Rama miting madhështor në Shkodër: Enveristi Berisha po mban peng Shqipërinë

 

Në një miting elektoral masiv në Shkodër, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se Berisha si enverist i djeshëm dhe si demokrat i sotëm po mban peng Shkodrën. Si rrallë ndonjëherë sheshi kryesor i qytetit ka qenë i tejmbushur për një miting të PS.

“I jam mirënjohës Shkodrës për shpirtin evropian të rezistencës ndaj mësymjes vrastare të territ komunist, që u derdh mbi këtë qytet me të gjithë forcën e urrejtjes të një mendjeje destruktive, kundër mendjes krijuese. Dhe ta mbash në konflikt Shkodrën e Shqipërinë, në emër të së shkuarës komuniste, siç bën enveristi i djeshëm dhe demokratikasi i sotëm Sali Berisha, do të thotë të mbash gjallë botëkuptimin errsinë, e ta mbash kohën shqiptare në vend nga pikpamja shoqnore. Unë jam këtu për ta bërë të ecë kohën shqiptare, jo duke u dhënë shkodranëve arsyet pse duhet të ndahen në emër të së shkuarës komuniste, po pse duhet të bashkohen në emër të së ardhmes evropiane që njëkohësisht është edhe e shkuara e ndritur e Shkodrës oksidentale të Luigj Gurakuqit dhe të Migjenit”, - tha Rama.

“Unë jam këtu për botëkuptimin dritë kundër botëkuptimit errsinë, kundër mendjes destruktive, kundër politikës së vjetër që është armiku i mendjes krijuese, i ëndrrave dhe i shpresave tona, dhe aleati i varfërisë, i papunësisë, i injorancës, i dhunës, i korrupsionit.

Unë jam sot këtu, sepse dua që bashkë me ju, shkodranë e shkodrane, bashkë me të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që janë deri në fyt me politikën e vjetër të këtyre 18 vjetëve, ta sfidojmë historinë e vjetër që një grusht politikanësh e shkruajnë sipas interesave të tyre dhe të hapim një faqe të re, ku të shkruajmë së bashku një histori të re për fëmijët e socialistëve dhe të demokratëve, për të gjithë fëmijët e atdheut tonë të përbashkët.

Duke votuar për këtë Parti Socialiste, ju do të votoni për një fuqi ndryshimi dhe për një rrugë të re, që harmonizon gjeneratat dhe gjinitë, që bashkon eksperiencën dhe vlerat më të mira të traditës me energjitë dhe me talentet e njerëzve të rinj, të cilët vijnë përpara jush si mishërimi i hapësirës sonë të re politike, që është pasqyre e shoqërisë ku jetojmë. Jo vetëm e socialistëve e socialisteve, por edhe e atyre që vijnë nga angazhimi shoqëror, edhe e atyre që vijnë nga sipërmarrja e lirë shqiptare, edhe atyre që vijnë nga përkatësia besnike ndaj komunitetit. Dhe padyshim, këtu në Shkodër, edhe atyre që vijnë për të përfaqësuar edhe të përndjekurit e regjimit komunist”, - vijoi më tej kryetari i PS.

40 Komente

Mero.

Nuk te la hoxha te hypesh maje minares ne Shkoder???

shkodren ne permasa reale ta shofi sot ne oren 7 mero smiley

 a ke noi foto te na tregosh permasat sureale irgo?

irgun-o, per ne qe jena larg, ajo puna e minares, imamit dhe Meros njeli shum evazive.   smiley   

amon mer, sa pike i ulin vetes keto gazetat qe vendosin "madheshtore" direkt e ne titull... me keq se standardi, qe dite per dite flet per "fitore te thelle" e per "kandidate me synime te qarta". 

Rame, mos u lodh kot me mitingje, rezultati esht percaktu me kohe.

 

Korce, arrestohet mashtruesi me kartat

Nje person ne Korce ka aplikuar me identitet te rreme per karte identiteti.

Rasti eshte zbuluar pasi me nje certifikate me identitet te nje tjeter personi, Edmond Frasheri eshte paraqitur dhe ka realizuar procesin e aplikimit.

Ai ka perdorur gjeneralitete te nje tjeter personi, duke u paraqitur si Eduart Frasheri, te dhenat personale te te cilit dhe dita e lindjes nuk i perkasin aplikuesit.

Sipas drejtorit te informacionit, Mikel Llogori, qe ka denoncuar kete rast prane policise, aplikuesi e ka marre ne dorezim certifikaten nepermjet nje zyre elektorale.

“Ne jemi interesuar dhe gjate bisedes me te kemi mesuar se ai nuk ishte paraqitur prane sportelit, por ka cuar foton ne nje zyre elektorale te PD ne lagjen 6, ku ka pasur edhe persona te tjere te cileve u nxirreshin certifikata”, ka deklaruar Llogori.

Punonjesja e gjendjes civile qe ka leshuar certifikaten me identitet te rreme eshte pezulluar nga puna. Identiteti ne certifikate i perket nje 32 vjecari me ngjyre qe banon ne lagjen 16 te Korces.

Eduart Frasheri eshte i papune dhe deklaron jashte kameras se nuk ka dijeni per faktin se nje tjeter person ka perdorur gjeneralitetet e tij.
 

Publicitet
-->

shum gabim te madh beri rama qe iu fut politikes ne kete menyre , mire ishte ne bashki , besoj se mbas humbjes se zgjedhjeve do i shkasin kembet shume shpejt dhe nga bashkija sepse do jene socialistet qe do e groposin .

Mitingu nuk ishte aspak madheshtor dhe kjo verifikohet fare lehte duke e pare ne televizor ose edhe tek kjo foto mesiperme. Keto jane artikuj te dobet te gazetes se Meros e cila kur mbush sheshet plot Berisha thote qe skane rendesi sheshet qe mbushen por votat ndersa kur nuk mbushen sheshet nga opozita por keto gjithsesi i nxjerrin te mbushur i shtojne fjalet "madheshtore". Shpresoj qe peshkupauje te pastrohet pak nga keto lloj artikujsh se po qelbet.

e me mire, mos u leqenis kaq shume, ju keni komandantin legjendar qe e ka crack sistemin e votimeve. aq i duhet atij nji 5 % mashtrim me kartat dhe ja vate dhe kjo pune, edhe gita, edhe xeni pshtojne prej hapsanes.. sa te keni ate ju, mos e vrisni mendjen per meron.

Ne fund te fundit, fitorja e thelle e PD-se ne Shkoder nuk perben lajm. Lajm perben sondazhi i "Gani Bobi" qe nxjerr 4% para PD-ne ne Qarkun e Fierit. Eshte konfirmim i mitingjeve masive dhe madheshtore ne keto qytete ku e majta ka qene ne epersi.

Vallai veshtire me duket qe te fitoje PD ne Fier. A thua ju kane hap syte njerezve?!

Kane intervistuar 2 mije njerez ne ate qark, sample qe do te mjaftonte per te dhene pelqimin e votuesve ne te gjithe Shqiperine jo me vetem ne nje qark.

Qarku i Fierit, qarku i dyte ne Shqiperi ne mos gaboj, eshte blu, ndryshimi qe ka pesuar Shqiperia eshte jashtezakonisht shume i prekshem dhe normalisht reflektohet edhe ne preferencat e votuesve.

Ngelët duke bërë BLU të majtët... por do vijë një ditë që do ju mbarojnë dhe komunistët në Shqipëri smiley

P.s: po shtoni blu nga një anë dhe ja u nxorrët bojën dhe i harruat ata të shkretët që ju besuan që në fillim... nëse Shkodra, qoftë edhe si reagim i pakënaqësive tëkëtyre viteve, ju pakson votat apo (larg qoftë smiley ) voton për Ps... shkoni e mbytuni n'Bunë smiley

Jo Ed,deri n'at pike me votu cretinllekun nuk mbrrijme ma do mendja...mandej shkodrane prej Puke ka sa t'dush.. smileySi ke ndje?

skeni c'thoni per Shkodren dhe e fillut me Fierin? smiley Se keni keq ne fakt me stilet dhe marifetet si ne Korce edhe ja dilni smiley 

chene i qendroj asaj qe thashe. Ne Shkoder ishin jo me shume se nje grusht njerezish. Mjafton te shohesh lajmet dhe sado qe mundohet kamera mos kaloje nga cepat (qe mos duken hapesirat boshe) perseri nuk ka shume njerez dhe per te qene i sinqerte me ty jam i bindur se PD fiton edhe kesaj rradhe keshtuqe ska nevoje per stile e marifete smiley

he se i fut i dush shkodra edhe prape e nershme mbetet

 

Po me rrugen e re per ne Shkoder qe e ben per 1 ore (e me pak)...s'ka pse te mos conte dhe 25 autobuza me Tullumbace Edi atje smiley

Apo ne proteste te korrupsiont te rruges se re...i ra nga rruga e vjeter? smiley

 

Shumica e te pranishmeve jane nga Malesia e Madhe, Puka dhe rrethinat. Nga ana tjeter nje pjese e mire e shkodraneve te pranishem jane aty per te degjuar West Side Family. Ato qe jane vertete per Ramen dhe PS-ne aty jane ose jo Shkodran ose shkodran por te paket ne numer.

 

PS ta harroje shkodren edhe kete here.

skeni c'thoni per Shkodren dhe e fillut me Fierin?

shkodra dje me 7 masdite:

E forta e radhes e Berishes

Dje ne Vlore po fliste per nje rruge 2000 m te gjate ,

 

Është një eveniment jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, një autostradë ndër më të gjerat, në Shqipëri, në mos më e gjera ne vend. Rruga është e gjatë 2, 5 km, por është një arterie jetike për qytetin e Vlorë, pasi e mbron qytetin

Jam kurioz te di cmendim ka gazeta Tema per mitingun e Sales sot ku kishte zbritur e gjithe Shkodra ne shesh.

me siguri ka me thone qe "numrat e militanteve qe mbushin sheshet nuk kane rendesi"

Paska shkuar ne Zvicer Jozefina?

rama kur thot "enveristi berisha" ka nermen me cu komunistet e vet me votu per salen, apo si e ka menu?

Shum e thelle do jete fitorja e PD-se dhe humbja e PS-se

ahhh  mero mero, kastravec i keq.

Fitorja e PARTISE DEMOKRATIKE do te jete aq e thelle sa ajo e 92-shit !!!

alproud do te doja qe videon me pjesemarrjen madheshtore ne mitingun e PARTISE DEMOKRATIKE ne SHKODER t'ja dergoje meros, kush e di se ne c'far shpelle jeton mero? hapi syte e tu me lesh o mero e mos shkruj prralla, shko shikoje si e ka ba Shkodren qeveria e 2005-2009-tes dhe qe do te jete dhe e 2009-2013 tes.

 

 

Kujton ti se mero nuk e di qe PD do fitoje ? E di si cecua , por ska cben , sepse do dhe merua te haje , dhe puna ia do te thote ato qe thote .

E voton Shkodra PD-ne sepse doli ne drite nga Berisha dhe Jozi. Jane shume te sigurte shkodrant per nje gje te tille, por vetem Zoti e di pse. smiley

E tmerrshme sa lavazh truri ju ka bere Sala te gjitheve ju.

Do ta kuptoni kete kur te kete ikur ai, njesoj si e kuptuan te gjithe sa lavazh truri i kishte bere Enveri gjithe popullit.

Jane te dy njesoj asnje ndryshim, Saliu pjelle monstruoze komuniste.

Mos harroni 25 vjet me teser partie.

Mos harroni ka qene jo komunist i thjesht por sekretar partie.

 

Auuuu si ka mundesi ai eshte antikomunist.....

 

Me vjen keq per ju, por do ta kuptoni sa lavazh truri ju ka bere kur te dale ne pension ose sic ka thene vet, kur ta theres ai (zoti),

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).