Pushime ne Shqiperi

Miredita te gjitheve

Jam ne hall te madh. Nje grup miqsh te huaj qe kam ketu kane vendosur te vine ne shqiperi (ngaqe kane degjuar shume mire per shqiperine keto kohe). Ja qe me bie qe ti shoqeroj e ti coj andej nga jugu por meqe une vete nuk kam qene prej disa vitesh nuk e di fare si shkohet. Dmth , ndonjeri prej jush mund te me thote si mund te shkojme ne jug, meqe vime me avion , makinat nuk i kemi me vete ..? A mund te bejme kamping? A eshte me rrezik? Falemderit.

19 Komente

Keto plane behen para se te pritet bileta, o Kaltra, keshtu mund te zbrisje ne ndonje port te Italise dhe nga aty te merrje tragetin direkt per ne Vlore.

Ne Tirane ka makina lease ashtu siç ka dhe taksi. Kruani xhepin i cike se ne pushime s'shkohet pa shpenzuar.

Opcioni tjeter eshte ndonje mundesi treni. Gjendjen e hekurudhave ne Shqiperi te te them te drejten se njoh.

E persa i perket kamping-ut: ke vene nder mend t'i vrasesh ne vape? 40°C dhe te jesh pa ajer te kondicionuar? Bof...

Kaltra!

Ke nje kamping ne dhermi, shume bukur te pozicionuar ne mes te nje pylli ullunj e portokalle. me cadra gati dhe besoj dhe me gatim stil shtepie te servirur nga pronaret e kampingut. Jo me larg se 500-600 m nga deti. Nuk e di per cmimet po ke nje numur telefoni qe mund te ineresohesh per te gjitha hollesite. Eshte telefoni i Ani Rucit korespondente e Dojce Velles ne Tirane. Cell #355 682026525

Nqs. nuk keni makine, te mbetet vecse te marresh nje makine e me qera dhe pastaj te improvizosh dhe te zbulosh bashke me shoket e tu te huaj jugun. Kjo varet edhe nga buxheti qe keni. Nqs. keni pak para, dije se makina me qera eshte e kushtueshme dhe si alternative do t'ju mbeten autobuzat dhe fugonat e transportit publik nderqytetes. Dije qe nga Vlora fugonat e fundit per ne Jug nisen nga ora 4 e pasdites. Keshtu ka qene deri para 2 vjetesh.

Ka shume vende te bukura per te zbuluar dhe jo te gjitha jane te shkruajtura neper guida. Te keshilloj sdq. qe te pajisesh me ndonje guide te huaj si "Lonely Planet" e te vendit si guida e hoteleve dhe mbi te gjitha nje harte rrugore.

Persa i perket kampingjeve, me sa di une, nuk egzistojne pergjate bregdetit hapesira te dedikuara, keshtu qe do t'ju duhet te improvizoni duke pyetur vendasit.

Udhetim te kendshem.

Bashkia e Vlores publikon nje "guide turistike" cdo vit.  E blen ne librari.  Kamping behet te pakten ne Jale, ca shoke te mi shkojne cdo vit, por per shije personale e refuzova ftesen, shpirti i aventures me ka cof, se pa ca salltanete te vogla, jo shume, vallai s'e shtyj dot naten smiley

Per makinat me qira, heren e fundit qe pyeta, me pataksen cmimet lol, ne krahasim psh me keto ketu.  Por sic thone, mat kemb e bej jorgan smiley.

PS: Ta kuptoj merakun, kaltra, sidomos ngaqe ke miq te huaj dhe deshira per t'i impresionuar eshte e madhe, dhe ndoshta e kam gabim, por problemi i "sigurise" apo rrezikut, sikur nuk m'u duk shqetesues, te pakten nga eksperienca ime personale.

ka nje seri guidash per te gjithe shqiperine te botuara nga celesi. mundesh ti gjesh ne librari, ne lezhe mjafton te shkosh te bashkia dhe te pyesesh dhe ta japin nje guide. sidoqofte te pakten per lezhen qe pashe une, edhe pse e shoh qe nuk je shume e interesuar per veriun pashe te pakten kater guida turistike shqip anglisht.

sa i takon levizjes mund te perdoresh edhe sistemin e autobuzeve, te cilet kane linja te rregullta per ne vlore (nga ora 5.30 deri ne 16.30 cdo gjysem ore nisja te parku i autobuzeve te rruga e kavajes ose i del para nga kombinati) . ndersa nga rinasi ne tirane ke nje autobuz cdo gjysem ore (deri nga mbremja) pastaj ne vlore mund te marresh taksi ose furgona pasi nuk e kam idene si funksionon andej. nese te dhimbsen leket gjithnje. nese jo ke nje mori rent a car ne tirane, qe nga aeroporti po edhe ne tirane brenda, nje te zogu i zi, nje tjeter te sheraton nje te ish kafe flora ne mos gaboj. mjafton te gjesh faqet e verdha online dhe i gjen.

pushime te mbara. ia vlen te vish ne shqiperi. mjafton te duash dhe levizet shume mire.

dhe meqe jemi shenoje diku faqen www.oraret.com se ndoshta do te te duhet me vone se tani eshte akoma e vogel dhe e paperfunduar

Mua m'u desh te shoqeroja 3 shoke te mi te huaj, te henen qe kaloi. Kishim vetem 48 ore kohe dhe vendosa t'i coj te shohin te pakten Dhermiun (pas Durresit), per te shuar dhe zhegun e dites.

Makinat me qera ne Shqiperi jane goxha shtrenjt, gati dyfishi i atyre ne Greqi apo Itali. E vetmja arsye qe me erdhi ne mend per kete cmim (40-45 Euro/3-5 dite niste cmimi baze), ishte gjendja e keqe e nje pjese te madhe te rrugeve dytesore, apo atyre jashte qendrave te qytetit. Dhe ketu ne kontrate, perfshihej dhe dorezimi i makines se lare nga ana jote!!!

Mesa kuptoj, qenkeni persona qe u kenaqkeni dhe me kamping. Nuk di te kete struktura te tilla, ose me sa kam degjuar, po fillojne te organizohen te tille, si ajo e Jales me siper. Ne Dhermi, gjen dhoma ku mund te flejne jo keq 4 persona me 30 Euro/dhome ne kete periudhe kohore ose te pakten gjate javes, ne fundjave mund te levizin cmimet. smiley

Makina me qera ke tek Meridiana Travel tek Shallvaret buze unazes. Pagesa behej me karte krediti dhe duhej te ishe mbi 25 vjec (tjeter cudi shqiptare). Ose tek rruga e Kavajes, pas 21 Dhjetorit, tek koncesionari i Mazdes.

Pushime te mbara.

Makinen me te lire me qera ne Shqiperi duhet ta kem marre tek tek Tirana Car Rental, Geely kineze qe me kushtoi vetem nja 30-32 Euro smiley

Kaltra,

Ja po perzihem dhe une. Kujdes nese ngre ndonje kamp ne Berat, Lezhe, Kruje, sepse banoret e ketyre vendeve i marrin keto kampe per imazhe te sulltan Murat-Mehmet-Bajazit-Topuzit. Jane shume te ndjeshem ndaj çadrave, keta banore. Aq me teper nese do te keni me vete kusia per pilaf. Kujdes, jane me qeder keto pune.

Kurse ne Vlore, kujdes, hyrjen e çadres lereni ne te kundert te dëtit, sepse ka mundesi qe ta pini detin me sy, dhe pastaj nje zot e di ç'do te hiqni nga trimat e dëtit.

Kurse ne Tropoje, kujdes malin e Hekurave, eshte shume i forte, t'i ben shputat e kembeve kallo.

E s'po te flas per ne Tirone, ku ia mesyjne çunat e lagjes per te nda noj cinare me ju.

Kaofsh mire, shko ne çfaredo kampi qe te duash, vetem ne te armiqve mos shko.

Falemderit te gjitheve per informacionet e cmuara.

Per fat, miqte e mi i kishin blere biletat perpara se te thoja une po apo jo smiley Ne fakt , neve tendat i kemi me vete.Klasiku i udhetarit me nje cante shpine ne zbulim te natures dhe zakoneve vendase.

Une doja te dija nese mund ti hapim ku te duam apo ka probleme me popullsine vendase psh probleme pronash etj etj.

E di qe ketu nuk mund ta hapesh tenden ku te duash dhe ato nuk duan te flejne neper hotele.

Persa i perket makinave me qira dakort por a mund te orientohet nje i huaj neper rruget e shqiperise meqenese ketu per cdo gje ke tabela qe te tregojne drejtimin nga shkohet?

DHe ne fund ajo qe me shqeteson me shume eshte siguria, ne kuptimin qe a eshte e mundur ta shetisesh shqiperine ne paqe pa probleme edhe ne harmoni me njerezit?

Falemnderit kaltra

 

 

 Per mendimin tim, shkoni si shkoni ne Vlore (furgom, autobus, tren) dhe fillojeni eksursionin qe prej aty ne drejtim te uji ftohte, pashaliman, llogara, dhermi etj. Mendoj se kudo qe te jeni do gjeni vend sa per te ngritur cadrat. Per sigurine mendoj se ska problem, por gjthsesi mendoj se iu duhet te pakten nje celular me karte shqiprie (vodafone ose AMC se kane mbulim me te mire)

Pushime te mbara 

shkoni si shkoni ne Vlore (furgom, autobus, tren) dhe fillojeni eksursionin qe prej aty ne drejtim te uji ftohte, pashaliman, llogara, dhermi etj.

Furgonat si mjete transporti publik,...eh,ec mo,...hahet..por,...autobuza dhe trena pergjate bregut te Vlores,te pakten, do te ishte nje luks i madh,po te ishin instaluar si duhet...do te na e lehtesonin "turizmin".,kulturor!

Kaltra,

Nese nuk je e stervitur/mesuar me te jetuarit ne cadra, te ndenjurit zbathur, te duruarit te vapes dhe insekteve bezdisese, te te kryerit te nevojave personale ne natyre, te ererave mbytese qe shkaktohen nga gazrat qe dalin nga zoret e ftohura (fena jo pordha), mos te larit me uje te embel, por vetem te kripur etj, te keshilloj te mos e maresh persiper shoqerimin e miqeve te tu. 

Ti na trembe dhe neve ketu, brenda kufirit me kete pershkrim, ne qe jemi mesuar me mizat, pluhurin, pellgacet, zhulin, jo me Kaltren qe vjen nga jashte... smiley

the beauty is in the details...  smiley  smiley  

DHe ne fund ajo qe me shqeteson me shume eshte siguria, ne kuptimin qe a eshte e mundur ta shetisesh shqiperine ne paqe pa probleme edhe ne harmoni me njerezit?

Kaltra, kane ardh kohe te keqija, jena n'krize.  Ne Shqiperi kane filu me mar t'hujt peng (si ne Kolumbi, apo se fundmi Jemen) per te nxjerr buken e gojes, apo per ideollogje ... smiley

Seriozisht, me pak me shume takt me keto pyetjet, dmth me paqe dhe harmoni lol.

 

Kur po kthehesha nga Shqiperia pyeta ne Aeroport te Tiranes sa jane makinat me qera, me thane te drejten me aq sa me thane bej nje jave ne Turqi,Spanje apo Greqi vet i dyte smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).