Entuziazem zgjedhor – 2009

Mbase te gjithe jemi prekur nga pak ethe zgjedhore ne kete fillim vere 2009, me apo deshiren tone .  Me kapi kureshtjen time nje entuziazem simpatizantesh ne rrugen e Kavajes ne pritje te nje mitingu ( pamje te tille nga gjithe Shqiperia kane mbushur internetin). Dhjetra makina qendisur me flamuj ne dritare, kroskot, xhamin e pasem etj, etj, prisnin ne ane te rruges per te shoqeruar idhullin e tyre per nje miting ne Kombinat.  Deri ketu e fakti i te qenit Shqiperi nuk me beri pershtypje, por me kapi kureshtjen mosha e personave qe ishin neper keto makina –  Te gjithe te rinj mbase edhe me te rinj sesa mosha per te votuar. Cfare mund ti beje kaq entuziast gjithe kete grupmoshe? Cfare kuptojne ne te vertete ata nga politika apo perkatesite politike?  Cfare do te thote per te ardhmen e tyre ajo pjesemarrje ne ate miting?  Cila eshte ne thelb e ne te vertete shtysa per kete pjesemarrje?

Nuk besoj se ata kane nje deshire me te madhe se une per nje te ardhme me te lumtur. Nuk besoj se e kerkojne me me ngulm, deshire e vullnet ndryshimin sesa une.  Nuk e besoj se duke i dhene nje makine pa flamuj une do isha me pak atdhedashes sesa ata e as me pak kontribues per nje jetese me te mire ne komunitet. Nuk besoj se nje e bertitur neper rruget e qytetit tim do me bente me shume qytetar e aq me pak te perkushtuar

Se pse me tremb nje entuziazem i tyre i pa baze, i pa ndjenja e per me teper i dhunshem. Nese te gjithe kemi  te drejten e nje vote te vetme, cfare entuziazmi duhet njeriu te ndjeje e te shprehe per te? Pertej lirise per te votuar, ku e ka burimin kjo ndjenje e fuqishme gezimi e kenaqesie shpirterore qe shqiptaret shfaqin neper mitingje elektorale?

1 Komente

--- Kjo pyetja eshte  e vlefshme edhe per entuziazmin elektoral qe ka mberthyer  boten virtuale (forumet) shqiptare ---

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).