Qeveria, urdhër për të kontrolluar votat e mësuesve dhe mjekëve

Drejtuesit e institucioneve u kërkojnë mjekëve dhe arsimtarëve informacione për numrin e QV-së, nr. në listën e zgjedhësve dhe nr. e pasaportës.

Rama: Boll me kërcënime ndaj mjekëve dhe mësuesve TIRANË - Përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar votën e punonjësve të administratës publike duket se janë intensifikuar ditët e fundit, e kondicionuar kjo edhe nga afrimi i ditës së zgjedhjeve. Mjekë dhe arsimtarë të qytetit të Tiranës kanë denoncuar ditët e fundit disa kërkesa që ata i kanë konsideruar të dyshimta nga ana e drejtuesve të institucioneve ku punojnë. Kështu, drejtorët u kanë kërkuar atyre që brenda një afati të shkurtër të dorëzojnë disa të dhëna personale, në të cilat përfshihen: numri i qendrës së tyre të votimit, numri i tyre në listën e zgjedhësve, si dhe numri i dokumentit identifikues me të cilin ata do të votojnë, pra numri i pasaportës apo kartës së identitetit me të cilën do të shkojnë të votojnë.

Mjekët dhe arsimtarët që e kanë denoncuar këtë urdhër të eprorëve të tyre pranë gazetës “Korrieri”, janë shprehur se atyre nuk u është dhënë asnjë shpjegim lidhur me këtë kërkesë, ashtu sikurse nuk u është bërë e ditur se cilat janë arsyet që qeveria u kërkon të dhëna të tilla personale, që kanë lidhje me të drejtën e votës, pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo fushatë e mbledhjes së informacionit kryesisht ndaj atyre punonjësve të administratës, të cilët duket se nuk janë shumë të besuar për qeverinë, ka nisur më herët në institucionet shëndetësore, ku mjekëve dhe infermiereve u janë mbledhur këto të dhëna rreth një javë më parë, ndërsa për arsimtarët procesi ka nisur vetëm ditët e fundit.

Lëvizja e paprecedentë në historinë e zgjedhjeve pluraliste shqiptare ka ngjallur pakënaqësinë e punonjësve të administratës, por edhe dyshimet e tyre, se nuk do të jenë të lirë për të votuar. Ata mendojnë se këto të dhëna i duhen qeverisë për të kontrolluar më lehtësisht votën e tyre, së pari duke verifikuar nëse ata kanë shkuar të votojnë apo jo dhe, së dyti, për të bërë një llogari të votave për çdo qendër votimi, prej nga ku mund të shihet tendenca e votës së këtyre punonjësve të administratës. Ndërkohë, burime të sigurta informacioni thanë për “Korrierin”, se urdhri i drejtuesve të shëndetësisë dhe arsimit u është bërë prezent nga punonjësit e administratës edhe përfaqësuesve të disa partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, me shpresën se dikush do të ngrejë zërin për këtë dhunim të të dhënave personale dhe të drejtës për të votuar të lirë. Qeveria muajt e fundit ka zhvilluar një fushatë të ethshme publicitare, për të bindur elektoratin se me rritjen e pagave për mjekët dhe arsimtarët, këto shtresa të popullsisë janë të kënaqura me “ndryshimin” që po ndodh në Shqipëri, por lëvizjet e fundit për kontrollin e votës së tyre shfaqin hapur pasigurinë për pozicionin që do të marrin ato në zgjedhje. Përdorimi për mitingjet e mazhorancës

TIRANË - Mbyllja e institucioneve të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe përdorimi i mjekëve, arsimtarëve, por edhe nxënësve të mitur për të mbushur mitingjet e mazhorancës është denoncuar në shumë raste gjatë fushatës elektorale, që këtë vit nisi praktikisht dy muaj para afatit ligjor. Opozita ka ngritur zërin lidhur me atë që ajo e ka quajtur abuzim me punonjësit e administratës publike, të cilët në vend që të vijojnë normalisht procesin e tyre të punës, janë të detyruar të ndjekin aktivitetet elektorale të kryeministrit, kryetares së Kuvendit apo edhe ministrave të ndryshëm të qeverisë, duke u bërë fasada e këtyre aktiviteteve. Pavarësisht denoncimit të bërë, qeveria nuk duket se është shqetësuar edhe aq dhe ka vazhduar t’i menaxhojë punonjësit e administratës publike, njësoj si anëtarët e partisë së saj.

8 Komente

Keto jane gjera te njohura, prandaj ky shkrim nuk perben ndonje lajm dhe nuk ka komentet qe do te meritonte ne nje vend normal , me nje shoqeri demokratike dhe nje qeveri te respektueshme nga populli i vet.

Te gjithe sot ne Shqiperi jane te bindur qe ky eshte nje fenomen i zakonshem...

E lum si ne , e lum si ti ...

KY ESHTE TITULLI ME I DHJERE QE KAM LEXUAR DERI ME TANI.

Ok, kam zene rradhen dhe po pres numrin e vendimit te qeverise, akti aq e kaq, firma iks ypsilon, hyn ne fuqi ne daten tutje-tehu.

Une e gjeta ku eshte :

Eshte bashke me ate vendimin e qeverise per armatosjen e PD-se ne 1997 - en.  Do i gjesh ne te njejtin "file"...

Atehere kishin firmen e gjeneral Gazidedes, kesaj rradhe do e gjesh me firmen e Topallit.

Kjo seshte gje ,mua me thane se ne disa vende u kane kerkuar ti bejne foto me celular fletes se votimit dhe ta dorezojne te shefi te henen

 

Me korrigjoni nese gabohem.

Qeveria ka listen e njerezve qe punojne ne administrate.

Qeveria ka listen e atyre punonjesve te administrates te cilet kane pasaporta apo karta identiti, te cilat i leshon Ministria e Brendshme.

Qeveria ka listen e votuesve, qendrave te votimit dhe votuesve per qendrat e votimit.

Atehere pse nevojitet tia kerkoje kete punonjeve te administrates.

Atehere pse nevojitet tia kerkoje kete punonjeve te administrates.

Qe te kete cfare te botoje gazeta Korrieri. smiley

Problemi eshte qe te trembet administrata me gogolin e pushimit nga puna.

 Kemi 20 vjet qe pretendojme te ndertojme  statusin e personelit administrativ dhe asnje lloj qeverie nuk can by... per ta respektuar, duke filluar qe nga kryeministri e deri tek pergjegjsi me i rendomte.

Qeveria e ben kete pune me qellim qe te rrembeje votat e atyre qe e ndjejne vehten te pasigurte ne vendin e punes qe kane.

Kjo eshte strategjia: Leshohet thashethemi dhe hapet fjala me qellim qe te perhape psikozen e terrorit neper gjithe ata te mjere qe e kane lidhur egzistencen e tyre biologjike me vendin e punes ne administraten e shpartalluar shteterore...Gogoli i nderrimit te pushteteve eshte real per administraten. O burra ne rresht qe te votojme per vazhdueshmeri...Nuk i dihet se cfare mund te sjelle ndryshimi.

Varferi e plote intelektuale...

Eshte vetem nje menyre presioni sepse faktikisht nuk kane asnje mundesi te marrin vesh se per ke kane votuar.Njerezit  frikesohen.

Nje shembull:Megjithese shume njerez e dine qe Zoti nuk ekziston prape nuk e deklarojne me ze te larte sepse arsyeja eshte "Po sikur te ekzistoje ? " .

Keshtu edhe kjo pune , perhapje Frike .Sa mund te frikesojne?Sikur edhe 1000 veta te frikesojne ne rregull jane ata.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).