë. 11 institucioneve të shtetit u janë lidhur duart dhe u janë mbyllur sytë për të mundësuar një trafik shtetëror të mirëfilltë. Një biznes të mirëfilltë ku familja që qeveris, politika në pushtet dhe klientela e oborrit qeveritar së bashku u dhanë shqiptarëve një tragjedi marramendëse. Këtu është vetëm pamja simbolike, kartolina dëshpëruese e atij që është korrupsioni i ditëve tona. Katër vite të tjera me Sali Berishën, me këtë qeveri, me këtë oborr familjarësh e klientësh të këtij pushteti, s‘do të thotë më pak as më shumë se varësi e plotë nga një oligarki, e cila do ta kthejë Shqipërinë në një model tërësisht të papranueshëm dhe të pakonvertueshëm në mozaikun e modeleve të Bashkimit Evropian. Thonë zotërinjtë se kanë bërë rrugë. Së pari, nuk është qeveria që bën rrugët, por ato i bëjnë taksapaguesit dhe kompanitë e ndërtimit. Qeveria siguron standarde për këto rrugë. Cilat janë standardet e rrugëve që janë shtruar në këto vite? A janë ato të njëjta me ato të Bashkimit Evropian? Jo, këto janë standarde që nuk kanë asnjë lidhje, sepse ndërsa shtrohen rrugët në dy anët e tyre shtrihet procesi i kërpurdhëzimit të ngrehinave që mbi tokën bujqësore krijojnë biznese e pika karburanti. Kjo është anormale, pasi nëse ju do të keni parasysh ndryshimin që ka kur kaloni kufijtë e Shqipërisë rrugët janë të garantuara e të sigurta, jo korridore ku ndodh gjithçka me pasigurinë e jetës. Zotërinjtë thonë se kanë rritur pagat? Vërtet ato janë rritur, por me pagat neto, sot shqiptarët nuk blejnë më shumë sesa blinin katër vite më parë. Zotërinjtë thonë se kanë futur Shqipërinë në NATO? Është e vërtetë, Shqipëria sot është anëtare e NATO-s. Askush s‘e mohon rolin e kësaj qeverie, por është e papranueshme që hyrja në NATO të jetë sinonim i kësaj qeverie. Ajo është sinonim i përpjekjeve të përbashkëta të kësaj klase politike, i opozitës, edhe i një angazhimi shpirtëror e moral të popullit shqiptar që në këto 18 vite qysh në ditën e parë ka pasur konsensusin më të madh për NATO-n. Nëse u anëtarësuam kaq vonë kjo vjen vetëm për shkak të Sali Berishës, i cili i shkaktoi vendit një tragjedi për të cilën Shqipëria dhe shqiptarët paguan për një kohë jo të shkurtër. Qeveria flet dhe sillet si një ndërmarrje komunale që ndërton shkolla dhe kopshte.

Do doja t‘u bëja një pyetje për rrugët zoti Rama. A ia vlejnë këto që thatë edhe për rrugën Durrës-Kukës. Ka pasur eksponentë të partisë suaj që e kanë vlerësuar rrugën, por asnjë prej tyre duke përfshirë edhe ju nuk keni shkuar për ta vizituar. Sipas PD-së ju keni frikë nga një rrugë e tillë…

Ka një ndryshim themelor mes qeverisë kombëtare dhe asaj vendore. Qeveria kombëtare siguron standarde në të gjitha aspektet e jetës, ndërsa ajo vendore është shumë më pranë problemeve. Në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka hapur akse të reja, ka krijuar standarde, ka zgjeruar akset ekzistuese dhe i ka transformuar nga territore të pakontrolluara në hapësira urbane të mirëfillta. Sa i takon rrugës Durrës-Kukës, unë e kam thënë dhe përsëritur me zë të lartë se rruga Durrës-Kukës është një prioritet kombëtar. Kthimi i syve nga ajo rrugë është i vetmi moment që ka të bëjë me një politikë dhe jo thjesht me një punë komunale të kësaj qeverie. Për fat të keq, atë rrugë që është aspiratë e kahershme, dhe e hedhur nga politika zyrtare me gojën e Kryeministrit Pandeli Majko, qeveria e Berishës e ktheu në një projekt që nga njëra anë filloi ndërtimi i rrugës dhe nga ana tjetër në emër të saj u krye një nga grabitjet më spektakolare dhe më të pafalshme të historisë së administrimit të fondeve publike. Një grabitje për të cilën ka sot e kësaj dite ka një proces të hapur, grabitje për të cilën një ditë të gjithë personat përgjegjës duhet të përgjigjen përpara ligjit. Dashuria për atdheun, qasja patriotike ndaj çdo gjëje që e shpreh këtë dashuri dhe forcon atdheun jo vetëm nuk janë arsye për të hapur një kanal korrupsioni, por janë arsye për të qenë edhe më transparentë, më të drejtë e të ndershëm.

Kur do ta vizitoni atë?

Unë pa asnjë diskutim do ta vizitoj rrugën kur ne ta inaugurojmë atë në formën e vet përfundimtare dhe jo copa-copa siç po bëhet sot thjesht për të marrë përfitime elektorale.

Zoti Rama keni 7 minuta kohë për të folur për shtatë pikat e programit…

Së pari, dua t‘u përulem me mirënjohje atyre mijëra shqiptarëve e shqiptareve që në këto vite më bënë pjesë të shpresave dhe vuajtjeve të tyre. Më dhanë mundësi që të bëj udhëtimin më të jashtëzakonshëm të jetës sime në një dialog me Shqipërinë. Që shërbeu për të njohur Shqipërinë që nuk duket nga kutia e televizorit, që i dha përmasës së dashurisë sime për atdheun një dimension krejt të ri dhe që pasuroi jo vetëm këndvështrimin, por mbi të gjitha pasuroi edhe atë çka është ideja ime për politikën. Ky program është një program i shkruar me shqiptarët për të cilin na kanë ndihmuar nga afër edhe një grup njerëzisht që janë njerëz të nderuar me karrierë të shkëlqyer në vendet e BE. Dua t‘i përmend duke filluar nga Kristo Xëpel, Xhuliano Amato, Masimo D‘alema, nga Pol Rasmussen, na kanë ndihmuar një sërë partish simotra nga PASOK te socialistët hungarezë, bullgarë, si edhe një grup specialistësh amerikanë me të cilët kemi punuar. Programi ynë për Shqipërinë është një program me njëmijë faqe. Nuk është një listë dëshirash, njerëzish me premtime për t‘u marrë atyre vota dhe pastaj për t‘iu gjendur siç janë gjendur qeveritë e tjera pa program ditën e fitores.

Është një program qeverisës, është një program që do të jetë nesër në dorën e çdo ministri për të filluar menjëherë nga puna, për të mbajtur angazhimet që ne do marrim mbi bazën e programit. Por të gjitha këto faqe ne i kemi përmbledhur në një sintezë që është një plan prej shtatë pikash. Duke u nisur nga fakti që në Shqipëri kemi varfëri të papranueshme, një papunësi të papranueshme dhe kemi një ekonomi e cila rritet po nuk kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shtatë pikat e planit tonë për të ndryshuar Shqipërinë lidhen me varfërinë dhe me nevojën për ta luftuar varfërinë dhe për të rritur punësimin. Duke filluar me një politikë të re për prodhimin vendas e duke vazhduar me fshatin, arsimin, shëndetësinë, për mjedisin, për turizmin dhe kohezionin social. Pse një politikë e re për prodhimin vendas? Sepse pa nxitur një politikë të re për prodhimin vendas ne nuk mund të nxisim punësimin dhe nuk mund të dalim nga varfëria. Pse politike e re për arsimin? Sepse arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe duke ndryshuar sistemin e arsimit dhe duke u dhënë më shumë arsim fëmijëve tanë do kemi më shumë punësim. Pse politikë e re për shëndetësinë?

Sepse ka falimentuar sistemi ynë shëndetësor dhe nuk ka cilësi jetë dhe aftësi për në punë nëse nuk ka një shëndet publik të garantuar. Pse një politikë e re për mjedisin, sepse pasuritë natyrore të vendit tonë po bëhen copë e çikë nga barbaria dhe korrupsioni, sepse cilësia e jetës sonë është gjeja më e rëndësishme dhe për këtë arsye na duhet të ndryshojmë marrëdhëniet me mjedisin. Pse një politikë e re për turizmin? Sepse është një nga ato pjesë të ekonomisë që mund të japë shumë më tepër dhe sepse në këtë rrugë ku e kemi futur mund të gjendemi shumë shpejt në kolaps, ndërkohë në rrugën ku do e fusim ne turizmin do të garantojmë më shumë të ardhura. Pse një politikë e re për kohezionin social dhe territorial?

Sepse ne besojmë se ka ardhur koha e transformimit të politikave sociale për t‘i dhënë fund varfërisë jo duke u dhënë lëmoshë shqiptarëve, por duke e kthyer mënyrën e të menduarit dhe skemën e ndihmës ekonomike në rrugë të integrimit social. Shqipëria po bëhet copë e çikë, se pasuritë tona po i merr lumi. Se rritja ekonomike që ne kemi po bazohet në shkatërrimin e këtyre pasurive që ne kemi dhe shkatërrimin pa asnjë plan për të ardhmen të të gjitha aseteve që na i ka dhënë natyra.

Pra cilat do të jenë burimet kryesore të të ardhurave që garantojnë realizimin e këtyre objektivave?

Falënderoj profesorin për pyetjen me vend. Sigurisht fushata elektorale ka filluar dhe të gjithë bëjnë premtimet e tyre. Dua të nënvizoj se kjo është një fushatë që ndan dy rrugë, të vjetrën, e cila është një rrugë e njohur dhe e cila nuk të çon asgjëkundi tjetër vetëm se edhe në katër vjet të tjera të përshkruara me po të njëjtën mënyrë, me po të njëjtin parim dhe të bërit të gjërave. Është dhe një rrugë e re, që ne mund ta shkruajmë së bashku. Për të shkuar në një rrugë të re, ne kemi ndryshuar shumëçka qysh në opozitë. Ky është një program jo për të marrë vota, por për të qeverisur. Për këtë program dhe angazhimet tona ne kemi llogaritur burimet e nevojshme financiare dhe ndryshimi që do të sjellim do bazohet në transformimin kryesor të makinës qeverisëse. Ka ende shumë për të realizuar me burimet ekzistuese, duke modernizuar makinën shtetërore. Ne sot jemi pa shtet, ne do ndërtojmë shtetin si një makineri e cila ecën në të gjitha aspektet. I kërkova unë dhe PS-ja kësaj qeverie që të mos e mbyllte programin e FMN-së, sepse mbi të gjitha ekonomia dhe arka e shtetit shqiptar e ka të domosdoshme nën monitorimin dhe bashkëpunimin e FMN-së në do ta rihapim programin. Në rast se nuk do të ishte mbyllur programi, sot qeveria do të kishte përfituar, siç po përfitojnë qeveritë e tjera që nuk e kanë mbyllur programin e FMN dhe t‘i kishte të gatshme të gjitha valvulat për të përballuar krizën ekonomike. Sali Berisha e mohon, por edhe e thellon krizën ekonomike me një politikë shpenzimesh të papërgjegjshme vetëm e vetëm për të siguruar pushtet edhe katër vjet të tjera. Pavarësisht kësaj ne jemi të vetëdijshëm për krizën dhe të gatshëm ta përballojmë atë, qoftë me një paketë antikrizë që ne e kemi gati dhe mund ta diskutojmë me një instancë tjetër, qoftë edhe me bashkëpunimin e ngushtë me FMN. Dua të jetë shumë e qartë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për çka kanë hequr sipërmarrësit shqiptarë, se është ndryshuar mbi 30 herë legjislacioni fiskal, duke krijuar amulli e pasiguri vetëm për të zhvatur sipërmarrjen. Janë vendosur çmime reference që janë të papranueshme për politikën tonë të re. Ne nuk do ndryshojmë sistemin aktual fiskal, nuk do rrisim taksat, por do ndryshojmë dhe do bëjmë të qëndrueshme qoftë sistemin e administrimit, qoftë legjislacionin fiskal. Do kemi një fokus te sistemi i administrimit fiskal.

Ju thoni që nuk do të rrisni taksat, por kundërshtarët tuaj politikë thonë se ju tashmë e keni bërë në Bashkinë e Tiranës?

Ky është një blof i kundërshtarëve që janë kaq të varfër në bilanc, kaq të varfër në ide, kaq të varfër në vizion dhe kaq të pa orientuar në rrugën ku shqiptarët duan të ecin. Një fushatë kombëtare që është momenti kur populli duhet të dëgjojë se ç‘ka bërë qeveria dhe se ç‘do bëjë në rast se do të marrë një mandat të ri apo se çfarë do të bëjë pjesën tjetër, flasin gjatë gjithë kohës për Bashkinë e Tiranës. Merren me lejet e ndërtimit me taksat e Bashkisë Tiranës, merren me një histori që s‘ka të bëjë me këto zgjedhje. Kjo është një histori e shkruar nga të gjithë kryeqytetasit me tre raunde elektorale në tetë vitet e fundit, të cilat kanë treguar se Bashkia e Tiranës është modeli i zhvillimit dhe i suksesit dhe se politikat tona janë mirëpritur nga qytetarët. Merren me taksën e gjelbërimit, ndërkohë që është një kontribut i qytetarëve të Tiranës, që është i kthyer në mijëra pemë që mbillen në Tiranë sot. Tirana është një befasi për vizitorët me kaq shumë pemë që janë rritur e kanë çelur apo që sapo çelin, pasi janë të sapombjella. Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës e kanë përshëndetur sepse është një projekt i përbashkët. Nesër do qeverisim vendin me qytetarët dhe Tirana sot është një model i tillë, po nuk e kuptojnë dot këta që qeverisin sot vetëm e vetëm oborrin e tyre klanor e familjar dhe mbrojnë interesat e një grushti njerëzish që i ka marrë frymën zhvillimit, konkurrencës, sipërmarrjes së njerëzve të ndershëm që nuk kanë akses të drejtpërdrejtë as te zyra familjare e qeverisë së Berishës dhe as te ministrat e qeverisë. Këto janë dyer ku vendosen privatizime dhe koncesione nga më të papranueshmet.

Jam i interesuar të di se cili është modeli i ri i zhvillimit dhe mbi të gjitha se cilat janë prioritetet kryesore të burimit të të ardhurave. Pra rritja ekonomike që do të garantojë zhvillimin ekonomik nga do t‘i ketë burimet kryesore?

Në sqarimin e tij, profesori vendosi pikat që janë pika orientuese, që dallojnë qartë mes rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në rast se Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike që ka qenë thuajse konstante në vite, por duke llogaritur ato shifra dhe të konfirmuara edhe nga institucionet ndërkombëtare, kjo ka ardhur si rezultat i një sërë faktorësh që janë të lidhur me reformat e gjeneratës së parë, që lidhen me reformat e liberalizimit të çmimeve, me reformat e liberalizimit të kursit të këmbimit, që janë të lidhura me privatizimet, që janë të lidhura me një epokë të historisë. Ndërkohë që struktura e prodhimit të brendshëm bruto është në një formë që nuk ka lidhje me një strukturë të një vendi të BE-së, apo që ka një zhvillim të qëndrueshëm, rritja jonë ekonomike ka ardhur si pasojë e atyre elementëve që tha profesori. Unë do shtoj që çdo ndërtim që bëhet nga cilido, edhe ato informalet janë pjesë e këtij procesi të rritjes ekonomike. Çfarë vjen pas? A është e mjaftueshme të ngremë një hotel në plazh, nëse nuk kemi të garantuar se si do funksionojë që të sjellë të ardhura, në rast se nuk kemi garantuar cilësinë e shërbimit e kështu me radhë. Pra sot, ne kemi 58 për qind të forcës së punës në fshat, gjë kjo e paimagjinueshme, gjë kjo që në BE është vetëm 5 për qind. Kjo nuk do të thotë se në BE fshati është i lënë pas dore, por do të thotë se struktura e zhvillimit është tërësisht e orientuar nga shërbime dhe industria, ndërkohë që pjesa e bujqësisë është kaq e zhvilluar e intensive sa me një pjesëmarrje shumë të vogël garantohen gjithë nevojat e qytetarëve. Do ristrukturojmë ekonominë shqiptare duke vepruar në të shtatë këto veprime, duke rritur vëmendjen e duke u fokusuar tek industria. Sot, në strukturën tonë, industria është shumë më pak se sa në nivelin mesatar të BE. Do ta forcojmë duke shtuar shërbimet dhe duke vënë theksin te shërbimet, por mbi të gjitha duke strukturuar të gjithë pjesën e braktisur që është pjesa e ekonomisë rurale. Pa transformimin dhe pa vënien në një rrugë të re të fshatit ne nuk kemi asnjë mundësi të dalim nga situata ku ndodhemi. Me një bilanc absurd të eksporteve dhe importeve për ushqim dhe me një situatë ku pjesa e forcës së punës që sot është në fshat, ndërkohë që mua që e njoh fshatin në çdo qelizë më ka lënë gojëhapur.

Në program, ju keni prezantuar shtyllat kryesore, keni thënë se do të krijohet një ministri e zhvillimit rural. Pse mendoni se është e nevojshme kjo ministri dhe cilat janë problematikat e saj?

Pikërisht sepse duhet të kalojmë nga rritja ekonomike varfëruese për një pjesë të madhe të njerëzve në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që garanton përditë e më shumë një akses në shërbime dhe mbi të gjitha, mundësi të barabartë për punësim. Sot, prej 18 vjetësh, fshati është një zë shumë i vakët dhe shumë i zbehtë në buxhetin e shtetit shqiptar, që quhet bujqësi, ndërkohë që gjithë ato degë të tjera të buxhetit që shkojnë drejt fshatit janë grimca e çika të shpërndara në një numër të tërë ministrish dhe në themel të mendësisë qeverisëse të këtyre viteve që është karakteristikë e politikës së vjetër qëndron një ndarje e madhe mes qytetit dhe fshatit dhe një kthim i kurrizit nga fshati për t‘u përqendruar drejt qytetit. Ajo që do të bëjë ministria do jetë përqendrimi i të gjitha fondeve publike në një dorë dhe vënia në dispozicion i këtyre fondeve në një plan të përgjithshëm për transformimin e fshatit shqiptar nga një hapësirë e kthyer në mesjetë, nga një hapësirë ku tokat janë djerë dhe pjesë toke me probleme, nga një hapësirë ku bujq e fermerë, që janë të vetmit në botë, që gdhihen e ngrysen vetë pa asnjë përkrahje nga shteti, në një hapësirë zhvillimi që do të thotë se për ne në fshat jetojnë qytetarë të barabartë që nuk meritojnë vetëm atë lëmoshë të buxhetit të shtetit për bujqësinë, që është një shifër e pallogaritshme në krahasim me nevojat që ata kanë, por edhe në kontributin e tyre në prodhimin e brendshëm bruto, por meritojnë arsim, kujdes shëndetësor, rrugë lidhëse, vëmendje të shtetit. Një nga gjërat që do ndryshojë rrënjësisht do të jetë qeverisja. Do të jetë qasja ndaj problemeve të vendit dhe do të jetë transformim radikal i rolit dhe i mënyrës se si Kryeministri do ta bëjë rolin e tij. Unë do të jem me qytetarët siç kam qenë në këto vite, nesër për të diskutuar e vendosur dhe për të hedhur bashkë të gjitha hapat, ministria e zhvillimit rural do të jetë një superministri, e cila do të planifikojë që të shndërrojë të gjitha burimet e financimit në bazë të një vizioni të ri dhe në bazë të një programi integral për fshatin. Ne do të bëjmë në radhë të parë një reformë për legjislacionin, kemi sot mbi dhjetë ligje për tokën dhe që e kanë bërë çorap dhe pronësinë mbi tokën në fshat, do bëjmë regjistrimin e tokës në zona kadastrale. Do marrim një reformë institucionale për krijimin e administrimit të tokës, si dhe kodi i tokës.

Si do të përballohen problemet e mjedisit, të cilat do të shëndoshin ekonominë tonë, apo nuk do krijojnë borxhe siç ka krijuar deri tani?

Siç e tha dhe profesori, po shkatërrohen lumenj, pyje e pasuri të tëra natyrore. Pse shkatërrohen? Sepse njerëzit duan të punojnë, jetojnë e ushqehen përmes një zhvillimi të qëndrueshëm, që në Shqipëri nuk mund ta trajtojë pa fshatin, atëherë e gjithë pjesa tjetër kthehet në plaçkë që merret dhe shkatërrohet për të shtyrë të sotmen. Ne do t‘i japim shtytje të madhe fshatit edhe për të mbrojtur mjedisin, edhe për të mbrojtur tokën bujqësore, e cila nuk mund të marrë vlerë vetëm kur kthehet në një tokë ndërtimi. E kuptoni që jemi i vetmi vend që e përshkon në të majtë të tij vija bregdetare dhe kemi një situatë tragjike me peshkimin. Kemi pasur 269 anije dhe vetëm 30 prej tyre funksionojnë dhe i gjithë prodhimi ynë nga peshkimi është 2600 tonë. Një vend, s‘mund t‘ia lejojë vetes që ta lërë jashtë përdorimit vijën e vet bregdetare. Për sa i përket mjedisit, ne e kemi thënë në program se do bëjmë një ligj të ri integral për mjedisin. Do ndërtohet një sistem kombëtar për administrimin e ujërave, sepse është një pasuri e madhe, e cila po shpërdorohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Patjetër që do mirëpresim investimet e huaja. Nuk do lejojmë TEC-e me batërdira të një natyre barbare, që sot janë turpi i kësaj qeverie.

Unë jam pjesë e komunitetit të njerëzve në dilemë dhe do doja të dija prej kryetarit të PS-së, pse duhet ta votoj? Çfarë fytyre ka ndryshimi për të cilin ju flisni?

Nuk do ketë fytyrën e Sali Berishës që të jemi të qartë. Ndërkohë unë besoj se ndryshimi duhet të ketë fytyrën e shqiptarëve dhe shqiptareve që për 18 vjet meritojnë të jetojnë në një Shqipëri më të mirë, ku çdo ëndërr është e realizueshme, çdo shpresë është legjitime, ku për çdo nevojë duhet të ketë një zgjidhje. Ne mund ta ndërtojmë së bashku, ndryshimi që dua të sjell nuk është ndryshimi i një Kryeministri me një tjetër, i disa ministrave me disa të tjerë, i disa pushtetarëve të dorës së parë, të dytë, apo të tretë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, por është ndryshimi i një epoke me një epokë tjetër, i një epoke të rritjes ekonomike me zhvillimin e qëndrueshëm, i epokës së shtetit në punën e tij e të qytetarëve në punë të tyre, me epokën e shtetit në shërbim të qytetarëve, i epokës kur politika rri në kutinë e televizorit dhe dalin prej tij vetëm për të marrë vota me një epokë ku politika është një hapësirë dhe politikanët janë bashkë me qytetarët. Ky është ndryshimi që unë dua të sjell, sepse unë besoj te qytetarët.

Pyetja ka të bëjë me një koment. Kemi dëgjuar dy slogane, larg politikës së vjetër dhe përtej së majtës e së djathtës. Numrat, jo vetëm të sondazheve për PS, tregojnë se janë po ato të 2005-ës, pra nuk kanë ngjallur entuziazmin që pritej. Si e shpjegoni?

PS sot është forca e parë në vend, jo vetëm numrat kanë ndryshuar por edhe qeveria do ndryshojë. PS është forca e parë politike në vend. Koalicioni ynë ka një avantazh komod për të pasur nesër një qeveri, e cila të mund të mbajë të gjitha angazhimet që ne po marrim sot dhe për sa i përket kutisë së televizorit, unë them se është një mjet i patjetërsueshëm për komunikimin, por politika nuk mund të jetë një shfaqje e shëmtuar, ku për 18 vjet politikanët gjuajnë me baltë njëri-tjetrin dhe politika i largon në vend që t‘i afrojë njerëzit.

Gjithmonë keni folur për politikë të re apo kundër politikës së vjetër. Duket se po futeni në këto zgjedhje si lideri më i kontestuar dhe për shkak të formulës suaj disi të ngatërruar në pushtetin vendor, si e përktheni ju fitoren e politikës së re më 28 qershor, si një bast kundër Fatos Nanos, Ilir Metës apo Sali Berishës?

Nuk është fati im personal problemi i shqiptarëve dhe unë nuk jam në këtë garë për fatin tim personal. S‘jam në këtë garë që një politikan të fitojë mbi një tjetër me garën e denigrimit të njëri-tjetrit. Unë nuk jam në këtë garë që shqiptarët të shikojnë një tjetër kacafytje gjelash majë plehut dhe pastaj në katër vitet e ardhshme e të shohin të njëjtën shfaqje që kanë parë në këto 18 vjet. Unë nuk jam në këtë garë për t‘u ngjitur nga një karrige në një tjetër e për t‘u bërë më i gjatë. Jam në këtë garë sepse kam vetëdijen e thellë që Shqipëria është në udhëkryq. Nuk do të isha në këtë garë në rast se Shqipëria do të ishte normale, s‘do isha në këtë garë në rast se nuk do të ishte e kërcënuar nga analfabetizmi dhe nga injoranca që po gjen në terren. Nuk do të isha në këtë garë në rast se Shqipëria nuk do të ishte vendi më i varfër i Evropës, nuk do isha në këtë garë në rast se në Shqipëri do të kishte konkurrencë të ndershme. Nuk do të isha në këtë garë në rast se bujqit dhe fermerët do të kishin certifikatën për tokën, nuk do isha në këtë garë në rast se bregdeti nuk do të ishte i transformuar përditë e më shumë në një pasuri të shpërdoruar në mënyrën më barbare. Jam në këtë garë për të gjitha këto arsye dhe jam në këtë garë, sepse gjatë gjithë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm të jetës sime. Kam ndjesinë e fortë të një misioni qytetar. Unë nuk jam politikan, unë jam qytetar në mision dhe ky mision nuk është basti im personal, por është misioni i gjithë atyre që duan të ndahen nga kjo Shqipëri, është misioni i gjithë atyre që meritojnë më shumë dhe janë gati të bëjnë më shumë. Për këtë arsye jam unë në këtë garë dhe rezultati i kësaj beteje mes së ardhmes dhe së shkuarës, është rezultat që ka të bëjë me shqiptarët dhe shqiptaret, jo me Edi Ramën personalisht.

 

58 Komente

Parole, parole, parole,

parole, parole, parole,

parole, parole, parole,

soltanto parole da te....

E ndoqa Ramen dje nisur dhe nga fakti qe jam ne atdhe keto dite. Ne pergjithesi mu duk me i qarte se ne momentet e para te fushtes dhe arriti te ishte me konciz e bindes. Personalisht, nuk pajtohem me disa aspekte te programit (sidomos persa i perket shendetesise) por sigurisht kjo pune eshte me zgjedhje.

Shpresoj qe pjesa tjeter e fushtes te bazohet e shume ne argumente e programe e jo ne atakime te kota figurash individuale (megjithese jam i sigurt qe ka per te ndodhur kjo e dyta). Ne pergjithesi bombardimi me debate elektorale ne cdo televizion te ben per te vjelle (sidomos niveli i diskutmeve qe perfundojne gjithmone me "Kush jam une, e kush je ti..."....

Rama ishte jashtezakonisht shume dobet. Si nuk foli njehere konkretisht ky lloj njeriu. 2 ore e gjys vetem fjale ne ere saqe edhe Kol Balla dukej qarte qe u merzit megjithese paguhet mire nga Rama. Nejse.

Rama dje ishte ne forme te perkryer. Prezantimi ishte i kthjellet, permasat e ndermarrjes qe ka ndermend te marre ishin gjigande. Nuk jam i sigurte nese shqipetaret i kane kellqet per pune kaq te madhe sa do te marre ky. Por lum ata qe u besojne endrrave te tyre. Nje vizionar arrin te mbledhe rreth vetes mijra tekniciene, por mijra tekniciene bashke nuk bejne dot nje vizionar.

Mund te ma shpjegosh pak ku dallohej kthjelltesia te lutem?! Me thuaj nje pike konkrete ku ishte shume i kthjellet ai (pervec propagandes se per ate e dime qe eshte i kthjellet se play dhe loop ben gjithe kohes).

Rama ka sipas meje dy kualitetet me fondamentale qe i duhen nje burri shteti

Vizionin dhe Aksionin

Domosdo qe ka dhe Vizionin dhe Aksionin :

Per Vizionin, ka Vizion Plusin ky, as qe diskutohet !

Per Aksion, ka Fondacionin Qemal Stafa te Saimir Tahirit dhe punen e Vullnetareve, pa harruar çetat partizane te Mjaft-G99 !!!

  • Unë nuk heq dorë nga bindja ime e thellë se që të ndryshojë Shqipëria dhe që ky vend të bëhet vendi i aspiratave legjitime të qytetarëve duhet të ndryshojë rrënjësisht politika.
     

Kjo shprehje duhet te jete slogani dhe parimi i te gjithe votuesve shqiptare, qe te medojne jo me si dikur, por ashtu sic e kerkon koha dhe nevojat e tanishme.

Mua s'me mbushi mendjen fare, megjithese sinqerisht u mundova te mos e paragjykoja. Do bejme kete e do bejme ate, po pa detaje fare. Pastaj filluan konstatimet patetike: fshatari varrmihes i larkave, gruaja shtatzene buze rruges, minatori qe vdes 70 vjec. Si do i ndreqte ky keto pune une s'e mora vesh.

U tremba mbreme duke degjuar Ramen.U tremba nga patetizmi tij per Politiken e Re te cilen e serviri si Leva e Arkimendit per Ndryshimin e Madh.Shume zjarr promethenian kishte ne fjalet e tij. Le te supozojme se Rama do te kete vullnetin e nje supermeni per te bere realitet vizionin e tij.Po ku do ta mbeshteti "leven"  per te permbysur nje realitet te deformuar social, ekonomik dhe politik? Rama prezantoi vizionet  per shtate shtyllat e programit por mbeten te paqarta instrumentat e realizimit te politikave sektoriale dhe input-et e nevojshme.

 spiritus nese do pergjigje dhe te mos trembesh hic, mundohu te besh pyetje qe kane llogjik! 

Rama eshte aty te kerkoj votat e shqiptareve ne emer te PS dhe eshte mese e natyrshme qe fjalet e tij te kene zjarr.. Bile e domosdoshme! Nuk di dhe nuk kam pare asnje kryetar partie ne Evrope te veproj ndryshe. 

Persa i perket pyetjes : Po ku do ta mbeshteti "leven"  per te permbysur nje realitet te deformuar social, ekonomik dhe politik?

Nese ndjek debatin e ka shpjeguar fare mire "leven". Edhe nje nga levat eshte rimekembja e shtetit shqiptare. Tani si puna jote sillen edhe shume te tjere qe kerkojne "detaje" dhe "shifra".. Mundohu te kuptoni qe Rama nuk po paraqet Buxhetin qeveritare qe te flase per shifra dhe detaje. Eshte kryetar i opozites dhe jo kryeminister! Nuk mundet te flasesh me shifra dhe detaje kur nuk e ke idene se c'fare ka arka e shtetit brenda dhe ne c'fare gjendje eshte Shteti. 

Rama shtron pikat e programit qeveritare te ardhshem dhe percakton perparesite e partise se tije. Nese keni ndonje kundershtim me perparesite dhe IDETE e PS-s per zhvillimin bujqesor, tregtare, infranstuktore dilni me idete dhe kritikat tuaja. Por jo te behen pyetje te pakuptimta qe edhe sikur neser kur te vi ne pushtet PS tu jape pergjigje, shume pak njerez i kuptojne dhe aq me pak njerez kane deshire ti degjojne. 

 

Une si peshk me pak pervoje nuk ja lejoj vetes te mbytem ne "Liqenin" e fjaleve. Une si votues ja vlen te jem pak skeptik sepse besoj pak ne mesazhet mesianike.Rama ka dhene prova per vullnet dhe vizion por ajo qe kerkon te beje eshte nje bast i madh .Dhe kur them se u "tremba" kam parasysh qe diferenca mes vizionit te Rames dhe realitetit te deformuar prej 18 vjetesh eshte uleritese.Prandaj kerkoj IDETE ( dhe jo detajet dhe as buxhetin) brenda nje llogjike koherente qe parashikon input-et per te siguruar pritshmerite. IDETE vizionare OK por  keto duhen materializuar dhe shoqeruar me   INSTRUMENTAT perkates: politikat, programet sektoriale etj. Pastaj vijne ca gjera te tjera: nje nga pikat mbeshtetese te "leves" se ndryshimit eshte administrata sheterore e cila rezulton e mykur, mediokre , militante dhe  nepotike. Dhe qe te mbeshtesi mire leven e ndryshimit, Rama duhet  te pastroje "hauret e Avgise"  duke i dhene administrates fytyre perendimore dhe meritokratike.

Dhe kur them se u "tremba" kam parasysh qe diferenca mes vizionit te Rames dhe realitetit te deformuar prej 18 vjetesh eshte uleritese

Sepse eshte kjo diference kaq e madhe dhe mizore qe disa njerez ne mungese te alternatives (ose me thjesht ne mungese te pergjigjes) tentojne te mbulojne pa-aftesine dhe nivelin e ulet intelektual me britma, ulurima dhe tipike eshte skeptitizmi. Tani nuk eshte keqe qe te jesh skeptitik dhe nuk te ben njeri te keqe padyshim. Por eshte pjese e karakterit njerezore skeptitizmi dhe jo alternative. Perkundrazi ne politike disa here eshte "vdekje-prurese"..

Rama eshte veshtire te kuptohet nga disa njerez ne Shqiperi apo jashte saje per shkak te kesaj mjegulle injorance qe ka mbuluar shoqerine shqiptare dhe ketij maskarralleku 18 vjecare. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti qe intervistat e Nanos dhe Berishes megjithse ne pole te ndryshme nuk dallojne shume nga gjuha e perdorur dhe niveli i ulet intelektual.

Mund ta kritikojme Ramen padyshim edhe te pyesim apo te kerkojme llogari per programet qe shtron. Por ajo qe me habit eshte naiviteti tipik ne kesilloj rastesh dhe pyetjet shume pa sens. Rama propozon nje nga reformat me te thella ne shendetsin Shqiptare qe ka pare ndonjhere ai vende dhe askush nuk ngre nje pyetje apo te analizoje kete fakt. Policia e shtetit do reformohet plotesisht dhe do ktheht ne 1. Nje ministri e re eshte propozuar per Fshatin dhe eshte angazhuar te mbaroj certifikimin e tokes ne Shqiperi. Perkundrazi ngrejme teorira dhe analizojme te shkuaren rinore te Rames dhe akoma me 2009 flasim per PPSH! Me skandaloze eshte fakti qe sulmohet pse nuk behet deputet ( nje me shume ne kurriz te taksapaguesve). A  thua se kemi pak deputet dhe na duhen ????

Duke dale tek pyetjet e tua per administraten Rama e ke thene shume qarte. Do ndiqet modeli i Bashkise. Ketu mund te kete kritika apo sugjerime por nuk mund te mohohet fakti qe i vetmi intusticion ne shqiperi me pamje Evropiane eshte Bashkia e tiranes.

Persa i perket analizave te karakterit te Rames me duhet te theksoj dicka per ata qe kane dyshime. Bollni me kete naivitet! Nuk ka udheheqes ne cdo cepe te Evropes ( jo me pak ne Ballkan) qe te kenaqe te gjithe. Duhet te jesh me lekure shume te trashe te udheheqesh Familjen tende jo me 1 Shtet!

 

 

 

 

 

Jam dakord me Spiritus_in,  kam degjuar vetem pjesen per arsimin dhe "u tremba", nga faktet(20% analfabete...kuku, quo vadis)(keshtu do te shkojme ne Evrope ne?!), nga mllefi, shume i ngrysur, nderrova kanal.

Nje pyetje kam une: Si?

Mbase liderit nuk i takon te zbrese ne detaje, por si t'ja bejme kur akoma nuk eshte publikuar as per mediat e as per publikun e gjere programi i PS? Si sekretet industriale po ruhet.

Formati i emisionit pastaj nuk me pelqeu hic.  Mire qe s'ka debat me kundershtaret, po as gazetare qe te benin ndonje pyetje konkrete jo??

 

keto debatet shkojne nga nje ekstrem tek tjetri !

Tek Klani, kur jane 4 gazetare kembe-kryq perballe nje politikani, s'te lene te thuash nje fjali pa te nderprere, tek Balla, nuk ka debat, por MONOLOG

Po deshe debat te forte, shiko OPINION  te Blendi Fevziut ne tvklan me nje pervoje 12 vjecare.

Prof. Civici: "Pra cilat do të jenë burimet kryesore të të ardhurave që garantojnë realizimin e këtyre objektivave?"

Prof Civici: "Jam i interesuar të di se cili është modeli i ri i zhvillimit dhe mbi të gjitha se cilat janë prioritetet kryesore të burimit të të ardhurave. Pra rritja ekonomike që do të garantojë zhvillimin ekonomik nga do t‘i ketë burimet kryesore?"

Keto ishin pyetjet me teknike te mundeshme te drejtuara. Lexoni me kujdes pergjigjet. A mund te me thote dikush, sinqerisht, a e gjen pergjigjen konkrete per pyetje kaq teknike?

Une si ekonomist qe jam nuk e gjeta dot. Nese dikush me ndihmon ta kuptoj ku eshte fshehur pergjigja, me ndihmon.

Pra sot, ne kemi 58 për qind të forcës së punës në fshat, gjë kjo e paimagjinueshme, gjë kjo që në BE është vetëm 5 për qind ... Do ristrukturojmë ekonominë shqiptare duke vepruar në të shtatë këto veprime, duke rritur vëmendjen e duke u fokusuar tek industria. Sot, në strukturën tonë, industria është shumë më pak se sa në nivelin mesatar të BE. Do ta forcojmë duke shtuar shërbimet dhe duke vënë theksin te shërbimet, por mbi të gjitha duke strukturuar të gjithë pjesën e braktisur që është pjesa e ekonomisë rurale. Pa transformimin dhe pa vënien në një rrugë të re të fshatit ne nuk kemi asnjë mundësi të dalim nga situata ku ndodhemi. Me një bilanc absurd të eksporteve dhe importeve për ushqim dhe me një situatë ku pjesa e forcës së punës që sot është në fshat ...

Duke filluar me një politikë të re për prodhimin vendas e duke vazhduar me fshatin, arsimin, shëndetësinë, për mjedisin, për turizmin dhe kohezionin social.

Si do paguhen?

FMN plus

Ne nuk do ndryshojmë sistemin aktual fiskal, nuk do rrisim taksat, por do ndryshojmë dhe do bëjmë të qëndrueshme qoftë sistemin e administrimit, qoftë legjislacionin fiskal. Do kemi një fokus te sistemi i administrimit fiskal.

Behesh pak lemsh me fjalet si "do te fokusohemi", "rrit vemendjen", "venie theksi" etj, per te kuptuar cilat jane "prioritetet e modelit" por pastaj sikur "fokusohet" me shume duke permendur specifikisht shtate pikat ku do perqendrohet "modeli."

"Ide e re", pervec permendjes tekstualisht te "zhvillimit te qendrushem" (dhe jo ide si thagme, por qe te pakten po konsiderohet nje model baze, ndryshe apo vs modelit te rritjes se GDB) ishte ajo e krijimit se Ministrise se Zhvillimit Rural, e lidhur apo vijim i ideve te hedhura koheve te fundit.  Rama permend shkarasi se si do ia beje me ceshtjen e pronave.  Megjithate, ia vlen te debatohet krijimi i kesaj ministrie.  Cfare do bej ndryshe nga Ministria e Bujqesise?  A do jete "nje byrokraci" me shume, apo eshte e nevojshme duke pasur parasysh situaten rurale?  

Gjithashtu, per kontrast, apo per krahasim, ketu kemi dhe programin e PD-se, pervec slloganeve te mitingjeve te diteve te fundit, si uje 24 ore, dhe Shqiperia si gjithe Europa etj. 

 

mu me pelqeu aty kur e pyti dudushi per oborrin e vjeter bolshevik me te cilin do me bo "politiken e re" dhe s'i dha asilloj pergjigje. si dhe n'i qerre me pytje te tjera qe s'i dha asilloj pergjigje. shkurtimisht programi PS vazhdo me qen "do zejm zyra me ajer te kondicionum dhe do presim thonjt e do bojm manikyr"

pranej nuk i dote gazetaret ne studio?

mo e bukra ishte aty kur ia boni qe ishte kunder "baltes", ene i minut mrapa filloi himnet per familjen e sales

 Konstatojmë shpërdorim detyre, falsifikim të dhënash dhe informim të rremë... Nje Kthjellesi e admirushme...nje portretizim i ekipit QEVERISES. Ketu del zbuluar fytyra e Mixhisteve edhe per rrugen Durres -Kukes... Ata ne cdo mendim e veprim kane parasysh ( thene nga shoket  me te ngushte te Alexander Mexit ) te cilin e kishte edhe Minister ne qeverine e tij... " Gjith dynjaja kur del nga shtepia mendon per ato qe do kaloje gjate dites . Une ( Mexi) mendoj se kujt dhe si do t'ja fus ". Ky eshte portreti me i plote dhe programi me i qarte i Qeverise berisha i trasheguar qe nga 92  .....ne raport me KTHJELLESINE e Politkes se Re qe shpalos Rama. 

Ndryshimi rrënjësor i politikës kalon nëpërmjet transferimit të pushtetit të saj nga duart e një grushti njerëzish te duart e atyre që duan të marrin pjesë në procesin e transformimit të vendit. E nëse ju përmendët në fillim faktin se sot jemi në një ballafaqim ku ka më tepër çështje konkrete sesa luftë të drejtpërdrejtë të stilit të vjetër, unë besoj se ky është kontributi i drejtpërdrejtë i Partisë Socialiste dhe është shprehje dhe produkt i drejtpërdrejtë i kësaj mënyre të re të të parit dhe bërit të politikës.

Eshte e qarte qe soi i dhijareve dhe cjeperve jo vetem qe nuk di te lexoje por ben edhe nderhyrje te shkalles se larte te dijes Mbase liderit nuk i takon te zbrese ne detaje.... smiley Per ta kane rendesi vetem peshtymat e llogjet Mixhiste .. kuptohet qe detajet jane te pranueshme vetem kur ai prezanton nenat e motrat e te tjereve, emrat e moteleve, madhesine e bibilushit te Edit dhe ...harrova ...nuk na ka dhene emrin e skopitesit te EDIT... Keto po qe jane Politike e LARTE me Detaje te pranueshme. smiley

harrova te shtoj qe pergjigjja e Mexit eshte pasi shoku i vet e pyeti "Pash zotin si ja ben me gjith ata dinake fshati rreth BERISHES  qe mendojne vetem per intriga , vjedhje e si te ta fusin" Eshte PLOTESISHT Reale !

"dinake fshati"

ku i gje kto mer... ku i gje!!!

ps. letersia te ty hyn nga penxherja, masi i ke myll me 4 dryna dyret... ato m'kryesoret   smiley   .

I kërkova unë dhe PS-ja kësaj qeverie që të mos e mbyllte programin e FMN-së, sepse mbi të gjitha ekonomia dhe arka e shtetit shqiptar e ka të domosdoshme nën monitorimin dhe bashkëpunimin e FMN-së në do ta rihapim programin.

Hajde Shqiperi hajde! I vetmi vend ne bote ku nje parti e quajtur 'socialiste' don me e fut prap FMN ne valle.

....mua (prej se largu,) Rama me duket si zgjidhja me e mire....te pakten e ka trewgu se ka bo dicka....mendoj qe per te hyre ne detjae atij i duhej me shume se nje dite e tere....ne pergjithesi e votoj ate ...pasi deri tani sma mbush synin njeri tjeter.....

qafiro, pikrisht ket komentun ene presoret sot knej, ene me te njejten habi. ne pergjithsi ekzisto ideja qe ky nuk osht pjesrisht i paafte, po komplet i paafte, ne dallim nga meta qe te pakten ate planin e vet per bujqesin e ka konkret.

tjetra qe u komentu qe ene fakti qe mazalla se e qiti se nga financohet (shum nga ato pytjet qe smoren pergjigje)

tjetra qe u komentu qe ene fakti qe mazalla se e qiti se nga financohet (shum nga ato pytjet qe smoren pergjigje)

Te njejten pyetje bera dhe une ketu, po mazalla se me dha njeri pergjigje.  Se programi jo e jo.  (Sidomos kur jane "planifikuar" ulje taksash nga te gjitha anet, dhe ngritje fondesh.)

PS: ne e ke llafin per financimin e programit.

Eshte e qarte qe soi i dhijareve dhe cjeperve jo vetem qe nuk di te lexoje por ben edhe nderhyrje te shkalles se larte te dijes Mbase liderit nuk i takon te zbrese ne detaje.... Tongue Per ta kane rendesi vetem peshtymat e llogjet Mixhiste ..

Idris, ma boj hallall qe nuk u emocionova mjaftueshem nga Kthjelltesia e Rames. Bo vaki ndodh kjo ngaqe duke jetuar ne Shqiperi jam ngop deri ne fyt me pallavrat e politikaneve tane. Bo vaki qe kerkoj nje arsye me te forte per te votuar dike se ajo e perhershmja e shqiptareve "qe te heqim qafe kete qelbesiren qe kemi". Bo vaki qe me verte me intereson te di se si do t'i ndryshoje gjonat se cfare nuk shkon nuk kam nevoje te ma tregoje njeri se e shof vete per dite. Po ma boj hallall edhe nje here se kushedi kerkoj shume. 

 

Ca njerez pyesin 'Si?"

Te tjere pyesin "Si jo?"

Fare pa lidhje me kete temen ketu! smiley

Oferat e Rames per Shqiptaret ?

Me beni kryeminister, t'a bej Shqiperine si gjithe Tirana !

Dakort jam une, po gjith'ene ato pallate ç'dreqin i do fshati mer daje ? Se mos na vete puna dem, si ato 700.000 bunkeret qe rrine kot ?  smiley

Rama e di kompleksin e vet te mosperballjes dot ne debate dhe i shmanget shume. Shume njerez me te cilet kam diskutuar sot (perfshire dhe socialiste) e pranonin megjithese me hezitim qe mbreme ju ca pak koka nga fjalet e sterperseritura te Rames. Megjithate duhet shporrur Berisha sipas tyre pa le te vije kush te vije ne pushtet smiley

Duhet thene se keto fjale te Rames jane nje risi e vertete ne politiken shqiptare.

Kurre deri me sot nje politikan shqiptar nuk ka percjelle mesazhe te tilla qe me te vertete shkojne pertej se djathtes dhe te majtes.

Kam pershtypjen se ne Shqiperi ky koncept eshte ende i veshtire per t'u pranuar, por aplikimi i sukseshem i tij ne realitet, mund te sjelli rezultate nga te cilat do te perfitojne te gjithe.

pikerisht, sepse s'dime se ku do vemi, nese sjemi as majtas as djathtas !!!

 

eshte teper pozitiv dhe teper negativ, me duket njeri i ekstremeve, u ngrit vrullshem ne politike , flet bukur por asnjehere nuk pergjigjet per ate qe e pyesin, punet bombastike i ka bere kur PS ishte ne pushtet  , eshte teper luftarak , karizmatik por te jesh kunder tij duhet te jete shume e veshtire , nuk e di pse nuk me bind ende ky shkelqim i tij.

...fatkeqesisht ne Shqiperi ende vazhdon shpelarja e trurit dhe njerezit, cuditerisht edhe te rinjte, bien pre' e propagandes dhe demagogjise, e retorikes boshe dhe e premtimeve bajate...eshte teper e thjeshte te konstatosh krimet, gabimet, mangesite, keqperdorimin e pushtetit, dhe ti thuash ato me ze te larte eshte detyre, por po aq e thjeshte eshte te vesh re perparimet, arritjet, dhe t'i thuash ato me ze po aq te larte eshte e domosdoshme gjithashtu. Ne rast se nuk denoncon te parat dhe nuk pranon te dytat eshte njesoj paturpesi. Politika e re nuk behet thjesht duke bertitur per "bemat" e Qeveriut. Politika e re fillon nga vetja, dhe kjo per Edvin Ramen do te thote qe te dale publikisht e t'u kerkoje falje veteraneve te LANC-it per ato qe ka shkruar ne "Refleksione". Per Edvin Ramen do te thote qe te terheqe mbrapsht ato qe ka thene per Partine qe drejton sot kur bente thirrje te nxirrej jashte ligjit. Per Edvin Ramen do te thote qe te shkeputet nga politika e Gramoz Rucit, Kastriot Islamit (qe ne '97 ulerinte ne Ballsh se do t'i terheqim zvarre anetaret e PD-se), duhet te shkeputet nga politika e Skender Gjinushit, kesaj lavireje politike. Politika e re fillon kur Zeri i Popullit t'i kerkoje falje Edvin Rames qe e ka quajtur fashist ne nje artikull te vitit 1991, pikerisht per ato qe thote ne "Refleksione".

Eshte per te vene kujen kur edhe te rinjte "lumturohen" sepse dikush di te flase "bukur" e nuk vene re qe perdor demagogjine me mjeshteri.

Deshiroj te perifrazoj Henry Kisinger kur socialistet kritikonin kapitalizmin: "Jam dakord qe kapitalizmi nuk eshte nje rend i mire, por me thoni nje tjeter me te mire dhe jam gati ta pranoj"

 

Deshiroj te perifrazoj Henry Kisinger kur socialistet kritikonin kapitalizmin: "Jam dakord qe kapitalizmi nuk eshte nje rend i mire, por me thoni nje tjeter me te mire dhe jam gati ta pranoj"...

shprehja me siper eshte njesoj si :

 "Jam dakord qe Rama nuk eshte nje ... i mire, por me thoni nje tjeter me te mire dhe jam gati ta pranoj"...Salaaaaaa

 Ti je ne rregull, e ke bere dallimin, e di per ke do votosh, a te vijojme ne qe jemi ende te paqarte per te keqen me te vogel tani? 

 Kur perpiqem te analizoj dy lideret kryesore sot, qe me ngjane njelloj te zene peng, me kujtohet filmi "gjenerali i ushtrise se vdekur". Ne nje moment te filmit, gjenerali ne kerkim te eshtrave , eshte duke lexuar ditarin e nje ushtari Italian qe ia dorezoi nje katunar nga peza me duket. Aty meson se ushtari ne fjale kishte vendosur gjate lufte te dezertonte dhe te strehohej ne shtepine e katunarit shqiptar (e bija e te cilit R. Bulku); nderkohe qe gjenerali lexon ditarin, regjizori ne retrospekitve sjell imazhe nga jeta e perdtishme e ushtarit Italian te katunari shqiptar ne baze te rrefimeve te tija ne ditar; breshkaxhiun e kishin veshur keshtu me brekushe dhe qeleshe, dhe e benin te shkundte qilimat, te milte lopen, te rrihte gjalpin, te mblidhte vezet, te disiplonte derrat, te piqte buken; dhe ne fund te nje dite te lodhshme I lejonte vetes luksin e marre t’I hidhte nje veshtrim vjedhurazi rajmondes se bukur, por nje veshtrim impotenti se ishte bere me femer se femra qe shikonte (nga ku gjeti dhe vdekjen se katunari fanatik e beri pesterma); “jazek te qofte” e mbyll leximin gjenerali qe e hodhi ditarin ne plehra me nje ndjenje ndotjeje per bashkepatriotin e tij. ja keshtu me ngjan kjo histori 

Gjen kandidade per deputete shume te mire nga te dyja forcat politike, dhe as diskutohet qe me nje drejtues per se mbari ata mund te bejne gjera shume me te mira. Mirepo ketu calon cdo gje, tek diferenca midis Rames dhe Berishes. Tek te dy gjen energjine dhe perkushtimin e jashtzakonshem, mirepo nese tek Rama ka nje vizion dhe praktike moderne ( Tirana), Berisha e ka te pamundur te shkeputet nga nje Imprint i ngulitur tashme ne trurin e tij: mungese e thelle respekti ndaj ligjit, qe per fat te keq, shumicen e rasteve e miraton po vete.

Deri me sot, Fushata e PD- se eshte shume infantile, nje krenari pathetice per rruge e ngritje rrogash e cezma,  por asjehere nuk kane pranuar te ballafaqohen me impaktin real te ketyre ndryshimeve "gjigante" tek qytetaret shqiptare. Kur u thua rroga ishte 2 e u be 4, thuaju edhe qe shpenzimi ishte 1 e eshte bere 3 e me teper. ne rastin me te mire, nuk ka fare ndryshim nga 4 vjet te shkuara, ne rastin me te keq, ka perkeqesim te gjendjes se shumices.

Shqiptaret jane pjese e botes e nuk mund ti kenaqesh me duke inauguaruar vepra sporadike. 

nga ana tjeter, fushata e PS pa asnje diskutim shpalos ide shume me evropiane e moderne. Shkurt, Rama eshte asset i shkelqyer. Shfrytezojeni.

 

 

 

Rama dhe PS kane nje disavantazh te thelle me Berishen ne kete fushate. berisha ka aktivizuar te gjithe makinen e shtetit dhe e ka lene fare punen per te cilen paguhet, ne vend te drejtoje shtetin ai drejton nje fushate elektorale. Kjo eshte qesharake dhe e pandershme. Parate e taksapaguesve shkojne te furnizojne makinen propagandistike te berishes, ketij njeriu te paskrupullt.

Personalisht as nuk e lexoj fare programin e Rames, jam i sigurte qe edhe sikur te premtoje gjysmen e atyre qe premton berisha , do realizoje shume me teper.

Nuk me rezluton se Rama nga ana e tij qendron e punon 17 ore ne dite ne Bashki, siç pretendonte se punonte ne vitin 2000 !!! Per mos te thene qe ka kohe qe s'e ka pare zyren e tij ne Bashki ngaqe ngeli fshatrave !

Rama nuk ka 1 muaj qe e ka braktisur punen per te cilen u votua ne 2007, ai ka qe pas zgjedhjes se trete qe e ka lene bashkine ne dore te Shalesit, ndaj ka 2 vjet, qysh me Enciklikat e Bujqesise, qe eshte Kryetari me Korrespondece i Bashkise.

Pastaj, harroni ju se ai nese marr mazhorancen, pretendon te behet kryeminister ? C'fare do te thote kjo ? Qe do braktise perfundimisht detyren e tij.

Kurre deri me sot nje politikan shqiptar nuk ka percjelle mesazhe te tilla qe me te vertete shkojne pertej se djathtes dhe te majtes.

Para se te kalohet 'pertej' te majtes/djathtes, duhet qe te kete nje te majte te djathte. Ne Shqiperi nuk ka kurrfare dallimi ideologjik midis partive,  gje qe i kthen partite thjesht ne grupe interesi apo klane biznesi. Prandaj The Economist e quan Shqiperine nje 'demokraci hibrid' pasi nuk ekzistojne te gjithe elementet por thjesht klanet.

I nerum LIS me qe rimon edhe me Idris e lej topin ke fusha JOTE ....Hallall buka / hallall krypa / mec me shendet se ika smiley

 

Idris, jam "e nerume" dhe jo "i nerum", pavaresisht se niku mund te te ngaterroje. Jo gjithmone gjerat jane tamam ashtu sic duken. 

Arsyeja kryesore pse duhet larguar Berisha eshte timeline i tij ne politike, gje qe e ka mbajtur e mbase do vazhdoje  ta mbaje Shqiperine ne trazicion politik, ekonomik, social...

Po shikoja para ca ditesh fragmetnt nga emisionin Opinion, ku ishin te ftuar Majlinda Bregu dhe kantidati i pare i PS per Tiranen. Gjate gjithe emisionit ministrja jone e integrimit i thoshte zotrise te mbyllte gojen, te mos flase, e quante antishqiptar, punist ( ky zotrija paskesh punuar per qeverine Berisha 2005-06 ne te njejten ministri te Bregut)...

Sa e sa here kam degjuar Sali Berishen apo Lul Bashen tu kundervihen kujtdo qe permend korrupsionin galopant ( per kete bazohem tek kontrolli i larte i shtetit) ne autostraden Durres- Kukes, duke i quajtur antishqiptar.

Por sa e sa here ka dale kryeministri yne duke sulmuar median, duke luajtur rolin e atdhetarit ndersa akuzon median si shkaktare te prishjes se imazhit te vendit...

Keto jane instrumenta te ngjashem qe perdori E. Hoxha pas clirimit te vendit per te eleminuar opoziten, per te eleminuar median e lire, per te penguar fjalen e lire...

P.S; hajt naten e mire se u zgjata shume

1. Nuk me pelqen menyra se si ky flet me rrokje sikur eshte perpara kopshtit apo te vonuarve nga mendte.

2. Nuk me pelqen fakti qe mbledh nje grusht me fjale te huaja dhe i sperkat ne nje fjali, gje e cila e ben te duket sikur po flet percart.

3. Nuk me pelqen formati i emisionit ku ky eshte i lire te bej miting elektoral. Per mua ky emision nuk ja vlen fare te shikohet nqs nuk je die-hard i PS. Jam i sigurte qe Z.Rama nuk ka fituar asnje vote te te pavendosurve me kte menyre te prezantimit te programit te PS.

4. e perdhunoi miemrin "europian", e shkalafiti fare. n'2 miemra 3 ishin "europian". skom ket robin njit qe merret me kto gjona se osh piku mjesit, ta kisha fut ne pun tna qiste sa europian/minut e kishte shpejcin

 donkishotet(politikanet) dhe mulliri me ere(ekonomia)...

- integrim rajonal(boteror?) zero

- te ardhurat kryesore nga emigracioni

- ceshtja e prones ne rruge pa zgjidhje, si rrjedhoje miliarda humbje cdo vit

- turizmi pa vellezrit kosovare ne gjendje te mjerueshme

- kriza e pritshme ne ndertim, me pasoja te pallogaritshme

- bujqesia nqs e quajme se kemi, jashte konkurrences

- shanci i integrimit te ekonomise se kosoves ne ekonomine shqiptare i pamundur per shkak te vete qorrsokakut te ekonomise sone...rruga e shume perfolur nga ne ne mbarim, nga ana e kosoves nuk dihet kur do mbaroje(nuk jam i sigurte a ka filluar)

le te enderrojme sikur qeverite tona te ishin perpjekur te ndertonin shtetin ligjor e funksional keto 18 vjet:

- kthimin e prones te pronari, e jo reforme te dyte agrare me pasojat e sotme te fragmentizimit...e gjitha kjo per efekt elektoral, sigurim te votes pa marre parasysh demin ekonomik

- mos lejimin e ndertimeve pa leje

- mirembajtjen e rrugeve ekzistuese e zhvillimin e rrjetit rrugor

- sigurimin e energjise dhe ujit ne pershtatje me rrethanat e reja

- bllokimin e bregdetit te virgjer qe trasheguam nga diktatura, per zhvillimin e turizmit modern

- pastrimin e politikes dhe administrates nga spiunet e sherbetoret e diktatures...etj..etj

qeveritaret e ketyre 18 viteve u kthyen ne menaxhere te klienteve te tyre e per interesat e tyre...

 

 

 

 

Cilsia qe vlersoj me shume te Ed Rama eshte se urren njerzit qe bejne gjasme. Ne jemi nje brez i tere qe gjith jeten kemi bere gjasme.Qe ne mbledhjet e org se pionerit kemi thene ato qe duhej dhe jo ato qe mendonim. Gjith jeten kemi lavdru rrobat e mbretit lakuriq.Per mu ky esht nje handikap i madh i shoqerise sone. Perfaqsuesi me emblematik i njerzve qe bejne gjasme ishte Fatos Nano. Z Nano kujtonte se shteti ndertohej me pordhe. Nuk kishte faj.Sa here pirdhte gjith rrethi i tij merrte fryme thell e leshonte pasthirma kenaqsie "ah qa ere", dhe atij te shkretit i mbushej menja se po punonte. Te berit gjasme na ka bere te zvarritemi kto 18 vjet. Ed Rama tani ndodhet bash ne strofullen e te berit gjasme e ndersa ne bashki e pat te lehte per shkak te pozicionit te tij ekstrapartiak ne PS e ka Shume me te veshtire. Une vej re se serumuin e ka gjetur, mbetet per tu pare a do e pranoje gjaku i PS 

Pjeter, i ke vene pikat mbi i me keto rreshtat me lart smiley

 Populli shqiptar i provoj mbi kurriz keto 18 vite tranzicioni zvarranik.I provoj mbi kurriz e mbi dinjitetin e tij te perkembur keta kumunist dyfytyresh.Ne qofte se votuesi shqiptar i jep vote keti njeriu prape,eshte i vetedenuar,i vetinjoruar dhe tregon se ende nuk eshte i pregatitur te ballafaqohet me lindjen e te ardhmes se vet.Dhe si i tille duhet lene ne batakun e injorances ku eshte zhytur.Jo se kam respekt per ndonje politikan por me berisha-nano-meta na erdhi ne maje te hundes.Edi praqet nje shprese qe te hudhehiqemi ndryshe.Ta provojme,mbase sjemi te denuar perjetesisht.

Ketij politikani nuk ishkon as shprehja " zot me jep mend sa me lidhe breket, te tjerat mi jep  fat", ky as breket nuk din me lidh, e gjitha i ka shku fat.

Zoti na ruajt.

Edvini thote.

"Merren me taksën e gjelbërimit, ndërkohë që është një kontribut i qytetarëve të Tiranës, që është i kthyer në mijëra pemë që mbillen në Tiranë sot. Tirana është një befasi për vizitorët me kaq shumë pemë që janë rritur e kanë çelur apo që sapo çelin, pasi janë të sapombjella. Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës e kanë".

Si thoni, do fitonte Shirak zgjedhjet per president sikur te shprehte keto rreshta, "shikoni Parisin si e kam bere me peme".

Edvin, mor djale, kur ti si kryetar ke mundesin te taksosh qytetarin per te mbjellur peme, do thote se qeveria punon shume mire, se ka te ardhura qe jep mundesin qytetarve te paguajne taksen, sepse po qe se do vdisnin per buke ( sipas teje) ne çfare menyre do paguhej kjo takse.

Rrena (genjeshtra) i ka kembet e shkurtera, thote populli, pamvarsisht se ti je shalgjate.

 

e gjitha i ka shku fat

 

po ca m'thu ti mor shoku,ti po m'kujton i batut tek i film western ("per qualche dollari in piu" n'mos gabofsha)qe sa here Clint Easwood gjunte ne shenj ai teveqeli thoshte "bah ca fati" 

Të zëmë hundët e të votojmë Ramën!?
Dritan Kaba

Biseda televizive e kryetarit zyrtar të PS në “Top Channel” na dha dhe njëherë një pasqyrë bindëse se z.Rama nuk është aspak në gjendje të qeverisë vendin. Në një show televiziv të telekomanduar dhe pa asnjë risi, me fjalime patetike pa asnjë program dhe pa asnjë zgjidhje për vendin dhe krizën që po kalon sot Shqipëria, z.Rama u rrek të shpjegonte 1000 faqëshin e tij programatik.  Sikur të kishte bërë dhe një faqe më shumë ky program do të quhej “Programi i 1001 netëve”.

Në show-n e tij, Rama na u duk në formën e një Shehrazadeje që mundohej të vinte në gjumë shikuesit, me përralla, ku fantazia shkonte nga qeveria “gju më gju me popullin”, që merr vendime së bashku, fshatçe, deri tek parulla: “Çdo populli, bën partia”.

Sa i ka pyetur qytetarët dhe socialistët për drejtimin e bashkisë së Tiranës e kemi të gjithë të qartë.  Gjatë të gjithë emisionit kandidati për kryeministër i PS, më shumë po i mbushte mendjen vetes që mund të jetë kryeministër, se shqiptarëve. I paqartë, konfuz dhe në një butafori gazetareske ai as në këtë emision nuk pati guximin të përballej me analistët e vërtetë. Në vend të gazetarëve, ai solli në studio njerëz “no face, no name, no number”, por përsëri nuk arriti të japë sadopak një pasqyrë të programit të tij qeverisës. 

Një emision i regjistruar më parë dhe i shitur për shikuesit si direkt, i pazakontë për debatet politike, tregoi qartë që Rama kërkon t’u shesë shqiptarëve vetëm fasadën me ngjyra, duke shmangur brendinë boshe të tij dhe programin inekzistent. Kjo ndoshta do të ishte një taktikë e ndjekur për një fushatë sa më të kontrolluar mediatike, sikur ai të mos refuzonte përballjen e para dy ditëve të planifikuar në TV KLAN.

Rama nuk pati guximin për t’u përballur në studion e Fevziut, në emisionin e reklamuar ditë më parë, ku ai do të dilte me stafin e tij. Frika e tij për t’u përballur me gazetarët përforcoi edhe njëherë përpara votuesit shqiptarë pamundësinë e tij për të qenë një kandidat i gatshëm për kryeministër. Kjo tregoi edhe njëherë vërtetësinë e librit butaforik që Meidani i dha kryetarit zyrtar të PS, në konventën socialiste, që nuk ishte gjë tjetër, vetëm shfaqja e radhës e “one man show” të PS së sotme.

 

“Turiamoci il naso e votiamo DC”

Në vitin 1976, Indro Monatanelli i famshëm i gazetarisë italiane, tha: “Të zëmë hundët dhe të votojmë demokristianët”, në një editorial tek gazeta “Corriere Della Sera”. Montanelli i bënte thirrje elektoratit italian që të votonte për të keqen më të vogël përballë komunistëve italianë të financuar dhe mbështetur nga Bashkimi Sovjetik i asaj kohe. Këtë gjë po rreket edhe Rama të arrijë me boshtësinë programore të tij, me pamundësinë e tij për të qeverisur vendin, me lista kandidatësh, që në pjesën më të madhe të tyre, nuk kanë asnjë lidhje me të majtën reale shqiptare, ai po mundohet të sjellë të keqen më të vogël para shqiptarëve për ta votuar.

Në listat e PS vihen re një numër ndërtuesish që janë në pozicione të sigurta duke larguar nga përfaqësimi shumë socialistë që kanë kontribuar në vite. Nëse për deputetët socialistë që votuan për presidentin Topi, u përjashtuan nga grupi parlamentar i PS, po një tjetër deputet që votoi për katër vjet me radhë në Parlament për qeverinë Berisha i është dhënë një vend i sigurt në listën e qarkut të Shkodrës. Ky standard i dyfishtë i përdorur, tregon edhe njëherë qartë, që PS sot nuk përfaqëson aspak të majtën, por grupin miqësor dhe me interesa të lidhura ngushtë me z. Rama.

PSSH tani është kthyer në Partia e Sipërmarrësve të Shoqërisë së kryetarit aktual. Për këtë fakt shqiptarët nuk duhet të zënë hundën e të votojnë PS, se do u duhet të mbajnë erë për katër vitet e ardhshme kësaj klase politike që nëpërmjet listave të mbyllura që po serviren nga kryetari zyrtar i PS.

Pjesa tjetër që nuk ka lidhje me të majtën është detashmenti i z. Rama që po zë edhe kohën televizive të PS. Ky investim është edhe një arsye më shumë për të mos votuar ekipin me duvak të PS. Duke e ditur shumë mirë që nuk arrin të bëjë shumicën ai nuk dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E keqja nuk qëndron në e çon ushtrinë e tij elektorale në betejë pa komandant, por tek këta njerëz që as u dhimbset e majta dhe as kanë lidhje me të.

Këta “të rinj” do të përdoren për presion ndaj qeverisë së dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe kryeministrit të ardhshëm të koalicionit të majtë. Duke qenë në pozita komode të kolltukut të kryebashkiakut ai do të drejtojë këtë grup për të bllokuar qeverinë e re. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me qeverinë e fundit socialiste, por atëherë nga jashtë. Njerëzit që përdori në maskën e organizatës “Mjaft” kundër qeverisë socialiste tani si shpërblim ju ka dhënë vende në listën e kandidatëve për deputetë pa asnjë mund dhe pa asnjë kontribut. Këta njerëz pa identitet ose ndryshe “no face, no name, no number” - “pa fytyrë, pa emër, pa numër”, do të jenë levat për të rrëzuar qeverinë e majtë të dalë nga 28 qershori, kur Ramës t’i skadojë afati i qëndrimit në bashki.

Për këtë arsye shqiptarët nuk mund të zënë hundët e të votojnë nuset e reja me duvak të Ramës. Kryetari zyrtar i PS arriti deri aty sa në Fier tha: Votoni programin, jo njerëzit. Sa turp për ata që janë lista. Nuk e kam fjalën për “nuset” me duvak, por për ata të paktë që kanë vite që kontribuojnë në PS. Populli duhet të ketë besim tek udhëheqësi i shquar, që na solli dielin. Fiks si Hitleri dikur. Mendësia diktatoriale e Ramës është e rrezikshme për Shqipërinë. Një Berishë me kollare me ngjyra është vetëm ana tjetër e medaljes, jo ndryshimi. Shqiptarët duhet ta refuzojnë këtë model të Shehrazades moderne dhe diktatorit meskin.

 

Shifra 18

Në daljen e fundit të tij televizive, shqiptarët nuk kuptuan asgjë si do të zgjidhë krizën kandidati i PS për kryeministër. Përmes frazave patetike ai nuk arriti të na japë asnjë program. Shqipëria nuk mund të drejtohet me deklarata, vendi sot ka nevojë për veprim dhe një njeri që di të drejtojë vendin. Në ligjëratën e tij të gjatë dhe pa asnjë ngacmim, z. Rama përmendi vetëm një shifër, tetëmbëdhjetë.

Si mund t’i besojnë shqiptarët një njeriu që nuk di të artikulojë as mendimin më të thjeshtë ekonomik. Në dy orë morëm vesh të vetmen të re atë që do të kemi një ministri Rurale. Po ministri qytetare do të ngrejë z. Rama? Thagma të tilla nuk mund t’i shiten votuesve shqiptarë si politika të reja. Politika e re përtej të majtës dhe të djathtës është politika drejt Partisë së Sipërmarrësve të Shoqërisë së Kryetarit.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).