Flamuri Amerikan ne Fushate?!

Nuk arrij te kuptoj se c'fare simbolizon valvitja e flamurit Amerikan ne fushaten e zgjedhjeve ne Shqiperi. Mbase ju peshq te nderuar do te mund te me jepni disa teza te mundeshme se perse Shqipetaret valvisin kete flamur qe mua me duket shume e cuditshme pasi ska te beje me asnje interes integrimi duke lene ketu pas ceshtjen e mos identifikimit te ideve dhe identitetit qe qytetaret mbeshtesin, bazuar ne reformat dhe strategjite partiake. Se mos po kerkon Shqiperia te behet shteti i 51-te Amerikan smiley

5 Komente

Pse mos ka kuptim pasja e flamurit amerikan dhe atij te BE ne tryezat shteterore, te institucioneve dhe partive? Apo vendosja e flamurit amerikan ne rruge (shtoji edhe ate te NATOs keto dite). Ka plot gjera te pakuptimta ne vend, kjo eshte thjesht me e pakta.

Zbatohen keshillat e partise Meme:

Lart me lart e shoke,

flamujt e kongresit,

beteja, fitore

perpara na presin!

Sepse, vertet kenga eshte shkruar ne kohen e merhumit, por ama eshte kenge desidente, me qitje te larget, e kane pas llafin per kongresin amerikan... smiley

Pastaj, ne shqiptaret vdesim te valevisim flamuj nga te gjithe ngjyrat, une kam vene re qe dhe kur ndertohen shtepi e pallate, vene cfaredo lloj flamujsh, megjithese me sa me kane thene qenkesh e detyrueshme vendosja e nje flamuri te kuq, si shenje rreziku, me duket. Por ama, ne vendet qe ndertohet shikon lloj-lloj flamujsh, sidomos neper fshatra.

Thuj mirë që ishte këngë për flamujt e kongresit, se po të kishte qënë për flamujt e konferencës... sot do shikoje të valviteshin edhe flamujt e Konferencës Islamike smiley

Kryesisht flamurin amerikan e perdor PD-ja ne mitingjet e saj.Asnjehere nuk e kam kuptuar persene, por besoj se nga  komentet ne vijim do ta marim vesh. smiley

sepse ne do jemi ura qe lidh ameriken me europen (kohet e fundit jane ftohur raportet, ndaj shyqyr qe jemi ne, ombama tek berisha i ka shpresat)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).