Qeveria merr në fshehtësi vendimin për shkatërrimin e Karaburunit

 

Nga Balkan Insight

Qeveria merr në fshehtësi vendimin për shkatërrimin e Karaburunit

Pak javë përpara zgjedhjeve kyçe për Shqipërinë, qeveria ka miratuar në heshtje ndërtimin e atij që ndoshta mund të jetë parku eolik (për energjinë me anë të erës) më i madh në Europë, një projekt për të cilin ambientalistët kanë paralajmëruar se mund të shkatërrojë një nga brigjet e virgjëra, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një shkelje e hapur e ligjit.

Qeveria i ka transferuar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane Moncada Energy përfshirë dhe një kilometër zonë mbrojtje, në të cilin nënkontraktori shqiptar Enpower Albania synon të ndërtojë një park eolik me fuqi 500 megawatt, në jug të vendit.

Një investigim i BIRN në dhjetor të vitit 2008 tregonte se projekti rrezikon të shkatërrojë një prej zonave më të paeksploruara në Europë duke lejuar ndërtimin e parkut eolik në një rezervat natyror dhe mbi territorin e një parku kombëtar.

Vendimi për të dhënë tokën dhe leja mjedisore janë të paligjshme sipas ligjeve shqiptare që synojnë mbrojtjen e rezervateve natyrore.

Grupet ambientaliste janë të tërbuara me vendimin e Ministrisë së Mjedisit për të lëshuar një leje për parkun eolik në gadishullin e Karaburunit- një park natyror- dhe një nga vendet më të bukura në gjithë Mesdheun.

Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi që do të kalojë nga porti i Vlorës për në portin italian të Brindizit.

Kablli me fuqi 400kV do të shtrihet në thellësinë 900 metra për rreth 145 kilometra dhe do të mundësojë kalimin e energjisë për në vendin fqinj. Linja e interkonjeksionit dhe parku eolik do të kenë një vlerë të përafërt prej 1.25 miliard euro. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2010.

Ekspertët e konsiderojnë gadishullin e Karaburunit, që ka një hapësirë prej 62 kilometrash katrorë, afër qytetit të Vlorës, së bashku me parkun e Llogarasë, si një nga parqet natyrale më të rëndësishme të Mesdheut.

Ndërsa momentalisht ajo është një rezervë natyrore, një seri studimesh sugjerojnë që e gjithë zona të kthehet në park kombëtar.

Kjo sugjerohet nga projekti MedWetCoast në vitin 2006, Plani për Veprim Strategjik për Biodiversitetin në vitin 2002, Plani për Aksion në Zonat e Bregdetit në vitin 1996 dhe një raport për aktivitetet në zonat me mbrojtje speciale që daton në vitin 1996.

Genuario Belmonte, Profesor për Biologjinë Detare në Universitetin e Salentos në jug të Italisë e përshkruan Karaburunin si një parajsë të pazbuluar.

“Karaburini është një vend mitik, një kartolinë për të ilustruar atë se çka duhet të jetë Mesdheu,” tha Belmonte për Balkan Insight. “Gadishulli është një nga pasuritë më të mira të rajonit për të tërhequr turistë nga Bashkimi Europian.”

26 Komente

Duhet te jesh shume i rrjedhur nga trute te shikosh ne kete kendveshtrim nje investim te tille.

Ka njerez qe duan qe te kthehemi ne epoken e gurit!

Vdekje antishqiptarve! 

Ka njerez qe duan qe te kthehemi ne epoken e gurit! 

une do thosha "vdekje debileve"

 elton, 

besoj se fjalet e tua vine si rrjedhoje e nje analize te paster numerike te perfitimeve kundrejt humbjeve. Te lutem ndaje kete analize me ne.

Vdekje antishqiptareve!

Ps: Nese do te kryhet, ky do te jete nje projekt shume interesant per nga ana e veshtirsive teknike qe sjell transmetimi i energjise me kabuj nen uje.

analiza eshte shume e thjeshte

e leme djerre, apo dnertojme dicka?

ka njerez qe kudneshtojne gjithcka vetem se ben njeri o tjetri, kjo ehste injoranca qe ka kohe qe sna le te ecim perpara

respekt dhe besim ndaj gjithkujt qe mundohet te dnertoje e te beje dicka te bukur. vdekje shkerdhatacioneve qe per dy pare elk apo interesa te ngyshta hedhin balte mbi cdo lloj gjeje qe nje vendi mundohet te beje

Cfare jane keto artikuj idiote?! A do zhvillohet ky vend apo jo?! A eshte energjia dhe infrastruktura gjeja me e rendesishme per nje shtet?! Kur prodhohet energji me qymyr hidhen perpjete e vjellin vrer keta, kur prodhohet nga era vjellin vrer perseri me keq. Nga do e nxjerrim energjine sipas ketyre antishqiptareve qe jane te gatshem te hedhin poshte cdo gje te mire per kete vend vetem per hir te interesave personale?!

macos, nuk me thua si perfitojne shqiptaret nga ky investim supergjigand dhe i paprovuar me pare askund (flas per transportin nendetar)??!! Nga sa thuhet ne shkrim kjo energji ka per destinacion Italine, jo Shqiperine. Energjia e eres ka kosto shume te larte aktualisht per shkak te teknologjise qe eshte shume e shtrenjte. Duke konsideruar centralin berthamor ne Shkoder, parkuan eolik ne Karaburun, Tec-et me qymyr ne Vlore a Fier a ku di une, Shqiperia kthehet ne nje terren eksperimentesh me kosto te paparashikueshme. Mund te vije puna qe te kemi drita pa hesap por te mos kemi mundesi te marrim fryme, po ci q! temen, boll birisha te realizoje elektrifikimin e Shqiperise se e ka fiksim.

Keni lojt nga mendte e krese.  Deri dje po shahej per pune makaronash.  Sot, shqeto fare "vdekje antishqiptareve."  Une jam pro parqeve te energjise se eres, por meqe jam antishqiptare, nuk dua qe te konfiskohen ato pak zona te hajrit turistike qe kane mbetur, qe t'u cojme energji gjindjes nga ana tjeter e Adriatikut.  Te ishte per perdorim kombetar, ka plot zona me "ere" Laberia, ku mund t'i besh keto parqe. 

erebara eshte per tu pergezuar per disa tema shume te mprehta te koheve te fundit. ky shkrim mbi te gjitha eshte me vlere te larte informativ. une nuk e dija se Qiviria jone u jepka sicilianeve praktikisht gjithe Karaburunin me kete buffer zone  nga 1000 m nga te dy anet e kullave perbindsha mbi 100 m e me diameter 80m. Por kjo eshte nje veper qe nuk mund te realizohet dhe Erebara ka haruar te permend se Karaburuni nuk eshte prone e nje ministri apo e kryeministri, por e banoreve te dukatit, qe e kane prone te tyre prej te pakten 2000 vjetesh.

Erebara sa per informacion ishte ai qe thoshte "kjo kompani eshte kompani fanatzem"...sepse nuk e kishe degjuar ndonjehere kshuqe nese Erbara nuk e kishe degjuar...ateher kjo nuk ekzistone. Nderkohe kjo eshte nje nga kompanite me te medha ne Itali ne kte fushe.

NEXT

Erebara gjithasthu ishte ai qe si me gjys zeri mermiste "po sikur kan planme betonizu Karaburunin kta?"

Pra...thjesht me u marre me nje injorant sepse ka fuqi te shkruaj ne nje gazete...s'do te thote qe ja vlen me u marre me nje injorant.

 

---------

Urime parkun eolik te ri...ne te ardhme...shume e me shume te tjera smiley

 Artkulli ishte i shkruar me nje interpretim (sind o zot, nuk e lexojne grupet e punes se BE) negativ. Ne nje kohe kur pjese perparimtare te komuniteti nderkombetar, forcat progresiste, politikane dhe institucione te mbrojtjes se energjise se blerte, po i meshojne investimeve ne turbinat me ere dhe panelet diellore, ky gazetar apo negativis i fshehur pas gjedhes se blerte, e kundershton kete projekt. Vertet energjia eshte per Italine, por aty ka klauzola besoj, siç ka dhe taksa, pa permendur TVSH/BTV, sepse eshte nje produkt qe prodhohet ne token shqiptare. Vertet mund te mos ta kete TVSH, 21-25%, sepse eshte energji e blerte, por te pakten do ta kete 6-12% per kw. Me ato miliona qe do t'mblidhen nga ky projekt e prodhim, pala shqiptare do t'mundi te ndertoje vete turbina me ere (me eksperiencen e fituar) apo te prodhoje panele diellore.  Po sikur ne ate gadishull te ndertoheshin hotele turistike, ç'do te thoshin ambientalistet (i respektoj bindjet e tyre, sepse dhe vet anoj per mbrojtjen e natyres, gjelberimit), mirpo ç'te mbrosh ne ato shkembe, ne ate mal te zhveshur. 

"Ju Pjero, keni shum male te degraduara, ku s'ka bimesi, gje qe e rrezikon natyren aty.." , me tha nje miku im belg. Dhe vertet, nje mal te zhveshur, me vite, ç'mund ti bejne 100-200 shtylla, te vendosura 50 metra + -  larg njera tjetres.  

Danimarka, ka thyer rekordin e vendosjes se turbinave me ere, permbi 1 mij cope. 1 turbine jep energji per 1-2-3-4 mij shtepi, mvaret nga era, shpejtesia, koha (vazhdimisht, me nderprerje), lloji i gjeneratorit.  Grupet e punes se BE, kane bere projektin gati per ndertimin e nje superparku gjigand ne Sahara (Afriken veriore) me panele diellore, energjia e se ciles do te furnizoje 15% te tregut europian me kete lloj energjie. Gjermanet jane dhe mbeshtetesit me te medhenj te ketij projekti, per shkak te teknollogjise se tyre, aksioneve/aseteve qe do perciellin atje, gje qe perkthehet dhe me shume fitim per ta.  Imagjinoni sikur afrikano verioret te ngriheshin kundra ketij investimi gjigand, çdo te thonin te tjeret. Me siguri do ti quanin te çmendur apo budallenj. 

Swedin nuk e kuptoj, qe eshte per energjine e blerte. 

Atyre qe thone se kjo energji eshte per jashte (Italine), prandaj jemi kunder, une iu them ;  mirpra, ndertojini vete keto turbina, ku te doni, veç ndertoini. 

qeveria ka miratuar në heshtje

shi ca heshtje:

» V E N D I M - PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË AUTORIZIMIN DHËNË “ENPOWR ALBANIA”, SHPK-SË, PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.512, DATË 13.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
» Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
» Kryeministri Berisha: “Shqipëria evropiane, Shqipëria turistike”, kjo është motoja jonë
» Kryeministri Berisha: Qeveria shqiptare do të bëje çdo përpjekje për zbatimin e projekteve të reja që lehtësojnë biznesin dhe luftojnë me efiçencë korrupsionin
» VENDIM PER MIRATIMIN E AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), PËR “ENPOWER ALBANIA”, SHPK
» Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
» Fjala e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
» Kryeministri Berisha përshëndet certifikimin nga FMN të rritjes dyshifrore ekonomike të Shqipërisë
» Kryeministri Berluskoni: Shqipëria është shndërruar në një partner të besueshëm
» Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë 6 marrëveshje e akte bashkëpunimi
» Kryeministri Berisha përshëndet çeljen e Forumit të parë Ekonomik vjetor të Biznesit
» Kryeministri Berisha: Politikat energjetike të qeverisë mbrojnë interesat e shtresave në nevojë
 

Një investigim i BIRN në dhjetor të vitit 2008

BIRN dhe investigim ne nje fjali? lol @ new breed

 

Genuario Belmonte, professor of Marine Biology at the University of Salento in southern Italy, describes Karaburun as an unspoiled paradise. “Karaburun is a mythical place, a postcard of what the Mediterranean used to be,” Belmonte tells Balkan Insight. “The peninsula is the best asset for the region as a way to attract tourists from the European Union.”

sa keq qe shqiptaret nuk do na vijne me tabaka nder duar, ncq ncq, na prishen endrat tona per kopshte me bar dhe eksperienca 'once was', uf njeres primitif

si katunar mosbesus albaniz qe jom po menoj se cne BIRNi riciklo materialet e dhjetorit kshu pa lidhje... tashi?! mos ka pas probleme klimaterike ne gjumin e notes z.jeremić? se shi dynjona, u ftof koha ene mund ta ket zon gjumi zbulut. duhet me pas cik mo shum kujdes per shnetin

Pra...thjesht me u marre me nje injorant sepse ka fuqi te shkruaj ne nje gazete...s'do te thote qe ja vlen me u marre me nje injorant.......Do ta kujtoni Vloren ..do ta kujtosh  Vloren Zheleznov . Por do jete vone . Shqiperia do flase ITALISHT.  Po c'patet me METALURGJIKUN  ( ashtu si me cdo veper Industriale )  ?Nje cope toke zuri dhe ai . Beri fabrika Cimentoje...ngriti lagje te tera e coi popullsine ne Elbasan 130 mije banore etj etj  dhe i vute zjarrin e  prishet.... por ama fiksoje mire .....dhe mbeti PRAPE Toke Shqiptare . Ne drejtimin e nje Shteti po Shqiptar pritej qe te kishim nje menazhim po Shqiptar te nje cilesie me te larte. Jo tregtar njerzish dhe trojesh dhe llafazane te specializuar per spekulime ekonomike . Ta gezoni per nje kohe te shkurter dhe qofte VARRI i JUAJ si turp shekullor per kurverimin qe po i beni Shqiperise. Dhe vini veshin  ! I keni hedhe bazat per nje MAFIE dhe nuk do jete vone kur ti digjoni jo vetem zerin !

Po mire, meqe ka shume kundershtime, pse nuk ndertohet ky parku ndokund tjeter, apo vetem ne Karaburun paska ere?

Patjeter. Meqe ka shume kundershtime mund ta ndertojne ne tarracen e 15 kateshit sepse aty fryn shume ere....

Per gjithe koqet e peshkut dhe ata jo-virtuale, kur nuk perfiton asgje sic eshte rasti i centralit me ere te moncades apo te tjera, te flasesh hajvanlleqe per zhvillim eshte idiotesi e madhe shume. NUK PERFITON ASGJE SHQIPERIA, as punesim jo, se zakonisht centrale te tilla, pas fazes se ndertimit kane nevoje vetem per 10 veta per operimin.

Swed, nqs e bëjnë montimin me helikoptera (praktikë e zakonshme për vëndet e thyera) unë them që t'ja u rrëzojmë helikopterat në det.... ama, nëse bëjnë ndonjë rrugë të hajrit për t'u futur deri në majë të gadishullit, të paktën vetëm për rrugën ja vlen smiley

 Edo, rrugen do e bejne se s'ben se nuk shkon shtylla me helikopter, as betoni per bazamentin. Po nqs perfitimi jone eshte vetem te rruga, 40 km rruge qeveria jone aktuale i ben per 10 dite (keshtu kane thene vete), keshtuqe le ta lene fare centralin, besoj qe jemi dakort te gjithe ta shtyjne dhe 10 dite qeverisjen dhe ti bejne edhe ato 40 km smiley

"aman le të çliroheshim edhe 6 muaj më vonë" do thoshte Çimi smiley

P.s: Po qejf kemi edhe ne të shkojmë e ti shkelim ato vënde (se takat si ata shokët që e marrin më këmbë, nuk kemi ne nashti smiley )

ne kuroren e karaburunit ndalohet me ligj urbanistik cdo lloj ndertimi dhe jo vetem kaq, por dhe fakti se relievi eshte thike mbi det, menyra me e mire per ta shfrytezuar kete eshte ky park, ndotje nuk ka , sa ti lesh dukaqiotet ta bejne parcela , parcela me mire keshtu.Edhe per ate tecin ne vlore sh mire bene qe  e ndertuan sespe dhe ajo zone ishte nje zone e vdekur , aq me teper qe ata patriotet qe protestonin qene vete ndertuesit dhe niperit e tyre sesa shoqeria civile, nje tec puneson sh njerez dhe njekohesisht sjell te ardhura te shumta, sa per ate centralin atomik mire do ishte mos te behej fare.

sa per ate centralin atomik mire do ishte mos te behej fare.

sic thot dhe emigranti, hiqe ket se ishte fjali pseudononrenditse parazite smiley

nuk e di pse ai atomiku nuk me pelqen, por komenti gjuhesor vlen te merret ne konsiderate, tank you.

swed1; "...NUK PERFITON ASGJE SHQIPERIA, as punesim jo, se zakonisht centrale te tilla, pas fazes se ndertimit kane nevoje vetem per 10 veta per operimin..."

 

E vertete qe pas ndertimit, ka nevoje per 10 veta, e ndoshta dhe me pak, por/ama , ne GDP/PBB , e kujt regjistrohen ter ato turbina dhe TVSH e energjise. Natyrisht te Shqiperise. Seç bejne italianet me tej ne Bursen e tyre , eshte pune e tyre. Swed, perfitimin e eksperiences, pse nuk e permend. Mua me duket gje e madhe. Investim per te ardhmen.  Pastaj , pse grupet e punes se EU (siç i themi ne kendej) apo te BE/UE (siç i quani ju andej) , po projektojne gjthnje e me teper per energjine e blerte, ate nga era dhe ate nga dielli. Mu pergjigj te lutem ketyre dy pyetjeve. Do kesh vlersimin tim, nese pergjigjesh shkencerisht dhe bindshem. 

Swed, ku ke humbur more djale, te iku zeri. A do takohemi kete vere, me thuaj, do te qeras une.  

Pjer sikur me ke ofruar nje birre edhe mua me duket?! smiley

Pertej artikullit qe eshte nje prodhim i rrjeteve mediatike mbare Ballkanase, serbofile, "openminded" te ketij te t&%&$...

... cfare mendimi ke persa i perket impaktit viziv te ketyre impjanteve eolike?

A nuk do te ishte me e pershtatshme per Shqiperine energjia diellore qe sigurisht ka impaktin e saj viziv, por me te kufizuar ne krahasim me ate te paren?

Edhe ne Italine e Jugut cuditerisht jane bere investime ne kete drejtim, kur te gjithe tekniket mendonin se energjia diellore do te ishte me e pershtatshme per keto zona mesdhetare.

Shpjegimi i kesaj kontradikte, (sipas tyre) qendronte ne lobimin e forte te prodhuesve te energjise eolike ne nivel organizmash vendimarres Europian te cilet kerkojne (natyrshem) qe te instalojne keto impjante edhe ne zona ku keto mund te evitohen ne favor te zgjidhjeve te tjera, po me energji te paster.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).