Fituesi i sondazheve dhe mendimi juaj per fushatën

Sipas nje permbledhje qe po shoh tani ne Tv duket qarte qe ne te gjitha sondazhet e te gjitha televizioneve fiton e djathta. Ka nje ndjesi te pergjithshme keto kohe ne njerezit qe njoh une si nga PS si nga PD te cilet mendojne se do fitoje PD-ja. Cili eshte mendimi juaj dhe ndjesia pergjithshme ne shoqerine tuaj?!Kush fiton dhe pse?! Kush ka bere fushate me ndikuese ne elektorat?!

13 Komente

Une mendoj se toka eshte e sheshte. Edhe nje emision qe pashe sot ne televizor tek Fox-Klani tha qe toka mendohet te jete e sheshte. Ka nje ndjesi te pergjithshme keto kohe ne njerezit qe njoh une, qe jane ose ekspertet e midhjes ose ekspertet e peshkut, qe mendojne se toka eshte e sheshte. 

Tani, cili eshte mendimi juaj dhe ndjesia e pergjithshme ne shoqerine tuaj? A eshte toka e sheshte, dhe pse? 

ndjesia e pergjithshme eshte qe kjo kohe fushate na ka ca trapin si rrallhere ndonje gje tjeter, si edhe pse nuk eshte zbulu akoma nga entomologjia miza qe pickon keta militantet ndersa flene, ne dreke zakonisht sipas adetit ballkano-arab, ne kohet para se te jene bere te tille; po ashtu ndjesia e pergjithshme eshte qe militantet drita e diellit i shnderron ne lakuriqe nate, ndersa terri obskurantist i ben kusho me Draculan.

Emigrant,

ne dreke flene edhe romanet, edhe spanjollet smiley

Ne qoftese njerzit,votuesit,ata qe suportojne fushata do te ndikohen nga fushata,Korje Shirje..me draper ,ose me autokombajne,sa te haje krahu dhe rryli i fytit,per nje muaj rresht,kjo do te jete fatkeqsia me e madhe per ate komb!!!

Kjo do te thote se truri i shqiptareve,funksionon shume ngadal,dhe eksitohet shume shpejte,kur bi nje daulle,dhe jehon nje ze i perforcuar nga nje pellembe ne vesh!

Kjo do te thote se do te vuaj nga vetvetja,sepse mashtrohet shume lehte!

Ne qoftese votuesit e kane ndjekur fushaten,per te degjuar ,daullen dhe oshetimat e zerave,si jehone te maleve,per qef,dhe per tradite,kjo ska gje,jane zbavit,dhe me vote do ta rotullojne pushtetin me byth termo,sipas variantit te rrotacionit,kjo do te ishte nje mencuri e popullit tone,keshtu uroj edhe une,per rrotacionin,me e ngrejte zgupthi,Berishen ,Topallin,Xhaferin,Ponen,dhe shume te tjere te cmendur nga vetekanaqsia,nga zilia e humbjes se pushtetit,nga frika e menaxhimit ndryshe,dhe me mire te vendit.

Keto jane vertete monstra te konsumura tashme.!!

Natyrisht qe sondazhet qe ju nxjerin juve deshtake per punen e perkushtuar kater vjecare kunder te djathtes jane te bezdisshme , dhe ndoshta ju ka ca trapin .

mistrec, nje moment sinqeriteti dhe ndoshta komenti i fundit per tani: e di qe eshte shqiptarce, por po bej be ne shpirt te tim eti, qe a fiton Rama apo Sala eshte gjeja me e fundit qe do zinte vemendjen time. Thjesht po them, ky vend, peshku pa uje, ka qene nje ishull ku mund te beje muhabet te lezetshem shqiptar, dhe tani eshte kthyer ne kenete... ja shif e shkruj  smiley 

Shpresoj me ter mend ne daten 29, per asgje tjeter, vetem qe kjo dallge Huan Maria Kramsesh do shofi punet dhe prioritetet e veta e do na lej rehat.

personalisht nuk e di...kjo fushatè èshtè vèrtet shumè e çuditshme dhe shumè false nè ato qè sheh e dègjon nèpèr media tè cilat janè ndarè nè mènyrè tè barabartè mendoj si me njèrin krah ashtu edhe me tjetrin,por duke pyetur miqtè e mi nè shqipèri...dola nè konkluzion se gjithè kèto lek qè janè shpenzuar dhe po shpenzojnè partitè pèr fushatè janè lek tè hedhura kot,pasi ata qè kanè votuar gjithmon pèr ps do vazhdojnè pèrsèri nè atè linjè..po ashtu edhe ata qè kanè votuar pd do vazhdojnè pèrsèri tè votojnè kètè parti ...dhe nuk ka burrè nène qè ju ndryshon mèndje..nuk di tè them pèr partitè e tjera pasi ata qè njoh unè janè tè ndarè vetèm nè kèto parti!!

Fushate e shkelqyer e PD-se. Berisha si bartesi kryesor i kesaj fushate dhe te tjere figura kryesore te PD dhe qeverisjes qe kane rol te madh ne fushate, kane qene ne nje nivel shume te larte qe as nuk mund te krahasohen me fushaten e Rames dhe PS-se.

Qe ne fillimet e saj, fushata e PD-se e nxori jashte loje fushaten e PS-se.

Fushata e PD-se ka qene mjaft e mire dhe e qarte dhe ka arritur te tregoje se ku kemi qene, cfare eshte bere gjate ketij mandati dhe ku synojme te shkojme.

Tek Rama amulli e plote.

Pa folur per anen vizuale te fushates se PD qe edhe ketu nuk ka te krahasur me ate te PS-se.

Keshilltari amerikan i Rames, pervec nihilizmit dhe shperthimeve me shpifje te makines propagandistike te PS nuk ju beri ndonje keshillim tjeter te hajrit.

Mua me pelqen fushata e Sales prandaj them qe ta 10-es edhe kete rradhe. PD-en.smiley

Ja ta marrim me rradhe kete pune smiley

Sipas nje permbledhje qe po shoh tani ne Tv duket qarte qe ne te gjitha sondazhet e te gjitha televizioneve fiton e djathta.

Po e ke pa tek Klani atehere paska mbaru muhabeti. Klan njihet si TV krejtesisht i paanshem dhe i painteresuar ne keto zgjedhje smiley   Heres tjeter provo te shikosh TVSh se mos te del ndonje rezultat ndryshe smiley

Ka nje ndjesi te pergjithshme keto kohe ne njerezit qe njoh une si nga PS si nga PD te cilet mendojne se do fitoje PD-ja.

Jo, ndjesia e pergjithshme eshte qe PD ka hedhur nje qerre te madhe me leke ne kete fushate, ose me fal, nje qerre GJIGANDE me leke. Po s'me besove dil e bej ndonje xhiro neper Shqiperi po te ra rasti.

Cili eshte mendimi juaj dhe ndjesia pergjithshme ne shoqerine tuaj?! Kush fiton dhe pse?! Kush ka bere fushate me ndikuese ne elektorat?!

Pergjigjen e ke tek ajo qe ka thene "emigranti" me siper.

 

Po e ke pa tek Klani atehere paska mbaru muhabeti. Klan njihet si TV krejtesisht i paanshem dhe i painteresuar ne keto zgjedhje smiley   Heres tjeter provo te shikosh TVSh se mos te del ndonje rezultat ndryshe smiley

 

Faktikisht e pashe tek Alsat, i vetmi televizion pak a shume i paanshem ne Shqiperi sipas mendimit tim. Klani dihet qe eshte i djathte por edhe qe te shoh rraqen e vjeter me teknologji te re (propagandistike dhe dixhitale) Top-Channel nuk ja vlen apo jo?!

 

Jo, ndjesia e pergjithshme eshte qe PD ka hedhur nje qerre te madhe me leke ne kete fushate, ose me fal, nje qerre GJIGANDE me leke. Po s'me besove dil e bej ndonje xhiro neper Shqiperi po te ra rasti.

 

Po ka hedhur shume leke eshte e vertete. Por mos harro qe balancohet nga ana tjeter me 90% te mediave tona qe jane shtrire majtas. Dmth ndjesia sipas teje eshte vetem qe ka hedhur shume leke dhe jo qe do fitoje ose do humbase?!

 

 

Nje fushate eshte gjithmone nje fushate...qe nuk shpreh asnje gje reale. Thjesht nje skenar me regji ku aktoret dhe autoret mbarten nga skena ne skene me mjete. E njejta gje ndodh edhe me bazen materiale. Gjindja shkon te kaloje kohen dhe atje ku bertitet me shume mblidhen me shume. Pas cfaqjes ...kushdo ve re qe ne zonat rurale fillojne kullosin bagetija me parulla " Fushata e PD-se e sukseseshme". Edhe bagetia genjehen nga ngjyrat . Por jo rralle sheh edhe femije qe mbledhin gjera me "bojra" te derguar nga gjyshet qe i perdorin per ngjyrosje . Me te fituarit ne raste fushatash jane pastruesit e rrugeve . Ata paguhen dicka me teper se ne ditet e zakoneshme per te pastruar NDYRESIRAT masive te hedhura e shkelura per toke qe bejne pis ruget e sheshet kryesore te qyteteve nga Fushatuesit . Kuptohet qe te pastrossh ndyresirat e PD-se eshte dicka me e leverdiseshme sepse jane me shumice . Nje fatkeqesi ndoshta duhet vleresuar ndotja e ajrit dhe zhurmat qe krijojne e jehonat qe lene pas sidomos ULURIMAT e Berishes . Por gjithsesi si ne gjithe BOTEN edhe shqiptari njehere ne kater a pese  vjet ,si NJERI, ka nevoje te zhytet ne NDYRESI me emrin FUSHATE . Keshtu qe duhet menduar se si "te thyhen" ekranet  eTV-ve qe ndosin me keta uluriimsa dite per dite pamjen e SHQIPERISE . Dhe sikur te kishe mundesi teatrale ose filmike te pasqyroje IDIOTESINE ne formen e njerezve me pamje Spikerash , Macokesh etj duke i ...skopitur nga trute e shpelare , ku perpunohen teori fushatash smiley...dhe me nje happy and ku keta personazhe do fillonin te flisnin si njerez normale. Cfare Fati !

Nga komentet duket sikur ne Shqiperi ben fushate vetem PD dhe Berisha.

Idris mbase je larg dhe nuk e di se ka edhe nja 10 parti te tjera qe fushatat i bejne ne shesh,me te uluritura e me te beritura,akoma me te forta se Berisha, per arsyen e thjeshte se nuk kane ne dispozicion fonin e PD dhe PS natyrisht per mungese fondesh.

Llukan per tu informuar me mire dhe me realizem,besoj se ti na sugjeron o top kanalin,ose kanacen e Edi Rames,news24.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).