Qendër e re tregtare në Lundër

BERZH-i, 24 milionë euro hua Mane TCI. Do të ketë një sipërfaqe dyqanesh prej 39 000 metrash katrore, si dhe vende parkimi për 1 600 makina. Do të ndërtohet një qendër tregtare në Lundër, Komuna e Farkës, 5 km në juglindje të Tiranës. BERZH-i synon t’i rrisë standardet dhe të nxisë konkurrencën në sektorin e shitjeve me pakicë në Shqipëri, me një hua prej 24 milionë eurosh, për ndërtimin e qendrës më të madhe tregtare në vend.

Kjo hua do të ndihmojë Tirana East Gate, një kompani e zotëruar plotësisht nga Mane TCI, një prej kompanive kryesore në fushën e pasurive të patundshme në Shqipëri dhe pjesëtare e Balkan Finance Investment Group (Balfin), për të zhvilluar dhe ndërtuar një qendër moderne tregtare dhe argëtimi, të prirë ndaj familjarëve në Lundër, Komuna e Farkës, 5 km në juglindje të Tiranës. 

Qendra e re tregtare do të jetë qendra më e madhe e stilit perëndimor në Shqipëri, me një sipërfaqe dyqanesh prej 39 000 metrash katrore, si dhe vende parkimi për më shumë se 1 600 makina. Duke iu përgjigjur kërkesës së madhe për qendra moderne tregtare, ky projekt do të nxisë konkurrencë më të madhe dhe do të reklamojë standarde të cilësisë së lartë në sektorin e shitjeve me pakicë në Shqipëri. Ndërtimi i kësaj qendre tregtare do të krijojë gjithashtu mundësi të reja punësimi dhe do të ndihmojë në modernizimin e kësaj zone periferike të Tiranës.

Paketa e financimit të BERZH-it përbëhet nga një hua me prioritet më të lartë prej 17 milionë eurosh dhe një hua e tipit mezanin prej 7 milionë eurosh, e cila do të forcojë strukturën kapitale të projektit dhe do të mbështesë sektorin e shitjeve me pakicë në Shqipëri në këtë periudhë krize, kur financimi afatgjatë është i pakët. “Ne jemi shumë të kënaqur që po mbështesim zhvillimin e një qendre moderne tregtare në Shqipëri. Qendra tregtare East Gate do të sjellë një eksperiencë të re dhe më cilësore për blerësit, si dhe do të ndihmojë në shndërrimin e periferive të Tiranës në qendra moderne. Ky projekt vërteton se sektori i infrastrukturës tregtare në Shqipëri është i shëndetshëm dhe ka mundësi të përshtatet, për të përfshirë instrumente inovatore financimi në tregun aktual të vështirë të huadhënies”, tha Sylvia Gansser-Potts, drejtoresha e Departamentit të Pasurive të Patundshme dhe Turizmit të BERZH-it.

“Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e BERZH-it ndaj projektit dhe kompanisë sonë, si dhe jemi krenarë që po vazhdojmë marrëdhënien tonë të suksesshme me Bankën. Të sigurosh financim dhe të tërheqësh investitorë në klimën aktuale ekonomike është arritje shumë e madhe. Tregu i shitjes me pakicë në Shqipëri është akoma në hapat e tij të para, dhe ne jemi shumë të kënaqur që do t’u sjellim konsumatorëve shqiptarë edhe më shumë produkte të reja. Tirana East Gate do të jetë më e madhe dhe më cilësore se qendra jonë kryesore QTU-së, e cila është aktualisht lider në tregun vendas”, tha Samir Mane, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Balfin Group.

BERZH-i ka investuar rreth 450 milionë euro, që nga fillimet e aktiviteteve të saj në Shqipëri, në më shumë se 30 projekte në sektorët e infrastrukturës, korporatave private, energjisë dhe atij financiar. Investimet e BERZH-it janë plotësuar me investime shtesë prej 945 milionë eurosh.

8 Komente

Kjo s'o gjo hic mer. Si t'ia bejme per Tirana Rocks thuj, qe do na prishi pishinat e do kete ndikim te parku i Liqenit...

Kjo do e shkaterroj Lundren dhe mjedisin e Lundres. Paramendoni ju lutem cfare pasojash do te kete ky investim per ekosistemin.

Ke qen ndonjehere ne Lunder ti Shoku? Lundra dhe Farka jo vetem qe s'kan "ekosistem" (pervec nese quan gomeret dhe pulat ekosistem)...por eshte dhe lagje e Tiranes. Zgjerimi i ktyre sonave te banimit jo vetem qe do ndodhi pa diskutim...po ka ndodh me kohe.

Lundra eshte 15minuta nga Tirana. Jo vetem qe s'ka asgje te keqe ktu, por zhvillim shume pozitiv

Si t'ia bejme per Tirana Rocks thuj, qe do na prishi pishinat e do kete ndikim te parku i Liqenit...

smiley Une them...referendum!

 

A keni menduar per efektet qe do te kete ky projekt ne menyren e jeteses se banoreve te zones?!! E paimagjinueshme!!

S'kam asnje dyshim qe banoret e Lunders jane shume te gezuar qe po ndodh.

PS: Nje pytje te sinqerte per Peshkun apo Libertas...Cuditem me faktin qe kto lloj lajmesh, nese ja vlen vertet te njoftohen per kto lloj lajmesh...se fundja "mall"-e rreth Tiranes ka nja 3-4 ne ndertim e siper qe tani...por cuditem qe permenden si "lajm" rreth 6 muaj MBASI kan filluar ndertimin.

Pse ndodh kjo? East Gate ka fillu ndertim qe ne Janar 2009. Ndodh kjo se "tani e morrem vesh"? Se 6 muaj me von s'perben me lajm.

PPS: Djali i shokut te Shkelzenit? Po mire o po kshu me djali i komshiut te kushuririt te maces se Zhvejgut...del gjith Tirana pastaj "mafioza".

Mua me cudit ca nje investim i ketille. Me sa kam degjuar, "City Park" ka hasur ne probleme dhe s'po ecen ashtu sic duhet keshtu qe eshte pak e cuditshme qe te shtohen kaq shume m2 siperfaqe tregtare ne nje treg si Tirana. Megjithate, ishalla i kane bere llogarite mire dhe del e suksesshme se sa me shume te kete aq me lire eshte per te tere.

Do të ishte efiçente nëse aty do kalonte ndonjë autostradë qëe lidhte dhe me Elbasanin e Kavajën... problemi është se s'ka rrugë të mjaftueshme as për mjetet që shkojnë nga Tirana smiley

Po mo po, shqiptaret po blejne buken me liste vendet luksoze kane mangut. Kane mbire qendrat tregtare si kerpudhat pas shiut. Se kush blen ne to nje Zot e di! Veç te shkojne njerezit per tangerllik dhe xhiro.

Edhe mua me habit Llukan. Ne Ameriken e Veriut kto lloj investimesh konsiderohen si 'kepuca' tjeter qe pritet ti dale nga kemba ekonomise (pas renies me 30% te cmimit te shtepive). Analogu per Shqiperine: patkoi proverbial per breshken.

Qafir...Ca lidhje ka kjo me Shqiperine....vetem ti e di.

"e"...atje do kaloj unaza e madhe e Tiranes...pra do jet ne rruge lidhse midis Kavajes dhe Elbasanit smiley Apo e dije kte?

Iris...po u bazove ke ato qe lexon neper faqen e internetit Arnaut...te del qe Shqipetaret ne shumice po ngordhin urie dhe kan ngec pa brek n'byth. Po ja qe...ato qendra tregtare jane plot. O interneti o realiteti e kan gabim.

 BERZH-i , ka per te investuar vazhdimisht, sepse jane ligjet ekonomike ato qe te shtyjne te vazhdosh. Investon 10 sot, dhe sheh se kjo 10-çja po fillon ta shlyeje veten. Me asetet e kesaja (sepse çdo objekt, akumulim eshte vlere/pakete) investon me tej, zgjeron investimin e pare apo investon ne sektor tjeter.  

Ajo qe me shqeteson ne kete rast eshte a mund ta perballoje ajo rruge fluksin e makinave qe po dynden e do te dynden andej. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).