Gafat e medias

Ju ftoj te postoni ketu gafa te medias shqipetare te cilat e bejne lajmin te pakuptueshem.

Kushe  gjen se ku qendron gafa tek ky lajm i Top-channel.tv

Raketat, SHBA: Seuli bashkepunon me Teheranin
12/06/2009 17:20

Raketat, SHBA: Seuli bashkepunon me Teheranin

Raketat balistike te Korese se Veriut jane shenje e nje bashkepunimi me Iranin.

Deklarata eshte bere nga kreu i Agjencise per mbrojtjen raketore te Pentagonit, Patrick O’Reilly.

“Bashkepunimi mes Iranit dhe Korese se Veriut eshte nder rastet me te bujshme ne rang nderkombetar per sektorin e

raketave”, ka pohuar O’Reilly.

 

http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=154385
 

 

7 Komente

 Seuli i famshem i kafsheve injorante te top channel.

PS: ttmsoia, kam hapur nje teme te tille diku te peshku, mund tja shtosh kete te top channelit asaj...

 

I rane shkurt or mik(ose jane largepames.?) Kore per Kore ..smiley

zotrules

Nuk e  dija qe ka pasur nje teme tjeter,une nuk mendova se kjo teme nuk ishte postuar fare,sepse nuk ma zune syte kur e postova sepse blogu paska limit postimesh me duket,sot cuditerisht e shoh ketu,megjithate jam dakort qe moderatoret ta levizin tek tema tjeter qe ke hapur ti,sepse ska kuptim te jene te dyja te ndara.

Brravo ttmsoia, duke pare CV tende dhe perkushtimin, po mendojme te te vendosim moderator tek seksioni i pyetjeve sepse ne prag te fushates jane shtuar militantet e PD-se ne faqe. Nqs je i interesuar dergo nj SMS ne nr. 0693492344, me nje mesazh te shkurter PO, nqs pranon, ose JO, nqs nuk pranon.

Vlore, aksioni antiterror i RENEA-s
18/06/2009 12:30

Vlore, aksioni antiterror i RENEA-s Reparti RENEA se bashku me policine franceze zhvilluan ne portin e Durresit nje operacion stervitor per goditjen e terroristeve.

Skema e stervitjes kishte te bente me lirimin e nje trageti udhetaresh te marre peng nga terroristet e supozuar. Rreth 80 police moren pjese ne kete stervitje ku ishin angazhuar pothuajse gjithe arsenali i mjeteve te repartit RENEA.

Si vend stervitje eshte zgjedhur porti i Durresit dhe trageti "Veronika" i ankoruar ne port. Ne aksion jane aktivizuar mjete e transportit ajror, zhytesit si dhe transportit detar.

Stervitja eshte ndjekur nga drejtuesit e larte te policise shqiptare, si dhe koleget e tyre franceze qe moren pjese ne demostrime. Instruktoret e policise franceze kane punuar per dy jave me forcat e RENEA per realizimin e operacioneve te ngjashme dhe ato kane kulmuar me stervitjen ne portin e Durresit.

http://www.top-channel.tv/new/artikull.p...

 

 

Marr nga www.tvklan.tv

 

 

Sondazhi Gani Bobi: Berisha fitues edhe në Tiranë. PD 50%, PS 40%
Shih video

var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','276','9');
so.addParam('allowscriptaccess','always');
so.addParam('allowfullscreen','true');
so.addParam('flashvars','&file=http://video.tvklan.tv/lajme/5715.flv&backcolor=012559&frontcolor=FFFFFF&autostart=true');
so.write('player');
  Partia Demokratike thellon diferencën me Partinë Socialiste në Tiranë. Sondazhi i Qendrës Humanistike “Gani Bobi” i kryer në Qarkun më të madh të vendit dhe i publikuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i nxjerr demokratët fitues me 50.2 përqind. Socialistët marrin vetëm 40 përqind. Diferenca e votës së deklaruar në këtë anketim është 10.2 pikë, çka shënon një rritje të ndjeshme të saj krahasuar me sondazhin e kryer nga Gani Bobi në muajin mars, ku diferenca ishte vetëm 2.8 pikë. Në mesin e majit, PD kishte 47 përqind dhe PS 44.2. Shifrat tregojnë një rënie me 4.2 përqind për socialistët. Me rritje rezulton LSI: 5.4 përqind, përkundrejt 3.9 të muajit të kaluar.
Tabela Qarku i Tiranës
50.27 % PD
40 % PS
5.4 LSI
2.9 G 99
Lubonja: Dy shkaqe kryesore kanë ndikuar në këtë rezultat, Dobësimi i së majtës dhe ndarja me LSI.
Edhe në votën e padeklaruar, PD gjendet në avantazh të ndjeshëm. Ajo rezulton fituese me 38.7 përqind. PS merr 30.8 përqind, LSI 4.2 dhe G 99 2.3.
Gani Bobi vjen kësaj here me sondazhin e Tiranës edhe me një pikë të re anketimi: Ate të kryer vetëm në territorin e Bashkisë. Edhe në këtë anketim, ku janë pyetur 1.900 persona, Partia Demokratike rezulton fituese me 30.4 përqind, përkundrejt 32.1 përqind të Partisë Socialiste. LSI merr 4.3 përqind dhe G 99 me 2.4.
Këtë radhë pyetësori, drejtuar sy më sy, publikut dhe votuesit shqiptar, ka patur pyetje të ndryshme nga sodazhet parardhese, si motivi që përcakton votën, posedimi i dokumentave të reja, ndikimi tek publiku pas anëtarësimit të vendit në NATO, propaganda e partive gjatë fushatës, etj.
43.5 5 e të anketuarve në Bashkinë e Tiranës janë shprehur se votojnë forcën e djathtë politke për interesa personale. 27.1 % mendojne se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ka ndikuar në votën e tyre, ndërsa 51% kanë shprehur se ky fakt, ka ndikuar pak.
Një tjetër pyetje e këtij sodazhi, ka qenë dhe pajisja me dokumentat e reja biometrike. 56% e tyre janë shprehur se janë pajisur tashmë me pasaporta, 7.5 % kanë aplikuar për kartat, dhe 2.4 % nuk kanë aplikuar ende.
Mbrëmja në “Opinion” risolli në ekran të gjitha sondazhet e deritanishme, jo vetem të Qendrës Gani Bobi, por edhe ato të publikuara në televizionet e tjera, të cilët tregojnë një fitore të qartë të Partisë Demokratike.
Në të dy sondazhet e fundit të publikuara, qoftë nga Zogbi, në Top Channel dhe ai i Gani Bobit, në TV Klan u nxorr thuajse i njejti rezultat: Të dy sondazhet e nxjerrin Partinë Demokratike fituese të zgjedhjeve të 28 qershorit
Shumë shpejt “Gani Bobi” do të publikojë një tjetër sondazh, duke ofruar orientimin e publikut shqiptar, ndërkohë që i afrohemi zonës së nxehtë, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare të qershorit. Me një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe i kontraktuar nga kompania amerikane “Penn Shon Berland”, “Gani Bobi” ka publikuar exit polle, të cilat kanë qenë shumë pranë shifrave zyrtare dhe thuajse indentike. Rasti i zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2005, por dhe sondazhi i papublikuar i 2007-ës, ku Gani Bobi, gjeti fituesin e zgjedhjeve të mbajtura në Tiranë.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).