Cili eshte piktori juaj i preferuar?

Vincent van Gogh-

48 Komente

Monèja, Boticelli, van Gogu, Edgar Dega.

picasso dhe da vinci, jane te paret...

pastaj vjen

salvador dali,

pastaj

rembrandt, van gogh dhe onufri

Pikaso dhe Van Gog.

Pikasso njohu shtate periudha krijimtarie te frymezuara nga shtate gra qe hyne ne jeten e tij.Megjithate kritiket thone se asnjehere nuk perjetoi dashurine e vertete.E vetmja dashuri e tij mbeti piktura, akti krijimit , ndersa Venusi -nga Fernanda deri tek Zhakelina -ishin llamba magjike prej nga vinte ndricimi hyjnor i artit te tij.

Kurse Van Gogh eshte martiri piktures.Nje jete sketerre dhe kaq shume drite ne veprat e tij .I pa fat ne dashuri, me nje jete asketi deri ne kufijt e cmendurise, vdiq ne mjerim te plote duke lene pas nje pasuri te jashtezakonshme.

the one and only, Ed Rama! smiley 

eshte shume interesante, edhe shkrimtari dino buzati ka pikturuar mjaft mire...

ne nje interviste te se shoqes  kam lexuar se asaj nuk i fliste kurre per veprat e tij letrare, madje e ndalonte  t'ia lexonte veprat, ndersa per pikturat e tij kishte shume deshire te fliste, nje here madje i kerkoi mendim edhe piktorit tone te madh ibrahim kodra i cili jetonte ne Milano, Ibrahimi iu pergjigj; Ju pikturoni po aq mire saç shkruani... smiley

Sa interviste idiote eshte ajo, ne fund te "gruaja me flatra".

- "Ajo mendoi se mos pata paftyresine ti kerkoja stilolapsin e buxatit"

smiley

edhe mua me ka stonuar shume ajo interviste, po mendova se vetem mua po me dukej ashtu...

nuk e kuptova mire ky po e gjuante ate gruan ? smiley

Sbesoj se po e gjuante, thjesht mund te jete perkthyes i mire po ne menyren me absolute JO shkrimtar i mire. "Me puthi ne buze" thoshte smiley Reportazh pa piken e lidhjes, me ngjajti me ato te klases se 8.

I agree with you smiley

kujtoja se difekti ishte te perceptimi im

Dali, ne teresine e vepres se tij.  Per te tjeret me shume kam te preferuara piktura te vecanta, sesa piktore ne teresi.

Picasso - Guernica, Boy with a Pipe.

Da Vinci - The last supper.

Caravaggio -The Musicians, etj.

P.S. Por per skulptore mund te flasim?

 

Dali eksperimentoi me mjaft sukses duke bashkuar komercin me estravagancen imagjinare.

Amanda Lear, artiste dhe kengetare, ka qene modeli frymezues i Dalise. Para disa kohesh, ajo kishte hapur nje ekspozite pikture personale. Nga sa pashe, ne tv, kishte gjera te lezetshme.

si e thua"e lezetshme" sikur ke pare ndonje kinkaleri smiley

Flo, i pashe ne tv, tek "Verissimo" ishin te kendshme, gjera te lehta, s'mund te them me teper se te lezetshme... te pakten, aq sa shfaqen, s'm'u duken "te thella"... smiley

nuk e di, po se si me duket qe te thuhet " e lezetshme" per nje pikture smiley qofte kjo edhe e dobet...

nejse ti quaje si te duash xhanem smiley

 

S'ta prish qejfin, mi, them dhe gjera interesante... meqe nje pikture s'eshte fustan... smiley

jo mi jo quaje si te duash, kush jam une qe te ta ndaloj smiley

1. Beethoven

2. Kostropollov

3. Maksim Veliaj

Oops, keta veliajt e paskerkeshin pate pasur ne gjak kete pune, qe nga partizani i vogel Velo e deri tek jonçja. Ku e kishte galerine thate ky ?

Ngaterrove Velon me Tomken, mo? smiley

P. Brueghel,Permeke, Matisse,...pastaj do i shtoja ene ato te njohurit qe i ka ne listen e tije cdo njeri qe do te jape pershtypjen(shpesh te rreme) qe merr ere nga arti. smiley

 

La-rosee, per te qene te drejte, edhe ti emra te njohur permende, nuk shoh ndonje piktor up and coming or little known ne listen tende (me fal per anglishten, nuk di di t'i perkthej ashtu sic duhet keto fjale).

Ndoshta piktoret e njohur jane gjithashtu edhe me te perfolurit, me te studiuarit, punet e tyre me shikuara ne emisione televize arti dhe ekspozita, dhe me te imituarit. Kjo eshte arsyeja edhe pse jane te njohur sepse shume i pelqejne dhe vleresojne punet e tyre. Nuk shoh asnje te keqe qe shume prej nesh kane piktore te preferuar ata te njohurit, jo te gjithe kemi studiuar histori arti, vecanerisht pikture e te njohim piktore te tjere qe kane frymezuar e inkurajuar keta te njohurit.

Permeke nuk e njoh dhe Matisse fare pak, por Pieter Bruegel (Babai) eshte nje nga piktoret me te njohur te rilindjes hollandeze/flamane; ketu te pakten nuk ka muze me reputacion te mos kete ndonje veper te tij. Jane vertete vepra te bukura dhe me histori , hidhu nje sy...  

Vjet ne Londer kam nje pare nje ekspozite: Nga Brueghel tek Rubens-Arti Flamand i piktures, dhe me pelqeu shume piktura e Brueghel (Babait): Masakra e femijeve. Gjithashtu kishte edhe piktura nga Jan Brueghel (i biri me i vogel i tij, me duket). Pikturat ishin shume prekese dhe qene ekspozuar me shume mjeshteri nga nje curator qe duket se e donte shume kete lloj pikture.

Jam me fat se ketu ne Londer ka shume ekspozita te vecanta me vepra te perzgjedhura me kujdes, qe te shtojne kureshtjen per te mesuar me teper per artin e piktures ne pergjithesi. Sidomos vjet kam pare disa ekspozita, punet e te cilave ende me kane mbetur ne mendje.

Vesa, Permeke eshte me prekes se P. Brueghel. I afrohet shume Gauguin nga stili pavaresisht se tematika qendron ne skajin e kundert. Kurse Matisse, ah Matisse...gjynah te mos e njohesh. Meqe ra fjala: si i kam lulediellet andej nga A'dami? smiley

Beowulf, e vertete qe Londra eshte qyteti perfekt per ekspozita nderkombetare...e adhuroj ne ate prizem. E bukura e saje eshte qe ne darke konfrontohesh ne pub-e me femra te veshura si prostituta(pra nje mungese kulture veshjet), ne mengjes me ate English Breakfast qe te jep dhembje stomaku dhe mbas pak minutash mund te gjindesh po ne te njejtin qytet ne nje nga ekspozitat me te njohura boterore. Love it! Me mungon Londra, sidomos its stiff upper lip. smiley

Mua me pelqejne pikturat e Agim Nebit smiley

Për mua më i madhi është Kodra jo vetëm si piktor por edhe si njeri.

Në vitin 1997 kam qenë rastësisht në Hotel Rogner dhe kam parë të madhin Ibrahim Kodra një 1 konferencë për shtyp me gazetarë.

Pyetjes së një gazetari se cfarë mendonte për shqiptarët iu përgjigj: Kur shqiptarët ta vlerësojnë tjetrin nga puna dhe jo nga ajo që ka veshur atëherë ata do të jenë vërtetë europianë. I shkreti ai (por ne më të shkretë se ai) i kishin vjedhur kapelen që mbante në kokë disa minuta më parë se të dilte në konferencë për shtyp.

Per mua eshte Goja e Van Gogh.Nga tanet Ibrahim Kodra natyrisht e Paci-i madhi ,me pak i biri.Kam pare ekspoziten e Kodres ne Milano.Kujdesej nje shqiptar tuttofare FF.Nje mashtrues e hajdut.Kishte pervetesuar vepra te autorit duke perfituar nga pleqeria e thelle e tij...Asgje e re nen diell.Diçka prej kusheriri Pons....

E kam harruar emrin e bojaxhis qe me lynte shtepin, piktori me i mire qe kam njohur.

 

Ka shume mundesi te kete qene gjon H...Baba i fredit e Tishit.....  smiley

Te lumte Zane, tani mu kujtua, piktori me i mire qe kam njohur.

Nuk e di se kush është më i madhi, por sapo po thonë që nga një muzeum i Parisit është vjedhur një bllok me skica i Pikasos... vlera në treg 8 milionë euro

kaq i varfer, kaq i pashprese!

c'te kujton? smiley

oh... nuk mund ta shoh me gjate se nje gjysem minute... me vjen per te qare... ajo shprehja e tij aq e dlire ndersa nanuritet ne "gjumin" e tij te trishte, e ato pantallonat e grisura e kepucet e zbathura... do mbushja faqe duke e pershkruar... me ben shume keq ...

 

p.s

ajo shprehja eshte marre nga slogani i reklames se PS-se, me pelqen shume kur jep ne fillim ate burrin qe dredh zinxhirin, salen qe numeron arritjet dhe pastaj ate lypesin qe kerkon neper kazane...

 

p.s1

lypesi me lart eshte i verber

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).