Votat e emigranteve?

Me kujtohet qe ne 2005-en, atehere MJAFT (sot G99) beri zhurme te madhe qe t'u jepej mundesia edhe emigranteve (ata qe jane jashte Shqiperise, jo ata qe vijne me autobuza nga Greqia) te votojne. Kerkese mese e drejte. Di gje njeri cfare behet me kete kerkesen se sikur s'kam degjuar G99 t'a perserisi.

21 Komente

para disa ditesh me pa si UFO nje goce nga Polonia kur i thashe qe ne nuk mund te votojme neper ambasada...

Kete te diele ka votime dhe Argjentina dhe edhe ata po votojne neper ambasada

Pikerisht. Komshinjte ee perendimit (Italia) qe ne Shqiperi iu pelqejne t'i kopjojme aq shume ne gjithcka, perfshi edhe politiken, jo vetem qe lejojne shtetasit e vet qe banojne jashte te votojne, por madje keta shtetas kane edhe te drejten te dergojne perfaqsuesit e tyre ne parlamentint Italian.

Meqe gre permendi fjalen UFO, ne debatin e top channel, ku kishin nje lidhje direkte me emigrante ne Athine, kur njeri nga ta beri pikerisht kete pyetje, per perfaqesim te emigranteve/diaspores ne parlament, e pane si UFO. 

Nejse, disi e komplikuar me duket ajo pune.  Ne s'po vendosim te drejten minimale, kushtetuese te votes se nenshtetaseve shqiptare (pavaresisht vendbanimit) e jo me lukse te tilla. 

Politika shqiptare e di se nuk perfaqson asnje nga interesat e 1.5 milion shqiptareve qe jetojne jahste, e qe jane te regjistruar ne votime ne shqiperi (si une psh), dhe se po te bente te mundur votimin, atehere do te krijohej nje force qe te perfaqesonte kete mase njerezish, qe pa dyshim do te rrezikonte shume ekuilibrat e tyre politike.

Te nxjerresh nje apo dy perfaqesues nga jashte eshte te na genjesh me dy therrime!

Kam pershtypjen se praktikisht,votimi neper ambasada eshte i pamundur ne disa vende si Italia,Greqia,etj- ne te cilat jetojne qindra-mijra emigrant. Une mendoj se votimi me poste do te ishte zgjidhja me e mire per kete problem.

Kur isha ne ambasade heren e fundit per nje prokure, para nja 2 javesh, i pyeta se pse s'mund te votojme ne qe banojme jashte. Me pane si UFO (lol), dhe me thane, hehe, po c'do ti votosh apo per sherr... Kurse nje tjeter ma priti se ambasadat nuk paskan teknologjine e duhur, pa mundur te me shpjegonin dot c'lloj teknologjie.

Ne votime nuk lejohet te votosh dy here (me ligj) Ju emigrantet votoni njehere pa e ditur as vete se votoni ( nenat parti na e bejne kete nder) tani doni te votoni per se dyti me dijeni. Jo more qenkeni e zgjuar ju. Shqiptaret ne shqiperi te votojne vetem nje here ose asnjehere ju doni te votoni dy here   smiley

e per ca te votojn. emigrantet qe jane 2 vjet+ jashte venit sduhen lon as me ardh me votu ktu, e jo me votu ka jasht. s'mund te japi vendim i rob qe ka hum gjys mandati ne terren dhe ska lidhje me realitetin ne terren. i rob qe e shef venin si cirk, ka komforti i virtualistanit..

Po mer po, se per "komfortin" tuj andej, jane keput ca mese, e ca kocka knej, qe i qujne politikisht korrekt "remitanca."

mu m'i ke dhon apo mamit dhe babit, ene ose nuk tkan ardh kta, ose nuk tka nimu ambasada "jote" se nuk besoj se i kishe lon ti nai sekond nshqiperi

kshu qe mjaft me kto 'remitancat', se nuk po ma njeri me buke po familjen tate

Shif mer irgun, me urte e bute dmth, nuk po flas per familjen time (mire do beje te mos e zije me goje, por e bere tani, nuk c'behet.)  Fola kshu n'hava per miliona ne "remitanca" qe ia kalojne edhe te ardhurave nga psh industria e turizmit. 

Po nejse mer lal, c'ke ti, ik voto per vete, se s'ta merr njeri voton smiley.

monde.. a)  thashe nai llaf te keq une per familjaret e tu? (gjtm kudo qe te jene).. t'i tregova si objekt shemulli i asaj 'remitances' qe e keni si pashaport te dyte qe jua dhuro emigracioni ne mnyr te pandergjegjshme.. b) turizem? kom pershtypje se vihet knej ngaqe osh lire, ene stervitet pak poliglotizmi, meqe lubrifikojm prape at gjuhen shqipe..

Mire xhan mire, ashtu e leme ...

irko, 

Te ka fut tmerrin 'Drisi me ate "80% e emigrante jane kundra Sales".. Mos u tut, ti e di qe eshte provokator.. Sa paguhet overtaimi ne koh fushate mer? 

Emo,

Me ke zhgenjy thell.. smund ti lejsh keta te vegjlit koridoreve te peshkut me shpresen se do merret Monda me ta.

Ti chene, i re nga emo, per te me thene mua qe ... smiley.

Po mos bre burre i dheut, se si do na dale rakija mer smiley.

Eshte e cuditshme sesi kjo eshte gjeja e pare qe politikanet e "regjur" ne Shqiperi i thone dikujt qe vjen nga jashte. Mire, ti kujto se robt duhet te jetojne atje perdite qe te "njohim realitetin" e Shqiperise? Ke degjuar gje per ket shpikjen e quajtur internet? Lajmet i marrim fatmiresisht (ose fatkeqesisht, varet si e sheh), gjithashtu dhe me robt si puna jote qe jetojne ne Shqiperi "njihemi" se ju shohim si mendoni dhe silleni. Nuk mendon qe ndoshta, duke qene se jemi me larg, arrijme t'i shohim gjerat me qarte?

Persa i perket atij komentit qe parate ia cojme vec familjeve tona. Dy pytje: kujt duhet t'ja cojme, Berishes, Mehdiut apo Rames? E dyta, shume dakort qe ja cojme familjeve tona. Po familjet tona ku i shpenzojne ato leke, ne Amerike? Ne Shqiperi pra i shpenzojne, dhe i bejne biznes Shqiptareve te tjere. E shef qe ju duhemi ne "nga jashte shtetit" t'ju mesojme te shikoni gjerat me sy tjeter?

Kush eshte ai prototip qe sdo te na lere ne te votojme?

Ndihesh me shqiptar se te tjeret? Apo me i zgjuar se pjesa tjeter e botes?

TOKO ka të drejtë.

Edhe pse s'jemi atje ne emigrantët gjithmonë kemi votuar.

Është përkujdesur "nëna parti", cilado "nënë parti" që ka qenë në pushtet.

Që duhet të votojmë, duhet. kemi atdheun tonë, atje, prindërit e të afërmit, kursimet tona që i investojmë atje.

Që na i vjedhin votat e votojnë në emrin tonë edhe kjo dihet...

Le të gjejmë një zgjidhje. Ose të votojmë në vendet ku kemi emigruar, (siç ndodh në gjithë botën e përparuar), ose të lejojmë që vota jonë përsëri të manipulohet, të vidhet, të përçudnohet...

Epo kur Irani lejon Iranianet ne Kanade e ShBA me votu...cer me thon per atdheun tone te dashur.. plus qe s'ta dijn per nder as remitancat pa le! Hajt se po ja u tregon paq 2012-ta ju paftyrsine e ksaj gjojesmiley

Me duket se nga nje ane e ka mire ky Iriqi,po te kishim votuar dhe ne te jashmit, per vit te ri do kish mbaruar numerimi. smiley

E pati G99 si projekt, pastaj u kap LSI fort për ca kohë. Mbaj mend që u pat bë nje debat i ndezur ne parlament për historinë e votimit të emigrantëve. Sigurisht as PS e as PD nuk donte me dëgju nga ai vesh.

Publikisht arsyet që nxirreshin ishin, kosto e lartë e proçesit dhe mungesa e eksperiencës për të përdor votimin elektronik.

Ne jemi thjesht nje bela me të cilën ata nuk kane as guximin as dëshirën të merren. Elektorat plangprishës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).